Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Punoni maksimalisht për zgjedhjet parlamentare të 2025”- Rama u jep porositë drejtuesve politikë: Fokusi tek shqiptarët e diasporës, nxitini që të regjistrohen

17 September 2024 at 15:51
Kryeministri Edi Rama u ka dhënë porositë e tij drejtuesve politike në qarqe dhe kryetarëve socialistë të bashkive, duke u thënë se duhet të punojnë maksimalisht për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm. Burime nga mbledhja bëjnë të ditur se fokusi ka qene tek shqiptarët qe jetojnë

Rama mbledh sot drejtuesit e qarqeve dhe kryebashkiakët socialistë, porositë që pritet të lërë kryeministri

By: V K
17 September 2024 at 11:00

Ditën e sotme, kryetari i Partisë Socialiste dhe njëherazi kryeministri i vendit Edi Rama, do të mbledhë drejtuesit politikë të 12 qarqeve të vendit.

Mësohet se pjesë e takimit do të jenë edhe kryebashkiakët socialistë.

Takimi do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve dhe pritet të nisë prej orës 14.00.

Kjo është mbledhja e parë e drejtuesve politikë, nën drejtimin kryesocialistit që prej ndarjes së detyrave në Asamblenë Kombëtare të 8 shtatorit.

Në takimin e kësaj të marte, kryeministri Edi Rama, pritet të lërë porositë lidhur me organizimin e punëve në terren për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, dhe veçanërisht vota e Diasporës, e cila do të jetë edhe risia e madhe e parlamentareve të vitit të ardhshëm.

Drejtuesit politikë të PS në 12 qarqet e vendit

Qarku Tiranë
Erion Veliaj, Ogerta Manastirliu, Elisa Spiropali

Qarku Durrës
Emirjana Sako

Qarku Lezhë
Ulsi Manja

Qarku Shkodër
Benet Beci

Qarku Kukës
Pandeli Majko

Qarku Dibër
Blendi Gonxhja

Qarku Elbasan
Arbjan Mazniku

Qarku Korçë
Niko Peleshi

Qarku Fier
Belinda Balluku

Qarku Vlorë
Bledi Çuçi

Qarku Gjirokastër
Mirela Kumbaro

Qarku Berat
Ervin Demo

The post Rama mbledh sot drejtuesit e qarqeve dhe kryebashkiakët socialistë, porositë që pritet të lërë kryeministri appeared first on Albeu.com.

❌
❌