❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 September 2024Main stream

“PunĂ« tĂ« mbarĂ«â€, deklarata e Dejona Mihalit pĂ«r media pas pĂ«rfundimit tĂ« intervistimit

20 September 2024 at 13:43

Ka përfunduar intervistimi i Dejona Mihalit nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Dejona Mihali, zyrtare e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali është intervistuar për disa orë në Prokurori.

E njëjta pas përfundimit të intervisimit nuk iu ka përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

“GjithĂ« tĂ« mirat
Mirupafshim
PunĂ« tĂ« mbarĂ«â€, ishte fjalia e vetme e Mihalit.

Ndryshe, Prokuroria njoftoi se Mihali është intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, transmeton Telegrafi.

“Pas interesimit pĂ«r tĂ« marr informacion nga njĂ« numĂ«r i madh i gazetarĂ«ve, Prokuroria Speciale informon se sot, Dejona Mihali, Ă«shtĂ« paraqitur nĂ« ProkurorinĂ« Speciale me ftesĂ« tĂ« kĂ«saj prokurorie. E njĂ«jta Ă«shtĂ« duke u intervistuar nĂ« cilĂ«sinĂ« e dĂ«shmitares pĂ«r disa çështje penale, tĂ« cilat kjo prokurori i ka nĂ« hetim”, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/

The post “PunĂ« tĂ« mbarĂ«â€, deklarata e Dejona Mihalit pĂ«r media pas pĂ«rfundimit tĂ« intervistimit appeared first on Telegrafi.

Ismaili takon Përfaqësuesin e Thesarit të SHBA-së, flasin për sektorin financiar dhe forcimin e bashkëpunimit

20 September 2024 at 11:52

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, i shoqëruar nga ekipi i tij, ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesin e Thesarit të SHBA-së për Evropën Qendrore dhe Lindore, Mathew Haarsager.

Në njoftimin e BQK-së thuhet se diskutimet u përqendruan mbi gjendjen makroekonomike të Kosovës, zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe iniciativat e ndërmarra nga BQK-ja në përputhje me Planin e saj Strategjik 2024-2028.

Guvernatori Ismaili nënvizoi stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e sistemit financiar, duke vënë në pah performancën e qëndrueshme të sektorit, përfshirë normën e ulët të kredive jo-performuese dhe nivelin e lartë të kapitalizimit.

Gjatë takimit, guvernatori i BQK-së i shprehu mirënjohjen Haarsager për mbështetjen thelbësore të ofruar nga Departamenti i Thesarit amerikan.

Ai theksoi përfitimet nga projektet e ndryshme të përkrahura nga Thesari i SHBA-së, të cilat kishin synim zhvillimin e tregut të obligacioneve qeveritare, krijimin e infrastrukturës së nevojshme të tregut dhe lehtësimin e iniciativave të tjera që avancojnë sistemin financiar të Kosovës.

“Gjithashtu, u diskutuan bashkĂ«punimet aktuale tĂ« mbĂ«shtetura nga USAID-i, tĂ« cilat kanĂ« qĂ«llim krijimin e njĂ« kornize dhe infrastrukture tĂ« qĂ«ndrueshme tĂ« tregut tĂ« kapitalit. KĂ«to projekte janĂ« jetike pĂ«r promovimin e stabilitetit financiar dhe rritjes ekonomike tĂ« KosovĂ«s, duke siguruar qĂ« sektori financiar tĂ« vazhdojĂ« tĂ« zhvillohet nĂ« pĂ«rgjigje tĂ« nevojave tĂ« tregut.

Guvernatori Ismaili ritheksoi rĂ«ndĂ«sinĂ« e partneriteteve dhe bashkĂ«punimeve ndĂ«rkombĂ«tare nĂ« nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe rritjen e qĂ«ndrueshmĂ«risĂ« sĂ« sistemit financiar tĂ« KosovĂ«s. Angazhimi me Thesarin e SHBA-sĂ« ka pĂ«r synim forcimin e mĂ« tejmĂ« tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve dhe promovimit tĂ« njĂ« mjedisi tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m financiar nĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s”, thuhet nĂ« njoftim.

Tutje, të dy palët në mbyllje të takimit rikonfirmuan zotimin për thellimin e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit. /Telegrafi/

The post Ismaili takon Përfaqësuesin e Thesarit të SHBA-së, flasin për sektorin financiar dhe forcimin e bashkëpunimit appeared first on Telegrafi.

Arrestohet e dyshuara në Pejë, kishte tentuar ta sulmojë motrën

20 September 2024 at 11:42

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarën në Pejë, pasi e njëjta dyshohet se ka tentuar ta godasë fizikisht motrën e saj.

Rasti ka ndodhur të enjten në ora 08:33.

“ËshtĂ« arrestuar e dyshuara femĂ«r kosovare, e cila kishte tentuar ta godasĂ« fizikisht motrĂ«n e saj, viktimĂ«n femĂ«r kosovare”, thuhet nĂ« raport.

E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

The post Arrestohet e dyshuara në Pejë, kishte tentuar ta sulmojë motrën appeared first on Telegrafi.

