Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 September 2024Main stream

“Prindi 1”, “Prindi 2”, Komuna e Prishtinës del me sqarim pas reagimeve të shumta

18 September 2024 at 13:42

Të martën një dokument i shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë ka shkaktuar reagime të shumta.

Në një dokument, që ishte marrëveshje mes shkollës dhe prindërve, temë diskutimi u bënë termet “prindi 1” dhe “prindi 2”, gjersa nuk referohej si nëna dhe babai.

Lidhur me këtë, sot ka reaguar Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës, duke sqaruar rastin.

“Drejtoria e Arsimit njofton se pas shpërndarjes së paketës me dokumente të unifikuara për shkolla, ka pasur reagime në lidhje me dokumentin ‘Marrëveshja e shkollës me prindërit’.

Ky dokument është hartuar gjatë vitit 2023 nga grupet punuese të shkollave dhe është në përputhje me praktikat evropiane. Ai kërkon nënshkrimin e të dy prindërve dhe ka për qëllim të forcojë bashkëpunimin ndërmjet shkollës dhe prindërve për të siguruar angazhimin e plotë në edukimin e fëmijëve”, thuhet në sqarim.

Pas reagimeve të shumta, Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës thotë se ka pasur keqkuptime.

“…Ka pasur keqkuptime, ku disa prindër e kanë ndërlidhur këtë marrëveshje me procese të tjera, të cilat nuk janë objekt i këtij dokumenti. Për DKA, është thelbësore që të dy prindërit të jenë të angazhuar dhe të kontribuojnë në mënyrë të barabartë në procesin arsimor”, thuhet tutje. /Telegrafi/

The post “Prindi 1”, “Prindi 2”, Komuna e Prishtinës del me sqarim pas reagimeve të shumta appeared first on Telegrafi.

Ramadani, Sveçlës: Protesto me dorëheqje, të manipuluan

18 September 2024 at 13:23

Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ramandani në një postim në Facebook shkruan se Sveçla duhet të jep dorëheqje për shkak të acarimit të raporteve me KFOR-in.

“Si Ministër i Punëve të Brendshme (në këtë rast pa brushë në dorë!) do të mbetesh në histori të Kosovës:

ose si ai që manipuloi skajshmërisht Policinë;

ose si ai që u dorëhoq duke protestuar edhe ndaj Kryeministrit kundër manipulimit të Policisë!”, shkruan ai.

Lexo të plotë postimin e Ramandanit:

Xhelal Sfeçla, protesto me dorëheqje, të manipuluan!

Jep dorëheqje Xhelal, e acarove raportin me NATO/KFOR, por nuk paske ditur gjë që synimi i këtyre sipër teje paska qenë që çështjen e Urës ta rikthejë në dialog në Bruksel, nga ku i dëgjojmë përrallat për ‘kushte’ të Serbisë rreth Suhodollit. Kjo ndodhi hiq më larg se dje!

Xhelal,

Reago! Protesto!

Jep dorëheqje si protestë që të kanë manipuluar ty se “hapja e Urës është çështje e kryer!” dhe ti Policinë, rrjedhimisht Kosovën!

Si Ministër i Punëve të Brendshme (në këtë rast pa brushë në dorë!) do të mbetesh në histori të Kosovës:

ose si ai që manipuloi skajshmërisht Policinë;

ose si ai që u dorëhoq duke protestuar edhe ndaj Kryeministrit kundër manipulimit të Policisë!

E ke rastin të zgjedhësh!

Atë “Amanetin për kufirin” e vazhdon ndokush tjetër ndoshta!. /Telegrafi/

The post Ramadani, Sveçlës: Protesto me dorëheqje, të manipuluan appeared first on Telegrafi.

Palokaj për letrën e Brnabiqit: Në procesin e dialogut, çuditërisht më shumë mund t’i besohet Beogradit sesa Lajçakut

18 September 2024 at 07:56

Korrespondenti i KOHËS në Bruksel, Augustin Palokaj, ka thënë se në procesin e dialogut çuditërisht më shumë mund t’i besohet Beogradit sesa emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak.

