Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 September 2024Main stream

Aderon në LDK djali i heroit Sali Çekaj, Abdixhiku: E djathta po bashkohet, po bëhet një

20 September 2024 at 13:58

Djali i heroit Sali Çekaj, Hyseni, i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajmin për aderimin e tij e ka bërë publik kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook.

“I biri i heroit Sali Çekaj, Hyseni, na u bashkua në rrugëtimin tonë të djathtë. Atë, Valentinën e djalin e tyre Saliun – që mbante me krenari emrin e heroit – i pritëm në LDK së bashku me bashkëluftëtarë të babës së tij, tani bashkëveprimtarë të tij politik”, ka shkruar Abdixhiku.

Kreu i LDK-së ka njoftuar po ashtu se Hysen Çekaj do të jetë kandidat i LDK-së për deputet nga mërgata, përkatësisht nga dega në Gjermani.

“Si kandidat i parë i mërgatës, ai vazhdon rrugëtimin politik e ideologjik të prindit të tij, Heroit Sali Çekaj, në shtëpinë e vetme rugoviste e të demokracisë. E djathta po bashkohet po bëhet një. Në një vend, në një shtëpi, në një rrugëtim”, ka shkruar Abdixhiku. /Telegrafi/

The post Aderon në LDK djali i heroit Sali Çekaj, Abdixhiku: E djathta po bashkohet, po bëhet një appeared first on Telegrafi.

❌
❌