Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 September 2024Main stream

Portugalia shpall Ditën Kombëtare të Zisë në nder të viktimave nga zjarret masive

By: Fia Nelaj
21 September 2024 at 11:56

Qeveria portugeze shpalli një ditë zie kombëtare të premten për shkak të zjarreve masive që vranë shtatë persona dhe plagosën 166 të tjerë që nga 14 shtatori.

Flamujt janë ulur në gjysmështizë në vend për shkak të zisë.

Si nderim për viktimat e zjarreve që kanë shkatërruar Portugalinë veriore dhe qendrore, Lisbona e shpalli të premten ditë zie kombëtare, sipas transmetuesit portugez RTP.

Portugalia po lufton aktualisht një nga zjarret e saj më të mëdha pyjore, me mbi 121,000 hektarë të djegur, që është një zonë dhjetë herë më e madhe se kryeqyteti i Lisbonës.

Zjarret kanë djegur gjithsej 83% të të gjithë territorit kombëtar, sipas sistemit evropian Copernicus.

Mësohet se deri më tani janë arrestuar pesë persona në hetimet për zjarret që kanë shkatërruar dhjetëra banesa në rrethet Aveiro, Porto, Vila Real, Braga, Viseu dhe Coimbra.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Portugalia shpall Ditën Kombëtare të Zisë në nder të viktimave nga zjarret masive appeared first on Euronews Albania.

Kërkoi zbutjen e masës së sigurisë, Apeli lë në burg ish-efektivin Erjon Goxhara

By: Fia Nelaj
21 September 2024 at 11:11

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në burg efektivin e policisë Erjon Goxhara, i cili plagosi Lorenc Kostën.

Efektivi kishte kërkuar në Apel për zbutjen e masës së sigurisë “arrest në burg” në “arrest shtëpie”, por Apeli vendosi ta refuzojë.

Ngjarje, ku mbeti i palgosur Kosta, ka ndodhur rreth orës 14:00 të datës 19 gusht 2024 në zonën e “Komunës së Parisit”.

Goxhara qëlloi me 5 plumba drejtorin e Entit Rregullator të Energjisë, Lorenc Kosta, pasi ky i fundit dyshohet se kishte lidhje intime me bashkëshorten e ish-efektivit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kërkoi zbutjen e masës së sigurisë, Apeli lë në burg ish-efektivin Erjon Goxhara appeared first on Euronews Albania.

Emri| Në kërkim për grabitje me armë, ekstradohet drejt Italisë 46-vjeçari

By: Fia Nelaj
21 September 2024 at 11:06

Një 46 vjeçar nga Kruja është ekstraduar drejt Italisë këtë të shtunë, pasi ishte dënuar me 9 vite burg për grabitje me armë kryer në bashkëpunim.

Bëhet fjalë për shtetasin Valentino Gjeloshi alias Nino Gjeloshi, i cili ishte ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Firence, në vitin 2022, e ka dënuar me 9 vjet burgim për veprën penale “Grabitje me armë”, kryer në bashkëpunim.

Sipas parashikimit të Kosit Penal Italian, këtij shtetasi i kanë mbetur për trë vuajtur edhe 5 vjet, 9 muaj e 16 ditë burg.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Emri| Në kërkim për grabitje me armë, ekstradohet drejt Italisë 46-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

I akuzuar për kultivim bimësh narkotike, ekstradohet nga Italia 53-vjeçari (Emri)

By: Fia Nelaj
21 September 2024 at 10:55

Një 53 vjeçar është ekstraduar nga Italia pasi akuzohet se ka kultivuar 320 bimë narkotike cannabis sativa në vitin 2022, afër banesës së tij.

Bëhet fjalë për shtetasin Erjon Haxhiu., i cili ishte banues në Milot dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Apelit Tiranë i caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” në 31 maj të vitit 2022.

