Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 September 2024Main stream

FOTOT/ Princ Leka zyrtarizon lidhjen me Blerta Celibashin

By: gaze tare
23 September 2024 at 12:22

Princ Leka ka zyrtarizuar lidhjen e tij me Blerta Celibashin. Jo duke postuar në rrjetet sociale, por duke e marrë me vete e duke e prezantuar si partneren e tij në evente të rëndësishme.

Së fundmi, ai organizoi një festë miqësie me homologët e tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një rast që u shfrytëzua për të ndarë këtë lajm të gëzueshëm me të pranishmit.

Ngjarja u mbajt në New Jersey, në ambientet e Carpathia West, ku Princ Leka erdhi i shoqëruar zyrtarisht nga Blerta, e cila duket e lumtur dhe e mahnitshme.

Ky moment shënon një hap të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre.

The post FOTOT/ Princ Leka zyrtarizon lidhjen me Blerta Celibashin appeared first on iconstyle.al.

U rrethua nga agjentët federalë, dalin pamjet nga arrestimi i Diddy Combs

By: gaze tare
23 September 2024 at 12:14

Reperi Sean Diddy Combs u arrestua 7 ditë më parë në mbrëmje.

Pamjet filmike nga arrestimi i tij janë bërë tashmë publike. Ai shihet teksa hyn në hotelin Park Hyatt në Nju Jork me një pallto të zezë kur agjentët federalë e rrethuan atë. Reperi, u nda nga miqtë e tij, ndërsa këta të fundit u lanë të qëndrojnë në holl ndërsa Combs po largohej. Themeluesi i Bad Boys Records shihet i prangosur duke hyrë në një ashensor.

🚨EXCLUSIVE FOOTAGE: Hotel Surveillance of Sean DIDDY Combs being ARRESTED by FEDERAL AGENTS

Follow @SirMaejorATL for more exclusives#SeanCombs #Diddy #DiddyTrial #DiddyArrest #BabyOil pic.twitter.com/Y39KerCDnd

— Sir Maejor 🇺🇸 (@SirMaejorATL) September 20, 2024

Kur Combs u rishfaq në holl, ai u shoqërua nga dera e përparme e hotelit ndërsa këmbësorët po shëtisnin. Në fillim të kësaj jave, media publikoi gjithashtu pamjet e fituesit të Grammy-it duke qeshur me fansat 30 minuta përpara arrestimit të tij.

Avokati i tij, i tha Page Six në një deklaratë se Combs kishte parashikuar hetimet e Sigurisë Kombëtare dhe “vullnetarisht u zhvendos” në Nju Jork.

“Combs nuk ka qenë gjë tjetër veçse bashkëpunëtor me këtë hetim,” tha avokati Marc Agnifilo. “Ju lutemi, rezervoni gjykimin tuaj derisa të keni të gjitha faktet. Këto janë veprimet e një njeriu të pafajshëm që nuk ka asgjë për të fshehur dhe ai mezi pret të pastrojë emrin e tij në gjykatë.”

Combs u akuzua për trafik seksual me forcë, mashtrim ose detyrim dhe transport për t’u përfshirë në prostitucion. Ai po mbahet pa kusht në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan në Brooklyn, NY, ku thuhet se është nën vëzhgim për vetëvrasje.

The post U rrethua nga agjentët federalë, dalin pamjet nga arrestimi i Diddy Combs appeared first on iconstyle.al.

“Muajt e fundit s’kanë qenë në favorin tim”, periudhë e vështirë për Klea Hutën

By: gaze tare
23 September 2024 at 11:41

Klea Huta nuk po kalon një periudhë të mirë.

Nëse nuk e mbani mend, pak javë më parë ajo postoi për udhëtimin në Ibiza ku tregoi se humbi valixhet dhe pësoi një lëndim gjatë zhytjes, vetëm pak kohë pasi kishte kaluar një infeksion.

Por problemet shëndetësore vijojnë të mbeten një shqetësim për moderatoren. Mbrëmjen e kaluar, ajo bëri një postim në ku shfaqet me maskën e aerosolit dhe tregon gjithë kalvarin e shqetësimeve të këtij tremujori të vështirë.

‘Më duhet ta pranoj që këto 3 muajt e fundit nuk kanë qenë në favorin tim. Jo Mërkuri në retrogradë, por të gjithë planetët u përmbysën. Nuk gjeta rehat sikur 1 javë të plotë. Fluturime të vonuara, valixhe të humbura, mes i thyer, gjunjë të vrarë, trup e shpirt të sakatuar, streptokok dhe tani qershia mbi tortë: Covid. Kam 2 javë e izoluar në shtëpi. Të premten dola e vajta në teatër, dje prapë në shtëpi dhe sot një xhiro në breg të detit. Dhimbja e kokës, e tmerrshme. Hundët e pamundur të mbushesh me frymë. Provova avull me gjethe dafine, thitha raki me hundë, ujë fiziologjik me shiringë dhe prapë asgjë. E fundit më mbeti aerosoli. Të shohim si do të shkojë’

The post “Muajt e fundit s’kanë qenë në favorin tim”, periudhë e vështirë për Klea Hutën appeared first on iconstyle.al.

