Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 September 2024Main stream

Zjarri shkrumboi banesën në Pukë, familja në qiell të hapur, apelon për ndihmë

By: user 11
21 September 2024 at 19:41

Një zjarr ra pasditen e sotme në një banesë të fshatit Mesul të Pukës, duke bërë që gjithçka të shkrumbohej në pak minuta. Kryefamiljari ndodhej në spital i shtruar në QSUT në momentin që ka ndodhur ngjarja, ndërsa familja e tij kishin qenë duke ngrënë drekë kur kanë parë flakët në tavanin e banesës.

“Ishim duke ngrënë bukë dhe kemi parë zjarrin në tavan që kishte rënë, nuk e dimë nga erdhi. I kam marrë mamin, nënë dajën dhe i kam nxjerrë jashtë. Na janë djegur televizori, dushi, raftet, kolltuqet, frigoriferi, lavatriçja”, tha Geraldo Keci, djali i familjes.

Mungesa e rrugës automobilistike ka bërë të pamundur mbërritjen e zjarrfikëses, e për pasojë shtëpia u dogj e gjitha. Pas ngjarjes, përfaqësues të bashkisë së Pukës shkuan te shtëpia e djegur dhe ndër të tjera apeluan për ndihmë ndaj familjes.

“Dëmet janë të konsiderueshme. E gjithë banesa është jashtë funksionit pasi është e dëmtuar totalisht nga zjarri me të gjitha orenditë dhe pajisjet brenda. Fatmirësisht nuk kemi dëme në njerëz dhe kjo është fat, për pjesën tjetër na duhet i gjithë angazhimi i strukturave vendore, i shtetit, drejtorive përkatëse për t’i ardhur në ndihmë kësaj familje. Po ashtu i apeloj biznesit pukjan dhe kush ka mundësi ta ndihmojë në mënyrë që kjo familje ta kalojë sa më shpejt këtë situatë“, u shpreh Ferit Ringaj, nënkryetar i Bashkisë së Pukës.

The post Zjarri shkrumboi banesën në Pukë, familja në qiell të hapur, apelon për ndihmë appeared first on Lapsi.al.

Sherr mes tifozëve në Kosovë, lëndohen dy persona, 5 të arrestuar

By: user 11
21 September 2024 at 19:07

Një përleshje fizike ka ndodhur sot mes tifozëve të Fushë Kosovës dhe Vushtrrisë. Si rrjedhojë janë lënduar dy persona dhe arrestuar 5 të tjerë. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Ekrem Grajçevci” krijoi përleshje mes dy tifozerive, shkruan Gazeta Express.

“Sot rreth orës 15:00, në Stadiumin “Ekrem Grajçevci” në Fushë Kosovë, gjatë një ndeshje futbolli, ka ndodhë një incident, ku tifozët janë përleshur gjuajtur mes vete me mjete të forta, me ç‘rast janë lënduar 2 prej tyre. Pas vënies nën kontroll të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për incidentin. Deri tani janë arrestuar pesë persona të dyshuar”, njoftoi policia e Prishtinës.

Ndeshja u ndërpre për mbi gjysmë ore për shkak të kësaj ngjarjeje. Në fund, Vushtrria shënoi fitore me rezultatin 1-3.

The post Sherr mes tifozëve në Kosovë, lëndohen dy persona, 5 të arrestuar appeared first on Lapsi.al.

Turqia i kërkon Perëndimit të ndërmarrë masa ndaj Izraelit

By: user 11
21 September 2024 at 18:27

Sulmet ndaj Libanit këtë javë treguan se qeveria izraelite e kishte në plan ta përhapte luftën në rajon, tha të shtunën presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duke u bërë thirrje vendeve perëndimore të marrin “masa parandaluese” kundër veprimeve të Izraelit.

Erdogan deklaroi në një konferencë për shtyp se lufta e Izraelit në Gaza do të jetë tema kryesore e fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së më 24 shtator.

“Që rajoni ynë të mos tërhiqet në një katastrofë të madhe, presioni mbi Izraelin duhet të rritet edhe më shumë”, tha Erdogan në një konferencë për shtyp në Stamboll.

