Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 September 2024Main stream

Vëllai i Julia Roberts i kërkon falje publike aktores

By: lia rda
21 September 2024 at 17:33

Eric Roberts ka përdorur një pjesë të librit të tij të kujtimeve ‘Ranaway Train’ për t’i kërkuar falje publike motrës së tij, Julia Roberts, për një koment që ai bëri në të kaluarën.

Aktori, i cili kishte një marrëdhënie të vështirë me motrën e tij Julia Roberts për disa vite pasi u largua nga ajo në vitin 2005, u bë kryefjalë në vitin 2018 kur tha për Vanity Fair: “Nëse nuk do të isha unë, Julia nuk do të ishte atje Roberts”.

Eric Roberts u mburr se edhe pse fama e yllit të “Pretty Woman” ia kalonte atij, ai pretendoi se ishte ai që shkoi në agjencinë e talenteve të Nju Jorkut William Morris në 1985 dhe pyeti: “Cili nga ju do të nënshkruajë me motrën time Julia?”.

“Dhe jam shumë krenare që të gjithë e dinë që unë isha i pari. Unë kam qenë i pari që kam fituar nominimet për Golden Globe dhe Oscar, ndaj jam krenar për këtë”, tha ai në intervistë.

Gjashtë vjet më vonë, Roberts u tërhoq nga deklarata e tij e guximshme, duke shkruar në kujtimet e tij: “Shpresoj që Julia ta pranojë këtë falje publike. Ishte budallallëk nga ana ime ta them këtë.”

I lindur si më i madhi nga katër vëllezërit e motrat, Roberts zbulon në libër se si vitet e tij të varësisë nga droga shkatërruan marrëdhënien e tij me motrat e tij më të vogla Julia Roberts, një aktore, Lisa Roberts Gillan, një shërbëtore në Manhattan dhe gjysmë motrën e tij Nancy Motes, e cila vdiq në 2014./abcnews.al

Gjekmarkaj, garë me pengesa/ Prezantim nën kundërshti, si drejtues politik i Lezhës

By: lia rda
21 September 2024 at 17:05

Zgjedhja e Sali Berishës ka mërzitur dhe rebeluar demokratët e Lezhës.

Ndërsa prezantimi i Agron Gjekmarkajt, si drejtues Politik i Lezhës, do të duhejt të ishte nisja mbarë e sfidës që i ka besuar kreut i tij në Tiranë, ai është përballur me refuzim e tone të larta nga demokratët e degës së Lezhës.

“Ne nuk dalim në fushtë nëse kemi agron gjekmarkaj si drejtues në fushatë”.

Emri i Agron Gjekmarkajt po step demokratët, që ai do të duhet ti drejtojë në terren, për të dalë në krah të tij në fushatë, për të punuar në favorë të një rezultati pozitiv në këtë Qarkun Lezhë.

Në të gjithë këtë debat jashtë kamerave të mediave, Agron Gjekmarkaj nuk reagon dhe në vend të tij përgjigjet po me tone të larta numri 2 i PD-së, Flamur Noka, të cilin Berisha e ka deleguar për të udhëhequr fushatën, në rang vendi, së bashku me Edi Palokën.

Demokratët janë shprehur se kanë qenë të braktisur nga Gjekmarkaj, në këto 4 vite, që kur ai hyri deputet me votën e simpatizantëve dhe votuesve demokratë të qarkut Lezhë.

Përvç paralajmërimeve për bojktotin e fushatës së pranverës së 2025, nëse Gjekmarkaj nuk tërhiqet si drejtues Politikë, demokratet e Njesise Administrative Shënkoll dorëzuan një peticion kundër vendimarrjes së Sali Berishës për drejtuesin politik të këtij qarku./abcnews.al

Merr flakë banesa në Pukë, detajet e para

By: lia rda
21 September 2024 at 15:51

Një banesë në fshatin Mesul të Pukës është përfshirë nga flakët. Dyshimet e para janë se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.

Ndërkohë, mësohet se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Njoftimi i Policisë:

Në fshatin Mesul, në banesën e shtetasit ka rënë zjarr dhe për pasojë  banesa është djegur plotësisht.

