Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë – kishte arsye të forta pse u tërhoq

2 September 2024 at 23:57

Real Madrid bëri marrëveshjen më të madhe të verës duke sjellë Kylian Mbappe nga Paris Saint-Germain si i lirë, ndërsa u bashkua edhe Endrick Felipe me të cilin klubi kishte kontratë më parë. Por këta ishin dy nga vetëm katër objektivat për verën.  

Siç shkuruan gazetari Matteo Moretto, Los Blancos konsideruan lëvizjet për Alphonso Davies të Bayern Munich dhe Leny Yoro të Manchester United.  

Real Madridi vendosi se nuk ia vlente të negociohej rreth çmimit që donte Bayern Munich për Davies, duke e ditur se ai mund të merret pas katër muajsh dhe të lidhet me kontratë për të ardhur falas në verë.  

Njëlloj, ata humbën Yoro pas ofertës së Manchester United duke tejkaluar në masë të madhe atë që kishin ofruar kampionët evropian.  

Moretto shpjegon se Los Blancos nuk menduan seriozisht të bënin një lëvizje pas vendimit të Yoros për tu larguar nga radari i tyre dhe për tu nisur në Angli. 

Kjo mund të ndryshojë në muajt e ardhshëm, pasi Eder Militao, Antonio Rudiger dhe David Alaba, janë lojtarët e vetëm në prapavijë për Carlo Ancelottin.  

Nëse Alaba nuk rikuperohet mirë nga ligamenti i tij i kryqëzuar i përparmë dhe skuadra e tyre nuk ka lojtarë, ata mund t’i drejtohen sërish afatit kalimtar në janar, edhe pse kjo është diçka që ata kanë tentuar ta shmangin vitet e fundit. /Telegrafi/  

The post Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë – kishte arsye të forta pse u tërhoq appeared first on Telegrafi.

Sylvinho humbet Gjimshitin, kapiteni dëmtohet në stërvitjen e parë

2 September 2024 at 23:46

Në ndeshjen e kontrollit të zhvilluar mes lojtarëve kuqezi që ishin të pranishëm në “Shtëpinë e Futbollit”, është dëmtuar kapiteni Berat Gjimshiti.

Flitet për një tërheqje muskulare, duke qenë se gjithçka në këtë seancë stërvitore ka qenë me dyer të mbyllura, përveç 15 minutave të para të nxemjes.

Në vend të tij Sylvinho ka thërritur mbrojtësin e kombëtares U21, që ndodhet gjithashtu në grumbullim për ndeshjet e sajë, Adrian Bajramin, 22-vjeçarin që aktivizohet tek Benfika B në kampionatin portugez.

Nuk dihet ende se sa do të zgjasë ky dëmtim i kapitenit, por që nga shenjat e para duket se kapiteni kuqezi dhe futbollisti i Atalantës mund të humbasë ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve atë përballë Ukrainës më 7 shtator.

Ende nuk dihet nëse do të jetë në gjendje për të qenë i gatshëm në ndeshjen e dytë, atë ndaj Gjeorgjisë më 10 shtator në Tiranë. /TCH/

The post Sylvinho humbet Gjimshitin, kapiteni dëmtohet në stërvitjen e parë appeared first on Telegrafi.

Leao i kundërpërgjigjet Di Canios me një foto, ky i fundit e kishte kritikuar ashpër për gjestin ndaj Lazios

2 September 2024 at 23:20

Ish futbollisti i njohur italian, tani komentatori i Sky Sports, Paolo Di Canio kritikoi qëndrimin e Rafael leaos dhe Theo Hernadezit gjatë ndeshjes në Olimpico kundër Lazios. 

Rafael Leao iu përgjigj Paolo Di Canio në platformën X, ky sulmuesi i Milanit ka postuar një foto të ish-lojtarit të Lazios, aktualisht komentues i Sky, ku shihet krahu i shtrirë.  

Një imazh që i referohet një derbi të vjetër të Romës, pas të cilit qëndrimet e Di Canio u kritikuan shumë për qëndrime fashiste. 

 

…. pic.twitter.com/MFr6w77NNk

— Rafael Leão (@RafaeLeao7) September 2, 2024

Përgjigja e Leaos erdhi pas deklaratës së Di Canio që kishte sulmuar portugezin dhe Theo Hernandez për qëndrimin e tyre gjatë pushimit Lazio-Milan.  