Ai komentoi mbi sulmet në Liban këtë javë, përfshirë shpërthimin e pejxherëve dhe radio-lidhjeve të anëtarëve të Hezbollahut që shkaktuan vdekjen e 39 personave.

Sulmet ndaj pajisjeve të komunikimit besohet gjerësisht se janë kryer nga Izraeli, që nuk e ka konfirmuar apo mohuar përfshirjen e tij.

“Është koha që të gjitha vendet me misionin e mbrojtjes së paqes botërore të gjejnë zgjidhje që do ta ndalë Izraelin”, tha Erdogan.

“Për ta ndalur këtë shtypje që po vazhdon prej gati një viti, për ta vendosur një armëpushim të përhershëm dhe për të siguruar rrjedhën e pakufizuar të ndihmave humanitare, të gjithë ne, bota e tërë dhe veçanërisht OKB-ja, kemi detyra të rëndësishme,” shtoi ai.

Turqia ka dënuar veprimet e Izraelit në Gaza, të cilat erdhën si përgjigje ndaj sulmit të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – më 7 tetor.

Izraeli thotë se rreth 1.200 njerëz u vranë dhe mbi 250 persona u morën peng në sulmin e Hamasit. Ofensiva e mëvonshme ushtarake e Izraelit në Rripin e Gazës ka vrarë më shumë se 41.000 palestinezë, sipas ministrisë së shëndetësisë së enklavës.

Ankaraja ka pezulluar tregtinë me Izraelin dhe ka paraqitur një kërkesë për t’u bashkuar në rastin e Afrikës së Jugut në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke akuzuar Izraelin për gjenocid. Izraeli i ka mohuar në mënyrë të përsëritur akuzat për gjenocid si të pabaza./ REL

The post Turqia i kërkon Perëndimit të ndërmarrë masa ndaj Izraelit appeared first on Lapsi.al.

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, makina merr përpara 48-vjeçaren

By: user 11
21 September 2024 at 17:53

Një aksident me një të plagosur ka ndodhur këtë pasdite në afërsi të fshatit Lumalas në aksin Korçë-Pogradec. Sipas informacioneve nga policia një mjet tip Benz ka përplasur një këmbësore. Ajo është transportuar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:55, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Lumalas, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin T. I., 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen L. M., 48 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

The post Aksident në aksin Korçë-Pogradec, makina merr përpara 48-vjeçaren appeared first on Lapsi.al.

Nënë e bir u dogjën në banesë, bashkia e Hasit i akordon ndihmën prej 1 milionë lekësh familjes Lushi

By: user 11
21 September 2024 at 17:23

Nënë e bir u dogjën në fshatin Nikoliq të Hasit dy ditë më parë, ku u dogjën në banesë nënë e bir. Sot bashkia e Hasit, ka akorduar 1 milion lekë të rinj për familjarët e dy viktimave, si edhe do të paguajë shpenzimet për ceremoninë mortore.

Dyshimet janë që zjarrin mund ta ketë shkaktuar një shkëndijë elektrike. Në shtëpinë e cila u dogj jetonte Rexhë Lushi me bashkëshorten dhe nëna e tij Fatime Lushi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit.

The post Nënë e bir u dogjën në banesë, bashkia e Hasit i akordon ndihmën prej 1 milionë lekësh familjes Lushi appeared first on Lapsi.al.

Pas rreth 450 vjetësh gjenden mbetje njerëzore në Notre-Dame

By: user 11
21 September 2024 at 16:34

Zjarri që shkatërroi Katedralen Notre-Dame de Paris, nxori në pah gjetje të shumta mijëra vjeçare për arkeologët. Në restaurim e sipër, u zbuluan mbetjet kockore të dy personave.

Njëri i identifikuar në atë kohë si një klerik i katedrales. Mbetjet kockore të personit tjetër, mbetën të panjohura në atë kohë. Së fundmi janë hedhur hipotezat se është poeti i famshëm francez, Joachim du Bellay, i cili vdiq në vitin 1560. Du Bellay besohej se ishte varrosur në katedrale pranë xhaxhait të tij me kërkesë të familjes së tij, por varri nuk u gjet kurrë.

