Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 September 2024Main stream

Incident në Greqi! Drejtoresha përjashton nga shkolla 10-vjeçaren shqiptare, revoltohen prindërit

By: M C
20 September 2024 at 21:43

Një incident në Greqi ka tërhequr vëmendjen e mediave, pasi një 10-vjeçare me origjinë shqiptare u përjashtua nga shkolla në fshatin Simantra, Halkidiki, duke shkaktuar reagime të forta. Vendimi u mor pas ndryshimeve të fundit në rregullat e Ministrisë së Arsimit, të cilat kufizojnë numrin e nxënësve në një klasë në maksimumin e 25 fëmijëve.

Drejtorati lokal i Arsimit vendosi të largojë vajzën për të mos krijuar një klasë të dytë paralele për nxënësit e klasës së pestë, pasi në klasë tashmë ishin regjistruar 26 nxënës. Për rrjedhojë, 10-vjeçarja u udhëzua të ndjekë mësimet në një shkollë të fshatit fqinj, Portaria, rreth 8 kilometra larg, por familja e saj nuk kishte mundësi të organizonte transportin.

Babai i vajzës, Altin Tocila, tregoi se pas fillimit të vitit shkollor, drejtoresha e shkollës e kishte informuar për përjashtimin. Kur familja kundërshtoi këtë vendim, drejtoresha thirri policinë për të larguar fëmijën nga ambientet e shkollës, gjë që e tronditi vajzën, duke e bërë të qante.

Familja e vajzës përballet me sfida të mëdha, pasi kanë edhe një fëmijë më të madh që ndjek shkollën në një fshat tjetër, 9 kilometra larg, dhe nuk mund të përballojnë transportin për të dy fëmijët. Familja Tocila, e cila është zhvendosur në Halkidiki për një jetë më të mirë, po përballet me vështirësi për shkak të këtij përjashtimi.

Ngjarja ka nxitur reagime të forta nga shoqatat e mësuesve, të cilët organizuan një protestë para Drejtorisë Arsimore në Polygyros, duke kërkuar një zgjidhje. Pas reagimeve publike, autoritetet arsimore kanë premtuar se po shqyrtojnë mundësinë e një përjashtimi nga rregullat për këtë rast specifik.

The post Incident në Greqi! Drejtoresha përjashton nga shkolla 10-vjeçaren shqiptare, revoltohen prindërit appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Miratohet logoja e Kuvendit të Kosovës, ja si do të duket

By: M C
20 September 2024 at 21:19

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e fundit, ka miratuar logon e re të Kuvendit.

Në njoftim thuhet se sipas Rregullores së Kuvendit, logoja vendoset në hapësirat e Kuvendit, në zyrat e deputetëve, në dokumente e akte të brendshme, në komunikimet e deputetit me palët e treta, në botime e publikime ose në aktivitete, të cilat organizohen nga Kuvendi.

“Simboli i shtëpisë në logon e Kuvendit simbolizon ndërtesën kryesore të shtetit, Kuvendin, si institucioni më i lartë ligjvënës dhe përfaqësues i Republikës së Kosovës. Pjesa e poshtme e logos simbolizon rreshtat e ulëseve të deputetëve në Kuvendin e Kosovës, ndërsa vija e mesme në pjesën e sipërme të simbolit paraqet ulësen e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit. Vijat anash, po ashtu në pjesën e sipërme, simbolizojnë ulëset e anëtarëve të qeverisë”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se me bashkimin e të gjitha pjesëve, simboli pasqyron në mes hartën e Republikës së Kosovës, që, së bashku me yjet, simbolizon flamurin e Kosovës.

The post FOTO/ Miratohet logoja e Kuvendit të Kosovës, ja si do të duket appeared first on Albeu.com.

Shqipëri/ Rritet rreziku i përmbytjeve nga zjarret masive të këtij viti

By: M C
20 September 2024 at 20:52

Ekspertët e pyjeve dhe studiuesit e natyrës thonë se zjarret masive të këtij viti në Shqipëri pritet të rrisin rrezikun e përmbytjeve gjatë stinës së dimrit.

Zjarret që konsiderohen si më të mëdhatë e dekadës së fundit kanë djegur në shumë zona mbulesën bimore duke përshpejtuar erozionin dhe vërshimin e ujrave.

Sipas ekspertëve qeveritë vendore po tregojnë mangësi të mëdha si në mbrojtjen nga zjarri, në menaxhimin e pyjeve dhe përballimin e emergjencave.

Pamjet me dron në shumë zona të Shqipërisë tregojnë situatën që kanë lënë pas në pyje dhe kullota zjarret masive të këtij viti.

Sipas të dhënave të përditësuara nga Sistemi Europian i Informacionit për Zjarret në Pyje, Shqipëria është përshkuar nga fillimi i këtij viti nga rreth 160 zjarre masive që kanë djegur rreth 46 mijë hektarë me pyje.

Dëmet nga zjarret e këtij viti janë më të mëdhatë e dekadës së fundit, thotë inxhinieri i pyjeve Abdulla Diku.

