Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 20 September 2024Main stream

Meta tregon qarkun ku do kandidojë për deputet në zgjedhjet e 2025-s

By: user 8
20 September 2024 at 16:37

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të kandidojë si deputet në qarkun e Tiranës, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ka qenë vetë Meta që ka zbuluar qarkun se ku do të garojë në zgjedhjet e 2025-ës, gjatë një interviste që ka dhënë me gazetarët nga selia e Partisë së Lirisë.

“Partia e Lirisë ka nisur përgatitjet në të gjithë vendin dhe pa asnjë diskutim ka nisur përgatitjet edhe ne Qarkun e Tiranës, ku do të kandidoj edhe unë si Presidenti i Partisë së Lirisë dhe ku do të kemi një rezultat fantastik” – tha Meta.

Ai u pyet edhe për deklaratat e bëra nga kreu i PD, Sali Berisha dje gjatë emisionit “Opinion”, ku tha se do të hyjnë në zgjedhje si një koalicion me parti të tjera opozitare. Por Meta nuk e konfirmoi, por as mohoi deklaratën e Berishës.

“Nuk e kam ndjekur intervistën e zotit Berisha, jemi në solidaritet të plotë me betejën e tij të jashtëzakonshme kundër narkoshtetit edhe me të gjitha sakrificat që ai po bën, të cilat tregojnë qartë tmerrin e regjimit nga opozita e vërtetë edhe nga prezenca e saj në parlament”- tha ai.

The post Meta tregon qarkun ku do kandidojë për deputet në zgjedhjet e 2025-s appeared first on Lapsi.al.

Ilir Meta zbulon qarkun ku do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 2025

By: M C
20 September 2024 at 17:28

Do të jetë Tirana, qarku ku Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të garojë si kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Ai e zbuloi këtë detaj gjatë një konference me gazetarët ditën e sotme, ku u pyet për deklaratën e djeshme të kreut të PD, Sali Berisha, i cili tha se do të hyjnë në zgjedhje si një koalicion me parti të tjera opozitare.

“Nuk e kam ndjekur intervistën e zotit Berisha, jemi në solidaritet të plotë me betejën e tij të jashtëzakonshme kundër narkoshtetit edhe me të gjitha sakrificat që ai po bën, të cilat tregojnë qartë tmerrin e regjimit nga opozita e vërtetë edhe nga prezenca e saj në parlament. Partia e Lirisë ka nisur përgatitjet në të gjithë vendin dhe pa asnjë diskutim ka nisur përgatitjet edhe ne Qarkun e Tiranës, ku do të kandidoj edhe unë si Presidenti I Partisë së Lirisë dhe ku do të kemi një rezultat fantastik”, tha Meta.

The post Ilir Meta zbulon qarkun ku do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 2025 appeared first on Albeu.com.

Ilir Meta zbulon qarkun ku do të kandidojë për deputet

By: Ela
20 September 2024 at 15:07

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, prezantoi në një konferencë për shtyp programin ekonomik të partisë së tij. Meta tregoi gjithashtu se Partia e Lirisë ka nisur përgatitjet në të gjithë vendin dhe pa asnjë diskutim ka nisur përgatitjet edhe në qarkun e Tiranës, ku ai vetë do të kandidojë si deputet. “Jemi në […]

The post Ilir Meta zbulon qarkun ku do të kandidojë për deputet appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Përfundon takimi i Ramës me kryebashkiakët, gazetarja jep detaje nga diskutimet

17 September 2024 at 15:45

Për 60 minuta kryetari Partisë Socialiste dhe njëherësh kryeministri Edi Rama mblodhi në pallatin e kongreseve kryebashkiakët socialistë. Në fokus të këtij takimi me dyer të mbyllura ishte vota e diasporës.

Rama ju ka kërkuar kryebashkiakëve identifikimin e emigrantëve që jetojnë dhe punojnë në territorin e bashkisë që mbulojnë.

Po ashtu ka kërkuar që vota e diasporës që aplikohet për herë të parë të shkojë në favor të partisë socialiste. Për diasporën kryesocialisti ka caktuar edhe një drejtues politik që është Taulant Balla dhe vëmendja do të jetë tek diaspora.

Gazetarja Eksiola Shehu dha më tepër detaje në një lidhje të drejtëpërdrejtë për Euronews Albania:

“Fokusi ka qenë te vota e diasporës, duke qenë se emigrantët që jetojnë jashtë vendit do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 2025. Nga ajo që kemi mësuar, ka qenë kryeministri Edi Rama ai i cili ka folur, por gjithashtu gjatë 60 minutave mbledhje me dyer të mbyllura fjalën e ka mbajtur edhe drejtuesi politik i caktuar nga Rama për diasporën, Taulant Balla.

