Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 September 2024Main stream

Mevlani e ka tradhëtuar? Ky postim i Livias i thotë të gjitha

By: gaze tare
16 September 2024 at 20:34

Ndarja e dyshes Mevlan Shaba dhe Livia Brungës është komentuar gjerë e gjatë nëpër rrjet.

Livia është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit foto e video të ndryshme nga përditshmëria. Por me postimin e saj të fundit ajo i ka habitur të gjithë duke zbuluar pak më tepër detaje nga lidhja e saj dhe e Mevlanit, që për të ka qenë tepër e çmuar, gjë që e kemi parë dhe në intervistat që ajo ka zhvilluar apo dhe postimet e ndara në rrjete sociale.

Ish-partnerja e Mevlanit ka treguar nëpërmjet videos së saj se pas ndarjes nga Mevlani ka zbuluar tradhëtinë e bërë prej tij! Për më tepër ndiqni videon e paraqitur më poshtë:

@liviabrunga

No caption needed 👋🏼 #albaniangirl

♬ ESTE – El Alfa & Nfasis

The post Mevlani e ka tradhëtuar? Ky postim i Livias i thotë të gjitha appeared first on iconstyle.al.

Inter ka besim tek Asllani! Rinovon deri në vitin 2028

By: gaze tare
16 September 2024 at 20:04

Pavarësisht zërave të fundit të merkatos, që e shikonin larg Interit, Kristjan Asllani do të vazhdojë të jetë një futbollist i zikaltërve. Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi kampion në fuqi i Seria A, që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka konfirmuar se mesfushori i kombëtares shqiptare, do të qëndrojë me 20-herë kampionët e Italisë të paktën edhe për katër vite të tjera, pra deri në vitin 2028.

Edhe pse shpeshherë është folur për një largim, Asllani vazhdimisht e ka theksuar se dëshiron që të qëndrojë dhe të luftojë deri në fund për një vend në formacionin zikaltër. Kjo gjë është vënë re nga trajneri Simone Inzaghi, i cili i ka dhënë shpeshherë minuta, teksa në takimin e fundit përballë Monzës, 22-vjeçari ishte titullar, duke u zëvendësuar vetëm në minutat e fundit.

Kjo gjë është vlerësuar dhe nga drejtuesit e klubit të Interit, të cilët ja kanë shpërblyer duke i ofruar një kontratë të re mesfushorit shqiptar. Asllani për momentin shikohet si një alternativë e Calhanoglu te Interi, por shpesh trajneri Inzaghi e ka hedhur në fushë edhe si titullar, sidomos në fazat shumë të ngjeshura të sezonit./REFORMA

The post Inter ka besim tek Asllani! Rinovon deri në vitin 2028 appeared first on iconstyle.al.

Mos vallë Romeo na dha një sinjal se gjërat mes tij dhe Heidi Bacit kanë marrë fund?

By: gaze tare
16 September 2024 at 19:09

Çdo gjë nisi që prej ditëlindjes së Romeo Veshajt, moderatorit dhe një prej finalistëve të formatit “BBV3”. Në atë ditë speciale për të, një person tepër i rëndësishëm në jetën e tij ,mungonte… Bëhet fjalë për partneren e tij Heidi Bacin, romanca e të cilëve nisi brenda katër mureve të shtëpisë së ‘BBV’. Mungesa e një urimi prej Heidit ngjalli dyshime kudo nëpër rrjete teksa të gjithë pretendojnë për një krisje të mundshme në marrëdhënien e dyshes. kliko këtu

Pavarësisht aludimeve të cilat janë përhapur gjerë e gjatë në rrjet, nuk ka patur asnjë reagim prej të dyjave palëve. Mirëpo mesa duket Romeo ka bërë një lëvizje të vogël nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij personale të Instagram-it. Ndiqeni:

@iconstyle.media

“Ne jemi të gjithë vetëm, thjesht humbasim kontrollin”/ Mos vallë Romeo sapo na dha një sinjal se mes tij dhe Heidi Bacit gjërat kanë marrë fund?!

♬ original sound – ICONSTYLE

The post Mos vallë Romeo na dha një sinjal se gjërat mes tij dhe Heidi Bacit kanë marrë fund? appeared first on iconstyle.al.

Fjalët emocionuese të djemëve të Tito Jackson pas vdekjes së tij

By: gaze tare
16 September 2024 at 18:43

Tre djemtë e Tito Jackson kanë dedikuar disa fjalë zemre për babain e tyre pasi ky i fundit u nda nga jeta në moshën 70 vjeçare.

Duke e nderuar babain e tyre, i cili ishte anëtar i grupit të famshëm familjar The Jackson 5 dhe vëllai i Michael Jackson dhe Janet Jackson , Taj, TJ dhe Taryll ndanë se ata janë “të tronditur, të pikëlluar dhe zemërthyer”.