Éric Crubézy, profesor i antropologjisë biologjike në Universitetin e Toulouse 3, sëbashku me ekipin e tij parashtruan hipotezën bazuar në prova të një autopsie e cila zbuloi se individi vuante nga tuberkulozi i kockave dhe meningjiti kronik, gjë që ishte e rrallë në atë kohë por përputhet me historinë mjekësore të du Bellay.

The post Pas rreth 450 vjetësh gjenden mbetje njerëzore në Notre-Dame appeared first on Lapsi.al.

Itali/ Nëna qëllon djalin e saj me armë dhe më pas kryen vetëvrásje

By: user 11
21 September 2024 at 16:01

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Itali, ku një grua ka qëlluar me plumb në kokë djalin e saj dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Ngjarja ndodhi në banesën e viktimës në Vago di Lavagno. Trupi i pajetë i gruas u gjet nga policia i shtrirë në dysheme në kuzhinë, ndërsa 15-vjeçari u dërgua në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Fillimisht u dyshuar se gruaja ishte vrarë, por pas hetimeve rezultoi se fillimisht ajo kishte plagosur të birin dhe më pas ka qëlluar veten me plumb në kokë. Në vendngjarje u gjet dhe sekuestrua arma, e cila rezulton në pronësi të babait të viktimës.

“Gruaja kishte disa kohë që kishte probleme shëndetësore”, tha prokurori i çështjes.

Gjendja e 15-vjeçarit është ende shumë e rëndë dhe ndodhet i shtruar në spitalin Borgo Trento në Verona.

The post Itali/ Nëna qëllon djalin e saj me armë dhe më pas kryen vetëvrásje appeared first on Lapsi.al.

Digjet banesa në Pukë, lëndohet një person

By: user 11
21 September 2024 at 15:30

Një banesë në Pukë është përfshirë nga flaka. Sipas informacioneve, si pasojë e flakëve një person ka mbetur i lënduar. I plagosuri është identifikuar si Ardian Keci.

I lënduari është transportuar në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore. Zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendngjarje. Po punohet për shuarjen e flakëve dhe për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

The post Digjet banesa në Pukë, lëndohet një person appeared first on Lapsi.al.

E denoncoi për shpifje, Baçi fiton gjyqin ndaj kryebashkiakes së Roskovecit

By: user 11
21 September 2024 at 15:03

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka fituar edhe në Gjykatën e Apelit procesin gjyqësor ndaj kryebashkiakes së Roskovecit Majlinda Bufi. Ishte Bufi ajo që e kishte kallëzuar Baçin për shpifje. Deputeti demokrat u shpall i pafajshëm, në një proces që nisi pas një denoncimi që Baçi bëri në rrjetet sociale.

Në një status të datës 11 gusht 2022 Baçi kishte shkruar për humbjen e jetës së një të mituri në lumin Seman. Ai kishte humbur kohë më parë edhe të vëllain në të njëjtat rrethana. Baçi në statusin e tij akuzonte Bufin për mosmbështetje të familjes Hysa që rezultuan edhe me probleme të theksuara ekonomike. Bufi sipas Baçit i mohonte edhe ndihmën sociale familjes.

Kujtojmë se kryebashkiakja Majlinda Bufi është person nën hetim nga SPAK, pas publikimit të një denoncimi nga emisioni investigative “Piranjat”, ku kryebashkiakja shantazhonte sanitaren e një shkolle dhe një qytetar që të mos shkonte të votonte në zgjedhjet 14 majit, pasi ky i fundit është deklaruar si mbështetës i kandidatit të opozitës. Bufi i bën presion qytetarit me faktin se bashkia i ka rikonstruktuar shtëpinë, e tani ai i është borxhli e s’duhet të shkojë të votojë për opozitën.

The post E denoncoi për shpifje, Baçi fiton gjyqin ndaj kryebashkiakes së Roskovecit appeared first on Lapsi.al.