Nga zjarri nuk ka asnjë person të lënduar.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektike.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit./abcnews.al

Turqia i kërkon Perëndimit të ndërmarrë masa ndaj Izraelit

By: lia rda
21 September 2024 at 15:40

Sulmet ndaj Libanit këtë javë treguan se qeveria izraelite e kishte në plan ta përhapte luftën në rajon, tha të shtunën presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duke u bërë thirrje vendeve perëndimore të marrin “masa parandaluese” kundër veprimeve të Izraelit.

Erdogan deklaroi në një konferencë për shtyp se lufta e Izraelit në Gaza do të jetë tema kryesore e fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së më 24 shtator.

“Që rajoni ynë të mos tërhiqet në një katastrofë të madhe, presioni mbi Izraelin duhet të rritet edhe më shumë”, tha Erdogan në një konferencë për shtyp në Stamboll.

Ai komentoi mbi sulmet në Liban këtë javë, përfshirë shpërthimin e pejxherëve dhe radio-lidhjeve të anëtarëve të Hezbollahut që shkaktuan vdekjen e 39 personave.

Sulmet ndaj pajisjeve të komunikimit besohet gjerësisht se janë kryer nga Izraeli, që nuk e ka konfirmuar apo mohuar përfshirjen e tij.

“Është koha që të gjitha vendet me misionin e mbrojtjes së paqes botërore të gjejnë zgjidhje që do ta ndalë Izraelin”, tha Erdogan.

“Për ta ndalur këtë shtypje që po vazhdon prej gati një viti, për ta vendosur një armëpushim të përhershëm dhe për të siguruar rrjedhën e pakufizuar të ndihmave humanitare, të gjithë ne, bota e tërë dhe veçanërisht OKB-ja, kemi detyra të rëndësishme,” shtoi ai.

Turqia ka dënuar veprimet e Izraelit në Gaza, të cilat erdhën si përgjigje ndaj sulmit të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – më 7 tetor.

Izraeli thotë se rreth 1.200 njerëz u vranë dhe mbi 250 persona u morën peng në sulmin e Hamasit. Ofensiva e mëvonshme ushtarake e Izraelit në Rripin e Gazës ka vrarë më shumë se 41.000 palestinezë, sipas ministrisë së shëndetësisë së enklavës.

Ankaraja ka pezulluar tregtinë me Izraelin dhe ka paraqitur një kërkesë për t’u bashkuar në rastin e Afrikës së Jugut në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke akuzuar Izraelin për gjenocid. Izraeli i ka mohuar në mënyrë të përsëritur akuzat për gjenocid si të pabaza./re

“Kurti shkatërroi raportin me SHBA”/ Krasniqi: Do ringrejmë dialogun me partnerët. Qasje tjetër me Beogradin

By: lia rda
21 September 2024 at 15:24

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka akuzuar  kryeministrin Albin Kurti për raportet e vendit me partnerët ndërkombëtarë.

Krasniqi thotë se aktualisht janë në nivelin më të ulët për shkak të qasjes së gabuar te qeverisjes se Kurtit.

“Në situatën të cilën jemi sot, kur Kosova vazhdon të jetë e sanksionuar nga BE-ja, ku SHBA-ja në vazhdimësi dhe shumë herë e kanë shprehur shqetësimin për degradimin e raporteve të dëmtuara dhe ku s’ka asnjë vizitë zyrtare nga askush prej qeverisë, duke filluar nga ai në ShBA. Kjo të bënë të mendosh se situata aktuale është dëshpëruese në raport me miqtë tanë. Aventurat e Kurtit, qasja e tij problematike, kryesisht sa i përket raporteve me veriun dhe dialogu na ka sjellë një situatë të tillë”,

Kreu i PDK-se akuzoi kurtin  për instrumentalizim të Policisë së Kosovës në veri për qëllime elektorale. Krasniqi tha per KOSOVA PRESS se nuk duhet të ketë një “luftë” për kontroll territorial në veri, pasi nevojitet fitimi i një beteje politike dhe diplomatike, pasi pa aleatët ndërkombëtarë nuk mund të imponohet asgjë.