Siggy Jackson, nipi i Titos, më parë konfirmoi vdekjen e Titos për PEOPLE. Sipas Entertainment Tonight (i cili ishte i pari që raportoi lajmin ), Tito vdiq të dielën, më 15 shtator pasi pësoi një atak të dukshëm në zemër.

Në një postim të përbashkët me llogarinë në Instagram të grupit të tyre 3T, Taj, TJ dhe Taryll shkruajnë: “Me zemër të rëndë ju njoftojmë se babai ynë i dashur, Rock & Roll Hall of Famer Tito Jackson nuk është më me ne. Jemi të tronditur, të pikëlluar dhe të thyer në zemër.”

“Babai ynë ishte një njeri i jashtëzakonshëm që kujdesej për të gjithë dhe mirëqenien e tyre,” vazhduan ata. “Disa prej jush mund ta njohin atë si Tito Jackson nga Jackson 5 legjendar, disa mund ta njohin atë si “Trajneri Tito” ose disa e njohin atë. si ‘Poppa T.’ Megjithatë, ai do të mungojë jashtëzakonisht. Do të jetë përgjithmonë ‘Koha e Titos’ për ne. Ju lutemi mos harroni të bëni atë që babai ynë gjithmonë predikonte dhe kjo është ‘Duajeni njëri-tjetrin’. Të duam Pops.”

 

View this post on Instagram

A post shared by 3T (@3tworld)


The post Fjalët emocionuese të djemëve të Tito Jackson pas vdekjes së tij appeared first on iconstyle.al.

Pavarësisht drekës miqësore, ja si është raporti i Jennifer-it dhe Ben Affleck-ut

By: gaze tare
16 September 2024 at 18:36

Dolën së bashku por një gjë është e sigurt: Lopez dhe Ben Affleck nuk po pajtohen!

Pavarësisht se kanë pasur një drekë miqësore me fëmijët e tyre gjatë fundjavës, “Ata ende po ecin përpara me divorcin” thotë një burim për PEOPLE.

“Ata u mblodhën të gjithë për një drekë argëtuese që fëmijët të mund të rrinin jashtë,” shton burimi për mbledhjen e tyre, ku përfshiheshin dy fëmijët më të vegjël të Affleck, Seraphina, 15, dhe Samuel, 12, plus binjakët 16-vjeçarë të Lopez, Max dhe Emme. .

Burimi thotë se grupi darkoi në Polo Lounge brenda hotelit Beverly Hills në Los Anxhelos të shtunën, më 14 shtator, më pak se një muaj pasi Lopez, 55 vjeç, paraqiti kërkesën për divorc nga Affleck, 52 vjeç.

The post Pavarësisht drekës miqësore, ja si është raporti i Jennifer-it dhe Ben Affleck-ut appeared first on iconstyle.al.

Si interpretohen pesë ëndrrat më të zakonshme që shihni

By: gaze tare
16 September 2024 at 18:27

1. Fluturimi është një ëndërr shumë e zakonshme dhe mund të tregojë probleme të forcës ose vetëbesimit.  Nëse shihni diçka të tillë, atëherë po mposhtni kufizimet tuaja, pasi fluturimi përfaqëson lirinë. Gjithashtu, një ngritje e qetë do të thotë një bekim, ndërsa një rënie në fluturim do të thotë se ka një çështje morale.

2. Ushqimi do të thotë që duhet të mendoni për diçka më shumë dhe të mos e merrni si të mirëqenë, por mund të pasqyrojë edhe dëshirat tuaja të paplotësuara. Nëse nuk jeni të kënaqur me jetën tuaj, dëshironi të “ngopeni” në ëndrra. Çdo ushqim që shfaqet në ëndërr ka një kuptim të veçantë dhe përcaktohet kryesisht nga forma dhe ngjyra e tij. Një arrë, për shembull, do të thotë aftësi mendore, ndërsa një frut ekzotik zakonisht tregon dëshirë të fortë.

3. Të shohësh se po të ndjekin është një tregues i ankthit dhe frikës sepse ndihesh i pambrojtur, i kërcënuar ose i paaftë për të shpëtuar. Mënyra se si e trajtoni atë në ëndërr pasqyron se si përballeni me presionin në jetën tuaj. Gjithashtu, mund të simbolizojë shmangien e konfrontimeve.

