Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 September 2024Main stream

22 policë në hetim, zbulohet skema e vjedhjes në Rrugën e Kombit nëpërmjet gjobave

By: user 11
20 September 2024 at 11:11

Zbulohet skema e vjedhjes që 22 efektivët e policisë së Seksionit të Njësisë së Sigurisë së Autostradave, kishin krijuar me qëllim zhvatjen e parave nga shtetas të huaj që kryenin shkelje të qarkullimit rrugor. Një prej efektivëve kryesor i përfshirë në skemë ishte Gramoz Dafku, i cili në atë kohë ishte shef i seksionit të qarkullimit për Rrugën e Kombit.

AMP mori indicie nga një shqiptar i Kosovës për gjobën që e kishte paguar, të cilën policët e shkruanin në procesverbalë dhe kishin marrë paratë vetë, duke mos i dorëzuar te financa.

Gjobat varionin nga 200 deri në 500 mijë lekë të vjetra, të gjithë të huaja por pjesa më e madhe nga Kosova.

Një prej efektivëve kryesor i përfshirë në skemë ishte Gramoz Dafku, i cili në atë kohë ishte shef i seksionit të qarkullimit për Rrugën e Kombit.

Vjedhja e gjobave dyshohet se ka ndodhur gjatë vitit 2023 dhe hetimet kanë zgjatur për rreth 9 muaj. AMP ka mundur të sekuestrojë procesverbale të gjobave dhe materiale të tjera në shërbim të dokumentimit të veprës penale.

The post 22 policë në hetim, zbulohet skema e vjedhjes në Rrugën e Kombit nëpërmjet gjobave appeared first on Lapsi.al.

“5 mijë euro ose të publikoj fotot”/ Arrestohet 30-vjeçari, shantazhonte një vajzë

By: user 11
20 September 2024 at 10:27

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi shantazhoi një vajzë se do t’i publikonte foto private të saj. I arrestuari ka përndjekur fizikisht dhe në rrjete sociale një 33-vjeçare dhe familjarët e saj, me synim marrjen e një shume prej 5 mijë euro.

I arrestuari akuzohet për veprat penale “Përndjekja” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Policia njoftoi se 30-vjeçari më përpara ka qenë 7 herë i shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale dhe i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve në shtetin zvicerian.

The post “5 mijë euro ose të publikoj fotot”/ Arrestohet 30-vjeçari, shantazhonte një vajzë appeared first on Lapsi.al.

Trump: Zgjedhjet e këtij viti në SHBA janë më të rëndësishmet në historinë e Izraelit

By: user 11
20 September 2024 at 09:54

Ish-Presidenti, Donald Trump i quajti zgjedhjet e ardhshme amerikane si më të rëndësishmet në historinë e Izraelit, duke thënë se shteti hebre do të zhdukej, do të “fshihej” nga faqja e dheut dhe do të pushonte së ekzistuari nëse zëvendëspresidentja Kamala Harris fiton zgjedhjet presidenciale.

Gjatë një fjalimi sensibilizues kundër semitizmit në SHBA, Trump u shfaq i preokupuar me atë që ai e përshkroi si mosmirënjohje nga votuesit hebrenj, duke theksuar se ata duhet ta mbështesin atë masivisht për shkak të historisë së tij në Izrael.

“Sapo doli një sondazh. Unë jam në 40%,” tha Trump, përsëri pa identifikuar sondazhin. Kjo do të thotë se ju keni votuar 60% për dikë që urren Izraelin. Ju nuk mund ta lejoni këtë të ndodhë. Dyzet për qind nuk janë të pranueshme, sepse kemi zgjedhje për të fituar”, ka thënë Trump.

Ndërkohë më tej ai bëri thirrje që Kamala Harris nuk duhet të fitojë.

“Ju duhet ta mposhtni Kamala Harrisin më shumë se çdo popull tjetër në tokë.Dhe nuk e kam thënë kurrë më parë këtë: Më shumë se çdo popull në tokë, Izraeli duhet ta mposht atë”, theksoi ai.

Sipas CNN, Amy Spitalnick, CEO e Këshillit Hebre për Çështjet Publike dhe një ish-ndihmëse e zyrtarëve demokratë në Nju Jork, akuzoi Trumpin për përdorimin e një fjalimi për antisemitizmin si një mundësi për të sulmuar komunitetin hebre amerikan.

The post Trump: Zgjedhjet e këtij viti në SHBA janë më të rëndësishmet në historinë e Izraelit appeared first on Lapsi.al.

