Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 September 2024Main stream

Sulmi izraelit vret katër fëmijë në Gaza

By: Re Nato
23 September 2024 at 12:24

Në Gaza lufta vdekjeprurëse vazhdon, ku dy sulme nga forcat izraelite këtë mëngjes kanë vrarë të paktën 10 palestinezë, sipas Reuters.

Mjekët i thanë agjencisë se një grua dhe katër fëmijë vdiqën në një sulm në një shtëpi në qytetin Deir Al-Balah.

Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm të ushtrisë izraelite për incidentin. 

Punimet për ujësjellësin e ri në Patos/ Rama ndan pamjet: Investim që garanton furnizim me ujë të pijshëm për banorët

By: Re Nato
23 September 2024 at 11:20

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje në rrjetet sociale, të punimeve që po kryhen në kantierin e ujësjellësit të ri të Patosit.

Rama u shpreh se ky investim do të garantojë furnizim me ujë të pijshëm pa ndërprerje për banorët e qytetit dhe fshatrave përreth

“Kantieri i ujësjellësit të ri të Patosit, një investim i cili do të garantojë furnizim me ujë të pijshëm pa ndërprerje për banorët e qytetit dhe fshatrave përreth”, shkruan Rama në Facebook./abcnews.al

Garda Revolucionare e Iranit ndalon pajisjet e komunikimit pas sulmit të Izraelit ndaj Hezbollahut

By: Re Nato
23 September 2024 at 11:02

Korpusi elitar i Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) ka urdhëruar të gjithë anëtarët të ndalojnë përdorimin e çdo lloj pajisjeje komunikimi pasi mijëra pagera dhe radio radiofonike të përdorura nga aleatët e tij të Hezbollahut në Liban shpërthyen në sulmet vdekjeprurëse javën e kaluar.

Kështu u shprehën dy zyrtarë të lartë iranianë të sigurisë për Reuters.

Një nga zyrtarët e sigurisë tha se një operacion në shkallë të gjerë është duke u zhvilluar nga IRGC për të inspektuar të gjitha pajisjet, jo vetëm pajisjet e komunikimit. Ai tha se shumica e këtyre pajisjeve ishin ose të bëra vetë ose të importuara nga Kina dhe Rusia.

Irani ishte i shqetësuar për infiltrimin nga agjentët izraelitë, duke përfshirë iranianët në listën e pagave të Izraelit dhe një hetim i plotë i personelit tashmë ka filluar, duke synuar anëtarët e mesëm dhe të lartë të IRGC-së, shtoi zyrtari, i cili nuk pranoi të identifikohej për shkak të ndjeshmërisë së çështje.

“Kjo përfshin shqyrtimin e llogarive të tyre bankare si në Iran dhe jashtë vendit, si dhe historinë e tyre të udhëtimit dhe atë të familjeve të tyre,” tha zyrtari i sigurisë./abcnews.al

Verë dhe vjeshtë/ Temperatura deri në 32 gradë të premten, si pritet të jetë moti gjatë javës

By: Re Nato
23 September 2024 at 09:33

Meterelogia Lajda Porja thotë se gjatë kësaj jave do të kemi mot të kthjellët, por edhe temperatura të larta.

Porja u shpreh se të premten, temperaturat do të shkojnë deri në 32 gradë.

“Verë dhe vjeshtë përgjatë kësaj jave. Moti sot ka nisur me mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit shqiptar. Në pjesën e dytë të ditës, vranësirat do të shtohen, duke bërë që sot gjatë natës dhe ditën e martë, të kemi reshje të pakta në veri dhe qendër, rrebeshe në zonat jugore. Parashikohet që edhe dita e mërkurë, të mbetet tipike vjeshte, me vranësira, me reshje ndonëse me sasi të pakta, megjithatë presim që temperaturat e ajrit sot 29 gradë, dita e martë dhe e mërkurë do sjellë një rënie të lehtë të tyre, vranësirat dhe reshjet do jenë prezente. Do përjetojmë të enjten dhe kryesisht të premten, ditë vere. Do kemi një ditë me diell dhe temperatura të larta, ku do të kulmojnë të premten deri në 32 gradë”, theksoi ajo./abcnews.al