Dy lojtarët, që Fonseka i kishte ulur në stol, kishin vendosur të mos afroheshin te pjesa tjetër e skuadrës duke injoruar kështu edhe udhëzimet e trajnerit të tyre. /Telegrafi/  

The post Leao i kundërpërgjigjet Di Canios me një foto, ky i fundit e kishte kritikuar ashpër për gjestin ndaj Lazios appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Hermoso ka nënshkruar me Romën

2 September 2024 at 21:39

Mario Hermoso ka nënshkruar zyrtarisht një kontratë trevjeçare me Romën si lojtar i lirë, ndërsa paga e tij vlerësohet të jetë 3.5 milionë euro në sezon. 

Afati kalimtar është mbyllur zyrtarisht në Itali, por klubet ende mund të sjellin lojtarë që janë pa kontrata. 

Mbrojtësi fluturoi të dielën dhe iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore , më pas vendosi nënshkrimin e tij në marrëveshjen me klubin. 

 

🟨2⃣2⃣🟥 pic.twitter.com/SzWPMHUI1h

— AS Roma (@OfficialASRoma) September 2, 2024

Heromos ka nënshkruar një kontratë trevjeçare, por me një klauzolë që e lejon të largohet në qershor 2026. 

Kostoja e pagës pritet të jetë rreth 3.5 milionë euro në sezon. Ai ka zgjedhur fanellën me numrin 22. 

Reprezentuesi spanjoll mbushi 29 vjeç në qershor dhe u lirua nga Atletico Madrid pesë vjet pas transferimit të tij prej 25 milionë eurosh nga Espanyol. 

 

🤝 Benvenuto alla Roma, Mario Hermoso! 🇪🇸#ASRoma pic.twitter.com/6rgf8ditiY

— AS Roma (@OfficialASRoma) September 2, 2024

Hermoso është një produkt i akademisë së të rinjve të Real Madridit. /Telegrafi/  

The post Zyrtare: Hermoso ka nënshkruar me Romën appeared first on Telegrafi.

“Edhe nëse nuk luaj këtu jam për ta ndihmuar Kombëtaren” – Emir Sahiti me mesazh të qartë para ndeshjeve të Ligës së Kombeve  

2 September 2024 at 21:20

Sulmuesi anësor, Emir Sahiti, i cili këtë afat kalimtar kaloi te Hamburg në Bundesliga 2, ka folur pas rikthimit të tij pas dy vitesh mungesë. 

Ai ka falëndëruar Franco Fodan për ftesën dhe ka shtuar se këtu është për të ndihmuar ekpin në çdo formë, nuk ka rëndësi a luan apo jo. 

“E falënderoj fillimisht trajnerin për ftesën. Jam shumë i gëzuar që jam pjesë e kombëtares. Rikthehem pas dy vitesh. Shpresoj të jap maksimumin në fushë dhe më të mirën time”. 

“Asgjë s’ka ndryshuar, përveç se kanë ardhur disa lojtarë të rinj dhe të gjithë më kanë pritur mirë dhe ndihem shumë mirë bashkë. Mezi po pres që nëse trajneri ma jep mundësinë të jap më të mirën”.  

“Edhe nëse nuk luaj këtu jam për ta ndihmuar Kombëtaren. Rumania ka një ekip të mirë, por ne duhet të fokusohemi te ekipi ynë dhe besoj se do ta fitojmë ndeshjen kundër Rumanisë”.  

“Dardanët janë lojtari ynë i 12-të dhe shpresoj të vijnë në numër sa më të madh, sepse kur i kemi ata prapa ndihemi më të fuqishëm”, ka thënë Sahiti.  

Ndeshja mes Kosovës dhe Rumanisë zhvillohet të premtën nga ora 20:45  në “Fadil Vokrri”./Telegrafi/  

The post “Edhe nëse nuk luaj këtu jam për ta ndihmuar Kombëtaren” – Emir Sahiti me mesazh të qartë para ndeshjeve të Ligës së Kombeve   appeared first on Telegrafi.

Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë Galatasaray

2 September 2024 at 19:55

Victor Osimhen do të duhet të nënshkruajë një kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë në huazim te Galatasaray. 

Të gjithë duket se janë dakord dhe marrëveshja pritet të mbyllet, me sulmuesin nigerian që do t’i bashkohet Galatasarayt në një huazim – pa mundësi blerjeje, për sa kohë sa turqit mbulojnë pagën e tij prej afro 11 milionë euro në sezon. 