Palokaj në “Interaktiv” të KTV-së foli për deklaratën e Lajçakut në Prishtinë që tha se Serbia e ka tërhequr letrën që e kishte dërguar në BE ish-kryeministrja Ana Brnabiq.

“Nuk është hera e parë, e kam thënë disa herë, për çudi në këtë proces më shumë duhet t’i besojmë Beogradit sesa Lajçakut. Beogradi asnjëherë nuk ka thënë se e ka tërhequr letrën, Lajçaku ka thënë se është tërhequr letra. E tha këtë në Prishtinë. Por, deri më tash s’kam gjetur asnjë burim tjetër në BE që beson se letra është tërhequr. Laçak asnjëherë nuk e ka sqaruar se çfarë ka menduar. Sot nga z. Bislimi dëgjuam se në bisedën që kishte me Lajçakun ai i tha se nuk është tërhequr letra, por se po punohet nga BE-ja që letra të tërhiqet. Kemi të bëjmë këtu me një manipulim apo improvizim të z. Lajçak që ta ndihmojë Serbinë, pasi ajo letër ishte dëshmi me shkrim se Serbia nuk është e gatshme të bëjë hapat që duhet për zbatimin e marrëveshjes. E në anën tjetër s’ka pasoja për Serbinë”, ka thënë Palokaj.

 

The post Palokaj për letrën e Brnabiqit: Në procesin e dialogut, çuditërisht më shumë mund t’i besohet Beogradit sesa Lajçakut appeared first on Telegrafi.

Dialogu Kosovë-Serbi, pa takim të përbashkët në Bruksel – çfarë tha Lajçak e Bislimi?

18 September 2024 at 07:39

Të martën në Bruksel, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi u takua me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi, por nuk pati edhe takim trelateral, pasi Serbia refuzoi. 

Në njoftimin për media të Qeverisë së Kosovës u tha se Kosova përmes kryenegociatorit ka pranuar të mbahet takimi trelateral, sipas agjendës së paracaktuar, ku temë e diskutimit ishte rruga përpara e zbatimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues.

Gjatë takimit me Lajçakun, Bislimi diskutoi për planin e sekuencimit dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura, duke theksuar angazhimin konstruktiv të Kosovës.

“Serbia nuk ka bërë asnjë hap drejt saj, e pikësëpari as nuk e ka pranuar marrëveshjen”, deklaroi zëvendëskryeministri Bislimi, duke kritikuar mungesën e përparimit nga pala serbe.

Një nga temat e rëndësishme të takimit ishte çështja e personave të zhdukur me dhunë, ku Bislimi ripërsëriti destruktivitetin e Serbisë, duke thënë se ajo po “zvarrit procesin duke paraqitur kërkesa të reja edhe pas dakordimit final.”

Në lidhje me çështjen e lëvizjes së lirë, siç thuhet në njoftim, zëvendëskryeministri informoi emisarin e BE-së për masat që Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë për të lehtësuar konvertimin e patentë-shoferëve për qytetarët e komunitetit serb.

Ndërsa për çështjen e Urës mbi lumin Ibër, Bislimi shtoi se “nuk ka alternativë tjetër përpos hapjes së urës,” duke theksuar se edhe në raportet e Komisionit Evropian pas vitit 2014, BE-ja ka kërkuar hapjen e saj pa vonesa.

Në përfundim të takimit, Bislimi theksoi rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura dhe shtoi se hapja e urës mbi Ibër është simbol i normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, dhe kjo çështje tashmë është trajtuar dhe dakorduar në kuadër të procesit të dialogut.

Ndërkaq, pas takimit ndaras me Bislimin dhe përfaqësuesin e Serbisë, Petar Petkoviq, Lajçak ka shkruar në platformën “X”.

Ai ka thënë se është për të ardhur keq që nuk ka pasur një takim trepalësh të martën në Bruksel për të trajtuar çështjet më urgjente.

