Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 September 2024Gazeta Shqiptare

VIDEO/ Kryevepër kuqezi! Përmbysje fantastike ndaj Ukrainës për ta nisur me fitore Ligën e Kombeve

By: gsh
7 September 2024 at 22:55

Shqipëria i ka bërë një start fantastik këtij edicioni në Ligën e Kombeve, teksa ka fituar ndeshjen e parë në transfertë përballë Ukrainës në Pragë.

Në një ndeshje ku u la pak hapësirë kundërshtarëve për të rrezikuar Strakoshën, ekipi i Silvinjos krijoi disa raste të mira shënimi në pjesën e parë. Por në fraksionin e dytë, gjithçka nisi me golin e Konoplia pas një përgjumje të prapavijës kuqezi.

Për të kthyer përsëri entuziazmin mendoi shpejt Ismajli, i cili shënoi golin e barazimit pas një goditje këndi teksa iu afrua edhe dy herë të tjera rrugës së rrjetës.

Më pas, ishte një aksion model i cili solli golin e përmbysjes së Asanit, duke i dhënë Shqipërisë tre pikë shumë të rëndësishme të cilat kuqezinjtë i mbrojtën me kujdes deri në vërshëllimën përfundimtare.

LIVE UKRAINË-SHQIPËRI 1-2

50′ Konoplia / 54′ Ismajli, 66′ Asani

WhatsApp-Image-2024-09-07-at-10.49.27-PM

NGJARJET KRYESORE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Shqipërisë.

90’+2; Goditje dënimi ballore e kuqezinjve, Manaj gjuan por nuk gjen katërkëndorin. (VIDEO)

90′ Jepen 3 minuta shtesë.

87’ Tjetër mbyllje e mirë e Ismajlit, i cili bllokon gjuajtjen e Zinçenkos. (VIDEO)

88’ Hoxha ka mundësinë të tentojë portën kundërshtare, gjuajtja e tij është shumë e gabuar.

86’ Malinovski gjuan nga jashtë zonës, sfera shkon larg katërkëndorit të Strakoshës. (VIDEO)

85’ Strakosha ndal një gjuajtje nga afër portës të Jarmolenkos, aksioni bëhet i pavlefshëm nga pozicioni jashtë loje i sulmuesit. (VIDEO)

83’ Pas një goditje nga këndi të Asanit, Manaj me kokë tenton portën por sfera shkon jashtë ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

‘82’ Tsigankov dhe Brazhko i lënë vendin në fushë Malinovskit dhe Zinçenkos.

81’ Hoxha menjëherë i jep qetësi skuadrës me daljen përpara në të majtën duke dribluar kundërshtarët.

77’ Hoxha merr vendin e Bajramit në radhët e Shqipërisë.

73’ Laçi i lë vendin në fushë M. Berishës në radhët e kuqezinjve.

72’ Sudakov, Kabajev dhe Shaparov i lënë vendin në fushë Jarmolenkos, Phikailonok dhe Vanat.

71’ Tsigankov harkon në zonë, Strakosha grushton sferën dhe largon rrezikun.

66’ GOOOL SHQIPËRIA! (VIDEO)

65’ Jaremçuk provon edhe ai nga jashtë zonës, sfera nuk gjen portën e Strakoshës.

63’ Gjuajtje nga distanca e Brazhko drejt portës kuqezi, këtë herë Strakosha ia del të devijojë topin jashtë katërkëndorit.

62’ Në goditjen nga këndi të harkuar nga Asani, Ismajli përsëri me kokë gjuan, por gjen në pozicion Trubin. (VIDEO)

61’ Pas një goditje dënimi të Asllanit, Ismajli me kokë gjuan por Zabarnji devijon jashtë. (VIDEO)

57’ Ismajli shpëton kuqezinjtë në anën tjetër, teksa një gjuajtje e Tsigankov devijohet me kokë nga mbrojtësi, duke kaluar sferën mbi traversë. (VIDEO)

54’ GOOOL SHQIPËRIA! Pas goditjes nga këndi, topi shkon te Ismajli i cili gjuan dhe mposht Trubin, duke barazuar shifrat. (VIDEO)

53’ Reagim i mirë i kuqezinjve që provojnë të gjejnë barazimin me Manajn, gjuajtja e tij në hyrje të zonës devijohet në këndore nga Trubin.

50’ Kuqezinjtë e pafat! Një top nga e majta harkohet në anën tjetër ku Konoplia gjuan dhe gjen të papërgatitur Strakoshën, duke kaluar Ukrainën në avantazh. (VIDEO)

46’ Kabajev shfaqet menjëherë rrezikshëm në të majtën, por gjuajtja e tij nuk shqetëson Strakoshën duke kaluar lart mbi traversë.

46’ Asnjë lëvizje nga trajnerët, fillon pjesa e dytë e ndeshjes.

45’+1’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.

44’ Brazhko me kokë gjuan pas një goditje këndi, por nuk gjen portën e kuqezinjve. (VIDEO)

42’ Jaremçuk krijon rastin e parë të rrezikshëm teksa kalon Kumbullën dhe gjuan, por Strakosha devijon në këndore. (VIDEO)

40’ Pas një goditje këndi, Laçi tenton portën me thembër, sfera gjen vetëm rrjetën e jashtme të katërkëndorit të Rubin. (VIDEO)

39’ Asllani del mirë në të majtën e sulmit dhe gjuan, Trubin i përgjigjet duke devijuar në këndore. (VIDEO)

36-38’ Ndërpritet për pak momente ndeshja për t’i ardhur në ndihmë Laçit pas një goditje në fytyrë, por mesfushori mund të vazhdojë takimin, edhe pse çohet në nxemje M. Berisha.

34’ Shaparenko mbyllet mirë në krahun e majtë të sulmit nga Hysaj dhe harkimi i tij shkon direkt mbi traversën e Strakoshës.

33’ Kumbulla vazhdon të largojë çdo harkim në zonë drejt Jaremçuk, duke kontrolluar sulmuesin kundërshtar.

31’ Harkim nga e majta e sulmit kuqezi drejt shtyllës së dytë, Asani me kokë kthen sferën në qendër, por nuk gjen askënd aty. (VIDEO)

27’ Hysaj harkon nga e djathta, Manaj gjuan me kokë pa kthyer sferën drejt portës kundërshtare.

22’ Aksion model i Shqipërisë me topin që shkon te Manaj në qendër të zonës, por gjithçka bëhet e pavlefshme nga një pozicion jashtë loje i sulmuesit.

21’ Asllani nga e majta harkon në shtyllën e parë, por Laçi dhe Manaj nuk ia delin të devijojnë në një pozicion të shkëlqyer duke shpërdoruar një tjetër mundësi të mirë. (VIDEO)

19’ Tsigankov nga e djathta gjen hapësirë, por gjuajtja-kros e tij është e gabuar dhe fluturon mbi traversën e Strakoshës.