“Andaj instrumentalizim, siç është thënë edhe nga Departamenti Amerikan, i policisë për të arritur qëllime momentale për fushatë zgjedhore nuk është i mjaftueshëm. Kjo është evidente, veprimet që po ndërmerren në situata të caktuara kanë dëshmuar një gjë të tillë”.

Krasniqi potencon se ura e Ibrit nuk mund të hapet për qarkullim për automjete pa mbështetjen e partnerëve strategjikë të Kosovës. Sipas tij, një gjë të tillë e ka ditur edhe kryeministri Kurti, por për qëllime elektorale ka tentuar të fitojë ndonjë votë për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Problemi është i thjeshtë, urën e Ibrit nuk e kanë mbyllur shqiptarët e kanë mbyllur ndërkombëtarët. Sikur të ishte kjo vetëm një vendim i thjesht ish marrë 100 herë para zotëri Kurti. Ai e ka ditur edhe vetë se nuk mund të hapë urën për qarkullim të veturave vetëm që ka dëshirë, pasi dëshirë kemi pasur krejt para tij dhe do të duhej ajo urë të hapej. Mirëpo, nuk mund të bëhet një gjë e tillë në vakum dhe pavarur prej raporteve që kemi me ndërkombëtarët.”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, thotë se është i domosdoshëm riformatimi i dialogut Kosovë-Serbi, pasi ky proces ndodhet në qorrsokak dhe se nuk mund të ecet tutje në këtë formë.

Ai thotë se pas konstituimit të strukturave të reja në BE dhe siç thotë me fitoren e PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, dialogu do të marr dinamikë të re.

Krasniqi thotë se synim i kandidatit për kryeministër të PDK-së Bedri Hamza do të jetë arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me njohje reciproke.

 “Këto ditë tashmë e dimë se Komisioni Evropian i propozuar do të merr mbështetjen dhe do të zgjidhet, por do të jetë në fund të dhjetorit. Për qeverinë e ardhshme që do të udhëhiqet nga PDK-ja dhe Bedri Hamza do të ketë një qasje të re dhe resetim të dialogut për ta përfunduar një herë e mirë dhe për ta pasur një marrëveshje gjithëpërfshirëse.  Ajo marrëveshje ka hapësirë për t’u ndryshuar, pavarësisht se neve na ka bërë obligim shtetëror zotëri Kurti. Unë jam i bindur se ne do të arrijmë që të kishim mbështetje ndërkombëtare për të pasur një proces që rikthehen fokusin te njohja e ndërsjellët”.

Ai akuzon Kurtin se i ka sjellë Kosovës një marrëveshje të keqe me Serbinë, e cila është e pamjaftueshme për vendin.  Madje ai akuzon Kurtin se ka pranuar asociacionin, i cili sjell pushtet të tretë në Kosovë dhe autonomi për serbët në veri.

“Besoj se të dy palët sikur Serbia dhe Kosova s’janë të interesuar për ta zbatuar marrëveshjen, por vetëm me përdorë në mënyrë taktike për interesa të brendshme dhe konsum. Ky zotëri kryeministër bashkë me ministren e Jashtme e kanë pranuar atë asociacion me letrën dhe mënyrë klandestine siç e kemi parë me deklarimin e presidentes që i kanë dërguar shteteve duke iu thënë se pranona Këshill të Evropës se ne do të zbatojmë”.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, thotë se do të jenë fitues në zgjedhjet e përgjithshme që mbahen më 9 shkurt 2025. Ai thekson për KosovaPress  se kauza e tyre zgjedhore do të jenë temat që prekin direkt qytetarët sikurse mirëqenia, ekonomia, arsimi dhe shëndetësia./abcnews.al

 

Agjensia imobiliare “Malltezi”/ Si zbuloi SPAK apartamentet luksoze në 4 shtete perëndimore

By: lia rda
21 September 2024 at 15:11

Hetimet për dosjen Partizani ku të përfshirë rezultojnë ish-kryeministri Berisha dhe dhëndëri I tij Jamarbër Malltezi, kanë zbuluar një numër të madh të pasurive që dyshohet se janë krijuar nga korrupsioni mes ish-kryeministrit dhe dhëndërit të tij. Përveç 26 pasurive në emër të Jamarbër Malltezit që tashmë janë vendosur në sekuestro me vendim të gjykatës, spak ka zbuluar edhe pasuri të tjera që Malltezi i ka blerë jashtë shqipërisë.