Duke marrë parasysh se alternativa ishte që ai të ulej në tribuna derisa të rihapet afati kalimtar në janar, kjo ishte e vetmja mundësi reale që të gjithë ta pranonin. 

Megjithatë, Napoli kërkon disa garanci, pasi kontrata e Osimhen që nënshkroi në dhjetor 2023 është vetëm deri në qershor 2026, pasi të gjitha palët kishin synuar që ai të shitej këtë verë. 

Kur bisedimet me Al-Ahli dhe Chelsea u prishën në ditën fundit të afatit kalimtar, palët mbetën të frustruar dhe të zemëruar. 

Nëse ai do të huazohej tani, do të kthehej në qershor 2025, do të kishte vetëm një vit në kontratë të mbetur, duke i dhënë Napolit një pozicion shumë të dobët negociues për një shitje. 

Pra, përpara se Osimhen të lejohet të fluturojë për teste mjekësore, të cilat mund të zhvillohen që në mbrëmjen e sotme, atëherë ai duhet së pari të nënshkruajë një zgjatje me Napolin deri në qershor 2027 në të njëjtat kushte. 

Ka gjithashtu një nxitim për ta realizuar këtë marrëveshje, pasi afati i transferimeve në Turqi është i hapur deri më 13 shtator, por Galatasaray duhet të dorëzojë listën e skuadrës së tyre në UEFA nesër (e martë) për Ligën e Evropës. /Telegrafi/  

The post Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë Galatasaray appeared first on Telegrafi.

“Kurse me trajnerin Daja në krye të skuadrës, do të mbetet etapë shumë e rëndësishme e historisë tonë” – Ballkani reagon pas largimit të trajnerit  

2 September 2024 at 13:40

Ballkani ka falënderuar Ilir Dajën pas largimit të tij, duke nënvizuar trofetë dhe sukseset që përjetuan së bashku. 

Klubi po ashtu ka shkruar se kanë filluar punën për të gjetur trajnerin e ri.  

“Faleminderit Ilir Daja! Për mbi dy vjet e gjysmë kemi rrugëtuar bashkë, me shumë punë, suksese, shumë trofe e përjetime të mëdha.”. 

“Tifozë të dashur, pavarësisht se në vazhdimësi kemi qenë të dakorduar për të vazhduar edhe më tej bashkë, tashmë ish-timonieri ynë ka konsideruar se nuk ka më shumë çfarë të jap për klubin tonë”.  

“FC Ballkani është klub i madh dhe duke qenë i tillë, do ta bëj zgjidhjen e duhur edhe në krye të shtabit teknik, gjithmonë me të njejtat ambicie e objektiva, në ndjekje të çdo trofeu”.  

“Kurse ecuria e Ballkanit me trajnerin Daja në krye të skuadrës, do të mbetet etapë shumë e rëndësishme e historisë tonë. Faleminderit kampion!”, thuhet në njoftimin e Ballkanit. /Telegrafi/ 

The post “Kurse me trajnerin Daja në krye të skuadrës, do të mbetet etapë shumë e rëndësishme e historisë tonë” – Ballkani reagon pas largimit të trajnerit   appeared first on Telegrafi.

“Broja është jashtë, Uzuni vjen në vend të tij” – Sylvinho flet për ndryshimet dhe kthimin e sulmuesit që mbeti jashtë Euro 2024

2 September 2024 at 11:56

Kombëtarja e Shqipërisë ka nisur të hënën zyrtarisht grumbullimin për dy ndeshjet e para në edicionin e ri të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Përzgjedhësi Sylvinho ka bërë ndryshim në listë në ditën e parë të grumbullimit. Në vend të Armando Brojës, Sylvinho ka ftuar Myrto Uzunin.

Uzuni mbeti jashtë Evropianit, ndërsa nuk u përfshi as në listën e parë për dy ndeshjet e këtij muaji. Por pasi Broja ka probleme fizike, Uzuni e zë vendin e tij.

“Pikë së pari, Broja nuk është në listë, është jashtë. Ne kemi pritur deri në fund dhe edhe dje ishim në kontakt me Evertonin, stafin, të gjithë ata. Ai kishte një problem me tendinin e Akilit, ka nisur përgatitjen, por ne e dimë që është jashtë 10-15 ditët e ardhshme, nuk mund të na ndihmojë. Më vjen keq për të dhe i uroj një rikuperim të shpejtë, kemi bërë ftesën për Uzunin, që nesër mund të jetë me ne”, deklaroi fillimisht Sylvinho.