Haxhiu akuzohet se ka kultivuar në ambientet përreth banesës së tij 320 bimë narkotike cannabis, të cilat janë konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, më 04.05.2022, dhe janë asgjësuar me anë të djegies.

Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post I akuzuar për kultivim bimësh narkotike, ekstradohet nga Italia 53-vjeçari (Emri) appeared first on Euronews Albania.

Sulmet me dronë rus në Ukrainë| Humb jetën një 12-vjeçar, dëmtohen 20 ndërtesa

By: Fia Nelaj
21 September 2024 at 10:39

Një sulm rus gjatë natës vrau tre civilë në Ukrainën qendrore, ndërsa sulmet me dronë ukrainas detyruan Rusinë të evakuojë banorët e një fshati kufitar.

Një djalë 12-vjeçar dhe dy gra të moshuara u vranë në qytetin Kryvyi Rih në “një sulm të tmerrshëm në mes të natës, kur qyteti ishte në gjumë,” shkroi guvernatori rajonal, Serhiy Lysak, në Telegram.

Ai tha se tre persona të tjerë u plagosën në sulm, i cili gjithashtu shkatërroi dy ndërtesa dhe dëmtoi pjesërisht 20 të tjera.

Mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi pesë raketa ruse dhe 11 dronë gjatë natës së 21 shtatorit, sipas një deklarate nga Forcat Ajrore të Ukrainës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulmet me dronë rus në Ukrainë| Humb jetën një 12-vjeçar, dëmtohen 20 ndërtesa appeared first on Euronews Albania.

‘Diaspora nuk korruptohet!” Thirrja e aktivistit për politikanët shqiptarë

By: Fia Nelaj
21 September 2024 at 09:57

Aktivisti Luan Halluli ishte në një lidhje direkte mëngjesin e kësaj të shtune në Euronews Weekend ku bëri edhe një thirrje për politikanët shqiptar sa i takon votës së diasporës.

Përmes kësaj thirrje, ai shprehu perceptimine tij sa i takon vendsomërisë së shqiptarëve që jetojnë jashtë për të mos u korruptuar në procesin zgjedhor të vitit që vjen dhe gjithashtu kërkesën e tyre që diaspora të mund të ketë përfaqësues në këto zgjedhje.

“Shumë komplikacione do ketë, nuk është shumë e qartë se çfarë do ndodhë. Problemet e diasporës i ka ngrit diaspora, shoqata e avokatëve, shumë federata dhe mezi e bën edhe këtë. Ky rrugëtim problematik do jetë. I mblodhi kryetarët e bashkive ai kryeministri jonë dhe ju tha bëni çmos se nuk i kemi mirë punët, janë 1 milionë vota. Telefonatat nuk kanë filluar tani, kanë kohë. Ne nuk korruptohemi shumë lehtë, nuk korruptohemi fare. Ne jemi për drejtësid he kemi dëshirë të kemi përfaqëusesit tanë aty, kemi djem e vajza që kanë studjuara në gjithë universitetet e Evropës, me kulturë,” –tha Hallulli.

LEXONI GJITHASHTU:

The post ‘Diaspora nuk korruptohet!” Thirrja e aktivistit për politikanët shqiptarë appeared first on Euronews Albania.

Iu gjet kanabis me vlerë 800 mijë $ në aeroport, arrestohet ish-lojtari i Arsenal

By: Fia Nelaj
21 September 2024 at 09:30

Jay Emmanuel-Thomas, një futbollist që dikur luante për gjigantin e Premier League, Arsenal, është arrestuar pasi ju gjet kanabis me vlerë 795,300 dollarë në një aeroport britanik.

Agjencia Kombëtare e Krimeve të Mbretërisë së Bashkuar (NCA) tha të mërkurën se një burrë 33-vjeçar ishte arrestuar më herët atë mëngjes në Skoci, si i dyshuar për import kanabisi përmes aeroportit Stansted të Londrës.

Emmanuel-Thomas ishte deri të enjten duke luajtur për klubin skocez të nivelit të dytë Greenock Morton.

