Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 September 2024Main stream

14 të vdekur nga shpërthimet, Izraeli shpall ”fazën e re” të luftës

By: redi
18 September 2024 at 22:00

Një raund i ri sulmesh ka ndodhur sot në Liban me shpërthimet e radiove, pajisjeve të tjera të komunikimit dhe paneleve diellore që në Bejrut dhe shumë rajone të tjera që kanë lënë të vdekur 14 persona dhe 450 të tjerë të plagosur. Shumë prej të plagosurve kanë plagë në krahë dhe në stomak, pasi kanë qenë duke mbajtur në duar ose xhepat e tyre radiomarrësit në momentin e shpërthimit.

Source

PD: Anija me mbetje të rrezikshme po vjen

By: redi
18 September 2024 at 21:58

Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari ka reaguar mbi kërkesën e Rrjetit të Bazelit drejtuar qeverisë aktuale në lidhje me kthimin e anijeve me mbetje në Portin e Durrësit. Ai është shprehur në shkrim se, kjo organizatë po kërkon nga qeveria aktuale një transparencë mbi administrimin e situatës dhe testimit të mbetjeve. Muçollari shkruan ndër të tjera se këto mbetjë janë mjaft të dëmshme për…

Source

Yesterday — 18 September 2024Main stream

Nga rasti i Bogdanit, mjeku shpjegon shkaqet që sjellin vdekjen e papritur

By: redi
18 September 2024 at 21:53

Ndarja e papritur nga jeta e ish-deputetit të PD, Gerti Bogdani tronditi politikën dhe opinionin publik. Bogdani u nda nga jeta pas një ataku kardiak, teksa ishte duke konsumuar një kafe me miqtë e tij në një nga kafenetë e kryeqytetit. Mjeku Indrit Temali shpjegoi në ”Euronews Albania” se vdekja e papritur kardiake është një ngjarje që ndodh dhe nuk zgjedh, edhe pse pak flitet për të.

Source

Berisha mesazh lamtumire për Gerti Bogdanin: Përfaqësues brilant i brezit të ri, patriot i vërtetë

By: redi
18 September 2024 at 21:41

Sali Berisha i ka dedikuar një fjalim prekës ish-deputetit demokrat, Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta sot në mënyrë tragjike pas një arresti kardiak. Berisha e cilëson si një prej politikanëve të rinj që i kushtoi vitet më të mira të jetës demokratëve, qytetarëve dhe Shqipërisë. Fjalimi i plotë: Sonte ne mblidhemi këtu në zi dhe dhimbje të thellë. Të shokuar sepse sot ne të gjithë kemi…

Source

Vuçiç flet për qeverinë e Prishtinës: Njerëz me ideologji enverhoxhiste

By: redi
18 September 2024 at 21:23

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç mbrëmjen e sotme në “Ditarin Kombëtar” në TV Pink ka sulmuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti duke e cilësuar si marksist dhe eneverhoxhist. Vuçiç tha se mes Beogradit dhe Prishtinës nuk ka pasur asnjëherë bisedime reale. “Ata u përpoqën të përdorin truke për të fajësuar në çdo mënyrë Beogradin për çdo të keqe që ndodh në fushë. Kemi të bëjmë me njerëz…

Source

”12 vite më parë pas një skaneri”, kunati i Gertit: Sot nuk e thash dot për ty atë fjalë tek spitali

By: redi
18 September 2024 at 21:08

Dhimbja në familjen e ish-deputetit demokrat Gerti Bogdani është e madhe, pasi humbja në moshën 44-vjeçare në mënyrë të papritur, ka prekur këdo. Kunati i Gerti Bogdanit, Arbër Çepani me një reagim të dytë ka bërë një tjetër status të ndjerë për ish-deputetin e Partisë Demokratike. Çepani ka treguar një histori 12 vite më parë. Ai thotë se 12 vjet më parë, pas një skaneri që ka bërë…

Source

Ministrja Denaj: Skema e re kombëtare e subvencioneve nis më 1 tetor

By: redi
18 September 2024 at 20:59

Më 1 tetor nis aplikimin Skema e re Kombëtare e Investimeve për fermerët. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj në një intervistë tha se skema është në vijim të skemës së subvencioneve të shpallur në fillim të vitit. ”Kjo është një skemë që shkon për investime në sipërfaqe të ndërtimit të serrave diellore, të stallave. Njëkohësisht kemi vendosur mekanikën bujqësore në fokus dhe…

Source

Babai i terroristit të Banjskës, tregon sa para merrte i biri nga mbrojtja civile

By: redi
18 September 2024 at 20:51

Veljo Iliç, babai i njërit prej terroristëve të akuzuar në rastin e Banjskës, Vladan Iliç, gjatë dhënies së dëshmisë në lidhje me sulmin e ndodhur një vit më parë ka deklaruar se i biri nuk i kishte treguar se çfarë po përgatisnin. Ai është shprehur se më 24 shtator, në ditën kur ka ndodhur sulmi, i biri e kishte telefonuar duke i kërkuar që të shkonte ta merrte në Banjskë por nuk kishte mundur…

Source

“Do të të dua çdo ditë të jetës derisa të takohemi sërish, drita e çdo rrugëtimi tim”, rrëqeth me fjalët Edlira për Gertin