Turistja humb jetën në Itali, i bie statuja në kokë

By: user 11
20 September 2024 at 09:37

Janë publikuar pamjet e rëndë kur një statujë bie dhe godet në kokë 30-vjeçaren Chiara Jaconis, duke e lënë atë të vdekur.

Siç shihet e reja ka qenë duke ecur në një rrugicë në Napoli të Italisë së bashku me një person tjetër.

Sipas mediave italiane, skenari më i mundshëm është që statuja të jetë hedhur nga dy fëmijë nga ballkoni i shtëpisë së tyre.

Autoritetet italiane kanë arrestuar tashmë prindërit e dy fëmijëve dhe i kanë akuzuar për vrasje.

Jaconis, e cila kishte udhëtuar drejt Italisë për të festuar ditëlindjen, u dërgua e plagosur në spital, por humbi jetën dy ditë më vonë për shkak të dëmtimeve të rënda që kishte pësuar në kokë.

 

The post Turistja humb jetën në Itali, i bie statuja në kokë appeared first on Lapsi.al.

Kosova pretendon se nuk është tërhequr/ Ç’po ndodh me letrën e Bërnabiçit

By: user 11
20 September 2024 at 09:03

Çështja e tërheqjes ose jo të një letre që Serbia ia ka dërguar Bashkimit Evropian lidhur me Kosovën, është mbështjellë me mister, pas deklaratave kundërthënëse të bëra së voni nga blloku evropian dhe nga autoritetet kosovare, përderisa udhëheqja serbe nuk ka bërë asnjë koment konkret.

Më 6 shtator, pas një takimi në Prishtinë me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, deklaroi se Serbia e ka tërhequr letrën e kryeministres së atëhershme, Ana Bërnabiq.

Nëpërmjet kësaj letre, dërguar në Bruksel në dhjetorin e vitit 2023, Serbia shprehu rezerva për Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën dhe për Aneksin e zbatimit të saj, që BE-ja i sheh si marrëveshje historike në procesin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Por, pas takimeve me Lajçakun, Bislimi tha më 17 shtator se ka kuptuar që letra, në të vërtetë, s’është tërhequr.

“Ajo që ka dashur ai të thotë në Prishtinë është se, po punohet me Serbinë që letra të tërhiqet. Letra nuk është tërhequr dhe as nuk ka kërkesë për tërheqjen e saj nga ana e Serbisë ende”, deklaroi Bislimi.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë se Brukseli nuk i komenton deklaratat e asnjërës palë, duke shtuar se është Serbia ajo që duhet të pyetet lidhur me veprimet e saj.

“Ne presim që palët më në fund të përqendrohen te zbatimi [i Marrëveshjes] dhe të mos humbin kohë në taktika devijuese”, tha Stano.

Burime të Radios Evropa e Lirë në BE thanë se askush në Bruksel nuk ka deklaruar se letra është tërhequr, përveç Lajçakut. Stano më herët kishte deklaruar se nuk kishte çfarë t’i shtonte asaj që kishte thënë Lajçak në kryeqytetin kosovar.

Ndërkaq, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, as nuk ka mohuar, e as pohuar se shteti i tij e ka tërhequr këtë letër.

Rëndësia e letrës

Toby Vogel nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit në Bruksel tha për Radion Evropa e Lirë se letra e Bërnabiqit gjithmonë ka qenë “pak e mistershme”.

Ai vlerësoi se edhe dërgimi i saj ishte i pazakontë, pasi Bërnabiq ia dorëzoi atë një zyrtari të nivelit të mesëm të Shërbimit për Veprim të Jashtëm të BE-së, gjë që, sipas tij, është edhe shkelje e protokollit.

“Duke pasur parasysh faktin se BE-ja atëbotë nuk njoftoi për këtë letër, është jashtëzakonisht e pazakonshme që tani të njoftojë për tërheqjen e saj”, vlerësoi Vogel.

Sipas tij, njoftimi për një tërheqje të tillë do të duhej të bëhej nga Qeveria e Serbisë.

“Duke njoftuar për këtë tërheqje të pretenduar, edhe nëse del të jetë e vërtetë, Lajçaku u shndërrua në zëdhënës të Qeverisë së Serbisë. Nëse asgjë tjetër, kjo e vë në pikëpyetje gjykimin politik të Lajçakut”, tha Vogel.