“Përgjatë viteve Jamarbër Malltezi konstatohet se ka blerë prona jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë shtetit në Europë për të cilat nuk gjenden gjurmë në deklaratat e pasurive”.

Në dosjen voluminoze të Prokurorisë së Posacme rezulton se Malltezi nga viti 2018 deri në vitin 2021 ka blerë pasuri të pa luajtshme të paktën në katër shtete të tjera. Kështu në dosje thuhet se, nga llogaria bankare e Malltezit janë kryer pagesa në drejtim të një banke në  Budapest të Hungarisë, për blerjen e një prone me vlerë 155 mijë euro. Po kështu trasferta nga llogaritë banker të Mallteit janë evidntuar edhe në Gjermani për blerje pasurish, si dhe pagesa për blerjen e një banesë me vlerë 395 mijë euro në Belgjikë por edhe blerje të një apartamenti në Roterdam të Holandës me vlerë 360 mijë euro për llogari të vajzës së Malltezit. SPAK ka dyshime se të gjitha këto pasuri nuk janë deklaruar nga familja e Malltezit përfshi edhe Argita Berishën, me qëllim për t’i fshehur ato.

“Argita Malltezi e cila është e vetmja nga familja Malltezi që bën deklarimin e pasurisë në respektim të ligjit nr.9049/2003 (bashkëshorti i saj ka deklaruar vetëm me periudha te caktuara si person i lidhur me të atin e vet), nuk deklaron të ardhurat, shpenzimet apo pasuritë e bashkëshortit dhe as pjesëmarrjen e tij si ortak në shoqërinë Homeplan sh.p.k., të cilat sipas Kodit të Familjes, i kanë në bashkëpronësi. Kjo bën që të humbasin gjurmët e të ardhurave të vërteta të familjes Malltezi apo shpenzimet e tyre reale, qoftë për pasuritë (blerje, mobilim, rikonstruksione) ashtu edhe për fëmijët e tyre”./abcnews.al

Tërmet me magnitudë 5.3 në rajonin kinez të Tajvanit

By: lia rda
21 September 2024 at 14:59

Një tërmet me magnitudë 5.3 goditi këtë të shtunë pjesën lindore të rajonit kinez të Tajvanit, Halien.

Reuters raporton se tërmeti tronditi ndërtesat në Taipei dhe epiqendra ishte në një thellësi prej 17 kilometrash.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur nëse nga tërmeti ka pasur dëme materiale apo viktima njerëzore.

Në prill, Hualien u godit nga një tërmet i fuqishëm, duke vrarë nëntë njerëz dhe duke plagosur më shumë se 900.

Më shumë se 100 njerëz humbën jetën në një tërmet në Tajvanin jugor në vitin 2016, ndërsa një tërmet me magnitudë 7.3 në vitin 1999 vrau më shumë se 2000 njerëz./abcnews.al

 

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë sulme të ndërsjella ajrore

By: lia rda
21 September 2024 at 14:36

Tre persona humbën jetën si pasojë e sulmeve ruse në qytetin Krivi Rih, njoftuan autoritete vendase.

Sulmi la të vraë një 12 vjeçar dhe dy gra të moshuara, deklaroi guvernatori rajonal Serhiv Lysak. “Përsëri, një sulm i trmerrshëm i armikut në Krivi Rih. Në mes të natës, kur qyteti flinte”, shkroi ai në rrjetin Telegram.

Ai tha se tre persona të tjerë u plagosën dhe më shumë se 22 banesa u dëmtuan.