“Viti 2024 rezulton me numrin më të madh të zjarreve dhe po ashtu me sipërfaqen më të madhe të djegur në Shqipëri, një vit i cili e ka kaluar gati me 3mijë hektarë vitin 2017 që mbahej si viti rekord i zjarreve. Pasoja e parë me të cilën Shqipëria pritet të përballet gjatë këtij viti nga kjo djegie masive e pyjeve është rreziku i përmbytjeve”, thotë zoti Diku.

”Elementi i parë më negativ me të cilin ne përballemi aktualisht është shpyllëzimi i shpateve të pjerrëta. Rezultat i kësaj është degradimi i menjëhershëm i tokës, zhveshja e sipërfaqes së tokës nga bimësia pyjore. Këto janë pasojat të cilat ndihen në pjesën e Ultësirës Perëndimore të Shqipërisë me përmbytje dhe erozion masiv të tokës bujqësore.”

Studiuesi i shkencave të natyrës Lulëzim Shuka flet për zjarret masive të këtij viti të ndikuara jo vetëm nga ndryshimet globale klimatike, por edhe nga kushtet e veçanta të Shqipërisë.

“Mbulesa bimore është shumë e ulët aq më tepër që mbulesa pyjore është akoma edhe më e ulët, për pasojë toka nuk ruan lagështi, avullimi është shumë herë më i madh dhe sigurisht periudha e verës është tejet e nxehtë. Kjo bëhet shkak për zjarre edhe për shkak të një mbulese bimore të mbledhur në vite si pasojë e mungesës së kullotjes së bagëtive në shumë zona të vendit.”

Rreziku i përmbytjeve rritet në disa rajone të vendit, si pasojë e dëmtimit të mbulesës bimore nga zjarret, thotë më tej zoti Shuka.

“Mungesa e mbulesës bimore nga zjarret bën që ujrat të mbërrijnë më shpejt në lumenj dhe për pasojë në det gjë që shkakton përmbytje të mëdha. Kjo e favorizuar edhe nga zhvillimi i pakontrolluar urban. Ne kemi zënë grykat e lumenjve me ndërtime. Gjirokastra, përshembull jo më kot ishte në shpatet e malit për shkak të këtyre përmbytjeve.”

Si studiuesi i natyrës Shuka edhe inxhinieri i pyjeve Diku flasin për nevojën e menjëhershme, sipas tyre, të ndryshimit të situates nga qeveritë vendore që menaxhojnë pyjet.

“Kërkohet një sjellje tjetër menaxhuese ndaj natyrës dhe ekosistemeve natyrore. Për këtë duhet të planifikohen mbjellje fidanësh. Është dicka specifike që ndodh në Shqipëri: në shumë zona të vendit kemi ecjen lart të disa llojeve halore që mund të shfrytëzohen në kushtet e e klimës së sotme për mbjelljet e reja. Po ashtu qeveritë vendore duhet të mendojnë për shuarjen e zjarreve duke forcuar kapacitetet me mjete dhe burime njerëzore,” thotë zoti Shuka.

“Për fatin e keq nuk është se ka mungesë kapacitetesh, ka mungesë organizimi më shumë. Dua të kujtoj që dhjetë vitet e fundit administrata e bashkive është shtuar me 10 mijë punonjes që do të thotë që duhet të kishim më shumë njerëz në terren për të menaxhuar, për të parandaluar, për të ulur ndikimin negative të zjarreve, por kjo nuk po ndodh”, thotë zoti Diku.

Sipas tij pajisjet teknologjike që janë të nevojshme për zbulimin e zjarreve në kohë mungojnë. Gjithashtu, mjetet për luftimin e zjarreve që nga pompat e thjeshta deri tek mjetet e motorizuara mungojnë. Vëmendje e shtuar, thonë ekspertët, duhet kushtuar edhe trajnimit të stafit që duhet të aganzhohet në terren për shuarjen e zjarreve.

“Mbi të gjitha dua të kujtoj që në shërbimin pyjor shqiptar 75% e të punësuarve nuk janë specialistë pyjesh”, thotë zoti Diku.

Ministria shqiptare e Mjedisit e shpalli vitin 2024 si viti i pyjeve në 101 vjetorin e shërbimit pyjor shqiptar me një program ku përfshihet edhe rritja e sipërfaqeve të mbjella me fidanë pyjorë.

Por ritmet e mbjelljes janë tejet të ulta, në raport me mijëra hektarë që dëmtohen cdo vit . Sipas ekspertëve ato nuk kalojnë as 100 hektarë mbjlleje të reja fidanësh pyjorë në vit.