Nikolla Burazer nga Qendra për Politikë Bashkëkohore në Beograd tha për Radion Evropa e Lirë se BE-ja ua ka bërë të qartë palëve se duhet ta zbatojnë pa kushte Marrëveshjen, nga e cila varet edhe rruga evropiane e dy vendeve.

Për Serbinë, marrëveshja është pjesë e kapitullit 35 të kornizës negociuese për anëtarësim në BE.

Burazer vlerësoi se BE-ja “nuk e merr seriozisht” letrën e Bërnabiqit dhe rezervat e shprehura përmes saj nga Beogradi.

“Pavarësisht nëse [letra] është tërhequr apo jo, ajo në asnjë mënyrë nuk ndikon në obligimin e palëve. BE-ja e sheh [Marrëveshjen] si zotim që palët duhet ta përmbushin, nëse duan të ecin përpara në integrimin evropian”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, një vit më parë vendosi tri kushte për angazhim në nivelin politik të dialogut. Një nga to ishte edhe tërheqja e letrës.

A ka interesim për normalizim?

Në letër, Bërnabiq ka thënë se Marrëveshja është e pranueshme për Serbinë vetëm në një kontekst që nuk i referohet njohjes de facto dhe de jure të Kosovës. Aty, po ashtu, thuhet se Beogradi nuk pajtohet me anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara apo në mekanizma dhe në agjenci që ekzistojnë në kuadër të OKB-së.

Për Vogelin, njoftimi i Lajçakut për një tërheqje të letrës së Bërnabiqit tregon se Perëndimi me çdo kusht po tenton të tregojë se dialogu po vazhdon.

“Ata në mënyrë të dëshpëruar duan ndonjë lajm të mirë, sikurse na e dëshmoi edhe tërheqja e pretenduar e letrës së Bërnabiqit, si dëshmi se dialogu po jep rezultate, se marrëveshjet e Brukselit/Ohrit janë të vlefshme, dhe se qasja e Perëndimit më në favor të Serbisë dhe ndëshkuese për Kosovën është duke funksionuar”, tha ai.

Si Vogel, ashtu edhe Burazer, pajtohen se Kosova dhe Serbia aktualisht nuk janë të interesuara për normalizim, por se duan që “të blejnë kohë”, para se t’i zbatojnë zotimet e procesit që nisi më 2011.

Ndërkaq, Lajçaku kishte deklaruar për REL-in se shoqëritë në Kosovë dhe Serbi nuk janë gati për normalizim.

Sa i përket të ardhmes së dialogut, Burazer nuk pret ndryshime në format dhe në qasje, kurse Vogel kërkon model të ri, në mënyrë që procesi të ketë sukses./ REL

The post Kosova pretendon se nuk është tërhequr/ Ç’po ndodh me letrën e Bërnabiçit appeared first on Lapsi.al.

Këmbimi valutor për ditën e sotme

By: user 11
20 September 2024 at 08:35

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do blihet me 99 lekë dhe do shitet me 99.7 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 88.5 lekë dhe do shitet me 89.7 lekë.

Franga zvicerane do blihet me 104.3 lekë dhe do shitet me 105.5 lekë. Ndërkohë paundi britanik do blihet me 117.5 lekë dhe do shitet me 118.5 lekë.

The post Këmbimi valutor për ditën e sotme appeared first on Lapsi.al.

Jahti u pësoi defekt, shpëtohen 4 të huajt që mbeten në det të hapur mes Velipojës e Shëngjinit

By: user 11
20 September 2024 at 08:09

Katër të huaj që kishin mbetur në det të hapur pasi jahti u pësoi defekt janë shpëtuar nga efektivët e Njësisë Policore Detare dhe të Policisë Kufitare.

Bëhet fjalë për dy anglezë, një zviceran dhe një australian, të cilët ishin nisur nga Mali i Zi me jaht, por mjeti u ka pësuar defekt mes Velipojës dhe Shëngjinit, duke rrezikuar që të fundosej. 4 të hajt janë nxjerr në breg në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu, është tërhequr dhe nxjerrë në breg mjeti lundrues që kishte pësuar defekt në motor.

The post Jahti u pësoi defekt, shpëtohen 4 të huajt që mbeten në det të hapur mes Velipojës e Shëngjinit appeared first on Lapsi.al.

Shpërthim me tritol në Shkodër, lënda plasëse u vendos në derën e banesës

By: user 11
20 September 2024 at 07:52

Një shpërthim ka ndodhur në portën e një banese në fshatin ‘Dragoç’ të Postribës, Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:35, informoi sot policia.

