Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 September 2024Main stream

Ç’po ndodh me përmbytjet në Itali? Gazetarja Kepi: Dëme, të evakuuar dhe të zhdukur

By: redi
20 September 2024 at 17:42

Në Itali vazhdon të jetë e rënduar situata nga përmbytjet si pasojë e reshjeve dhe stuhive. Më e prekur është zona e Emilia Romagna, ku vijon ende alarmi i kuq. Nesër do mblidhet Këshilli i Ministrave për të miratuar gjendjen e jashtëzakonshme për këtë rajon pas kërkesës së guvernatores Irene Priolo. Gazetarja Alba Kepi në Itali ka dhënë detaje mbi situatën e shkaktuar nga moti i keq.

Source

Bardhi në Roskovec: Qeveria punon kundër qytetarëve. Kjo zonë është lënë në harresë

By: redi
20 September 2024 at 17:28

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është takuar me mbështetës të partisë nga Roskoveci. Bardhi shprehet se qeveria këtu ka punuar vetëm kundër interesave të qytetarëve. Sipas tij, zona është lënë në harresë, ndërsa thotë se PD është gati për betejë. “Në Roskovec, ku strukturat drejtuese të Partisë Demokratike, janë gati për betejën e rradhës. Kurrë nuk janë dorëzuar…

Source

Më 5 nëntor qytetarët amerikanë do të zgjedhin presidentin, ka një rritje për Kamala Harris

By: redi
20 September 2024 at 17:02

Më 5 nëntor, qytetarët amerikanë do të shkojnë në qendrat e votimit për të zgjedhur presidentin. Në fund të muajit korrikut, presidenti aktual i SHBA Joe Biden hoqi dorë nga oferta e tij për 2024 pas javësh presioni pas një debati të dobët dhe pyetjeve në rritje mbi shëndetin e tij. Kush parashikohet të fitojë zgjedhjet presidenciale? Sipas sondazheve kombëtare dhe të dhënave historike të…

Source

Rusia mbështet planin nga Vuçiç, Moska: Me Kurtin shqiptarizimi u bë kërc@nues

By: redi
20 September 2024 at 16:54

Një javë më parë Aleksandër Vuçiç në një fjalim të jashtëzakonshëm shpalli një plan me 7 pika për Kosovën, ku e klasifikoi si zonë të mbrojtjes së veçantë sociale dhe kërkoi krijimin e një prokurorie special. Ky plan i Vuçiç ka marrë këtë të premte mbështetjen e pakushtëzuar të Rusisë, me zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova që tha se nisma e Beogradit për zgjidhjen e situatës në…

Source

Programi i Praktikave të Punës, ministrja Denaj: 50 të rinj i bashkohen institucioneve të Bujqësisë

By: redi
20 September 2024 at 16:45

50 të rinj e të reja, kanë nisur sot Programin Kombëtar të Praktikave të Punës pranë institucioneve të Bujqësisë. Në takimin e zhvilluar me ta, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj diskutoi mbi zgjedhjen e tyre për të zhvilluar praktikën 3-mujore në sektorin e bujqësisë. “Shumë e lumtur që bashkë me Zv. ministrin Dhimo Kote, Zv. ministrin Roland Kristo, mirëpritëm 50 të rinj…

Source

Nënat duhet ta lexojnë mesazhin e Kiara Titos

By: redi
20 September 2024 at 16:36

Kiara Tito e cila është pjesë e videos së re të Top Channel u përball me një koment të pahijshëm, i cili praktikisht i sugjeronte që të vishte diçka në ngjyrë të zezë, pasi Kiara dukej jo në formë në video. “Sigurisht që mund të vishja diçka për të kamufluar kilet e lindjes. Në dorë e kisha, por në fundit të fundit, pse? A nuk duhet ta pranojmë veten si jemi? Kjo është shumë normale dhe as nuk…

Source

Zëri i Amerikës: Ushtria ruse nën trysni përpiqet të rekrutojë mercenarë të huaj

By: redi
20 September 2024 at 16:28

Moska vendosi këtë javë të zgjerojë kapacitetet e saj ushtarake, një tregues i mbingarkesës me të cilën po përballet ushtria ruse në vitin e tretë të sulmit në shkallë të gjerë kundër Ukrainës. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Ricardo Marquina, analistët thonë se mbështetja e përkrahjes për mobilizimin dhe faktorë të tjerë, po e shtyjnë Rusinë të kërkojë mercenarë nga vende të tjera.

Source

Tentoi të rrëmbejë vajzën 2-vjeç, policia shoqëron 57-vjeçaren. Pamjet që bënë xhiron e rrjetit

By: redi
20 September 2024 at 16:19

Policia e Tiranës ka reaguar për ngjarjen e ndodhur pesë ditë më parë në një market në “Rrugën e Barrikadave”, ku u raportua se një vajzë 2-vjeç u tentua të rrëmbëhej nga një grua. Pamjet bënë xhiron e rrjetit tregonin zonjën duke marrë në duar vajzën e mitur, të cilën e ktheu sërish në market pas pak kohe. Në lidhje me ngjarjen policia sqaron se ka bërë të mundur shoqërimin e 57-vjeçares që…

Source

Arresti kardiak? Mjeku: Nëse ndihma nuk jepet në 4-5 minutat e para…

By: redi
20 September 2024 at 15:58

Arrestet kardiake gjatë viteve të fundit janë rritur ndjeshëm, duke prekur të gjitha moshat. Në një intervistë për Report Tv kardiologu i njohur dr. Naltin Shuka shprehet se rastet e vdekjeve si ajo e ish deputetit të PD-së, Gerti Bogdani quhen vdekje të papritura. “Vdekje të papritura janë të njohura në një patologji që përbën një problematikë të madhe në sistemin shëndetësor.