Arrestohen dy persona në Prizren, dyshohet se ia vunë zjarrin qëllimshëm një shtëpie

20 September 2024 at 09:38

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë dërguar në mbajtje dy persona, të cilët dyshohen se ia vunë zjarrin qëllimshëm një shtëpie.

Rasti ka ndodhur në Prizren, më 6 shtator.

“MĂ« 19.09.2024 janĂ« identifikuar dhe arrestuar dy tĂ« dyshuar meshkuj kosovarĂ« nĂ«n dyshimin se me datĂ«n e lartcekur, i kanĂ« vĂ«nĂ« zjarrin qĂ«llimisht shtĂ«pisĂ« sĂ« ankuesit mashkull kosovar”, thuhet nĂ« raport.

Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

The post Arrestohen dy persona në Prizren, dyshohet se ia vunë zjarrin qëllimshëm një shtëpie appeared first on Telegrafi.

“Kosova ka nevojĂ« pĂ«r projekte tĂ« qĂ«ndrueshme ekonomike”, “projekte qĂ« kanĂ« me shty shtetin pĂ«rpara pĂ«r 50 vjet” – gjithçka nga intervista me Abrashin

20 September 2024 at 07:48

Gazmend Abrashi, presidenti i “Exclusive Group” nĂ« njĂ« intervistĂ« nĂ« Telegrafi.com ka folur pĂ«r situatĂ«n ekonomike nĂ« KosovĂ«, ndryshimet globale, sfidat e çështje tjera.

Abrashi nĂ« emisionin “PĂ«rballje” me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu nĂ« Telegrafi.com ka shprehur qĂ«ndrimin se nĂ« njĂ« periudhĂ« tĂ« ndryshimeve tĂ« mĂ«dha globale, ekonomia e KosovĂ«s po pĂ«rballet me sfida, por dhe me mundĂ«si tĂ« reja.

Sipas tij, nga pandemia, liberalizimi i vizave dhe ndikimi i luftës në Ukrainë, ekonomia botërore ka pësuar tronditje të shumta, dhe as Kosova nuk ka mbetur e paprekur. Megjithatë, ai thotë se bizneset janë duke ecur përpara, duke kapërcyer pengesat dhe duke kërkuar mundësi të reja.

Presidenti i “Exclusive Group”, ka folur edhe pĂ«r problemet e pengesat kryesore tĂ« ekonomisĂ« sot nĂ« KosovĂ«, duke kritikuar institucionet pĂ«r fokusin e tyre tĂ« tepruar nĂ« politikĂ«, duke lĂ«nĂ« pas dore zhvillimin ekonomik dhe projektet madhore.

Abrashi theksoi se “Kosova mĂ« shumĂ« po merret me politikĂ«, e shumĂ« pak me ekonomi. NjerĂ«zit e politikĂ«s duhet tĂ« kuptojnĂ« se mund tĂ« jenĂ« partnerĂ« tĂ« interesantĂ« nĂ« politikĂ« nĂ«se kemi ekonomi tĂ« zhvilluar”.

Sipas Abrashit, gabimet kardinale në nënshkrimin e marrëveshjeve të CEFTA-s dhe MSA-së kanë kontribuar në këtë regresion.

“NĂ« atĂ« kohĂ« CEFTA Ă«shtĂ« njĂ« dokument qĂ« pĂ«rfshin shtetet e Ballkanit PerĂ«ndimor dhe MoldavinĂ«, qĂ« nĂ«nkupton tregti e lirĂ«, pra nuk paguan doganĂ«â€, tha Abrashi.

Ai shpreh shqetĂ«sim pĂ«r humbjet e mĂ«dha ekonomike, duke theksuar se: “Kosova humb rreth 600 milionĂ« euro nĂ« vit nga marrĂ«veshja e CEFTA-s, pa pasur asnjĂ« pĂ«rfitim konkret”.

Kjo, sipas Abrashit, tregon një rezultat zero nga lëvizjet e këtyre marrëveshjeve dhe një rritje të çmimeve për shkak të uljes së doganave.

Presidenti i “Exclusive Group”, ka kritikuar ashpĂ«r edhe mungesĂ«n e projekteve tĂ« qĂ«ndrueshme ekonomike.

Ai theksoi se Parlamenti i KosovĂ«s Ă«shtĂ« “fatkeqĂ«si” dhe qĂ« vendi ka nevojĂ« pĂ«r projekte qĂ« do tĂ« zhvillojnĂ« ekonominĂ« pĂ«r 50 vitet e ardhshme.

“Kemi probleme serioze ekonomike. Parlamenti i KosovĂ«s Ă«shtĂ« fatkeqĂ«si qĂ« kohĂ«ve tĂ« fundit ka vetĂ«m formĂ«, por kurrsesi pĂ«rmbajtje. Kosova ka nevojĂ« pĂ«r projekte tĂ« qĂ«ndrueshme ekonomike, projekte qĂ« kanĂ« me shty shtetin pĂ«rpara pĂ«r 50 vjet. Nuk po shohim pĂ«rtej njĂ« asfaltit qĂ« duhet me shtrua njĂ« rrugĂ« e me ja lyp dikujt do vota”, tha Abrashi.

Në lidhje me infrastrukturën dhe energjinë, Abrashi sugjeron ndërtimin e një rrjeti hekurudhor dhe lidhjen e Kosovës me gazin TAP nga Azerbajxhani.

