❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 September 2024Main stream

Ukraina shkatĂ«rron njĂ« depo tĂ« madhe armĂ«sh nĂ« Rusi, nĂ« zjarr dhe tym qindra raketa ‘Iskander’

18 September 2024 at 21:05

Gaseta Si – Teksa presin raketat perĂ«ndimore, ukrainasit godasin nĂ« thellĂ«si tĂ« RusisĂ« me njĂ« flotĂ« dronĂ«sh tĂ« prodhuar nĂ« shtĂ«pi. KĂ«tĂ« tĂ« mĂ«rkurĂ«, rezultati ishte i shkĂ«lqyer nga kĂ«ndvĂ«shtrimi i Kievit.

NASA regjistroi një rritje të temperaturës në një sipërfaqe prej 14 kilometrash katrorë.

Mediat sociale ruse treguan diçka të ngjashme me kërpudhat e një shpërthimi atomik, vetëm se ishte e gjitha zjarr dhe përplasjet dhe shpërthimet vazhduan për orë të tëra.

Sipas inteligjencĂ«s ukrainase, dronĂ«t e saj goditĂ«n dhe “fshinĂ« nga faqja e dheut” njĂ« depo tĂ« madhe armĂ«sh ruse nĂ« Toropets, nĂ« rajonin rus Tver, tĂ« paktĂ«n 600 kilometra nĂ« veri tĂ« kufirit ukrainas. 300 kilometra tĂ« tjera dhe droni mbĂ«rrinte nĂ« ShĂ«n Petersburg.

Moska nuk komentoi, informacioni është nën sekretin ushtarak, por nëse Kievi dëgjonte, qindra raketa Iskander, bomba ajrore rrëshqitëse dhe artileri më të thjeshta u goditën dhe lanë pas tym të dendur.

Sipas vëzhguesve perëndimorë, efekti i shpërthimit duket i njëjtë me atë të 200/240 tonë eksploziv të fortë.

Bombat më të zakonshme rrëshqitëse të përdorura nga Moska përmbajnë rreth gjysmë ton eksploziv, raketat madje 900 kilogramë.

Duke bërë pak matematikë, mund të ishin shkatërruar të paktën gjysmë miliardë municione, të mjaftueshme për të ndezur zjarrin rus për rreth dhjetë ditë.

Arsenali qĂ« shkaktoi nĂ« tym, duhet tĂ« ishte mbrojtur nga njĂ« strukturĂ« betoni i pĂ«rforcuar i aftĂ« pĂ«r t’i rezistuar raketave dhe madje edhe bombave bĂ«rthamore.

E ndërtuar në vitin 2018, nënsekretari i Mbrojtjes i Moskës në atë kohë tani akuzohet për korrupsion.

The post Ukraina shkatĂ«rron njĂ« depo tĂ« madhe armĂ«sh nĂ« Rusi, nĂ« zjarr dhe tym qindra raketa ‘Iskander’ appeared first on Gazeta Si.

Aksident me vdekje në Unazën Plepa-Shkozet, 64-vjeçari rrëzohet nga motori

18 September 2024 at 19:50

Gazeta Si – NjĂ« aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e kĂ«saj tĂ« mĂ«rkure nĂ« UnazĂ«n Plepa-Shkozet, ku raportohet se ka humbur jetĂ«n drejtuesi i njĂ« motomjeti.

Sipas informacioneve të policisë, viktima është një 64-vjeçar.

“Rreth orĂ«s 18:00, nĂ« lagjen nr. 13 DurrĂ«s, shtetasi L. Z., 64 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe Ă«shtĂ« rrĂ«zuar. Si pasojĂ« 64-vjeçari ka humbur jetĂ«n”, – njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

The post Aksident me vdekje në Unazën Plepa-Shkozet, 64-vjeçari rrëzohet nga motori appeared first on Gazeta Si.

Valë emërimesh dhe shkarkimesh zv.ministrash në qeveri, njëra prej tyre u promovua nga Rama në Asamblenë e PS

18 September 2024 at 19:36

Gazeta Si – Kryeministri Edi Rama ka bĂ«rĂ« ndryshime dhe emĂ«rime tĂ« reja nĂ« kabinetin qeveritar, ku ka shkarkuar nga detyra dy zĂ«vendĂ«sministre, ndĂ«rsa ka emĂ«ruar disa zĂ«vendĂ«sministra.

Në një njoftim në fletoren zyrtare, thuhet se janë larguar nga detyra dy zv/ministret e Turizmit Vilma Bello dhe Almira Xhembulla.

NĂ« vend tĂ« tyre janĂ« emĂ«ruar Ilva Gjuzi zĂ«vendĂ«sministre e Turizmit dhe Mjedisit dhe Sofjan Jaupaj. Jaupaj mbante mĂ« herĂ«t detyrĂ«n “Drejtor pĂ«r Çështjet Ekonomike dhe ShĂ«rbimet MbĂ«shtetĂ«se te Ministria e Turizmit”.

Sa i takon Gjuzit, ajo u prezantua në mbledhjen e fundit të Asamblesë së PS nga Edi Rama si nënkryetare e Asamblesë dhe u promovua në media ditët e fundit si e ardhmja e Partisë Socialiste.

Ndryshime janë bërë edhe në Ministrinë e  Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ku është larguar nga posti i zv.ministrit të këtij dikasteri Endrit Yzeiraj, i cili është emëruar si zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Në vend të tij për postin e Zëvendësministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit është emëruar Blerta Rama.

NdĂ«rkohĂ«, nĂ« MinistrinĂ« pĂ«r EvropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme Ă«shtĂ« emĂ«ruar edhe Silda Çepe (Anagnosti).

Dy emërimet e reja në Ministrinë e Jashtme, zëvendësojnë Besar Kadinë dhe Artemis Malon, të cilët janë emëruar më herët ambasadorë njëri në Azerbajxhan dhe tjetra në Kanada. 

The post Valë emërimesh dhe shkarkimesh zv.ministrash në qeveri, njëra prej tyre u promovua nga Rama në Asamblenë e PS appeared first on Gazeta Si.

Covid-19 dhe pasojat në zemër, ekspertët: D dimer i lartë, shkak për arrestet kardiake

18 September 2024 at 18:57

Gazeta Si – Sipas njĂ« studimi tĂ« publikuar nĂ« ‘British Medical Journal’, arresti kardiak Ă«shtĂ« i zakonshĂ«m te pacientĂ«t me Covid-19 nĂ« gjendje kritike dhe shoqĂ«rohet gjithashtu me mbijetesĂ« tĂ« dobĂ«t.

Konkretisht, studiuesit analizuan të dhënat e 5,019 pacientëve të rritur, me Covid-19 në gjendje kritike, të shtruar në njësitë e terapisë intensive të 68 spitaleve amerikane.

 Rezultatet kanë treguar se 14% e atyre pacientëve përjetuan arrest kardiak brenda 14 ditëve nga pranimi në ICU.

Nga këta pacientë, pak më shumë se gjysma (57%) janë trajtuar me reanimacion kardiopulmonar.

 Krahasuar me pacientĂ«t qĂ« nuk vuanin nga arresti kardiak nĂ« spital, ata qĂ« e pĂ«rjetuan atĂ« ishin mĂ« tĂ« moshuar (63 vjeç, pĂ«rkundĂ«r 60 vjeç), kishin mĂ« shumĂ« sĂ«mundje bashkĂ«shoqĂ«ruese dhe mĂ« shumĂ« mundĂ«si pĂ«r t’u shtruar nĂ« spitale me mĂ« pak shtretĂ«r nĂ« terapi intensive.

Sipas autorëve të studimit, ky është një aspekt i rëndësishëm sepse sugjeron se si burimet spitalore, stafi, përvoja dhe faktorë të tjerë të ngjashëm mund të kenë ndikim të rëndësishëm.

Për më tepër, mes pacientëve që morën reanimacion kardiopulmonar, të cilët ishin më të rinj se ata që nuk e morën (61 vjeç, përkundër 67 vjeç), vetëm 12% mbijetuan pas daljes nga spitali dhe vetëm 7% janë larguar nga spitali me status neurologjik normal ose mesatarisht të dëmtuar.

Të mbijetuarit, shumica e të cilëve kishin nevojë për një cikël të shkurtër reanimimi, ishin të një moshe tjetër nga ata që nuk ia kanë dalë: 21% ishin nën 45 vjeç, krahasuar me 3% me moshë 80 vjeç e sipër.

D dimer dhe arresti kardiak, ja lidhja

Sipas ekspertëve të shëndetit publik, gjatë pandemisë së koronavirusit në vendin tonë është rritur ndjeshëm numri i pacientëve me probleme kardiovaskulare.