Në një deklaratë të postuar në X , i njohur më parë si Twitter, Greenock Morton tha të enjten se kishte ndërprerë kontratën e Emmanuel-Thomas “me efekt të menjëhershëm”, duke shtuar se nuk do të bënte asnjë koment të mëtejshëm mbi situatën.

Emmanuel-Thomas u dërgua në Carlisle në Angli për t’u marrë në pyetje.

Ai u paraqit në gjykatë të enjten në Carlisle i akuzuar për importimin e drogave të klasës B. Lirimi i tij me kusht u refuzua dhe ai do të paraqitet \në Gjykatën e Kurorës së Carlisle më 18 tetor.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Iu gjet kanabis me vlerë 800 mijë $ në aeroport, arrestohet ish-lojtari i Arsenal appeared first on Euronews Albania.

Derbi Partizani-Tirana| Policia njofton planin e masave, rrugët që do të bllokohen

By: Fia Nelaj
21 September 2024 at 08:56

Policia e Tiranës ka hartuar plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve “Partizani” dhe “KF Tirana”, që do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania”.

Në këtë kuadër do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore dhe itinerare të përcaktuara për lëvizjen e tifozëve të dy skuadrave.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 17:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë:

– Rruga “Lek Dukagjini”, përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Rrugëkalimet e tifozëve do të jenë si më poshtë:

– Lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Artan Lenja”, përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha”, rruga “Sulejman Delvina”, “Libri Universitar”, rruga “Gjergj Filipi”(COIN) – stadium;

– Lëvizja e tifozëve të KF Tiranës do të bëhet nga sheshi “Skënderbej”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit, rruga “Bajram Curri”, Rruga e Elbasanit rruga “Dervish Shima”, rruga “Sheh Ahmet Paza”- stadium.

Policia do të garantojë dhe do të sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve, jashtë itinerarit të caktuar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Derbi Partizani-Tirana| Policia njofton planin e masave, rrugët që do të bllokohen appeared first on Euronews Albania.

Japonia ngre alarmin pas përmbytjeve, 30 mijë njerëz evakuohen nga 2 qytete

By: Fia Nelaj
21 September 2024 at 08:49

Deri në 30,000 njerëz në dy qytete në Japoninë qendrore janë urdhëruar të evakuohen pasi sinoptikanët paralajmëruan për përmbytje të mëdha të shkaktuara nga shirat e dendur.

Rreth 18,000 njerëz në qytetin e Wajima dhe 12,000 të tjerë në Suzu u është thënë të kërkojnë strehim në prefekturën Ishikawa, ishull Honshu.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë (Jma) ka lëshuar një emergjencë me shi të dendur për disa pjesë të prefekturës.

Transmetuesi publik japonez NHK citoi zyrtarë qeveritarë të thoshin se 12 lumenj në prefekturë kishin thyer brigjet e tyre.

Ky rajon është ende duke u rikuperuar pas një tërmeti vdekjeprurës me magnitudë 7.5 në ditën e Vitit të Ri.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Japonia ngre alarmin pas përmbytjeve, 30 mijë njerëz evakuohen nga 2 qytete appeared first on Euronews Albania.

Përmbytjet në Nigeri shkaktojnë 300 të vdekur, shtyhet viti i ri shkollor

By: Fia Nelaj
21 September 2024 at 08:31

Shkollat ​​në Nigeri do ta nisin vitin e ri akademik pothuajse një muaj me vonesë për shkak të reshjeve të dendura dhe përmbytjeve.

Autoritetet kanë shtyrë datën e fillimit nga 2 në 28 tetor.

Gjatë javëve të fundit, vendi i Afrikës Perëndimore është goditur nga rrebeshe të shumta shiu, duke rezultuar në mbi 300 vdekje ose për shkak të mbytjes ose shembjes së ndërtesave.

Në qytetin qendror-jugor të Maradit, një nga zonat më të goditura, rreth 100 tenda janë ngritur për të akomoduar njerëzit në shkolla.

Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit raportoi se mbi 800,000 njerëz janë prekur nga përmbytjet.

Përveç përmbytjeve, ajo ka përjetuar edhe thatësira dhe dështime të të korrave vitet e fundit.

Shkencëtarët thonë se shumë ngjarje ekstreme të motit, duke përfshirë përmbytjet dhe thatësirën, po bëhen më të shpeshta dhe intensive si rezultat i ndryshimeve klimatike.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përmbytjet në Nigeri shkaktojnë 300 të vdekur, shtyhet viti i ri shkollor appeared first on Euronews Albania.

Bruksel/ “Brezat e ardhshëm do ta paguajnë”, qindra aktivistë protestojnë për klimën

By: Fia Nelaj
21 September 2024 at 08:16

Qindra aktivistë protestuan të premten në Bruksel për të kërkuar “klimë dhe drejtësi sociale”.

Hana, në emër të Youth for Climate, tha se grupi doli në rrugë për t’u treguar njerëzve se klima është më e rëndësishme se kurrë.

Ajo vuri në dukje se demonstruesit duan që njerëzit, veçanërisht politikëbërësit t’i japin përparësi ndryshimit të klimës.

Dirk Van Esbroeck, nga grupi Gjyshërit për Klimën, tha se protestuesit duan të vendosin klimën në axhendën politike përpara zgjedhjeve lokale muajin e ardhshëm në Belgjikë.

Klimatologu belg Jean-Pascal van Ypersele mori pjesë dhe tha se klima dhe biodiversiteti, së bashku me çështje të tjera mjedisore dhe të zhvillimit të qëndrueshëm, duhet të kenë vërtet më shumë vëmendje.

“Nëse njerëzit nuk u kushtojnë më shumë vëmendje këtyre problemeve, gjeneratat e ardhshme do të paguajnë çmimin,” tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Bruksel/ “Brezat e ardhshëm do ta paguajnë”, qindra aktivistë protestojnë për klimën appeared first on Euronews Albania.

Sulmet izraelite në Liban| Këshilli i Sigurimit të OKB-së mbledh seancë urgjente

By: Fia Nelaj
21 September 2024 at 08:05

Këshilli i Sigurimit i OKB-së  thirri një seancë urgjente të premten në lidhje me shpërthimet vdekjeprurëse të pagerëve dhe pajisjeve radio në Liban.

Shefja e Çështjeve Politike të OKB-së, Rosemary DiCarlo, e quajti shkëmbimin e zjarrit midis Hezbollahut dhe ushtrisë izraelite një “shkelje të ndërprerjes së armiqësive dhe shkelje të rezolutës 1701”.

“Rreziku i zgjerimit të mëtejshëm të këtij cikli dhune është jashtëzakonisht serioz dhe përbën një kërcënim të madh për stabilitetin e Libanit, Izraelit dhe të gjithë rajonit”, tha DiCarlo në seancën, e cila u kërkua nga Algjeria.

DiCarlo vuri në dukje se “lufta shkatërruese në Gaza vazhdon”, duke i bërë jehonë kërkesës së Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres për armëpushim të menjëhershëm dhe lirimin e pengjeve në Gaza.

Duke vënë në dukje se “nuk është tepër vonë për të shmangur” “shkatërrime dhe vuajtje” të mëtejshme, DiCarlo kërkoi që diplomacia të përdoret pa vonesë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulmet izraelite në Liban| Këshilli i Sigurimit të OKB-së mbledh seancë urgjente appeared first on Euronews Albania.

Sondazhi: Ja pse të rinjtë po i drejtohen TikTok-ut për këshilla karriere

By: Fia Nelaj
21 September 2024 at 07:58

Me rritjen eksponenciale të platformave të mediave sociale si TikTok, X (i njohur më parë si Twitter), Instagram dhe YouTube, gjenerata Z po i drejtohet gjithnjë e më shumë atyre për këshilla për karrierën.