Krivi Rih, qyteti më i madh për prodhimin e çelikut, ndodhet pranë territoreve të kontrolluara ng Rusia dhe është vazhdimisht objektiv i sulmeve ajrore ruse.

Ndërkohë, mediat ruse njoftuan për shpërthimin e një depoje armësh në Rusi si pasojë e sulmeve me dronë nga Ukraina. Ministria e Mbrojtjes ruse tha se Ukraina kishte lëshuar gjatë orëve të natës rreth100 dronë në zonën e pushtuar të Krimesë,

Autoritetet ruse mbyllën të shtunën segmentin e një autostrate prej 100 kilometrash dhe evakuuan pasagjerët nga një stacion hekurudhor aty pranë pasi zjarri shkaktoi një seri shpërthimesh.

Ndërsa kanë kaluar më shumë se 2 vite e gjysmë që nga fillimi i agresionit rus, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se ka një plan për ta fituar luftën ndaj Rusisë dhe synon që t’ia prezantojë Presidentit Joe Biden gjatë vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë më 26 shtator.

Presidenti Zelenskyy do të ketë një takim të veçantë edhe me Nënpresidenten Kamala Harris ndërsa deklaroi se shpreson të ketë edhe një takim me kandidatin republikan për president Donald Trump.

Ish Presidenti Trump dhe zoti Zelenskyy kanë biseduar në telefon në muajin korrik, por nuk janë takuar personalisht që nga largimi i zotit Trump nga Shtëpia e Bardhë.

Një ditë më parë Bashkimi Evropian u zotua t’i japë Ukrainës deri në 39 miliardë euro si pjesë e një kredie të organizuar nga grupi i shtatë (G7) vendeve kryesore industriale të botës. Qëllimi i ndihmave të G7-ës është të ndihmojë vendin të rindërtojë ekonominë dhe rrjetin energjetik të tij të shkatërruar nga lufta./voa

Vrasja e dy grave në Australi në vitin 1977, arrestohet autori i dyshuar në Itali

By: lia rda
21 September 2024 at 14:00

Një burrë është arrestuar në Itali për vrasjen e dy grave që u gjetën të vdekura në një shtëpi në Melburn në Collingwood në vitin 1977.

65-vjeçari është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në aeroportin e Romës.

Policia në shtetin australian të Victoria do të kërkojë ekstradimin e tij për t’u kthyer në Melburn, raporton Guardian.

Susan Armstrong dhe Susan Bartlett u vranë në janar 1977 në një shtëpi me qira në Collingëood, ndërsa foshnja 16 muajshe e Armstrong flinte në një dhomë tjetër.

Trupat e grave u gjetën tre ditë pasi u panë të gjallë për herë të fundit, dhe fëmija ishte i shqetësuar dhe i dehidratuar.

Të dyja gratë, Armstrong, 27 vjeç dhe Bartlett, 28 vjeç, u goditën disa herë me thikë, thanë zyrtarët e policisë.

Këto vrasje kanë qenë një nga rastet më të famshme të pazgjidhura të Melburnit, si dhe temë e shumë librave dhe podkasteve.

Në vitin 2017, u ofrua një shpërblim prej 1 milion dollarësh për këdo që kishte informacion të ri që mund të çonte në arrestimin dhe dënimin e përgjegjësve.

I dyshuari është arrestuar në bazë të fletarrestit të kuq të Interpolit./abcnews.al

Macja e humbur udhëtoi rreth 1500 kilometra për t’u kthyer në shtëpi

By: lia rda
21 September 2024 at 13:25

Macja e quajtur Rainboë, e përkthyer “ylber”, humbi sapo ajo dhe pronarët e saj arritën në destinacionin e udhëtimit të tyre të parë në mjedisin natyror më 4 qershor, sipas AP.

Teksa po bënin kamping atje, pronarët e kërkuan për katër ditë, por pa rezultat.

 “Kur po hynim në shkretëtirën e Nevadës në rrugën tonë për në Salinas, ku jetojmë, papritmas pashë një ylber të dyfishtë. Bëra një foto të tij dhe mendova se ishte një shenjë se gjithçka do të ishte mirë me macen tonë”, kujton pronarja e maces, Susan Anguiano.