Rezistenca Islamike në Irak merr përgjegjësinë për sulmin me dron në bazën izraelite

By: Re Nato
23 September 2024 at 09:24

Rezistenca Islamike në Irak tha në një deklaratë se ka kryer një sulm ndaj “bazës së vëzhgimit të Brigadës Golani” të ushtrisë izraelite në Palestinën e pushtuar me dronë.

Times of Israel, duke cituar ushtrinë izraelite, tha se “incidenti ka përfunduar [tani]”. Gazeta raportoi se alarmet për infiltrimin e dronëve kishin rënë në tre qytete në zonat jugore të Lartësive të Golanit të pushtuara nga Izraeli.

Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima apo dëme.

Incidenti i fundit vjen pasi grupi irakian mori përsipër pesë sulme të ngjashme në territorin izraelit të dielën.

Thyen rekordin e leximit të librave/ 145 libra në 8 javë, 10-vjeçarja shqiptare vendos rekord të pathyeshëm në Angli

By: Re Nato
23 September 2024 at 09:02

Izabel Dyle është një 10-vjeçare shqiptare e cila ka vendosur një rekord të pathyeshëm në Angli.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News, Izabel u shpreh se ka lexuar 145 libra në 8 javë.

“145 libra për 8 javë. Kam lexuar 5-6 orë në ditë. Te telefoni rri kur jam pushim, kam lexuar më parë libra shqip. Por nuk i kam lexuar në garë. Kaloj shumë kohë në librari, librat që kam lexuar janë në anglisht”, tha ajo ndër të tjera.

“Izabel ka pëlqyer gjithmonë që të lexojë libra”, theksoi e ëma e Izabelit./abcnews.al

Arditi, kuzhinieri që po korr sukses në SHBA: Dua të krijoj një restorant me kuzhinë mesdhetare

By: Re Nato
23 September 2024 at 08:47

Ardit Kacorri është një kuzhinier shqiptar, i cili nisi punën në një restorant në Selanik, e tanimë po korr sukses në SHBA.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Kacorri u shpreh se plani i tij, është që të hapë në Florida një restorant me kuzhinë mesdhetare.

“Jo, nuk më ka rastisur. Edhe nga larg pak vështirë ta shikosh. Kam, kuzhinën e adhuroj, e bëj, por deri në një pikë të caktuar. I përkushtohesh, por brenda orareve të punës. Pas orarit të punës, mendon për gjëra të tjera. Unë mund të them, që gastronomia është diçka shumë e gjerë. E vërteta është që çdo shef është specifik. Nuk mund t’i bëjmë të gjithë që ta pëlqejnë kuzhinën tonë. Nuk jam marrë sakstësisht me gastronominë shqiptare, bëj atë mesdhetare. Për momentin jam në Florida, dua të vazhdoj të jem aty. Plani është të krijoj një restorant me kuzhinë mesdhetare”, theksoi ai./abcnews.al

Yesterday — 22 September 2024Main stream

Festivali ndërkombëtar i fotografisë/ Fier, mbyllet edicioni i 15. Fitues një shqiptar

By: Re Nato
22 September 2024 at 15:25

Festivali ndërkombëtar i fotografisë mbylli punimet me natën finale në Fier.

“Prek me sy” ishte tema kryesore e këtij edicioni, që u zhvillua edhe me një risi, konkurimin në kategorinë e fotolajmit, çmimi i parë i së cilës u rrëmbye nga një shqiptar.