“Kam pritur dy kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë dhe delegacionet e tyre për takime ndaras në Bruksel sot. Për keqardhje që nuk i trajtuam çështjet më urgjente në një format trepalësh sot. Unë mbeten në dispozicion të palëve dhe do të vazhdojmë në javët në vijim”, shkroi Lajçak.

Hosted the two Chief negotiators of Kosovo and Serbia and their delegations for separate meetings in Brussels today. I regret we did not address the most pressing issues in a trilateral format today. I remain at the disposal of the Parties and we will continue in the next weeks. pic.twitter.com/T5RL0q1RfX

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 17, 2024


Ndërkohë, Bislimi tregoi po ashtu se edhe çështja postare në Kosovë u diskutua në takimin e tij me Lajçakun, pasi institucionet kosovare i mbyllën gjashtë objekte të Bankës Kursimore të Postës dhe Bankës Popullore të Serbisë në katër komunat me shumicë serbe në veri, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, në fillim të këtij viti.

Por, kryenegociatori serb, Petkoviq, e akuzoi Bislimin se nuk pranoi të takohet me përfaqësuesit e Beogradit për shkak të insistimit të tij në tema si Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Për herë të fundit, Bislimi dhe Petkoviq ishin takuar në fillim të korrikut, por pa ndonjë rezultat.

“Çfarë normalizimi është ky, nëse ju nuk dëshironi të flisni për çështjen kyç siç është Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Një çështje kyç është gjithashtu edhe se si po jetojnë serbët në Kosovë”, tha Petkoviq.

Ai konfirmoi se i ka dorëzuar të Lajçakut një listë të serbëve të arrestuar të cilët, sipas Petkoviqit, janë “të burgosur politikë”.

Petkoviq tha se në takim dypalësh me Lajçakun bisedoi edhe për kërkesat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për kthimin e serbëve të Kosovës në institucione.

Bislimi: Lajçak konfirmoi se letra e Brnabiqit nuk është tërhequr

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, pas takimit të së martës në Bruksel me dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka folur edhe rreth letrës së ish-kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq, kundër zbatimit të pikave të Marrëveshjes që ia konfirmojnë shtetësinë Kosovës.

Bislimi tha se për mos tërheqjen e letrës ka mësuar nga ndërmjetësi në dialog, Miroslav Lajçak.

“Sot e kuptuam nga Lajçak se letra nuk është tërhequr. Por ajo që ka dashur të thotë ai në Prishtinë është se po punohet me Serbinë që e njëjta të tërhiqet. Letra nuk është tërhequr. As nuk ka kërkesë për tërheqje të saj, por po punohet në atë drejtim që e njëjta të tërhiqet”, tha Bislimi, raporton RTK.

Ai tha për gazetarët se një takim trepalësh me Petkoviqin dështoi pasi Serbia e “kushtëzoi agjendën e takimit me kërkesa të papranueshme për Kosovën”.

“Në agjendë kishte vetëm një pikë, ecja përpara me zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve. Por, u theksua se tema shtesë mund të diskutohen nëse të dyja palët pajtohen. Ne u pajtuam për këtë, por Serbia donte ta kushtëzonte pjesëmarrjen e saj në takim me tema shtesë në agjendë, të cilat nuk ishin të pranueshme për palën kosovare”, tha Bislimi. /Telegrafi/

 

The post Dialogu Kosovë-Serbi, pa takim të përbashkët në Bruksel – çfarë tha Lajçak e Bislimi? appeared first on Telegrafi.

Vranët dhe me shi

18 September 2024 at 07:01

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me shi.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6/m/s. /Telegrafi/

The post Vranët dhe me shi appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Opozita e akuzon për keqpërdorim të buxhetit, Çeku: Asnjë nga të gjeturat nuk çon te vepra penale, as dyshim për vepër penale

17 September 2024 at 14:42

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku, ka kundërshtuar akuzat e bëra nga opozita sa i përket keqpërdorimit të buxhetit dhe mungesës së investimeve kapitale, e po ashtu ka mohuar edhe akuzën për subvencionimin me rreth 250 mijë euro të vëllait të tij në një organizatë joqeveritare të caktuar, por edhe eksponentëve të tjerë të LVV-së.