Një vit më parë një zjarr masiv përshkoi me ditë të tëra rreth 820 hektarë në Zonën e Mbrojtur të Pishë Poro në Fier ku rreth 365 hektarë ishin me pisha të cilat u dogjën plotësisht./ voa

The post Shqipëri/ Rritet rreziku i përmbytjeve nga zjarret masive të këtij viti appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Durrës, gjendet pa shenja jete një 40 vjeçar

By: M C
20 September 2024 at 20:32

Një 40-vjeçar është gjetur i pajetë brenda banesës së tij në Durrës. Policia bën me dije se nga këqyrja paraprake e trupit të 40 vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Durrës/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, njofton Urgjenca e Spitalit të Durrësit se në lagjen nr. 8 Durrës, në banesën e tij, është gjetur i pajetë shtetasi A. V., 40 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 40 vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës së 40 vjeçarit.

The post E rëndë në Durrës, gjendet pa shenja jete një 40 vjeçar appeared first on Albeu.com.

Kishte fshehur poshtë sediljes së makinës 46 doza kokaine, arrestohet 21-vjeçari shqiptar

By: M C
20 September 2024 at 20:07

Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali për veprën penale të trafikimit të drogës. I riu, në momentin që ka parë policinë, ishte përpjekur t’i shmangej kontrollit ndërsa ishte në makinën e tij, por kur oficerët arritën tek ai, ai u ndalua menjëherë. Gjithashtu gjatë kontrollit personal dhe në makinë, atij iu gjetën 46 doza kokainë, me peshë totale 35 g, të cilat i kishte fshehur brenda një qeseje të vogël të vendosur poshtë sediljes së shoferit.

Në përfundim të hetimeve, 21-vjeçari u shpall i arrestuar. Në përfundim të seancës së vlefshmërisë, gjyqtari hetues i Gjykatës së Spoletos la në fuqi arrestimin dhe urdhëroi dëbimin e tij të menjëhershëm nga territori i Italisë. Subjekti u riatdhesua më pas me transport ajror në Shqipëri.

The post Kishte fshehur poshtë sediljes së makinës 46 doza kokaine, arrestohet 21-vjeçari shqiptar appeared first on Albeu.com.

Marrëveshja për emigrantët, Rama për ‘La7’: Shqipëria e së ardhmes, si Italia!

By: M C
20 September 2024 at 19:48

“Kur më pyesin si do të jetë Shqipëria e së ardhmes, u them të shikojnë Italinë.” Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në një intervistë në kanalin italian “La sette”, ku nuk i kurseu vlerësimet për homologen e tij italiane, Giorgia Meloni.

“Kushdo që e njeh Giorgia Melonin nuk mund të mos ketë një marrëdhënie të mirë me të, ajo është një person shumë real dhe i drejtpërdrejtë. Nuk ka rëndësi cilës parti i përket, është kryeministrja e vendit më të afërt me të cilin Shqipëria është e lidhur përjetë. Për mua ideologjitë kanë vdekur që kur ra muri i Berlinit.”

Lidhur me vonesat për hapjen e kampit të emigrantëve në Gjadër, kryeministri Rama tha se llogaritë për këtë çështje i bën qeveria italiane.

“Kur më pyesin si do të jetë Shqipëria e së ardhmes, u them të shikojnë Italinë.” Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në një intervistë në kanalin italian “La sette”, ku nuk i kurseu vlerësimet për homologen e tij italiane, Giorgia Meloni.

Lidhur me marrëveshjen e emigrantëve, kryeministri Rama foli edhe në një intervistë për Euronews, ku i dha përgjigje edhe interesimit të kryeministrit britanik për një pakt të ngjashëm. Rama e cilësoi si ekskluzive marrëveshjen me homologen Meloni, ndërsa theksoi se me Italinë, Shqipëria ka dashuri pa kushte.

Edi Rama shpjegoi gjithashtu se Shqipëria po ofron një zgjidhje pragmatike, dhe mohoi që pakti të jetë bërë këmbim të përpjekjeve të Italisë për të ndihmuar vendin në rrugën e anëtarësimit në bashkimin Europian.

The post Marrëveshja për emigrantët, Rama për ‘La7’: Shqipëria e së ardhmes, si Italia! appeared first on Albeu.com.

Vuçiç “i hedh benzinë zjarrit” dhe ekspozon arsenalin ushtarak: Jemi ndër më të fortët në Europë

By: M C
20 September 2024 at 19:46

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë stërvitjes ushtarake “Flamuri 2024,” e organizuar me rastin e Ditës së Bashkimit, Lirisë dhe Flamurit Kombëtar Serb.

Ushtria serbe ka ekspozuar një arsenal të gjerë pajisjesh ushtarake në aeroportin ushtarak “Kolonel-Pilot Milenko Pavloviç,” ku Vuçiç u shpreh krenar për fuqinë ushtarake të vendit.

Duke theksuar rritjen e kapaciteteve ushtarake, Vuçiç tha se Serbia është një nga fuqitë më të forta ushtarake në Europë, për sa i përket numrit të tankeve dhe pajisjeve operacionale. Ai vuri në dukje se Serbia tashmë ka një numër të konsiderueshëm tankesh, radarësh dhe raketash, duke e bërë ushtrinë e saj ndër më të armatosurat në kontinent, në raport me numrin e banorëve.