Lënda plasëse është vendosur në portën e jashtme të banesës së një 49-vjeçari, në të cilën prej shumë vitesh nuk banon njeri. Si pasojë  e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla materiale. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

The post Shpërthim me tritol në Shkodër, lënda plasëse u vendos në derën e banesës appeared first on Lapsi.al.

Parashikimi i motit për këtë të premte

By: user 11
20 September 2024 at 07:23

Për ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të aktivitetit të një qëndre ciklonare pozicionuar mbi Itali me zgjerim drejt një pjese të madhe të Europës.
Sipas SHMU, moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime (diell) me këto të fundit më tepër në pjesën e dytë të ditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe kryesisht intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-5 m/s ndërsa në momentin e zhvillimit të vranësirave si dhe përgjatë vijës bregdetare dhe lugina ajo hera-herës fiton shpejtësi 6-10m/s.

Temperaturat parashikohen:

  • në zonat malore 12 deri 20°C
  • në zonat e ulëta 12 deri 29°C
  • në zonat bregdetare 14 deri 29°C.

The post Parashikimi i motit për këtë të premte appeared first on Lapsi.al.

Yesterday — 19 September 2024Main stream

Kërcënuan bashkëmoshatarin për t’i marrë para, nën hetim dy të mitur në Pogradec

By: user 11
19 September 2024 at 11:08

Policia ka nisur hetim ndaj dy të miturve, 13 dhe 14 vjeç, të cilët kanë kanosur një bashkëmoshatar të tyrin për t’i marrë një shumë parash.

“Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimin penal për 2 shtetas të mitur, të moshave 13 vjeç dhe 14 vjeç, pasi kanë kanosur më mjet prerës (thikë), një bashkëmoshatar të tyre, për t’i marrë një shumë të vogël parash”, njoftoi policia.

Gjithashtu, komisariati i Policisë Kolonjë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin T. M., 38 vjeç, banues në Ersekë, pasi pasi ka goditur me sende të forta dy shtetas, për motive të dobëta.

The post Kërcënuan bashkëmoshatarin për t’i marrë para, nën hetim dy të mitur në Pogradec appeared first on Lapsi.al.

Rama ndryshime në kabinet, kush janë pesë emrat e rinj që i shtohen qeverisë

By: user 11
19 September 2024 at 10:45

Kryeministri Edi Rama ka bërë disa ndryshime të reja në kabinet, ku janë emëruar 5 zëvendësministra të rinj.

Nga detyra janë larguar dy zv/ministret e Turizmit Vilma Bello dhe Almira Xhembulla. Në vend të tyre janë emëruar Ilva Gjuzi zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit dhe Sofjan Jaupaj.

Jaupaj mbante më herët detyrën , “Drejtor për Çështjet Ekonomike dhe Shërbimet Mbështetëse te Ministria e Turizmit”. Po ashtu ndryshime janë bërë edhe në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ku është larguar nga posti i zv. ministri Endrit Yzeiraj, duke u emëruar si zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Në postin e Zëvendësministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit është emëruar Blerta Rama.

Në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme është emëruar edhe Silda Çepe. Dy emërimet e reja në Ministrinë e Jashtme zëvendësojnë Besar Kadinë dhe Artemis Malon të cilët janë emëruar më herët ambasadorë njëri në Azerbajxhan dhe tjetra në Kanada.

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 18 shtator 2024:
V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
Znj. Blerta Rama emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M PËR LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Endrit Yzeiraj, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I

The post Rama ndryshime në kabinet, kush janë pesë emrat e rinj që i shtohen qeverisë appeared first on Lapsi.al.

Aksidenti i rëndë në Lezhë, 6-vjeçarja përplaset nga autobusi i nxënësve

By: user 11
19 September 2024 at 10:03

Vajza 6-vjeçare që u përplas nga autobusi që transportonte nxënës shkolle një ditë më parë në Shënkoll të Lezhës vijon të jetë në gjendje të rëndë.

Burime nga Spitali i Traumës në Tiranë ku u dërgua me urgjencë e mitura, bëjnë me dije se ajo ka marrë fraktura të shumta në këmbë, por edhe në pjesë të tjera të trupit si pasojë e goditjes nga autobusi.6-vjeçarja po mbahet nën vëzhgim të vazhdueshëm nga bluzat e bardha të cilët e kanë futur në terapi intensive.