Në raportimin e tij në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të MKRS për vitin 2023, deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Hajdar Beqa ka akuzuar këtë ministri që në shumicën e pikave ka elemente të kryerjes së veprës penale.

“Baza B3 në 19 raste në vlerë prej mbi 2 milionë e 500 nuk ishin dorëzuar raportet për arsyetimin e shpenzimeve nga përfituesit e subvencioneve siç përcaktohet me marrëveshje… Kisha kërkuar si deputet raportues, nga burimet njerëzore, investimet kapitale, subvencionet e deri tek avancet që kanë shkuar jashtë vendit kemi shkelje të rregullores që ka bërë vetë ministria, kemi shkelje të ligjit të prokurimit publik, kemi shkelje të ligjit për menaxhimin e financave publike, kemi raste që ka pasur pagesa edhe pasi janë pranuar punimet teknikisht dhe të njëjtën kohë kemi vonesa në prokurime…

E kam lexuar raportin në shumicën e pikave ka elemente të kryerjes së veprave penale që ndoshta ky raport më shumë do të ishte për Prokurorinë, se për komisionin. Ndoshta pa ministër dhe sekretar ish udhëheq më mirë se në këtë gjendje në bazë të raportit”, tha Beqa.

Për këtë, ministri Çeku ka kundërshtuar se ka shkelje dhe kryerje të veprës penale, raporton kp

Ndërsa, ka pranuar se ka vonesa të subvencionimeve, porse ka thënë se me kapacitetet e brendshme jo gjithmonë arrijnë të realizojnë projektet me kohë.

“Asnjë nga të gjeturat nuk qon tek vepra penale, as dyshim për vepër penale. Ju vet në raportimin e juaj ju referuat konstatimeve si vonesa ose çështje tjera, për të cilat ne i kemi ofruar gjitha sqarimet e nevojshme për Zyrën Kombëtare të Auditmit, mirëpo edhe ZKA me plotë të drejtë kur ka një tejkalim e nxjerrë atë të gjetur, pa marrë parasysh fakti që ne me kapacitetet tona të brendshme jo gjithmonë arrijmë të realizojmë punët e sidomos në rastet kur varemi nga një palë e jashtme.

Numri i madh i projekteve të investimeve kapitale, numri i madh i përfitueseve të skemave të thirrjeve, subvencioneve, mijëra aplikues…ne i kemi argumentimet tona për secilën të gjetur, dhe veprimet që kemi ndërmarrë… Po e pranojmë sepse është lehtësisht e verifikueshme se ka vonesa, por, nuk arrita të kuptojë argumentimin e cila qon tek dyshimi për vepër penale…

Sot po flasim për vonesa javore apo mujore, që me këtë vëllim dhe numër të madh të përfituesve edhe në këtë raport të këtij viti gjasat janë që të ketë vonesa në mbyllje të projekteve”, tha Çeku.

Në anën tjetër, kryetarja në këtë komision, Hykmete Bajrami ka thënë se në bazë të tabelës një pjesë e investimeve kapitale janë shndërruar në subvencione, për çfarë tha se ligji i buxhetit nuk e lejon një gjë të tillë.

“Një pjesë të investimeve kapitale i keni shndërruar në subvencione dhe kjo është tepër interesante, sepse ligji i buxhetit nuk e lejon një gjë të tillë. P.sh, në vitin 2023 buxheti fillestar i ministrisë së juaj ka qenë 32 milionë, çka ka ndodhë, buxheti final për investime kapitale 32 milionë, buxheti final thotë është 24 milionë, dhe ekzekutim i ke pas 12.9 milionë, mirëpo çka ka ndodhë tek subvencionet.