Ai theksoi se Kosova është i vetmi vend në Evropën Juglindore që nuk ka gazsjellës, nuk ka gaz natyral.

“Ne kemi mundĂ«sinĂ« tĂ« lidhemi nĂ« Fier me gazin qĂ« Ă«shtĂ« sjellĂ« nga Azerbajxhani”, tha ai.

Abrashi gjithashtu kritikon partneritetet publike-private, duke thĂ«nĂ« se: “Partneriteti Publiko-Privat nuk funksionon.”

“Partneriteti Publiko-Privat nuk funksionon. Logjika e politikĂ«s sot Ă«shtĂ« kjo: sa mĂ« pak projekte ndĂ«rton, aq mĂ« pak ka element dikush tĂ« merret me ty” , tha ai.

Abrashi në fund tha se është nevoja për një qasje më të integruar dhe vizionare në zhvillimin e projekteve që do të kontribuojnë në mirëqenien afatgjatë të Kosovës. /Telegrafi/

The post “Kosova ka nevojĂ« pĂ«r projekte tĂ« qĂ«ndrueshme ekonomike”, “projekte qĂ« kanĂ« me shty shtetin pĂ«rpara pĂ«r 50 vjet” – gjithçka nga intervista me Abrashin appeared first on Telegrafi.

Mot me diell dhe vranët

20 September 2024 at 07:09

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-23 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s. /Telegrafi/

The post Mot me diell dhe vranët appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 19 September 2024Main stream

Drenasi jep në shfrytëzim 51 prona komunale, opozita kundër

19 September 2024 at 13:48

Kuvendi Komunal i Drenasit sot me 17 vota pĂ«r ka vendosur t’i japĂ« nĂ« shfrytĂ«zim 51 prona komunale.

Këto 51 prona komunale janë dhënë për një periudhë 99 vjeçare, ndërsa në plan ishte të jepen 54 prona, por që pas shumë diskutimeve nga lista janë larguar parcelat tek objekti i vjetër i Komunës, te çerdhja dhe aty ku është bërë shpronësimi i shtëpive.

NjĂ« ditĂ« mĂ« parĂ« asamblistja e LĂ«vizjes VetĂ«vendosje nĂ« Drenas, Egzona TĂ«rdevci, nĂ« vend qĂ« Ramiz Lladrovci, kryetari i Drenasit tĂ« sjell projekte zhvillimore nĂ« Komoran, ai ka vendosur qĂ« t’ua rrĂ«mbej edhe pronat publike dhe kĂ«tĂ« e bĂ«n krejtĂ«sisht pĂ«r interesa tĂ« ngushta dhe nĂ« dĂ«m tĂ« qytetarĂ«ve.

“Ju drejtohem nga Komorani, gjendem nĂ« njĂ«rĂ«n nga 9 parcelat e Komoranit qĂ« padrejtĂ«sisht dhe nĂ« dĂ«m tĂ« qytetarĂ«ve do tĂ« jepen pĂ«r shfrytĂ«zim pĂ«r 99 vite. Nga kĂ«to parcela, 7 prej tyre kanĂ« karakter tĂ« shĂ«rbimit tregtar komercial dhe ndĂ«rtimore kurse 2 nga to janĂ« zona bujqĂ«sore.

NĂ« vend qĂ« Ramiz Lladrovci tĂ« sjell projekte zhvillimore nĂ« Komoran, ai ka vendosur qĂ« t’ua rrĂ«mbej edhe pronat publike dhe kĂ«tĂ« e bĂ«n krejtĂ«sisht pĂ«r interesa tĂ« ngushta dhe nĂ« dĂ«m tĂ« qytetarĂ«ve.

Siç duket sot dy nga kĂ«to prona i ka tĂ«rhequr nga lista, pra tani 7 prona do tĂ« jepen nĂ« shfrytĂ«zim dhe jo 9 siç i kishte propozuar nĂ« fillim”, ka shkruar ajo.

“ÇfarĂ« e ka shtyrĂ« qĂ« t’i anulojĂ« propozimet pĂ«r 2 nga 9 pronat do tĂ« ishte mirĂ« ta sqaronte ai”, shkruan tutje ajo.


Lidhur me këtë, ka reaguar të mërkurën edhe kryetari Ramiz Lladrovci.

“Zhvillimi i komunĂ«s sĂ« Drenasit Ă«shtĂ« mirĂ« qĂ« po zgjon interesim brenda e jashtĂ« komunĂ«s tonĂ«. Frenuesit e zhvillimit tĂ« KomunĂ«s e presin ditĂ«n kur t’ju vie rendi pĂ«r qeverisje do ta bĂ«jnĂ« zhvillimin dhe hapjen e perspektivĂ«s pĂ«r investitorĂ«t. I siguroj ata asamblistĂ« qĂ« i bllokojnĂ« investimet dhe investitorĂ«t se koha e tyre nuk do tĂ« vije asnjĂ« herĂ«.