“Focus Awards tashmë eshte kthyer ne institucion. Jemi te kenaqur që presim kaq shume punime në lidhje me fotografinë, peisazhin. Eshtë e veshtirë të perzgjedhesh mes kaq shume punimeve sepse e perseris, ka kaq shume fotografi ne sasi dhe përmbajtje …”

Për organizatorët, aktiviteti që zhvillohet tashmë prej vitesh i ka kaluar të gjithë pritshmëritë.

“Une jam drejtor artistik i festivalit fotometria. Bashkëpunojme me focus aëards prëj tre vitesh. Pame shume punime nga shume njerëz nga gjithë  bota dje përzgjodhëm ato më të mirat. Ësjtë gjë e mire te behen të tilla aktivitet ne qytete si fieri dhe Tirana dhe shpresoj të vazhdojë kështu.”

Focus Award’s që shënoi këtë vit edicionin e 15-të, është festivali më i madh në vend i fotografisë. 644 fotografë nga 30 vende te botës aplikuan me punimet e tyre nga të cilet u përzgjodhën për konkurim 195. /abcnews.al

“Akademi për Sali Manin”/ Përkujtohet në 80 vjetorin e lindjes kolosi i muzikës folklorike

By: Re Nato
22 September 2024 at 15:13

Kolosi muzikës folklorike mbarëshqiptare Sali Mani në 80 vjetorin e tij të lindjes u përkujtua në Malësinë e Madhe me një aktivitet të quajtur “Akademi për Sali Manin”.

Ai njihet si  një prej personaliteteve  më të shquara  të folklorit shqiptar ndërsa  ka krijuar me tekst e melodi 1300 këngë, një pjesë e të cilave kanë mbetur në memorien e kombit shqiptar.

Miqtë artistë të Sali Manit të ardhur nga gjitha trevat shqiptare e përkujtojnë atë si një prej këngëtarëve më të shquar të folklorit shqiptar….

Sali Mani është vlerësuar  me çmimin “Qytetar Nderi” i akorduar në 2019-ën nga Këshilli i Bashkisë Malësi e Madhe pas vdekjes.Sali Mani lindi në gusht të vitit 1944 në fshatin Dukë në Malësinë e Madhe ndërsa u nda nga jeta më 29 dhjetor të 2009-ës në moshën 65 vjeçare kur kishte ende shumë për të dhënë përmes artit të tij./abcnews.al

Tërmet me magnitudë 6 ballë në Argjentinë

By: Re Nato
22 September 2024 at 15:01

Një tërmet me magnitudë 6 ka goditur San Luis, rajonin e Argjentinës, ka njoftuar Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).

Bëhet e ditur se epiqendra ishte rreth 88 kilometra në veriperëndim të Villa General Roca dhe kishte një thellësi prej 129 kilometra.

Lëkundje janë ndjerë edhe në provinca të tjera si La Rioja, San Juan, Mandoza dhe Cordoba. Deri më tani, nuk ka pasur raporte për dëme apo viktima.

Megjithatë, mund të duhen disa orë derisa autoritetet të kryejnë vlerësimet gjithëpërfshirëse të dëmeve.

Europa pret derbin e Milanos/ Zikaltërit favoritë, kuqezinjtë synojnë “ringjalljen”

By: Re Nato
22 September 2024 at 14:18

Cilësohet sërish sfidë e së vërtetës.

Gjithsesi, derbi I Madoninës duhet të quhet seria zikaltër, pasi Interi ka 6 fitore radhazi në të gjitha konkurrimet.

Sonte, do të luhet sërish përballja më e ndjeshme në Itali, dhe nëse kampionët duan vazhdimin e triumfeve, Milani synon t’i japë fund mallkimit.

Mjafton të kujtojmë se sfida në fushën e Interit në “San Siro”, sezonin e kaluar në Serinë A, përfundoi 5-1.

Po kaq e madhe është edhe diferenca mes dy ekipeve.

Të besuarit e trajnerit Simone Inzagi u stërvitën me vetëbesim pas barazimit në Mançester ndaj Sitit në Champions, dhe ecurisë jo negative në kampionat.