Yesterday — 20 September 2024Main stream

22 policë në hetim, zbulohet skema e vjedhjes në Rrugën e Kombit nëpërmjet gjobave

By: user 11
20 September 2024 at 11:11

Zbulohet skema e vjedhjes që 22 efektivët e policisë së Seksionit të Njësisë së Sigurisë së Autostradave, kishin krijuar me qëllim zhvatjen e parave nga shtetas të huaj që kryenin shkelje të qarkullimit rrugor. Një prej efektivëve kryesor i përfshirë në skemë ishte Gramoz Dafku, i cili në atë kohë ishte shef i seksionit të qarkullimit për Rrugën e Kombit.

AMP mori indicie nga një shqiptar i Kosovës për gjobën që e kishte paguar, të cilën policët e shkruanin në procesverbalë dhe kishin marrë paratë vetë, duke mos i dorëzuar te financa.

Gjobat varionin nga 200 deri në 500 mijë lekë të vjetra, të gjithë të huaja por pjesa më e madhe nga Kosova.

Një prej efektivëve kryesor i përfshirë në skemë ishte Gramoz Dafku, i cili në atë kohë ishte shef i seksionit të qarkullimit për Rrugën e Kombit.

Vjedhja e gjobave dyshohet se ka ndodhur gjatë vitit 2023 dhe hetimet kanë zgjatur për rreth 9 muaj. AMP ka mundur të sekuestrojë procesverbale të gjobave dhe materiale të tjera në shërbim të dokumentimit të veprës penale.

The post 22 policë në hetim, zbulohet skema e vjedhjes në Rrugën e Kombit nëpërmjet gjobave appeared first on Lapsi.al.

“5 mijë euro ose të publikoj fotot”/ Arrestohet 30-vjeçari, shantazhonte një vajzë

By: user 11
20 September 2024 at 10:27

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi shantazhoi një vajzë se do t’i publikonte foto private të saj. I arrestuari ka përndjekur fizikisht dhe në rrjete sociale një 33-vjeçare dhe familjarët e saj, me synim marrjen e një shume prej 5 mijë euro.

I arrestuari akuzohet për veprat penale “Përndjekja” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Policia njoftoi se 30-vjeçari më përpara ka qenë 7 herë i shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale dhe i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve në shtetin zvicerian.

The post “5 mijë euro ose të publikoj fotot”/ Arrestohet 30-vjeçari, shantazhonte një vajzë appeared first on Lapsi.al.

Trump: Zgjedhjet e këtij viti në SHBA janë më të rëndësishmet në historinë e Izraelit

By: user 11
20 September 2024 at 09:54

Ish-Presidenti, Donald Trump i quajti zgjedhjet e ardhshme amerikane si më të rëndësishmet në historinë e Izraelit, duke thënë se shteti hebre do të zhdukej, do të “fshihej” nga faqja e dheut dhe do të pushonte së ekzistuari nëse zëvendëspresidentja Kamala Harris fiton zgjedhjet presidenciale.

Gjatë një fjalimi sensibilizues kundër semitizmit në SHBA, Trump u shfaq i preokupuar me atë që ai e përshkroi si mosmirënjohje nga votuesit hebrenj, duke theksuar se ata duhet ta mbështesin atë masivisht për shkak të historisë së tij në Izrael.

“Sapo doli një sondazh. Unë jam në 40%,” tha Trump, përsëri pa identifikuar sondazhin. Kjo do të thotë se ju keni votuar 60% për dikë që urren Izraelin. Ju nuk mund ta lejoni këtë të ndodhë. Dyzet për qind nuk janë të pranueshme, sepse kemi zgjedhje për të fituar”, ka thënë Trump.

Ndërkohë më tej ai bëri thirrje që Kamala Harris nuk duhet të fitojë.

“Ju duhet ta mposhtni Kamala Harrisin më shumë se çdo popull tjetër në tokë.Dhe nuk e kam thënë kurrë më parë këtë: Më shumë se çdo popull në tokë, Izraeli duhet ta mposht atë”, theksoi ai.

Sipas CNN, Amy Spitalnick, CEO e Këshillit Hebre për Çështjet Publike dhe një ish-ndihmëse e zyrtarëve demokratë në Nju Jork, akuzoi Trumpin për përdorimin e një fjalimi për antisemitizmin si një mundësi për të sulmuar komunitetin hebre amerikan.

The post Trump: Zgjedhjet e këtij viti në SHBA janë më të rëndësishmet në historinë e Izraelit appeared first on Lapsi.al.

