Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 September 2024Main stream

Portugalia shpall ditë zie kombëtare për qytetarët që humbën jetën nga zjarret

20 September 2024 at 13:57

Portugalia ka shpallur ditë zie kombëtare për shkak të zjarreve pyjore që po vazhdojnë në vend që prej 14 shtatorit dhe që kanë shkaktuar vdekjen e shtatë personave.

Siç njoftohet, zona e djegur deri më tani në Portugali, e cila përjetoi ndër zjarret pyjore më të mëdha në historinë e vendit, është e barabartë me një sipërfaqe 10 herë më të madhe se kryeqyteti Lisbonë.

Zjarret kanë përfshirë veçanërisht rajonin verior të vendit dhe kanë shkatërruar më shumë se 120 mijë hektarë sipërfaqe pyjore, ndërsa janë vënë nën kontroll me ndërhyrjet e ekipeve dhe me fillimin e reshjeve.

Dita e zisë kombëtare është shpallur për sot, ndërkohë që më 17 shtator ishte shpallur gjendje e fatkeqësisë për shkak të zjarreve. Flamujt në vend u ulën në gjysmështizë për shkak të zisë.

Në hetimet e kryera në lidhje me zjarret që shkaktuan vdekjen e shtatë personave dhe lëndimin e rreth 160 të tjerëve, deri më tani janë ndaluar pesë persona.

Qindra persona kanë mbetur të pastrehë dhe mijëra automjete janë shkrumbuar si pasojë e zjarreve që po ashtu kanë shkatërruar plotësisht disa fshatra në vendbanimet veriore të vendit, si Averio, Vila Real, Braga, Viseu dhe Coimbra.

Agjencia Kombëtare e Emergjencave dhe Mbrojtjes Civile e Portugalisë njoftoi se zjarret janë nën kontroll, megjithëse ato ende vazhdojnë në afro 30 pika.

Elbasan, tre të mitur largohen pa adresë nga qendra sociale

20 September 2024 at 12:53

ELBASAN- Tre të mitur janë larguar pa adresë nga qendra sociale ku ato jetonin.

Ka qenë një 37-vjeçar, me detyrë përgjegjës i një qendre sociale në Elbasan, i cili ka kallëzuar rastin në polici.

Policia e Elbasanit thotë se po vijon puna për gjetjen e tyre.

Nga emigrantët të raporti me Melonin/ Rama për mediat fqinje: Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia!

20 September 2024 at 11:37

ITALI- Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia!  Kështu u shpreh kryeministri i vendit, Edi Rama në një intervistë të dhënë për median italiane “La7”.

Kur më pyesin si do të jetë Shqipëria e së ardhmes, u them të shikojnë Italinë. Kjo është Shqipëria e së ardhmes”, tha Rama gazetarit Federico Marconi.

Teksa u pyet për kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, Rama u shpreh se kushdo që njeh atë nuk mund të mos ketë një marrëdhënie të mirë me të.

Kryeministri  shqiptar e përshkroi homologen italiane si “një person shumë real dhe i drejtpërdrejtë”.

“Kushdo që e njeh Giorgia Melonin nuk mund të mos ketë një marrëdhënie të mirë me të, ajo është një person shumë real dhe i drejtpërdrejtë”, theksoi Rama.

Gjatë intervistës në mediat italiane, Rama u ndal edhe tek një çështje tjetër shumë e diskutuar siç është marrëveshja me Italinë për emigrantë.

Ai sqaroi se Shqipëria nuk ka asnjë përgjegjësi ligjore për kampin e refugjatëve, i cili do të ngrihet në Gjadër të Lezhës, duke theksuar se e gjithë kostoja e projektit është e qeverisë së Italisë.

Të enjten, kryeministri shqiptar në një intervistë për Euronews u shpreh se marrëveshja për emigrantët është “ekskluzive vetëm më Italinë” dhe se vendi ynë nuk do pranojë kërkesa që mund të bëhen nga vende të tjera.

