Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 September 2024Main stream

Tubimi i Trump në Long Island/ Policia hedh poshtë teorinë për shpërthim eksplozivi

By: Fia Nelaj
18 September 2024 at 21:40

Elon Musk dhe deputetja Marjorie Taylor Greene kanë shpërndarë në X një thashethem se një pajisje shpërthyese është zbuluar pranë zonës ku ish-presidenti Doanld Trump do të zhvillojë tubimin e tij të radhës.

Kjo teroi u hodh poshtë më vonë nga policia, e cila përcaktoi se thashethemet për një kërcënim me bombë nuk ishin të vërteta.

Donald Trump do të presë një tubim në periferi të Nju Jorkut të mërkurën në mbrëmje duke bërë një hap për të ndryshuar një politikë tatimore që ai nënshkroi në ligj në 2017.

Ish-presidenti do të flasë në Nassau Coliseum në Uniondale, Long Island, në orën 19:00, vetëm tre ditë pas një atentati të dytë kundër tij.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tubimi i Trump në Long Island/ Policia hedh poshtë teorinë për shpërthim eksplozivi appeared first on Euronews Albania.

Vala e dytë e shpërthimeve të pajisjeve në Liban vret 9 persona, plagos 300 të tjerë

By: M C
18 September 2024 at 18:55

Të paktën nëntë persona janë vrarë dhe më shumë se 300 të tjerë janë plagosur nga një valë e dytë e shpërthimeve nga pajisjet e komunikimit me valë në Liban, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së vendit.

Telekomanda e përdorur nga grupi i armatosur Hezbollah shpërtheu në vendet jugore të kryeqytetit Bejrut, Luginën Bekaa dhe Libanin jugor, të cilat shihen si bastionet e tij.

Hezbollahu fajësoi Izraelin për sulmin e së martës dhe u zotua për hakmarrje. Izraeli nuk pranoi të komentojë mbi pretendimin.

The post Vala e dytë e shpërthimeve të pajisjeve në Liban vret 9 persona, plagos 300 të tjerë appeared first on Albeu.com.

Pajisjet shpërthyese / Si dyshohet se Izraeli përdor teknologjinë kundër armiqve të tij

By: xhir jeta
18 September 2024 at 10:54

Një valë shpërthimesh vdekjeprurëse në Liban dhe pjesë të Sirisë ka vënë në shënjestër zyrtarët e Hezbollahut, pager-at e të cilëve janë hedhur në erë. Një ekspert bombave sugjeron se mund të ishin vendosur eksplozivët në pager-a.

Izraeli akuzohet për kryerjen e një sulmi të guximshëm, të teknologjisë së lartë dhe të targetuar ndaj Hezbollahut. Shpërthimi masiv i paprecedentë i pagerëve të përdorur nga luftëtarët e Hezbollahut erdhi pasi grupi ushtarak hoqi dorë nga telefonat celularë si mjet komunikimi, për të zvogëluar rrezikun e gjurmimit nga Izraeli.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë, por zyrtarët libanezë kanë akuzuar Izraelin, i cili nuk ka komentuar mbi shpërthimet. Ka një histori të gjatë që Izraeli akuzohet për shpikjen e metodave të reja për të eliminuar armiqtë e tij.

Si mund të vendoseshin pager-at si bomba
Një ekspert sigurie, duke folur në kushte anonimiteti, i tha Sky News se dikush mund të kishte kompromentuar këto pajisje përpara se të shpërndaheshin – si për shembull duke fshehur eksplozivë brenda tyre që mund të shpërthejnë nga distanca kur një sinjal i caktuar dërgohet në pager. Pager-at janë përdorur përpara telefonave celularë dhe tani janë të pazakonshëm në shumicën e vendeve perëndimore, por ata përdoreshin gjerësisht në vitet 1980 dhe 1990.

Ato janë pajisje komunikimi njëkahëshe, që u mundëson njerëzve të dërgojnë një mesazh të shkurtër nëpërmjet sinjalit të radios tek pager-i. Shpesh, në të kaluarën, ka qenë një numër telefoni që i ftonte njerëzit të telefononin përsëri. Burimi tha se “pikëpamja e përgjithshme që po dëgjoj është se ky ishte një sulm mbresëlënës”, i cili kërkonte një sasi të caktuar koordinimi.

“Duket e mundshme që pager-at që ata [Hezbollahu] blenë mund të jenë komprometuar dhe janë kthyer në bomba në distancë,” tha eksperti i sigurisë, duke theksuar se ky ishte vetëm spekulim i bazuar në ekspertizën e tij. “[Ai] duket një shpërthim shumë i koordinuar dhe i fuqishëm për të mos funksionuar thjesht,” duke shtuar se kishte më pak gjasa të ishte shkaktuar nga mbinxehja e baterive.