Një nga shkaqet e arrestit kardiak sipas tyre është rritja e D dimer.

‘QĂ« nga fillimi i pandemisĂ« Covid-19, pĂ«rfshirja e D-dimerit si njĂ« biomarker i prognozĂ«s dhe monitorimit tĂ« rrjedhĂ«s sĂ« kĂ«saj viremie ka rezultuar shumĂ« i dobishĂ«m. NĂ« njĂ« numĂ«r tĂ« caktuar pacientĂ«sh janĂ« vĂ«rejtur vlera tĂ« larta tĂ« D-dimerit dhe tendencĂ« pĂ«r tĂ« formuar mpiksje gjaku.

Me infeksionin e Covid-19, shpesh ndodhin komplikime, të shoqëruara me trombozë të venave dhe arterieve në të gjitha pjesët e trupit.

 U zbulua se vetë virusi është në gjendje të inicojë procesin e koagulimit dhe kështu të çojë në formimin e një trombi.

Nga ana tjetër, dihet se një përgjigje e fortë inflamatore e trupit mund të dëmtojë enët e gjakut dhe të fillojë procesin e trombozës në to dhe manifestohet pas lodhjes afatgjatë, shtrirjes së gjatë, çrregullimeve të përbërjes së gjakut dhe rritjes së viskozitetit. deri te temperatura e lartë dhe dehidratimi.

Në pacientët me pasqyrë klinike më të theksuar, virusi Covid-19, përveçse shkakton ndryshime në mushkëri, mund të prekë ndjeshëm sistemin venoz dhe atë arterial. Ndryshimet që mund të ndodhin janë stuhi citokine, ndërprerje e kaskadës së koagulimit dhe komplikime trombotike.

 Gjithashtu është vënë re se komplikimet janë më të shpeshta tek personat që tashmë kanë probleme me enët e gjakut, si diabetikët, personat që vuajnë nga tensioni i lartë, disa sëmundje autoimune etj.

Gjatë epidemisë së Covid-19, u kryen studime të shumta shkencore që treguan se ekziston një korrelacion midis vlerave të ngritura të D-dimerit dhe ashpërsisë së sëmundjes.

 ËshtĂ« konfirmuar se vlerat qĂ« janĂ« shumĂ« tĂ« larta (5 herĂ« mĂ« tĂ« larta se normalja) nĂ« pacientĂ«t me Covid-19 kanĂ« njĂ« shans mĂ« tĂ« lartĂ« pĂ«r njĂ« pĂ«rfundim tĂ« keq.

Por a është arresti kardiak, infarkt?

Mjekët ekspertë thonë se arresti kardiak nuk është infarkt, edhe pse mund të çojë në një të tillë.

“Infarkti shkaktohet nga njĂ« arterie e bllokuar qĂ« ndĂ«rpret furnizimin me gjak tĂ« muskulit tĂ« zemrĂ«s. Kjo nuk Ă«shtĂ« domosdoshmĂ«risht vdekjeprurĂ«se.

Arresti kardiak ndodh kur ritmi i zemrĂ«s ndĂ«rpritet. Shansi pĂ«r tĂ« mbijetuar Ă«shtĂ« mĂ« pak se 6 pĂ«r qind, kur ndodh jashtĂ« mjedisit tĂ« spitalit”, thonĂ« ekspertĂ«t.

Ata theksojnë se duhet shkuar menjëherë në spital, pasi nëse kalojnë 10 minuta nga arresti, njeriu pëson dëmtime të pakthyeshme dhe mbetet gjithë jetën në koma.

“NjerĂ«zit nuk duhet ta neglizhojnĂ« dhimbjen e gjoksit. Nga 6 deri nĂ« 10 minuta, truri i njeriut fillon tĂ« pĂ«sojĂ« dĂ«mtime. Kjo çon nĂ« rrezik tĂ« jetĂ«s, por edhe nĂ« invalitet shumĂ« tĂ« madh. Pas 10 minutash, dĂ«mtimet janĂ« tĂ« pakthyeshme, qĂ« do tĂ« thotĂ« se personi mund tĂ« kthehet nĂ« jetĂ«, por nuk do tĂ« zgjohet asnjĂ«herĂ«, pra do tĂ« jetĂ« gjithĂ« jetĂ«n nĂ« koma. NĂ« njĂ« vit, nĂ« ShqipĂ«ri vdesin 3 mijĂ« njerĂ«z nga dhimbja e gjoksit’, thonĂ« ekspertĂ«t e shĂ«ndetit publik.

Si ta njohim arrestin kardiak?

Para se personi të shkojë në arrest kardiak, ka një periudhë të shkurtër që i shfaqen shenjat, dhe nëse nuk shkon në spital, mund të rrezikojë jetën.

Nëse kemi dhimbje gjoksi, sidomos kur zgjat mbi 20 minuta, dhimbje që drejtohet drejt nofullave, shpatullave, qafës, në përqindjen më të madhe është problem kardiak. Djersitje, lodhje, sidomos kur e ndjejmë dhimbjen në qetësi është akoma më e rrezikshme.

Çdo gjimbje gjoksi konsiderojeni kardiak

Arresti kardiak është një humbje e menjëhershme e papritur e funksionit të zemrës dhe bashkë me të dhe e frymëmarrjes dhe vetëdijes. Në përgjithësi ndodh për shkak të një problemi elektrik të zemrës gjë që çon në ndërprerjen e pompimit të gjakut duke e ndaluar atë të shkojë në pjesën tjetër të trupit. Arresti kardiak ndryshon nga ataku kardiak. Ataku kardiak ndodh kur kemi ndërprerje të furnizimit me gjak të një pjese të muskujve të zemrës, kjo mund të shkaktojë dhe problemet elektrike të zemrës që çon në arrest kardiak.

Arresti kardiak është një emergjencë mjekësore. Nëse nuk trajtohet menjëherë shkakton vdekje të menjëhershme. Me një ndërhyrje të shpejtë dhe të duhur mjekësore mbijetesa është e mundur. Administrimi i resusitacionit kardiopulmonar CCPR, trajtimi me defribilator ose dhe vetëm masazhi në gjoks rrit shanset e mbijetesës.

Simptomat

Simptomat e arrestit kardiak janë të menjëhershme dhe drastike si dhe përfshijnë:

Humbje të menjëhershme të vetëdijes

Mungesë të pulsit

Mungesa e frymëmarrjes

Arresti kardiak shpesh ndodh pa simptoma paraprake, por në një pjesë të rasteve janë disa simptoma që paraprijnë. Ato janë: lodhje të fikët, marrje mendsh, paqartësi, marrje fryme, dhembje kraharori, rraje të shpejta.

Kur duhet të konsultohemi me mjekun

Nëse një person ka episode të shpeshta të dhembjes së kraharorit, rrahje zemre të shpejta ose të çrregullta, marrje fryme, të fikët ose ndjesi të kësaj gjendjeje, marrje mendsh ose paqartësi, atëherë duhet të konsultoheni sa më shpejt me mjekun tuaj.

Kur zemra ndalon së punuari mungesa e gjakut të oksigjenuar (të pastër) mund të shkaktojë dëmtim të trurit vetëm në disa minuta. Vdekja ose dëmtimi permanent i trurit ndodhin brenda 4-6 minutash. Koha është vendimtare kur një person humbet vetëdijen dhe nuk merr frymë, në këtë moment duhet ndërhyrë patjetër.

Si duhet të veprojmë

Telefononi menjëherë urgjencën nëse shikoni dikë që ka humbur vetëdijen dhe nuk i përgjigjet asnjë stimuli.

Bëni masazh kardiopulmonar (CPR). Kontrolloni me shpejtësi nëse personi jokoshient merr frymë. Nëse vëreni se ai nuk merr frymë filloni CPR. Shtypni në të dyja duart shpejt dhe fort në kraharorin e personit në një frekuence 100-120 shtypje numerike vazhdoni të kryeni masazhin kardiak derisa të paraqitet personeli mjekësor.

PĂ«rdorni defribilatorin portabĂ«l. Ekzistenca e defribilatorit portabĂ«l Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme. Defribilimi ose dhĂ«nia e goditjes elektrike Ă«shtĂ« gjĂ«ja mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« duhet t’i bĂ«het njĂ« personi me arrest kardiak. NĂ«se kjo goditje kryhet brenda 3 minutave tĂ« para tĂ« arrestit kardiak rreth 75% e personave mbijetojnĂ«, nĂ« rastet kur goditja elektrike kryhet pas 3 minutave tĂ« arrestit kardiak mundĂ«sia e mbijetesĂ«s ulet nĂ« 30-40%.