Sipas tij, Italia dhe Shqipëria kanë një “dashuri të pakushtëzuar” si dy shtete fqinje/ abcnews.al

 

“Me asnjë vend tjetër”, Rama: Marrëveshja për emigrantët është “ekskluzive” vetëm për Italinë

20 September 2024 at 11:07

Shqipëria e ka bërë të qartë qëndrimin e saj se nuk do të lejojë vende të tjera përveç Italisë të strehojë emigrantët në kampe pritjeje në territorin e saj.

Kjo “qasje e prerë” u ripërsërit nga kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Euronews, ndërsa tha se marrëveshja për emigrantët është “ekskluzive vetëm më Italinë”.

Një përgjigje e tillë e kryeministrit shqiptar vjen disa ditë pasi kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni u shpreh se homologu i saj britanik, Keir Starmer, kishte shprehur interes të madh për skemën, sipas së cilës “Italia do të transferojë deri në 36,000 emigrantë në vit në dy qendra pritjeje në Shqipëri, ndërkohë që qeveria italiane përpunon kërkesat për azil”

“Kjo është një marrëveshje ekskluzive me Italinë, sepse ne i duam të gjithë, por me Italinë kemi dashuri të pakushtëzuar”, tha Rama.

Ai shtoi se Shqipëria po përpiqet të ofrojë një zgjidhje pragmatike për këtë çështje, e cila mbetet një sfidë e madhe për të gjithë vendet Europiane.

Shefi i qeverisë theksoi se shqiptarët janë evropianë, pavarësisht se nuk janë bërë ende pjesë e Bashkimit Evropian.

“Kur vendosëm ta bënim marrëveshjen e migracionit, vendosëm bazuar në ndjenjën e përgjegjësisë si fqinjë, si evropianë. Sigurisht që ne nuk jemi evropianë  brenda BE-se, por ne jemi ende evropianë dhe kjo nuk mund të na mohohet . Kjo është diçka që ne e bëmë në vend që të mos bënim asgjë. Pra, a është e re apo nuk është e re, a është novatore apo nuk është novatore, do të funksionojë apo nuk do të funksionojë, kjo është e gjitha për t’u parë, por me siguri është më mirë sesa thjesht të luftosh ideologjikisht për këtë çështje dhe të mos bësh asgjë”, u shpreh kreu i qeverisë./ abcnews.al

 

Situatë shqetësuese në Afrikë, virusi i lisë së majmunit ‘nuk është nën kontroll’

20 September 2024 at 09:34

Virusi i lisë së majmunit (Mpox) nuk është nën kontroll në Afrikë, njoftoi sot Qendra Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

“Brenda një jave, pothuajse 3000 raste të reja të dyshuara të sëmundjes u raportuan në Afrikë, 374 prej të cilave u konfirmuan”, tha CDC-ja e Afrikës.

Drejtori i CDC-së në Afrikë, Jean Kaseya tha në konferencën e tij javore se ishin regjistruar 14 vdekje të tjera në lidhje me sëmundjen. Kjo e çon totalin që nga fillimi i vitit në më shumë se 29 000 raste dhe 738 vdekje në 15 vende të kontinentit.

“Lija e majmunit nuk është nën kontroll në Afrikë”, theksoi Kaseya.

Hendeku midis rasteve të dyshuara dhe të konfirmuara është për shkak të kapaciteteve të pamjaftueshme testuese dhe laboratorike.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ka rreth 180% më shumë raste të sëmundjeve dhe 39% më shumë vdekje.

Me dërgesat fillestare të vaksinave, shpresa është rritur në kontinent se infeksioni viral mund të luftohet më mirë.

Megjithatë, deri më tani, fushata e vaksinimit ka filluar vetëm në Ruandë. Rreth 500 njerëz kanë marrë një vaksinë, sipas CDC të Afrikës. Ruanda nuk është një nga vendet më të goditura nga virusi.

Situata është shumë më kritike në Republikën Demokratike të Kongos dhe Burundi – të dyja vendet fqinje të Ruandës.