4. Simbolet dhe simbolika të ndryshme si një kryq, një njëbrirësh ose një hyjni zakonisht tregojnë dëshirën për të besuar në diçka shpirtërore ose në një fuqi më të lartë. Në një farë mënyre, çdo gjë që është simbolike ju fton të kërkoni një kuptim më të thellë. Është e mundur që në jetën tuaj ka diçka që fshihet dhe ëndrra ju shtyn të zbuloni të panjohurën. Në disa tradita të lashta, një objekt i shenjtë në ëndërr kishte kuptimin e një mesazhi shpirtëror që çon në fat.

5. Nëse shihni se jeni lakuriq, do të thotë gjëra të ndryshme, në varësi të kohës dhe situatës në të cilën ndodheni. Rrobat gjithmonë simbolizojnë fshehjen, sepse njeriu është e vetmja qenie që fsheh trupin e tij nën to. Nëse të gjithë të tjerët janë të veshur dhe ju jeni të zhveshur, kjo do të thotë se jeni të pambrojtur ose keni nevojë për t’u pranuar nga të tjerët. Të jesh lakuriq në ëndërr mund të nënkuptojë gjithashtu se po fsheh diçka dhe ke frikë se do të zbulohet, ose krejt e kundërta, se nuk ke asgjë për të fshehur dhe je i vërtetë.

The post Si interpretohen pesë ëndrrat më të zakonshme që shihni appeared first on iconstyle.al.

Ja kërkesa që Demi Lovato ka për fëmijët e saj të ardhshëm

By: gaze tare
16 September 2024 at 17:58

Këngëtarja e njohur dhe me famë botërore Demi Lovato ka pranuar se nuk do t’i linte fëmijët e saj të ndiqnin muzikën ose aktrimin derisa të mbushin moshën 18 vjeç, duke pasur parasysh përvojën e saj personale përgjatë gjithë këtyre viteve si një figurë e njohur në mbarë botën.

E pyetur se si do ta trajtonte fëmijën e saj të ardhshëm, këngëtarja tha për The Hollywood Reporter : “Unë do të thosha, ‘Le të studiojmë teorinë e muzikës dhe t’ju përgatisim për ditën që të mbushni 18 vjeç, sepse kjo nuk ndodh para kësaj. Jo sepse nuk besoj në ty, nuk të dua apo dua që të jesh i lumtur, por sepse dua që të kesh një fëmijëri, fëmijëri që unë nuk e kam pasur.’

Lovato u hodh në qendër të vëmendjes në moshën 10-vjeçare kur ajo mori rolin e saj të parë në ekran në Barney & Friends.

Ylli, e cila është fejuar me partnerin Jordan “Jutes” Lutes , më pas vazhdoi të ketë përparimin e saj me Camp Rock të Disney Channel në vetëm 15 vjeç, në të cilin ajo luajti së bashku me një 18-vjeçar Joe Jonas, gjë që e çoi atë në  famë ndërkombëtare.

The post Ja kërkesa që Demi Lovato ka për fëmijët e saj të ardhshëm appeared first on iconstyle.al.

Zbulohen çmimet e biletave të Dua Lipës për datat e turneut të saj 2025

By: gaze tare
16 September 2024 at 17:41

Këngëtarja Dua Lipa së fundmi ka njoftuar lidhur me datat e turneut botëror, me shfaqje të planifikuara në Australi, Evropë dhe Amerikën e Veriut.

Ajo do të kryesojë arenën dhe stadiumet si pjesë e turneut, që do të nisë më 20 mars në Melburn, me data të planifikuara për Sydney dhe Auckland. Pjesa evropiane do të ndalet në shfaqje si Madridi, Parisi, Hamburgu, Amsterdami, Milani, Liverpool dhe shfaqjet e paralajmëruara më parë në stadiumin Wembley.

Është në mbështetje të albumit të saj të tretë në studio, Radical Optimism , i cili përmban këngët “Training Season”, “Houdini” dhe “Illusion”.

Por cilat janë çmimet e biletave për Dua Lipën?

Çmimet e biletave janë konfirmuar për disa data të turneut. Këto janë çmimet e pritura për pjesën evropiane të turneut:

Çmimet për zonën në këmbë pritet të jenë 80,00 € plus TVSH, ndërsa çmimet për zonat e ulura pritet të jenë 60,00 € / 70,00 € / 80,00 € / 90,00 € / 110,00 € plus TVSH.

Për koncertet e këngëtares në stadiumin “Wembley”, çmimet e biletave ishin nga 98 funte (116 euro) deri në 130 funte (154 euro) për zonën në këmbë dhe 64 funte (75 euro) / 85 funte (100 euro) / 130 funte (154 euro) / 155 funte (183 euro) për zonat e afërta me skenën. Pritet që çmimet për koncertin në stadiumin “Anfield” të Liverpoolit të jenë të ngjashme.

