Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 19 September 2024Main stream

“Parlamenti do shpërndahet në mars”- Gjonaj: Ja qëllimi i Komisionit Anti-Korrupsion

By: rom ario
19 September 2024 at 20:38

Ish-ministrja e Drejtësisë dhe deputetja aktuale e Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj, ka thënë se Komisioni Anti-Korrupsion që është ngritur në Kuvend ka një mandat deri në muajin mars, kur të shpërndahet Parlamenti, para nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Komentet Gjonaj i bëri teksa ishte e ftuar në Euronews Albania, ku tha se mazhoranca ka si synim që të ndërtojë politikat e parandalimit të anti-korrupsionit.

Sipas Gjonajt, bërja e ligjeve do të duhet të kalojë në një proces skanimi, që të mos lërë hapësira korrupsioni.

“Ne kemi si synim të ndërtojmë politikat e parandalimit të anti-korrupsionit. Që do të thotë ngritjen e mekanizmave që luftojnë korrupsionin në të gjitha nivelet e qeverisjes. Do të kemi, përshembull një nga komponentët e shtyllës anti-korrupsion që ka komisioni i Posaçëm, është korrupsioni politik.

Për të parë a janë mekanizmat e duhur në fuqi për të garantuar integritetin e të zgjedhurve dhe funksionarëve të lartë. Konflikti i interesit a i përshtatet sot jo vetëm me kërkesat që ka BE me Shqipërinë, por edhe për të garantuar nëse nuk ka konflikt interesi. Deputetët, të zgjedhurit apo funksionarë të tjerë të lartë.

Bërja e ligjeve, do të duhet që ligjet të kalojnë në një proces i cili bën fjalë për një skanim që të mos lërë hapësira korrupsioni. Komisioni ka një mandat deri në mars kur Parlamenti të shpërndahet para se të filloj fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare”, tha Gjonaj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Parlamenti do shpërndahet në mars”- Gjonaj: Ja qëllimi i Komisionit Anti-Korrupsion appeared first on Euronews Albania.

Miratimi i ligjit, studenti për VOA: Nuk zgjidh shkaqet e largimit të mjekëve nga vendi

By: Ardit
19 September 2024 at 19:55

Në Tiranë, Kuvendi miratoi sot ndryshimet e kërkuara nga Gjykata Kushtetuese në ligjin për trajtimin e studentëve të mjekësisë, që synon të frenojë largimin e mjekëve të rinj nga vendi. Gjykata kërkoi uljen në 1 deri në 3 vjet për shërbimin e detyruar mjekësor brenda vendit pas studimeve, nga 2-5 vjet që parashikonte ligji më […]

The post Miratimi i ligjit, studenti për VOA: Nuk zgjidh shkaqet e largimit të mjekëve nga vendi appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

VIDEO/ PANIK në Bukuresht! Një person i vë flakën Parlamentit rumun, 300 persona ndodheshin në ndërtesë

By: D Marku
17 September 2024 at 18:05

Një person i ka vënë flakën ndërtesës së parlamentit në Bukuresht, Rumani, dhe për pasojë 300 njerëz janë evakuuar.

Ngjarja ndodhi pasditen e kësaj të marte në zonën e vizitorëve, e cila përfshin një sallë ekspozite dhe dyqane suveniresh.

“Një burrë i moshës 60-65 vjeç ka ndezur zjarr në ambientet e ndërtesës së parlamentit rumun. Më shumë se 300 persona u evakuuan nga ndërtesa”, shkruajnë mediat rumune.

Zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, kanë lokalizuar zjarrin dhe kanë shuar flakët. Mediat rumune raportuan se autori i dyshuar arriti të arratisej, ndërsa policia publikoi fotot e tij dhe kërkoi ndihmën e qytetarëve për arrestimin.