Në gusht, Anguiano morën një mesazh nga një kompani mikroçipësh se macja e tyre ishte në Shoqatën për Parandalimin e Mizorisë ndaj Kafshëve (SPCA) në Roseville, Kaliforni, gati 900 milje nga Yelloëstone dhe vetëm 200 milje nga shtëpia e tyre në Salinas.

Gruaja që e pa për herë të parë macen duke bredhur rrugëve të Roseville, e ushqeu derisa më 3 gusht e çoi në SPCA lokale.

Të nesërmen, Anguiano-t shkuan me makinë në Roseville për të marrë kafshën e tyre, e cila që atëherë kishte humbur më shumë se 2.5 kilogramë.

Pronarët ende nuk e dinë se si macja e tyre arriti në Roseville, por ata besojnë se ajo u përpoq të kthehej në shtëpi./abcnews.al

Parandalohet ngjarja e rëndë kriminale në Vlorë, 48-vjeçari kanosi me armë zjarri gruan

By: lia rda
21 September 2024 at 12:45

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar në fshatin Akërni në Vlorë. Mësohet se një 48-vjeçar ka kanosur me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe ka rrezikuar jetën e qytetarëve të tjerë.

Si pasojë, policia ka bërë të mundur arrestimin e tij në kohë. Sakaq, ka gjetur në stanin e tij një sasi lënde narkotike kanabis dhe municione luftarake.

Njoftimi i Policisë:

Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në një familje.

Kanosi me armë zjarri kallashnikov bashkëshorten e tij dhe vuri në rrezik edhe banorët e fshatit duke qëlluar me armën në ajër, vihet në pranga 48-vjeçari.

Në momentit që 48-vjeçari vuri re shërbimet e Policisë tentoi të largohej me automjet, por u bllokua dhe u vu në pranga nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov dhe automjeti me të cilin tentoi të largohej, së bashku me një sasi lënde narkotike cannabis dhe fishekë luftarakë, të cilat u gjetën të fshehura në stanin e 48-vjeçarit.

Pas marrjes së njoftimit në orët e mëngjesit se një shtetas po kërcënonte për jetën bashkëshorten e tij duke qëlluar me armë zjarri në ajër, në fshatin Akërni, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” organizuan menjëherë punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale dhe arrestimin e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta të Policisë, u finalizua operacioni policor “Strike 22”, si rezultat i të cilit u kap në flagrancë, në tentativë për t’u larguar me automjetin e tij, shtetasi 48 vjeç, banues në fshatin Akërni, Vlorë.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit kallashnikov me të cilën ai kishte kërcënuar bashkëshorten e tij.

Në vijim të kontrollit në stanin e tij, u gjetën dhe u sekuestruan gjithashtu një sasi lënde narkotike cannabis dhe municion luftarak.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Të paktën 13 civilë u vranë në një sulm ajror izraelit në një shkollë në Gaza

By: lia rda
21 September 2024 at 12:43

Të paktën 13 civilë u vranë këtë të shtunë në një sulm ajror izraelit në një shkollë që strehonte persona të zhvendosur në vendbanimin Al-Zeytun, në jug të qytetit të Gazës.

Ndërsa, dhjetëra civilë kanë pësuar lëndime të ndryshme në sulmin ndaj shkollës Al-Falah në të njëjtin vendbanim.

Ushtria izraelite njoftoi se kreu një sulm ajror ndaj një grupi operativësh të Hamasit në një dhomë komandimi të vendosur brenda një ish-shkolle në qytetin e Gazës.

Sipas një deklarate të ushtrisë izraelite, Hamasi përdori shkollën Al-Falah në lagjen Zeytun për të planifikuar dhe kryer sulme ndaj ushtrisë izraelite dhe territorit izraelit.

Ushtria izraelite ka akuzuar Hamasin për përdorimin “sistematikisht” të vendeve civile për veprime terroriste./abcnews.al

Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor ka tejkaluar të gjitha afatet e lejuara

By: lia rda
21 September 2024 at 11:46

Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës po “plaket ngadalë”, tha kozmonauti rus i Roscosmos Oleg Kononenko.