“Kërkoi 50€ për foto”/ Gruaja me kancer akuzon këngëtaren, Eli Malaj: Thirri mendjes

By: gaze tare
23 September 2024 at 10:59

Një grua është bërë virale në ‘TikTok’ pasi pretendon se një person nga stafi i këngëtares Eli Malaj i ka kërkuar 50 euro për një fotografi me këngëtaren. Gruaja që bën një pretendim të tillë, deklaron se është me kancer.

“Eli Malaj, mbrëmë erdha në koncertin tuaj, për të harruar sëmundjen dhe dhimbjen që kam. Bashkëpunëtorët e tu më kërkuan 50 euro për të bërë një foto me ty, ti mund të jesh shumë e dëgjuar dhe e njohur, por ne jemi luftëtare që luftojmë çdo ditë për jetën. Ndoshta do të ishte në nderin tënd që të bëje një foto me mua”, shprehet gruaja.

E duket se jehona e madhe që përfshiu këtë zhvillim ka bërë që të reagojë edhe vetë Eli. Këngëtarja përmes një videoje të gjatë ka mohuar gjithçka duke thënë versionin e saj për ngjarjen.

“Përshëndetje, nuk ndodh që të bëj kështu mesazhesh, por ngaqë ma dërguan miqtë, u ndjeva që të jap një shpjegim. Eli Malajt nuk i ndodh kurrë që të bëj fotografi me lekë. Kanë ardhur për të bërë fotografi dhe iu kam dhënë unë lekë, që ta dijë zonja e nderuar, pa marrë parasysh nëse është e sëmurë apo jo. Asnjë prej bashkëpunëtorëve të mi, nuk i ka lyp gjë, zonja ti thirrë mendjes, së unë kam pagesën time, dhe nuk i kërkoj askujt gjë. Nëse bashkëpunëtorët e mi do i kishin kërkuar 50 euro, ata e dinë që nuk do të ishin mjë bashkëpunëtorët e mi”, shprehet këngëtarja.

The post “Kërkoi 50€ për foto”/ Gruaja me kancer akuzon këngëtaren, Eli Malaj: Thirri mendjes appeared first on iconstyle.al.

Ndërron jetë motra e komandantit legjendar Adem Jashari

By: gaze tare
23 September 2024 at 09:45

Sot, më 23 shtator 2024, është ndarë nga jeta Hava Jashari-Gashi, motra e komandantit legjendar Adem Jashari dhe Hamëz Jashari.

Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga Bekim Hamëz Jashari, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të nënës, motrës, hallës sonë të dashur, HAVA (SHABAN) JASHARI-GASHI, e cila u largua nga kjo botë sot. Ajo ishte një grua e mrekullueshme, e përkushtuar ndaj familjes dhe të dashurëve të saj, e cila na la pas kujtime të vyera dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm”, ka shkruar Bekim Jashari.

Hava Jashari-Gashi u përshkrua si një person që ka lënë pas kujtime të vyera dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm për familjen dhe miqtë e saj.

Ceremonia mortore do të mbahet sot, më 23 shtator 2024, në orën 16:30, në varrezat e fshatit Kryshevc, në Skenderaj.

The post Ndërron jetë motra e komandantit legjendar Adem Jashari appeared first on iconstyle.al.

Vëllezërit shqiptarë thyejnë një tjetër rekord Guinness

By: gaze tare
23 September 2024 at 09:43

Vëllezërit shqiptarë Arnold dhe Artan Balla kanë vendosur një rekord të ri botëror në disiplinën rolla bolla. Ata arritën të kryejnë 11 pompa të njëpasnjëshme, duke mbajtur një person mbi një tabelë ekuilibri.

Ne mbajtës të rekordeve botërore Guinness! E bëmë përsëri! Këtë herë, ne thyem rekordin për shumicën e shtytjeve të njëpasnjëshme në një Rolla Bolla. Balancimi, përshtatja dhe sinkronizimi i aftësive tona, kjo ishte gjithçka që bëmë!”, shprehen vëllezërit në Instagram, ku kanë ndarë edhe momentin nga sfida.

Ky është rekordi i dytë botëror që kanë vendosur së bashku. Më herët ata u shpallën kampionë në lidhje me sfidën për të qëndruar gjatë në një rolla bolla, me sy të lidhur, për rreth 61.95 sekondash.

The post Vëllezërit shqiptarë thyejnë një tjetër rekord Guinness appeared first on iconstyle.al.

Ish-banorja e ‘BBV’ flet shqip në ‘Canale 5’, e ngatërrojnë me gjuhën italiane

By: gaze tare
23 September 2024 at 09:27

Modelja e njohur Gresë Hoti, gjysmëfinalistja e Big Brother VIP Kosova 1 është shfaqur në një nga programet më të ndjekura në Itali.