Midis tyre, TikTok është shfaqur si një platformë popullore për këshilla për karrierën, duke krijuar një vend të veçantë #CareerTok. Sipas një studimi të EduBirdie të vitit 2023, 70% e GenZers(gjenrata Z) të anketuar iu drejtuan TikTok për këshilla për karrierë, me 19% që zbuluan se ishte burimi i tyre kryesor i këshillave për karrierën.

Hashtags si #Careers, #careertips, #jobsearchtips dhe #careersadvice ishin disa nga më të njohurit, me të tjerë si #worklife, #dreamjob, #Jobinterview dhe #Internship gjithashtu që kanë një numër të madh krijimesh.

Një numër i konsiderueshëm i GenZers i drejtohen TikTok pasi platforma është e shpejtë dhe falas.

Kjo u lejon atyre me shpresë të kenë akses në këshilla të ekspertëve në atë që ata e shohin si një treg pune gjithnjë e më konkurrues në të gjithë botën.

Rreth 46% e GenZers nga sondazhi EduBirdie zbuluan se TikTok ndikoi në zgjedhjen e tyre të profesionit, ndërsa 48% thanë se i kishte ndihmuar në një farë mënyre karrierën e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sondazhi: Ja pse të rinjtë po i drejtohen TikTok-ut për këshilla karriere appeared first on Euronews Albania.

Përse maqedonasit i duan serbët? E zbulon analisti

By: Fia Nelaj
20 September 2024 at 22:00

Analisti Arben Ratkoceri ishte në një lidhje direkte këtë të premte në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania, për të analizuar ndikimin rus në Maqedoninë e Veriut dhe njëkoshësisht edhe në Serbi.

Në fjalën e tij, ai u shpreh se ashtu si Rusia ka shtrirë tentakulat e saj në ish-republikat sovjetike, por edhe vendet e Ballkanit, të njëjtën gjë po edhe Serbuia me Maqedoninë e Veriut.

Sipas analistit sondazhet kanë treguar se vetë populli maqedonas është shprehur se ndjen afërsi më tepër me popullin rus dhe atë serb, kjo për shkak të kontrollit që Serbia ka vendosur aty, duke shfrytëzuar poltika të buta edhe të anës kulturore.

“Bota serbë është një kopje e politikës ruse, karshi ish-republikave sovjetike, ku Rusia ka influencën e saj në bazës të jo vetëm pikëpamjeve kulturore, por edhe të pakicës ruse, e cila është e shpërndarë në një pjesë të ish-republikave të Bashkimit Sovjetik. I njëjti sistem është edhe nga Serbia. Ne e dimë ndikim e Serbisë në Bosnje-Hercegovinë përmes republikës Serbska, së fundmi përmes ndryshimeve në qeveri me ndihmën e zotit Abazoviç. Në ksovë kanë ushtruar kontroll përmes veriut të Kosovës, ndërsa në Maqedoni përmes politikave të buta dhe anës kulturore të komunitet maqedonas që është e lidhur me popullin serb. Në Maqedoni të gjitha sondazhet tregojnë që janë më të afërt me popullin serb dhe rus,” –u shpreh Ratkoceri.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përse maqedonasit i duan serbët? E zbulon analisti appeared first on Euronews Albania.

Yesterday — 20 September 2024Main stream

Pse Rusisë i ineterson Ballkani? Ish-drejtori i SHISH zbardh arsyet

By: Fia Nelaj
20 September 2024 at 21:06

Ish-drejtori i SHISH, Visho Ajazi Lika ka shpejuar në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania qëllimin që ka në thelb politika ruse në raport me Ballkanin.

Sipas tij, zanafilla e kësaj marrëdhënie që ka krijuar Rusia me Ballkanin vjen jo vetëm për shkak të historisë, por edhe faktit që Rusia e ka “shfrytëzuar” Ballkanin sepse ka shërbyer gjithmonë si një urëlidhëse mes Lindjes dhe Perëndimit.