The post Covid-19 dhe pasojat në zemër, ekspertët: D dimer i lartë, shkak për arrestet kardiake appeared first on Gazeta Si.

Valë tjetër shpërthimesh të pajisjeve (solare) në Liban, 14 viktima dhe rreth 450 të plagosur

18 September 2024 at 18:42

Gazeta Si – Pajisje elektronike kanĂ« shpĂ«rthyer nĂ« njĂ« valĂ« tĂ« dytĂ« shpĂ«rthimesh tĂ« mĂ«rkurĂ«n nĂ« pjesĂ« tĂ« shumta tĂ« Libani dhe nĂ« Bejrut, thanĂ« zyrtarĂ«t e Hezbollahut dhe mediat shtetĂ«rore.

Së paku 14 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 450 të tjerë janë plagosur nga shpërthimet e reja të mërkurën, tha Ministria e Shëndetësisë e Libanit.

Sipas tyre, radiolidhje dhe pajisje solare kanĂ« shpĂ«rthyer tĂ« mĂ«rkurĂ«n, njĂ« ditĂ« pasi qindra pejxherĂ« – pajisje tĂ« telekomunikimit me valĂ« – shpĂ«rthyen.

Disa shpërthime u dëgjuan në Bejrut në varrimin e tre anëtarëve të Hezbollahut dhe një fëmije të vrarë nga shpërthimi i pejxherëve një ditë më parë, sipas gazetarëve të Associated Press në vendin e ngjarjes.

Një fotograf i Associated Press në jug të qytetit bregdetar, Sidon, tha se një veturë dhe një dyqan u dëmtuan pasi pajisje elektronike brenda tyre shpërthyen të mërkurën.

NjĂ« zyrtar i Hezbollahut – grupit libanez tĂ« shpallur organizatĂ« terroriste nga Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s – tha pĂ«r Associated Press se radiolidhje tĂ« pĂ«rdorura nga ky grup shpĂ«rthyen.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Libanit raportoi se sistemet e energjisë diellore shpërthyen nëpër shtëpi në disa pjesë të Bejrutit dhe në jug të Libanit, duke e plagosur një vajzë.

Shpërthimet e reja ndodhën në një kohë kur Libani është i zemëruar dhe i hutuar pas sulmeve të së martës me pejxherë, të cilat duket se ishin një sulm izraelit ndaj anëtarëve të Hezbollahut që shkaktoi viktima edhe në mesin e civilëve.

Së paku 12 njerëz u vranë, përfshirë dy fëmijë, dhe rreth 3.000 u plagosën, pasi qindra pejxherë të përdorur nga anëtarët e Hezbollahut shpërthyen njëkohësisht kudo që ishin: nëpër shtëpi, vetura, dyqane e kafene.

KĂ«to sulme, tĂ« cilat s’i ka komentuar Izraeli, kanĂ« shtuar frikĂ«n se konflikti mes Izraelit dhe Hezbollahut mund tĂ« pĂ«rshkallĂ«zojĂ« nĂ« njĂ« luftĂ« tĂ« pĂ«rgjithshme.

Hezbollahu dhe qeveria libaneze kanë fajësuar Izraelin për atë që u duk të ketë qenë një sulm i sofistikuar nga largësia.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Shtetet e Bashkuara janë duke i vlerësuar shpërthimet e pejxherëve të martën në Liban.

Izraeli filloi zhvendosjen e më shumë trupave në kufirin e vet me Libanin të mërkurën, si masë parandaluese, sipas një zyrtari izraelit i cili foli në kushte anonimiteti.

Hezbollah dhe forcat izraelite kanë shkëmbyer zjarr pothuajse çdo ditë prej 8 tetorit, një ditë pas një sulmi vdekjeprurës të udhëhequr nga Hamas në jug të Izraelit, i cili e nxiti një luftë në Gazë.

Prej atëherë, qindra persona janë vrarë nga sulmet në Liban dhe dhjetëra nga ato në Izrael. Dhjetëra mijëra njerëz janë zhvendosur nga të dyja anët e kufirit. Hamas dhe Hezbollah janë aleatë dhe të dy mbështeten nga Irani.

LiderĂ«t izraelitĂ« kanĂ« bĂ«rĂ« disa paralajmĂ«rime gjatĂ« javĂ«ve tĂ« fundit se mund t’i shtojnĂ« operacionet kundĂ«r Hezbollahut nĂ« Liban, duke thĂ«nĂ« se duhet t’u japin fund shkĂ«mbimeve zjarrit, pĂ«r t’ua mundĂ«suar njerĂ«zve tĂ« kthehen nĂ« shtĂ«pitĂ« e tyre pranĂ« kufirit./REL/

The post Valë tjetër shpërthimesh të pajisjeve (solare) në Liban, 14 viktima dhe rreth 450 të plagosur appeared first on Gazeta Si.

Vodhën sende me vlerë rreth 15 mijë euro në një banesë, arrestohen 3 të rinj në Tiranë

18 September 2024 at 16:53

Gazeta Si – Tre persona janĂ« arrestuar kĂ«tĂ« tĂ« mĂ«rkurĂ« nĂ« TiranĂ«, pasi dyshohen se kanĂ« vjedhur sende me vlerĂ« 15 mijĂ« euro nĂ« njĂ« banesĂ«. NĂ« pranga ka rĂ«nĂ« dhe njĂ« 34-vjeçar, pronar i njĂ« argjendarie, i cili dyshohet se ka blerĂ« sendet e vjedhura nga 3 autorĂ«t e dyshuar.

Policia tha se ka sekuestruar sendet e vjedhura, automjetin me të cilin dyshohet se kanë lëvizur autorët, veshjet që kanë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve, si dhe aparatet e tyre celulare.

GjatĂ« operacionit “Falco”, u arrestuan shtetasit:

– L. B., 25 vjeç, E. X., 21 vjeç, dhe D. M., 23 vjeç, tĂ« tre banues nĂ« FushĂ« KrujĂ«, pĂ«r veprĂ«n penale “Vjedhja” kryer nĂ« bashkĂ«punim, parashikuar nga neni 134/25 e Kodit Penal;

– F. C., 34 vjeç, banues nĂ« FushĂ« KrujĂ«, pĂ«r veprĂ«n penale “Pastrimi i produkteve tĂ« veprĂ«s penale ose veprimtarisĂ« kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore dyshohet se, mĂ« datĂ« 13.09.2024, nĂ« rrugĂ«n “Astrit Losha”, shtetasi D. B., ka ruajtur shtetasin L. B., i cili ka hyrĂ« nĂ« njĂ« banesĂ« dhe ka vjedhur sende me vlerĂ« (çanta tĂ« markave tĂ« kushtueshme dhe aksesorĂ« tĂ« tjerĂ«) me vlerĂ« rreth 15 000 euro. MĂ« pas bashkĂ«punĂ«tori i tyre, shtetasi E. X., ka marrĂ« kĂ«ta dy shtetas me automjet dhe i ka larguar nga vendi i ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa nga sendet e vjedhura të gjetura në dyqanin e shtetasit F. C.

The post Vodhën sende me vlerë rreth 15 mijë euro në një banesë, arrestohen 3 të rinj në Tiranë appeared first on Gazeta Si.

Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit / Kuvendi shtyn seancën, PD shpall ditë zie 19 shtatorin

18 September 2024 at 16:47

Gazeta Si – Kuvendi i ShqipĂ«risĂ« ka shtyrĂ« seancĂ«n plenare tĂ« planifikuar pĂ«r ditĂ«n e enjte, duke hapur dyert pĂ«r homazhe nĂ« nder tĂ« ish-deputetit tĂ« PartisĂ« Demokratike, Gert Bogdani, i cili u nda nga jeta ditĂ«n kĂ«tĂ« tĂ« mĂ«rkurĂ«.

Ndërkohë, Kuvendi ka njoftuar se do të organizojë zhvillimin e homazheve ditën e enjte, ora 10:00-12:00, në sallën e seancave plenare.

“TĂ« nderuar kolegĂ«, Ju njoftojmĂ« se Kuvendi i ShqipĂ«risĂ« do tĂ« organizojĂ« zhvillimin e homazheve nĂ« nderim tĂ« ish deputetit Gerti Bogdani, nesĂ«r, ditĂ«n e enjte, ora 10:00-12:00, nĂ« sallĂ«n e seancave plenare”, thuhet ne njoftimine Kuvendit.

Sakaq, Partia Demokratike ka bërë me dije se flamujt në degën qendrore, por edhe në degët në rrethe, do të ulen në gjysmë shtizë në shenjë kujtimi për ish-deputetin Gerti Bogdani.