Ajo është shfaqur në spektaklin ‘Tu si que vales’ në Itali që transmetohet të Canale 5. Gresa në paraqitjen e shkurtër është prezantuar si partnere shqiptare teksa edhe ka folur pak shqip.

‘Më pëlqen me shku në deti’-thotë ajo, ndërsa juria e ngatërron me dialektin italian.

Hoti ka qenë përballë ikonave të ekranit italian si Maria De Filippi dhe Sabrina Ferilli duke ofruar një moment simpatik televiziv.

Një sekuencë nga ky moment mund ta ndiqni në videon më poshtë:

The post Ish-banorja e ‘BBV’ flet shqip në ‘Canale 5’, e ngatërrojnë me gjuhën italiane appeared first on iconstyle.al.

“Nga tenor në dasmaxhi”/ Komentet fyese, Armaldo: Më lanë në rrugë me dy fëmijë

By: gaze tare
23 September 2024 at 09:01

Të gjithë e njohim Armaldo Kllogjerin si “Maestro”. Tenori u bë i famshëm nga pjesmarrja në “Big brother Vip Albania”, ku arriti të fitojë zemrën e publikut me karakterin e tij.

Por pas mbarimit të këtij formati për Armaldon një tenor me karrierë të gjatë në vendin tonë, si duket gjërat nuk kanë shkuar ashtu si dhe ai priste. Ai zbuloi në atë kohë se Teatri i Operas dhe Baletit e hoqi nga puna e se kishte nisur një proces gjyqësor me to, për të kundërshtuar vendimin.

Ndërsa për komentet e personave në lidhje me faktin se Armaldo ka nisur duke kënduar nëpër dasma, ish-banori i Big Brother Vip shprehet kështu:

Kjo video është përpjesën tjetër që komunikon dhe komenton në një mënyrë tallëse ‘o i shkreti ti, o i mjeri ti ku ke përfunduar, o ça të gjeti ty, o tu prish karriera ty, por si ka mundësi nga një tenor ti përfundove në një dasmazhi?’Por mir m kam një pyetje unë për ju kujt i kam hyrë në hak unë, kujt i kam bërë keq që me zërin tim shkoj nëpër familje të nderuara për të performuar dhe kënduar, për ta bërë gëzimin sa më të bukur.

Kujt i kam hyrë në hak? Apo s’ka problem ky le të rrijë pa punë, le të rrijë pa bukë, le t’i mbajë kalamajtë dynjaja, jo ti mbajë vetë. Ore zotërinj ja u kam thënë njëherë që jam në gjyq.

Po ja ku po ja u them sot kam hedhur në gjyq Teatrin e Operas dhe Baletit i cili një muaj pa mbaruar bigu më hoqi nga puna në mënyrë të rrufeshme, pa ju dridhur qerpikut fare, pa menduar që ky person ka kontribuar 20 vjet dhe teatri pa vënë llogjikën në punë më lë në rrugë me dy fëmijë, me nuse shtatzënë dhe një vajzë të mitur. Është e pabesueshme, por ja u them që ta besoni. Megjithatë unë kam lënë drejtësinë e cila të marrë vendimin e duhur për rastin tim”, thotë Armaldo në videon e publikuar në llogarinë e tij në “Instagram”.

The post “Nga tenor në dasmaxhi”/ Komentet fyese, Armaldo: Më lanë në rrugë me dy fëmijë appeared first on iconstyle.al.

Ka përdorur Ozempic për të humbur peshë? Ja si Lizzo u përgjigjet kometeve

By: gaze tare
23 September 2024 at 08:34

Lizzo iu përgjigj personave që duan që ajo të pranojë se ka përdorur Ozempic për të humbur peshë.

Bëhet fjalë për një medikament mjaft të përhapur jashtë vendit, të cilin shumë persona të famshëm e marrin për të humbur peshë, duke pasur megjithatë efekte të rënda në shëndetin e tyre. Lizzo, e cila kohët e fundit është dukur mjaft e dobët në rrjetet sociale, mori një koment nga një fans i cili e pyeti nëse po merrte Ozempic apo po përdorte kokainë.

Për t’iu përgjigjur pyetjes së tij, artistja ka bërë një postim me komentin e tij, ku shkruan: “Ozempic apo kokainë? Pyet një fans”.

Më pas ajo postoi një seri fotosh, njëra prej të cilave shkruante: “Kur më në fund akuzohesh për marrjen e Ozempic, pas 5 muajsh stërvitje me peshë dhe një deficit kalori”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lizzo (@lizzobeeating)

The post Ka përdorur Ozempic për të humbur peshë? Ja si Lizzo u përgjigjet kometeve appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi ditor 23 shtator 2024

