Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 20 September 2024Main stream

Meta tregon qarkun ku do kandidojë për deputet në zgjedhjet e 2025-s

By: user 8
20 September 2024 at 16:37

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të kandidojë si deputet në qarkun e Tiranës, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ka qenë vetë Meta që ka zbuluar qarkun se ku do të garojë në zgjedhjet e 2025-ës, gjatë një interviste që ka dhënë me gazetarët nga selia e Partisë së Lirisë.

“Partia e Lirisë ka nisur përgatitjet në të gjithë vendin dhe pa asnjë diskutim ka nisur përgatitjet edhe ne Qarkun e Tiranës, ku do të kandidoj edhe unë si Presidenti i Partisë së Lirisë dhe ku do të kemi një rezultat fantastik” – tha Meta.

Ai u pyet edhe për deklaratat e bëra nga kreu i PD, Sali Berisha dje gjatë emisionit “Opinion”, ku tha se do të hyjnë në zgjedhje si një koalicion me parti të tjera opozitare. Por Meta nuk e konfirmoi, por as mohoi deklaratën e Berishës.

“Nuk e kam ndjekur intervistën e zotit Berisha, jemi në solidaritet të plotë me betejën e tij të jashtëzakonshme kundër narkoshtetit edhe me të gjitha sakrificat që ai po bën, të cilat tregojnë qartë tmerrin e regjimit nga opozita e vërtetë edhe nga prezenca e saj në parlament”- tha ai.

The post Meta tregon qarkun ku do kandidojë për deputet në zgjedhjet e 2025-s appeared first on Lapsi.al.

❌
❌