Turistja humb jetën në Itali, i bie statuja në kokë

By: user 11
20 September 2024 at 09:37

Janë publikuar pamjet e rëndë kur një statujë bie dhe godet në kokë 30-vjeçaren Chiara Jaconis, duke e lënë atë të vdekur.

Siç shihet e reja ka qenë duke ecur në një rrugicë në Napoli të Italisë së bashku me një person tjetër.

Sipas mediave italiane, skenari më i mundshëm është që statuja të jetë hedhur nga dy fëmijë nga ballkoni i shtëpisë së tyre.

Autoritetet italiane kanë arrestuar tashmë prindërit e dy fëmijëve dhe i kanë akuzuar për vrasje.

Jaconis, e cila kishte udhëtuar drejt Italisë për të festuar ditëlindjen, u dërgua e plagosur në spital, por humbi jetën dy ditë më vonë për shkak të dëmtimeve të rënda që kishte pësuar në kokë.

 

The post Turistja humb jetën në Itali, i bie statuja në kokë appeared first on Lapsi.al.

Kosova pretendon se nuk është tërhequr/ Ç’po ndodh me letrën e Bërnabiçit

By: user 11
20 September 2024 at 09:03

Çështja e tërheqjes ose jo të një letre që Serbia ia ka dërguar Bashkimit Evropian lidhur me Kosovën, është mbështjellë me mister, pas deklaratave kundërthënëse të bëra së voni nga blloku evropian dhe nga autoritetet kosovare, përderisa udhëheqja serbe nuk ka bërë asnjë koment konkret.

Më 6 shtator, pas një takimi në Prishtinë me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, deklaroi se Serbia e ka tërhequr letrën e kryeministres së atëhershme, Ana Bërnabiq.

Nëpërmjet kësaj letre, dërguar në Bruksel në dhjetorin e vitit 2023, Serbia shprehu rezerva për Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën dhe për Aneksin e zbatimit të saj, që BE-ja i sheh si marrëveshje historike në procesin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Por, pas takimeve me Lajçakun, Bislimi tha më 17 shtator se ka kuptuar që letra, në të vërtetë, s’është tërhequr.

“Ajo që ka dashur ai të thotë në Prishtinë është se, po punohet me Serbinë që letra të tërhiqet. Letra nuk është tërhequr dhe as nuk ka kërkesë për tërheqjen e saj nga ana e Serbisë ende”, deklaroi Bislimi.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë se Brukseli nuk i komenton deklaratat e asnjërës palë, duke shtuar se është Serbia ajo që duhet të pyetet lidhur me veprimet e saj.

“Ne presim që palët më në fund të përqendrohen te zbatimi [i Marrëveshjes] dhe të mos humbin kohë në taktika devijuese”, tha Stano.

Burime të Radios Evropa e Lirë në BE thanë se askush në Bruksel nuk ka deklaruar se letra është tërhequr, përveç Lajçakut. Stano më herët kishte deklaruar se nuk kishte çfarë t’i shtonte asaj që kishte thënë Lajçak në kryeqytetin kosovar.

Ndërkaq, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, as nuk ka mohuar, e as pohuar se shteti i tij e ka tërhequr këtë letër.

Rëndësia e letrës

Toby Vogel nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit në Bruksel tha për Radion Evropa e Lirë se letra e Bërnabiqit gjithmonë ka qenë “pak e mistershme”.

Ai vlerësoi se edhe dërgimi i saj ishte i pazakontë, pasi Bërnabiq ia dorëzoi atë një zyrtari të nivelit të mesëm të Shërbimit për Veprim të Jashtëm të BE-së, gjë që, sipas tij, është edhe shkelje e protokollit.

“Duke pasur parasysh faktin se BE-ja atëbotë nuk njoftoi për këtë letër, është jashtëzakonisht e pazakonshme që tani të njoftojë për tërheqjen e saj”, vlerësoi Vogel.

Sipas tij, njoftimi për një tërheqje të tillë do të duhej të bëhej nga Qeveria e Serbisë.