17’ Manaj kërkon një faull në duelin me Matvijenko, gjyqtari lë lojën në vazhdim dhe ukrainasit rifitojnë topin.

15’ Presing i lartë i ukrainasve, të cilët janë ngulmues në kërkim të gabimeve të prapavijës kuqezi.

13’ Qarkullim i gjatë i topit nga ukrainasit të cilët gjejnë Jaremçuk në zonë por mbrojtja kuqezi e largon nga zona e Strakoshës.

9’ Mundësi e shkëlqyer për kuqezinjtë me Mitajn nga e majta i cili pason për Laçin, por gjuajtja e tij diagonale nuk gjen portën. (VIDEO)

7’ Një mosmarrëveshje në mesfushën kuqezi sjell panik në prapavijë pas një kundërzbritje të shpejtë, por ukrainasit nuk krijojnë rrezik para zonës.

6’ Asani dhe Manaj mundohen të krijojnë në krahun e djathtë të sulmit, pa gjetur hapësira për të rrezikuar me harkime apo gjuajtje drejt portës.

3’ Ukrainasit mundohen të gjejnë Jaremçuk, por Kumbulla kontrollon me qetësi lëvizjet e shtatlartit të sulmit duke fituar faull.

1’ Menjëherë një top në thellësi nga e djathta e sulmit ukrainas, sfera shkon direkt në duart e Strakoshës.

1’ Nis dueli në Pragë.

FORMACIONET ZYRTARE

UKRAINA: Trubin, Kabalev, Matvijenko, Zabarnji, Brazhko, Sudakov, Shaparenko, Konplia, Mykolaenko, TTsigankov, Jaremçuk

Trajner: Sergei Rebrov

SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Manaj.
Trajner: Silvinjo

sdffdsfdsfdsfdssfdsfd

PANORAMASPORT.AL

The post VIDEO/ Kryevepër kuqezi! Përmbysje fantastike ndaj Ukrainës për ta nisur me fitore Ligën e Kombeve appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Përfshihet nga flakët një dyqan në zonën e Medresesë në Tiranë, raportohet për dëme të shumta materiale

By: gsh
7 September 2024 at 22:26

Një zjarr ka shpërthyer në një dyqan në zonën e Medresesë në kryeqytet mbrëmjen e sotme (7 shtator).

Burime bëjnë me dije se flakët që kanë përfshirë dyqanin kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të dëmtuar në këtë incident, ndërsa ende nuk është i qartë shkaku.

Sakaq, mësohet se zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje menjëherë pas njoftimit dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për të shuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

The post Përfshihet nga flakët një dyqan në zonën e Medresesë në Tiranë, raportohet për dëme të shumta materiale appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

FOTOLAJM/ “Kosova është Shqipëri”, tifozët kuqezi shpalosin banderolën në stadiumin e Pragës

By: gsh
7 September 2024 at 22:25

Ndeshja e Nations League midis kombëtares shqiptare dhe asaj ukrainase nuk ka prodhuar shumë në fushë, por tifozët shqiptarë në Pragë kanë arritur të tërheqin vëmendjen si gjithmonë.

Tifozët kuqezi kanë shfaqur një mesazh të fuqishëm patriotik duke ngritur një flamur të UÇK-së dhe duke shpalosur një pankartë me mbishkrimin “Kosova është Shqipëri”.

Flamuri i UÇK-së, simbol i luftës për pavarësinë e Kosovës, ka qenë i vendosur pas pankartës me mbishkrimin e thjeshtë, por të fuqishëm.

PANORAMASPORT.AL

The post FOTOLAJM/ “Kosova është Shqipëri”, tifozët kuqezi shpalosin banderolën në stadiumin e Pragës appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Yesterday — 7 September 2024Gazeta Shqiptare

Sherr me sende të forta në Vlorë, raportohet për një të plagosur! Shoqërohet në komisariat i riu

By: gsh
7 September 2024 at 21:17

Një konflikt me sende të forta mes dy të rinjve raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në bulevardin Vlorë-Skelë, ku ka mbetur i plagosur një prej tyre

Sipas informacioneve të para, ngjarja raportohet se ka ndodhur pranë tregut të orizit, ku dy të rinj janë përfshirë në një përleshje fizike pas një mosmarrëveshjeje për motive banale.

Burime bëjnë me dijse se përplasja ka filluar me një shkëmbim fjalësh të forta dhe ka degraduar në një përleshje me sende të forta.

Njëri nga të rinjtë ka mbetur i plagosur gjatë përleshjes dhe është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

Në ndërkohë, personi tjetër i përfshirë në konflikt është shoqëruar në komisariat nga forcat e policisë për të dhënë shpjegime mbi ngjarjen dhe për të zbardhur detajet e incidentit.

The post Sherr me sende të forta në Vlorë, raportohet për një të plagosur! Shoqërohet në komisariat i riu appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

VIDEO/ Moment emocionues, shikoni ekzekutimin e himnit të Shqipërisë në duelin ndaj Ukrainës

By: gsh
7 September 2024 at 20:56

Shqipëria është duke u përballur me Ukrainën në Pragë, në duelin e parë të vlefshëm për Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë e Silvinjos do të kërkojnë të marrin maksimumin nga ky duel për ta nisur me këmbën e mbarë këtë aventurë. 

Në momentin e ekzekutimit të himnit kuqezi, futbollistët si gjithmonë u shfaqën tepër të karikuar, duke kënduar të gjithë së bashku.

Në fund nuk munguan as brohoritjet e tifozëve shqiptarë të pranishëm në shkallët e stadiumit.  

MOMENTI I HIMNIT: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

The post VIDEO/ Moment emocionues, shikoni ekzekutimin e himnit të Shqipërisë në duelin ndaj Ukrainës appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Mungojnë Gjimshiti e Berisha, ja kush është kapiteni në ndeshjen e Kombëtares ndaj Ukrainës

By: gsh
7 September 2024 at 20:29

Mungesa e Elseid Hysajt në konferencën e djeshme për mediat të trajnerit Silvinjo para ndeshjes kundër Ukrainës, la të mendohej se mos ndoshta ky i fundit mund të mungonte në duelin e sotëm ose do të ishte një lojtar tjetër kapiteni i ekipit.

Por në duelin e sotëm ndaj Ukrainës, ka qenë pikërisht Hysaj ai i cili është graduar përsëri me shiritin në krah për të udhëhequr skuadrën në fushën e lojës.

Kjo zgjedhje është ndikuar edhe nga mungesat e Gjimshitit dhe Berishës, të cilët janë dy kapitenët e parë të skuadrës të zgjedhur nga Silvinjo dhe grupi kuqezi.