Përmbytjet shkatërruese, BE jep 10 miliardë euro për shtetet e prekura

20 September 2024 at 08:40

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se BE-ja do të vërë në dispozicion një fond prej 10 miliardë eurosh për të mbështetur vendet anëtare të prekura nga përmbytjet shkatërrimtare të shkaktuara nga stuhia Boris.

“Ne mund të vëmë fillimisht 10 miliardë euro në dispozicion nga fondet e kohezionit për vendet që janë prekur. Ky është reagim urgjent,” tha von der Leyen në qytetin polak të Vroclov, ku u takua me liderët e katër vendeve të goditura nga përmbytjet.

Von der Leyen u shpreh e prekur thellë nga përmasat e dëmeve në rajonet e prekura dhe tha “m’u thye zemra kur pashë shkatërrimet prej përmbytjeve”.

Gjermania i ofron ndihmë ushtarake Polonisë

Gjermania i ofroi Polonisë ushtarë për të ndihmuar në zonat e prekura nga përmbytjet e rënda. Ministria e Mbrojtjes i tha agjencisë gjermane të lajmeve DPA se kryeministri polak Donald Tusk e ka pranuar ndihmën nga Gjermania.

Donald Tusk tha për mediat polake: “Nëse shihni ushtarë gjermanë, ju lutemi mos u frikësoni. Ata vijnë për ndihmë. Pra mos kini dyshime,” tha Tusk.

Komentet e tij lidheshin me pushtimin e Polonisë nga Gjermania naziste në vitin 1939, të cilat kanë shkaktuar ndjenjat anti-gjermane që janë ende të pranishme në Poloni edhe sot.

Polonia është përballur me përmbytje të mëdha, veçanërisht në jugperëndim, dhe ka dërguar atje aktualisht  rreth 16,000 ushtarë për të ndihmuar në zonat e prekura.

Rama ndan pamjet: Punimet në urën mbi lumin e Tiranës janë realizuar në masën 70%

20 September 2024 at 08:11

TIRANË- Punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës vijojnë me intensitet të lartë.

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë një video, me të cilën njofton se punimet në urën mbi lumin e Tiranës janë realizuar në masën 70%.

“MIRËMËNGJES dhe nga kantieri i punës në urën mbi lumin e Tiranës, pjesë e Unazës së Madhe ku realizimi fizik ka kaluar 70% të punimeve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./ abcnews.al

Dita Botërore e Pastrimit/ Ja pse rajoni i Arktikut ndodhet në rrezik

20 September 2024 at 07:43

Në kalendarin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, 20 shtatori është Dita Botërore e Pastrimit, e cila për vitin 2024 i dedikohet qyteteve arktike dhe mbetjeve në dete.

Me këtë rast do të zhvillohet një aktivitet në qytetin e Tromsø, Norvegji, i cili synon të frymëzojë komunitetet globale për të adoptuar praktika të qëndrueshme që mbrojnë rajonet arktike.

Ekosistemi delikat i Arktikut kërkon përpjekje të fokusuara për pastrimin e mbeturinave plastike dhe detare.

Dita Botërore e Pastrimit ka për qëllim të nxjerrë në pah rolin e inovacionit, përfshirjen e komunitetit dhe bashkëpunimin në krijimin e sistemeve të qëndrueshme të mbetjeve që mbrojnë mjedisin e Arktikut dhe kontribuojnë në përpjekjet globale për reduktimin e mbetjeve.

Sipas të dhënave nga Kombet e Bashkuara, prodhimi i mbetjeve të ngurta komunale parashikohet të rritet nga 2.1 miliardë tonë në 2023 në 3.8 miliardë tonb deri në vitin 2050.

Pa veprime urgjente për menaxhimin e mbetjeve, deri në vitin 2050 kostoja direkte globale e menaxhimit të mbetjeve mund të dyfishohet pothuajse në 640.3 miliardë dollarë. Ndërkohë që PNUD-i bën të ditur se më shumë se dy miliardë njerëzve u mungon aksesi në grumbullimin e mbetjeve.