“Duke njoftuar për këtë tërheqje të pretenduar, edhe nëse del të jetë e vërtetë, Lajçaku u shndërrua në zëdhënës të Qeverisë së Serbisë. Nëse asgjë tjetër, kjo e vë në pikëpyetje gjykimin politik të Lajçakut”, tha Vogel.

Nikolla Burazer nga Qendra për Politikë Bashkëkohore në Beograd tha për Radion Evropa e Lirë se BE-ja ua ka bërë të qartë palëve se duhet ta zbatojnë pa kushte Marrëveshjen, nga e cila varet edhe rruga evropiane e dy vendeve.

Për Serbinë, marrëveshja është pjesë e kapitullit 35 të kornizës negociuese për anëtarësim në BE.

Burazer vlerësoi se BE-ja “nuk e merr seriozisht” letrën e Bërnabiqit dhe rezervat e shprehura përmes saj nga Beogradi.

“Pavarësisht nëse [letra] është tërhequr apo jo, ajo në asnjë mënyrë nuk ndikon në obligimin e palëve. BE-ja e sheh [Marrëveshjen] si zotim që palët duhet ta përmbushin, nëse duan të ecin përpara në integrimin evropian”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, një vit më parë vendosi tri kushte për angazhim në nivelin politik të dialogut. Një nga to ishte edhe tërheqja e letrës.

A ka interesim për normalizim?

Në letër, Bërnabiq ka thënë se Marrëveshja është e pranueshme për Serbinë vetëm në një kontekst që nuk i referohet njohjes de facto dhe de jure të Kosovës. Aty, po ashtu, thuhet se Beogradi nuk pajtohet me anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara apo në mekanizma dhe në agjenci që ekzistojnë në kuadër të OKB-së.

Për Vogelin, njoftimi i Lajçakut për një tërheqje të letrës së Bërnabiqit tregon se Perëndimi me çdo kusht po tenton të tregojë se dialogu po vazhdon.

“Ata në mënyrë të dëshpëruar duan ndonjë lajm të mirë, sikurse na e dëshmoi edhe tërheqja e pretenduar e letrës së Bërnabiqit, si dëshmi se dialogu po jep rezultate, se marrëveshjet e Brukselit/Ohrit janë të vlefshme, dhe se qasja e Perëndimit më në favor të Serbisë dhe ndëshkuese për Kosovën është duke funksionuar”, tha ai.

Si Vogel, ashtu edhe Burazer, pajtohen se Kosova dhe Serbia aktualisht nuk janë të interesuara për normalizim, por se duan që “të blejnë kohë”, para se t’i zbatojnë zotimet e procesit që nisi më 2011.

Ndërkaq, Lajçaku kishte deklaruar për REL-in se shoqëritë në Kosovë dhe Serbi nuk janë gati për normalizim.

Sa i përket të ardhmes së dialogut, Burazer nuk pret ndryshime në format dhe në qasje, kurse Vogel kërkon model të ri, në mënyrë që procesi të ketë sukses./ REL

The post Kosova pretendon se nuk është tërhequr/ Ç’po ndodh me letrën e Bërnabiçit appeared first on Lapsi.al.

Këmbimi valutor për ditën e sotme

By: user 11
20 September 2024 at 08:35

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do blihet me 99 lekë dhe do shitet me 99.7 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 88.5 lekë dhe do shitet me 89.7 lekë.

Franga zvicerane do blihet me 104.3 lekë dhe do shitet me 105.5 lekë. Ndërkohë paundi britanik do blihet me 117.5 lekë dhe do shitet me 118.5 lekë.

The post Këmbimi valutor për ditën e sotme appeared first on Lapsi.al.

Jahti u pësoi defekt, shpëtohen 4 të huajt që mbeten në det të hapur mes Velipojës e Shëngjinit

By: user 11
20 September 2024 at 08:09

Katër të huaj që kishin mbetur në det të hapur pasi jahti u pësoi defekt janë shpëtuar nga efektivët e Njësisë Policore Detare dhe të Policisë Kufitare.

Bëhet fjalë për dy anglezë, një zviceran dhe një australian, të cilët ishin nisur nga Mali i Zi me jaht, por mjeti u ka pësuar defekt mes Velipojës dhe Shëngjinit, duke rrezikuar që të fundosej. 4 të hajt janë nxjerr në breg në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu, është tërhequr dhe nxjerrë në breg mjeti lundrues që kishte pësuar defekt në motor.

