Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 September 2024Main stream

Zbardhet projektvendimi i KQZ, si do të kryhet regjistrimi i emigrantëve në zgjedhje

By: rom ario
23 September 2024 at 12:35

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka përgatitur një projektvendim, ku shpjegon si do të kryhet regjistrimi i emigrantëve në zgjedhje dhe si do të përgatitet lista zgjedhore.

Sipas projektvendimit të KQZ, zgjedhësi që dëshiron të votojë nga jashtë paraqet kërkesë në mënyrë individuale për regjistrim në listën e zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit në Komisionin Qendror të zgjedhjeve sipas  procedurave të përcaktuara në këtë vendim.

Afati për paraqitjen e kërkesës fillon 120 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 68 ditë para kësaj date.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, 63 ditë përpara datës së zgjedhjeve, publikon listën paraprake të zgjedhësve që votojnë jashtë vendit, me qëllim që zgjedhësit brenda 48 orësh nga publikimi i saj, mund të kërkojnë regjistrimin apo rregullimin e pasaktësive të regjistrimit të tyre në PER (Platforma Elektronike e Regjistrimit).

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zbardhet projektvendimi i KQZ, si do të kryhet regjistrimi i emigrantëve në zgjedhje appeared first on Euronews Albania.

❌
❌