Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 September 2024Main stream

FBI për të shtënat pranë ish-Presidentit Trump: Tentativë për vrasje!

15 September 2024 at 23:08

Përfaqësues nga FBI, Shërbimi Sekret dhe Zyra lokale e Sherifit zhvilluan një konferencë lidhur me të shtënat me armë zjarri të raportuara pranë fushës së golfit ku po luante ish-presidenti Donald Trump në Florida.

“Donald Trump ishte subjekt i një “tentative të dukshme vrasjeje” në klubin e tij të golfit në Florida, ka thënë FBI.

Ndërkohë lidhur me këtë ngjarje është ndaluar një person.

Sipas mediave amerikane personi i ndaluar lidhur me këtë ngjarje, ishte i armatosur me një pushkë AK-47. Gjithashtu autoritetet thanë më herët se një armë e stilit AK-47 u gjet pranë fushës së golfit.

/abcnews.al/

Yesterday — 15 September 2024Main stream

Të shtënat me armë teksa po luante golf, reagon Trump: Jam i sigurt dhe mirë, nuk dorëzohem kurrë!

15 September 2024 at 22:11

Të shtëna me armë zjarri u raportuan pranë fushës së tij golfit në Florida, teksa ish-presidenti Donald Trump ishte duke luajtur.

Vetëm ish-Presidenti Trump ka bërë reagimin e tij të parë, pas kësaj ngjarje. Ai ka konfirmuar se ka pasur të shtëna armësh, ndërsa theksoi se është në gjendje shumë të mirë dhe gjithashtu i sigurt.

“Ka pasur të shtëna armësh, por dua që t’ju them se Jam i sigurt dhe jam mirë! Asgjë nuk do të më ngadalësojë, nuk do të dorëzohem kurrë! Unë gjithmonë do t’ju dua që më mbështetni. Bashkim. Paqe”, thotë Trump në reagimin e tij.

/abcnews.al/

Erërat e forta nxisin dhjetëra zjarre në Rostov të Rusisë

15 September 2024 at 21:32

Erërat e forta kanë ndezur zjarre të shkaktuara nga linjat e rrëzuara të energjisë dhe pakujdesia në vendbanime të shumta në të gjithë rajonin jugor të Rostovit të Rusisë, ka njoftuar guvernatori Vasily Golubev.

Që nga fillimi i ditës, autoritetet kanë regjistruar më shumë se 50 zjarre, me 30 të mbetura aktive.

Bëhet e ditur se disa zjarre u përhapën në zona të banuara, duke shkaktuar evakuime të kufizuara, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

Më shumë se 2,000 zjarrfikës dhe rreth 300 pajisje u angazhuan në përpjekjet për të vënë nën kontroll flakët.

Russia’s Rostov region in flames

More than 50 fires have been registered in the Rostov region since the beginning of the day, local authorities said.

Now 30 fires are being extinguished, and smoke from them covers the city of Rostov. pic.twitter.com/ymKhkUFvJ4

— NEXTA (@nexta_tv) September 15, 2024

Ndryshe, rajoni i Rostovit, një zonë kyçe bujqësore, kontribuoi me më shumë se 11% të të korrave totale të grurit të Rusisë vitin e kaluar.

Megjithatë, Rostovi u përball me ngricat e hershme të pranverës dhe thatësirën pasuese në vitin 2024, duke çuar në një rënie të parashikuar prej 30% në të korrat e këtij viti në krahasim me vitin 2023. /Telegrafi/

The post Erërat e forta nxisin dhjetëra zjarre në Rostov të Rusisë appeared first on Telegrafi.

Të shtëna me armë zjarri teksa Trump po luante golf, zëdhënësi i fushatës së ish-presidentit: Është i sigurt!

15 September 2024 at 21:01

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pranë vendit ku ish-presidenti Donald Trump, ishte duke luajtur golf, në Pal, Beach në Florida.

Ndërsa në një deklaratë zyrtare është komunikuar se ish-Presidenti Trump është i sigurt.

“Presidenti Trump është i sigurt pas të shtënave me armë zjarri në afërsi të tij”.

Sipas New York Post, dy persona kanë shkëmbyer zjarr jashtë fushës së golfit dhe të shtënat me armë nuk kishin në shënjestër ish-presidentin Trump.