The post Jahti u pësoi defekt, shpëtohen 4 të huajt që mbeten në det të hapur mes Velipojës e Shëngjinit appeared first on Lapsi.al.

Shpërthim me tritol në Shkodër, lënda plasëse u vendos në derën e banesës

By: user 11
20 September 2024 at 07:52

Një shpërthim ka ndodhur në portën e një banese në fshatin ‘Dragoç’ të Postribës, Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:35, informoi sot policia.

Lënda plasëse është vendosur në portën e jashtme të banesës së një 49-vjeçari, në të cilën prej shumë vitesh nuk banon njeri. Si pasojë  e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla materiale. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

The post Shpërthim me tritol në Shkodër, lënda plasëse u vendos në derën e banesës appeared first on Lapsi.al.

Parashikimi i motit për këtë të premte

By: user 11
20 September 2024 at 07:23

Për ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të aktivitetit të një qëndre ciklonare pozicionuar mbi Itali me zgjerim drejt një pjese të madhe të Europës.
Sipas SHMU, moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime (diell) me këto të fundit më tepër në pjesën e dytë të ditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe kryesisht intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-5 m/s ndërsa në momentin e zhvillimit të vranësirave si dhe përgjatë vijës bregdetare dhe lugina ajo hera-herës fiton shpejtësi 6-10m/s.

Temperaturat parashikohen:

  • në zonat malore 12 deri 20°C
  • në zonat e ulëta 12 deri 29°C
  • në zonat bregdetare 14 deri 29°C.

The post Parashikimi i motit për këtë të premte appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Kërcënuan bashkëmoshatarin për t’i marrë para, nën hetim dy të mitur në Pogradec

By: user 11
19 September 2024 at 11:08

Policia ka nisur hetim ndaj dy të miturve, 13 dhe 14 vjeç, të cilët kanë kanosur një bashkëmoshatar të tyrin për t’i marrë një shumë parash.

“Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimin penal për 2 shtetas të mitur, të moshave 13 vjeç dhe 14 vjeç, pasi kanë kanosur më mjet prerës (thikë), një bashkëmoshatar të tyre, për t’i marrë një shumë të vogël parash”, njoftoi policia.

Gjithashtu, komisariati i Policisë Kolonjë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin T. M., 38 vjeç, banues në Ersekë, pasi pasi ka goditur me sende të forta dy shtetas, për motive të dobëta.

The post Kërcënuan bashkëmoshatarin për t’i marrë para, nën hetim dy të mitur në Pogradec appeared first on Lapsi.al.

Rama ndryshime në kabinet, kush janë pesë emrat e rinj që i shtohen qeverisë

By: user 11
19 September 2024 at 10:45

Kryeministri Edi Rama ka bërë disa ndryshime të reja në kabinet, ku janë emëruar 5 zëvendësministra të rinj.

Nga detyra janë larguar dy zv/ministret e Turizmit Vilma Bello dhe Almira Xhembulla. Në vend të tyre janë emëruar Ilva Gjuzi zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit dhe Sofjan Jaupaj.

Jaupaj mbante më herët detyrën , “Drejtor për Çështjet Ekonomike dhe Shërbimet Mbështetëse te Ministria e Turizmit”. Po ashtu ndryshime janë bërë edhe në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ku është larguar nga posti i zv. ministri Endrit Yzeiraj, duke u emëruar si zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Në postin e Zëvendësministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit është emëruar Blerta Rama.

Në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme është emëruar edhe Silda Çepe. Dy emërimet e reja në Ministrinë e Jashtme zëvendësojnë Besar Kadinë dhe Artemis Malon të cilët janë emëruar më herët ambasadorë njëri në Azerbajxhan dhe tjetra në Kanada.

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 18 shtator 2024:
V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
Znj. Blerta Rama emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M PËR LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Endrit Yzeiraj, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I

The post Rama ndryshime në kabinet, kush janë pesë emrat e rinj që i shtohen qeverisë appeared first on Lapsi.al.

❌
❌