Sipas tij, aktualisht nuk ka hapësirë ​​të mjaftueshme në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës për të ruajtur pajisjet rezervë në rast të zëvendësimit të pajisjeve që mund të prishen. Gjithashtu, disa eksperimente kryhen me pajisjet që kozmonautët detyrohen të vendosin në ambientet e banimit të stacionit, përfundoi kozmonauti.

Më herët, kreu i agjencisë “Roscosmos”, Yuriy Borisov, ka raportuar se gjendja e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës po “i afrohet qëllimit të ekzistencës së tij” dhe se ka tejkaluar të gjitha afatet e lejuara.

Për ta zëvendësuar atë, Federata Ruse po punon për krijimin e Stacionit Orbital Rus. Sipas planit të përgjithshëm të miratuar, vendosja e Stacionit Orbital Rus në orbitën rrethpolare pritet nga 2027 deri në 2033.

Krijimi i stacionit orbital rus do të sigurojë vazhdimin e vazhdueshëm të programit rus të drejtuar, duke marrë parasysh daljen nga projekti i Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, si dhe zgjidhjen e problemeve që aktualisht janë të pamundura për shkak të kufizimeve teknologjike të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës dhe marrëveshjet ndërkombëtare./abcnews.al

EMRAT/ Trafikonin kokainë dhe kanabis në Suedi dhe Danimarkë, SPAK dërgon për gjykim grupin e strukturuar kriminal

By: lia rda
21 September 2024 at 11:24

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka derguar per gjykim 5 persona qe dyshohet se trafikonin kokaine dhe kanabis ne Suedi dhe Danimarke. Prokuroria ka marr te pandehur Klajdi Dervishin, Arteid Musallari, Eltion Dani, Nikolin Noku dhe Zamir Hoxha.

Sipas Spak, grup qe drejtohej nga Jetmir Kastrati, i denuar me heret nga autoritete e huaja, vepronte  kryesisht në Danimarkë dhe Suedi, si dhe gjithashtu në Holandë dhe Belgjikë, janë përfshirë në trafikim dhe përpunim te  kokainës e kanabisit, si dhe më pas me shpërndarjen e tyre tek shtetas të ndryshëm të panjohur në Danimarkë, Suedi dhe Norvegji.

Njoftimi i Prokurorisë së Posaçme:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet paraprake të procedimit penal nr.49, të vitit 2023, dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngarkim të të pandehurve:

  1. Klajdi Dervishi (alias Klajdi Pelinku, alias Bruno Pavoti), akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, paragrafi i 1 dhe 28/4, 333/a paragrafi i 2-të, si dhe 334 pika 1 e Kodit Penal, i arrestuar në datë 03.07.2023 dhe i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 të Kodit të Procedurës Penale.
  2. Arteid Musallari, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, paragrafi i 1 dhe 28/4, 333/a paragrafi i 2-të, si dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, i arrestuar në datë 03.07.2023 dhe i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
  3. Eltion Dani, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, paragrafi i 1 dhe 28/4, 333/a paragrafi i 2-të, si dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, i arrestuar në datë 26.01.2024 dhe i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
  4. Nikolin Noku (alias Nikolin Martini, alias Nike/Nik Martini), akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, paragrafi i 1 dhe 28/4, 333/a paragrafi i 2-të, si dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, i arrestuar në datë 11.07.2023 dhe i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
  5. Zamir Hoxha, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”,në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, paragrafi i 1 dhe 28/4, 333/a paragrafi i 2-të, si dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, i hetuar në mungesë me masë sigurimi personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri më tani, provohet se gjatë viteve 2018-2019,  të pandehurit Klajdi Dervishi, Arteid Musallari, Eltion Dani, Nikolin Noku dhe Zamir Hoxha, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal që drejtohej nga shtetasi shqiptar Jetmir Kastrati (Sokol Krasnici), në përbërje të të cilit ishin dhe shtetasit e tjerë shqiptarë Defrim Beck (Elbasani), Armando Docaj, Eri Pelinku, Ervin Pelinku, Nikardo Preka, Kejdi Beqiri, Fatjon Elbasani, Murat Lipovica, Hasan Murati, Shkëlzen Murati dhe Ylber Troci, si dhe shtetas të tjerë të huaj, grup i cili vepronte kryesisht në Danimarkë dhe Suedi, si dhe gjithashtu në Holandë dhe Belgjikë, janë përfshirë në aktivitetin e kundraligjshëm të trafikimit dhe përpunimit të lëndës narkotike të llojit kokainë dhe bimës narkotike cannabis sativa, si dhe më pas me shpërndarjen e tyre tek shtetas të ndryshëm të panjohur në Danimarkë, Suedi dhe Norvegji.