Rreth dy muaj më parë, Trump u qëllua gjatë një atentati në një tubim në Pensilvani dhe një plumb e plagosi në vesh.

Ish-Presidenti Trump ishte kthyer në Florida këtë fundjavë nga një udhëtim fushate në pjesën perëndimore të vendit, përfshirë një tubim të premten mbrëma në Las Vegas dhe një aktivitet për mbledhje fondesh. Ekipi i fushatës së tij nuk dha detaje shtesë.

/abcnews.al/

Detaje nga plagosja në Malësi të Madhe, autori qëlloi dy persona në hyrje të lokalit – EMRAT

By: Ela
15 September 2024 at 10:30

Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe. Të plagosur më armë zjarri kanë mbetur Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore. Policia ka identifikuar edhe autorin e plagosjes. Ai është shtetasi i […]

The post Detaje nga plagosja në Malësi të Madhe, autori qëlloi dy persona në hyrje të lokalit – EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Plagosja e dyfishtë në Malësi të Madhe/ Zbardhen detaje, gjithçka ndodhi në hyrje të një lokali

15 September 2024 at 10:18

MALËSI E MADHE- Policia e Shkodrës ka zbardhur detaje të reja për ngjarjen e shënuar mëngjesin e së dielës në Vrakë të Malësisë së Madhe. Sipas saj, ngjarja ka ndodhur në hyrje të një lokali.

Autori i dyshuar Lul Rakaj ka qëlluar me armë zjarri ndaj dy personave të tjerë, përkatësisht Besmir Qofi, Avenir Hasanaj, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin rajonal të Shkodrës.

Aktualisht nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor ka rrethuar zonën dhe punon për intensivisht për lokalizmin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 09:45, në fshatin Vrakë, në hyrje të një lokali, dyshohet se shtetasi Lul Rakaj, ka plagosur me armë zjarri shtetasit Besmir Qofi, Avenir Hasanaj, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje bashkë me grupin hetimor dhe drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
Në ndihmë të Policisë  Vendore për kapjen e  autorit kanë shkuar dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe vijojnë kontrollin e zonës dhe në ambjente të ndryshme ku dyshohet se mund të jetë fshehur autori i dyshuar.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen  e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./abcnews.al

EMRAT| Dy të plagosur me armë zjarri në Malësi të Madhe, identifikohet autori

15 September 2024 at 10:06

Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në Malësinë e Madhe të dielën.

Gazetari i Euronews Albania Teodor Gjerga raportoi se ngjarja ka ndodhur në fshatin Vrakë, në hyrje të një lokali, ku nga të shtënat me armë zjarri janë plagosur shtetasit Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës.

Policia tha se ka identifikuar autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje, Lul Rakaj i cili për motive ende të paqarta ka hapur zjarr në drejtim të këtyre dy personave në fjalë dhe është larguar nga vendngjarja.

Policia e Shkodrës ka ngritur pika kontrolli rreth zonës ku ndodhi ngjarja me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë Vendore për kapjen e autorit kanë shkuar dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe vijojnë kontrollin e zonës dhe në ambiente të ndryshme ku dyshohet se mund të jetë fshehur autori i dyshuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post EMRAT| Dy të plagosur me armë zjarri në Malësi të Madhe, identifikohet autori appeared first on Euronews Albania.

Të shtënat me armë zjarri në Malësi të Madhe, identifikohen autori dhe të plagosurit (Emrat)

By: V K
15 September 2024 at 10:27

Mëngjesin e sotëm, të shtëna me armë zjarri u regjistruan në në fshatin Vrakë të Malësisë së madhe, ku sipas informacioneve të policisë, mbetën të plagosur dy persona.

Sipas informacioneve të fundit, mësohet se dy personat e plagosur janë identifikuar si Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj.

Ndërsa hetimet po vazhdojnë, është bërë e ditur se autori i plagosjes është Lul Rakaj.

Sakaq, mbeten të paqarta arsyet përse Rakaj hapi zjarri ndaj dy të plagosurve, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku po marrin mjekimin e nevojshëm.

The post Të shtënat me armë zjarri në Malësi të Madhe, identifikohen autori dhe të plagosurit (Emrat) appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Të shtëna me armë zjarri në kufirin greko-turk, një i plagosur

10 September 2024 at 16:39

Të shtëna me armë janë raportuar në kufirin greko-turk. Sipas mediave të huaja një shofer grek ka plagosur me armë jë shtetas turk që lëvizte me motor.