“Travel and Tour World”: Shqipëria moment historik të ri në sektorin e turizmit

20 September 2024 at 07:40

Shqipëria ka arritur një moment historik të ri në sektorin e turizmit me 8,5 milionë vizitorë deri në gusht, duke tejkaluar 7,5 milionë të vitit të kaluar – duke shënuar një vit rekord rritjeje, sipas një artikulli të botuar në “Travel and Tour World” (TTW).

Kryeministri Edi Rama ka ndarë statistikat më të fundit të turizmit, duke zbuluar se Shqipëria ka pritur 8,5 milionë vizitorë deri në fund të gushtit të këtij viti.

Kjo shënon një rritje të konsiderueshme nga 7,5 milionë turistë që vizituan gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar, duke shfaqur një interes në rritje për atraksionet e vendit.

Rama theksoi se Shqipëria po tërheq turistë nga destinacione të largëta, duke përfshirë vende si Meksika, Brazili, Kanadaja dhe Australia.

Ai theksoi se këta vizitorë jotradicionalë po zgjedhin gjithnjë e më shumë Shqipërinë si destinacionin e tyre të udhëtimeve.

Përveç këtyre udhëtarëve të largët, turistë nga vende si Azerbajxhani, Kina dhe Japonia kanë vizituar gjithashtu vendin duke ndikuar në rritjen e turizmit.

Kryeministri Rama ia atribuoi këtë nxitje atraksioneve unike të Shqipërisë, të cilat kujdesen për një gamë të larmishme tregjesh ndërkombëtare.

Ai vuri në dukje me krenari se sektori i turizmit në Shqipëri forcohet jo vetëm nga bukuria e tij natyrore, por edhe nga përvojat e pasura kulturore që ai ofron.

Nga Alpet veriore madhështore deri te kalatë historike dhe monumentet kulturore, vendi ofron një shumëllojshmëri destinacionesh për vizitorët që duan të eksplorojnë.

Gjithashtu, sipas kryeministrit Rama faktorë të tjerë kyç në nxitjen e rritjes së sektorit të turizmit janë, mikpritja e ngrohtë të hotelierëve shqiptarë, së bashku me kuzhinën fantastike të saj – duke e bërë Shqipërinë një eksperiencë të paharrueshme për turistët.

Me vitin ende në vazhdim, industria e turizmit në Shqipëri vazhdon të lulëzojë dhe shifrat pritet të vazhdojnë të rriten.

Shpërthim me tritol në Shkodër

20 September 2024 at 07:35

SHKODËR- Në orët e para të mëngjesit , në fshatin “Dragoç”, Postribë, në portën e jashtme të banesës së një 49-vjeçari, në të cilën prej shumë vitesh nuk banon njeri, është hedhur një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse.

Nga shpërthimi ka vetëm dëme të vogla materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./ abcnews.al

Britani e Madhe, mësimi për Holokaustin në shkolla bëhet me detyrim

20 September 2024 at 07:08

Kryeministri britanik, Keir Starmer, deklaroi se në shkollat e vendit të tij, mësimi i Holokaustit do të bëhet me detyrim.

“Holokausti do të qëndrojë me patjetër në kurrikulat shkollore. Dhe, së dyti, edhe në shkollat që nuk ndjekin momentalisht kurrikulën kombëtare, do të duhet ta japim mësim Holokaustin me miratimin e kurrikulës së re”, tha Starmer gjatë fjalës së tij në “Holocaust Education Trust”, një organizatë bamirëse që merret me edukimin e brezave rreth Holokaustit.

Për herë të parë, studimi i Holokaustit do të bëhet pjesë jetike e identitetit të çdo studenti. Që jo vetëm do të duhet ta studiojë, por edhe të mësojë prej tij”.

Në një postim në rrjetet sociale ku shpalli këtë nismë, Starmer tha se qeveria britanike do të sigurohet që Holokausti të mos harrohet kurrë dhe të mos përsëritet kurrë.

Sipas Enciklopedisë Britanike, Holokausti është vrasja sistematike e 6 milionë hebrenjve nga qeveria e Gjermanisë Naziste dhe bashkëpunëtorëve të saj gjatë Luftës II Botërore. Për gjermanët, ajo u quajt “zgjidhja përfundimtare e çështjes hebraike”.