“Ne sot krenarisht disponojmë shumë tanke, radarë të rinj dhe raketa moderne. Serbia është ndër të parët ose të dytët në Europë për nga numri i tankeve operacionale,” deklaroi Vuçiç, duke shtuar se një pjesë e madhe e pajisjeve ushtarake prodhohet brenda vendit.

Këto komente vijnë në një periudhë tensioni në rritje, sidomos në lidhje me marrëdhëniet e ndërlikuara mes Serbisë dhe Kosovës.

The post Vuçiç “i hedh benzinë zjarrit” dhe ekspozon arsenalin ushtarak: Jemi ndër më të fortët në Europë appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shëngjin, raportohet për të plagosur

By: M C
20 September 2024 at 19:07

Një aksident është shënuar në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.

Sipas informacioneve të para, tre automjete janë përfshirë në aksident.

Gazetari Gjergj Figuri raporton për të plagosur, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës.

The post Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shëngjin, raportohet për të plagosur appeared first on Albeu.com.

A do të ketë koalicion me Berishën? Ja si përgjigjet Ilir Meta

By: M C
20 September 2024 at 18:46

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ende nuk ka një përgjigje nëse do të jetë bashkë me Sali Berishën, në koalicion, në garën e pranverës së 2025-ës. Dy aleatët ende e lënë evazive përgjigjen për koalicion, ndërsa Ilir Meta duket më i distancuar nga një ide e tillë.

“Jemi në solidaritet të plotë me betejën e tij të jashtëzakonshme kundër narkoshtetit dhe me të gjitha sakrificat që ai bën, që tregojnë qartë tmerrin e regjimit nga opozita e vërtetë dhe prezenca e saj në parlament.”, tha Meta.

Sulmet ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani janë ta zakonshme tashmë në daljet e Metës për mediat, pavarsisht se thekson se nuk asnjë pasuri të pajustifikuar apo akt të paligjshëm, në ushtrimin e detyrave më të larta, në hirearkinë e shtetit.

“Mund t’ju deklarojë që pavarsisht se Dum Dumani ka 5 vjet që po heton për Ilir Metën as ka gjetur dhe as ka për të gjetur në këtë botë e në asnjë botë, një akt Metës në kundërshtimi me ligjin, asnjë veprim të paligjshëm,aasnjë llogari gjëkundi, asnjë pronë asnjë pronë të fshehur, asgjë tjetër”.

Por Meta e drejton gishtin e akuzës, tek të tjerë lidhur me procesin hetimor që është duke zhvilluar SPAK-u, për të.

“Jemi në dijeni të plotë që fal përpjekjeve për të gjetur diçka rreth Ilir Metës, kanë gjetur diçka rreth njerëzve që dikur Ilir Meta i ka pasur pranë dhe përpiqen t’i përdorin si pentito, të deklaruar apo të padeklaruar, duke bërë gjoja përgjime ambientale, një estradë e vërtetë. Ilir Meta është këtu dhe do të jetë këtu. Dhe Dum Dumani ka vetëm një qëllim të përdori njerëzit e korruptuar të opozitës, të kapur të opozitës, për të goditur udhëheqësit e vërtetë të opozitës dhe për të instaluar një fake-opozitë.”

Kreu i PL-së është nën hetim nga SPAK, për çështjen e 700 mijë dollarëve, lobim në SHBA, në 2017 dhe dosjen e CEZ-DIA-s.

The post A do të ketë koalicion me Berishën? Ja si përgjigjet Ilir Meta appeared first on Albeu.com.

E pazakontë, burri zbulon se ka paguar faturën elektrike të fqinjit për 18 vite

By: M C
20 September 2024 at 18:12

Një banor nga Kalifornia ka zbuluar se ka paguar gabimisht faturën elektrike të fqinjit për 18 vite. Ken Wilson, i cili jeton vetëm në apartamentin e tij në Vacaville që nga viti 2006, filloi të dyshonte për faturën e tij të energjisë kur vuri re një rritje të çmimit muajt e fundit.

Në përpjekje për të kuptuar situatën, ai bleu një pajisje për të monitoruar konsumin e energjisë elektrike në shtëpinë e tij. “Edhe kur fikja çdo aparat, sahati vazhdonte të tregonte konsum. Ishte e pabesueshme,” u shpreh ai për ABC7.

Pasi thirri teknikët për të kontrolluar sahatin, ata konfirmuan se ai kishte qenë duke paguar edhe për energjinë e apartamentit fqinj, ndoshta që prej vitit 2009, sipas kompanisë elektrike PG&E. Kompania është shprehur e përkushtuar për të zgjidhur çështjen dhe ka arritur një marrëveshje me Wilson për t’i kompensuar atë. Wilson, i cili tashmë ka ndryshuar banesë, tha se beson se ky gabim mund të ketë ndodhur për një periudhë edhe më të gjatë.

The post E pazakontë, burri zbulon se ka paguar faturën elektrike të fqinjit për 18 vite appeared first on Albeu.com.

