Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 September 2024Main stream

Aderon në LDK djali i heroit Sali Çekaj, Abdixhiku: E djathta po bashkohet, po bëhet një

20 September 2024 at 13:58

Djali i heroit Sali Çekaj, Hyseni, i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajmin për aderimin e tij e ka bërë publik kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook.

“I biri i heroit Sali Çekaj, Hyseni, na u bashkua në rrugëtimin tonë të djathtë. Atë, Valentinën e djalin e tyre Saliun – që mbante me krenari emrin e heroit – i pritëm në LDK së bashku me bashkëluftëtarë të babës së tij, tani bashkëveprimtarë të tij politik”, ka shkruar Abdixhiku.

Kreu i LDK-së ka njoftuar po ashtu se Hysen Çekaj do të jetë kandidat i LDK-së për deputet nga mërgata, përkatësisht nga dega në Gjermani.

“Si kandidat i parë i mërgatës, ai vazhdon rrugëtimin politik e ideologjik të prindit të tij, Heroit Sali Çekaj, në shtëpinë e vetme rugoviste e të demokracisë. E djathta po bashkohet po bëhet një. Në një vend, në një shtëpi, në një rrugëtim”, ka shkruar Abdixhiku. /Telegrafi/

The post Aderon në LDK djali i heroit Sali Çekaj, Abdixhiku: E djathta po bashkohet, po bëhet një appeared first on Telegrafi.

Zhduket një person në Novobërdë, rasti po hetohet

20 September 2024 at 13:49

Një person ka informuar se djali i axhës së tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:00, në Novobërdë.

Tutje bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se djali i axhës së tij, viktima mashkull kosovar, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/

The post Zhduket një person në Novobërdë, rasti po hetohet appeared first on Telegrafi.

“Sekuestrohen gjashtë gëzhoja”, Policia jep detaje për vrasjen në Mitrovicë

20 September 2024 at 13:40

Pas vrasjes së rëndë e cila ndodhi sot rreth orës 09:45 në rrugën “Fatime Hetemi” në Mitrovicë, ku pas plagëve të marra ndërroi jetë në QKUK 45 vjeçari me inicialet, F.Z, policia ka dhënë detaje shtesë.

Zëdhënësi i Policisë së Mitrovicës jugore, Avni Zahiti në një prononcim për Telegrafin ka thënë se një person i dyshuar kishte shtënë me armë në drejtim të viktimës F. Z., 45 vjeçar, i cili fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicës, i cili më pas ishte dërguar në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës  “SHSKUK ”.

“Sot, rreth orës 09:42, policia në Mitrovicë, ka pranuar informatën për të shtëna  me arme zjarri në  rrugën ‘Fatime Hetemi ’ në Mitrovicë.

Nga informatat e para nga vendi i ngjarjes, ishte bërë  e ditur se një person i dyshuar kishte shtënë me armë në drejtim të viktimës F. Z., 45 vjeçar, i cili fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicës, më pas ishte dërguar në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar te Kosovës ‘SHSKUK’. Ndërsa, rreth orës 12:00 nga SHSKUK- ja, është raportuar se i  plagosuri  viktima ka ndruaj jetë. Me urdhër te Prokurorit, trupi i pajete  i viktimës është dërguar në  IML, për obduksion”, ka thënë Zahiti.

Tutje ai tha se nga hetimet e zhvilluara në vendin e ngjarjes si dhe ekzaminimet e kryera, hetuesit policor si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja.

“Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarit dhe zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin  e veprës penale vrasje”, ka thënë ndër të tjera Zahiti. /Telegrafi/

The post “Sekuestrohen gjashtë gëzhoja”, Policia jep detaje për vrasjen në Mitrovicë appeared first on Telegrafi.

Nga QKUK thonë së i plagosuri në Mitrovicë është në gjendje kritike – ndërsa i dyshuari në arrati

20 September 2024 at 11:59

Gjatë ditës së sotme një person rreth moshës 40 vjeçare me inicialet P.Z është plagosur rëndë në rrugën “Fatime Hetemi”, në Mitrovicën jugore.  

Drejtori i Klinikës së Emergjencës në QKUK, Naser Syla ka treguar se i plagosuri është në gjendje kritike.

“Është në gjendje shumë kritike…”, ka thënë shkurt Syla.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni ka thënë se prokuroria është duke u marr me rastin.

“Prokurori ka dal në vendngjarje, si pasojë e të shtënave ka mbet i plagosur rëndë. Prokurori ka hap rast dhe e ka cilësuar si ‘vrasje e rëndë në tentativ’ ”, ka thënë Preteni.

Ndërkaq, siç merr vesh Telegrafi i dyshuari është arratisur dhe nuk dihet identiteti i tij. /Telegrafi/

 

 

 

The post Nga QKUK thonë së i plagosuri në Mitrovicë është në gjendje kritike – ndërsa i dyshuari në arrati appeared first on Telegrafi.

Të maskuar e rrahin një person në oborr të shtëpisë së tij në Lipjan, i grabisin një enë qelqi në vlerë prej 2,200 euro

20 September 2024 at 11:24

Një person ka informuar se në oborrin e shtëpisë së tij tre persona të maskuar e kishin sulmuar fizikisht dhe nga ai kishin grabitur një enë qelqi me vlerë 2,200 euro.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 23:50, në Lipjan.

Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se në oborrin e shtëpisë së tij tre persona të maskuar e kishin sulmuar fizikisht dhe nga ai kishin grabitur një enë qelqi me vlerë 2200€. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, sipas raportit bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

The post Të maskuar e rrahin një person në oborr të shtëpisë së tij në Lipjan, i grabisin një enë qelqi në vlerë prej 2,200 euro appeared first on Telegrafi.

I mituri sulmon seksualisht ish të dashurën në Fushë Kosovë, dërgohet në mbajtje

20 September 2024 at 09:57

Një person (i mitur) është arrestuar pasi që kishte sulmuar seksualisht ish të dashurën e tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 12:00, në rrugën “Peja”, në Fushë Kosovë.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që kishte sulmuar seksualisht ish të dashurën e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

The post I mituri sulmon seksualisht ish të dashurën në Fushë Kosovë, dërgohet në mbajtje appeared first on Telegrafi.

Arrestohen dy të dyshuar në Drenas, theren me thikë një person

20 September 2024 at 09:45

Dy persona (njëri ndër ta i mitur) janë arrestuar pasi që kishin sulmuar dhe therur me thikë një person tjetër.

Në raportin 24 orësh të Policinë e Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 13:10 në Drenas.

Tutje bëhet e ditur se viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur), pasi që kishin sulmuar dhe therur me thikë viktimën mashkull kosovar i mitur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

 

 

The post Arrestohen dy të dyshuar në Drenas, theren me thikë një person appeared first on Telegrafi.

Policia jep detaje nga operacioni policor në Prishtinë – sekuestrohen para, vetura, telefona dhe pajisje elektronike

20 September 2024 at 09:38

Janë arrestuar katër persona nën dyshimin se në bashkëveprim kanë kryer veprat “Fajde dhe Organizim i skemave piramidale”, si dhe kanë ushtruar presion ndaj viktimës me qëllim të marrjes së interesit, duke i shkaktuar dëme materiale viktimës.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se si prova materiale janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e parave, vetura, telefona, pajisje elektronike, dokumente të ndryshme dhe 13 copë fishekë.

““Prishtinë 2023/2024. Më 19.09.2024 janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se në bashkëveprim kanë kryer veprat penale të lart-cekura si dhe kanë ushtuar presion ndaj viktimës me qëllim të marrjes së interesit, duke i shkaktuar dëme materiale viktimës. Si prova materiale janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e parave, vetura, telefona, pajisje elektronike, dokumente të ndryshme dhe 13 copë fishekë”, thuhet në raport.

Ndërkaq, sipas raportit katër të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

The post Policia jep detaje nga operacioni policor në Prishtinë – sekuestrohen para, vetura, telefona dhe pajisje elektronike appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Mësimdhënësja që u arrestua në Pejë për mashtrim me subvencione, prezantohej në cilësinë e menaxheres së një OJQ-je

18 September 2024 at 09:27

Mësimdhënësja e cila u arrestua në Pejë për shkak të dyshimit se ka mashtruar me subvencione prezantohej në cilësinë e menaxheres së një OJQ-je.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bëri të ditur se drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike me urdhër nga  Gjykata Themelore, kanë kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarës femër kosovare, nën dyshimin e bazuar se e dyshuara ka kryer veprën penale ‘mashtrim’.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në fshatin Loxhë, të Pejës.

Tutje bëhet e ditur se policia ka kryer kontrolle në objektet e të dyshuarës dhe ka konfiskuar dëshmi që lidhen me rastin.

“E dyshuara gjatë periudhës kohore 2022/2024 në cilësinë e menaxheres së një OJQ-e, dyshohet se duke mashtruar persona të ndryshëm ka përfituar para në mënyrë të kundërligjshme. Policia ka kryer kontrolle ne objektet e të dyshuarës dhe ka konfiskuar dëshmi që lidhen me rastin”, thuhet në raport.

Ndërkaq, siç thuhet në raport e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Po ashtu e dyshuara, e cila është mësimdhënëse e shkollës fillore “Xhemajl Kada” në Pejë iu është pezulluar vendi i punës për gjashtë muaj.

Këtë e bëri të ditur një ditë më parë për Telegrafin, drejtori i Arsimit në Komunën e Pejës, Naser Gega.

Ai tha se mësimdhënëses automatikisht i pezullohet marrëdhënia e punës për 6 muaj.

“Lidhur me rastin na është konfirmuar se mësimdhënësja është ndaluar për 48 orë. E njëjta automatikisht pezullohet nga marrëdhënia e punës për 6 muaj”, ka thënë Gega.

Ai ka shtuar se menjëherë do të bëhet zëvendësimi i mësimdhënëses në fjalë.

Ndërkaq, nga Prokuroria Themelore në Pejë kanë njoftuar për Telegrafin se ndaj mësimdhënëses në fjalë javë më parë është ngritur aktakuzë.

“Është arrestuar një person për veprën penale “Mashtrimi”. Me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Ndaj të njëjtës Prokuroria Themelore në Pejë javë më parë ka ngritur aktakuzë për veprën penale ‘Mashtrimi’”, ka thënë zëdhënësi i prokurorisë, Shkodran Nikçi. /Telegrafi/

The post Mësimdhënësja që u arrestua në Pejë për mashtrim me subvencione, prezantohej në cilësinë e menaxheres së një OJQ-je appeared first on Telegrafi.

❌
❌