Hysaj dhe Abrashi janë dy kapitenët e tjerë të ekipit, ndërsa në rast të mungesave të kësaj katërsheje, do të jetë në dorën e trajnerit të vendosë se kush do të mbajë shiritin.

PANORAMASPORT.AL

The post Mungojnë Gjimshiti e Berisha, ja kush është kapiteni në ndeshjen e Kombëtares ndaj Ukrainës appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Moderatorja Arbana Osmani po rikthehet në ekran! Si po mbahet sekret formati i ri

By: gsh
7 September 2024 at 20:28

Ashtu edhe si vetë e ka paralajmëruar, Arbana Osmani është gati të rikthehet në ekran. Pas një mungese gati 2-vjeçare, prezantuesja duket se do të rikthehet në “Top”, këtë herë me një tjetër format, shumë të dashur për publikun.

Bëhet me dije se kanë nisur të organizohen detajet e para për rikthimin e emisionit, “Dua të të bëj të lumtur”. Arbana ka drejtuar këtë emision, duke sjellë emocione të fuqishme dhe momente prekëse për shikuesit.

Teksa përgatitet e para kanë nisur, gjithçka po mbahet shumë sekret si nga produksioni ashtu edhe nga vetë moderatorja. Deri më tani, asnjë detaj i ri nuk është bërë publik, duke lënë gjithçka për në fund, mbi të gjitha rikthimin e shumëpritur të sajin.

arbana osmani

Në korridoret e “Top”, asnjë nuk di të thotë nëse Arbana do të jetë në krye të formatit. Kjo për faktin se vetëm stafi i ngushtë dhe i afërt me të, janë njohur me projektet e para të këtij formati.

Rikthimi i këtij formati në sezonin e ri do të ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme në televizionin shqiptar, duke sjellë histori të reja që do të prekin publikun por edhe rikthimin e Arbana Osmanit në ekran, dhe pikërisht në “Top Channel” aty ku nisi dhe u shfaq për herë të fundit në “Big Brother VIP”.

arbana osmani6

Dyshimet për rikthimin e emisionit “Dua të të bëj të lumtur” janë ndezur së fundmi pas një postimi në rrjetet sociale të “Top Channel”, ku publiku është ftuar të shkruajë historitë e tyre.

Kjo adresë e-maili është përdorur edhe më parë për të mbledhur histori për emisionin, duke përforcuar kështu idenë se “Dua të të bëj të lumtur” mund të jetë në prag të një rikthimi. Vetë moderatorja pak kohë më parë foli për rikthimin e saj në ekran. E ftuar në “RTV Dukagjini” tha se nuk ka asgjë konkrete.

arbana osmani

“Nuk ka absolutisht asgjë konkrete. Në momentin e parë që do ketë një lajm konkret që dua ta ndaj me shikuesit, me kënaqësi do ta ndaj unë e para. Pyetjes nëse do e shohim në sezonin e ri televiziv, shtator-tetor, me ndonjë projekt të ri televiziv, ajo iu përgjigj me “Patjetër. Mund të jetë ‘Big Brother’, mund të mos jetë ‘Big Brother’. Kjo nuk ka shumë rëndësi. E rëndësishme është që unë do rikthehem në ekran, aty ku shikuesit më duan”.

Ndërkohë emri i saj u lakua edhe si moderatorja e re e “Big Brother VIP Kosova”, por duket se Arbana nuk do të jetë mikpritësja e re e këtij formati.

“Big-Brother Vip Kosova” po bëhet gati për edicionin e tij të tretë, deri më tani janë përfolur disa personazhe për të qenë pjesë e këtij formati por nuk ka akoma ndonjë konfirmim nga ana e tyre.

Po ashtu akoma nuk e dimë akoma se kush do ta moderojë këtë emision. Aludimet u ngritën pasi në rrjet qarkulloi lajmi se këtë edicion moderimi do t’i besohej Arbana Osmanit, e cila së fundmi ka hapur biznesin e saj edhe në Prishtinë dhe e kemi parë shumë më të pranishme në Kosovë.

arbana osmani 1

Megjithatë, edhe pse është pyetur për këtë Arbana as nuk e ka pohuar dhe as mohuar thashethemin që po qarkullon. Duke qenë se nuk kemi asnjë konfirmim nuk përjashtohet fakti se prezantuesit mund të jenë Alaudini dhe Jonida sërish.

Nga ana tjetër, në një bisedë të fundit virtuale me ndjekësit, Jonida Vokshi ka treguar për ndjekësit se ka disa projekte prej tetorit e në vazhdim.

arbana osmani

Moderatorja si rrallë herë ka dhënë një intervistë muaj më parë, duke shuar pikëpyetjet që ndjekësit kanë në lidhje me të, veçanërisht për drejtimin e “Big Brother Vip 3”. Për këtë të fundit, Arbana Osmani tha se kishte ardhur koha që ajo të merrte një pushim dhe të kalonte më shumë kohë me familjen e saj dhe t’i përkushtohej bizneseve të saj.

arbana osmani4

“Vazhdimisht kur e di se gjërat mes meje dhe njerëzve të mi të afërt, për tematika të caktuara, janë krejt të qarta, nuk e ndjej të nevojshme të jap shpjegime publike, në të gjitha sferat. Kështu që nuk e ndjeva që unë në finalen e “Big Brother” duhet të thosha: Shiko se ky është edicioni im i fundit.

Se unë jam një nga hallkat e programit. Njerëzit do ta ndjekin programin me ose pa mua, ç’rëndësi ka a do jem a s’do jem unë. Nuk e ndjej se duhet t`i jap gjithë këto kredite vetes për ta glorifikuar këtë personazhin tim dhe pozicionin tim. Shiko se unë po iki dhe po ju lë… Thashë, kur të fillojë “Big Brother” unë do bëj një urim nga zemra për ata të cilët do ta vazhdojnë programin edhe e mendova të mjaftueshme”- tha ajo në një intervistë për podcastin e Mira Kazhanit, ‘Zë me Mirën’.

arbana osmani

Pyetjes nëse ka kërkuar 600 mijë euro për “Big Brother Albania”, Arbana iu përgjigj duke thënë si vijon: “Në qoftë se unë do të kisha vendosur paratë si një pikë vendimtare që ka të bëjë me vendimet e mia të rëndësishme, do kisha qenë o shumë, shumë e pasur, o shumë, shumë e varfër. Paratë nuk janë kurrë në zemrën time. Puna ime bëhet me shumë zemër. Në çdo aspekt. Qoftë në biznes, qoftë në televizion, qoftë në çdo hapësirë. Nuk janë kurrë paratë ato që orientojnë një vendim. Janë shumë të rëndësishme dhe mendoj që gjithsecili nga ne duhet të kërkojë patjetër para nëse mendon se vlen, por kurrë duke qenë ato vendimtare për një zgjedhje të caktuar”, tha moderatorja.

arbana osmani (1)arbana osmani (4)arbana osmani (3)arbana osmani5arbana osmani1arbana osmani 2arbana osmaniarbana osmani2

The post Moderatorja Arbana Osmani po rikthehet në ekran! Si po mbahet sekret formati i ri appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Silvinjo nuk bën surpriza, publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Ukrainë-Shqipëri

By: gsh
7 September 2024 at 19:36

Shqipëria nis sot rrugëtimin e saj në Ligën e Kombeve me një duel që luhet në Pragë jo ndaj Çekisë vendase, pro ndaj Ukrainës e cila i luan ndeshjet në fushë asnjanëse për shkak të luftës.

