Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 September 2024Main stream

Avokati Smakiqi: Roli i Dejona Mihalit do të jetë më i madh në “mafien energjetike” të Ballkanit

20 September 2024 at 17:41

Dejona Mihali, koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, është intervistuar nga Prokuroria Speciale në cilësinë e dëshmitares, kurse Xhevdet Smakiqi – avokat, deklaroi se, pavarësisht statusit të saj si dëshmitare, roli i Mihalit pritet të jetë më i madh.

Avokati Smakiqi deklaroi se roli i Mihalit në “mafien energjetike të Ballkanit” mund të jetë shumë më i madh se thjesht një dëshmitare.

Smakiqi vlerësoi se Dejona Mihali, e cila ka mbajtur një profil të ulët gjatë viteve të qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje, është në realitet një figurë kyçe me fuqi të madhe në vendimmarrje politike dhe menaxhimin e zyrtarëve të kësaj partie në institucionet publike,.

“Duke e parë që tri apo katër vitet e qeverisjes së VV-së Dejona si një person anonim, misterioz që është paraqitur në publik shihet edhe nga ana e të gjithë personave që marrin vesh në politikë se ajo është eprore e të gjithë zyrtarëve të VV-së nëpër institucione publike, qoftë nëpër ministri qoftë në komuna. Dhe ka një fuqi të madhe të vendimmarrjes politike”, tha Smakiqi, për RTV Dukagjini.

“Dhe unë vlerësojë që momentalisht ajo mund të jetë dëshmitare, por siç e kemi parë Dejona Mihali është kupola e subordimit të të gjithë anëtarëve të LVV-së, ndoshta përshirë edhe Kurtin, sepse roli i saj dhe vendimet e saj kanë pasur efekt direkt edhe në ndërmarrjet publike. Në kryerjen e hetimeve në këtë po quhet në media si ‘mafia energjetike’ në Ballkan roli i saj do të jetë shumë më i madh, sesa një dëshmitare e thjeshtë”, ka thënë Smakiqi. /Dukagjini/

The post Avokati Smakiqi: Roli i Dejona Mihalit do të jetë më i madh në “mafien energjetike” të Ballkanit appeared first on Telegrafi.

“Punë të mbarë”, deklarata e Dejona Mihalit për media pas përfundimit të intervistimit

20 September 2024 at 13:43

Ka përfunduar intervistimi i Dejona Mihalit nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Dejona Mihali, zyrtare e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali është intervistuar për disa orë në Prokurori.

E njëjta pas përfundimit të intervisimit nuk iu ka përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

“Gjithë të mirat…Mirupafshim…Punë të mbarë”, ishte fjalia e vetme e Mihalit.

Ndryshe, Prokuroria njoftoi se Mihali është intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, transmeton Telegrafi.

“Pas interesimit për të marr informacion nga një numër i madh i gazetarëve, Prokuroria Speciale informon se sot, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo prokurori i ka në hetim”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post “Punë të mbarë”, deklarata e Dejona Mihalit për media pas përfundimit të intervistimit appeared first on Telegrafi.

❌
❌