Source

Balluku në takimin e ministrave të Transportit në Budapest: Hekurudha Shkodër-Gjakovë, projekt kombëtar

By: redi
20 September 2024 at 15:47

Projekti i Korridorit VIII dhe Korridori X kanë qenë në fokus të diskutimeve të zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në takimin e ministrave të Transportit në Budapest. Balluku njoftoi se ka folur me homologun kosovar për hekurudhën e përbashkët kombëtare që do të lidhë Shkodrën me Gjakovën dhe që do të bëhet më pas pjesë e Korridorit të X…

Source

“E shoh si kukull”, Rama tregon pse mban “Putinin” në tryezën e punës

By: redi
20 September 2024 at 15:35

Kryeministri Edi Rama e sheh Presidentin rus, Vladimir Putin si një kukull. Kështu tha në një intervistë për gazetarin italian Federico Marconi, të emisionit “Piazza Pulita” në La7. “Pse e mbani Putin në tryezë?”, e pyeti gazetari Ramën, duke bërë me shenjë nga një matrioshkë me fytyrën e presidentit rus. “Sepse më pëlqen ta shoh si një kukull. Të kesh kapacitetin e autoironisë dhe sensin e…

Source

Rama në Elbasan me ministrat Mazniku dhe Gonxhe: Arsimi profesional, garanci absolute drejt tregut të punës

By: redi
20 September 2024 at 15:30

Kryeministri Edi Rama ishte sot në shkollën profesionale të qytetit të Elbasanit bashkë me ministrat Mazniku dhe Gonxhe. Aty studiojnë 1, 400 nxënës, me 8% më shumë regjistrime në klasë të 10-të se viti i kaluar. Rama vlerësoi se këto shifra optimiste flasin për thyerjen e mentalitetit se arsimi profesional është i kategorisë së dytë. “Lajmi i mirë është se po thyhet mentaliteti se arsimi…

Source

Yesterday — 19 September 2024Main stream

Rama ende i preferuari i ndërkombëtarëve? Berisha: Besoj se unë jam i shqiptarëve

By: redi
19 September 2024 at 21:52

Sali Berisha është shpallur “non grata” në Shtetet e Bashkuara më 19 Maj 2021. Ai u pyet këtë Enjte në “Opinion” se a e dëmton kjo gjë imazhin e Partisë Demokratike, sidomos në garën e saj elektorale. Sali Berisha: Besoj fort se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht nga aktet mafioze të kryera ndaj Sali Berishës, përsëri këto nuk janë dominuese. Është shteti ligjor…

Source

Arbëri tregon momentet e fundit të Gerti Bogdanit: Më thanë eja. Pashë 15 veta mbi kokën e tij

By: redi
19 September 2024 at 21:47

Rrëfimi më i vështirë i Arbër Çepanit, ku ka folur për ikjen nga jeta në mënyrë të beftë të kunatit dhe mikut të tij, Gerti Bogdanit. Teksa fliste, lotët nuk thaheshin nga sytë e tij, e shpesh shpërthente në të qara me ngashërim, por thekson se donte motra e tij, bashkëshortja e Gertit, që të ishte në studio e të fliste për të! Ai tregoi momentin se si e mori vesh lajmin që tronditi familjen…

Source

Argita Berisha rol drejtues në PD? Ja si përgjigjet kryedemokrati

By: redi
19 September 2024 at 21:35

Në një intervistë për emisionin ‘Opinion’, kryedemokrati Sali Berisha u pyet nëse vajza e tij Argita Malltezi do të ketë një rol drejtues në Partinë Demokratike. A do të ketë një rol drejtues në Partinë Demokratike vajza juaj, Argita Berisha? Sali Berisha: Kjo është një çështje krejtësisht personale e Argita Berishës dhe jo e Sali Berishës.

Source

Kryeministri Rama me Von der Leyen: Fillim i ri me Shqipërinë 2030 në BE

By: redi
19 September 2024 at 21:32

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel i ftuar nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila mblodhi sot në një drekë pune në Bruksel liderët e Ballkanit Perëndimor. Rama ndau në rrjetet sociale një foto me Presidenten e KE, von der Leyen teksa e cilësoi si një fillim i ri drejt Europës 2030. “Fillim i ri drejt Europës 2030 me Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”…

Source

Analisti Andi Bushati: SPAK ka gazetarë papagallë, por Berisha nuk është viktimë e tyre!

By: redi
19 September 2024 at 21:29

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka komentuar sulmin e Sali Berishës ndaj disa gazetarëve të cilët i konsideroi si pjesë e “organizatës kriminale të SPAK” dhe tha se do të trajtohen si të tillë. “Shpërthimi nuk është lajm sepse Berisha i ka në natyrën e tij shpërthimet dhe shpesh merr përpara çfarë gjen. Debati ka lindur nga shpallja e akt-akuzës për…

Source

Rrëfimi zemërthyer i Arbërit: Nuk bëmë dot gjë për Gertin, Edlira shikonte celularin sepse…

By: redi
19 September 2024 at 21:21

Ndarja nga jeta parakohe e Gerti Bogdanit ishte një lajm tronditës për familjen, por jo vetëm. Në studion e Top Story këtë mbrëmje është kunati i tij, Arbër Çepani, i cili nuk i mban dot lotët që në nisje të kësaj interviste, kur flet për 44-vjeçarin që jeta iu ndërpre në mes papritur pas një arresti kardiak. “E kam të pamundur të flas për Gertin, por donte Edlira të isha këtu, dhe e di që do…

Source

❌
❌