Një start me rezultat pozitiv do të jetë shumë i rëndësishëm në një grup shumë të balancuar siç është ai ku gjenden kuqezinjtë dhe Silvinjo është treguar i kujdesshëm me rreshtimin e tij të parë për duelin në fjalë.

Ashtu siç pritej, ai ka luajtur me një skemë që e ka praktikuar edhe në ndeshjen ndaj Kroacisë në Europian, ku Laçi luan në qendër të mesfushës dhe Bajrami në të majtën e sulmit. Dyshja e qendrës së mbrojtjes do të jetë Ismajli-Kumbulla, të cilët zëvendësojnë të munguarit Gjimshiti—Ajeti, të cilët luajtën titullarë në sfidat e Europianit.

FORMACIONET ZYRTARE

UKRAINA: Trubin, Kabalev, Matvijenko, Zabarnji, Brazhko, Sudakov, Shaparenko, Konplia, Mykolaenko, TTsigankov, Jaremçuk
Trajner: Sergei Rebrov

SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Manaj.
Trajner: Silvinjo

sdffdsfdsfdsfdssfdsfd

PANORAMASPORT.AL

The post Silvinjo nuk bën surpriza, publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Ukrainë-Shqipëri appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Tërhoqi vëmendje ditët e fundit me një video ku kritikon atleten e saj ukrainase, kush është ish-olimpistja Alina Kabaeva, e përfolur si partnerja e Presidentit Putin

By: gsh
7 September 2024 at 19:28

Jeta personale e presidenti rus, Vladimir Putin, mbahet larg syrit të publikut dhe informacionet që rrjedhin janë të pakta.

Një nga temat që pushton shpesh mediat ndërkombëtare është jeta e dashurisë së presidentit rus, për shembull, marrëdhënia e tij me Alina Kabaeva mbetet një mister.

Gruaja ruse, një ish-olimpiste e gjimnastikës, thuhet se prej më shumë se 12 vitesh është në një lidhje romantike me burrin më të fuqishëm të Rusisë, me të cilin ka edhe dy fëmijë.

Megjithatë, deri më tani asnjë nga të dy nuk e ka mohuar apo konfirmuar këtë fakt. Vetëm ditën e djeshme, Kabaeva arriti të kthejë vëmendjen tek vetja, kur një video që qarkulloi në internet, tregonte atë duke qortuar ashpër dhe publikisht një nga atletet e saj gjatë stërvitjes.

Alina_Kabaeva

Kush është Alina Kabaeva?

41-vjeçarja Alina Kabaeva është një nga gjimnastet ritmike më të rëndësishme dhe më të dalluara në historinë e Rusisë. Ai e filloi këtë sport në moshën 4-vjeçare dhe fitoi 21 medalje të Kampionatit Evropian, 14 medalje të Kampionatit Botëror dhe dy medalje olimpike, duke përfshirë një të artë në Lojërat e Athinës 2004. Lëvizja e saj e njohur, e njohur si “Kabaeva”, e ndihmoi atë të fitonte titullin e gruas më fleksibile në Rusi.

Megjithatë, karriera e saj nuk ishte e shtruar me petale trëndafili. Në vitin 2001, ajo rezultoi pozitive në Lojërat e Vullnetit të Mirë në Australi për substancën e ndaluar furosemid, një diuretik që ndonjëherë përdoret nga atletët për të humbur peshë ose për të fshehur përdorimin e barnave të tjera.

Ajo mohoi dopingun dhe pretendoi se substanca ishte gjetur në sistemin e saj nga një pilulë e kontaminuar që ajo kishte blerë nga një farmaci lokale. Megjithatë, ajo u ndalua për një kohë të shkurtër nga gara dhe u detyrua të kthejë medaljet e saj nga Kampionatin Botëror 2001 në Madrid.

Angazhimi me politikën dhe median

Kabaeva u tërhoq nga sporti në 2007 dhe vendosi të hynte në politikë. Ai u zgjodh për një vend në dhomën e ulët, ku shërbeu si anëtare e partisë Rusia e Bashkuar e Putinit.

Në parlament, ajo ishte një avokate kryesor e një ligji që u mohonte shumë jetimëve mundësinë për t’u miratuar jashtë vendit.

Në vitin 2014, ajo u largua nga politika për të shërbyer si kryetare e Grupit të Mediave të Re të Rusisë, të cilin SHBA e përshkruan si “një perandori pro-Kremlinit të organizatave televizive, radio dhe të shtypura”.

Alina_Kabaeva1

Kritikët e Kremlinit kanë akuzuar prej kohësh organizatën se komentet perëndimore për pushtimin e Ukrainës i ka cilësuar si një fushatë dezinformimi. Ajo u emërua në këtë pozicion pavarësisht se kishte pak përvojë në industri përtej organizimit të një talk shoë televiziv.

Putin dhe Kabaeva nuk diskutojnë lidhjen e tyre

Kabaeva ka mohuar një marrëdhënie me Putinin dhe Putin në mënyrë të ngjashme nuk ka pranuar kurrë ndonjë marrëdhënie mes tyre. Në vitin 2008, presidenti rus u pyet për Kabaeva gjatë një konference për shtyp në Itali me Silvio Berlusconin, atëherë kryeministri i zgjedhur i vendit.

“Unë e di klishenë se politikanët jetojnë në shtëpi xhami, por edhe në këto raste duhet të ketë disa kufij”, kishte thënë Putin, duke mohuar thashethemet. “Gjithmonë nuk më kanë pëlqyer njerëzit që shkojnë me fantazitë e tyre romantike, duke futur hundët në jetën e një personi tjetër”, vazhdoi ai.

Pyetja erdhi disa ditë pasi Korrespondenti Moskovsky, një tabloid rus në pronësi të një ish-oficeri të inteligjencës sovjetike, raportoi se Putini po planifikonte të martohej me Kabaeva. Gazeta u pezullua shpejt për arsye financiare dhe nuk rifilloi kurrë punën.