Po ashtu, mësohet se ceremonia mortore do të zhvillohet në orën 12:00 nesër.

The post Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit / Kuvendi shtyn seancën, PD shpall ditë zie 19 shtatorin appeared first on Gazeta Si.

Skandali te Onkologjiku, Apeli lĂ« nĂ« ‘arrest shtĂ«pie’ mjekun Edmond Gashi

18 September 2024 at 13:53

Gazeta Si- Gjykata e Posaçme e Apelit la nĂ« fuqi masĂ«n e sigurisĂ« “arrest nĂ« shtĂ«pi” pĂ«r Edmond Gashin, mjekun e akuzuar pĂ«r skandalin nĂ« Spitalin Onkologjik pĂ«r kontrabandĂ« ilaçesh, korrupsion dhe shpĂ«rdorim detyre.

NdĂ«rsa farmacistin Florian Marku, Apeli e liroi nga masa e “arrestit nĂ« shtĂ«pi” dhe caktoi pĂ«r tĂ« masĂ«n e “detyrimit pĂ«r paraqitje”.

PĂ«r tĂ« dyshuarit Brikena Qiriazi dhe Halil Gashi, Apeli vendosi tĂ« shfuqizojĂ« masĂ«n e sigurisĂ« “detyrim pĂ«r paraqitje”, duke i lĂ«nĂ« pa masĂ« sigurie.

NĂ« tĂ« njĂ«jtin vendim, Apeli i Posaçëm dĂ«rgon nĂ« GjykatĂ«n e LartĂ« pĂ«r shqyrtim tĂ« kompetencĂ«s lĂ«ndore tĂ« GjykatĂ«s sĂ« Posaçme pĂ«r kompetencĂ«n lĂ«ndore tĂ« pjesĂ«s sĂ« procedimit penal me objekt faktin penal tĂ« administrimit tĂ« burimit tĂ« “Kobaltit”, me persona nĂ«n hetim B.Q. dhe D.K.

Sipas hetimeve, të dyshuarit kishin ngritur një skemë abuzive të zvarritjes së trajtimit të të sëmurëve me kancer në Spitalin Onklologjik, me qëllim dërgimin e tyre në një klinikë private.

I njëjti hetim, zbuloi mosvënien në punë të pajisjes së kobalto-terapisë tek Onkologjiku, e instaluar prej vitit 2021, si edhe lënien e saj në një ambient të papërshtatshëm, duke u kthyer burim i rrezikshëm radioaktivitetit për stafin mjekësor dhe pacientët.

Po ashtu, nga hetimi u dokumentua kontrabandimin e ilaçeve të kancerit të spitalit dhe tregtimit e tyre në dy farmaci private. 

The post Skandali te Onkologjiku, Apeli lĂ« nĂ« ‘arrest shtĂ«pie’ mjekun Edmond Gashi appeared first on Gazeta Si.

Sot skadon afati i garës për kreun e Policisë së Shtetit, kush janë 8 kandidatët

18 September 2024 at 13:03

Gazeta Si – NĂ« ditĂ«n e fundit pĂ«r dorĂ«zimin e kandidaturave pĂ«r postin e Drejtorit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit i nisur para njĂ« jave dhe qĂ« skadon kĂ«tĂ« tĂ« mĂ«rkurĂ«, 8 janĂ« emrat e konfirmuar qĂ« konkurrojnĂ« nĂ« garĂ«.

Sipas burimeve paraprake, ata janĂ«: PĂ«llumb Seferi, Rebani Jaupi, Adriatik Tafçiu, Ilir Proda, Altin Mena, Ardian Çipa, Idajet Faskaj dhe Shemsi Prençi.

Por edhe pse Shemsi Prençi ka hedhur kandidaturĂ«n, mĂ«sohet se ajo nuk pĂ«rmbush kriteret pĂ«r t’u kualifikuar, pĂ«r shkak se prej vitesh nuk Ă«shtĂ« pjesĂ« aktive e PolicisĂ« sĂ« Shtetit, duke mos pĂ«rmbushur nĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ« kriterin pĂ«r tĂ« qenĂ« aktiv.

Kjo është hera e parë që drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit zgjidhet përmes konkurrimit, pas ndryshimeve që u bënë në muajin korrik në ligjin për policinë.

Pas përfundimit të afatit të aplikimeve, kandidatët në garë do të kalojnë në filtrin e Komisionit të Posaçëm të Vlerësimit, që kryen dhe verifikimin e vlerësimit të integritetit moral, aftësive profesionale, si dhe atyre organizative drejtuese.

Në cilësinë e kryetarit do të jetë një prej zëvendës ministrave të Brendshëm, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë, si dhe kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Pas përfundimit të vlerësimit nga Komisioni,  vendimmarrja i kalon Ministrit të Brendshëm, i cili propozon tek kryeministri një prej kandidatëve me më tepër pikë të fituara.

Aplikimet u hapën pas dorëheqjes në 10 shtator të këtij viti të Muhamet Rrumbullakut përmes një mesazhi publik lidhur me lënien e detyrës si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

PĂ«rmes njĂ« letre falĂ«nderimi pĂ«r tĂ« gjithĂ«, Rrumbullaku theksoi se ky moment shĂ«non edhe mbylljen e njĂ« cikli me “uniformĂ«n e shenjtĂ« tĂ« policisĂ«â€ pĂ«r tĂ«. NdĂ«rsa aktualisht, Policia e Shtetit drejtohet nga drejtori i komanduar, Sokol Bizhga.

The post Sot skadon afati i garës për kreun e Policisë së Shtetit, kush janë 8 kandidatët appeared first on Gazeta Si.

Itali, 31-vjeçari shqiptar kapet me 93 kg kokainë në banesë. Vlera e drogës përllogaritet 4 milionë euro

18 September 2024 at 11:17

Gazeta Si – NjĂ« 31-vjeçar shqiptar Ă«shtĂ« arrestuar, paso i kap me njĂ« sasi e konsiderueshme lĂ«ndĂ« narkotike kokainĂ« nĂ« Itali gjatĂ« njĂ« operacioni policor nĂ« Brianza.

Mediat italiane raportojnë se në banesën e tij u gjet dhe sekuestrua një sasi prej 93 kg kokainë. Vlera e drogës përllogaritet në rreth 4 milionë euro nëse do të shitej me pakicë.

Drejtoria e Policisë së Milano, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë, inicioi një hetim për të goditur trafikun dhe shpërndarjen e drogës në sheshet e Monza dhe Milano.

I riu është pa precedentë penalë, por me lidhje familjare me persona tashmë të përfshirë në të kaluarën në hetime të tjera për trafikun e drogës.

Sekuestrimi i madh ndodhi natĂ«n mes tĂ« dielĂ«s dhe tĂ« hĂ«nĂ«s dhe konfirmon rolin e rĂ«ndĂ«sishĂ«m tĂ« grupeve shqiptare, tĂ« cilat tashmĂ« kanĂ« dalĂ« nĂ« pah nĂ« shumĂ« hetime dhe raportime antimafia si “shitĂ«s me shumicĂ«â€ tĂ« specializuar pĂ«r lĂ«vizjen e sasive tĂ« mĂ«dha tĂ« lĂ«ndĂ«ve narkotike nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin.

The post Itali, 31-vjeçari shqiptar kapet me 93 kg kokainë në banesë. Vlera e drogës përllogaritet 4 milionë euro appeared first on Gazeta Si.

Futbolli ‘axurr’ humb njĂ« kampion, ndahet nga jeta TotĂČ Schillaci, heroi i Italia ‘90

18 September 2024 at 11:06

Gazeta Si – Salvatore Schillaci, i njohur nĂ« botĂ«n e futbollit si TotĂČ, Ă«shtĂ« ndarĂ« nga jeta nĂ« moshĂ«n 59-vjeçare pas njĂ« sĂ«mundjeje tĂ« gjatĂ«.

Ish-futbollisti i kombĂ«tares italiane, hero i paharruar i “NetĂ«ve Magjike” tĂ« BotĂ«rorit 1990 nĂ« Itali, vuante prej disa kohĂ«sh nga kanceri.

Schillaci u shtrua në Spitalin Civil të Palermos më 7 shtator, pas së cilës gjendja e tij u përkeqësua fatalisht në orët e fundit. 

Pasi iu nënshtrua dy herë operacionit në zorrën e trashë, dukej se e kishte mposhtur sëmundjen, aq sa mori pjesë në Beijing Express në TV.

Ai la pas tre fĂ«mijĂ«, Jessica, Mattia dhe Nicole. ShtĂ«pia e funeralit mund tĂ« ngrihet nĂ« stadiumin “Renzo Barbera” tĂ« Palermos.