By: gaze tare
23 September 2024 at 08:00

Dashi

Gjatë ditës së sotme yjet do sjellin divergjenca të mëdha. Do jeni shumë egoistë dhe nuk do pranoni asnjë gabim. Ju të dashuruarit do i harroni përkëdheljet dhe shprehjen e ndjenjave dhe kjo do bëjë që marrëdhënia me partnerin të ftohet ndjeshëm. Nëse vazhdoni të silleni kështu ka rrezik që lidhjes tuaj t’i vijë fundi. Ju beqarët do kujdeseni më shumë për pamjen e jashtme ne mënyrë që nesër të keni më shumë mundësi për ndryshim të statusit. Në punë nuk do ju bindeni urdhrave të shefave dhe nuk do pranoni as të bashkëpunoni me kolegët. Buxheti do pësojë goxha tronditje,

Demi

Sot do ju gjeni përgjigje të gjitha pyetjeve që keni në mendje dhe do ndiheni më të qetë pas mesdite. Ju të dashuruarit nuk duhet ta shihni më lidhjen tuaj si burg, por duhet të shihni anët pozitive. Duke u treguar mosbesues dhe të largët vetëm sa do e përkeqësoni marrëdhënien tuaj. Ju beqarët do keni një ditë shumë monotone dhe pa asgjë të veçantë. Në punë do bëni edhe më shumë përpjekje gjatë kësaj dite dhe më në fund do arrini t’i vini gjërat në vijë. Edhe marrëdhënia me kolegët do përmirësohet. Në planin financiar mos bëni asnjë hap pa u këshilluar me të afërmit.

Binjakët

Kjo e sotmja nuk do jetë një dite rutinë për ju. Do e gjeni gjithmonë diçka që do e bëjë çdo çast emocionues. Nëse keni një lidhje, Neptuni do iu sjellë shumë fat. Do qëndroni më shumë kohe pranë atij që dashuroni dhe do ia kaloni më së miri në krahët e tij. Do i adhuroni përkëdheljet dhe ledhatimet që do iu japë. Ju beqarëve do iu plotësohet dëshira për të krijuar një lidhje. Në punë nuk do jeni shumë të përqendruar dhe mund te gjendeni në vështirësi në disa momente. Për fat miqtë do ju ndihmojnë dhe do ua mbulojnë gabimet. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë, prandaj kujdes me shpenzimet e tepruara.

Gaforrja

Sot do lini pas krahëve të gjitha problemet që keni pasur dhe do e shihni jetën me më shumë optimizëm. Vëmendjen kryesore do ta vendosni tek gjërat që me të vërtetë ja vlejnë. Nëse keni një lidhje, dashuroni ashtu si dini dhe ashtu si e ndjeni. Vetëm në këtë mënyrë do përjetoni emocionet që keni dëshiruar gjithmonë dhe do ndiheni të plotësuar. Ju beqarët do jeni më të qartë për atë që doni të bëni në jetën tuaj sentimentale dhe do hidhni hapat e duhura. Në punë do jeni gjithë kohës të kujdesshëm, do mateni para se të veproni dhe nuk do ndërmerrni rreziqe. Gjithçka do shkojë sipas planeve. Financat do jenë të mira, megjithatë nuk duhet të shpenzoni pa u menduar vetëm për t’ia bërë qejfin vetes.

Luani

Merreni jetën si t’iu vijë sot dhe mos e brengosni shpirtin duke kërkuar t’iu bëhet çdo gjë në perfeksion. Hëna do ua ndërlikojë jetën ju të dashuruarve dhe do keni debate të ashpra me partnerin. Do prekeni mjaft nga disa gjëra që ai do iu thotë dhe do trishtoheni. Ju beqarët do e keni të vështirë të gjeni personin më të përshtatshëm për veten. Bëni edhe pak durimNë punë do iu jepen mundësi të shkëlqyera për ta treguar sesa vleni. Strategjitë që do ndiqni do ju çojnë atje ku keni dashur gjithë këto kohë. Çështjet financiare nuk do shkojnë ashtu si duhet. Do keni vështirësi të cilat mezi do i kaloni.

Virgjëresha

Sot do jetë dita e zgjedhjeve të mëdha për juve që jeni në një lidhje. Bëni atë që do ndieni edhe pse jo të gjithëve do i pëlqejë. Nëse keni një lidhje do gjendeni edhe përballë momentesh delikate, por me durim dhe largpamësi do i kaloni. Për fat partnerin nuk do ngulë këmbë që të dalë e tija. Për ju beqarët nuk do shfaqet ende personi që do ua plotësojë të gjitha kushtet e kërkesat kështu që do mbeteni vetëm. Në punë përgatituni për një ditë plot angazhime dhe sfida. Disa divergjenca me kolegët do ju bëjnë edhe më të fortë. Financat do i mbani nën kujdes dhe nuk do keni vështirësi.

Peshorja

Sot do jeni në humor të shkëlqyer dhe gati për të eksperimentuar çdo lloj gjëje. Nëse keni një lidhje do e mahnitni partnerin me gjestet dhe dashurinë që do i falni. Ai më në fund do ndihet gati për t’iu bërë propozimin e madh dhe pse jo për të filluar edhe një bashkëjetesë. Ju beqarët mos e frenoni veten. Nëse dikush do ju pëlqejë shprehjani ndjenjat. Në punë do ecni përpara duke përdorur argumentet e duhura. Askush nuk do ua kalojë dhe asgjë nuk do ju mposhtë. Pavarësisht orëve pak të gjata nuk do ndieni lodhje. Buxheti do fillojë të rehabilitohet.