Të mbijetuarit e kampeve naziste e quajtën ngjarjen Hurban, me fjalën e përdorur për shkatërrimin e Tempullit të Parë në Jerusalem nga babilonasit në vitin 586 Para Krishtit. Termi më i preferuar nga izraelitët dhe francezët në ditët e sotme është Shoʾah (Katastrofa).

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

20 September 2024 at 07:01

DASHI

Me këtë Hënë të bukur do të mund të përjetoni shumë emocione në dashuri: lëre veten të shkosh te ndjenjat. Në punë keni një dëshirë të madhe për ndryshim, por përpara se të veproni është e rëndësishme të bëni një plan të qartë. Vendosmëria juaj do të sjellë rezultatet e dëshiruara.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër, ka shumë lodhje që po derdhet edhe në dashuri, ndaj përpiquni të mos e stresoni shumë veten dhe t’i jepni vetes pak kohë për të rikuperuar energjitë. Në punë, ngadalësoni për pak kohë: nuk ka nevojë t’i detyroni gjërat.

BINJAKËT

Gjithçka po shkon mirë, sidomos në sferën e ndjenjave, ku harmonia mbretëron. Në punë, është më mirë të mos kapeni nga ankthi i dëshirës për gjithçka menjëherë: durimi do të jetë aleati juaj.

GAFORRJA

Mos kini frikë ta lini veten të dashuroheni: dobësia ndonjëherë është forca juaj. Në punë keni nevojë për më shumë përkushtim, veçanërisht nëse në ekipin tuaj ka dikë që nuk është kurrë i lumtur. Mos u dekurajoni dhe vazhdoni të punoni shumë.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër, a jeni beqar për pak kohë? Mundohuni të hapeni më shumë ndaj dashurisë, qielli flet për takime të reja që mund t’ju habisin. Në punë duhet të gjeni zgjidhjen e duhur për problemet tuaja: analizoni qartë situatat.

VIRGJËRESHA

Ndjenjat do të jenë të larta sot, ndaj shijoni këto emocione të forta dhe lëreni veten të rrëmbeheni nga pasioni. Në punë, nëse keni kërkesa për të bërë, ky është momenti i duhur: yjet janë në anën tuaj.

PESHORJA

Kjo ditë ka të bëjë me dashurinë, ndaj largoni të gjitha format e negativitetit dhe përqendrohuni te ndjenjat tuaja. Në punë gjithçka po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme, por ka ende shumë gjëra të reja për t’u përballur: përgatituni t’i menaxhoni me ekuilibër.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër, ka pak lodhje në dashuri, por mos u shqetëso: do të ketë ende një mënyrë për të bërë takime të reja. Në punë, dita e sotme është paksa e pazakontë dhe gjërat duket se po ecin ngadalë, por mos e humbni durimin: rezultatet do të vijnë.

SHIGJETARI

Me Hënën dhe Diellin në favorin tuaj, do të mund të përjetoni emocione të bukura, si në dashuri ashtu edhe në jetën shoqërore. Në punë do të ishte më mirë të bënit kujdes në shpenzimin e parave: bëni zgjedhje të mençura dhe mos u tundoni nga shpenzimet e panevojshme.

BRICJAPI

Një lajm i mirë për dashurinë: Hëna e kundërt ju shtyn të lini pas të kaluarën dhe të ecni përpara. Në punë, do të vijnë bashkëpunime të reja të cilat mund të hapin perspektiva interesante për të ardhmen.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër, Hëna është përballë dhe sjell me vete një lodhje të fortë, e cila mund të prekë çiftin. Në punë, është e rëndësishme të jeni të duruar dhe të mos prisni gjithçka menjëherë: gjërat do të zgjidhen vetë me kalimin e kohës.

PESHQIT

Në dashuri, përpiquni të sqaroni çdo keqkuptim dhe kënaquni me pasion me partnerin. Në punë tregohuni të kujdesshëm me paratë: nëse doni ndryshime, është koha për t’u zënë, por kujdes që të mos bëni zgjedhje të rrezikshme.