NjĂ« ikonĂ« kombĂ«tare qĂ« mundi t’i pushtonte tĂ« gjithĂ« nĂ« netĂ«t magjike tĂ« ItalisĂ« ’90. NĂ«se thua Schillaci, mendon KupĂ«n e BotĂ«s. NjĂ« kombinim i pandashĂ«m qĂ« bashkoi njĂ« vend tĂ« tĂ«rĂ«.

I lindur nĂ« Palermo mĂ« 1 dhjetor 1964, Salvatore Schillaci, i njohur nga tĂ« gjithĂ« si TotĂČ, u rrit si futbollist nĂ« fushat e lagjes sĂ« klasĂ«s punĂ«tore tĂ« San Giovanni Apostolo dhe nĂ« ekipet e tĂ« rinjve tĂ« AMAT Palermo, mĂ« pas nĂ« 1982 u transferua nĂ« Mesina.

Prej këtu, pas shumë stërvitjeve dhe dy promovimeve nga C2 në B, filloi ngjitja e tij në futbollin e madh.

NjĂ« pĂ«rshkallĂ«zim qĂ« e çoi te Juventusi nĂ« vitin 1989, nĂ« ekipin kombĂ«tar nĂ« 1990 dhe mĂ« pas te Interi nĂ« vitin 1992 dhe nĂ« fund nĂ« 1994 nĂ« JĂșbilo IĂ«ata nĂ« Japoni.

NĂ« Itali, Toto bĂ«ri gjithsej 120 paraqitje dhe shĂ«noi 37 gola nĂ« SerinĂ« A dhe 105 paraqitje dhe 39 gola nĂ« SerinĂ« B, por janĂ« golat dhe fotot e tij me fanellĂ«n “axurre” nĂ« Italia ’90, e bĂ«nĂ« atĂ« tĂ« famshĂ«m dhe tĂ« paharrueshĂ«m nĂ« tĂ« gjithĂ« botĂ«n.

The post Futbolli ‘axurr’ humb njĂ« kampion, ndahet nga jeta TotĂČ Schillaci, heroi i Italia ‘90 appeared first on Gazeta Si.

Pajisjet e shpërthyera të Hezbollahut, a mundet të ndodhë edhe me një celular? Pyetje, përgjigje e hipoteza

18 September 2024 at 10:59

Gazeta Si- Sulmi ndaj militantëve të Hezbollahut, për shkak të shkallës së tij, por edhe origjinalitetit dhe mjeteve të përdorura, ngre dyshime dhe pikëpyetje.

MĂ« banalja i shqetĂ«son tĂ« gjithĂ«: nĂ«se njĂ« “pager” (Biper) shpĂ«rthen, a mund tĂ« ndodhĂ« edhe me celularin e çdo personi?

Paolo Dal Checco, njĂ« konsulent IT, qĂ« bashkĂ«punon me prokuroritĂ«, gjykatat dhe firmat ligjore pĂ«r vlerĂ«sime civile dhe penale, jep disa pĂ«rgjigje pĂ«r “Corriere della Sera”.

A mund të shpërthejë një bateri smartphone si në videot nga Libani?

Bateritë e litiumit të telefonave celularë, por edhe ato të pajisjeve elektro-shtëpiake, si dhe skuterët dhe makinat elektrike, janë subjekt i zjarreve, por nuk ka gjasa të shpërthejnë në mënyrë shkatërruese.

Prandaj, telefonat tanë inteligjentë, që të shpërthehen nga distanca duket shumë e pamundur, në të vërtetë pothuajse e pamundur, nëse nuk janë krijuar për ta bërë këtë duke futur një ngarkesë shpërthyese.

A mund të mbinxehet bateria nga distanca?

Në teori, po, mund të nxehet deri në atë pikë sa ta dëmtojë, ndoshta edhe të shkaktojë fryrje dhe flakë, por edhe në këtë rast një shpërthim si ai në video nuk ka gjasa.

ÇfarĂ« tjetĂ«r mund tĂ« bĂ«het nga distanca nĂ« telefonat celularĂ«?

Ka mundĂ«si tĂ« ndryshme pĂ«r shkaktimin e dĂ«mtimit tĂ« celularĂ«ve tĂ« palĂ«ve tĂ« treta, por pĂ«r fat tĂ« mirĂ« ato aktualisht janĂ« tĂ« kufizuara nĂ« funksionet e “fshirjes”, pra rikthimin e telefonit nĂ« gjendjen e fabrikĂ«s, me fshirje tĂ« pĂ«rhershme tĂ« pĂ«rmbajtjes.

Asnjë sulm i këtij lloji nuk është vënë në përdorim, megjithëse rreziku ekziston, veçanërisht nëse sulmuesi arrin të ketë akses në llogaritë e viktimave.

ÇfarĂ« lidhje ka kjo me sulmin ndaj Hezbollahut?

NjĂ« hipotezĂ« Ă«shtĂ« se “pager”-Ă«t ishin tĂ« pajisur me njĂ« ngarkesĂ« shpĂ«rthyese nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« mund tĂ« vetĂ«-shkatĂ«rroheshin nĂ« rast humbjeje ose vjedhjeje, duke plagosur edhe hajdutin e mundshĂ«m.

NĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ«, do tĂ« fitohej njĂ« lloj “fshirjeje nĂ« distancĂ«â€ jo vetĂ«m tĂ« tĂ« dhĂ«nave, por edhe tĂ« vetĂ« pajisjes.

Me dy alternativa tĂ« mundshme. NjĂ« cilĂ«sim qĂ« mund tĂ« menaxhohet nga pĂ«rdoruesit, ashtu si njĂ« lloj “shpĂ«rthimi nĂ« distancĂ«â€ pĂ«r t’u pĂ«rdorur nĂ« rast nevoje.

Ose njĂ« veçori pĂ«r tĂ« cilĂ«n pĂ«rdoruesit nuk ishin nĂ« dijeni. Por Ă«shtĂ« gjithashtu e mundur qĂ« as ata qĂ« blenĂ« “pager”-in dhe as ata qĂ« e shpĂ«rndanĂ«, nuk ishin nĂ« dijeni tĂ« funksionalitetit tĂ« avancuar (nĂ« platformĂ«n “X” ka nga ata qĂ« kanĂ« identifikuar disa “pager” tĂ« shpĂ«rthyer nĂ« modelin tajvanez “Gold Apollo”).

Dhe mĂ« pas, mund tĂ« kalohet nĂ« territorin real tĂ« “007”-ave, duke hipotezuar se ky funksionalitet ishte krijuar pĂ«r tĂ« synuar nĂ« mĂ«nyrĂ« specifike pĂ«rdorues tĂ« veçantĂ«.

Made in Taiwan.
This is the "Gold Apollo" Pager that was used by the Hezbollah. the Pager work with AAA Alkaline batteries and on UHF 430~470 MHz, UHF 860~872 MHz, UHF 929~932 MHz, VHF 138~174 MHz Frequency pic.twitter.com/f2H4fPVMGu

— ŚŚ™Ś Ś˜ŚœŚ™ Ś˜Ś™Ś™ŚžŚĄ – Intelli Times (@IntelliTimes) September 17, 2024

A ka precedentë?

Po, nĂ« vitin 1996, “Shit Bet” vrau Yahya Ayyash, “inxhinierin”, pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r bomba vetĂ«vrasĂ«se dhe pĂ«rgatitĂ«s tĂ« bombave, duke futur njĂ« mikro-karikim nĂ« telefonin e tij celular.

NĂ« shpĂ«rthimet e shumta nĂ« Liban dhe Siri, ekziston mundĂ«sia qĂ« Izraeli tĂ« ishte nĂ« dijeni tĂ« njĂ« ngarkese “pager”-ash tĂ« drejtuar pĂ«r Hezbollahun dhe tĂ« ketĂ« arritur tĂ« modifikojĂ« pajisjet pĂ«rpara dorĂ«zimit.

NjĂ« hipotezĂ« tjetĂ«r, e paraqitur nga Yehoshua Kalisky, njĂ« shkencĂ«tar dhe studiues i lartĂ« nĂ« Institutin pĂ«r Studimet e SigurisĂ« KombĂ«tare, njĂ« institut nĂ« Tel Aviv, cituar nga agjencia e lajmeve AP, Ă«shtĂ« ajo e njĂ« kodi elektronik “tĂ« dĂ«rguar nga larg, qĂ« dogji pajisjet dhe shkaktoi shpĂ«rthimin e tyre”.