Nuk befasohem nga asamblistĂ«t e partisĂ« VetĂ«vendosje, sepse, projektet e mendĂ«sisĂ« sĂ« tyre janĂ« ndihma sociale. MĂ« befasojnĂ« disa anĂ«tarĂ« tĂ« PDK-sĂ« nga qendra qĂ« ju pengon zhvillimi dhe investimi nĂ« Drenas dhe bĂ«jnĂ« presion te asamblistĂ«t e PDK-sĂ« pĂ«r tĂ« mos e kaluar ListĂ«n paraprake tĂ« pronave”, shkruan ai.

“TĂ« gjithĂ« keqbĂ«rĂ«sve ju them se nuk mund ta ndalni as sabotoni zhvillimin e komunĂ«s sĂ« Drenasit. Krijimi i vendeve tĂ« reja tĂ« punĂ«s dhe mirĂ«qenia e qytetarĂ«ve Ă«shtĂ« obligim yni. Pas votimit tĂ« ListĂ«s paraprake tĂ« pronave, qytetarĂ«t do tĂ« njoftohen pĂ«r sfidat, akterĂ«t e sabotimit dhe keqbĂ«rĂ«sit qĂ« interesin personal e vendosin para interesit publik”, shkruan ai. /Telegrafi/

The post Drenasi jep në shfrytëzim 51 prona komunale, opozita kundër appeared first on Telegrafi.

Çitaku, Kurtit: Kosova Ă«shtĂ« mĂ« e madhe dhe mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme se egoja jote

19 September 2024 at 13:42

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e KosovĂ«s tha sot se Serbia ditĂ« mĂ« parĂ« nĂ«nshkroi njĂ« marrĂ«veshje me SHBA-tĂ« pĂ«r investime strategjike nĂ« fushĂ«n e energjetikĂ«s, ndĂ«rsa sipas saj Kosova Ă«shtĂ« e izoluar, sanksionuar dhe pĂ«rjashtuar.

Çitaku nĂ« njĂ« postim nĂ« Facebook i drejtohet Kurtit, duke i thĂ«nĂ« se Kosova Ă«shtĂ« mĂ« e madhe dhe mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme se egoja.

Lexoni tĂ« plotĂ« postimin e Çitakut:

Serbia dje e nënshkroi një marrëveshje me SHBA për investime strategjike në fushën e energjetikës.

Kjo pas marrëveshjes me Gjermaninë për Litium, dhe me Francën për avionët e avancuar ushtarak.

E Kosova? E izoluar, e snaksionuar, e përjashtuar.

Kur miqtë tanë, ata pa ndihmën e të cilëve nuk do të ishim as të lirë e as të pavarur, që të gjithë, na thonë që jemi në rrugë të gabuar, është koha me e pa veten në pasqyre.

Nuk na ka faj kërkush. Biden i keq, Trump i keq, Mogerini e keqe, Borelli i keq, Greneli i keq, Lajcak i keq, Merkel e keqe, Scholz i keq, Macroni i keq, Rama i keq. Krejt na kanë faj. A po Albin? Vetëm ti e ke mirë. Ti edhe kush? Kush janë aleatët e tu Albin?  Se pa aleatë nuk mundet as Amerika.

Albin Kurti, Kosova është ma e madhe dhe më e rëndësishme se egoja jote.

Mashtrimit tënd po i vie fundi. /Telegrafi/

The post Çitaku, Kurtit: Kosova Ă«shtĂ« mĂ« e madhe dhe mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme se egoja jote appeared first on Telegrafi.

Global Albanian Gastronomy Festival – panairi tregtar shqiptar jashtĂ« vendit mbahet mĂ« 2 tetor nĂ« Berlin

19 September 2024 at 09:53

Global Albanian Gastronomy Festival (GAGF), panairi tregtar i organizuar nga shqiptarët jashtë vendit, do të mbahet më 2-3 tetor 2024, në Arena Halle, Berlin.

Ky event gjithëpërfshirës do të mbledhë gastronomë, biznesmenë, personalitete shqiptare nga e gjithë bota, si dhe personalitete gjermane, në një program të pasur me panair tregtar, panele diskutimi, show të gatimeve shqiptare dhe mbrëmje gala.

NĂ« njoftimin pĂ«r media thuhet se nĂ« ceremoninĂ« hapĂ«se mĂ« 2 tetor 2024 ora 10:00, do tĂ« marrin pjesĂ« edhe Vjosa Osmani, presidente e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, Edi Rama, kryeministĂ«r i RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, Cem Özdemir, ministĂ«r i Ushqimit dhe BujqĂ«sisĂ« i RepublikĂ«s sĂ« GjermanisĂ«, Izet Mexhiti,  zĂ«vendĂ«skryeministĂ«r i MaqedonisĂ« sĂ« Veriut dhe Nik Gjeloshaj, zĂ«vendĂ«skryeministĂ«r i Malit tĂ« Zi.

Po ashtu të pranishëm do të jenë përfaqësues të lartë nga Komuna e Berlinit, personalitete të tjera nga biznesi dhe politika gjermane, si dhe figura të njohura shqiptare që po shkruajnë histori në sektorët e ndryshëm të gastronomisë në botë.

