Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 September 2024Main stream

”Pikë uji”, filmi shqiptar synon çmimet ”OSCAR”

By: redi
18 September 2024 at 19:20

Në ambientet e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, u mblodh Komisioni Përzgjedhës i filmit që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Academy of Motion Pictures, Arts and Sciences” për vitin 2025. Pas thirrjes së hapur nga QKK, aplikoi vetëm shtëpia kinematografike Era Film me filmin artistik me metrazh të gjatë “Pikë uji” me regji të Robert Budinës. Komisioni votoi unanimisht pro kandidaturës së…

Source

Ky film shqiptar propozohet për çmimin “Oscar”

By: D Marku
18 September 2024 at 15:57

Filmi i metrazhit të gjatë “Pikë uji” tashmë është propozuar për garën e “Oscar”, garë në të cilën do të marrë pjesë Shqipëria. Filmi sjell një histori të Aidës (Gresa Pallska), e cila është një grua në karrierë, por që jeta e përplasë me një problem familjar, problem pastaj që shpërfaq fuqinë e politikës dhe drejtësisë.

Për skenarin dhe regjinë është përkujdesur Robert Budina, ndërkaq producente është Sabina Kodra. Në këtë film, në role të tjera janë përfshirë edhe aktorët: Arben Bajraktaraj, Adem Karaga, Gerhard Koloneci, Kodjana Keco, Paolo Iancu edhe Henri Topi.

Ky është njoftimi i plotë:

Jemi jashtëzakonisht të lumtur të njoftojmë se filmi “Pikë Uji” është përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në garën për Oscar! Për ne, ky është vlerësimi më i madh që mund të marrësh nga vendi yt.

Falënderojmë me mirënjohje të thellë:

– Aktorët dhe ekipin tonë të dedikuar që punuan me pasion dhe përkushtim – falë jush ky moment është bërë realitet!

– QKK-në për mbështetjen e vazhdueshme dhe besimin!

– Komisionin përzgjedhës për përgjegjësinë e jashtëzakonshme që na kanë dhënë.

Është hera e tretë që një film nga ERAFILM do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë skenë të madhe ndërkombëtare! Kjo arritje na mbush me krenari të thellë dhe na motivon të japim gjithçka për të çuar përpara kinemanë shqiptare në nivel ndërkombëtar. Robert Budina Sabina Kodra Gresa Pallaska Gresa Pallaska Official Gerhard Koloneci Adem Karaga Klodjana Keco.

The post Ky film shqiptar propozohet për çmimin “Oscar” appeared first on Albeu.com.

“Pikë Uji” drejt Oscar-it pas suksesit të bujshëm në Tiranë

By: user7
18 September 2024 at 13:03

Ndërsa vazhdon të projektohet në sallat e kinemave në Tiranë, filmi më i fundit i regjisorit të njohur Robert Budina, “Pikë Uji”, është përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në garën për çmimin Oscar për Filmin më të Mirë Ndërkombëtar. Ky lajm vjen në kulmin e një primierie tejet të suksesshme dhe kritikave mjaft pozitive nga publiku dhe kritikët e filmit.

“Pikë Uji” u prit me entuziazëm të madh në premierën e tij në Tiranë. Salla e kinemase ishte e mbushur plot, me një audiencë që përfshinte figura të njohura të kinematografisë, kulturës dhe politikës shqiptare. Regjisor Budina, së bashku me aktorët kryesorë Gresa Pallaska, Adem Karaga, Palolo Iancu dhe Gerhard Koloneci, morën duartrokitje të gjata në fund të shfaqjes.

Kritikët kanë vlerësuar veçanërisht performancën e Gresa Pallaskës në rolin e Aidës, duke e quajtur atë “tronditëse” dhe “të paharrueshme”.

Publiku gjithashtu ka reaguar pozitivisht, me shumë spektatorë që e kanë përshkruar filmin si “emocionues”, “sfidues” dhe “thellësisht njerëzor”. Në platformat e rrjeteve sociale, “Pikë Uji” ka qenë tema kryesore e diskutimeve, me shumë që e konsiderojnë atë si një nga filmat më të mirë shqiptarë të viteve të fundit.

Drejt Oscar-it

Përzgjedhja e “Pikë Uji” për të përfaqësuar Shqipërinë në garën për Oscar shënon një moment historik për kinematografinë shqiptare. Ky është prodhimi i tretë i kompanisë Erafilm që arrin këtë privilegj, duke dëshmuar cilësinë e vazhdueshme të punës së tyre.

Regjisori Robert Budina, në një deklaratë për mediat, shprehu: “Jemi thellësisht të nderuar që ‘Pikë Uji’ do të përfaqësojë Shqipërinë në Oscar. Ky film eksploron thellësisht psikologjinë e një nëne të fuqishme përballë sfidave të një sistemi kompleks. Shpresojmë që do të prekë zemrat e një audience nderkombetare.”

Ekipi i filmit ka premtuar lajme të tjera emocionuese në ditët në vijim, duke mbajtur publikun në pritje të zhvillimeve të mëtejshme.

Për ata që ende nuk e kanë parë, filmi vazhdon të shfaqet në kinematë e Tiranës, duke ofruar një mundësi unike.

The post “Pikë Uji” drejt Oscar-it pas suksesit të bujshëm në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

❌
❌