🚨| Some prices for Radical Optimism Tour tickets in Europe. pic.twitter.com/qFCNRJ3bGO

— Radical Optimism Tour (@DuaLipaROTour) September 12, 2024

The post Zbulohen çmimet e biletave të Dua Lipës për datat e turneut të saj 2025 appeared first on iconstyle.al.

Shenjat e zodiakut që kanë gjithmonë frikë se mos humbasin partnerin

By: gaze tare
16 September 2024 at 16:57

Shenjat e mëposhtme të horoskopit janë mjaft të pasigurta kur bëhet fjalë për marrëdhënien e tyre. Sado që partneri të përpiqet t’i qetësojë, ata gjithmonë do të ndiejnë se  përralla do të marrë fund së shpejti, do të humbasin partnerin dhe do të mbeten sërish vetëm. Le të shohim se për kë po flasim:

DEMI
Ai dëshiron të dijë në marrëdhënien e tij se gjithçka po shkon mirë, se partnerja do të vazhdojë të jetë i dashuruar me të dhe se do të mund të mbajë të paprekur gjithçka që ka “ndërtuar” deri më tani. Të mos harrojmë se Demi është një person veçanërisht posesiv, obsesiv dhe xheloz. Në përgjithësi ndihet i kërcënuar, edhe pa arsye, dhe i nxjerr të gjitha këto pasiguri në marrëdhënien e tij.

GAFORRJA
Gaforrja është gjithashtu veçanërisht e pasigurt në marrëdhën e saj. Dhe kjo është një nga arsyet kryesore pse ajo e “mbyt” partnerin dhe kërkon ta kontrollojë atë në mënyra direkte apo indirekte gjatë gjithë kohës. Pasiguritë e saj janë ato që e bëjnë atë të dëshirojë të jetë me personin tjetër 24/7.

AKREPI
Një Akrep nuk do t’ju pranojë kurrë se është i pasigurt si person, por dijeni që jo vetëm është ai, por ai e nxjerr në pah në çdo mënyrë në marrëdhënien e tij. Ai dëshiron të kontrollojë partneren e tij. E gjithë kjo sjellje e tij, tregon se ka frikë se mos e humbasë, tradhtohet dhe çdo gjë që ka “ndërtuar” me të, i prishet.

The post Shenjat e zodiakut që kanë gjithmonë frikë se mos humbasin partnerin appeared first on iconstyle.al.

Profesori kapet duke fotografuar të miturën, dërgohet menjëherë në komisariat

By: gaze tare
16 September 2024 at 16:36

Një profesor i Universitetit të Patrës është dërguar në burg pas një padie të bërë nga babai i një vajze 15-vjeçare, i cili ankohej se ai po e fotografonte të bijën pa pëlqimin e tij.

Sipas pelop.gr, ngjarja dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, në një lokal afonte vajzën e tij.

Tre të rinj ishin ulur në një tavolinë aty pranë. Kur panë se çfarë po bënte profesori, e pyetën pse, duke shkaktuar një zhurmë. Në vendngjarje është thirrur në mënyrë të menjëhershme policia . Babai i të miturës ka bërë padi për shkelje të të dhënave personale.

Profesorit i është konfiskuar celulari dhe do të dërgohet në laboratorët e mjekësisë ligjore të Athinës për të kontrolluar përmbajtjen e tij.

Çfarë pretendon ambienti i babait?

Nga ajo që babai i të miturës ka deklaruar në polici, thuhet se ai ka qenë këmbëngulës kjo për shkak se pretendohet se edhe ankuesja edhe zyrtari përgjegjës kanë bërë përpjekje që incidentin ta konsiderojnë të përfunduar dhe të mos ndjekin procedurën spontane.

Pas këmbënguljes së babait, profesori është ndaluar natën në Sigurim dhe të shtunën është dërguar në prokurori.

Ky i fundit ka liruar profesorin dhe ia ka kthyer dosjen Sigurimit, pasi e ka konsideruar të paplotë.

The post Profesori kapet duke fotografuar të miturën, dërgohet menjëherë në komisariat appeared first on iconstyle.al.

Mos vallë Lotina sapo iu përgjigj komenteve se ngjan me Loredanën?

By: gaze tare
16 September 2024 at 16:27

Reperi i njohur Mozzik, po e shijon në maksimum lidhjen e tij me të dashurën Lotina Hazirin. Dyshja e bëri publike lidhjen e tyre pak kohë më parë dhe që prej asaj kohe janë parë të ndajnë nëpër rrjete sociale momente nga përditshmëria e tyre. Mirëpo një koment që ata i ka shoqëruar gjithmonë ka qenë ngjashmëria që shumë njerëz shohin tek Lotina dhe Loredana, ish-e dashura e Mozzik.

Dhe mesa duket, nëpërmjet postimit të fundit të bërë nga Lotina, kjo e fundit ia “ka mbyllur gojën” të gjithëve.