Alina_Kabaeva2

Qortimi i ashpër për gjimnasten e saj

Në videon e publikuar nga Daily Mail, zonja e Putinit duket se “qorton” një yll të ri të gjimnastikës teksa qante. Vajza nga Donetsk, Ukrainë, është studente në akademinë elitare të gjimnastikës të Akademisë Sky Grace Kabaeva në Soçi.

“Tani e bëre me qëllim, a mund të më dëgjosh, më shiko mua. Pse po e bën këtë qëllimisht?”, dëgjohet se thotë Alina Kabaeva.

Vajza, 14-vjeçare këtë vit dhe medaliste ndërkombëtare në ngjarjet kryesore, i kërkoi falje Kabaevës, duke i thënë: “Më fal, të lutem”, dhe Kabaeva përgjigjet: “Çfarë të ka ndodhur në të vërtetë? Nuk e kuptoj, nuk e kuptoj.”

“Ti vërtet mund ta bësh atë. Unë do largohem, por kjo është gjëja më e tmerrshme, indiferenca. Mos e bëj më Carolina, kurrë më”, shprehet  Kabaeva.

Dhe pasi e qortoi publikisht vajzën, Kabaeva shihet duke e përqafuar dhe duke i thënë që të mos përsërisë gabimet e saj.

Në fakt, pesë muaj më parë, Kabaeva sipas Daily Mail kishte kërcënuar se do ta kthente Karolinën në atdheun e saj, në Ukrainën e pushtuar, duke thënër: “Nuk po përpiqem të të tremb, por nëse dilni dhe performoni përsëri kështu, unë personalisht do të paketoj çantat e tua dhe kthehu në shtëpi”.

Kabaeva_Agkalia
Alina Kabaeva dhe atletja ukrainase

The post Tërhoqi vëmendje ditët e fundit me një video ku kritikon atleten e saj ukrainase, kush është ish-olimpistja Alina Kabaeva, e përfolur si partnerja e Presidentit Putin appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Silvinjo sakrifikon një nga “surprizat” e listës, ja cili futbollist mbetet në tribunë në ndeshjen e sotme

By: gsh
7 September 2024 at 18:05

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, këtë herë vendosi t’u besonte dy emrave të rinj në grumbullimin për ndeshjen e Ligës së Kombeve. Ai afroi për herë të parë me ekipin kombëtar Agim Zekën dhe Sebastian Spahiun, të cilët u vlerësuan si surpriza nga shumëkush duke marrë për bazë historikun e paraqitjeve të tyre në vitin e fundit me klubet përkatëse.

Sipas trajnerit, këta dy futbollistë mund të ishin alternativa për Jasir Asanin në krahun e djathtë të sulmit, pasi po kërkonte alternativa për këtë pozicion në fushë.

Me sa duket, ai ka zgjedhur që në ndeshjen ndaj Ukrainës të shohë si alternativë të mundshme vetëm një prej futbollistëve në fjalë.

Meqenëse ka grumbulluar 24 lojtarë dhe në protokoll lejohen vetëm 23, futbollisti i sakrifikuar për ndeshjen e sotme është pikërisht Agim Zeka.

Lojtari i Partizanit është ai cili nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme, teksa Spahiu do të jetë një nga alternativat në pankinë për Silvinjon.

PANORAMASPORT.AL

The post Silvinjo sakrifikon një nga “surprizat” e listës, ja cili futbollist mbetet në tribunë në ndeshjen e sotme appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Aktori tregon raportin me dy fëmijët e tij: Kur vajza qan më del zemra vendit, djalit i them…

By: gsh
7 September 2024 at 17:52

Aktori hollivudian, Ashton Kutcher, ka rrëfyer raportin dhe mënyrën se si ai po rrit dy fëmijët e tij me aktoren Mila Kunis.

Në një intervistë të fundit që ka dhënë, aktori nuk e ka fshehur dot dobësinë që ka për vajzën e tij 9-vjeçare, Wyatt.

“Nuk e di nëse është sepse jam baba i një vajze apo sepse ajo është vajza ime e parë, por nuk kam qenë kurrë kaq i dashuruar në gjithë jetën time. Unë dhe Mila folëm shumë për këtë. Nuk kam dashur kurrë askënd kaq shumë”, tha ai.

Gjatë rrëfimit të tij ai përshkroi se kishte një marrëdhënie tjetër me djalin e tij, Dimitri, 7 vjeç.

“Unë i them gjithmonë ‘po bëje’. Si dje, ne dolëm me një biçikletë në rrugë. Ose dhe i them, ‘shiko nëse mund të hidhesh nga katër shkallë. Por vajzën, thjesht dua ta mbroj”, ka komentuar ai.

Ashton Kutcher (1)

Edhe në mënyrën se si i ngushëllon fëmijët e tij, Ashton Kutcher tregon më shumë ndjeshmëri për vajzën e tij.

 “Kur qan djali i them mirë, çfarë mësuam, shkojmë, vazhdojmë. Por kur qan vajza ime, më del zemra nga vendi dhe nuk duroj dot”.

Kutcher më tej tregoi se Mila Kunis duket se është më e ndjeshme me djalin e tyre dhe më strikte me vajzën.

“Ajo është shumë e rreptë me vajzën tonë dhe më e butë me djalin. Mendoj se në këtë mënyrë balancojmë njëri-tjetrin”, theksoi ai.

WhatsApp Image 2024-09-07 at 17.30.00

The post Aktori tregon raportin me dy fëmijët e tij: Kur vajza qan më del zemra vendit, djalit i them… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

U denoncua nga fqinjët, shqiptari mbyll gruan dhe fëmijët në shtëpi! 45-vjeçarja mohon dhunën: E bëri sepse donte…

By: gsh
7 September 2024 at 17:11

Një ngjarje dhune në familje raportohet se ka ndodhur në Trikala në Greqisë, ku një 52-vjeçar shqiptar ka mbyllur gruan dhe fëmijët në shtëpi dhe është larguar.

Sipas informacioneve nga mediat greke, sjelljen e çuditshme të çiftit e kanë denoncuar në Polici fqinjët, duke raportuar se nga shtëpia ku jetonte 52-vjeçari, ndonjëherë dëgjoheshin debate dhe britma.

Pas denoncimit, Policia ka nisur hetimet dhe nga provat rezultoi se 52-vjeçari shqiptar, ka mbyllur dyert dhe dritaret e shtëpisë kur është nisur për në punë, me qëllim që gruaja e tij 45-vjeçare dhe fëmijët e tyre të mos dilnin jashtë.

Pas kësaj, çifti është sjellë para prokurorit publik për të dëshmuar lidhur me rastin. Sipas mediave vendase, gruaja në dëshminë e saj ka pranuar se me të vërtetë i shoqi e ka mbyllur.