“Fillon historia qysh me perandorinë ruse. Rusia ka pasur gjithmonë një vëmdnej të veçantë për Ballkanin. Arsyeja e parë është se popullësia e këtij vendi është sllavo-folëse dhe gjithashtu e besimit ortodoks. Ballkani ka qenë një urë lidhëse mes perëndimit dhe lindjes, për këtë arsye janë përplasur gjithmonë interesat e fuqive të mëdha. Unë do të thosha që është trajtuar si oborri i mbrapëm i perandorisë ruse,” –u shpreh ish-drejtori i SHISH.

Sipas këndvështrimit të tij, nuk është qëllim vetëm sabotimi NATO-s dhe Perëndimit, por ndikon edhe fakti që Rusia kërkon të mbajë aleancat me vendet e që më parë ka pasur lidhje, në mënyrë që këto vende të mos kalojnë nën influencën e mirëfilltë perëndimore.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pse Rusisë i ineterson Ballkani? Ish-drejtori i SHISH zbardh arsyet appeared first on Euronews Albania.

Ndahet nga jeta aktori i Peppa Pig dhe Thunderbirds, David Graham

By: Fia Nelaj
20 September 2024 at 20:22

David Graham, aktori që siguroi zërin për personazhet në seritë televizive, duke përfshirë Peppa Pig, Thunderbirds dhe Doctor Who, ka vdekur në moshën 99-vjeçare.

Si zëri prapa Daleks në Doctor Who, Graham tmerroi brezat e njëpasnjëshëm të fëmijëve midis viteve 1960 dhe fund të viteve 70.

Por për brezin e sotëm të fëmijëve, ai do të jetë më i njohur si zëri i Gjyshit Pig në serialin televiziv Peppa Pig.

Përveç shprehjes së Parkerit për serialin futuristik të kukullave për fëmijë Thunderbirds, ai gjithashtu luajti pilotin e serialit Gordon Tracy dhe Brains inxhinierin, midis viteve 1965 dhe 1966.

Ai përsëriti rolin e Parker për një xhirim të ITV të shfaqjes në 2015, të quajtur “Thunderbirds Are Go” dhe ishte i vetmi anëtar i kastit origjinal që u kthye.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ndahet nga jeta aktori i Peppa Pig dhe Thunderbirds, David Graham appeared first on Euronews Albania.

Tensionet në Liban, zyrtari i OKB paralajmërim për Sirinë: Rrezik për luftë rajonale

By: Fia Nelaj
20 September 2024 at 19:45

I dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Geir Pedersen, paralajmëroi të premten për rrezikun e një përhapjeje dhe përshkallëzimi rajonal, për të cilin ai tha se “po e tërheq Sirinë në një konflikt edhe më të thellë”.

“Kjo javë ka parë një përshkallëzim të madh të tensioneve rajonale,” i tha Pedersen Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Ekziston një rrezik i qartë dhe i pranishëm i një lufte më të gjerë rajonale që e tërheq popullin sirian në pistën e saj,” tha ai, duke vënë në dukje se “dhuna mbetet shumë e lartë” në konfliktin sirian.

Të martën dhe të mërkurën, 37 njerëz u vranë dhe më shumë se 3,250 të tjerë, duke përfshirë gra dhe fëmijë, u plagosën në një seri shpërthimesh që përfshinin pajisje komunikimi me valë, duke përfshirë pager dhe radio të dyanshme.

Bejruti dhe Hezbollahu kanë fajësuar Izraelin për sulmet.

Siria vetë është përfshirë në një luftë të egër civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Bashar al-Assad shtypi protestat pro-demokracisë me egërsi të papritur.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tensionet në Liban, zyrtari i OKB paralajmërim për Sirinë: Rrezik për luftë rajonale appeared first on Euronews Albania.

