Zbardhet projektvendimi i KQZ, si do të kryhet regjistrimi i emigrantëve në zgjedhje
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka përgatitur një projektvendim, ku shpjegon si do të kryhet regjistrimi i emigrantëve në zgjedhje dhe si do të përgatitet lista zgjedhore.
Sipas projektvendimit të KQZ, zgjedhësi që dëshiron të votojë nga jashtë paraqet kërkesë në mënyrë individuale për regjistrim në listën e zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit në Komisionin Qendror të zgjedhjeve sipas procedurave të përcaktuara në këtë vendim.
Afati për paraqitjen e kërkesës fillon 120 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 68 ditë para kësaj date.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, 63 ditë përpara datës së zgjedhjeve, publikon listën paraprake të zgjedhësve që votojnë jashtë vendit, me qëllim që zgjedhësit brenda 48 orësh nga publikimi i saj, mund të kërkojnë regjistrimin apo rregullimin e pasaktësive të regjistrimit të tyre në PER (Platforma Elektronike e Regjistrimit).
LEXONI GJITHASHTU:
- Ish-kryetarja e KQZ-së në Kosovë: Vota e emigrantëve ndikoi në zgjedhjet e vendit
- Vota e emigrantëve, Celibashi: Nëse nuk plotësohet boshllëkun ligjor, s’ka votim
The post Zbardhet projektvendimi i KQZ, si do të kryhet regjistrimi i emigrantëve në zgjedhje appeared first on Euronews Albania.