 

Yesterday — 19 September 2024Main stream

Kamioni përplaset me një automjet në aksin “Krahës-Memaliaj”, 4 të lënduar

19 September 2024 at 15:15

Një aksident është shënuar mesditën e së enjtes në aksin rrugor “Krahës-Memaliaj”, ku një kamion është përplasur me një automjet tip “Volksëagen”, që drejtohej nga një 25 vjeçar polak.

Si pasojë janë dëmtuar katër pasagjerë të automjetit tip “Volkswagen”, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë rrethanave të aksidentit./abcnews.al

U ekstradua nga Kolumbia në Shqipëri/ Kush është Admir Tutaj, i riu që trafikonte armë drejt Britanisë së Madhe

19 September 2024 at 14:48

TIRANË- Personi që shihni në foto është Admir Tutaj, i cili u ekstradua këtë të enjte nga Kolumbia për llogari të autoriteteve shqiptare.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale, konkretisht për  “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Forma të veçanta bashkëpunimi Organizatat Kriminale” dhe“ Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupe të strukturuara kriminale”.

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për të riun.

Në prill të vitit 2023, Policia e Shtetit ndërmori një aksion në pikën e kalimit kufitar të portit të Durrësit duke zbuluar fije të veprimtarisë kriminale të Admir Tutaj.

Në mjetin furgon tip Benz me targa “KS 15 MZN” u gjetën dhe u sekuestruan një arsenal armësh të fshehura në një tavolinë druri në cilësinë e provës materiale si: 6  armë zjarri pistoletë “GLOCK” me numra serie të fshira, një armë zjarri pistoletë “HERSTAL” me nr. . 1534 P.1 arme “BROWNING” me nr. 2205, një sasi e konsiderueshme municioni dhe aksesorësh për armë të lehta.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi Admir Tutaj, në bashkëpunim me pesë persona të tjerë kishin siguruar këto armë në tregun e zi dhe organizuan trafikimin e tyre drejt Britanisë së Madhe./ abcnews.al

Policia franceze qëllon për vdekje dy civilë në Kaledoninë e Re

19 September 2024 at 13:59

Të paktën dy civilë u qëlluan për vdekje në përleshjet e reja midis vendasve të Kaledonisë së Re dhe forcave franceze të sigurisë.

Përleshjet e reja shpërthyen mbrëmë kur forcat e policisë u përpoqën të hynin në fshatin Saint Louis pranë kryeqytetit Noumea, njoftuan mediat lokale.

Me këtë, numri total i vrasjeve në Kaledoninë e Re u rrit 13, përfshirë dy pjesëtarë të sigurisë, që kur dhuna filloi në maj.

Policia njoftoi se po zhvillonte një mision për të “arrestuar dhe marrë në pyetje disa individë të kërkuar dhe të dyshuar si të implikuar në vepra kriminale”. Në koloninë franceze janë shënuar trazira masive për shkak të një reforme zgjedhore e cila u mundëson pjesëmarrje në zgjedhjet lokale banorëve francezë që qëndrojnë për një afat më të gjatë.

Franca shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe vendosi forca shtesë për të ndihmuar në rivendosjen e rendit ndërsa ka shpallur edhe orë policore për të penguar çdo kryengritje.

Mes përpjekjeve për dialog, presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi më 12 qershor pezullimin e planit shumë të kontestuar të reformës zgjedhore në Kaledoninë e Re.

Projektligji, i cili ka shkaktuar dhunë të gjerë që nga 13 maji, do t’u jepte të drejtën e votës në zgjedhjet lokale shtetasve francezë që kanë banuar në ishull për të paktën 10 vjet.

Ky propozim është pritur me kundërshtim të fuqishëm nga popullsia vendase e Kanakëve, të cilët druajnë se ndryshime të tilla do të zvogëlojnë ndikimin e tyre elektoral.

