Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 September 2024Main stream

E denoncoi për shpifje, Luan Baçi fiton gjyqin ndaj kryebashkiakes së Roskovecit

By: Oldi
21 September 2024 at 16:58

Deputeti i PD-së Luan Baçi ka fituar edhe në Gjykatën e Apelit procesin gjyqësor ndaj kryebashkiakes së Roskovecit Majlinda Bufi. Kjo e fundit e kishte kallëzuar Baçin për shpifje. Deputeti demokrat, sikurse në Shkallën e Parë edhe në Apelin e Posaçëm u shpall i pafajshëm, ndërsa procesi nisi pas një denoncimi që Baçi bëri në […]

The post E denoncoi për shpifje, Luan Baçi fiton gjyqin ndaj kryebashkiakes së Roskovecit appeared first on BoldNews.al.

E denoncoi për shpifje, Baçi fiton gjyqin ndaj kryebashkiakes së Roskovecit

By: user 11
21 September 2024 at 15:03

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka fituar edhe në Gjykatën e Apelit procesin gjyqësor ndaj kryebashkiakes së Roskovecit Majlinda Bufi. Ishte Bufi ajo që e kishte kallëzuar Baçin për shpifje. Deputeti demokrat u shpall i pafajshëm, në një proces që nisi pas një denoncimi që Baçi bëri në rrjetet sociale.

Në një status të datës 11 gusht 2022 Baçi kishte shkruar për humbjen e jetës së një të mituri në lumin Seman. Ai kishte humbur kohë më parë edhe të vëllain në të njëjtat rrethana. Baçi në statusin e tij akuzonte Bufin për mosmbështetje të familjes Hysa që rezultuan edhe me probleme të theksuara ekonomike. Bufi sipas Baçit i mohonte edhe ndihmën sociale familjes.

Kujtojmë se kryebashkiakja Majlinda Bufi është person nën hetim nga SPAK, pas publikimit të një denoncimi nga emisioni investigative “Piranjat”, ku kryebashkiakja shantazhonte sanitaren e një shkolle dhe një qytetar që të mos shkonte të votonte në zgjedhjet 14 majit, pasi ky i fundit është deklaruar si mbështetës i kandidatit të opozitës. Bufi i bën presion qytetarit me faktin se bashkia i ka rikonstruktuar shtëpinë, e tani ai i është borxhli e s’duhet të shkojë të votojë për opozitën.

The post E denoncoi për shpifje, Baçi fiton gjyqin ndaj kryebashkiakes së Roskovecit appeared first on Lapsi.al.

❌
❌