Aksidenti ndodhi pasditen e së mërkurës në rrugen e burgut në Shënkoll, ndërsa policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes ku arrestoi drejtuesin e autobusit n, shtetasin Petrit Frroku 56-vjeç banues në Lezhë. Ndaj tij është ngritur akuza “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ndërkohë autobusi është bllokuar në Komisariat në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet paraprake hetimore bëhet me dije se e mitura i ka ndërprerë rrugën autobusit dhe pavarësisht manovrave të shoferit nuk është arritur të shmanget përplasja.

The post Aksidenti i rëndë në Lezhë, 6-vjeçarja përplaset nga autobusi i nxënësve appeared first on Lapsi.al.

Audi i blinduar dhe ąrmë në mjet, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

By: user 11
19 September 2024 at 09:23

Policia ka vendosur në pranga një 30-vjeçar që qarkullonte me pistoletë në makinë.

Raportohet se i riu me iniciale K. L., u ndalua nga Forcat “Shqiponja” në rrugën “Bajram Curri”.

30-vjeçari mësohet se lëvizte me një automjet tip “Audi” të blinduar dhe me targa gjermane.

Gjatë kontrollit fizik i gjetën një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale se bashku me automjetin dhe një aparat celular.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Befasia” për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak, vihet në pranga poseduesi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me ato të Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ditën e djeshme kanë siguruar informacion nga inteligjenca informative se me një automjet tip “Audi” të blinduar, me targa gjermane, qarkullonte një shtetas dyshohet i armatosur. Bazuar në këto informacione është organizuar puna për kapjen e tij dhe është finalizuar operacioni policor i koduar “Befasia”.

Në rrugën “Bajram Curri” shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin K. L., të cilit gjatë kontrollit fizik i gjetën një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale se bashku me automjetin dhe një aparat celular.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi K. L., 30 vjeç, banues në Gjirokastër, i dyshuar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

The post Audi i blinduar dhe ąrmë në mjet, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

Ukraina i jep goditjen e rëndë Rusisë, i shkatërron depon e mbushur me raketa e municione

By: user 11
19 September 2024 at 08:52

Sulmet ukrainase në territorin rus nuk janë ndaluar as gjatë mbrëmjes së kaluar dhe orëve të para të së enjtes. Kievi ka arritur të shkatërrojë një depo të madhe municionesh në rajonin perëndimor rus të Tverit.

Dronët arritën të shënjestrojnë depon në qytetin Toropets, e cila ruante sistemet e raketave taktike Iskander, sistemet e raketave taktike Tochka-U dhe municione artilerie. Guvernatori i rajonit rus Igor Rudenya ka urdhëruar një evakuuim të pjesshëm të banorëve në atë zonë pas shpërthimit të fuqishëm në depo.

The post Ukraina i jep goditjen e rëndë Rusisë, i shkatërron depon e mbushur me raketa e municione appeared first on Lapsi.al.

Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme

By: user 11
19 September 2024 at 08:32

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 99.2 lekë dhe do të shitet me 100 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 89 lekë dhe do shitet me 90 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.8 lekë dhe do shitet me 106 lekë. Ndërkohë paundi britanik do blihet me 117.4 lekë dhe do shitet me 118.6 lekë.

The post Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme appeared first on Lapsi.al.

Banesa përfshihet nga flakët në Has, ndërrojnë jetë nënë e bir

By: user 11
19 September 2024 at 08:06

Nënë e bir kanë ndërruar jetë gjatë natës, pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët në fshatin Nikoliq të Hasit. Djali i shtëpisë Rexh Lushi ka lajmëruar zjarrfikësen e cila është nisur drejt vendngjarjes që është 8 km larg Hasit në një rrugë me kalldrëm.

Ndërkohë zjarri kishte marrë përmasa dhe Rexh Lushi pasi ka shpëtuar bashkëshorten është futur në shtëpi për të nxjerrë nënën e bllokuar mes flakëve, por nuk ka mundur dot të dalë prej andej. Zjarrfikësit kanë gjetur vetëm trupin e Time Lushit dhe po punohet për gjetjen e djalit të saj.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 02:00, në fshatin Nikoliq, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R. L.

Si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasi R. L. dhe nëna e tij, shtetasja F. L., ndërsa bashkëshortja e shtetasit R. L., shtetasja A. L., ka mundur të dalë nga banesa. Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

The post Banesa përfshihet nga flakët në Has, ndërrojnë jetë nënë e bir appeared first on Lapsi.al.