Por duke u rikthyer te ajo qĂ« dimĂ« pĂ«r bateritĂ« dhe çipat qĂ« gjenden nĂ« njĂ« pajisje tĂ« vogĂ«l si njĂ« “pager”, ne do tĂ« hynim vĂ«rtet nĂ« fushĂ«n e fanta-shkencĂ«s dhe jo tĂ« “007”-Ă«s.

Por pse Hezbollahu pĂ«rdori “pager”-at nĂ« vend tĂ« smartphone-ve tĂ« zakonshĂ«m ose njĂ« celulari tĂ« thjeshtĂ« pa aplikacion?

Arsyeja pse Hezbollahu ka krijuar dhe pĂ«rdorur “pager”-at, Ă«shtĂ« se – krahasuar me telefonat inteligjentĂ« – ata janĂ« (ose mĂ« mirĂ«, duke pasur parasysh episodin e sotĂ«m), mĂ« pak subjekt i sulmeve kibernetike, si malĂ«are, trojanĂ«, interceptorĂ«.

PĂ«r mĂ« tepĂ«r, “pager”-at kanĂ« njĂ« kapacitet mĂ« tĂ« gjerĂ« marrjeje, ata kapin gjithashtu nĂ« zona tĂ« mbuluara keq, nĂ« dhoma tĂ« mbyllura, duke lejuar kĂ«shtu mundĂ«sinĂ« e marrjes sĂ« mesazheve ose njoftimeve edhe nĂ« zona tĂ« largĂ«ta ose tĂ« fshehura, duke i dhĂ«nĂ« marrĂ«sit mundĂ«sinĂ« qĂ« tĂ« njoftohet se po kĂ«rkohet, tĂ« arrijĂ« zonat e mbuluara dhe tĂ« telefonojĂ«.

Duke qenë të pavarur nga kanalet standarde të komunikimit si GSM ose WiFi, ato janë më pak subjekt përgjimi dhe nuk mund të lokalizohen aq lehtë sa një pajisje celulare e lidhur në rrjet.

Për më tepër, pikërisht për shkak se nuk varen nga rrjeti tradicional, ato përdoren ende në fushën mjekësore, ku përveçse nuk është e përshtatshme të mbahen celularë, ato mund të mos jenë as të arritshme nga terreni nëse përdoren në zona të mbyllura.

PĂ«rshtati: Gazeta “Si”

The post Pajisjet e shpërthyera të Hezbollahut, a mundet të ndodhë edhe me një celular? Pyetje, përgjigje e hipoteza appeared first on Gazeta Si.

Before yesterdayMain stream

Sulmi ndaj Trumpit, të gjitha pikat kritike të hetimit. Nga hipoteza e një spiuni, te pista e një bashkëpunëtori të huaj

17 September 2024 at 15:53

Gazeta Si – Ryan Routh ishte fshehur nĂ« fushĂ«n e golfit pĂ«r 12 orĂ«: pse askush nuk e vuri re? A mund tĂ« ishte ndalur mĂ« shpejt? A ka mundĂ«si qĂ« tĂ« ketĂ« pasur njĂ« bashkĂ«punĂ«tor apo frymĂ«zues (ndoshta tĂ« huaj) tĂ« tentativĂ«s pĂ«r eliminimin e Doand Trupit?

Nga rreziku i pĂ«rsĂ«ritjes sĂ« si sulmit, te “pista ndĂ«rkombĂ«tare”: pika e hetimeve pĂ«r sulmin e mundshĂ«m ndaj Donald Trump

Pritja: Routh u fsheh për 12 orë, askush nuk e pa!

Ryan Routh ishte në gjendje të qëndronte i fshehur në fushën e golfit për gati 12 orë. Askush nuk e vuri re praninë e tij dhe Shërbimi Sekret pranoi se nuk kishte kryer kontrolle parandaluese.

Një gabim ndoshta i lidhur me mungesën e agjentëve ose një vlerësim të gabuar. Megjithatë, vendndodhja e tij në rezidencë ishte në një zonë kritike: shumë e hapur, shumë e madhe, me bimësi dhe rrugë të hapura për publikun që kalonte aty pranë.

NjĂ« gjuajtĂ«s i mirĂ« mund tĂ« shaktonte dĂ«me. Sipas “manualit” operacional, njĂ« ekip anti-snajper duhet t’i paraprijĂ« personalitetit, njĂ« ekip i dytĂ« mbetet “nĂ« radhĂ«â€ pĂ«r tĂ« parandaluar surprizat nga pas, nĂ« mes elementĂ«t e eskortĂ«s, plus pjesĂ«tarĂ«t e mundshĂ«m tĂ« ekipit kundĂ«r sulmit.

Informacioni (dhe hipoteza e një spiuni)

Si e dinte Routh pĂ«r praninĂ« e kandidatit pĂ«r president nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ«? NjĂ« pĂ«rgjigje u dha nga njĂ« ish-agjent mediatik: shikoni se çfarĂ« bĂ«n “The Donald” pothuajse çdo fundjavĂ«: ai luan golf.

Dhe mĂ« pas sulmuesi “kufizoi” veten nĂ« depĂ«rtimin e pemĂ«ve, duke shpresuar tĂ« shihte tĂ« dilte njĂ« objektiv tĂ« mundshĂ«m. MegjithatĂ«, pyetja qĂ« çon nĂ« hipotezĂ«n e njĂ« “spiuni” mbetet skenari pĂ«r t’u verifikuar.

Profili i Ryan Routh

Shumë precedentë, sjellje të paqëndrueshme, një raport specifik erdhi nga një infermiere që kishte takuar Routh në Ukrainë dhe e kishte dëgjuar të përdorte tone kërcënuese. A mund të ishte ndalur më shpejt? Vështirë të thuhet.

Ka shumë profile të sulmuesve të mundshëm në SHBA, është e njëjta çështje që ka të bëjë me sulmuesit masiv në shkolla.

Kjo u pa disa javë më parë me masakrën në Xhorxhia të kryer nga një i mitur, i cili ishte marrë në pyetje nga policia një vit më parë dhe në fund u gjykua si jo i rrezikshëm.

A veproi vërtet vetëm?

FBI, si në rastin që përfshin Thomas Crooks, duhet të konstatojë nëse ka bashkëpunëtorë, nëse ka ndonjë frymëzim të brendshëm apo, më keq, të huaj. Për momentin nuk ka asnjë informacion në lidhje me këtë.

Pika hetimore lidhet me kĂ«rcĂ«nimet “ndĂ«rkombĂ«tare” ndaj Trump, me manovrat e mundshme pĂ«r eliminimin e tij, me hakmarrjen pĂ«r lĂ«vizjet e tij kur ai ishte nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ« (Irani pĂ«rmendet shpesh nĂ« kĂ«tĂ« drejtim).

Synimet e Routh

U tha se Routh nuk e përdori pushkën e tij, një armë e blerë në mënyrë të paligjshme e pajisur me dylbi. I vetmi që hapi zjarr, ishte agjenti i Shërbimit Sekret. Madje, për momentin ndaj ish-presidentit nuk janë ngritur akuza konkrete për sulm dhe është saktësuar se miliarderi nuk ka qenë në vijën e zjarrit.

Hetuesit duhet të punojnë ende për karakterin, të kryejnë hetime, të mbledhin të gjitha të dhënat e mundshme për të rindërtuar të gjithë rastin dhe për të përcaktuar më mirë aktakuzën.

Protokollet që do të shqyrtohen

Drejtori aktual i Shërbimit Sekret ka pranuar se është e nevojshme të rishikohen protokollet, taktikat dhe metodat e ndërhyrjes.

Përsëritja e episodeve kaq afër njëri-tjetrit dhe me boshllëqe të qarta në rrethin e sigurisë, kërkon një ndryshim vendimtar.

Do të jetë e nevojshme të punësohet një forcë më e madhe, por edhe më e shkathët për të mbrojtur efektivisht rreth 40 personalitetet që i janë besuar agjencisë.

“Homeland Security” ka vĂ«nĂ« nĂ« dispozicion 1.500 agjentĂ« dhe Ă«shtĂ« e mundur qĂ« tĂ« pĂ«rdoren burime nga departamente tĂ« tjera.

Rreziku i përsëritjes

NĂ« njĂ« rast Trump u plagos nĂ« Pensilvani, nĂ« tĂ« dytin, ShĂ«rbimi Sekret ndaloi njĂ« sulmues tĂ« mundshĂ«m. Dy ngjarje dramatike qĂ« “provuan” se nuk Ă«shtĂ« aq e vĂ«shtirĂ« t’i afrohesh njĂ« objektivi me vlerĂ« tĂ« lartĂ«.

Ekziston rreziku i imitimit tĂ« episodit, edhe nga ana e atyre qĂ« nuk kanĂ« motive reale politike, por vetĂ«m kĂ«rkojnĂ« “famĂ«â€ negative duke qĂ«lluar mbi njĂ« personalitet.