By: redi
18 September 2024 at 20:41

Me një dedikim rrëqethës dhe shumë prekës për një dhimbje që kurrë nuk do të shërohet, aktivistja e shoqërisë civile, Edlira Çepani emocionon me fjalët për bashkëshortin e saj, të ndjerin Geri Bogdani që u nda nga jeta sot, teksa shpreh hidhërimin për humbjen e madhe. ”Bota është një vend i pavlerë pa ty! Do të të duam përjetë, bashkeshorti, babai, shoku dhe njeriu më i mirë që do jetoje…

Source

Rama drejt Brukselit, do të pritet nga Presidentja e Komisionit Europian

By: redi
18 September 2024 at 20:04

Kryeministri Edi Rama, mësohet se nesër do të udhëtojë drejt Brukselit. Ai do të pritet nga Presidentja e Komisionit Europian. Ursula Von Der Leyen do të bëjë bashkë në një drekë pune 6 liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të enjten e 19 shtatorit, ku në fokus të diskutimeve do të jenë agjendat e reformave dhe rritjes. 5 vendet, veç Bosnje-Hercegovinës, kanë dorëzuar agjendat e tyre për…

Source

Zgjidhet Sekretari i Përgjithshëm i KiE, reagon ministri Hasani: Do të forconi vlerat tona të përbashkëta!

By: redi
18 September 2024 at 19:38

Alain Berset është emëruar si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës. Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka uruar Berset për detyrën e re, ndërsa thekson se lidershipi i tij do të forcojë padyshim vlerat e përbashkëta për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe shtetin e së drejtës. ”Urime Alain Berset për marrjen e detyrës si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës.

Source

Aksident me vdekje në Durrës, reagon Policia: Burri humbi kontrollin e motomjetit dhe u rrëzua

By: redi
18 September 2024 at 19:30

Policia e Durrësit ka dalë me një informacion zyrtar në lidhje me një aksident me vdekje që ka ndodhur në aksin Plepa-Golem. Sipas efektivëve të qytetit bregdetar, L.Z, 64 vjeç dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është rrëzuar. Si pasojë 64-vjeçari ka humbur jetën. ”Rreth orës 18:00, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasi L. Z., 64 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi…

Source

”Pikë uji”, filmi shqiptar synon çmimet ”OSCAR”

By: redi
18 September 2024 at 19:20

Në ambientet e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, u mblodh Komisioni Përzgjedhës i filmit që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Academy of Motion Pictures, Arts and Sciences” për vitin 2025. Pas thirrjes së hapur nga QKK, aplikoi vetëm shtëpia kinematografike Era Film me filmin artistik me metrazh të gjatë “Pikë uji” me regji të Robert Budinës. Komisioni votoi unanimisht pro kandidaturës së…

Source

Vangjel Tavo është edhe de jure kryetar i Himarës, Komisioni Rregullator certifikon rezultatin

By: redi
18 September 2024 at 19:11

45 ditë pritje dhe Vangjel Tavo është konfirmuar fitues i Bashkisë së Himarës. Këtë të mërkurë Komisioni Rregullator miratojë rezultatin përfundimtarë të zgjedhjeve të pjesshme duke mbyllur edhe ciklin e organeve zgjedhore që duhet të certifikonin rezultatin. Tani Tavos i lind e drejta që të betohet pranë Këshillit Bashkiak të Himarës dhe të vesh zyrtarisht kostumin e qytetarit të parë të bashkisë…

Source

Ndryshime në qeveri, socialistja e re emërohet zv/ministre e Turizmit dhe Mjedisit

By: redi
18 September 2024 at 18:57

Sot janë disa ndryshime në qeveri. Rama i ka besuar pozicionin e zv.ministres së Turizmit, zonjës Ilva Gjuzi. Kjo e fundit u prezantua në mbledhjen e fundit të Asamblesë së PS nga Edi Rama si nënkryetare e Asamblesë së PS. Ndërkohë edhe Blendi Gonxhe është bërë me një zv.ministre më shumë. Ajo është Blerta Rama.

Source

Liban, shpërthejnë disa panele diellore

By: redi
18 September 2024 at 18:44

Disa panele diellore, thelbësore për mirëmbajtjen e sistemit energjetik të Libanit, shpërthyen në një numër shtëpish në jug të vendit të Cedarit. Kjo është bërë e ditur nga agjencia libaneze Nna. Disa shpërthime kanë ndodhur gjatë funeraleve të të vrarëve dje nga shpërthimet e biper-ave, ku mbetën rreth 4000 persona dhe 12 humbën jetën. Al-Arabiya raporton se pajisjet e komunikimit me valë kanë…

Source

Rama ndan pamjet: Hyrja e Shkodrës hedh hapat e parë drejt transformimit të premtuar, po rilind dita-ditës

By: redi
18 September 2024 at 18:33

Punimet për t’i dhënë hyrje të re Shkodrës po ecin ndërsa ka nisur zbatimi i projektit që do e transformojë zonën. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet, ku shkruan se hyrja e Shkodrës hedh hapat e parë drejt transformimit madhështor që meriton. ”Hyrja e Shkodrës hedh hapat e parë drejt transformimit të premtuar, me prishjen dhe çmontimin e ndërtesave abuzive të mbetura aty prej…

Source

Guvernatori pret në takim përfaqësuesin e BB, Sejko: 2024 ka shënuar rritje të mirë ekonomike

By: redi
18 September 2024 at 17:51

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti në një takim pune përfaqësuesin e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas. Teksa bëri një ekspoze të panoramës ekonomike në vend, guvernatori Sejko theksoi se gjysma e parë e vitit 2024 është karakterizuar nga një rritje e mirë ekonomike, me zhvillime pozitive në tregun e punës në drejtim të papunësisë dhe nivelit të pagave.

Source

❌
❌