“NĂ«n moton ‘Aty ku tradita takohet me tregtinë’, GAGF ka pĂ«r qĂ«llim tĂ« tregojĂ« nĂ« Berlin, nĂ« zemĂ«r tĂ« EvropĂ«s, potencialin kulturor dhe ekonomik tĂ« shqiptarĂ«ve nĂ« njĂ« skenĂ« ndĂ«rkombĂ«tare. Gjithashtu, organizimi i GAGF jo rastĂ«sisht pĂ«rkon me 10 vjetorin e Procesit tĂ« Berlinit pĂ«r Ballkanin PerĂ«ndimor, i cili nĂ« kĂ«tĂ« vit jubilar ri-mblidhet nĂ« Berlin nĂ« muajin Tetor. GAGF synon tĂ« dĂ«shmojĂ« gatishmĂ«rinĂ« e kompanive tona pĂ«r tĂ« depĂ«rtuar nĂ« tregun evropian.

GAGF do tĂ« ofrojĂ« mundĂ«si pĂ«r rrjetĂ«zim, krijimin e partneriteteve tĂ« reja dhe pĂ«rmirĂ«simin e konkurrencĂ«s. NĂ« afatgjatĂ«, eventi ka pĂ«r qĂ«llim do tĂ« ndihmojĂ« nĂ« rritjen e eksportit, krijimin e vendeve tĂ« reja tĂ« punĂ«s dhe promovimin e produkteve shqiptare nĂ« arenĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare”, thuhet nĂ« njoftim.

Për detaje të mëtejshme, vizitoni linkun e agjendës në faqen tonë të internetit: https://gagfestival.com/agenda

The post Global Albanian Gastronomy Festival – panairi tregtar shqiptar jashtĂ« vendit mbahet mĂ« 2 tetor nĂ« Berlin appeared first on Telegrafi.

“Java e Nivelit tĂ« LartĂ«â€ nĂ« OKB, Osmani udhĂ«ton pĂ«r nĂ« New York – do tĂ« zhvillojĂ« takime me liderĂ« botĂ«rorĂ«

19 September 2024 at 09:38

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në New York, ku në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara do të zhvillojë takime me liderë botërorë, organizata ndërkombëtare, si dhe aktivitete tjera zyrtare.

Përgjatë kësaj vizite, Presidentja në takime me homologët e saj do të diskutojë për zhvillimet e fundit në Kosovë, përkushtimin e Republikës së Kosovës për ta forcuar pozitën ndërkombëtare të saj, si dhe thellimin e raporteve me shtete të tjera në përfitim të qytetarëve tanë.

Në njoftim thuhet se ajo po ashtu do të marrë pjesë edhe në aktivitete e diskutime të shumta të organizuara nga shtetet aleate.

Në agjendën e Presidentes Osmani do të jenë edhe një sërë aktivitetesh të përbashkëta me mërgatën shqiptare në Amerikë si dhe disa nga shoqatat të cilat e zhvillojnë aktivitet në SHBA. /Telegrafi/

 

 

 

The post “Java e Nivelit tĂ« LartĂ«â€ nĂ« OKB, Osmani udhĂ«ton pĂ«r nĂ« New York – do tĂ« zhvillojĂ« takime me liderĂ« botĂ«rorĂ« appeared first on Telegrafi.

Kurti merr pjesë në drekën e punës me liderët e Ballkanit Perëndimor, të thirrur nga Ursula von der Leyen

19 September 2024 at 07:51

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen ditë më parë ka emëruar ekipin e ri të lartë të Komisionit, ndërsa shumë shpejt pas kompletimit të ekipit sot do të mbajë një drekë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë drekë pune i pranishëm do të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Po, kryeministri do tĂ« jetĂ« i pranishĂ«m nĂ« drekĂ«â€, thanĂ« shkurt pĂ«r Telegrafin.

Ndryshe, në këtë drekë pune pritet të diskutohet agjenda e reformave dhe Plani i Rritjes.

Këshilli i Bashkimit Evropian në maj kishte miratuar Planin e Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, një instrument kyç për mbështetjen e reformave të lidhura me BE-në dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik në rajon.

Vendet e Ballkanit Perëndimor tashmë i kanë dorëzuar agjendat e tyre të reformave Komisionit Evropian, duke përfshirë reformat socio-ekonomike dhe themelore që planifikojnë të zbatojnë gjatë tre viteve të ardhshme.

Plani i Rritjes për periudhën 2024-2027 synon të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor me një fond prej gjashtë miliardë euro, nga të cilat dy miliardë janë grante dhe katër miliardë janë kredi me kushte shumë të favorshme.

Qëllimi kryesor i planit është harmonizimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor me vlerat dhe standardet e BE-së, për të përgatitur anëtarësimin e tyre të ardhshëm dhe për të lehtësuar integrimin në tregun e vetëm evropian.

Ndihma financiare synon gjithashtu përkrahjen e reformave në sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe zhvillimin socio-ekonomik.

Vendet që përfitojnë nga ky plan do të duhet të përgatisin agjenda të qarta reformash dhe të kontribuojnë në përputhjen progresive me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së.

The post Kurti merr pjesë në drekën e punës me liderët e Ballkanit Perëndimor, të thirrur nga Ursula von der Leyen appeared first on Telegrafi.