Tutje, braziliani ka shpjeguar se si e sheh Uzunin te Shqipëria dhe pozicionin që ai do të luaj.

“Uzuni ka ardhur te ne si anësor sulmi, ka luajtur në Varshavë, ka luajtur titullar në shtëpi ndaj Moldavisë, por ai ka një vit e gjysmë me Granadën si një sulmues i dytë. Unë e kam parë si qendërsulmues, e kemi vlerësuar gjithmonë si një sulmues qendre”, nënvizoi Slvinho.

Shqipëria më 7 shtator në Pragë luan ndaj Ukrainës. Më 10 shtator e pret Gjeorgjinë në Tiranë. Ndeshjet i takojnë Grupin 1 të Ligës B të Ligës së Kombeve. /Telegrafi/ 

The post “Broja është jashtë, Uzuni vjen në vend të tij” – Sylvinho flet për ndryshimet dhe kthimin e sulmuesit që mbeti jashtë Euro 2024 appeared first on Telegrafi.

“Unë nuk jam Harry Potter, duhet ta pranoni” – Ten Hag flet pas humbjes poshtëruese ndaj Liverpoolit

2 September 2024 at 09:41

Liverpooli e ka mposhtur Manchester United në “Old Trafford” në kuadër të xhiros së tretë të Ligës Premierl, ku dy gola i shënoi Luis Diaz, ndëra një tjetër e shtoi Mohamed Salah. 

Casemiro gaboi dy herë në pjesën e parë dhe i mundësoi ekipit mysafir të shënonte dy gola dhe të kthente ndeshjen në rrugën e duhur. 

Skuadra e trajnerit Arne Slot, i cili pasoi Jurgen Kloppin këtë verë, ka maksimum nëntë pikë dhe është në vendin e dytë me Manchester Cityn, i cili gjithashtu ka tri fitore, por me një gola diferencë më të mirë. Kjo ishte humbja e dytë e Man United, kështu që me tre pikë mban pozitën e 14-të. 

Trajneri i Man United, Erik ten Hag ka bërë një deklaratë pas humbjes. Trajneri holandez është i bindur se skuadra e tij ka shanse për të fituar trofeun këtë sezon.  

Ai nuk dëshiron ta shikojë negativisht ndeshjen me Liverpoolin dhe tha se askush nuk duhet të presë rezultate magjike prej tij.  

“Unë nuk jam Harry Potter, duhet ta pranoni. Për tre lojtarë, kjo ishte hera e parë që ata filluan këtë sezon. Manuel Ugarte nuk luajti. Ai duhet të jetë në formë dhe pastaj do të gjejmë një vend për të në skuadër, por do të duhen disa javë, ndoshta një muaj”, deklaroi tha Ten Hag. 

Ten Hag diskutoi me gazetarët në konferencën për shtyp. Ai pohoi se ekipi i tij është më i mirë se dy vjet më parë kur ai mori drejtimin sepse “përndryshe ata nuk do të fitonin trofe dhe do të mundnin kundërshtarë më të mëdhenj”. 

Para se të merrte Man Unitedin, Ten Hag ishte trajneri kryesor i holandezëve të Go Ahead Eagles, Utrecht dhe Ajax, si dhe ekipi i dytë i Bayern Munich.  

Ai fitoi tre herë kampionatin holandez, dy herë Kupën e Holandës dhe një herë Superkupën holandeze./Telegrafi/  

The post “Unë nuk jam Harry Potter, duhet ta pranoni” – Ten Hag flet pas humbjes poshtëruese ndaj Liverpoolit appeared first on Telegrafi.

Milani ia vendos dy ndeshjet e mëdha si provë gjenerale Paulo Fonsecas

2 September 2024 at 07:40

Sipas raportimeve në mediat në Itali, Milani do të vlerësojë pozicionin e trajnerit Paulo Fonseca pas ndeshjeve të mëdha kundër Liverpoolit dhe Interit. 

Kuqezinjtë kanë pasur një fillim katastrofik, duke arritur vetëm dy pikë nga tre ndeshje.  Ata shënuan barazime 2-2 kundër Torinos dhe Lazios, ndërsa pësuan disfatë si mysafir ndaj Parmës. 