“Dy njerëzit e vetëm në botë me të cilët mund të ngjaj unë”, -ka shkruar ajo.

E në fakt, Lotina dhe nëna e saj duken si dy pika uji.

The post Mos vallë Lotina sapo iu përgjigj komenteve se ngjan me Loredanën? appeared first on iconstyle.al.

“Lidl” vjen në Shqipërinë e oligopoleve, por pse u vonua deri më sot ky investim?

By: gaze tare
16 September 2024 at 15:39

Rrjeti gjigant i supermarketeve, Lidl, po planifikon të hyjë në Shqipëri. Lajmi është bërë publik nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve.

“Një hap i rëndësishëm për ekonominë shqiptare, pritet të marrë jetë së shpejti. Bëhet fjalë për brandin ndërkombëtar Lidl, rrjetin më të madh të supermarketeve gjermane, të njohur në mbarë botën, i cili ka shprehur interes për Shqipërinë,” thuhet në njoftimin e AIDA-s.

I bazuar në Gjermani, Lidl është një nga rrjetet më të mëdha në botë të supermarketeve duke numëruar 12 mijë e 200 dyqane në të gjitha vendet e Bashkimit Europian, por edhe në SHBA, Zvicër dhe Angli. Aktualisht Lidl numëron mbi 376 mijë të punësuar në të gjithë botën dhe vitin e kaluar realizoi një xhiro prej 125.5 miliardë dollarësh, një shifër kjo 6 herë më e lartë se Produkti i Brendshëm i Shqipërisë.

“Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me Autoritetin Portual Durrës (APD), po asiston prej shumë kohësh, kompaninë gjigande të shitjes me pakicë, Lidl, në zgjerimin e aktivitetit të saj në Shqipëri,” thuhet në njoftimin e AIDA-s.Futja e një gjigandi ndërkombëtar kaq të madh në Shqipëri pritet të sjellë ndryshime rrënjësore në strukturën e tregut vendas të marketeve, i cili zotërohet kryesisht nga operatorët lokalë.

“Ky investim i rëndësishëm nga Lidl do të sjellë ndryshime të mëdha në ekonominë lokale duke krijuar vende të reja pune dhe duke ofruar mundësi për prodhuesit dhe furnizuesit shqiptarë. Kompania ka identifikuar Shqipërinë si një treg me potencial të madh, duke e vlerësuar për miratimin e lartë të konsumatorëve. ndaj produkteve të cilësisë së lartë dhe çmimeve konkurruese që ofron,” përfundon njoftimi i AIDA-s.

Por, përse është vonuar deri më sot ky investim?

Ky investim i rëndësishëm nga një nga rrjetet më të mëdha në botë të supermarketeve “Lidl” do të sjellë ndryshime të mëdha në ekonominë lokale, por do të trondisë edhe bizneset e oligarkëve. Kjo për shkak se deri më sot në tregun shqiptar (i cili është pushtuar nga oligarkët), marrin furnizime nga jashtë vendit me një kosto të ulët e i sjellin në vendin tonë me 5-fishin e çmimit. Por si të mos mjaftonte vetëm kaq, shumë biznese të oligarkëve shkelin ligjin duke u bërë disa raste ku konsumatorët ankohen për cilësinë e mallrave që blejnë.

Jo pak herë është konstatuar tek këto biznese që shkelin ligjin duke ndryshuar kështu etiketat e datave të skadimit e duke vendosur të reja. Kjo ka ardhur si pasojë e mos kontrollimit të cilësisë së ushqimeve nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i cili është përgjegjës për mbikëqyrjen e sigurisë ushqimore në Shqipëri.

Por, mesa duket ky institucion ka vendosur të qëndrojë i verbër ndaj ankesave të qytetarëve e duke sjellë kështu një treg të pushtuar me produkte të cilësisë së ulët e duke minimizuar opsionet e qytetarëve për të zgjedhur produktet e tyre.

Rasti më flagrant ishte së fundmi ku sipas portalit “RASFF” i Bashkimit Evropian, është shitur mish pule i infektuar me salmonelë në rrjetin e dyqaneve “KFC” në Shqipëri. Pyetja që ngrihet është se si është e mundur që ka kaluar doganën shqiptare pa u vënë re nga asnjë kontroll ose institucion zyrtar?

Nga ana tjetër, vonesa e kompanisë LIDL ka ardhur si pasojë e oligarkëve që po tentojnë me të gjitha mënyrat të mos lejojnë futjen e kompanisë gjermane në tregun shqiptar, sepse kjo do të sjellë një ulje drastike të fitimeve të tyre e një tronditje tek bizneset personale duke përfshirë këtu: cilësinë e produkteve, çmimin e tyre dhe kontrollet nga institucionet.

