Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 23 September 2024Main stream

Del së shpejti në treg kukulla Barbie me imazhin e shkrimtares Isabel Allende

By: lia rda
23 September 2024 at 17:58

Prodhuesi amerikan i lodrave Mattel njoftoi se do të prodhojë një Barbie në imazhin e shkrimtares kiliane Isabel Allende.

Kukulla do të bëhet së bashku me qenin e saj Perla dhe një kopje në miniaturë të romanit të saj të parë “House of Ghosts”.

Mattel do ta shesë kukullën, të veshur me një fustan të kuq dhe me vathë të mëdhenj, si pjesë e koleksionit të saj “Inspiring Women”, ku tashmë përfshihen poetja Maya Angelou, gazetarja Ida B. Wells dhe këngëtarja Celia Cruz, raporton Reuters.

“Unë mbështes iniciativën e markës Barbie për të frymëzuar brezin e ardhshëm me histori për heronjtë e palëkundur. Unë dua që fëmijët të ëndërrojnë të mëdha,” tha Allende.

Ajo është një nga shkrimtaret më të lexuara në gjuhën spanjolle dhe veprat e saj shpesh kombinojnë ngjarjet historike me magjinë dhe fantazinë.

Romani i saj i parë “Shtëpia e fantazmave” u bë bestseller menjëherë pas botimit të tij në 1982.

Allende u shpërngul në Venezuelë në vitin 1973 kur kushëriri i saj, presidenti kilian Salvador Allende, u rrëzua në një grusht shteti të udhëhequr nga gjenerali Augusto Pinochet.

Ajo është gjithashtu një aktiviste e të drejtave të njeriut dhe profesoreshë letërsie, dhe ka jetuar në SHBA për më shumë se tridhjetë vjet./abcnews.al

Tre astronautë u kthyen nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës

By: lia rda
23 September 2024 at 17:10

Anija kozmike, Soyuz, që bartte dy rusë dhe një amerikane nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës, ateroi në Kazakistan më 23 shtator, duke i dhënë fund qëndrimit rekord të dy rusëve në hapësirë.

Oleg Kononenko dhe Nikolai Chub u kthyen në Tokë pasi qëndruan për 374 ditë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Të premten ata thyen rekordin për qëndrimin më të gjatë në stacion. Në Tokë u kthye edhe amerikania, Tracy Dyson, e cila qëndroi në stacionin hapësinor për gjashtë muaj.

Tetë astronautë vazhdojnë të jenë në Stacionin e Hapësirës, përfshirë amerikanët Butch Wilmore dhe Suni Williams, të cilët ishte dashur të ktheheshin në Tokë kohë më parë.

Dyshja amerikane shkoi në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në qershor si ekipi i parë i anijes së re kozmike Starliner e Boeingut. Por, udhëtimi i tyre për në hapësirë u përcoll me probleme për shkak të rrjedhjes së heliumit dhe agjencia hapësinore amerikane, NASA, vendosi se është shumë e rrezikshme që ata të kthehen në Tokë me anijen kozmike, Starliner.

Dy astronautët pritet të kthehen në Tokë vitin e ardhshëm me një anije kozmike të SpaceX./rel

Alabama/ Ende në kërkim autorët që hapën zjarr duke lënë 4 të vrarë e 17 të plagosur

By: lia rda
23 September 2024 at 16:50

Autoritetet vazhdojnë kërkimet për kapjen e autorëve të cilët hapën zjarr të shtunën në Birmingam, të Alabamas, duke lënë 4 të vrarë dhe 17 të plagosur. Dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me pagesë me objektiv një nga personat që ka mbetur i vdekur.

Ky është një prej disa rasteve të të shtënave në masë gjatë këtij viti në Birmingam dhe zyrtarët lokalë po bëjnë thirrje për ndihmë për të luftuar krimin dhe për të trajtuar problemin e dhunës me armë zjarri.

Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen, që la pas 4 të vdekur dhe 17 të plagosur. Autoritetet po vazhdojnë kërkimet për kapjen e autorëve të sulmit që u shënua në një zonë të njohur për jetën e natës në Birmingam të Alabamës, pak pas orës 11 të mbrëmjes së të shtunës, me orën lokale.

“Në sulm morën pjesë disa persona. Ata ndodheshin në një makinë, dolën prej saj, hapën zjarr dhe u larguan me shpejtësi”, tha Scott Thurmond, nga policia e Birmingamit.

Dy burra dhe një grua u vranë në vendngjarje, ndërsa i katërti humbi jetën në spital. Viktimat janë Anitra Holloman, 21 vjeç, Tahj Booker, 27 vjeç dhe Carlos McCain, 27 vjeç, të tre nga Birmingami. Ata u gjetën të vdekur në një trotuar, në zonën Five Point South, të Birmingamit, një zonë me bare dhe restorante shumë e parapëlqyer në fundjavë. Viktimat e katërt, ende nuk është identifikuar.

4 nga 17 të plagosurit ndodhen në spital në gjendje kritike për jetën.

Autoritetet besojnë se bëhet fjalë për vrasje me pagesë dhe se personi që ka qenë objektiv është mes të vrarëve.

“Besojmë se individi që ishte objektiv i sulmi është në mesin e të vdekurve dhe se dikush ka paguar për vrasjen e tij. Këto janë të dhënat që kemi deri më tani, mund të ndryshojnë, ndërsa hetimet vazhdojnë”, tha Scott Thurmond nga policia e Birmingamit.

Ky është rasti i 23-të i të shtënave në masë në Shtetet e Bashkuara për vitin 2024, sipas ekspertit të kriminalistikës James Alan Fox. Tre nga rastet janë shënuar në Birmingam, përfshirë një sulm në shkurt, që la 4 të vdekur.