Buxhetin fillestar e ke pas tek subvencionet në 2023, 14 milionë, buxhetin final e ke bërë 22 milionë dhe ekzekutim e ke 22 milionë. D.m.th 32 milionë ke pas më investime kapitale, i ke quar sigurisht se nuk e di ka të kanë ardhë, e ke bërë prej 14 milionëve, e ke quar subvencione 22 milionë, të ka mbet buxheti për kapitale vetëm 24 milionë dhe ke ekzekutuar vetëm 12 milionë euro, në qoftë se nuk ka kapacitete, nuk është dashur qe të shpërndahen sepse ato nuk e arrin efektin. Dhe kisha dashtë të dijë cilat janë rezultatet, me çfarë indikatorë po e matni sot rezultatin e këtyre 50 milionë subvencioneve të dhëna në tre vitet e kaluara”, tha Bajrami.

Mes tjerash, ka përmendur edhe rastin e shpërndarjes së subvencioneve në vitin 2024, në të cilën tha se ministri ka dhënë subvencion rreth 250 mijë euro vëllait të tij në një Organizatë Joqeveritare të caktuar.

“Por, gjithsesi nuk mund të ndalem pa përmendur edhe rastet që kanë qenë mediale e virale të shpërndarjes së subvencioneve në vitin 2024, ku me dokumente mediat kanë thënë që ministri ka dhënë subvencion rreth 250 mijë euro vëllait të tij në një organizatë joqeveritare të caktuar, por edhe eksponentëve të tjerë të LVV-së”, tha ajo.

Ndërkaq, ministri ka mohuar një gjë të tillë.

“Thatë se i kam dhënë mbështetje vëllait, ju kisha lut mos të bëheni pjesë e kësaj shpifje. Në momentin që një shpifje e tillë ka dalë në publik pa kurrfarë verifikimi është shpërndarë në shumë media, këtë informacion e kam përcjellë tek Policia e Kosovës dhe tek Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, sepse kam besuar se kjo nuk mund të mbetet si një status ose lajm. Nuk e kam padit për shpifje, ju kam thënë se është një pretendim për keqpërdorim ndaj meje dhe ju lutem trajtojeni këtë çështje…

Keqkuptimi që besoj se krijohet qëllimshëm është me barazua një OJQ me një biznes… Kam punuar rreth 15 vite në shoqërinë civile para se të angazhohem në politikë dhe kam qenë pjesë e shumë organizatave në cilësi të ndryshme. Nga viti 2017 e kam ndërprerë aktivitetin e shoqërisë civile dhe nga ai vit nuk kam asnjë angazhim në asnjë organizatë të shoqërisë civile… Disa organizata që kam qenë pjesë e tyre kanë qenë përfituese të fondeve të ministrisë edhe para se të bëhem unë ministër”, tha Çeku.

The post Opozita e akuzon për keqpërdorim të buxhetit, Çeku: Asnjë nga të gjeturat nuk çon te vepra penale, as dyshim për vepër penale appeared first on Telegrafi.

Pas renovimit, rihapet shkolla “Ahmet Gashi” në Prishtinë

17 September 2024 at 12:50

Pas renovimit të mundësuar nga Ambasada Amerikane sot në Prishtinë është hapur shkolla e mesme e lartë “Ahmet Gashi”.

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier u shpreh krenar që përpjekjet e tyre po ndikojnë në edukimin e të ardhmes së Kosovës.

Ai tha se me ketë renovim mundësohet mësim cilësor e shkollë e pastër dhe e sigurt.

“Prioriteti i Ambasadës amerikane është mbështetja e zhvillimit të kosovarëve të rinj. Suksesi i nxënësve është i rëndësishëm për te ardhmen e Kosovës. Ky donacion jo vetëm që përmirëson infrastrukturën e një shkolle por simbolizon partneritetin e qëndrueshëm në mes të amerikane edhe popullit të Kosovës”, tha ai.

Ndërkaq, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se renovimi i ambienteve të kësaj shkolle siguron bazë të fortë për shoqërinë.

Ajo theksoi se Qeveria e Kosovës e ka në fokus infrastrukturën shkollore, raporton kp.

E kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, tha se ky bashkëpunim është dëshmi e fuqisë dhe partneritet me SHBA.