Tashmë ka pasur thirrje që klubi të shkarkojë Fonsecan, i cili u soll pasi trajnerë të ndryshëm u intervistuan për të zëvendësuar Stefano Piolin. 

Sky Sport Italia dhe Calciomercato.com thonë se drejtorët e Milanit kanë vendosur që ai nuk është në rrezik, por kjo mund të ndryshojë në pritje të ndeshjeve të mëdha më vonë këtë muaj. 

Ato do të jenë më 17 shtator në Ligën e Kmapionëve kundër Liverpool në “San Siro”, më pas disa ditë më vonë përballja e Serisë A me rivalët e qytetit Interin në “Derby della Madonnina”. 

Kjo do të thotë që Fonseca mund të rrezikojë shkarkimin vetëm gjashtë javë pas sezonit të ri. /Telegrafi/  

The post Milani ia vendos dy ndeshjet e mëdha si provë gjenerale Paulo Fonsecas appeared first on Telegrafi.

Thiago Motta e pranon se ndeshja ndaj Romës ishte ekuilibruar dhe rezultat real

2 September 2024 at 00:21

Trajneri i Juventusit, Thiago Motta, mendon se ndaj Romës ishte një ‘lojë e ekuilibruar dhe barazimi një rezultat i drejtë’. 

Rekordi 100 për qind për Zonjën e Vjetër përfundoi në javën e 3-të, edhe pse ishte ndeshja e tretë radhazi për bardhezinjtë këtë sezon që nuk pranojnë gol, edhe pse sot erdhi me barazim pa gola ndaj Romës së Daniele De Rossit. 

“Ishte një lojë e ekuilibruar ku Roma na detyroi të tërhiqemi në krahun e djathtë, por në pjesën e dytë ne dolëm më mirë, patëm më shumë topin dhe u përpoqëm të luajmë në pjesën e tyre. Mendoj se rezultati ishte i drejtë”. 

“Roma e meriton për ngadalësimin e ritmit, ishte e vështirë për ne që të shpërthenim  dhe t’i shkonim përpara. Ka shumë gjëra që mund të përmirësojmë për të ngritur nivelin ndaj kundërshtarëve të mirë. Ishte jashtëzakonisht lojë e ekuilibruar”, nënvizoi edhe njëëherë Motta. 

Nënshkrimet e reja Teun Koopmeiners, Francisco Conceicao dhe Nico Gonzalez të gjithë debutuan, dy të parët nga fillimi i pjesës së dytë. 

“Ne kemi shumë lojtarë cilësorë, duke përfshirë ata që e filluan lojën”. 

“Ishte normale në këtë periudhë të sezonit që të ketë disa rënie të intensitetit fizik, prandaj të gjithë janë të gatshëm të japin kontributin e tyre”, deklaroi Motta. 

Juventusi ka 7 pikë në krye, aq sa Interi, Torino dhe Udinese. /Telegrafi/ 

Standings provided by Sofascore

The post Thiago Motta e pranon se ndeshja ndaj Romës ishte ekuilibruar dhe rezultat real appeared first on Telegrafi.

Gol dhe asistim, Arbnor Muja po kthehet në versionin e tij më të mirë – shpallet lojtar i ndeshjes 

2 September 2024 at 00:00

Arbnor Muja ka arritur të kap formën dhe pozitën e titullarit te Samsunspor, duke shënuar edhe golin e parë dhe duke asistuar një tjetër.  

Muja ka shënuar gol dhe ka asistuar në ndeshjen ndaj Hataysporit, në javën e katërt në Superligën e Turqisë, ku skuadra e tij fitoi 3-0 si mysafir. 

Golin për 1-0 erdhi në minutën e 37-të, ku para se të shënonte, Muja bëri një driblimi fantastik në zonë. 

Në minutën e 51-të erdhi edhe asistimi i tij që e qoi rezultatin në 2-0. 

Muja në këtë ndeshje ishte i jashtëzakonshëm, ndërsa u kthye në enigmë të pazgjidhur për kundërshtarin, pasi ai kompletoi gjashtë nga gjashtë tentimet për driblim. 

Përveç golit dhe asistimit, Muja kishte dhe tre pasime kyçe dhe dy gjuajtje në portë, ndërsa nga SofaScore u vlerësua me notën 9.2. 

Muja gjatë janarit kompletoi transferimin e tij befasues nga Antwerp te Samsunspor, ndërsa humbi pastaj edhe vendin te Shqipëria për Euro 2024. /Telegrafi/    

 

The post Gol dhe asistim, Arbnor Muja po kthehet në versionin e tij më të mirë – shpallet lojtar i ndeshjes  appeared first on Telegrafi.