“Perëndimi po “përkëdhel” Serbinë” Kurti: Brukseli të luajë rolin e gjyqtarit për shkeljen e marrëveshjes

By: M C
20 September 2024 at 17:49

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar Perëndimin të enjten se po e “përkëdhel” Serbinë për shkak të frikës dhe shqetësimeve për destabilizim, duke shtuar se ajo nuk po “shpaguhet” dhe se Kosova po “paguan” për këtë.

Qeveria e Kurtit është kritikuar nga disa vende të Perëndimit dhe BE-ja për një sërë vendimesh në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe gjatë këtij viti, ku ai ka thënë se dëshiron të vendosë rënd dhe ligj.

Ai tha se Perëndimi, duke qenë “shumë i kujdesshëm” me Serbinë, po bën që edhe Kosova “të paguajë për këtë dhe kjo nuk është e drejtë”.

Duke folur në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters të premten, Kurti tha: “Mendoj se përkdhelja e Serbisë nga Perëndimi gjatë dy vjetëve e gjysmë prej se ka nisur agresioni rus në Ukrainë nuk po shpaguhet, prandaj dikush duhet të thotë mjaft”.

“Lidhjet e fuqishme të Serbisë me Federatën Ruse dhe lidhjet e thella historike, ekonomike dhe kulturore mes tyre, po e bëjnë Perëndimit të jetë shumë i kujdesshëm me Serbinë”, tha Kurti.

Serbia, për dallim nga vendet e BE-se dhe vendet e tjera të Perëndimit, nuk pranon të vendosë sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës nga Moska.

Ajo vazhdon të mbajë lidhje të ngrohta me Rusinë, edhe pse ka thënë se e mbështet integritetin territorial të Ukrainës.

Ndërkohë, muajt e fundit Serbia ka nënshkruar një marrëveshje me Francën për blerjen e avionëve luftarakë në vlerë rreth 2.7 miliardë euro, si një memorandum mirëkuptimi për litium me BE-në.

“Serbia ka gjetur partnerë edhe në Perëndim për shkak të frikës dhe shqetësimeve që disa diplomatë i kanë se mund të ndodhë destabilizimi përsëri. Para luftës në Ukrainës kam parë disa diplomatë perëndimorë shumë të relaksuar, tani të njëjtit janë shumë të frikësuar. Mendoj se ata e kanë pasur gabim atëherë dhe e kanë gabim tani”, shtoi ai.

“Brukseli t’i bëjë presion Serbisë”

Kurti e kritikoi Bashkimin Evropian, të cilit të dyja vendet fqinje synojnë t’i bashkohen dikur, se nuk ka reaguar ndaj “shkelje” që ka bërë Serbia.

“Brukseli duhet ta luajë rolin e gjyqtarit që i bie pipit kurdo herë që ka shkelje të Marrëveshjes”, tha Kurti, duke iu referuar Marrëveshjes Bazë që Kosova dhe Serbia e arritën nën ndërmjetësimin e BE-së në fillim të vitit 2023 për normalizimin e marrëdhënieve.

Bashkimi Evropian vazhdimisht ka kritikuar palët për moszbatimin e kësaj marrëveshjeje. Kurti ka ngulur këmbë që marrëveshja të nënshkruhet dhe që Serbia ta tërheqë një letër që kryeministrja e atëhershme, Ana Bërnabiq, i dërgoi BE-së vitin e kaluar, ku shprehu rezerva për marrëveshjen, si dhe t’ia dorëzojë Kosovës Millan Radoiçiqin dhe grupin e tij, të dyshuar për sulmin e armatosur në Banjskë.

“Çfarë kemi parë këto dy vjet është se Brukseli nuk ka reaguar kur Beogradi e ka shkelur marrëveshjen. Ne duam që Brukseli t’i bëjë trysni Serbinë ta respektojë marrëveshjen dhe të angazhohet me vullnet të mirë dhe në mënyrë konstruktive në zbatimin e plotë të saj”, tha Kurti.

Qeveria e Kurtit e ndaloi dinarin serb, mbylli disa degë të postës serbe, si institucione paralele serbe në një sërë vendimesh gjatë këtij viti, ndërsa synon ta hapë edhe urën mbi lumin Ibër, për cfarë është kritikuar se rrezikon trazira dhe destabilitet.

Në lidhje me urën mbi Ibër, e cila ndan Mitrovicën në jug me shumicë shqiptare dhe në veri me shumicë serbe, Kurti e akuzoi Serbinë se dëshiron ta mbajë të mbyllur.

Ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Daniel Fried, gjatë intervistës me gazetaren e REL-it Krenare Cubolli, realizuar në margjina të forumit të sigurisë, Globsec, të mbajtur në Pragë.

“Serbia dëshiron ta mbajë të mbyllur urën në Mitrovicë sepse dëshiron ta mbajë të gjallë ëndrrën për ndarjen e Kosovës. Ajo dëshiron ta shndërrojë urën mbi Ibër në një kufi të ri. Kjo nuk do të ndodhë”, tha ai.