Mot i vranët, vende-vende riga shiu

19 September 2024 at 07:01

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

IHK njofton se vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-21 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë  deri mesatare. /Telegrafi/

The post Mot i vranët, vende-vende riga shiu appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

“Prindi 1”, “Prindi 2”, Komuna e PrishtinĂ«s del me sqarim pas reagimeve tĂ« shumta

18 September 2024 at 13:42

TĂ« martĂ«n njĂ« dokument i shkollĂ«s “Elena Gjika” nĂ« PrishtinĂ« ka shkaktuar reagime tĂ« shumta.

NĂ« njĂ« dokument, qĂ« ishte marrĂ«veshje mes shkollĂ«s dhe prindĂ«rve, temĂ« diskutimi u bĂ«nĂ« termet “prindi 1” dhe “prindi 2”, gjersa nuk referohej si nĂ«na dhe babai.

Lidhur me këtë, sot ka reaguar Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës, duke sqaruar rastin.

“Drejtoria e Arsimit njofton se pas shpĂ«rndarjes sĂ« paketĂ«s me dokumente tĂ« unifikuara pĂ«r shkolla, ka pasur reagime nĂ« lidhje me dokumentin ‘MarrĂ«veshja e shkollĂ«s me prindĂ«rit’.

Ky dokument Ă«shtĂ« hartuar gjatĂ« vitit 2023 nga grupet punuese tĂ« shkollave dhe Ă«shtĂ« nĂ« pĂ«rputhje me praktikat evropiane. Ai kĂ«rkon nĂ«nshkrimin e tĂ« dy prindĂ«rve dhe ka pĂ«r qĂ«llim tĂ« forcojĂ« bashkĂ«punimin ndĂ«rmjet shkollĂ«s dhe prindĂ«rve pĂ«r tĂ« siguruar angazhimin e plotĂ« nĂ« edukimin e fĂ«mijĂ«ve”, thuhet nĂ« sqarim.

Pas reagimeve të shumta, Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës thotë se ka pasur keqkuptime.

“
Ka pasur keqkuptime, ku disa prindĂ«r e kanĂ« ndĂ«rlidhur kĂ«tĂ« marrĂ«veshje me procese tĂ« tjera, tĂ« cilat nuk janĂ« objekt i kĂ«tij dokumenti. PĂ«r DKA, Ă«shtĂ« thelbĂ«sore qĂ« tĂ« dy prindĂ«rit tĂ« jenĂ« tĂ« angazhuar dhe tĂ« kontribuojnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« barabartĂ« nĂ« procesin arsimor”, thuhet tutje. /Telegrafi/

The post “Prindi 1”, “Prindi 2”, Komuna e PrishtinĂ«s del me sqarim pas reagimeve tĂ« shumta appeared first on Telegrafi.

Ramadani, Sveçlës: Protesto me dorëheqje, të manipuluan

18 September 2024 at 13:23

Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ramandani në një postim në Facebook shkruan se Sveçla duhet të jep dorëheqje për shkak të acarimit të raporteve me KFOR-in.

“Si MinistĂ«r i PunĂ«ve tĂ« Brendshme (nĂ« kĂ«tĂ« rast pa brushĂ« nĂ« dorĂ«!) do tĂ« mbetesh nĂ« histori tĂ« KosovĂ«s:

ose si ai që manipuloi skajshmërisht Policinë;

ose si ai qĂ« u dorĂ«hoq duke protestuar edhe ndaj Kryeministrit kundĂ«r manipulimit tĂ« PolicisĂ«!”, shkruan ai.

Lexo të plotë postimin e Ramandanit:

Xhelal Sfeçla, protesto me dorëheqje, të manipuluan!

Jep dorĂ«heqje Xhelal, e acarove raportin me NATO/KFOR, por nuk paske ditur gjĂ« qĂ« synimi i kĂ«tyre sipĂ«r teje paska qenĂ« qĂ« çështjen e UrĂ«s ta rikthejĂ« nĂ« dialog nĂ« Bruksel, nga ku i dĂ«gjojmĂ« pĂ«rrallat pĂ«r ‘kushte’ tĂ« SerbisĂ« rreth Suhodollit. Kjo ndodhi hiq mĂ« larg se dje!

Xhelal,

Reago! Protesto!

Jep dorĂ«heqje si protestĂ« qĂ« tĂ« kanĂ« manipuluar ty se “hapja e UrĂ«s Ă«shtĂ« çështje e kryer!” dhe ti PolicinĂ«, rrjedhimisht KosovĂ«n!

Si Ministër i Punëve të Brendshme (në këtë rast pa brushë në dorë!) do të mbetesh në histori të Kosovës:

ose si ai që manipuloi skajshmërisht Policinë;

ose si ai që u dorëhoq duke protestuar edhe ndaj Kryeministrit kundër manipulimit të Policisë!

E ke rastin të zgjedhësh!

AtĂ« “Amanetin pĂ«r kufirin” e vazhdon ndokush tjetĂ«r ndoshta!. /Telegrafi/

The post Ramadani, Sveçlës: Protesto me dorëheqje, të manipuluan appeared first on Telegrafi.