Kryeministri Rama ka kërkuar që secili prej kryebashkiakëve të identifikojë listën e qytetarëve që punojnë dhe jetojnë jashtë vendit, vendin ku ata punojnë e jetojnë, në mënyrë që të kemi data basë të saktë.

Nga ana tjetër duhet informimi, duke qenë se KQZ duhet të dërgojë me postë votën, pas regjistrimit në një platformë online të të gjithë qytetarëve që duan të votojnë, e pasi të shkojë fleta e votimit në zarf, kur ta kthejnë pas do duhet të paguajnë ata”,-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përfundon takimi i Ramës me kryebashkiakët, gazetarja jep detaje nga diskutimet appeared first on Euronews Albania.

Zgjedhjet 2025/ Rama takim me drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e bashkive

By: user7
17 September 2024 at 09:40

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e nesërme një mbledhje me drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e bashkive.

Sipas informacioneve takimi do të mbahet në Pallatin e Kongreseve në orën 14:00.

Bëhet me dije se ky takim bëhet në kuadër të organizimit të punëve në terren për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.

The post Zgjedhjet 2025/ Rama takim me drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e bashkive appeared first on Lapsi.al.

Zbulohen çmimet e biletave të Dua Lipës për datat e turneut të saj 2025

By: gaze tare
16 September 2024 at 17:41

Këngëtarja Dua Lipa së fundmi ka njoftuar lidhur me datat e turneut botëror, me shfaqje të planifikuara në Australi, Evropë dhe Amerikën e Veriut.

Ajo do të kryesojë arenën dhe stadiumet si pjesë e turneut, që do të nisë më 20 mars në Melburn, me data të planifikuara për Sydney dhe Auckland. Pjesa evropiane do të ndalet në shfaqje si Madridi, Parisi, Hamburgu, Amsterdami, Milani, Liverpool dhe shfaqjet e paralajmëruara më parë në stadiumin Wembley.

Është në mbështetje të albumit të saj të tretë në studio, Radical Optimism , i cili përmban këngët “Training Season”, “Houdini” dhe “Illusion”.

Por cilat janë çmimet e biletave për Dua Lipën?

Çmimet e biletave janë konfirmuar për disa data të turneut. Këto janë çmimet e pritura për pjesën evropiane të turneut:

Çmimet për zonën në këmbë pritet të jenë 80,00 € plus TVSH, ndërsa çmimet për zonat e ulura pritet të jenë 60,00 € / 70,00 € / 80,00 € / 90,00 € / 110,00 € plus TVSH.

Për koncertet e këngëtares në stadiumin “Wembley”, çmimet e biletave ishin nga 98 funte (116 euro) deri në 130 funte (154 euro) për zonën në këmbë dhe 64 funte (75 euro) / 85 funte (100 euro) / 130 funte (154 euro) / 155 funte (183 euro) për zonat e afërta me skenën. Pritet që çmimet për koncertin në stadiumin “Anfield” të Liverpoolit të jenë të ngjashme.

🚨| Some prices for Radical Optimism Tour tickets in Europe. pic.twitter.com/qFCNRJ3bGO

— Radical Optimism Tour (@DuaLipaROTour) September 12, 2024

The post Zbulohen çmimet e biletave të Dua Lipës për datat e turneut të saj 2025 appeared first on iconstyle.al.

Lil Wayne flet për “Super Bowl 2025”: U lëndova nga zgjedhja e tyre

By: user 10
15 September 2024 at 16:23

Lil Wayne foli së fundi për Kendrick Lamar që u zgjodh si titullar i shfaqjes së pjesës së parë të Super Bowl LIX 2025, i cili do të zhvillohet në qytetin e tij të lindjes, New Orleans.

Reperi pranoi përmes Instagramit të premten  se u lëndua nga zgjedhja: “ Më lëndoi – dhemb shumë. Ti e di për çfarë po flas.” Wayne rrëfeu se ai kishte rritur shpresat e tij dhe i vuri “fajin” vetes që “nuk ishte i përgatitur mendërisht për një dështim” dhe “automatikisht” duke menduar se do të merrte koncertin.

“Mendova se nuk kishte asgjë më të mirë se ai vend, në atë platformë, në atë skenë në qytetin tim, kështu që më dhimbte”, shtoi reperi i “A Milli” përpara se të përsëriste, “Më dhemb shumë”.

Reperi gjithashtu kërkoi që ta “falnin” për vonesën, por se ai duhej të mblidhte “forcën e mjaftueshme” për të folur mbi këtë temë “pa u përlotur”.