Akrepi

Dielli dhe Hëna do bëhen bashkë sot për jetën tuaj dhe do iu japin zgjidhje për të gjitha problemet personale apo profesionale. Nëse jeni në një lidhje do jeni shumë më të disponueshëm ndaj partnerit dhe do diskutoni gjerë e gjatë me njëri-tjetrin edhe për të ardhmen. Sinqeriteti, ndershmëria dhe dëshira e mirë do bëjnë që gjërat t’iu ecin për mrekulli. Ju beqarët duhet të afroheni me atë që ju përshtatet më shumë në tërësi dhe jo me atë që iu josh, por nuk do mund t’iu sigurojë të ardhme. Në punë do jeni profesionistë dhe të pandalshëm. Çdo pengesë do e kaloni sa hap e mbyll sytë. Edhe çështjet financiare do jetë më të qeta.

Shigjetari

Mos u bëni supersticiozë sot. Kjo ditë do jetë me të vërtetë shumë ë bukur, me fat dhe e mbushur me gëzim. Planetët do kenë një ndikim mjaft pozitiv për ju që keni një lidhje. Do i matni mirë fjalët dhe nuk do bëni gabime. Bashkëpunimi do fillojë të përforcohet. Nëse jeni beqarë nuk duhet të filloni aventura të cilat mund t’iu bëjnë të vuani më vonë. Në punë duhet të zgjidhni sa më parë disa çështje që i kishit lënë pezull sepse në të kundërt do merrni kritika. Me financat nuk duhet të tregoheni impulsivë. Shpenzoni për gjërat më të nevojshme, por me kujdes. Në këtë mënyrë nuk do keni tronditje.

Bricjapi

Shumë planetë do ndikojnë negativisht në jetën tuaj sot dhe do e keni shumë të vështirë të përqendroheni. Ju të dashuruarit do e kritikoni herë pas here atë që keni në krah dhe kjo mund te krijojë një atmosferë të tensionuar. Nëse jeni beqarë, më në fund, do takoni dikë që do iu bëjë ta dashuroni marrëzisht. Jeta juaj do ndryshojë rrënjësisht për mirë. Zemra do i shtojë rrahjet. Për fat të mirë, në punë do ju bëhet një propozim i ri ose do iu jepet një funksion më i rëndësishëm. Pranojeni pa ngurruar. Financat do mbeten ende delikate kështu që shpenzimet duhen mënjanuar.

Ujori

Dite e paqëndrueshme ka për të qenë kjo e sotmja. Në disa momente do jeni me humor dhe gati për të bërë çdo gjë që u kënaq e herë do mbylleni ne vetvete dhe nuk do hapeni me të tjerët. Nëse keni një lidhje kjo mënyrë të sjelli mund të sjellë konflikte të herëpashershme. Bëni kujdes sepse edhe durimi i partnerit e ka një kufi. Ju beqarët nuk do jeni ende plotësisht të bindur për të kërkuar dashurinë e madhe dhe nuk do lëvizni nga vendi. Në punë do jeni gjithë kohës në ankth sepse nuk do arrini dot t’i menaxhoni si duhet detyrat që iu janë dhënë. Financat do mbeten ende delikate.

Peshqit

Dita e sotme ka për të qenë më e bukur dhe do krijoni marrëdhënie harmonike me të gjithë. Nëse keni një lidhje do jeni ju që do e drejtoni partnerin gjatë kësaj dite dhe do krijoni një klimë përherë të ngrohtë. Mbrëmja do jetë akoma më e bukur dhe më romantike. Ju beqarët do merrni ftesa, por duke qenë se nuk do ju pëlqejnë disa gjeste të atyre personave do stepeni të hidhni hapa. Në punë do keni më shumë vullnet për të ecur përpara dhe mund të rrini edhe jashtë orarit vetëm për t’ia dalë. Financat duhet t’i mbani sa më të kufizuara sepse përndryshe do vuani gjatë.

The post Horoskopi ditor 23 shtator 2024 appeared first on iconstyle.al.

Kate Middleton shfaqet për herë të parë në publik pas përfundimit të kimioterapisë

By: gaze tare
22 September 2024 at 23:28

Kate Middleton ka bërë daljen e saj të parë publike që nga njoftimi i përfundimit të kimioterapisë .

Princesha e Uellsit, 42 vjeç, u pa duke ndjekur një shërbim me bashkëshortin e saj Princin William dhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore në kishën Crathie Kirk pranë Kalasë Balmoral në Skoci të dielën, më 22 shtator.

Kate bëri një buzëqeshje të shkurtër ndërsa u ul në sediljen e pasagjerit të një makine pranë William, 42, i cili po drejtonte automjetin.