I çaktivizoi Cybertruck-un nga distanca, Kadyrov i kthehet Musk: S’ishte e bukur

By: Fia Nelaj
20 September 2024 at 19:15

Udhëheqësi çeçen, Ramzan Kadyrov, ka akuzuar CEO-n e Tesla, Elon Musk, se ka “çaktivizuar nga distanca” Cybertruck-in e tij, të cilin e ka dërguar në vijën e parë të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Kadyrov pohoi të enjten se automjeti, për të cilin ai tha se ishte pajisur me një mitraloz dhe ishte “duke performuar mirë në luftime”, ishte mbyllur

Megjithatë, Musk e mohoi akuzat se ja kishte dhuruar atij. “A je seriozisht kaq i vonuar sa mendon se i kam dhuruar një Cybertruck një gjenerali rus?” ai shkroi në atë kohë në X, platformën e mediave sociale që zotëron.

Kadyrov e përsëriti pretendimin e tij në fillim të kësaj jave teksa u ankua se automjeti i teknologjisë së lartë duhej të tërhiqej nga fusha e betejës, duke thënë: “Ajo që bëri Elon Musk nuk ishte e bukur. Ai jep dhurata të shtrenjta nga zemra dhe më pas i fik nga distanca.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post I çaktivizoi Cybertruck-un nga distanca, Kadyrov i kthehet Musk: S’ishte e bukur appeared first on Euronews Albania.

VIDEO| U shtir sikur donte të blinte makinë, gruaja përplas pronarin dhe arratiset

By: Fia Nelaj
20 September 2024 at 18:50

Policia në Kanada ka apeluar për ndihmë për të gjetur një grua, e cila u shtir sikur donte të blinte një makinë, sapo ka hipur brenda, gruaja ka bllokuar dyert dhe ka goditur pronarin e mjetit.

Incidenti ndodhi në shtator, kur një burrë i tregoi një gruaje makinën e tij që ai e kishte shpallur për shitje në Mississauga.

 

Policia publikoi pamjet e ziles së derës, e cila tregonte gjithashtu një makinë të dytë që policia besonte se ishte përfshirë në ngjarje.

Media e BBC ka bërë me dije se fatmirësisht burri ka pësuar lëndime të rënda dhe ndodhet  jashtë rrezikut për jetën.

LEXONI GJITHASHTU:

The post VIDEO| U shtir sikur donte të blinte makinë, gruaja përplas pronarin dhe arratiset appeared first on Euronews Albania.

Ekipi francez i gërmimeve gjen shënimin 200-vjeçar të arkeologut

By: Fia Nelaj
20 September 2024 at 18:36

Një ekip studentësh vullnetarësh në një gërmim arkeologjik në Francën veriore kanë pasur një komunikim surprizë nga e kaluara.

Në majat e shkëmbinjve ata zbuluan një tenxhere prej balte që përmbante një shishe të vogël qelqi.

Brenda shishes ishte një mesazh në letër, i mbështjellë dhe i lidhur me fije.

“Ishte lloji i shishes që gratë përdornin në kohët e hershme, të cilën e varnin rreth qafës me kripëra me erë,” tha udhëheqësi i ekipit Guillaume Blondel.

Letra lexonte si më poshtë:

PJ Féret, një vendas nga Dieppe, anëtar i shoqërive të ndryshme intelektuale, kreu gërmime këtu në janar 1825. Ai vazhdon hetimet e tij në këtë zonë të gjerë të njohur si Cité de Limes ose Kampi i Cezarit .

Féret ishte një i famshëm vendas dhe të dhënat komunale konfirmojnë se ai kreu një gërmim në atë vend200 vjet më parë.

“Ishte një moment absolutisht magjik,” tha zoti Blondel. “Ne e dinim se kishte pasur gërmime këtu në të kaluarën, por gjetja e këtij mesazhi nga 200 vjet më parë… ishte një surprizë totale.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ekipi francez i gërmimeve gjen shënimin 200-vjeçar të arkeologut appeared first on Euronews Albania.

❌
❌