“Mass shooter” (qitĂ«si masiv), mund tĂ« lĂ«vizĂ« objektivin e tij nga korridori i njĂ« shkolle tĂ« mesme, nĂ« skenĂ«n e njĂ« mitingu.

PĂ«rshtati: Gazeta “Si”

The post Sulmi ndaj Trumpit, të gjitha pikat kritike të hetimit. Nga hipoteza e një spiuni, te pista e një bashkëpunëtori të huaj appeared first on Gazeta Si.

Kërkoi zbutje të masës së sigurisë, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Plaurent Dervishajt

17 September 2024 at 14:51

Gazeta Si – Gjykata e Posaçme e Apelit, ka lĂ«nĂ« nĂ« fuqi masĂ«n “arrest nĂ« burg” pĂ«r Plarent Dervishaj, nĂ«n akuzĂ« pĂ«r vrasjen e Vajdin Lamajt, Artan Arsit dhe Klodjan Saliut nĂ« vitin 2005.

Para disa javësh, Dervishaj dhe Julian Meçe u ekstraduan nga Dubai. Ata ishin arrestuar më parë nga autoritetet e Emirateve të Bashkuara, aty ku u lokalizuan nga Interpol Tirana.

Ndaj Plarent Dervishajt, janë ngritur disa akuza nga Prokuroria e Posaçme. Mes ngjarjeve për të cilat ai akuzohet, është vrasja e Klodian Saliut, Vajdin Lames dhe Artan Arsit në vitin 2005.

Sipas SPAK, në këto ngjarje Dervishaj ishte pjesmarrës, ndërsa në atentatin ndaj ish-prokurorit, Arjan Ndoj në 2019, ai ishte në rolin e porositësit.

Mes personave tĂ« kontraktuar, ishte Julian Meçaj, i cili dyshohet si njĂ« nga autorĂ«t e ngjarjes sĂ« rĂ«ndĂ« ku humbi jetĂ«n shoferi i ish-prokurorit, Andi Maloku dhe u plagos vetĂ« Arjan Ndoj dhe AleksandĂ«r Laho, i njohur ndryshe si “Rumi i Shijakut”.

The post Kërkoi zbutje të masës së sigurisë, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Plaurent Dervishajt appeared first on Gazeta Si.

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoj/ SPAK kërkon mbi 28 vjet burg për 5 të akuzuarit, gjykim i shkurtuar për Ramazan Rrajën

17 September 2024 at 14:43

Gazeta – SPAK ka kĂ«rkuar 28 vjet e 8 muaj burg pĂ«r 5 tĂ« akuzuar pĂ«r atentatin ndaj ish-prokurorit tĂ« DurrĂ«sit, Arjan Ndoj dhe AleksandĂ«r Lahos “Rrumi i Shijakut”, ngjarje e ndodhur mĂ« 1 nĂ«ntor 2019 nĂ« vendin e quajtur mbikalimi i Shkozetit pĂ«rgjatĂ« autostradĂ«s TiranĂ«-DurrĂ«s.

Nga atentati nĂ« autostradĂ«n TiranĂ«-DurrĂ«s, mbeti i vrarĂ« Andi Maloku, shoferi i ish-prokurorit Ndoj, teksa tĂ« tre udhĂ«tonin nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n makinĂ« tip “Benz Mercedes”.

Në seancën e lësaj të marte, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e Ramazan Rrajës për gjykim të shkurtuar, si dhe për të pandehurit e tjerë.

Për Rrajën, SPAK kërkoi 11 vite burgim, që me gjykim të shkurtuar ulet në 7 vjet e 4 muaj.

Për Genti Nderjakun kërkoi 9 vite burgim, që me gjykim të shkurtuar ulet në 6 vite.

Për Bashkim Haxhinë kërkoi 8 vite burgim që ulet në 5 vjet e 4 muaj burg.

Për Endrit Sinanin SPAK kërkoi 7 vjet e 6 muaj burgim që ulet në 5 vite.

Për Julian Pjetrin u kërkua 7 vjet e 6 muaj burgim që me gjykim të shkurtuar ulet në 5 vite burgim.

Pas dhënies së pretencës, avokatët kërkuan kohë që të përgatisin mbrojtjen. Seanca e radhës u caktua më datë 2 tetor ora 09:00.

Arjan Ndoj ka qenë prokuror i Durrësit kur iu bë atentat, por më pas u skualifikua për shkak të problemeve që iu zbuluan gjatë Vettingut.

Për këtë çështje pritet gjykohen edhe Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj, me këtë të fundit të identifikuar si një nga autorët e dyshuar, të ekstraduar muajin e kaluar nga Dubai në Shqipëri.

SPAK arriti tĂ« zbardhĂ« kĂ«tĂ« ngjarje pas mbĂ«rritjes nga Franca tĂ« komunikimeve nĂ« aplikacionin “SkyECC” dhe pas finalizimit tĂ« hetimeve çoi nĂ« gjyq si tĂ« pandehur 9 persona.

Ata akuzohen si anëtarë të një grupi të kriminal që ndër vite ka planifikuar të paktën 3 herë vrasjen e Arjan Ndojës, i cili mbante asokohe postin e prokurorit në Prokurorinë e Durrësit.

Në grupin e personave të akuzuar bëjnë pjesë të dënuarit Redian Rraja dhe Arjol Halilaj, ndërsa Plaurent Dervishaj akuzohet si porositësi i atentatit së bashku me Ramazan Rrajan, nipin e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.

Si Plaurent Dervishaj, ashtu edhe Julian Meçe, i shpëtuan një tentati me armë zjarri në Durrës në 20 qershor 2019 teksa udhëtonin me makinë.

The post Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoj/ SPAK kërkon mbi 28 vjet burg për 5 të akuzuarit, gjykim i shkurtuar për Ramazan Rrajën appeared first on Gazeta Si.

U bllokua në banesën e përfshirë nga zjarri, shpëtohet 19-vjeçarja në Tiranë

17 September 2024 at 12:42

Gazeta Si – NjĂ« 19-vjeçare Ă«shtĂ« shpĂ«tuar nga forcat “Shqiponja”, pasi banesa e saj u pĂ«rfshi nga flakĂ«t. Ngjarja Ă«shtĂ« regjistruar nĂ« rrugĂ«n “Sali Nivica”, ku 19-vjeçarja pasi kishte mbetur e bllokuar brenda nĂ« banesĂ«n qĂ« po digjej.

Sipas policisë, 19-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

“ShĂ«rbimet e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« Nr. 1, bashkĂ« me shĂ«rbimet e Sektorit tĂ« ForcĂ«s sĂ« Posaçme “Shqiponja”, kanĂ« shkuar menjĂ«herĂ« nĂ« adresĂ«n e dhĂ«nĂ« dhe i kanĂ« dhĂ«nĂ« ndihmĂ« shtetases E. D., 19 vjeçe, e cila kishte mbetur e bllokuar brenda banesĂ«s qĂ« ishte pĂ«rfshirĂ« nga zjarri”, thuhet nĂ« njoftimin e policisĂ«.

The post U bllokua në banesën e përfshirë nga zjarri, shpëtohet 19-vjeçarja në Tiranë appeared first on Gazeta Si.

Zbulohen dhe asgjësohen 1.388 bimë kanabis në Shkodër (Video)

17 September 2024 at 12:15

Gazeta Si – NĂ« njĂ« operacion tĂ« shtrirĂ« nĂ« qarkun ShkodĂ«r, janĂ« gjetur dhe asgjĂ«suar 1.388 bimĂ« kanabis sativa.

Sipas burimeve të policisë, lënda narkotike u gjet në territoret e njësive administrative Pult, Shalë dhe Shllak.

“GjatĂ« kĂ«saj faze tĂ« megaoperacionit, shĂ«rbimet e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« ShkodĂ«r dhe tĂ« Komisariatit tĂ« PolicisĂ« Vau i DejĂ«s gjetĂ«n nĂ« territoret e njĂ«sive administrative Pult, ShalĂ« dhe Shllak, dhe asgjĂ«suan 1388 bimĂ« kanabisi. Vijon puna pĂ«r identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen pĂ«rpara pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« penale, tĂ« autorĂ«ve tĂ« kultivimit tĂ« kĂ«tyre bimĂ«ve narkotike”, – njofton Policia e ShkodrĂ«s.

The post Zbulohen dhe asgjësohen 1.388 bimë kanabis në Shkodër (Video) appeared first on Gazeta Si.