Tani ura është e hapur vetëm për këmbësorë dhe ushtarët italianë të KFOR-it ndodhen në të. Pjesëtarët e Policisë së Kosovës ndodhen afër saj gjithashtu./REL

The post “Perëndimi po “përkëdhel” Serbinë” Kurti: Brukseli të luajë rolin e gjyqtarit për shkeljen e marrëveshjes appeared first on Albeu.com.

Ilir Meta zbulon qarkun ku do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 2025

By: M C
20 September 2024 at 17:28

Do të jetë Tirana, qarku ku Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të garojë si kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Ai e zbuloi këtë detaj gjatë një konference me gazetarët ditën e sotme, ku u pyet për deklaratën e djeshme të kreut të PD, Sali Berisha, i cili tha se do të hyjnë në zgjedhje si një koalicion me parti të tjera opozitare.

“Nuk e kam ndjekur intervistën e zotit Berisha, jemi në solidaritet të plotë me betejën e tij të jashtëzakonshme kundër narkoshtetit edhe me të gjitha sakrificat që ai po bën, të cilat tregojnë qartë tmerrin e regjimit nga opozita e vërtetë edhe nga prezenca e saj në parlament. Partia e Lirisë ka nisur përgatitjet në të gjithë vendin dhe pa asnjë diskutim ka nisur përgatitjet edhe ne Qarkun e Tiranës, ku do të kandidoj edhe unë si Presidenti I Partisë së Lirisë dhe ku do të kemi një rezultat fantastik”, tha Meta.

The post Ilir Meta zbulon qarkun ku do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 2025 appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Aksident në Rrugën e Arbrit, makinat përplasen “kokë më kokë” me njëra-tjetrën

By: M C
20 September 2024 at 17:21

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Arbrit në segmentin e bypassit të Qafë Murrizit.

Në aksident janë përfshirë dy makina, ku siç shihet nga fotoja përplasja mes tyre ka qenë e fortë.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

The post FOTO/ Aksident në Rrugën e Arbrit, makinat përplasen “kokë më kokë” me njëra-tjetrën appeared first on Albeu.com.

Kandidatja Harris thotë se nëse dikush i hyn në shtëpi ‘do ta qëlloj’

By: M C
20 September 2024 at 16:57

Zëvendës-Presidentja e SHBA, Kamala Harris ka përmendur dje vullnetin për të përdorur armën nëse një i huaj i hyn në shtëpi.

“Nëse dikush më hyn në shtëpi, ata do të qëllohen,” tha ajo në dukje me shaka gjatë një eventi në Michigan duke folur me prezantuesen.

Pas një nënqeshjeje, kandidatja demokrate presidenciale shtoi: “Ndoshta nuk duhet ta kisha thënë këtë, por do të merrem me stafin për ta riparuar”.

Harris ka përmendur edhe më herët gjatë debatit presidencial është zotëruese arme zjarri, por është në favor të ndalimit të ‘armëve të sulmit’.

Kundërshtarët e saj Harris e akuzojnë se ajo po ndryshon qëndrim për armët e zjarrit para zgjedhjeve të nëntorit.

Dje ajo theksonte mbështetjen për ndalimin e armëve të sulmit teksa një javë më parë rrjeti ABC News tha se demokratja ishte tërhequr nga nisma për të riblerë automatikët AR-15 apo armë të tjera sulmi nga pronarët e tyre, që gjithsesi refuzojnë të heqin dorë nga e drejta e tyre e parashikuar nga kushtetuta e vendit.

“Kemi bërë një program për riblerjen e armëve të sulmit nga zotëruesit e ligjshëm, unë e mbështes riblerjen e detyruar të automatikëve”, kishte thënë ajo në tetor 2019, shkruan rrjeti BBC.

Megjithatë Harris tha dje se mbështet amendamentin e dytë të kushtetutës së SHBA që mbron të drjetën e zotërimit të armës së mbrojtjes nga qytetaret e SHBA.

Në eventin e djeshëm ajo foli gjithashtu për Konventën Demokrate dhe çështjet problematike si emigracioni dhe ekonomia.

Më herët në debatin me Trump, Harris mohonte pretendimin se kërkonte të konfiskonte çdo armë zjarri nëse zgjidhej në Shtëpinë e Bardhë, duke argumentuar se si ajo dhe bashkë-kandidues i saj Tim Walz, nje entuziast gjuetie, zotërojnë armë zjarri.

Trump, gjithashtu ka thënë se ka tre pistoleta, edhe pse është detyruar të dorëzojë dy prej tyre pas përballjes me gjykatën ne New York, shkruan BBC.

The post Kandidatja Harris thotë se nëse dikush i hyn në shtëpi ‘do ta qëlloj’ appeared first on Albeu.com.

Tentoi të rrëmbejë vajzën 2-vjeçare në supermarketin e Tiranës, policia arreston 57-vjeçaren

By: M C
20 September 2024 at 16:25

Policia ka identifikuar dhe shoqëruar në komisariat gruan, e cila pak ditë më parë u fut në market mori një fëmijë në krah dhe më pas u largua.