Princesha kishte veshur një kapelë jeshile të errët me strehë të gjerë me pupla anash dhe një pallto ngjyrë kafe tartan, ndërsa William kishte veshur një kostum të errët për këtë rast. Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla u fotografuan gjithashtu duke bërë rrugën e tyre për në kishë me makina të veçanta.

Pjesëmarrja e saj në kishë shënon paraqitjen e parë të Kate që kur njoftoi në fillim të këtij muaji se ajo përfundoi trajtimin e saj të kimioterapisë, të cilën ajo zbuloi për herë të parë se po i nënshtrohej në mars, në të njëjtën kohë kur ndau diagnozën e saj të kancerit.

The post Kate Middleton shfaqet për herë të parë në publik pas përfundimit të kimioterapisë appeared first on iconstyle.al.

Dyshja e njohur zbulojnë ardhjen e foshnjës së dytë në jetën e tyre

By: gaze tare
22 September 2024 at 23:12

Olivia Munn dhe John Mulaney po rrisin familjen e tyre!

Aktorja, 44 vjeç, dhe bashkëshorti i saj John Mulaney , 42 vjeç, mirëpritën fëmijën e tyre të dytë, një vajzë, më 14 shtator, njoftoi çifti në Instagram të dielën, më 22 shtator.

“Méi June Mulaney erdhi në botë më 14 shtator 2024, viti i dragoit,” shkroi Munn në një postim në Instagram ku shfaqej një foto e saj e ulur në prehrin e Mulaney-t teksa ajo mbante vajzën e tyre në një dhomë spitali.

Kisha kaq shumë emocione të thella që nuk mund ta mbaja dot vajzën time. Kur takova për herë të parë zëvendësuesin tonë të shtatzënisë, folëm nënë me nënën. Ajo më tregoi aq shumë hir dhe mirëkuptim, sa e dija se kisha gjetur një engjëll të jetës reale.” vazhdoi ajo. “Fjalët nuk mund të shprehin mirënjohjen time që ajo e mbajti fëmijën tonë të sigurt për 9 muaj dhe i bëri ëndrrat tona realitet.”

Munn e përfundoi postimin e saj duke ndarë kuptimin e emrit të vajzës së saj. “Jam shumë krenare për kumbullin tim të vogël, dragoin tim të vogël që bëri udhëtimin për të qenë me ne. Zemra ime ka shpërthyer,” shkroi ajo, përpara se të shtonte “Méi (shqiptuar maj) do të thotë kumbull në kinezisht 梅💜.”

The post Dyshja e njohur zbulojnë ardhjen e foshnjës së dytë në jetën e tyre appeared first on iconstyle.al.

Yesterday — 22 September 2024Main stream

“Shkundet” Greqia! Ja sa ishte magnituta e tërmetit

By: gaze tare
22 September 2024 at 22:34

Greqia është goditur nga një termet me magnitudë 4 ballë mbrëmjen e kësaj të diele.

Lëkundjet e tërmetit janë regjistruar rreth orës 21:24 (me orën lokale).
Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 16 kilometra në jug-juglindje të  Kalendzit  me një thellësi fokale 14 kilometra.

Deri më tani nuk raportohet për dëme apo për të lënduar.

The post “Shkundet” Greqia! Ja sa ishte magnituta e tërmetit appeared first on iconstyle.al.

Mësoni sa kohë mund të qëndroni pa ushqim dhe ujë

By: gaze tare
22 September 2024 at 21:53

Aftësia për të rezistuar pa ngrënë e pa pirë ndryshon nga një person në tjetrin dhe kushtëzohet nga faktorë të shumtë, duke filluar nga mosha, gjendja shëndetësore, nga pesha trupore deri te stabiliteti psikologjik, shkruan focus.it.

Krahas kësaj duhet të kemi parasysh mjedisin në të cilin kemi mbetur pa ushqim dhe temperaturën që e karakterizon atë (në të ftohtë je më i uritur, ndërsa kur temperatura rritet është më mirë të hamë më pak).

Në përgjithësi, një qenie njerëzore mund të mbijetojë më shumë se 20 ditë pa ushqim, duke e vënë shëndetin e tyre në rrezik serioz.

Kur numri i kalorive ditore zvogëlohet ndjeshëm, trupi fillon të marrë energji nga masa dhjamore, pas së cilës kalon në muskujt dhe vetë muret e stomakut, duke shkaktuar patologji që çojnë në vdekje (mund të kalojë më shumë se një muaj para se të ndodhë kjo) .

Gjërat përkeqësohen nëse përveç ushqimit ka pak ujë. Në këtë rast një mashkull vështirë se mund të mbijetojë më shumë se dy javë, duke vuajtur nga deficiti njohës, ankthi dhe marramendja pas vetëm disa ditësh.

Për më tepër, mos ngrënia e mos pirja përkeqëson gjendjen shpirtërore. Kjo dukuri në fakt ul nivelet e serotoninës në tru, duke ndikuar në funksionimin e zonave të trurit që rregullojnë zemërimin dhe shkaktojnë humor të keq.