Në kuadër të këtij grupi të strukturuar kriminal, në Danimarkë janë arrestuar, dërguar për gjykim dhe janë dënuar nga Gjykata e Kopenhagen anëtarët kryesorë të grupit të strukturuar kriminal, në lidhje me veprimtarinë kriminale të lartpërmendur, konkretisht të pandehurit Sokol Krasnici (Jetmir Kastrati), Defrim Beck (Elbasani), Armando Docaj, Eri Pelinku, Ervin Pelinku, Nikardo Preka, Kejdi Beqiri, Fatjon Elbasani, Murat Lipovica, Hasan Murati, Shkëlzen Murati, Heyder Al Aëadi, Ali Hadi Ali Al-Hashimi, Kusai Hussain Ali Al-Hashimi, si dhe Ylber Troci.

Si drejtues i grupit të strukturuar kriminal nga autoritetet daneze të drejtësisë është konsideruar shtetasi Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasniçi).

Ndërkohë në Shqipëri në kuadër të hetimeve paraprake të zhvilluar ndaj anëtarëve të tjerë të këtij grupi të strukturuar kriminal, në lidhje me procedime të tjera penale të regjistruar në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, rezulton se janë dënuar me burgim shtetasit Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasniçi), Astrit Beqiri dhe  Dhimitër Shkodrani për veprat penale penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 287, pika 1, gërmat “a”, “b” dhe “d”  e 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.

Hetimet paraprake në lidhje me këtë procedim penal nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), janë zhilluar pas një bashkëpunimi të ngushtë me autoritetet e drejtësisë të Mbretërisë së Danimarkës./abcnews.al

Hilary Clinton flet për jetën e saj me Bill-in: Të gjitha martesat kanë ulje-ngritje

By: lia rda
21 September 2024 at 11:10

Ish-sekretarja e Shtetit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kandidatja për Presidente e Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, foli hapur për CNN për martesën e saj me Bill Clinton dhe sfidat që ata kaluan në çift.

“Askush nuk e di se çfarë ndodh në një martesë, përveç dy njerëzve që janë në të. Dhe çdo martesë që unë njoh ka uljet dhe ngritjet e saj, për fat jo publike. Ju duhet të merrni vendime që janë të duhura për ju, dhe unë nuk do t’i thoja askujt të qëndronte i martuar ose të divorcohej”, tha Clinton për CNN.

Ajo shtoi se ajo dhe Bill janë mirënjohës që mund të thonë se janë në këtë fazë të jetës, sepse kanë nipër e mbesa dhe kohë së bashku.

Mëngjesin e nisim duke luajtur lojëra drejtshkrimore në shtrat. Dhe Bill është një lojtar kaq i mirë, ai fiton pothuajse menjëherë. Ne po kalojmë mirë duke ndarë këtë jetë që kemi qenë së bashku për gati 50 vjet. Është mirë për ne dhe ky është mesazhi im”, tha Hillary.

Martesa e Hillary dhe Bill Clinton pati dhe një skandal në mes të presidencës së tij, kur u zbulua se ai kishte një lidhje me Monica Lewinsky, në atë kohë punonjëse e Shtëpisë së Bardhë.

Pavarësisht skandalit dhe zbulimit publik të detajeve më të vogla nga Zyra Ovale, çifti ka mbetur bashkë./abcnews.al

❌
❌