Po ashtu, ata nuk kanë asnjë mungesë.

Inzagi pohon se derbi është I paparashikueshëm, dhe se do të duhet të luhet me kujdes në çdo detaj për t’u fituar.

Ai beson se Milani është shumë më I fortë dhe I rrezikshëm sesa e tregon gjendja e tanishme.

“Derbi I së vërtetës”, – titullon “La Gazeta delo Sport”, që shton: Interi për rekordin, Milani për ringjalljen!

Trajneri Inzagi kërkon fitoren e 7 radhazi të sfidës brenda qytetit.

“Il Korriere delo Sport”, për habi, titull kryesor ka ndeshjen pa gola Juve-Napoli, ndërsa për derbin shkruan se Milani mund të luajë me 4-4-1-1, ndërsa Inzagi synon fitoren e shtatë radhazi.

Kuqezinjtë kanë vetëm një fitore në 5 ndeshje këtë sezon, përfshi Italinë dhe Championsin.

Padyshim shumë pak, dhe pozitat e trajnerit Fonseka janë tronditur pas humbjes në shtëpi ndaj Liverpulit.

Fonseka bën thirrje për reagim dhe thotë se është I qetë, me besim, dhe se nuk ka frikë nga shkarkimi.

Milani ka disa dëmtime si Tio, Florenci, Benaser, Sportielo dhe Kalabria./abcnews.al

Theu arrestin shtëpiak dhe tentoi të largohej nga Shqipëria/ Vlorë, policia ndalon 26-vjeçarin

By: Re Nato
22 September 2024 at 13:53

Një 26-vjeçar është ndaluar nga policia e Vlorës. Ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë, “Arrest në shtëpi”.

I riu tentoi arratisjen, për t’u larguar nga Shqipëria, por u kap nga policia.

“Po ky komisariat ndaloi shtetasin D. A., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet e DRKM Vlorë në dalje të RSh-së, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të cilën ia kishte caktuar Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Shtohen kreditë për banesat/ Banka e Shqipërisë: Rritje me 13 përqind në gjashtë muajt e parë të vitit

By: Re Nato
22 September 2024 at 13:47

Shqiptarët po blejnë gjithmonë e më shumë banesa me kredi.Gjatë pjesës së parë të këtij viti rezulton se kërkesa për blerje apartamentesh ka qenë më e lartë se një vit më parë.Në raportin e Bankës së Shqipërisë për Stabilitetin financiar theksohet se sektori bankar ka vijuar të mbështesë me financim blerjen e pasurive të paluajtshme rezidenciale nga individët.

Në periudhën janar-qershor rezulton se kredia  për këtë segment shënoi vlerën 180 miliardë lekë, duke u rritur me 13% krahasuar me një vit më parë.Aprovimi i huave ka qenë më i lartë edhe pse bankat  edhe pse ka pasur një shtërngim të kritereve si në normën e interesit po ashtu edhe në kërkesën për kolateral. Cilësia e kredisë së marrë për këtë qëllim mbetet e mirë, dhe raporti i kredive me probleme u ul në 1.7%, nga 2.2% një vit më pare.

Po ashtu edhe bizneset kanë marrë më tëpër hua për të blerë pasuri të paluajtshme .Stoku i kredisë për pasuri të paluajtshme dhënë biznesit arriti në 170 miliardë lekë në fund të periudhës janar-qershor , duke u rritur me 10% krahasuar me fundin e vitit të kaluar. Në ndryshim nga kredia për sektorin e individëve, 66% e së cilës përbëhet nga kredia në Lek, rreth 60% e kredisë së marrë nga bizneset për blerjen e pasurive të paluajtshme përfaqësohet nga kredia në monedhë të huaj.

