Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 September 2024Main stream

Shpërthim me tritol në Shkodër, lënda plasëse u vendos në derën e banesës

By: user 11
20 September 2024 at 07:52

Një shpërthim ka ndodhur në portën e një banese në fshatin ‘Dragoç’ të Postribës, Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:35, informoi sot policia.

Lënda plasëse është vendosur në portën e jashtme të banesës së një 49-vjeçari, në të cilën prej shumë vitesh nuk banon njeri. Si pasojë  e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla materiale. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

The post Shpërthim me tritol në Shkodër, lënda plasëse u vendos në derën e banesës appeared first on Lapsi.al.

Shpërthim me tritol në derën e një banese në Shkodër, policia jep detajet e para

By: V K
20 September 2024 at 07:30

Rreth orës 05:35, në fshatin “Dragoç” në Shkodër, një sasi lënde plasëse është hedhur në derën e jashtme të një banese.

Në banesë prej vitesh nuk banon njeri, ndërsa ajo është në pronësi të shtetsit Lulëzim Hasaj 49-vjeç.

Rreth orës 05:35, në fshatin “Dragoç”, Postribë, në portën e jashtme të banesës së shtetasit L. H., 49 vjeç, në të cilën prej shumë vitesh nuk banon njeri, është hedhur një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

The post Shpërthim me tritol në derën e një banese në Shkodër, policia jep detajet e para appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Gjoba 1.5 milion € për mikun e Ervin Matës u bë shkak për vendosjen e tritolit tek hotel “Victoria”

By: Ela
18 September 2024 at 10:48

Një gjobë financiare prej 1.5 milion euro mësohet të jetë bërë shkak për vendosjen e tritolit në hotelin “Victoria”, që ndodhet në rrugën e Dibrës në Tiranë. Ngjarja është regjistruar në 30 Maj 2020 ndërsa shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale në pronën e cila kontrollohet nga Ervin Mata, personazh ky që është shpallur në […]

The post Gjoba 1.5 milion € për mikun e Ervin Matës u bë shkak për vendosjen e tritolit tek hotel “Victoria” appeared first on BoldNews.al.

Çopjat do vendosnin 5 kg tritol për të hedhur në erë komisariatin, e zbulon Daci

17 September 2024 at 21:39

Prokuroria e Posaçme ka vënë në sitë 10 agjentë të Policisë dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit që kanë qenë në terren për ekzekutimin e masave të sigurisë ndaj klanit kriminal ‘Çopja’ si dhe janë marrë në pyetje edhe 3 drejtues Policie që kanë pasur dijeni për operacionin.

Gazetarja Glidona Daci tha në emisionin Now në Euronews Albania se grupi Çopja në Elbasan është shumë i fuqishëm dhe i organizuar.

Ajo tregoi se ky grup kishte planifikuar të ngrinte një dron aq të fuqishëm dhe inteligjent sa të transportonte 5 kg tritol për të hedhur në erë drejtorinë e Elbasanit për të vrarë Erjon Alibejn.

“Ata do ngrinin aq dron të fortë dhe inteligjent sa të transportonte 5 kg tritol për të hedhur në erë drejtorinë e Elbasanit për të vrarë Erjon Alibeajn. U ndërpre dhënia e këtij urdhri, se për policinë nuk është se po pyesnin shumë, por thjesht ideja që ishin edhe 3 çuna të rinj në qeli me Erjon Alibejn.

Imagjino ku arrijnë ata, 5 kg C4 me dron ja hidhnin drejtorisë së Elbasanit që të vrisnin Erjon Alibejn, deri në këtë pikë arrijnë ata”, tha Daci.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

The post Çopjat do vendosnin 5 kg tritol për të hedhur në erë komisariatin, e zbulon Daci appeared first on Euronews Albania.

I vendosi tritol një agjensie funerale në Shkodër, identifikohet autori (VIDEO)

By: V K
31 August 2024 at 10:12

Dy ditë më parë, policia ka zbardhur shpërthimin me tritol në derën e një agjensie funeralesh në Shkodër.

Mësohet se autori i ngjarjes është një 35-vjeçar i shpallur në kërkim. Shkak për këtë veprim është bërë një borxh të pashlyer që pronarët e funeralit i kishin 35-vjeçarit.

Kamerat e sigurinë kanë kapur autorin, me një kapuç në kokë, i cili afrohet pranë derës, vë lëndën plasëse dhe më pas largohet me vrap.

“Zbardhet ngjarja e ndodhur në lagjen “Skenderbeg” në oret e para të mëngjesit të datës 29.08.2024. Si rezultat i veprimeve intensive hetimore, identifikohet dhe shpallet në kërkim 35-vjeçari që dyshohet se hodhi lëndë plasëse, në derën e një agjencie funerale, ditën e djeshme. 35-vjeçari, me precedent penal për armëmbajtje pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i veprimeve hetimore intensive të kryera për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme, në lagjen “Skenderbeg”, ku u hodh një sasi lënde plasëse në derën e agjencie funerale, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të këtij rasti, shtetasin B. P., 35 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se për shkak të një borxhi të pashlyer, ky shtetas ka hedhur në derën e agjencisë funerale në pronësi të bashkëshortëve F. F. dhe A. F., një sasi lënde plasëse, nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale. Vijon puna për kapjen e 35-vjeçarit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore”,- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post I vendosi tritol një agjensie funerale në Shkodër, identifikohet autori (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

❌
❌