“Lamtumirë Gerti Bogdani”, ish-deputeti përcillet sot në banesën e fundit

By: user 11
19 September 2024 at 07:40

Ish-deputeti i PD, Gerti Bogdani, i cili u largua në mënyrë të parakohshme nga jeta një ditë më parë pas një arresti kardiak do të përcillet sot në banesën e fundit. Kuvendi i Shqipërisë njoftoi një ditë më parë se seanca plenare që ishte planifikuar për të enjten do të shtyhet, pasi do të hapë dyert për homazhet në nderim të ish-deputetit.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gert Bogdani u nda nga jeta para kohe në moshën 44-vjeçare pas një arresti kardiak, ndërsa po zhvillonte një takim me disa miq të tij në një prej hoteleve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në një reagim prekës në rrjete sociale, bashkëshortja e tij, aktivistja Edlira Çepani lajmëroi se ceremonia e lamtumirës do të zhvillohet nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës.

“Homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen ditën e nesërme dt. 19 Shtator 2024, në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës”, shkroi ajo.

Nga ana tjetër në nderim të figurës së ish-deputetit Gerti Bogdani, Partia Demokratike ka shpallur ditë zie këtë të enjte.

“Të gjitha aktivitetet e Partisë Demokratike në datat 18 dhe 19 shtator në të gjithë territorin do të anulohen”, njofton PD. Në të gjitha selitë e Partisë Demokratike flamuri kombëtar dhe flamuri i PD do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12.00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjitha selitë e Partisë Demokratike.

The post “Lamtumirë Gerti Bogdani”, ish-deputeti përcillet sot në banesën e fundit appeared first on Lapsi.al.

Parashikimi i motit për këtë të enjte

By: user 11
19 September 2024 at 07:12

Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime (diell) me këto të fundit më tepër në pjesën e dytë të ditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe kryesisht intensitet të ulët. Megjithatë, në periudha afatshkurtra reshjet lokalisht në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe intensitet deri dhe mesatar.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje dhe shpejtësi mesatare 1-6m/s ndërsa në momentin e zhvillimit të vranësirave si dhe përgjatë vijës bregdetare dhe lugina ajo hera-herës fiton shpejtësi 8-12m/s.

Temperaturat parashikohen:

  • në zonat malore 11 deri 20°C,
  • në zonat e ulëta 15 deri 29°C,
  • në zonat bregdetare 16 deri 27°C.

The post Parashikimi i motit për këtë të enjte appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Abuzimi me fondet e BE/ Shtyhet sërish seanca për ish-ministrin Ilir Beqaj

By: user 11
18 September 2024 at 11:01

Është shtyrë sërish seanca paraprake për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili akuzohet për abuzim me fondet e BE-së gjatë kohës së mbante postin e drejtorit të Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).

Ilir Beqaj u arrestua më datë 4 korrik me kërkesë të SPAK, nën dyshimet për një skemë korrupsioni me fondet e SASPAC.

Ilir Beqaj dhe 6 të tjerë, përfshirë financierin e tij Ermal Kurtulaj, akuzohen nga SPAK për korrupsion, mashtrim, fshehje pasurie dhe shkelje të barazisë në tendera.

Prokuroria e Posaçme dyshon se ish-ministri ka abuzuar me fondet europiane si drejtor i Agjencisë së Koordinimit të Ndihmës së Huaj, duke kryer prokurime fiktive në bashkëpunim me koordinatorin Ermal Kurtullaj, si dhe ka fshehur pasurinë me deklarata të rreme.

Ilir Beqaj dha dorëheqje si kreu i Agjencisë sapo iu ndaluan udhëtimet jashtë vendit dhe iu kërkua të paraqitej rregullisht pranë SPAK-ut lidhur me hetimet mbi koncensionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale.

The post Abuzimi me fondet e BE/ Shtyhet sërish seanca për ish-ministrin Ilir Beqaj appeared first on Lapsi.al.

Arrestohet shqiptari 45-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet greke,

By: user 11
18 September 2024 at 10:27

Një 45-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga autoritetet greke është vendosur në pranga pasi akuzohet për prerje të paligjshme të pyjeve.

Një 45-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga autoritetet greke është vendosur në pranga pasi akuzohet për prerje të paligjshme të pyjeve.

Ai u ndalua nga policia në qytetin e Kastorias, ku fillimisht tentoi të arratisej, por nuk ia doli.

Më herët shqiptari ishte ishte dënuar me 8 muaj burg dhe 3 mijë euro gjobë pasi kishte kaluar kufirin në mënyrë ilegale.

The post Arrestohet shqiptari 45-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet greke, appeared first on Lapsi.al.

❌
❌