Historia e gjatë e Izraelit në luftën me teknologji të lartë
Agjencitë e spiunazhit të Izraelit kanë një histori të gjatë të lidhjes me atentate dhe aktivitete të fshehta duke përdorur bomba dhe pajisje të teknologjisë së lartë. Ja një një përmbledhje e disa prej tyre:

1972: Bassam Ebu Sharif
Ai u plagos në Bejrut kur hapi një pako që përmbante një libër ku ishte vendosur një bombë e cila shpërtheu. Ai ishte zëdhënës i Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës (PFLP). Ai mbijetoi, por humbi disa gishta, mbeti i shurdhër në një vesh dhe i verbër në njërin sy.

1972: Mahmud Hamshari
Një përfaqësues i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO) u vra në Paris në vitin 1972, kur një bombë u vendos nën një telefon dhe u shpërthye nga distanca.

1996: Yahya Ayyash
Ai fitoi pseudonimin “Inxhinieri” dhe me sa duket ndihmoi në zhvillimin e bombave vetëvrasëse të përdorura në konfliktin izraelito-palestinez.

2000: Samih Malabi
Një aktivist i Fatahut nga kampi i refugjatëve Kalandia jashtë Ramallahut, u vra kur një telefon celular i bllokuar shpërtheu pranë kokës së tij.

2007: Stuxnet
Një virus i fuqishëm kompjuterik i projektuar nga inteligjenca amerikane dhe izraelite që besohet se ka çaktivizuar një pjesë kyçe të programit bërthamor iranian. Stuxnet ishte projektuar për të shkatërruar centrifugat që Irani përdori për pasurimin e uraniumit si pjesë e programit të tij të armëve. Është raportuar se virus është dorëzuar në objekt nga një agjent i dyfishtë iranian që punonte për Izraelin.

2020: Mohsen Fakhrizadeh
Një shkencëtar bërthamor iranian u vra në Iran nga një mitraloz i telekomanduar i montuar në një makinë. Z. Fakhrizadeh po udhëtonte me një automjet të blinduar së bashku me tre automjete të personelit të sigurisë kur dëgjoi ato që dukeshin si plumba që goditën makinën e tij. Pasi ai u largua nga automjeti, një Nissan i pajisur me një mitraloz të telekomanduar më pas hapi zjarr duke e vrarë. / bota.al

VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në një ndërtesë në Paris

By: armand
17 September 2024 at 22:41

Një alarm është dhënë në Paris për shkak të shpërthimeve të forta në një pallat të lartë në lagjen 13 të kryeqytetit francez. Ngjarja i atribuohet shpërthimit të bombolave ​​të gazit në çatinë e një pallati 6 katësh, sipas policisë. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale. Forca të shumta […]

The post VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në një ndërtesë në Paris appeared first on BoldNews.al.

8 të vrarë dhe 3 mijë të plagosur/ Si shpërthyen njëkohësisht radiomarrëset e Hezbollahut (VIDEO)

By: user 6
17 September 2024 at 21:14

8 persona kanë humbur jetën dhe rreth 3 mijë të tjerë janë plagosur pasi radiomarrëset e dorës të përdoruara nga anëtarët e grupit të armatosur Hezbollah për të komunikuar kanë shpërthyer njëkohësisht në të gjithë Libanin. Lajmin e konfirmoi ministri i shëndetësisë së vendit që tha se mes viktimave është edhe një fëmijë. Ambasadori i Iranit në Liban është mes të plagosurve nga shpërthimet që ndodhën në Bejrut dhe disa rajone të tjera. Hezbollahu, i cili mbështetet nga Irani, tha se radiomarrëset u përkisnin “punonjësve të njësive dhe institucioneve të ndryshme të Hezbollahut” dhe se të paktën 2 ushtarakë ishin mes viktimave.

Grupi fajësoi Izraelin për atë që e quajti “një agresion kriminal” dhe u zotua se do të merrte një “hakmarrje të drejtë”. Ushtria izraelite nuk ka pranuar të komentojë. Izraeli është në luftë me Hezbollahun që nga tetori i kaluar, paralelisht me luftën në Gaza, duke rritur frikën për një konflikt më të gjerë rajonal. OKB tha se zhvillimet ishin jashtëzakonisht shqetësuese, duke pasur parasysh kontekstin “e paqëndrueshëm” mes vendeve. Hezbollahu mbështetet shumë tek radiomarrëset për komunikim.

Grupi ka paralajmëruar anëtarët e tij që të ndalojnë përdorimin e telefonave celularë sepse edhe ata mund të hakerohen ose gjurmohen nga forcat izraelite të sigurisë. Sipas Hezbollahut, një numër i madh radiomarrësesh shpërtheu në zona të shumta të Libanit rreth orës 15:30 me kohën lokale.

Një video CCTV tregoi një shpërthim në çantën e një burri në një supermarket. Burri më pas shihet duke rënë mbrapsht në tokë dhe duke qarë nga dhimbja ndërsa blerësit e tjerë vrapojnë për t’u mbrojtur. Ministri i Shëndetësisë së Libanit, Firas Abiad tha se shumica e plagëve ishin në fytyrë, duar dhe stomak.