Siç tha ajo, 52-vjeçari këtë e ka bërë që ajo të “kujdeset për fëmijët”, megjithatë duke mohuar abuzimin.

Sipas të njëjtave informacione, çifti ka hyrë në një proces ndërmjetësimi për një shans të dytë mes tyre.

The post U denoncua nga fqinjët, shqiptari mbyll gruan dhe fëmijët në shtëpi! 45-vjeçarja mohon dhunën: E bëri sepse donte… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Shqipëria nuk është favorite! Ja si e parashikojnë kompanitë e basteve duelin ndaj Ukrainës

By: gsh
7 September 2024 at 17:08

Sot është dita e ndeshjes në Ligën e Kombeve për Shqipërinë ndaj Ukrainës, ndërsa kompanitë e basteve kanë shpallur ditë më parë edhe koeficientet për sfidën e parë, që do të zhvillohet në orën 20:45.

Deri sot asgjë nuk ka ndryshuar dhe favorite shihet kombëtarja e Ukrainës. Fitorja e tyre kuotohet me 1.75, ndërsa një barazim ka koeficientin 3.55.

Një sukses i mundshëm i kuqezinjve në këtë ndeshje kap kuotën 4.70.

PANORAMASPORT.AL

The post Shqipëria nuk është favorite! Ja si e parashikojnë kompanitë e basteve duelin ndaj Ukrainës appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Vrasja e Egli Progës, prokurorja e çështjes ndryshohet pas kërkesës së familjarëve

By: gsh
7 September 2024 at 16:33

Drejtuesi i Prokurorisë së Korçës, ka larguar prokuroren Vasjana Postoli nga hetimi i çështjes për vrasjen e Egli Progës.

Ky ndryshim është bërë në përgjigje të kërkesës së familjes së viktimës, e cila kishte kërkuar zëvendësimin e Postolit për arsye që lidhen me trajtimin e çështjes dhe dhe një trajtim më të rreptë ndaj të dyshuarit.

Prokurorja Postoli kishte qenë në detyrë për të hetuar rastin e Denis Meçes, i cili është i dyshuar për vrasjen e Egli Progës.

Në një vendim të mëparshëm, ajo kishte ndryshuar akuzën ndaj Meçes, duke e cilësuar atë si “vrasje nga pakujdesia”.

Tashmë, çështja e Egli Progës do të kalojë në dorën e një prokurori tjetër, i cili do të marrë përsipër hetimet.

Kujtojmë se 42-vjeçari Egli Proga humbi jetën pasi dyshohet se u dhunua për vdekje më 10 Gusht në një lokal, nga i riu Denis Meçe.

Në ekspertizën e Institutit të Mjekësisë Ligjore thuhet se viktima kishte dëmtime në ballë, në hundë, vesh, në faqe, në supin e majtë, të cilat “janë shkaktuar me mjet të fortë mprehës, siç mund të jetë edhe goditja me grusht”.

Sipas aktit të ekspertimit, shkaku i vdekjes së 42 vjeçarit është “hemorragjia në cipën e trurit dhe hemorragjia e indit trunor”.

“Në mostrën e gjakun të viktimës u zbulua prani e alkoolit etilik në vlerën mesatare 2.82 g/L” , thuhet në ekspertizën mjeko-ligjore.

Ekspertiza mjeko-ligjore i është dërguar Prokurorisë së Korçës e cila po vijon hetimet për vrasjen e Egli Progës.

Policia arrestoi si autor të dyshuar Denis Meçen, nën akuzën e vrasjes me dashje. Por organi i akuzës, në seancën për caktimin e masës së sigurisë, lehtësoi akuzën për 29-vjeçarin nga vrasje me dashje, në vrasje nga pakujdesia, që solli përplasje mes Policisë dhe Prokurorisë së Korçës.

Ndërsa për tre të akuzuarit për moskallëzim krimi Voltan Shulku, Arian Manellari, Leonidha Guçe, togat e zeza caktuan masën “detyrim paraqitje”.

The post Vrasja e Egli Progës, prokurorja e çështjes ndryshohet pas kërkesës së familjarëve appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Ne kështu martohemi!”- E bija u bë nënë në moshën 14-vjeçare, flasin prindërit e së miturës: Dhëndri të dalë sa më shpejt, vajza e mori me dëshirë

By: gsh
7 September 2024 at 16:05

Prindërit e adoleshentes e cila solli u bë nënë në moshën 14-vjeçare, kanë rrëfyer për mediat se vajzën e kanë martuar me dëshirë, ndërsa kanë bërë thirrje që të lirohet nga burgu dhëndri i tyre, 21-vjeçari i cili u vu në pranga nën akuzën se ka kryer marrëdhënie seksuale me të mitur.

Nëna e vajzës shprehet se edhe vet është martuar e mitur, madje në moshën 12-vjeçe, dhe kjo nuk është problem për ta.

Ajo theksoi se dhëndri i saj duhet të dalë nga burgu, dhe konfirmoi se ata kanë qenë ne dijeni për marrëdhënien e çiftit dhe kanë qenë dakord.

“E ka dashuruar vajza edhe ne kemi rënë dakord.  Dua që dhëndri të dalë sa më shpejt. Ne kështu jemi martuar, të vogla. Edhe unë jam martuar 12 vjeç. Për ne nuk është problem mosha, ne në racën tonë martohemi të vogla.

Vajzën tonë e kemi martuar me dëshirë. Ne jemi nga Elbasani dhe e kemi martuar vajzën në Korçë me dëshirë. Dua të dalë dhëndri sa më shpejt. Ai punon dhe mban nusen. Kur ka lindur është njoftuar policia për rastin. Në spital e ka shoqëruar vajzën bashkëshorti”, u shpreh nëna e të miturës.

Po ashtu, edhe babai i së miturës ka bërë thirrje që dhëndri të lirohet, duke thënë se ai nuk e ka marrë vajzën me zor dhe se ata kanë një vit e gjysëm të martuar.

“Jam babai i vajzës. Vajza është martuat me dëshirë, me nënë me babë i kemi dhënë leje që e martova në Korçë se unë jam nga Elbasani. Dhëndri nuk e mori me zor. Pasi ka lindur goca patëm probleme se më kanë marrë dhëndrin në polici.  Vajza ka gati një vit e gjysëm martuar.

Dua që dhëndri të lirohet një orë e më parë se ne jemi romë dhe raca rome martohen të vegjël. Ja ku i kam unë kam 6 fëmijë. Unë vajzën time e martova por shteti që hyn në këtë punë është pa arsye. Unë i them shtetit që të më lirojë dhëndrin. Erdha nga Miloti me familjen, këtu e kam dhe gocën dhe i them shtetit të më lirojë dhëndrin”, tha babai i 14-vjeçares.