Ndërkohë mbetet për t’u parë deri kur do të mund ta “ndalojnë” futjen e kësaj kompanie në tregun shqiptar.

/GazetaReforma

The post “Lidl” vjen në Shqipërinë e oligopoleve, por pse u vonua deri më sot ky investim? appeared first on iconstyle.al.

Aventurat s’mbarojnë për Arjan Konomin!I ngatërrojnë emrin, mbetet pa jelek shpëtimi

By: gaze tare
16 September 2024 at 15:20

Udhëtimet e Arjan Konomit nëpër botë po bëhen akoma më interesante. Teksa desh e ngatërruan duke e dërguar në një vend tjetër (lexo këtu), Arjani ka ndarë një episod teksa shihet se ia ngatërrojnë emrin e më pas përfundon pa jelek shpëtimi.

Më ngatërrojnë emrin dhe unë ngatërroj gruan e tjetrit. Çfarë na japin për të pirë!”– shkruan Konomi.

Më pas ai thotë: ‘Po vëj re se të gjithë kanë jelekun e shpëtimit, vetëm mua s’ma kanë dhënë. Nisi dita me aventurë”

@arjankonomi_ #arjankonomi #panama #america #travelling #bocasdeltoro #trip #vacation #caribbean #viral_video ♬ original sound – arjan konomi

The post Aventurat s’mbarojnë për Arjan Konomin!I ngatërrojnë emrin, mbetet pa jelek shpëtimi appeared first on iconstyle.al.

Nuk është Bad Bunny! Kendall Jenner po ribashkohet me këtë ish të dashur?

By: gaze tare
16 September 2024 at 14:27

Kendall Jenner dhe ish i dashuri Devin Booker kanë rindezur thashethemet për pajtim pasi u panë së bashku gjatë një darke gjatë fundjavës. Supermodelja, u pa duke darkuar me yllin e Phoenix Suns në Miami.

Jenner dhe Booker shijuan ushqimin përballë njëri-tjetrit në restorantin luksoz Four Seasons. Modelja e Victoria’s Secret kishte veshur një bluzë të thjeshtë të zezë me mëngë të gjata, me syze, ndërsa flokët e saj biondë plotësonin pamjen. Devin kishte veshur një bluzë të zezë me mëngë të gjata.

Dyshja, kishte lidhjen nga viti 2020 deri në 2022. Ajo më parë ka qenë e lidhur me Bad Bunny në fillim të vitit 2023, por marrëdhënia e tyre u kris në dhjetor.

The post Nuk është Bad Bunny! Kendall Jenner po ribashkohet me këtë ish të dashur? appeared first on iconstyle.al.

“Show humori të ri”/Agron Llakaj prezanton projektin e ri, largohet nga Vizion Plus?

By: gaze tare
16 September 2024 at 13:28

Aktori i humorit Agron Llakaj do të vijë këtë sezon me një emision të ri humori. Ai ka postuar në Instagram një video promo ku shkruhet “Së shpejti me një show humori të ri”.

Mirëpo, ai nuk ka zbuluar më shumë detaje, as emrin dhe as bashkëpuntorët që do ketë në këtë projekt. Ende nuk dihet nëse ky show do zhvillohet në ekranin e Vizion Plus, apo në ndonjë media tjetër.

Kujtojmë se pak muaj më parë Agron Llakaj pësoi një humbje të madhe, atë të bashkëshortes. Por mesa duket ai po vijon karrierën dhe pasionin për humorin, përmes emisioneve të tilla.

The post “Show humori të ri”/Agron Llakaj prezanton projektin e ri, largohet nga Vizion Plus? appeared first on iconstyle.al.

Me video/ Shakirën e filmojnë poshtë fustanit, artistja “braktis” skenën

By: gaze tare
16 September 2024 at 12:54

Këngëtarja e njohur Shakira është përballur së fundmi më një situatë jo të mirë gjatë performancës së saj. Teksa 47-vjeçarja ishte duke kërcyer nën tingujt e këngës “Soltera”, ajo vuri re një nga fansat i cili po e filmonte poshtë fustanit të shkurtër që kishte veshur.

Ylli u pa të ndalonte së kërcyeri teksa mbante fustanin e saj me të dyja duart dhe tundi kokën ndaj fansave, për tu treguar se e kishte parë se çfarë po bënin.

Pas kësaj Shakira u pa të largohej nga skena ku u shoqërua nga sigurimi. Pasi videot shkuan virale në rrjetet sociale, fansat u treguan të rreptë në komentet poshtë tyre duke dalë në mbrojtje të Shakirës.