Motociklisti ka tentuar të kalojë kamionin duke hyrë në krah të kundërt dhe ka goditur mjetin.

Kështu me as ka nisur edhe konflikti mes tyre. I plagosur është transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.

/abcnews.al/

Të shtëna me armë zjarri në Fier/ Dyshohet për viktima, arrestohet autori

By: V K
10 September 2024 at 14:40

Këtë të martë, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Roskovec të Fierit.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

Raportohet se ata kanë humbur jetën gjatë transportimit në spital.

Mësohet se autori është vetëdorëzuar.

Pritet reagimi zyrtar nga policia.

The post Të shtëna me armë zjarri në Fier/ Dyshohet për viktima, arrestohet autori appeared first on Albeu.com.

Të shtëna me armē në Roskovec, dyshohet për dy të vdekur

By: user 8
10 September 2024 at 14:34

Të shtëna me armë zjarri në Roskovec.

Nga burimet e deritanishme mësohet se dy persona kanë mbetur të vdekur.

Mësohet se autori i krimit është arrestuar nga policia.

Lajmi në përditësim… 

The post Të shtëna me armē në Roskovec, dyshohet për dy të vdekur appeared first on Lapsi.al.

Zjarri rrezikon djegien e disa shtëpive në Librazhd

By: user 11
9 September 2024 at 10:01

Në fundjavën që lamë pas, nga një vatër e fuqishme zjarri që u shfaq në një fshat të Bashkisë së Librazhdit u shkaktuan dëme të konsiderueshme.

Zjarri në një kohë të shkurtër shkrumboi disa hektarë me shkurre, pemëtore dhe barishte. Si pasojë e përmasave të mëdha të flakëve që u përhapën në të gjitha drejtimet për shkak të erës së fortë u rrezikuan edhe disa banesa në lagjen “Gorrea” në fshatin Librazhd Katund në Njësinë Administrative Dorëz të Bashkisë së Librazhdit.

Ndërhyrja  me mjete dhe puna e punonjësve të shërbimit zjarrfikës bënë të mundur izolimin e flakëve dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

The post Zjarri rrezikon djegien e disa shtëpive në Librazhd appeared first on Lapsi.al.

Vatër zjarri në Librazhd Katund, rrezikon disa banesa

By: V K
9 September 2024 at 10:02

Gjatë fundjavës që lamë pas, nga një vatër e fuqishme zjarri që u shfaq në një fshat të Bashkisë së Librazhdit, u shkaktuan dëme të konsiderueshme.

Zjarri në një kohë të shkurtër shkrumboi disa hektarë me shkurre, pemëtore dhe barishte. Si pasojë e përmasave të mëdha të flakëve, që u përhapën në të gjitha drejtimet për shkak të erës së fortë u rrezikuan edhe disa banesa në lagjen “Gorrea” në fshatin Librazhd Katund, në Njësinë Administrative Dorëz të Bashkisë së Librazhdit.

Ndërhyrja në kohë mjaft të shpejtë me mjete dhe puna e punonjësve të shërbimit zjarrfikës, bënë të mundur izolimin e flakëve dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

The post Vatër zjarri në Librazhd Katund, rrezikon disa banesa appeared first on Albeu.com.

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

By: V K
7 September 2024 at 12:38

Mesditën e sotme, të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Shkodër në lagjen Rus.

Bëhet me dije se është qëlluar drejt një Range Rover me ngjyrë të bardhë.

Momentalisht, bëhet me dije se nuk ka të lënduar fatmirësisht.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

The post Të shtëna me armë zjarri në Shkodër appeared first on Albeu.com.

Të shtëna me armë zjarri në “Don Bosko”, plagosen 2 persona (EMRAT)

By: V K
3 September 2024 at 15:11

Këtë të martë, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet për 2 persona të plagosur.

Të plagosurit janë Renaldo Metushi dhe Kastriot Elezi.

Sakaq, dyshohet se ngjarja është regjistruar në afërsi të xhamisë në Don Bosko, teksa autori ka qenë me kapele duke ecur në këmbë.

Pasi ka plagosur dy persona, ai është arratisur duke u larguar me motorr.

 

The post Të shtëna me armë zjarri në “Don Bosko”, plagosen 2 persona (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

❌
❌