Palokaj pĂ«r letrĂ«n e Brnabiqit: NĂ« procesin e dialogut, çuditĂ«risht mĂ« shumĂ« mund t’i besohet Beogradit sesa Lajçakut

18 September 2024 at 07:56

Korrespondenti i KOHËS nĂ« Bruksel, Augustin Palokaj, ka thĂ«nĂ« se nĂ« procesin e dialogut çuditĂ«risht mĂ« shumĂ« mund t’i besohet Beogradit sesa emisarit tĂ« BE-sĂ«, Miroslav Lajçak.

Palokaj nĂ« “Interaktiv” tĂ« KTV-sĂ« foli pĂ«r deklaratĂ«n e Lajçakut nĂ« PrishtinĂ« qĂ« tha se Serbia e ka tĂ«rhequr letrĂ«n qĂ« e kishte dĂ«rguar nĂ« BE ish-kryeministrja Ana Brnabiq.

“Nuk Ă«shtĂ« hera e parĂ«, e kam thĂ«nĂ« disa herĂ«, pĂ«r çudi nĂ« kĂ«tĂ« proces mĂ« shumĂ« duhet t’i besojmĂ« Beogradit sesa Lajçakut. Beogradi asnjĂ«herĂ« nuk ka thĂ«nĂ« se e ka tĂ«rhequr letrĂ«n, Lajçaku ka thĂ«nĂ« se Ă«shtĂ« tĂ«rhequr letra. E tha kĂ«tĂ« nĂ« PrishtinĂ«. Por, deri mĂ« tash s’kam gjetur asnjĂ« burim tjetĂ«r nĂ« BE qĂ« beson se letra Ă«shtĂ« tĂ«rhequr. Laçak asnjĂ«herĂ« nuk e ka sqaruar se çfarĂ« ka menduar. Sot nga z. Bislimi dĂ«gjuam se nĂ« bisedĂ«n qĂ« kishte me Lajçakun ai i tha se nuk Ă«shtĂ« tĂ«rhequr letra, por se po punohet nga BE-ja qĂ« letra tĂ« tĂ«rhiqet. Kemi tĂ« bĂ«jmĂ« kĂ«tu me njĂ« manipulim apo improvizim tĂ« z. Lajçak qĂ« ta ndihmojĂ« SerbinĂ«, pasi ajo letĂ«r ishte dĂ«shmi me shkrim se Serbia nuk Ă«shtĂ« e gatshme tĂ« bĂ«jĂ« hapat qĂ« duhet pĂ«r zbatimin e marrĂ«veshjes. E nĂ« anĂ«n tjetĂ«r s’ka pasoja pĂ«r SerbinĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Palokaj.

 

The post Palokaj pĂ«r letrĂ«n e Brnabiqit: NĂ« procesin e dialogut, çuditĂ«risht mĂ« shumĂ« mund t’i besohet Beogradit sesa Lajçakut appeared first on Telegrafi.

Dialogu KosovĂ«-Serbi, pa takim tĂ« pĂ«rbashkĂ«t nĂ« Bruksel – çfarĂ« tha Lajçak e Bislimi?

18 September 2024 at 07:39

Të martën në Bruksel, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi u takua me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi, por nuk pati edhe takim trelateral, pasi Serbia refuzoi. 

Në njoftimin për media të Qeverisë së Kosovës u tha se Kosova përmes kryenegociatorit ka pranuar të mbahet takimi trelateral, sipas agjendës së paracaktuar, ku temë e diskutimit ishte rruga përpara e zbatimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues.

Gjatë takimit me Lajçakun, Bislimi diskutoi për planin e sekuencimit dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura, duke theksuar angazhimin konstruktiv të Kosovës.

“Serbia nuk ka bĂ«rĂ« asnjĂ« hap drejt saj, e pikĂ«sĂ«pari as nuk e ka pranuar marrĂ«veshjen”, deklaroi zĂ«vendĂ«skryeministri Bislimi, duke kritikuar mungesĂ«n e pĂ«rparimit nga pala serbe.

NjĂ« nga temat e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« takimit ishte çështja e personave tĂ« zhdukur me dhunĂ«, ku Bislimi ripĂ«rsĂ«riti destruktivitetin e SerbisĂ«, duke thĂ«nĂ« se ajo po “zvarrit procesin duke paraqitur kĂ«rkesa tĂ« reja edhe pas dakordimit final.”

Në lidhje me çështjen e lëvizjes së lirë, siç thuhet në njoftim, zëvendëskryeministri informoi emisarin e BE-së për masat që Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë për të lehtësuar konvertimin e patentë-shoferëve për qytetarët e komunitetit serb.

NdĂ«rsa pĂ«r çështjen e UrĂ«s mbi lumin IbĂ«r, Bislimi shtoi se “nuk ka alternativĂ« tjetĂ«r pĂ«rpos hapjes sĂ« urĂ«s,” duke theksuar se edhe nĂ« raportet e Komisionit Evropian pas vitit 2014, BE-ja ka kĂ«rkuar hapjen e saj pa vonesa.

Në përfundim të takimit, Bislimi theksoi rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura dhe shtoi se hapja e urës mbi Ibër është simbol i normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, dhe kjo çështje tashmë është trajtuar dhe dakorduar në kuadër të procesit të dialogut.

NdĂ«rkaq, pas takimit ndaras me Bislimin dhe pĂ«rfaqĂ«suesin e SerbisĂ«, Petar Petkoviq, Lajçak ka shkruar nĂ« platformĂ«n “X”.