The post “Ne kështu martohemi!”- E bija u bë nënë në moshën 14-vjeçare, flasin prindërit e së miturës: Dhëndri të dalë sa më shpejt, vajza e mori me dëshirë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“S’më ka marrë me zor!”- U bë nënë në moshën 14-vjeçare, e mitura kërkon lirimin e partnerin nga burgu: Kush do më ushqejë mua dhe fëmijën tim?! Prindërit…

By: gsh
7 September 2024 at 15:40

E mitura e cila u bë nënë në moshën 14-vjeçare, ka këkruar që partneri i saj të lirohet nga burgu, pasi u arrestua nën akuzën se ka kryer marrëdhënie seksuale me të mitur.

Në një deklaratë për mediat, e mitura shprehet se me bashkëshortin ka një vit që njihen dhe se prindërit kanë qenë dakord.

Ndër të tjera, ajo shprehet se ka një fëmijë më të dhe sipas saj, s’kanë përse ta arrestojnë.

“Ai s’më ka marrë me zor! Unë s’kam si të jetoj, unë vetëm atë kam, një krah pune kisha.”, është shprehur mes lotësh 14-vjeçarja me iniciale A. J.

14-vjeçarja: Kam një vit që njihem me bashkëshortin. Jemi njohur ne Elbasan. Ju thashë dje prindërve të mi. Ata ranë dakord.

Kam një fëmijë përse ta arrestojnë. Ai s’më ka marrë me zor.  Dua që të lirohet burri im, kush do më ushqejë mua po fëmijën tim?!  Dua të ma lironi që sot. Unë s’kam si të jetoj, unë vetëm atë kam, një krah pune kisha.

Punonte ai që më sillte për të ngrënë më shtëpi. Punonte dy punë edhe ditën edhe natën për të më sjellë bukë në shtëpi. Dua të ma lirojnë. Më kanë ardhur mami me babin nga Miloti, unë s’kam dhënë asnjë deklaratë në polici, por që dje jam njoftuar për burrin që e kam në polici.

Kujojmë se arrestimi i 21-vjeçarit erdhi pasi një 14-vjeçarje ka sjellë në jetën foshnjën e saj në maternitetin e Korçës ditën e djeshme.

Pas deklarimeve, 21-vjeçari ka pranuar që është babai i fëmijës.

“Komisariati i Policisë Korçë ndaloi me iniciativë shtetasin D. K., 21 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, pasi dje në martenitetin e qytetit Korçë, ka lindur një fëmijë, një 14-vjeçare. Pas deklarimeve të marra nga Specialistët për Hetimin e Krimit 21-vjeçari ka pranuar që është babai i fëmijës”, njoftoi policia.

The post “S’më ka marrë me zor!”- U bë nënë në moshën 14-vjeçare, e mitura kërkon lirimin e partnerin nga burgu: Kush do më ushqejë mua dhe fëmijën tim?! Prindërit… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

U la i lirë nga klubi ukrainas, mbrojtësi drejt firmës me Tiranën

By: I K
7 September 2024 at 15:00

Ish-lojtari i Vorskla Poltavës dhe Dinamos, Slvio Vokrri prej dy ditësh është duke u stërvitur te bardheblutë.

VOKRRI

Lezhjani është lënë i lirë nga ukrainasit dhe mund të firmosë me Tiranën, pasi është futbollist pa skuadër. Lojtari është mbrojtës i djathtë dhe mund t’u bëjë punë bardhebluve.

Në fakt, futbollisti që kartoni i vlen 50 mijë euro mund të luajë në disa pozicione. Sezonin e fundit me Poltavën nuk ka luajtur asnjë minutë, ndonëse është 23 vjeç. I gjatë 1.8 metra, futbollisti në Shqipëri është aktivizuar me Dinamon, Kastriotin dhe Tomorin. Futbollist që mund të jetë i vlefshëm si në fazën difensive dhe ofensive.

Të shohim se çfarë do të ndodhë dhe nëse mbrojtësi do të jetë pjesë e bardhebluve në sezonin në vazhdim. Kujtojmë që në të djathtë janë dy lojtarë, Isuf dhe Gjumsi.

PANORAMASPORT.AL

The post U la i lirë nga klubi ukrainas, mbrojtësi drejt firmës me Tiranën appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Big Brother u rriti numrin e ndjekësve në Instagram, por çdo ditë e më shumë ata po i humbin! Sa fansa numërojnë tashmë ish-banorët dhe ja kush mban fronin

By: I K
7 September 2024 at 14:45

Teksa ende “Big Brother VIP 3” vijon të jetë në qendër të vëmendjes, le të hedhim një sy se çfarë ka ndodhur me rrjetet sociale të ish-banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Duke qenë se jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”.

Fituesja e këtij edicioni, Egla Ceno, rezulton me 1 mijë ndjekës më pak dhe numëron 101K.

Sa i përket kundërshtarit të saj në podium, Julian Deda, aktori nuk ka ndryshuar numrin e ndjekësve dhe numëron sërish 470K.

Sa i përket finalistes Heidi Baci, ajo ka plot 7 mijë ndjekës më shumë të shtuar në llogarinë e saj të “Instagram”-it. Nga 242K që kishte herën e fundit, tashmë Heidi numëron 249K ndjekës.

Meriton Mjekiqi, finalisti i pestë i ‘reality shoë-t’, ka humbur 1000 ndjekësve dhe numëron 364K. Françeska Murati, gjysmëfinalistja që nuk arriti të prekte dot finalen e madhe, ka fituar 2 mijë ndjekës dhe ka tani 140K.

Nëse u hedhim një sy ish-banoreve të tjera më të komentuara të këtij edicioni, përmendim Roza Latin me 2 mijë ndjekës më pak dhe numëron tani 849K, ndërsa Rike Roçi ka fituar 1 mijë ndjekës dhe tani numëron 185K.

The post Big Brother u rriti numrin e ndjekësve në Instagram, por çdo ditë e më shumë ata po i humbin! Sa fansa numërojnë tashmë ish-banorët dhe ja kush mban fronin appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Kanë probleme me vetëbesimin dhe mundohen ta fshehin, ja kush janë 3 shenjat e horoskopit që kanë shumë pasiguri!

By: I K
7 September 2024 at 14:30

Një surprizë është ekzistenca e Peshores në listë, kjo pasi ai konsiderohet si një person konsiderohet i këndshëm, i shoqërueshëm dhe i kërkuar nga seksi i kundërt. Por e vërteta është se vetëbesimi i tij varen nga shkalla e pranimit të tij nga të tjerët. 

Por e vërteta është se vetëbesimi i tij varen nga shkalla e pranimit të tij nga të tjerët. Është ai që do të bjerë përtokë nëse refuzohet, ndaj mund të luajë rolin e të ëmblit, pajtuesit dhe të nënshtruarit për të marrë miratimin përfundimtar. Kjo në vetvete tregon pasiguri.