In Romania, the President of the Chamber of Deputies, Daniel Suciu, reported that an unidentified person set fire to the Parliament building using gasoline. Suciu stated that legal actions will be taken in response.pic.twitter.com/x05vLyiYtT

— Volcaholic 🌋 (@volcaholic1) September 17, 2024

 

The post VIDEO/ PANIK në Bukuresht! Një person i vë flakën Parlamentit rumun, 300 persona ndodheshin në ndërtesë appeared first on Albeu.com.

PS nuk çon në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës, reagon BE: S’është hap në drejtimin e duhur

By: E.K
13 September 2024 at 13:06

Një ditë pasi mazhoranca socialiste abstenimin vendimin për të çuar në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës, ka reaguar edhe Bashkimi Evropian. Rreth votimit që u bë një ditë më parë në Parlament, Delegacioni i BE thotë se “ajo që panë dje nuk është një hap në drejtimin e duhur. Zyra e BE thekson se […]

The post PS nuk çon në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës, reagon BE: S’është hap në drejtimin e duhur appeared first on FaxWeb.

Kuvendi i Kosovës modernizohet me pajisje digjitale falë donacionit të Luksemburgut

By: D Marku
12 September 2024 at 12:58

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot Kreun e Misionit të Ambasadës së Dukatit të Madh të Luksemburgut në Prishtinë, Eric Dietz, dhe përfaqësuesit e LuxDev, Agjencisë për Zhvillim dhe Bashkëpunim të Luksemburgut, në një takim falënderimi për donacionin që Dukati i Madh i Luksemburgut ka dhënë për Kuvendin.

Donacioni përfshin pajisjet digjitale moderne për sallën plenare, të cilat janë të rëndësishme për përmirësimin e funksionalitetit dhe transparencës së punës së Kuvendit.

Kryetari Konjufca shprehu mirënjohje për mbështetje të vazhdueshme nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe theksoi rëndësinë e këtij investimi.

“Investimi i fundit në Kuvend e konsideroj tejet të nevojshëm, i cili do të ndihmojë në funksionalitetin e mëtejmë të punës së Kuvendit dhe rritjen e transparencës,” deklaroi Konjufca.

Eric Dietz theksoi gatishmërinë e Luksemburgut për të mbështetur Republikën e Kosovës në proceset e saj zhvillimore dhe në qeverisjen demokratike. “Shteti që përfaqësoj është i gatshëm të mbështesë Kosovën në të gjitha proceset e saj zhvillimore dhe qeverisjen demokratike,” tha Dietz.

Pas takimit, Kryetari Konjufca dhe z. Dietz vizituan bashkërisht ambientet e sallës plenare dhe shqyrtuan pajisjet e reja të instaluara. Në hapje të seancës plenare, Konjufca informoi deputetët për instalimin e pajisjeve të reja dhe falënderoi Dietz për praninë e tij në hapjen e sesionit vjeshtor të Kuvendit.

Sistemi i ri i instaluar përfshin njësitë qendrore të kontrollit, njësitë e kryesuesve dhe deputetëve, si dhe një sistem të integruar votimi dhe përkthimi gjuhësor. Karakteristikat kryesore të këtij sistemi përfshijnë mikrofonët, ekranin e votimit në kohë reale, mbështetje shumëgjuhëshe, kontrollin e kamerës dhe masa të forta sigurie.

Projekti i LuxDev-it “Rritja e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë” (KSV/023) ka qenë në krye të implementimit dhe mirëmbajtjes së këtij sistemi të avancuar të e-votimit. Projekti synon të katalizojë rritjen e qëndrueshme ekonomike duke nxitur inovacionin, gjithëpërfshirjen dhe zhvillimin social në një Kosovë më të gjelbër.

Kryetari i Kuvendit dhe ekipi i tij presin që ky investim të përmirësojë menaxhimin e seancave dhe të ofrojë shërbime të sigurta dhe efikase për anëtarët e Kuvendit, duke mundësuar qasje pothuajse në kohë reale të publikut në të dhënat e votimit dhe duke rritur llogaridhënien institucionale.

The post Kuvendi i Kosovës modernizohet me pajisje digjitale falë donacionit të Luksemburgut appeared first on Albeu.com.

❌
❌