Lamtumirë Gert Bogdani! Ish-deputeti i PD përcillet me homazhe, u nda nga jeta pas një arresti kardiak

19 September 2024 at 12:50

TIRANË-Lamtumirë Gert Bogdani! Ish-deputeti i Partisë Demokratike u përcoll këtë të enjte me homazhe për në banesën e fundit. Trupi i tij, siç kanë njoftuar familjarët, do të prehet në varrezat e Sharrës në Tiranë.

Prej orës 10:00, Kuvendi i Shqipërisë hapi dyert për homazhe për ish-deputetin demokrat Gerti Bogdani. Ai humbi jetën një ditë më parë në mënyrë të beftë për shkak të një ataku kardiak në moshën 44-vjeçare.

Në vitin 2009, Bogdani hyri në Parlament si deputet i PD, duke qenë ligjvënësi me i ri i legjislaturës dhe qëndroi për dy mandate.

Në Partinë Demokratike është aktivizuar gjerësisht edhe si drejtues i Forumit Rinor dhe tentoi pa sukses të kandidonte për bashkinë e Tiranës në vitin 2023.

Liderë politikë dhe kolegë të të gjitha krahëve, vlerësuan figurën e tij dhe shprehen ngushëllime për ndarjen e tij të hershme nga jeta.

Kush ishte Gerti Bogdani

Gerti Bogdani (lindur më 7 korrik 1980 në Tiranë), politikan shqiptar, ish-deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.

Pasi mbaroi shkollën e mesme, me rezultate të shkëlqyera dhe “Medalje Ari”, vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të New York-ut, ku diplomohet me ‘Nderimet më të Larta’, gjithashtu me medalje ari.

Pas përfundimi të studimeve Bogdani u rikthye në Shqipëri, ndërsa filloi karrierën profesionale në fushën akademike, ndërsa themeloi dhe drejtoi rrjetin e Studentëve Shqiptarë në Botë.

Në vitin 2007, Bogdani bëhet pjesë e politikës. Ai kandidoi në siglën e Partisë Demokratike për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 Tiranë, garë të cilën e fiton.

Gjate kësaj kohe vazhdon edhe aktivitetin si zëdhënës politik i PD. Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidon në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009, dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë.

Nga viti 2009 e në vijim, ai vazhdon aktivitetin e tij si Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Në vitin 2011 zgjidhet zv/president i “Bashkimit Ndërkombëtar të të Rinjve Demokratë”. Ndërsa në në shtator 2015 zgjidhet Kryetar i kësaj organizate, ne Kongresin e zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë, duke u bërë kështu politikani i parë shqiptar që mban një post kaq të lartë në një organizatë ndërkombëtare.

Pas vitesh angazhimi aktiv në strukturat drejtuese, në zgjedhjet e 2019, bëhet anëtari më i votuar në Kryesinë e Partisë Demokratike, me mbi 70% të votave. Në 2022 Bogdani garoi në primaret e PD-së për të qenë kandidat për garën e Tiranës, në zgjedhjet vendore të 2023. Gjatë angazhimit të tij politik, ai i ka dhënë gjithnjë zë nisma politike për mbrojtjen e vlerave të qytetarisë dhe trashëgimisë së Tiranës, qyteti ku u lind dhe u rrit./ abcnews.al

Kryeministri polak: Nëse shihni ushtarë gjermanë, mos bëni panik! Po na ndihmojnë me përmbytjet

19 September 2024 at 12:47

Qyteti i tretë më i madh i Polonisë, Wroclaw, po përgatitej për kulmin e ujërave të përmbytjeve të enjten, me indikacione të hershme që mbrojtja e tij po qëndronte e qëndrueshme, pasi përmbytjet më të këqija në të paktën dy dekada shkatërruan Evropën Qendrore këtë javë.

Vala e përmbytjeve që ka goditur rajonin kufitar polako-çek që nga fundjava arriti në Wroclaw gjatë natës, por fillimisht nuk pati shenja të dëmeve serioze.

“Është shumë herët të njoftojmë se përmbytjet në Wroclaw kanë tejkaluar çdo pritshmëri”, u shpreh kryeministri polak Donald Tusk, në takimin që zhvilloi me ekipin  e menaxhimit të krizave.