Ja momenti me video:

.@shakira #Miami #Shakira ⚡ pic.twitter.com/842XQ98rRo

— Paky 💎 (@PakyShak2) September 15, 2024

Kujtojmë që në qershor këngëtarja tha se nuk është plotësisht gati për një marrëdhënie dashurie, por shtoi se mund të jetë e hapur për një një të tillë. Shakira i dha fund lidhjes së saj me Gerard Pique 2 vite më parë.

The post Me video/ Shakirën e filmojnë poshtë fustanit, artistja “braktis” skenën appeared first on iconstyle.al.

Lista/ Njihuni me njerëzit më të pasur në planet, ja kush kryeson

By: gaze tare
16 September 2024 at 12:29

Në vitin 2024, njerëzit më të pasur në planet panë që pasuria e tyre u rrit në mënyrë dramatike, me vetëm një përjashtim. Në krye të listës është Elon Musk, me një pasuri prej 245 miliardë dollarësh. Rritja prej 16.4 miliardë dollarësh në vitin 2024 i atribuohet kryesisht rritjes së vlerës së aksioneve të kompanive të tij, Tesla dhe SpaceX .

Më pas është Jeff Bezos, pasuria e të cilit arriti në 201 miliardë dollarë, një rritje prej 24.4 miliardë dollarësh. Bezos mbetet në qendër të skenës financiare globale si themeluesi i Amazon.

Në vendin e tretë është Bernard Arnault, i vetmi nga 15 që pa pasurinë e tij të ulet me 10.1 miliardë dollarë, duke arritur në 197 miliardë dollarë. Arnaud mbetet një nga lojtarët më të fortë në hapësirën luksoze me grupin LVMH.

Mark Zuckerberg renditet i katërti, pasi ka rritur pasurinë e tij me 59.9 miliardë dollarë në vitin 2024, kryesisht falë suksesit të Metës. Në vendin e pestë është Bill Gates, me një pasuri prej 158 miliardë dollarësh, i ndjekur nga Larry Ellison i Oracle, pasuria e të cilit arriti në 153 miliardë dollarë.

Lista vazhdon me emra si Larry Page i Google, Steve Ballmer i Microsoft, Warren Buffett i Berkshire Hathaway dhe Sergey Brin i Alphabet.

Jensen Huang i Nvidia bëri fitimin më të madh, me pasurinë e tij që u rrit me 69.9 miliardë dollarë në 114 miliardë dollarë.

Mukesh Ambani, Michael Dell, Gautam Adani dhe Amancio Ortega plotësojnë këtë listë mbresëlënëse, ku secili ruan ose rrit pasurinë e tyre deri në vitin 2024.

Pavarësisht dallimeve në origjinën e pasurisë së tyre, e përbashkëta e këtyre 15 njerëzve është aftësia e tyre e vazhdueshme për të investuar në mënyrë strategjike dhe për të përfituar nga tendencat ekonomike ndërkombëtare, me përjashtim të vetëm Bernard Arnault, i cili ka një rënie të lehtë të pasurisë së tij.

The post Lista/ Njihuni me njerëzit më të pasur në planet, ja kush kryeson appeared first on iconstyle.al.

Vesi i keq që mund të rrisë rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit

By: gaze tare
16 September 2024 at 12:04

A mund ta imagjinoni se një zakon i thjeshtë, ndoshta i përditshëm, të cilit mund të mos i keni kushtuar shumë vëmendje, mund të ketë një efekt afatgjatë në shëndetin e trurit tuaj? Jo, nuk është ndonjë zbulim novator apo një dietë e re. Është një zakon aq i thjeshtë sa… kruajtja e hundës. Duket e çuditshme, por hulumtimet e fundit sugjerojnë se ky zakon mund të lidhet me rrezikun e zhvillimit të sëmundjes Alzheimer, një gjendje serioze neurodegjenerative që prek miliona njerëz në mbarë botën.

Kruajtja e hundës shpesh konsiderohet një zakon i pafajshëm. Megjithatë, sipas një studimi të fundit të publikuar në Gazetën Amerikane të Shkencave Mjekësore, shkencëtarët argumentojnë se kjo praktikë e përditshme mund të lidhet me rrezikun e zhvillimit të sëmundjes Alzheimer. Studimi u krye nga studiues nga Instituti i Shërbimeve të Shkencave Mjekësore në Pakistan dhe Korporata Mjekësore Hamad në Katar. Teoria qendrore e këtij hulumtimi është se mikrobet e bartura nga gishtat në hundë mund të hyjnë në tru përmes zgavrës së hundës. Atje, ato mund të shkaktojnë inflamacion që, me kalimin e kohës, dëmton qelizat e trurit dhe kontribuon në zhvillimin e demencës.