Incidenti u vu re nga punonjësit e marketit, të cilët ndërhynë në kohë dhe arritën ta ndalonin gruan para se të largohej plotësisht.

Policia bën me dije se është shoqëruar shtetësja R. B., 57 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për 57-vjeçaren, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, mbetur në tentativë.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 15.09.2024, i cili bën fjalë për një ngjarje të ndodhur në Rrugën e Barrikadave, ku brenda një marketi një shtetase ka marrë në krahë një të mitur 2-vjeçe, ka dalë nga marketi dhe më pas është rikthyer sërish, ju njoftojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasen R. B., 57 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për 57-vjeçaren, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 110/22 i Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë.

The post Tentoi të rrëmbejë vajzën 2-vjeçare në supermarketin e Tiranës, policia arreston 57-vjeçaren appeared first on Albeu.com.

Hezbollah hakmerret ndaj Izraelit, lëshon rreth 150 raketa në instalimet ushtarake në veri

By: M C
20 September 2024 at 16:09

Hezbollah njoftoi se lëshoi ​​raketa drejt Izraelit verior, duke synuar instalimet ushtarake të vendit. Disa minuta më vonë, faqja zyrtare e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit njoftoi se kishte kryer sulme të synuara në Bejrut dhe gjetkë në Libanin jugor, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Në të njëjtën kohë, megjithatë, pamjet që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë makina të dëmtuara nga një goditje në një zonë banimi të Bejrutit .

Një grup që mbështet nga Irani, mori përgjegjësinë për sulmin ndaj Izraelit, me rreth 150 raketa të lëshuara ose vendndodhjen e saktë të objektivave.

Ky sulm vjen si përgjigje ndaj bombardimeve të kryera nga Izraeli në Libanin jugor, duke synuar raketat e Hezbollahut. Tensioni po përshkallëzohet në kufirin e dy vendeve, me sulme të ndërsjella në rritje çdo ditë, ndërkohë që aktori ndërkombëtar shqetësohet për rrezikun e zgjerimit të konfliktit.

The post Hezbollah hakmerret ndaj Izraelit, lëshon rreth 150 raketa në instalimet ushtarake në veri appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 20 Shtator 2024, njihuni me surprizat e yjeve për sot

By: M C
19 September 2024 at 23:40

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Të premten me këtë Hënë të bukur do të mund të përjetoni shumë emocione në dashuri, lëre veten të shkosh te ndjenjat. Në punë keni një dëshirë të madhe për ndryshim, por përpara se të veproni është e rëndësishme të bëni një plan të qartë. Vendosmëria juaj do të sjellë rezultatet e dëshiruara.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Të premten ka shumë lodhje që po derdhet edhe në dashuri, ndaj përpiquni të mos e stresoni shumë veten dhe t’i jepni vetes pak kohë për të rikuperuar energjitë. Në punë, ngadalësoni për pak kohë, nuk ka nevojë t’i detyroni gjërat.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Të premten gjithçka po shkon mirë, sidomos në sferën e ndjenjave, ku harmonia mbretëron. Në punë, është më mirë të mos kapeni nga ankthi i dëshirës për gjithçka menjëherë, durimi do të jetë aleati juaj.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Të premten mos kini frikë ta lini veten të dashuroheni, dobësia ndonjëherë është forca juaj. Në punë keni nevojë për më shumë përkushtim, veçanërisht nëse në ekipin tuaj ka dikë që nuk është kurrë i lumtur. Mos u dekurajoni dhe vazhdoni të punoni shumë.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Të premten, a jeni beqar për pak kohë? Mundohuni të hapeni më shumë ndaj dashurisë, qielli flet për takime të reja që mund t’ju habisin. Në punë duhet të gjeni zgjidhjen e duhur për problemet tuaja, analizoni qartë situatat.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Të premten ndjenjat do të jenë të larta, ndaj shijoni këto emocione të forta dhe lëreni veten të rrëmbeheni nga pasioni. Në punë, nëse keni kërkesa për të bërë, ky është momenti i duhur, yjet janë në anën tuaj.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Të premten kjo ditë ka të bëjë me dashurinë, ndaj largoni të gjitha format e negativitetit dhe përqendrohuni te ndjenjat tuaja. Në punë gjithçka po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme, por ka ende shumë gjëra të reja për t’u përballur, përgatituni t’i menaxhoni me ekuilibër.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Të premten ka pak lodhje në dashuri, por mos u shqetëso, do të ketë ende një mënyrë për të bërë takime të reja. Në punë, dita e premte është paksa e pazakontë dhe gjërat duket se po ecin ngadalë, por mos e humbni durimin, rezultatet do të vijnë.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Të premten me Hënën dhe Diellin në favorin tuaj, do të mund të përjetoni emocione të bukura, si në dashuri ashtu edhe në jetën shoqërore. Në punë do të ishte më mirë të bënit kujdes në shpenzimin e parave. Po bëni zgjedhje të mençura dhe mos u tundoni nga shpenzimet e panevojshme.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Të premten një lajm i mirë për dashurinë, Hëna e kundërt ju shtyn të lini pas të kaluarën dhe të ecni përpara. Në punë, do të vijnë bashkëpunime të reja të cilat mund të hapin perspektiva interesante për të ardhmen.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Të premten Hëna është përballë dhe sjell me vete një lodhje të fortë, e cila mund të prekë çiftin. Në punë, është e rëndësishme të jeni të duruar dhe të mos prisni gjithçka menjëherë, gjërat do të zgjidhen vetë me kalimin e kohës.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Të premten në dashuri, përpiquni të sqaroni çdo keqkuptim dhe kënaquni me pasion me partnerin. Në punë tregohuni të kujdesshëm me paratë nëse doni ndryshime, është koha për t’u zënë, por kujdes që të mos bëni zgjedhje të rrezikshme.