Disa studiues nga Universiteti i Kembrixhit (MB) e vëzhguan këtë me imazhe funksionale të rezonancës magnetike në një grup vullnetarësh: për shkak të niveleve të ulëta të serotoninës.

Korteksi i tyre paraballor (rajoni përgjegjës për kontrollin) kishte më pak aftësi për të modifikuar emocionet e zemërimit të prodhuara nga amigdala.

Megjithatë, kjo është veçanërisht e vërtetë për njerëzit që zakonisht kanë një tendencë më agresive.

The post Mësoni sa kohë mund të qëndroni pa ushqim dhe ujë appeared first on iconstyle.al.

Premier League, barazim dramatik në Man. City-Arsenal

By: gaze tare
22 September 2024 at 21:49

Manchester City dhe Arsenal barazojnë 2-2 në ‘Etihad’, në ndeshjen e vlefshme për Premier League. Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 9-të. Savinjo shërbeu për Haaland, me sulmuesin norvegjez që nuk mund të gabonte nga ai pozicion. Londinezët nuk e kishin ndërmend të dorëzoheshin dhe u futën në lojë në minutën e 22-të. E majta e Calafiorit ishte e pamundur për t’u arritur nga Ederson. Në fundin e pjesës së parë, ekipi i Artetës përmbys llogaritë. Gjithçka nis nga ekzekutimi i një goditje këndi, me mbrojtësin brazilian Gabriel që shënon me kokë.

Pjesa e parë do mbyllej me thriller për Arsenal. Në të 52-tën, Trosard tregohet naiv, duke marrë kartonin e dytë të verdhë dhe duke lënë ‘Guners’ me një lojtar më pak.

Në pjesën e dytë, skuadra e Guardiolës u hodh e gjitha në sulm, në kërkim të golit të barazim. Gjithsesi, pavarësisht superioritetit numerik, kampionët e Anglisë hasën vështirësi në finalizimin e rasteve. Në kohën shtesë, Stons shmangi disfatën e vendasve.

Me këtë rezultat, Arsenal renditet në vendin e katërt me 11 pikë, 2 më pak se Siti që komandon Premier League. Ndeshja e radhës për londinenzët është ndaj Leister, sakaq “qytetarët” do kërkojnë maksimumin ndaj Newcastle.REFORMA

The post Premier League, barazim dramatik në Man. City-Arsenal appeared first on iconstyle.al.

Shenjat që tregojnë se niveli i sheqerit në gjak është shumë i ulët

By: gaze tare
22 September 2024 at 21:30

Ndonëse sëmundja e diabetit është më e njohura dhe e përhapura për sa i përket niveleve të sheqerit në gjak edhe e kundërta e saj ekziston.

Hipoglicemia është sëmundja që prek gjithashtu nivelet e sheqerit në gjak, duke i ulur ato poshtë normave të nevojshme për mirëfunksionimin e organizmit.

Shkaqet për zhvillimin e kësaj sëmundje mund të jenë të shumta duke filluar që nga diabeti vetë.

Personat që kurohen nga diabeti për të ulur nivelin e lartë të sheqerit në gjak duhet të bëjne kujdes, pasi trajtimet e forta mund të ulin më shumë nga sa duket nivelet e sheqerit në trupin e tyre.

Gjithashtu një sërë sëmundjesh të tjera që nuk lidhen aspak me diabetin mund ta shkaktojnë këtë problem.

Në këtë artikull do të gjeni të shpjeguara disa nga simptomat më të zakonshme që sheqeri i ulët në gjak shkakton.

Simptomat e Hipoglicemisë

Kjo sëmundje ndahet në dy faza ku e para shfaqet pak orë pasi keni ngrënë ndërsa e dyta pasi keni marrë ndonjë ilaç.

Disa nga simptomat që mund të ndjeni në lidhje më këtë problem janë:

Uria e tepërt

Dridhje të trupit pa shkak

Ankth

Djersitje

Zverdhje e fytyrës

Rrahje të çrregullta zemre

Pagjumësi

Marramendje

Irritim

Teksa kjo gjendje e trupit avancon mund të ndeni edhe simptoma më të rënda siç janë gjendja e të fikëtit, turbullimi i shikimit apo konfuzimi i mendimeve.

Nëse ndjeni se po i përjetoni disa nga këto simptoma apo shumicën prej tyre me shumë mundësi vuani nga hipoglicemia.

Kjo do të thotë se nivelet e sheqerit në gjakun tuaj janë më të ulëta se 70mg/dl.

The post Shenjat që tregojnë se niveli i sheqerit në gjak është shumë i ulët appeared first on iconstyle.al.

Si është marrëdhënia e Justin dhe Hailey tani që sollën në jetë një fëmijë?

By: gaze tare
22 September 2024 at 20:13

Dashuria është në ajër për Bieber-ët dhe familjen e tyre prej tre anëtarësh!

Pothuajse një muaj pasi Justin dhe Hailey Bieber njoftuan lindjen e fëmijës së tyre të parë, një burim tregon për PEOPLE se çifti duket “më i dashuruar” se kurrë tani që kanë djalin Jack Blues Bieber në jetën e tyre.