Arrestohet në Madrid trafikanti shqiptar i drogës, ishte në kërkim prej 10 vjetësh nga Europol-i (Video)

17 September 2024 at 10:58

Gazeta Si – NjĂ« 58-vjeçar shqiptar, Haredin Fejzulla, Ă«shtĂ« arrestuar nĂ« Madrid, pasi ishte shpallur nĂ« kĂ«rkim pĂ«r trafik droge prej vitit 2014.

Sipas autoriteteve spanjolle, ai ishte i dënuar me 29 vite burg në Belgjikë për 13 akuza për trafik droge, organizim kriminal dhe falsifikim dokumentesh. Policia në Madrid ka publikuar edhe pamje nga momenti i arrestimit të shqiptarit.

Ai u dënua në vitin 2022 me 29 vjet burg nga gjykata e Brukselit, por pas vendimit ai u arratis. Sipas Policisë, hetimet për gjetjen e tij kanë nisur në janar të vitit 2023, për shkak të dyshimeve se ai mund të fshihej në Madrid. I arratisuri mori masa të shumta sigurie për të mos u lokalizuar dhe kishte mjete të ndryshme me të cilat udhëtonte të fshehura, si dhe shtëpi të shumta ku kalonte natën me ndërprerje.

đŸš©Detenido en #Madrid uno de los “EUROPE’S MOST WANTED” reclamado por trĂĄfico de drogas

Este hombre albanés había sido condenado a mås de 29 años de prisión en #Bélgica por 13 cargos por tråfico de drogas, pertenencia a organización criminal y falsificación de documentos pic.twitter.com/bXd2Gs2WS9

— Policía Nacional (@policia) September 16, 2024

Ai ndërronte rregullisht edhe celularin. Megjithatë, ai u gjet të enjten e kaluar në lagjen Carabanchel kur po shkonte drejt një furgoni që kishte shkuar për ta kërkuar pranë njërës prej vendstrehimeve të tij.

Haredin Fejzulla është në listën e Europol si një nga kriminelët më të kërkuar në Evropë. Pas arrestimit, ai është vënë në dispozicion të Gjykatës Qendrore Hetimore të Gjykatës Kombëtare, e cila duhet të vendosë nëse do ta ekstradojë në Belgjikë.

Rrjeti kishte një strukturë hierarkike të mirëpërcaktuar, me të arratisurin në krye që koordinonte të gjitha aktivitetet. Në nivelet më të ulëta kishte kopshtarë, punonjës pastrimi, grumbullues parash dhe menaxherë logjistikë.

Grupi kriminal përdorte dokumentacion fals për të marrë shtëpi me qira dhe për të lidhur kontratat e energjisë elektrike në banesat ku kultivonin kanabis në masë.

Ata gjithashtu rekrutuan njerëz në një situatë të parregullt për të punuar në kulturat e drogës. Hetimi nga autoritetet belge kundër bandës Haredin Fejzulla kulmoi me çmontimin e 13 plantacioneve të kanabisit dhe arrestimin e tyre.

Sipas mediave belge, Haredin Fejzulla ka lindur në Shqipëri, por ka jetuar në Belgjikë për shumë kohë. Dyshohet se e gjithë familja e tij ishte e përfshirë në organizimin e trafikut të drogës.

The post Arrestohet në Madrid trafikanti shqiptar i drogës, ishte në kërkim prej 10 vjetësh nga Europol-i (Video) appeared first on Gazeta Si.

Vrasja e dyfishtë në Roskovec, zbardhen akuzat ndaj autorit të krimit dhe familjarëve të tij

17 September 2024 at 10:41

Gazeta Si – Prokuroria e Fierit, ka mbyllur hetimet pĂ«r vrasjen e vĂ«llezĂ«rve Gramoz dhe Vladimir Kurtaj nĂ« Kurjan tĂ« Roskovecit pak ditĂ« mĂ« parĂ« dhe ka zbardhur akuzat ndaj autorit tĂ« krimit, Altin Kuka dhe bashkĂ«punĂ«torĂ«ve tĂ« tij nĂ« kĂ«tĂ« krim tĂ« rĂ«ndĂ«.

Altin Kukaj dyshohet pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Vrasja nĂ« rrethana tĂ« tjera cilĂ«suese”, kryer nĂ« bashkĂ«punim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit”.

Evis Kukaj, dyshohet pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Vrasja nĂ« rrethana tĂ« tjera cilĂ«suese”, kryer nĂ« bashkĂ«punim,“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit”, dhe “Drejtimi i automjeteve nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« parregullt”.

Emarjus Kuka dyshohet pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale“Vrasja nĂ« rrethana tĂ« tjera cilĂ«suese”, kryer nĂ« bashkĂ«punim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit”.

Tomor Zykaj dyshohet pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “PĂ«rkrahja e autorit tĂ« krimit”.

Shtetasi Y.K., dyshohet pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armĂ«ve tĂ« gjuetisĂ« dhe sportive”.

I mituri nĂ« konflikt me ligjin E.H., dyshohet pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “MoskallĂ«zimi i krimit”.

“PĂ«r shtetasit Y.K., dhe tĂ« miturin nĂ« konflikt me ligjin E.H., pĂ«r shkak tĂ« moshĂ«s sĂ« tyre, vazhdon hetimi nĂ« gjendje tĂ« lirĂ«, pĂ«r veprat penale. Gjithashtu, po kryhen hetime tĂ« mĂ«tejshme pĂ«r tĂ« vĂ«nĂ« para pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« penale shtetas tĂ« tjerĂ« tĂ« cilĂ«t dyshohen se kanĂ« lidhje me ngjarjen e ndodhur”, – njofton Prokuroria e Fierit.

Altin Kuka 49 vjeç, Ervis Kukaj, 21 vjeç dhe Emauris Kukaj 18 vjeç (babai dhe 2 djemtë e tij), dhe Tomor Zyka, janë lënë në burg.

Ngjarja tronditëse ndodhi mesditën e së martës (10 Shtator) në fshatin Kurjan të Roskovecit.

Dy vëllezërit u ekzekutuan në lokalin e tyre, që ndodhej në qendër të fshatit, ku dyshohet se krimi erdhi pas një sherri që kishte ndodhur më herët mes djalit të Kukës dhe viktimave.

The post Vrasja e dyfishtë në Roskovec, zbardhen akuzat ndaj autorit të krimit dhe familjarëve të tij appeared first on Gazeta Si.

Rusia kërkon 180 mijë rekrutë të rinj, si ushtria e dytë më e madhe në botë pas Kinës

17 September 2024 at 10:20

Gazeta Si – Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi tĂ« hĂ«nĂ«n se ai synon tĂ« regjistrojĂ« 180,000 ushtarĂ« tĂ« rinj nĂ« ushtrinĂ« ruse, duke e çuar numrin e pĂ«rgjithshĂ«m tĂ« ushtarĂ«ve aktivĂ« (d.m.th. jo-rezervistĂ«) nĂ« 1.5 milionĂ«.

Nëse konfirmohet, vendimi do ta bënte ushtrinë ruse të dytën më të madhe në botë pas asaj të Kinës.

Andrei Kartapolov, kryetari i Komitetit tĂ« Mbrojtjes tĂ« dhomĂ«s sĂ« UlĂ«t tĂ« parlamentit rus, tha se rritja e numrit tĂ« ushtarĂ«ve ishte pjesĂ« e njĂ« plani pĂ«r tĂ« reformuar forcat e armatosura dhe pĂ«r tĂ« rritur gradualisht madhĂ«sinĂ« e saj pĂ«r t’u pĂ«rshtatur me atĂ« qĂ« ai e pĂ«rshkroi si kĂ«rcĂ«nime tĂ« reja “qĂ« dalin nga sjellja e ish-partnerĂ«ve tanĂ« tĂ« huaj”

PĂ«r shembull, nĂ« njĂ« intervistĂ« dhĂ«nĂ« “Parlamentskaya Gazeta” (gazeta e parlamentit rus), Kartapolov tha se rritja e ushtrisĂ« do tĂ« shĂ«rbejĂ« pĂ«r tĂ« garantuar sigurinĂ« nĂ« pjesĂ«n veriperĂ«ndimore tĂ« RusisĂ«, duke qenĂ« se Finlanda i Ă«shtĂ« bashkuar bllokut BORN.

ËshtĂ« hera e tretĂ« qĂ« Putin ka vendosur tĂ« rrisĂ« pĂ«rmasat e ushtrisĂ« qĂ« nga shkurti i vitit 2022, kur filloi lufta pushtuese ruse nĂ« UkrainĂ«.

The post Rusia kërkon 180 mijë rekrutë të rinj, si ushtria e dytë më e madhe në botë pas Kinës appeared first on Gazeta Si.

❌
❌