Këtu është surpriza tjetër e madhe! Ujori pra, dinamik, revolucionar, “askush dhe asgjë nuk më prek”, konsiderohet si një nga shenjat më të pasigurta. Pse? Sepse ai vazhdimisht dëshiron të dallohet nga të tjerët, më shumë për të kënaqur kotësinë e tij të fshehur dhe për të rritur vetëvlerësimin e tij. Po të përfshijmë edhe frikën e tij nga çdo lloj angazhimi, kuptojmë se për të, ashtu si për shenjat e tjera të Ajrit, është i rëndësishëm mendimi i të tjerëve, edhe ai i keqi, për sa kohë që nuk është indiferent.

Kush është në listë? Shenjat e horoskopit që nuk i pëlqejnë kurrë partnerët e miqve
Gaforrja normalisht duhet të jetë… fituesja, pasi konsiderohet si shenja më e pasigurt. Frika e saj nga çdo gjë e panjohur apo e huaj, ekspozimi ndaj një mjedisi larg shtëpisë, familjes apo vendit të saj është diçka që mund ta bëjë atë të sëmurë. Megjithatë, asgjë nga këto nuk është e vërtetë kur ajo “njeh” rrethinën e saj dhe bëhet mjaftueshëm familjare, pasi më pas nxjerr shumë besim. Në fakt është shembulli klasik i “thuaj kurajo fshatarit”.

The post Kanë probleme me vetëbesimin dhe mundohen ta fshehin, ja kush janë 3 shenjat e horoskopit që kanë shumë pasiguri! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Prapaskenat/ Efi Dhedhes dhe Mikela Pupa i japin fund shoqërisë? Çfarë ndodhi mes dy shoqeve, partneri i ish-banores së BBV…

By: I K
7 September 2024 at 14:15

Efi Dhedhes dhe Mikela Pupa u bënë të njohura për publikun në emisionin ‘Përputhen’ nga ku vajzat krijuan miqësi të ngushtë së bashku teksa e quanin njëra-tjetrën motër. Nisën rrugëtimin bashkë në “Big Brother Vip Albania”, aty ku filluan hatërmbetjet pasi Efi zgjodhi të vazhdonte lojën pa Mikelën.

efi dhedhes mikela pupa

Megjithatë, ato sërish dëshmuan se kanë miqësi, aq më tepër që partneri i Mikelës bashkëpunonte në studio tatuazhesh me Efin. Por tani duket se vajzat nuk janë më shoqe, kjo dhe nga fakti që vajzat kanë hequr njëra tjetrën nga Instagrami, ndonëse ende nuk dihen detaje. Kujtojmë se Mikela është në muajt e fundit të shtatzënisë si dhe po vijon punën si gazetare te “Piranjat”.

Ndërsa Efi ka studion e tatuazheve dhe së shpejti do moderojë rubrikën për tatuazhet në “E diell”. Pas shtatzënisë, Mikela ka qenë më e tërhequr nga jeta sociale si dhe nga mikeshat dhe duket se kjo ka qenë edhe arsyeja e ftohjes mes tyre. Ndonëse partneri i saj punon me Efin, duket se situata ka vijuar duke u rënduar, çfarë edhe ka sjellë sherrin mes dy vajzave. Duhet thënë se partneri i Mikelës nuk është ndikuar aspak nga ky sherr dhe vijon krejt normalisht raportin e tij si miqësor ashtu edhe të punës me Efin. Kujtojmë se ishte pikërisht finalistja e “Big Brother”, ajo që e prezantoi Mikelën me partnerin e saj, duke bërë bashkë dy miqtë e saj.

E teksa ky raport rezultoi i suksesshëm, pasi sot çifti është në pritje për t’u bërë prindër, i saji me Mikelën ka mbërritur në fund. Ka qenë Efi, ajo që e para e ka larguar nga Instagrami, ku pas një debati që ka pasur me të, e ka mbyllur këtë kapitull. Edhe pas përfundimit të “Big Brother VIP” u duk sikur marrëdhëniet mes dy vajzave u ftohën.

Efin dhe Mikelën, deri tani shoqe shumë të ngushta, nuk i kemi parë më aq shpesh në shoqërinë e njëra-tjetrës. Kjo ka bërë që ndjekësit të aludojnë se ç’mund të kishte ndodhur mes tyre dhe miqësisë aq të ngushtë që kishin me njëra-tjetrën. Për këtë ka folur vetë Mikela, e cila ka sqaruar njëherë e mirë situatën.

Ajo i është përgjigjur fansave të cilët e kanë pyetur në Instagram rreth miqësisë me Efin, duke i thënë se vazhdojnë të jenë njësoj shoqe por s’takohen më aq shpesh, pasi janë të dyja të lidhura. Tashmë, ato dalin secila me partnerin dhe nuk u ngel shumë kohë të takojnë aq shpesh njëra-tjetrën.

“Mua s’më dukesh njësoj si më përpara me Efin”- i shkruan një ndjekës ndërsa Mikela ia kthen: “Se nuk jemi më njësoj. Ishim single, tani jemi të lidhura”. Ajo madje ka treguar edhe bisedën e fundit me Efin, ku ajo e pyet ç’dhuratë dëshiron Mikela për ditëlindje. Nga komunikimi i tyre, kuptojeni vetë sa “të ngrohta” apo “të ftohta” janë me njëra-tjetrën.

Mikela Pupa është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të bëhet nënë e një vajze. Ish-banorja e “Big Brother Vip 2” është shpesh aktive në rrjete sociale ku ka vendosur të ndajë detaje nga përditshmëria, puna dhe bashkëjetesa me partnerin e saj Diklo. Së fundmi ajo ka zgjedhur të shuaj kureshtjen e ndjekësve të saj të cilët e kanë pyetur për jetën personale dhe periudhën e shtatzënisë.

Mes këtyre pyetjeve ishte edhe sesi ajo është njohur me partnerin e saj. Mikela tregon se gjithçka nisi në studion e Tattoo ku ai punon me Efin dhe fillimisht ishin thjesht miq. Më pas, Mikela thotë se kanë dalë nëpër takime, por askush nga miqtë nuk ishte në dijeni se mes tyre po lindte diçka. Tashmë që jeta e dy vajzave ka marrë drejtime të ndryshme, të dyja janë distancuar nga njëra-tjetra, duke lënë pas një miqësi të gjatë. Mbetet për t’u parë nëse nga dyshja do të ketë një mundësi të dytë, apo gjithçka është mbyllur mes tyre.

The post Prapaskenat/ Efi Dhedhes dhe Mikela Pupa i japin fund shoqërisë? Çfarë ndodhi mes dy shoqeve, partneri i ish-banores së BBV… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

❌
❌