“Ata patën një festë të qetë përvjetorin e martesës,” thotë burimi i brendshëm, duke iu referuar 6 vjetorit të fundit të Justin dhe Hailey të dasmës së tyre në gjykatën e qytetit të Nju Jorkut në shtator 2018.

“Ata duken edhe më të dashuruar që kur erdhi foshnja”, shton burimi.

The post Si është marrëdhënia e Justin dhe Hailey tani që sollën në jetë një fëmijë? appeared first on iconstyle.al.

Lando Norris fiton në Singapor, pas tij Verstappen e Piastri

By: gaze tare
22 September 2024 at 19:55

Lando Norris me McLaren triumfoi në çmimin e madh të Singaporit, në garën e 18-te sezonale në Formula 1 . Piloti britanik siguroi fitoren e tretë në karrierë, teksa e nisi garën në pistën e “Marina Bay” nga pozita e parë. Norris la thuajse 21 sekonda pas kampionin në fuqi të botës, Max Verstappen me Redbull. Edhe pse ka disa gara radhazi që nuk arrin të fitojë, holandezi është në krye të renditjes me pikë.

Edhe këtë vit Max nuk mundi të thyejë “mallkimin”, teksa nuk ka fituar asnjëherë në këtë pistë. Në podium edhe Oscar Piastri me McLaren tjetër. Pas 62 xhirove, vendin e katërt e siguroi Russell me Mercedes, duke lënë pas Charles Leclerc të Ferrarit. Më pas Hamilton, Sainz, Alonso, Hulkenberg dhe Perez. Formula 1 rikthehet me 20 tetor me Çmimin e Madh të SHBA-së./REFORMA

The post Lando Norris fiton në Singapor, pas tij Verstappen e Piastri appeared first on iconstyle.al.

Çiftet e zodiakut që ndihmojnë njëri-tjetrin në familje

By: gaze tare
22 September 2024 at 18:53

GAFORRJA- BRICJAPI
Gaforrja është një shtëpiake e lindur. Dhe Bricjapi dëshiron rregull në jetën e tij. Këta të dy, përveçse janë një çift i ngjashëm në përgjithësi, janë po aq të mirë edhe në punët e shtëpisë dhe në pastrim. Do t’i shihni ata duke punuar së bashku në mënyrë perfekte në gjithçka që ka të bëjë me mbajtjen e hapësirës së tyre të pastër dhe të rregullt.

VIRGJËRESHA – DEMI
Virgjëresha dhe Demi janë një çift mjaft i pajtueshëm. Përveç gjithçkaje tjetër, ata kanë edhe një qasje të përbashkët për gjithçka që ka të bëjë me familjen. Demi mund të mos jetë aq ekstravagant sa Virgjëresha, por ai është gjithashtu i qëndrueshëm në punën e tij dhe dëshiron hapësirën e tij të pastër. Pra, së bashku ata punojnë së bashku dhe bëjnë gjithçka më shpejt dhe me efikasitet.

PESHORJA – DASHI
Peshorja gjithsesi dëshiron të ndajë gjithçka në jetën e saj. Duhet të ketë një ekuilibër. Se ajo nuk duhet të bëjë gjithçka, por që barra e detyrimeve dhe punëve t’u shkojë të dyve. Nga ana tjetër, Dashi nuk i thotë jo ndihmës nëpër shtëpi dhe punëve, për sa kohë që dikush e motivon. Dashi dëshiron motivim dhe mund ta bëjë shtëpinë tuaj të shkëlqejë.

The post Çiftet e zodiakut që ndihmojnë njëri-tjetrin në familje appeared first on iconstyle.al.

Të paktën 51 persona humbën jetën nga shpërthimi në një minierë qymyrguri në Iran

By: gaze tare
22 September 2024 at 18:11

Një shpërthim gazi në një minierë në provincën Khorasan Jugor të Iranit ka vrarë të paktën 51 persona dhe ka plagosur 20, thanë mediat shtetërore iraniane.

Aksidenti u shkaktua nga një shpërthim gazi metani në dy blloqe, B dhe C, të minierës së drejtuar nga kompania Madanjoo, tha media shtetërore të dielën.

Guvernatori i provincës së Khorasanit Jugor, Ali Akbar Rahimi, i tha televizionit shtetëror:

“Shtatëdhjetë e gjashtë për qind e qymyrit të vendit sigurohet nga ky rajon dhe rreth tetë deri në 10 kompani të mëdha po punojnë në rajon, përfshirë kompaninë Madanjoo”.

Shpërthimi ndodhi në orën 21:00 me orën lokale (17:30 GMT) të shtunën, tha media shtetërore.

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave. “Kam folur me ministra dhe do të bëjmë çmos për të vazhduar”, tha Pezeshkian në komentet televizive.

The post Të paktën 51 persona humbën jetën nga shpërthimi në një minierë qymyrguri në Iran appeared first on iconstyle.al.

❌
❌