Rama theksoi se ky investim iu mundëson nxënësve kushte më të mira për mësim. /Telegrafi/

The post Pas renovimit, rihapet shkolla “Ahmet Gashi” në Prishtinë appeared first on Telegrafi.

Pandi pa gojë!

By: E S
12 September 2024 at 18:39

Nga Erges Eskiu

Tensioni i Pandit do duhej të ishte ndaj Edi Ramës që shkatërroi PS-n dhe po shkatërron Shqipërinë!

Tensioni i Pandit do duhej të ishte ndaj Ramës që ka goditur fermerin dhe prodhimin vendas, i ka çuar fermerët në falimentim, në depresion, në vetvrasje ose në largim nga Shqipëria.

Tensioni i Pandit duhet të ishte për socialistët e thjeshtë të cilët vuajnë për të blerë ushqimet se nuk kanë minimum jetik, nuk kanë mundësi për të blerë ilaçet.

Tensioni i Pandit do duhej të ishte për socialistët që Edi Rama u ka ndare familjet dhe u ka grabitur pasuritë.

Tensioni i Pandit do duhej të ishte ndaj arrogancës se Ramës që nuk jep llogari për dëmet që ka bërë dhe për moslejimin e njerëzve të zgjedhin të lirë.

Tensioni i Pandit do duhej të ishte ndaj Ramës që ka 26 vjet në politikë, 24 vjet në pushtet dhe sillet me socialistet dhe gjithë shqiptarët si të ishte një pushtues i huaj e gjakpirës.

Tensioni i Pandit do duhej të ishte ndaj Ramës, që po shpopullon Shqipërinë, po e boshatis vendin, duke i bërë atë që asnjë armik i egër nuk ia ka bërë deri më sot.

Por jo, tensioni i Pandit është se Rama nuk do i jap mundësinë atij të jetë në parlament vitin tjetër, dhe këtë tension Pandi qoftë edhe në formë pendesë një “mea culpa”, që ka mbështetur autokratin Edi Rama nuk e shfryn dot ndaj Ramës dhe t’u thotë socialistëve të vërtetën, t’u kërkoj ndjesë publike, t’u bëj nderin e fundit apo respektin e fundit, por frikacaku Pandi tensionin e shfryn ndaj gazetares që e pyet: A ndiheni i rrezikuar për mandatin e deputetit me që nuk do jeni në listë të sigurt?

Impotenca intelektuale e Pandit për t’iu përgjigjur autokratit, që shkatërroi Partinë Socialiste dhe Shqipërinë, përkthehet në dhunë ndaj një gazetare pyetja e së cilës i heq “valvulën e presionit” Pandit që paska humbur qetësinë dhe si përgjigje ka dhunën.

I qeti Pandi reagon ndaj zonjës sepse fizikisht ajo është më e dobët se Pandi, reagon ndaj një gazetareje sepse është më pak e pushtetshme se drejtuesi i medias ku ajo punon dhe më pak e pushtetshme se politikani Pandi.

Impotenca e Pandit përkthehet në dhunë ndaj një zonje shtatzënë, ndaj një femre që duhet të shihet dhe respektohet si shenjtore sepse brenda saj po rrit një krijesë, një njeri, një ëngjëll që i jep kuptim jetës. Asaj zonje që po sjell në jete një fëmije, që i jep vetë jetës, jetë.

Tensioni i Pandit është i papranueshëm, por është edhe një dëshmi e alarmit që ngritëm se dhuna e Ramës ndaj Ambrozias, fyerjet ndaj saj dhe gazetarëve të tjerë do të imitohen nga anëtarë të pushtetit, nga bashkëpunëtorë të krimit dhe për fat të keq u imitua fillimisht nga më i qeti i pushtetit, ai që gojën, prej kohës së shembjes së Teatrit Kombëtar, e ka ende në periudhë post-operatore dhe nuk ka mundësi të përgjigjet me fjalë.

The post Pandi pa gojë! appeared first on Albeu.com.

❌
❌