Paraqitja magjike e Edon Zhegrovës ndaj PSG – stastistika e tij ishin perfekte  

1 September 2024 at 23:49

Lilles nuk i ka mjaftuar goli i shënuar nga Edon Zhegrova, pasi ka pësuar në shtëpi nga PSG me rezultat 3-1. 

Pas golave të Vitinhas dhe Bradley Barcolas, ishte pikërisht anësori shqiptar i cili hapi ndeshjen me një gol të bukur nga distanca, duke e lënë në gjumë Gio Donnarumman. 

Ai doli të ishte lojtari më i mirë i ndeshjes, duke u vlerësuar me notën 8.4 nga SofaScore. 

Ylli i Kosovës kishte 66 prekje gjatë gjithë ndeshjes me PSG-në dhe shtoi një gjuajtje në kuadrat që gjeti rrjetën. 

Nga 10 tentime për drbiblime, Zhegrova i kompletoi pesë sosh, ndërsa kompletoi 31 nga 34 pasime. 

Ai krijoi tri shanse të mëdha për ekipin, ndërsa shtoi edhe  katër pasime kyçe. 

Zhegrova është kthyer në lojtarin kyç të Lille këtë sezon, pasi deri më tani ka shënuar katër gola./Telegrafi/  

The post Paraqitja magjike e Edon Zhegrovës ndaj PSG – stastistika e tij ishin perfekte   appeared first on Telegrafi.

Kylian Mbappe me dy gola në ‘Santiago Bernabeu’, Real Madridi kthehet te fitorja 

1 September 2024 at 23:30

Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Real Betis me rezultat 2-0 në kuadër të javës së tretë të La Ligas. 

Fraksioni i parë edhe pse solli raste, rrjetet e të dy skuadrave heshtën. 

Abde Ezzalzoul i mysafirëve rrezikoi i pari, para se Los Blancos të kërkojnë portën me Eder Militao, Vinicius Junior dhe Rodrygo në pjesën e parë. 

Edhe në pjesën e dytë të dy skuadrat tentuan të gjenin golin, por për të parë të parin u desh të pritej minuta e 67-të. 

Fede Valverde asistoi bukur te Kylian Mbappe i cili arriti të shënojë për 1-0. 

 

Vini jr letting Mbappe take this penalty. I was told he is selfish lol pic.twitter.com/xYv8w9XwOJ

— WolfRMFC (@WolfRMFC) September 1, 2024

Pas tetë minutash, Vinicius Junior u rrëzua në zonë, ku pasi rasti u shikua në VAR u vendos për penallti. 

Mbappe mori përsipër të gjuajë nga pika e bardhë, duke shënuar për 2-0. 

 

KYLIAN MBAPPE GOAL!

FEDE VALVERDE WHAT AN ASSIST! 🤯 pic.twitter.com/PZ9gxzF3BK

— TC (@totalcristiano) September 1, 2024

 Endrick  kishte rast krejt në fund për të ndryshua shifrat, por i vetëm me portierin nuk arriti të shënojë. 

Real Madridi tani ka 8 pikë, ndërsa Barcelona si lidere ka 12 pikë.//Telegrafi/  

Standings provided by Sofascore

The post Kylian Mbappe me dy gola në ‘Santiago Bernabeu’, Real Madridi kthehet te fitorja  appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve, Juventus 0-0 Roma: Mbrëmje e mbrojtjeve 

1 September 2024 at 23:14

Juventusi dhe Roma kanë barazuar pa gola, në ndeshjen kryesore të javës së tretë të Serie A. 

Pothuajse asnjë një rast i mirë nuk ishte në këtë ndeshje, përveç një i Dusan Vlahovic në minutën e 42-të, por gjuajtja e tij u ndal nga Mile Svilar. 

Ndeshja ishte e mbrojtësve, ku sipas SofaScore, ata ishin më të vlerësuarit në këtë përballje. 

 

FT |⌛| Finisce in parità e senza gol la sfida contro i giallorossi ⚪⚫

Powered by @EASPORTSFC#JuveRoma pic.twitter.com/Ytqg9JvA74

— JuventusFC (@juventusfc) September 1, 2024

Federico Gatti (7.5) dhe Bremer (7.5), ishin më të vlerësuarit te Zonja e Vjetër, ndërsa notë të lartë kishte edhe Nicolo Savona (7.2). 