“Unë do të them faleminderit për çdo zë, çdo opinion, gjithë kujdesin, gjithë dashurinë dhe mbështetjen atje”, shtoi reperi i “Lollipop”. “Fjalët e tua u kthyen në krahë dhe më mbajtën lart kur u përpoqa të kthehesha”.

Wayne e përfundoi mesazhin e tij të përzemërt duke thënë se një pjesë e arsyes pse ai ndihej i mundur ishte sepse ai mendonte se kishte zhgënjyer fansat e tij.

 

The post Lil Wayne flet për “Super Bowl 2025”: U lëndova nga zgjedhja e tyre appeared first on Lapsi.al.

Zgjedhjet 2025/ Ervin Salianji takim me qytetarët: Të bindur se në Elbasan do të arrijmë një rezultat fantastik

By: V K
11 September 2024 at 09:10

Përmes një reagimi në “Facebook”, deputeti Ervin Salianji, ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale, pamje nga një takim të zhvilluar ditën e djeshme në Belsh, ku u shpreh se ka marrë shumë impulse pozitive nga qytetarët.

Deputeti demokrat, shkruan se është i bindur që në qarkun e Elbasanit kjo forcë politike do të arrijë një rezultat fantastik, ndërsa shtoi se vijon puna për të arritur rotacionin politik.

Postimi i plotë:

Çdo sukses në çdo garë politike e kam bazuar tek besimi bashkë me ekipin, së bashku projektojmë fitoren

Kam marrë impulse dhe energji shumë pozitive sot në Belsh, në çdo takim me strukturat dhe qytetarët!
Besimi te fitorja dhe energjia për të punuar fort për rotacionin politik, të bindur se në Elbasan do të arrijmë një rezultat fantastik.

The post Zgjedhjet 2025/ Ervin Salianji takim me qytetarët: Të bindur se në Elbasan do të arrijmë një rezultat fantastik appeared first on Albeu.com.

Viti i ri shkollor 2024-2025, disa shkolla rikthehen edhe me turn të dytë

By: V K
9 September 2024 at 09:41

Këtë të hënë në Berat, ka nisur viti i ri shkollor 2024-2025. Shkollat kanë hapur të gjitha dyert për pritjen e nxënësve e mësuesve, ndërkohë që fëmijët shihen t’i drejtohen shkollave të lumtur e me lule në duar, për të filluar mbarë këtë vit mësimor.

Mësohet se për shkak të rindërtimit të shkollës 9-vjeçare “22 Tetori”, nxënësit e kësaj shkolle do ta zhvillojnë mësimin në gjimnazin “Bab Dud Karbunara”, paradite nxënësit nga klasa e parë në klasën e katërt dhe pasdite ata nga klasa e pestë në klasën e nëntë.

Këtë vit në rrethin e Beratit, kanë hapur dyert për vitin e ri arsimor 58 shkolla (9-vjeçare dhe të mesme, publike dhe private).

Numri total i nxënësve në këto shkolla është 6470 nxënës, ndërkohë që në bankat e shkollës ulen për herë të parë 458 vogëlushë në klasën e parë.

Edhe kopshtet e çerdhet kanë hapur sot dyert për të pritur vogëlushët. Në Berat, 1000 fëmijë frekuentojnë kopshtet në qytet e fshat dhe 256 fëmijë frekuentojnë çerdhet. Shifrat janë bërë të ditura nga Drejtoresha e Arsimit në Bashkinë Berat, Klodjana Hoxha.

“Ne sivjet, në 4 çerdhet e bashkisë Berat kemi të regjistruar 256 fëmijë, në kopshtet (qytet dhe njësi administrative) kemi 1000 fëmijë, Në klasat e para sivjet do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës 367 nxënës në shkollat publike dhe 91 nxënës në shkollat private. Në klasat e 10-a kemi 473 nxënës në shkollat publike dhe 84 në shkollat private.Në bankat e shkollave këtë vit do të ulen 5500 nxënës në shkollat publike dhe 970 nxënës në shkollat private”,-ka thënë Hoxha.

Ajo ka konfirmuar se edhe këtë vit do të ketë mësim me dy turne, për një shkollë që po rikonstruktohet nga themeli.

“Mësimi me dy turne do te jetë për nxënësit e shkollës 9-vjeçare “22 Tetori” dhe për disa klasa të shkollës Uznovë.Në shkollën e re të rindërtuar, Bab Dud Karbunara do të zhvillojnë mësimin paradite dhe pasdite 12 klasat e shkollës 9-vjeçare “22 Tetori”, e cila po rindërtohet nga themeli”,-ka thënë ajo.

Duke konfirmuar se janë gjithsej 58 godina shkollash në të gjithë bashkinë Berat (qytet + fshat), Hoxha ka folur edhe për gjendjen e shkollave.