Kjo ide bazohet në prova që tregojnë se mikroorganizmat patogjenë, si viruset herpes dhe koronaviruset, mund të transferohen nga hunda në tru. Studiuesit theksojnë se këto mikroorganizma mund të shkaktojnë reaksione inflamatore të lidhura me sëmundjen e Alzheimerit. Megjithatë, studimet janë ende të kufizuara dhe nevojiten më shumë kërkime për të konfirmuar këtë lidhje.

Këshilla për parandalimin

Pavarësisht nga pasiguria që rrethon lidhjen midis kruajtjes së hundës dhe sëmundjes së Alzheimerit, shkencëtarët bien dakord se ndjekja e rregullave bazë të higjienës është e rëndësishme për ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm. Në veçanti, larja e duhur dhe e shpeshtë e duarve është një masë e thjeshtë por efektive që mund të reduktojë transmetimin e mikrobeve dhe baktereve që mund të hyjnë në hundë dhe të shkaktojnë infeksione.

The post Vesi i keq që mund të rrisë rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit appeared first on iconstyle.al.

Shpërndante kokainë për klientët VIP! Arrestohet ish-konkurrenti i ‘BBVA’

By: gaze tare
16 September 2024 at 11:19

Armand Haderllari është arrestuar në kuadër të operacionit “Tempulli 4”.

Ai është i njohur si pjesëmarrës në edicionin e Big Brother Albania në vitin 2010. Haderllari punonte si menaxher i lokaleve të njohura të natës në zonën e ish-Bllokut. Përveç rolit si menaxher, Haderllari ishte edhe shpërndarës i kokainës.

Klientët e tij ishin kryesisht VIP-a të njohur, frekuentues të jetës së natës në kryeqytet. Haderllari u siguronte atyre doza kokaine, çmim që shkonte deri ne 12 mijë për 1 gram.


Antidroga e Tiranës po heton për persona të tjerë të shpërdarjes së drogës, si bashkëpunëtor të Haderllarit.

The post Shpërndante kokainë për klientët VIP! Arrestohet ish-konkurrenti i ‘BBVA’ appeared first on iconstyle.al.

“Dritat e syve të mi”/ Endrik Beba ndan me publikun fotot e dy fëmijëve

By: gaze tare
16 September 2024 at 10:40

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Endrik Beba ka ndarë me publikun foto të dy fëmijëve të tij. Liami dhe Dream janë dy fëmijët që ai ka nga marrëdhënie të ndryshme (lexo këtu).

Dritat e syve të mi”- shkruan Endriku përkrah fotove.

Këngëtari foli gjatë kohës kur ishte në “BBV” për periudhën e vështirë që ka kaluar madje u shpreh se ka qëndruar 3 vite pa parë të birin, të cilin e ka me ish-bashkëshorten. Ai tregoi se djalin e dërguan në Greqi për të marrë kurim, ndërsa vetë qëndroi në Shqipëri sepse i duhej të fitonte para për shpenzimet.

Kisha 3 vite pa e parë, e kam mjekuar në Greqi sepse ka qenë shumë sëmurë. Një vit para se të dilte COVID u sëmurë, ka qenë shumë alergjik. Nëse vraponte 10 metra, binte në tokë, vuante nga asmta. Provuam të gjitha spitalet këtu s’po i jepnin zgjidhje, e dërguan në Greqi dhe ia gjetën problemin. U bë mirë pas mjekimit. Por që të shërohej plotësisht duhet të bënte mjekim që zgjaste 6-7 muaj aty. Unë isha i detyruar të punoja këtu, sepse kush do të paguante, gjyshin, gjyshen, mamin”, tha ai.

Ndërsa në lidhje me partneren aktuale, ai ka treguar se janë njohur në një varrim dhe bisedat mes tyre kanë nisur më vonë, duke rezultuar në një lidhje dashurie.

Jemi njohur në varrim, ishte njohja aty dhe mbas disa kohësh kemi pasur mundësi të fillonim të flisnim. Kisha koncert një natë më para, impakti i parë në bisedë, pyetja që më bëri Klea ishte “Ju jeni diplomat”, i thashë asnjë lidhje me diplomatin, komplet e kundërta. Pastaj jemi takuar më mbrapa”, tha ai.

Këngëtari nisi lidhjen e dashurisë me partneren e re, Klean, pas ndarjes nga ish-bashkëshortja e tij, Redina, me të cilën ka edhe një djalë 7-vjeçar Liam. Lajmi se këngëtari ishte ndarë nga bashkëshortja u bë publik në vitin 2022, ndërsa po atë vit ai zbuloi edhe romancën me partneren e re.

The post “Dritat e syve të mi”/ Endrik Beba ndan me publikun fotot e dy fëmijëve appeared first on iconstyle.al.

❌
❌