Evan Ndicka (7.4), Angelino (7.2), Gianluca Mancini (7.2) dhe Zeki Çelik (7.1), ishin më të vlerësuarit te Roma. 

Notat e lojtarëve të Juventusit dhe Romës 

/Telegrafi/  

The post Notat e lojtarëve, Juventus 0-0 Roma: Mbrëmje e mbrojtjeve  appeared first on Telegrafi.

Arbnor Muja gjen golin e parë në elitën e futbollit turk për ketë sezon 

1 September 2024 at 21:54

Arbnor Muja ka arritur të kap formën dhe pozitën e titullarit te Samsunspor, duke shënuar edhe golin e parë.  

Muja ka shënuar gol në ndeshjen ndaj Hataysporit, në javën e katërt në Superligën e Turëisë. 

Golin për 1-0 e shënoi mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, me një goditje të fortë nga brenda zonës.  

Goli i Mujës erdhi në minutën e 37-të, ku para se të shënonte ai bëri një driblimi fantastik në zonë. 

 

⚽ 37′ GOOOOOOL: AAAAAAARRRRBBBNNNOOOORRRRRRRRRR MMMMUUUUUUJJJJJAAAAAAAA

Atakaş Hatayspor 0 – 1 Samsunspor#HTYvSAM pic.twitter.com/FK973eUT8a

— Samsunspor 🇹🇷 (@Samsunspor) September 1, 2024

Ky ishte goli i parë i Mujës me fanellën e Samsunsporit në këtë sezon. 

Ai ishte transferuar te klubi turk në janar të këtij viti nga Antërpi. /Telegrafi/

 

🔔🇹🇷 GOAL | Arbnor Muja | Hatayspor 0-1 Samsunsporpic.twitter.com/VHfDAJpocn

— Goals Xtra (@GoalsXtra) September 1, 2024

The post Arbnor Muja gjen golin e parë në elitën e futbollit turk për ketë sezon  appeared first on Telegrafi.

Pjesa e parë e qetë mes Juventusit dhe Romës – pak raste shënime  

1 September 2024 at 21:38

Juventusi dhe Roma kanë mbyllur pjesa e parë pa gola, por edhe me pak raste shënimi dhe shumë ndalesa në lojë. 

Zonja e Vjetër vjen në këtë ndeshje pas dy fitoreve, ndërsa Roma ka marr vetëm një barazim nga dy ndeshjet e para. 

Rastin më të mirë në ndeshje e kishte Dusan Vlahovic në minutën e 42-të, por gjuajtja e tij u ndal nga Mile Svilar. 

Gjyqtari Marco Guida e ndalnte shpesh lojën edhe për faule të lehta, duke bërë që ritmi i lojës të mos rritej. 

Pjesa e dytë pritet të jetë edhe më e mirë, pasi dy skuadrat nuk do të pajtohen me këtë rezultat. /Telegrafi/  

 

The post Pjesa e parë e qetë mes Juventusit dhe Romës – pak raste shënime   appeared first on Telegrafi.

Nga lavdërimet që mori nga Lineker te foto e festës me Icardin: Si ishte bërë hit në rrjetet sociale para disa vitesh Almazbekov, transferimi më i Llapit

1 September 2024 at 21:22

Llapi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Galatasarayn për transferimin e sulmuesit të krahut, Beknaz Almazbekov, një emër jo pak i njohur për internetin dhe botën e futbollit. 

19-vjeçari, hapat e parë i ka marrë në Ilbirs Bishkek, e më pas nga viti 2018 tek Galatasaray duke kaluar kategoritë e reja dhe duke pasur paraqitje shumë të mira për ekipin turk. 

Pra ishte ishte pjesë e kategorive të reja te Galatasaray, Beknaz Almazbekov, ishte bërë viral fal një gjesti të tij. 

kur ishte 13-vjeçar,  Beknaz kishte bërë për vete futbolldashësit me veprimin e tij gjatë ekzekutimit të penaltisë, shkruan Telegrafi. 

Në fakt, ai ishte është rrëzuar brenda zonës së rreptësisë dhe gjyqtarja kryesore e kishte gjykuar penalti rrëzimin e tij. 

Por, djaloshi ka këmbëngulur se nuk ishte penalti duke i kërkuar të anulonte vendimin, të cilën gjë nuk pranoi ta bënte gjyqtarja në takimin me Istanbulsporin. 