The post Horoskopi 20 Shtator 2024, njihuni me surprizat e yjeve për sot appeared first on Albeu.com.

“Pashë 15 veta mbi kokën e tij”, Arbër Çepani tregon momentet e fundit të Gerti Bogdanit: Më thanë eja se nuk është mirë!

By: M C
19 September 2024 at 23:04

Padyshim ky është rrëfimi më i vështirë i Arbër Çepanit, teksa ulur në studion e Top Story përballë Grida Dumës ka folur për ikjen nga jeta në mënyrë të beftë të kunatit dhe mikut të tij, Gerti Bogdanit.

Teksa fliste, lotët nuk thaheshin nga sytë e tij, e shpesh shpërthente në të qara me ngashërim, por thekson se donte motra e tij, bashkëshortja e Gertit, që të ishte në studio e të fliste për të!

Ai tregoi momentin se si e mori vesh lajmin që tronditi familjen…

“Sapo ndodhi ma thanë direkt, kaluan disa minuta pasi e gjetën në atë gjendje në tualet dhe e dërguan në spital. Hajde se nuk është mirë Gerti më thanë, nuk është ndjerë mirë dhe është në gjendje të fikti. Nuk e besoja kurrë që mund të kishte diçka të keqe, ishte më i forti ndër ne. Dukej sikur do na përcillte Gerti një nga një, se mendonim se do bënte këtë parakalim. Kur shkova në urgjencë mendova se ka ndonjë gjendje të fikti. Pashë skenën pastaj dhe ishin mbi kokën e Gertit mbi 15 veta që kërkonin ta mbanin dëshpërimisht në jetë, fillova të kuptoja se ishte gjëja serioze”, tha ai.

The post “Pashë 15 veta mbi kokën e tij”, Arbër Çepani tregon momentet e fundit të Gerti Bogdanit: Më thanë eja se nuk është mirë! appeared first on Albeu.com.

Ndërron jetë një 62-vjeçar në Tiranë, dyshimet e para

By: M C
19 September 2024 at 22:27

Një 62-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kodra e Diellit”, në afërsi të nënkalimit.

Sipas njoftimit dyshohet se 62-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

The post Ndërron jetë një 62-vjeçar në Tiranë, dyshimet e para appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 19 September 2024Main stream

Rrëfimi prekës i Arbër Çepanit për kunatin e tij: Edlira shikonte celularin dhe priste t’i shkruante

By: M C
19 September 2024 at 21:51

Ndarja nga jeta parakohe e Gerti Bogdanit ishte një lajm tronditës për familjen, por jo vetëm. E gjithë shoqëria e tij, kolegët por dhe qytetarët që e njohën si një nga figurat më të pastra politike, sot ishin në lot.

Në studion e Top Story këtë mbrëmje ishte kunati i tij, Arbër Çepani, i cili nuk i mban dot lotët që në nisje të kësaj interviste, kur flet për 44-vjeçarin që jeta iu ndërpre në mes papritur pas një arresti kardiak…

“E kam të pamundur të flas për Gertin, por donte Edlira të isha këtu, dhe e di që do donte dhe ai që të isha këtu. Do doja të flisja për gjëra të tjera për Gertin, jo pasi bëmë funeralin. Por Edlira donte të isha këtu, që të flisnin njerëz që e donin dhe i donte.

Gertin se quaj dot kunat, e kisha dhe shok e kisha këshillues, ishte për ne si një mal, çdo problem të kishim e kishim Gertin si një mal, ta shikonim Gerin në atë gjendje, që nuk bënim dot asgjë për të… boshllëku është i pakuptueshëm fare.

Edlira mbante celularin në dorë, i thoja ma jep celularin ta mbaj unë, dhe më thoshte se ‘jo se mos më shkruan Gerti”. Shihte gjithmonë nga celulari se mos i shkruante. E kam të pamundur të jem sonte këtu, por donte Edlira”, tha ai, duke qarë me ngashërim./TCH

The post Rrëfimi prekës i Arbër Çepanit për kunatin e tij: Edlira shikonte celularin dhe priste t’i shkruante appeared first on Albeu.com.

❌
❌