“Kemi disa shkolla me probleme në infrastrukturë por, duke qënë se shkollave u shërbehet sistematikisht nuk kemi shkolla që të kenë probleme në lidhje me nevojat sanitare,për furnizimin me ujë, për rrjetin elektrik, për lyerje, për lagështirën etj pasi të gjitha shkollat janë mirëmbajtur”,-ka thënë Hoxha

Shifrat e numrit të nxënësve për vitin e kaluar kanë qenë:

5450 ishte numri i nxënësve nga klasa e parë deri në klasën e dymbëdhjetë,

540 fëmijê u ulën për herë të parë në bankat e shkollës.

Gjithashtu, ka startuar sot viti i ri shkollor 2024 – 2025 edhe në qarkun Fier.

Pavarësisht largimit të nxënësve, që mbetet një problem madhor në mbarë vendin , në këtë qark nuk regjistrohet asnjë shkollë e mbyllur dhe as mësues të larguar e të mbetur pa punë. Ndërkohë edhe transporti është një problem i zgjidhur, ndërsa 8 shkolla janë në rikonstruksion në qarkun Fier.

Në 32 shkolla të ciklit parauniversitar  që përfshin  ZVAP Sarandë-Konispol-Delvinë, ka nisur sot mësimi për vitin e ri mësimor 2024-2025. Numri i nxënësve për vitin e ri shkollor që do të ulen në bankat e shkollës është 4179 nxënës, nga 4320, pra 141 nxënës më pak se të një viti më parë. Kjo tregon se për këtë vit ka një rënie të numrit të nxënësve. Gjithashtu, bëhet me dije se 350 nxënës do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Të gjitha shkollat janë gati për fillimin e vitit të ri shkollor. Ndërkohë, edhe në këtë vit shkollor në të dy shkollat 9-vjeçare të qytetit, “9 Tetori “ dhe ajo “Adem Sheme” mësimi do të bëhet me dy turne. Edhe pse krahasuar  me vitin e kaluar ka më pak nxënës, nuk ka pasur mbyllje shkollash apo dalje të mësuesve nga sistemi.  Ndërkohë, strukturat e sigurisë publike dhe pushteti vendor, kanë marrë masat përkatëse për respektimin e perimetrit të sigurisë përreth godinave shkollore.

Edhe për këtë vit shkollor godina e Eco Campusit, që tratativat për hapjen e saj në funksion të një shkolle të re për fëmijët, kryesisht të lagjes nr.1 të qytetit, kanë nisur në vitin 2011 për t’u vënë në jetë në 2015.

Është një godinë më të gjitha parametrat e duhura për destinacionin e nisur. Në 2017 ka përfunduar ndërtimi i saj por ende nuk është vënë në punë.

Nga viti në vit është folur, madje edhe është shpresuar shumë për hapjen si shkollë në shërbim të komunitetit, por ende asnjë gjë konkrete. Kjo të bën të dyshosh se gjatë rrugës dhe për vetë pozicionin tërheqës që ka kjo godinë t’i ndryshohet destinacioni e natyrisht edhe pronari, jo më shkollë për nxënësit por objekt për orekset e dikujt tjetër.

Këtë e shprehin edhe vetë sarandiotët që kanë 7 vite që presin hapjen, por nga viti në vit shtohet nga një premtim nga drejtuesit vendorë se së shpejti do vihet në punë, por përsëri ngelet në kuadrin e premtimit pa bereqet.

Ndërsa rreth 100 nxënës më pak në klasat e dhjeta, janë regjistruar këtë fillim të ri viti shkollor në institucionet arsimore të Gjirokastrës. Të dhënat zyrtare tregojnë një numër të njëjtë regjistrimesh në klasën e parë krahasuar me vitin e kaluar.

Gjirokastra, renditet ndër qarqet me numrin më të lartë të migrimeve dhe emigrimeve. Largimi i banorëve është reflektuar edhe në shifrat në rënie të nxënësve. Shumë shkolla në zonat rurale janë mbyllur përgjatë dekadës së fundit.

Shkollat rurale vazhdojnë të përballen me shifra në rënie të nxënësve. Këtë vit shkollor në shkollën e Nepravishtës janë regjistruar vetëm dy nxënës në klasën e parë, ndërsa në shkollën 9-vjeçare të Lunxhërisë, një ndër më të mëdhatë në zonat rurale të Bashkisë Gjirokastër, janë regjistruar vetëm 6 nxënës.

 

 

 

The post Viti i ri shkollor 2024-2025, disa shkolla rikthehen edhe me turn të dytë appeared first on Albeu.com.

❌
❌