Beknaz, si kapiteni i Galatasaray mori vetë situatën në dorë, ku edhe pse është fëmijë, ai e dërgon topin jashtë golit, duke marrë duartrokitjet e lojtarëve kundërshtarë. 

 

🇹🇷 Galatasaray U14s captain Beknaz Almazbekov was awarded a penalty against Istanbulspor.

❌ He believed the penalty was awarded incorrectly…

🥅 …so intentionally missed the penalty to make up for the mistake.

👏 Fair play pic.twitter.com/QxP3cRrWX6

— Elite Football Coaching (@EliteFCAcademy) March 27, 2019

Ndryshe, këtë gjest të lojtarit tani të Llapit e kishte përshëndetur edhe Gary Lineker, i cili e ka shpërndarë videon e Beknaz Almazbekov në atë kohë. 

Një gjë tjetër interesante ishte edhe festimi i tij i një goli me Mauto Icardin, në kohën sa luante te Galatasaray. 

Almazbekov kishte bërë disa paraqitje në ndeshjet miqësore me Galatasarayn, ndërsa është mjaft i njohur në të gjithë Turqinë. 

Beknaz Almazbekov nënshkruan për tri vite me Llapin dhe do ta shohim në fushat tona./Telegrafi/ 

The post Nga lavdërimet që mori nga Lineker te foto e festës me Icardin: Si ishte bërë hit në rrjetet sociale para disa vitesh Almazbekov, transferimi më i Llapit appeared first on Telegrafi.

Maresca shpjegon arsyen pse Chelsea la në mes marrëveshjen për Osimhen me Napolin

1 September 2024 at 21:02

Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca tregoI pse ata nuk u përpoqën më shumë për të nënshkruar me Victor Osimhen nga Napoli. 

Blutë kishin qenë në kërkim të një sulmuesi të ri gjatë gjithë verës dhe pritej të bënin ofertën për nigerianin shumë më herët. 

Në vend të kësaj, negociatat filluan seriozisht vetëm në ditët e fundit të afatit kalimtar dhe një marrëveshje nuk mundi të mbyllje deri të premten në mbrëmje. 

“Ne duam lojtarë, por duam lojtarë që vendosim ne dhe më pas kushti duhet të jetë gjendja jonë. Pra, nëse lojtarët nuk janë këtu, atëherë kjo do të thotë se kushtet nuk ishin të mira për ne”, deklaroi Maresca. 

Trajneri i Chelseat u pyet nëse situata mund të ndryshojë në janar dhe ndoshta ata mund të rishikojnë situatën e Osimhen në atë kohë. 

“Po, do të shohim tani, nga këtu deri në janar. Nuk e di sa ndeshje kemi, por ju kam thënë shumë herë që më pëlqen të fokusohem në ditët në vijim. Kështu që do të shohim në janar”, deklaroi italiani.  

Sky Sport Italia, Corriere dello Sport dhe shumë media tjera kanë raportuar se pengesa kryesore për Osimhen në rastin e Chelsea ishte struktura e pagave. 

Ai aktualisht fiton mbi 10 milionë euro në sezon te Napoli, ndërsa Chelsea ofronte vetëm 4 milionë euro paga të garantuara, plus 2 milionë euro bonuse të lidhura me performancën dhe 2 milionë euro nëse skuadra kualifikohej në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/  

The post Maresca shpjegon arsyen pse Chelsea la në mes marrëveshjen për Osimhen me Napolin appeared first on Telegrafi.

Meriton Korenica shënon gol në fitoren e Cluj ndaj Farul Constanta    

1 September 2024 at 19:56

Cluj ka fituar ndaj Farul Constanta me rezultat 3-0 në derbin rumun, me Meriton Korenicën që shënoi një nga golat. 

Mesfushori sulmues e nisi nga banka ndeshjen, duke u futur në minutën e 67-të. 

Ai arriti të shënojë në kohën shtesë për rezultatin përfundimtar (3-0). 

Ky është goli i parë në kampionatin rumun për Korenicën me fanellën e Cluj, ndërsa dy të tjerë i ka shënuar në garat ndërkombëtare. 

Korenica këtë verë kaloi nga Manisa FK te Cluj./Telegrafi/  

 

The post Meriton Korenica shënon gol në fitoren e Cluj ndaj Farul Constanta     appeared first on Telegrafi.

❌
❌