Ai ka thënë se është për të ardhur keq që nuk ka pasur një takim trepalësh të martën në Bruksel për të trajtuar çështjet më urgjente.

“Kam pritur dy kryenegociatorĂ«t e KosovĂ«s dhe SerbisĂ« dhe delegacionet e tyre pĂ«r takime ndaras nĂ« Bruksel sot. PĂ«r keqardhje qĂ« nuk i trajtuam çështjet mĂ« urgjente nĂ« njĂ« format trepalĂ«sh sot. UnĂ« mbeten nĂ« dispozicion tĂ« palĂ«ve dhe do tĂ« vazhdojmĂ« nĂ« javĂ«t nĂ« vijim”, shkroi Lajçak.

Hosted the two Chief negotiators of Kosovo and Serbia and their delegations for separate meetings in Brussels today. I regret we did not address the most pressing issues in a trilateral format today. I remain at the disposal of the Parties and we will continue in the next weeks. pic.twitter.com/T5RL0q1RfX

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 17, 2024


Ndërkohë, Bislimi tregoi po ashtu se edhe çështja postare në Kosovë u diskutua në takimin e tij me Lajçakun, pasi institucionet kosovare i mbyllën gjashtë objekte të Bankës Kursimore të Postës dhe Bankës Popullore të Serbisë në katër komunat me shumicë serbe në veri, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, në fillim të këtij viti.

Por, kryenegociatori serb, Petkoviq, e akuzoi Bislimin se nuk pranoi të takohet me përfaqësuesit e Beogradit për shkak të insistimit të tij në tema si Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Për herë të fundit, Bislimi dhe Petkoviq ishin takuar në fillim të korrikut, por pa ndonjë rezultat.

“ÇfarĂ« normalizimi Ă«shtĂ« ky, nĂ«se ju nuk dĂ«shironi tĂ« flisni pĂ«r çështjen kyç siç Ă«shtĂ« Asociacioni i komunave me shumicĂ« serbe. NjĂ« çështje kyç Ă«shtĂ« gjithashtu edhe se si po jetojnĂ« serbĂ«t nĂ« KosovĂ«â€, tha Petkoviq.

Ai konfirmoi se i ka dorĂ«zuar tĂ« Lajçakut njĂ« listĂ« tĂ« serbĂ«ve tĂ« arrestuar tĂ« cilĂ«t, sipas Petkoviqit, janĂ« “tĂ« burgosur politikĂ«â€.

Petkoviq tha se në takim dypalësh me Lajçakun bisedoi edhe për kërkesat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për kthimin e serbëve të Kosovës në institucione.

Bislimi: Lajçak konfirmoi se letra e Brnabiqit nuk është tërhequr

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, pas takimit të së martës në Bruksel me dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka folur edhe rreth letrës së ish-kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq, kundër zbatimit të pikave të Marrëveshjes që ia konfirmojnë shtetësinë Kosovës.

Bislimi tha se për mos tërheqjen e letrës ka mësuar nga ndërmjetësi në dialog, Miroslav Lajçak.

“Sot e kuptuam nga Lajçak se letra nuk Ă«shtĂ« tĂ«rhequr. Por ajo qĂ« ka dashur tĂ« thotĂ« ai nĂ« PrishtinĂ« Ă«shtĂ« se po punohet me SerbinĂ« qĂ« e njĂ«jta tĂ« tĂ«rhiqet. Letra nuk Ă«shtĂ« tĂ«rhequr. As nuk ka kĂ«rkesĂ« pĂ«r tĂ«rheqje tĂ« saj, por po punohet nĂ« atĂ« drejtim qĂ« e njĂ«jta tĂ« tĂ«rhiqet”, tha Bislimi, raporton RTK.

Ai tha pĂ«r gazetarĂ«t se njĂ« takim trepalĂ«sh me Petkoviqin dĂ«shtoi pasi Serbia e “kushtĂ«zoi agjendĂ«n e takimit me kĂ«rkesa tĂ« papranueshme pĂ«r KosovĂ«n”.

“NĂ« agjendĂ« kishte vetĂ«m njĂ« pikĂ«, ecja pĂ«rpara me zbatimin e marrĂ«veshjes pĂ«r normalizimin e marrĂ«dhĂ«nieve. Por, u theksua se tema shtesĂ« mund tĂ« diskutohen nĂ«se tĂ« dyja palĂ«t pajtohen. Ne u pajtuam pĂ«r kĂ«tĂ«, por Serbia donte ta kushtĂ«zonte pjesĂ«marrjen e saj nĂ« takim me tema shtesĂ« nĂ« agjendĂ«, tĂ« cilat nuk ishin tĂ« pranueshme pĂ«r palĂ«n kosovare”, tha Bislimi. /Telegrafi/

 

The post Dialogu KosovĂ«-Serbi, pa takim tĂ« pĂ«rbashkĂ«t nĂ« Bruksel – çfarĂ« tha Lajçak e Bislimi? appeared first on Telegrafi.

Vranët dhe me shi

18 September 2024 at 07:01

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me shi.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6/m/s. /Telegrafi/

The post Vranët dhe me shi appeared first on Telegrafi.

❌
❌