Televizioni shtetëror iranian raportoi se ambasadori i Iranit në Bejrut, Mojtaba Amani, pësoi lëndime “sipërfaqësore” në një nga shpërthimet. Kryeministri libanez Najib Mikati fajësoi Izraelin për shpërthimet duke deklaruar se ato përfaqësonin një “shkelje serioze të sovranitetit libanez dhe një krim sipas të gjitha standardeve”.

Një ish-ekspert i municioneve të Ushtrisë Britanike, i cili kërkoi të mos përmendet emri, i tha BBC-së se radiomarrëset ka të ngjarë të ishin mbushur me 10-20g eksploziv ushtarak, të fshehur brenda një komponenti elektronik të rremë.

Ai është shpërthyer nëpërmjet aktivizimit të një mesazhi me tekst alfanumerik. Lina Khatib, një analiste e Lindjes së Mesme në institutin Chatham House me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, i tha BBC se “Izraeli është përfshirë në operacione kibernetike kundër Hezbollahut prej disa muajsh, por kjo shkelje e sigurisë është më e madhja”.

“Ngjarja përkon me rritjen e presionit publik në Izrael ndaj qeverisë për të siguruar kufirin verior të vendit me Libanin. Në vend të veprimit ushtarak, të cilit Hezbollahu do të ishte në gjendje t’i rezistonte, ky sulm synon të paralizojë Hezbollahun dhe të kufizojë ndjeshëm opsionet e tij për manovrim kundër Izraelit” – tha ajo.

Edhe pse nuk ka pasur asnjë koment nga Izraeli, ngjarjet vijnë disa orë pasi kabineti i sigurisë së vendit bëri kthimin e sigurt të 60 mijë banorëve të zhvendosur në veri nga sulmet e Hezbollahut. Që nga tetori, të paktën 589 njerëz janë vrarë në Liban, shumica dërrmuese e tyre luftëtarë të Hezbollahut. Nga ana izraelite, 25 civilë dhe 21 anëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë.

The post 8 të vrarë dhe 3 mijë të plagosur/ Si shpërthyen njëkohësisht radiomarrëset e Hezbollahut (VIDEO) appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Momente paniku në Greqi/ Shpërthim brenda një avioni, anulohet udhëtimi, pasagjerët të shokuar

By: M C
17 September 2024 at 16:31

Një shpërthim ndodhi në një avion në aeroportin Heraklion në Greqi, duke shkaktuar panik dhe shqetësim tek pasagjerët, por edhe autoritetet.
Shpërthimi, sipas creta24.gr, ka ndodhur pak para nisjes së planifikuar të avionit, i cili kishte si destinacion Anglinë.

Sipas raportimeve të para, shpërthimi është shkaktuar nga pajisje elektronike, përkatësisht nga një cigare elektronike, e cila ndodhej në çantën e një pasagjeri të vendosur në sediljen e avionit.

Avioni, i cili mbante 236 pasagjerë, në fund nuk u nis për në destinacionin e tij.

Ashtu siç pritej, shpërthimi i fuqishëm ka shkaktuar trazira dhe Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje. Fatmirësisht nga ngjarja nuk raportohet për të lënduar.

The post Momente paniku në Greqi/ Shpërthim brenda një avioni, anulohet udhëtimi, pasagjerët të shokuar appeared first on Albeu.com.

Gjermani/ Shpërthim në qendër të Këln, policia rrethon zonën

By: Mirgen
16 September 2024 at 09:36

Një shpërthim ka ndodhur në qendër të Këln, në Gjermani. Autoritetet kanë ngritur alarmin mëngjesin e sotëm. Shpërthimi ka ndodhur në hyrjen e një lokali, ndërsa është vendosur edhe perimetri i sigurisë.

The post Gjermani/ Shpërthim në qendër të Këln, policia rrethon zonën appeared first on BoldNews.al.

Kosovë, shpërthim pranë ish-komunës paralele të Leposaviçit

By: V K
31 August 2024 at 11:46

Policia e Kosovës, tha se pas mesnatës është hedhur një mjet shpërthyes në afërsi të objektit, ku më herët gjendej komuna që vepronte sipas sistemit të Serbisë.

Në njoftimin e policisë, tha se mjeti shpërthyes dyshohet të ketë qenë shok-bombë.

“Nuk raportohet për lëndime, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar nga njësitet kompetente policore”, tha Policia e Kosovës.

Njoftimi për këtë incident në Veri, vjen një ditë pasi Policia e Kosovës zhvilloi një aksion në katër komunat në veri për mbylljen e pesë komunave serbe, që vepronin sipas sistemit të Serbisë.

Gjatë aksionit të 30 gushtit, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi, tha se janë mbyllur Qarku i Mitrovicës së Kosovës, Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut dhe Komuna paralele e Leposaviçit.

Ky aksion është kritikuar nga bashkësia ndërkombëtare, e cila ka thënë se ka qenë veprim i pakoordinuar.

The post Kosovë, shpërthim pranë ish-komunës paralele të Leposaviçit appeared first on Albeu.com.

❌
❌