E ushtria ka njoftuar se 16 mijë pjesëtarë po ndihmojnë rajonin së bashku me policë dhe mijëra vullnetarë. Në ndihmë atyre u kanë dalë edhe ushtarët gjermanë, gjë që i dha pak hapësirë kryeministrit polak të sillte një situatë “disi relaksi”

“Nëse shihni ushtarë gjermanë, mos bëni panik. Kanë ardhur për të na ndihmuar”, tha Tusk para të pranishmëve.

Gjermania naziste e Adolf Hitlerit pati pushtuar Poloninë në vitin 1939 së bashku me Bashkimin Sovjetik, duke aneksuar dhe ndarë vendin midis tyre, duke shkaktuar Luftën e Dytë Botërore.

Homazhe ish-deputetit Bogdani/ Grupi Parlamentar i PS, nderime në ceremoninë e lamtumirës

19 September 2024 at 11:46

TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste të Shqipërisë ka zhvilluar homazhe për nder të Gerti Bogdanit, ish-deputetit të Partisë Demokratike, i cili humbi jetën mesditën e së mërkurës si pasojë e një arresti kardiak.

Më herët zhvilloi homazhe dhe kreu i Shtetit, Bajram Begaj.

Ai u nderua dhe u kujtua nga kolegë, miq, shokë dhe simpatizantë të tjerë të Partisë Demokratike. Gerti Bogdani në rolin e tij si politikan spikati me urtësinë dhe intelektin që e karakterizonte.

Kush ishte Gerti Bogdani

Gerti Bogdani (lindur më 7 korrik 1980 në Tiranë), politikan shqiptar, ish-deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.

Pasi mbaroi shkollën e mesme, me rezultate të shkëlqyera dhe “Medalje Ari”, vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të New York-ut, ku diplomohet me ‘Nderimet më të Larta’, gjithashtu me medalje ari.

Pas përfundimi të studimeve Bogdani u rikthye në Shqipëri, ndërsa filloi karrierën profesionale në fushën akademike, ndërsa themeloi dhe drejtoi rrjetin e Studentëve Shqiptarë në Botë.

Në vitin 2007, Bogdani bëhet pjesë e politikës. Ai kandidoi në siglën e Partisë Demokratike për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 Tiranë, garë të cilën e fiton.

Gjate kësaj kohe vazhdon edhe aktivitetin si zëdhënës politik i PD. Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidon në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009, dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë.

Nga viti 2009 e në vijim, ai vazhdon aktivitetin e tij si Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Në vitin 2011 zgjidhet zv/president i “Bashkimit Ndërkombëtar të të Rinjve Demokratë”. Ndërsa në në shtator 2015 zgjidhet Kryetar i kësaj organizate, ne Kongresin e zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë, duke u bërë kështu politikani i parë shqiptar që mban një post kaq të lartë në një organizatë ndërkombëtare.

Pas vitesh angazhimi aktiv në strukturat drejtuese, në zgjedhjet e 2019, bëhet anëtari më i votuar në Kryesinë e Partisë Demokratike, me mbi 70% të votave. Në 2022 Bogdani garoi në primaret e PD-së për të qenë kandidat për garën e Tiranës, në zgjedhjet vendore të 2023. Gjatë angazhimit të tij politik, ai i ka dhënë gjithnjë zë nisma politike për mbrojtjen e vlerave të qytetarisë dhe trashëgimisë së Tiranës, qyteti ku u lind dhe u rrit./ abcnews.al

 

/ abcnews.al

Presidenti Begaj kryen homazhe në nder të ish-demokratit Gerti Bogdani

19 September 2024 at 11:37

TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar homazhe në nder të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.

Ai u nda nga jeta të mërkurën pasi pësoi një arrest kardiak.

Homazhet për ish-demokratin do vijojnë deri në orën 12:00.

Të shumtë ishin kolegë, miq, shokë dhe qytetarë, të cilët iu drejtuan sallës së Kuvendit të Shqipërisë për të nderuar ish-deputetin, i cili spikati me protagonizmin dhe angazhimin e tij qytetar./ abcnews.al

❌
❌