Ndërkohë që agjentët raportojnë se ka rënë numri i pronave të pashitura .Gjithashtu, lejet e ndërtimit të shprehura tregojnë një rënie të sipërfaqeve të reja të ndërtimit./abcnews.al

U përplas nga makina, ndërron jetë i plagosuri/ Fier, aksidenti i rëndë ndodhi në zonën e Unazës

By: Re Nato
22 September 2024 at 13:38

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi u regjistrua mesditën e së dielës në Fier, në rrugën “Skënderbej”.

Një këmbësor 81-vjeçar u godit nga një automjet dhe si pësojë e përplasjes së fortë mori dëmtime të rënda në kokë.

Ai u transportua me urgjencë në spitalin rajonal Fier, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve. Drejtuesi i mjetit, një 47-vjeçar është shoqëruar në komisariat.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit./abcnews.al

“Tempulli 3″/ Shisnin drogë, vihen në pranga dy polakë në Sarandë

By: Re Nato
22 September 2024 at 13:34

Dy shtetas polakë janë arrestuar në Sarandë në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli 3”.

Gjatë kontrollit në ambientet e një hoteli ne Sarandë, me administrator një prej polakëve, konkretisht në dhomën ku ai qëndronte me shtetasin tjetër polak, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike të dyshuar metamfetaminë në formën e kristaleve.

Dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i posedonin me qëllim shitjen, kryeshisht në lokalet e natës, në qytetin e Sarandës.

Së bashku me lëndën narkotike, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 aparate celulare, 4 fishekë dhe 4 targa të huaja automjetesh./abcnews.al

Në shitje biletat e Kombëtares/ “Hyrëset” për ndeshjen në Pragë ndaj Çekisë

By: Re Nato
22 September 2024 at 13:21

Dita e ndeshjes po afron.

Shqipëria do të luajë në 11 tetor në Pragë ndaj Çekisë vendase në Ligën e Kombeve, dhe Federata Shqiptare e Futbollit njofton se kanë dalë në shitje biletat për tifozët shqiptarë.

Sipas rregullit, përkrahësit e kombëtares do të marrin 5 për qind të sasisë së përgjithshme të biletave në “Epet Arena”.

Kjo do të thotë diçka më pak se 1 000 copë, ndonëse pritet nga ata që do të blejnë hyrëse edhe nga persona të tjerë.

Çmimet I ka caktuar Federata Çeke e Futbollit, ndërsa shqiptarët do të mund të jenë në tribunat A2, A3, H1, F20 dhe F21.

Tre sektorët e parë janë në tribunën kryesore dhe çmimet e biletave janë 35.5 euro ose 890 korona çeke.

Në tribunat F20 e F21, që janë në skaj të fushës, në krahun e majtë të tribunës kryesore, çmimi arrin në 20 euro, apo 490 korona.

Kombëtarja do të luajë dy ndeshje radhazi jashtë në Ligën e Kombeve, fillimisht në Pragë ndaj Çekisë, dhe pastaj në 15 tetor në Tbilisi ndaj Gjeorgjisë.

Kuqezinjtë e trajnerit Silvinjo kanë tri pikë pas dy ndeshjeve të para, fitore 2-1 në Pragë ndaj Ukrainës dhe humbje 0-1 në Tiranë kundër gjeorgjanëve./abcnews.al

Shkaktoi aksident me “Jet Ski” në Shëngjin ku humbi jetën kunati i tij, lirohet nga paraburgimi shtetasi italian

By: Re Nato
22 September 2024 at 13:00

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ka liruar nga paraburgimi, shtetasin italian, Salvatore Di Tella.

Më 18 gusht të këtij viti, ai shkaktoi një aksident me “Jet Ski” në Shëngjin, ku humbi jetën kunati i tij Nicola Loro.

Mësohet se Di Tella ka vënë një shumë prej 1 milion lekësh si garanci pasurore.

Gjykata ka pranuar kërkesën e tij për zbutje të masës së sigurisë nga arrest me burg në detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore një herë në muaj./abcnews.al

❌
❌