Autorët hapën zjarr nga një makinë dhe qëlluan në drejtim të një grupi njerëzish. Dyshimet janë se edhe në atë rast, objektiv ishte një nga personat që mbeti i vdekur.

Ngjarjet kanë shqetësuar banorët e Birmingamit dhe kanë nxitur autoritetet vendore të bëjnë thirrje për të luftuar krimin dhe për të trajtuar problemin në shkallë të gjerë të dhunës me armë zjarri.

“Zyrtarët e zgjedhur në nivel lokal, shtetëror dhe kombëtar kanë për detyrë të zgjidhin këtë krizë amerikane, këtë epidemi amerikane të dhunës me armë. Ne nuk duhet t’i autorizojmë njerëzit të të mbajnë armë që nuk duhen lejuar dhe që të qarkullojnë me to në rrugë. Nuk duhet të lejohet dhe pikë. Nuk më intereson cila është politika e tyre”, tha kryetari i bashkisë së Birmingamit, Randall Woodfin.

Policia njoftoi se gjeti rreth 100 gëzhoja në vendngjarje dhe se po hetohet për të zbuluar se çfarë armësh janë përdorur dhe nëse ka patur shkëmbim zjarri.

Autoritetet besojnë se në sulm u përdorën armë automatike./voa

Eksploziv në ‘biper-at’ dhe radiot e anëtarëve të Hezbollah/ Eksperti i sigurisë shpjegon si ndodhi sulmi në Liban

By: lia rda
23 September 2024 at 16:30

Rreth 500 anëtarë të grupit Hezbollah kanë humbur shikimin pas shpërthimit njëkohësisht të mijëra radio-lidhjeve (lloj ”biper”, tip mini-celulare), të cilat i përdornin për të komunikuar.

Gurpi i Hezbollah ishte furnizuar me pajisjet e komunikimit dhe dyshohet se shërbime sekrete izraelite i kishin manipuluar, duke vendosur brenda secilit një sasi eksplozivi, të cilën e kanë aktivizuar pastaj njëkohësisht nëpërmjet një kodi. Çdo anëtarë i grupit libanez të Hezbollah e përdor këtë lloj pajise për të marrë mesazhet nga eprorë apo nga familjarë.

Sipas mediave një nga hipotezat mund të jetë që Shërbimet sekrete izraelite mund të kenë kapur një stock të këtyre pajisjeve të destinuara për Hezbollahun dhe mund të kenë fshehur eksploziv brenda tyre, në mënyrë që të mund të kontrollojnë nga distanca shpërthimin.

Lidhur me këtë sulm që shënjestroi Hezbollahun ka folur në “Faqja 4”, eksperti i sigurisë Drizan Shala, i cili ka shpjeguar detaje nga eksplozivi në biperat dhe radiot e anëtarëve të grupit.

“Janë veprime që drejtpërdrejt nderhyn shteti, ku në rastin konkret kemi përdorimin e një elementi të ri. Përmes vendosjes së mjeteve eksplozive mbi 3 mijë pajisje, pra kryesisht Hezbollahu ka përdorur më herët teknologjinë e vjetër, por tani ka kaluar në një metodë të re.

Po si ka ardhur linja e kësaj metode? Kjo është më se e kuptueshme. Ne kemi pasur një vakum të sistemit, dhe kjo zbraztësi e ka argumentuar se si ka ardhur deri në këtë çështje. Për herë të parë, Hezbollahu përmes elementeve të saj e ka konstatuar një vakum në sistemin e mbrojtjes përmes një radio dore te anëtarët e grupit dhe kështu ndodhi sulmi”, tha ndër të tjera Shala./abcnews.al

Interes për arsimin profesional/ Sarandë, të rinjtë: Punësim i sigurt dhe i shpejtë

By: lia rda
23 September 2024 at 15:56

Në Sarandë edhe këtë vit janë të shumtë të rinjtë të cilët po zgjedhin arsimin profesional.

Punësimi i sigurt dhe i shpejtë është arsyeja që i shtyn drejt kësaj zgjedhjeje.

Rudina Liçaj, drejtore e shkollës se mesme “Antoni Athanas” shprehet se ketë vit shkollor edhe pse regjistrimet ende nuk kanë përfunduar numri i nxënësve është rritur ndjeshëm.

“Kete vit te ri shkollor kemi nje numer te madh nxenesish te regjistruar ne arsimin profesional qe eshte afersisht 30% me shume nga vit”.

Risi e këtij viti ka qenë mundesia e rikthimit në bankat e shkollës e atyre që e kanë nderprerë, dhe hapja e një dege të re dy vjecare në ndërmjetesimin e pasurive të paluajtshme.

Me interesin e lartë të nxënësve në vitet e fundit, shkolla e mesme profesionale “Antoni Athanas” po synon të kthehet në një qendër të formimit profesional./abcnews.al

Johnny Depp do të vlerësohet me çmim për arritjet e jetës në Festivalin e Filmit në Romë

By: lia rda
23 September 2024 at 15:44

Aktori Johnny Depp do të marrë një çmim për arritje të jetës në Festivalin e Filmit në Romë, i cili do të zhvillohet nga 16 deri më 27 tetor, raporton “Hollywood Reporter”.

Johnny Depp performoi për herë të fundit në Itali me grupin e tij “Hollywood Vampires” me Alice Cooper dhe Joe Perry në vitin 2018. Në Romë ai do të prezantojë projektin e tij të ri regjisorial “Modi – Tri ditë në krahun e çmendurisë”, i cili përshkruan jetën e turbullt të artistit Amedeo Modigliani në Paris në vitin 1916.

Me aktorët Riccardo Scamarcia, Al Pacino dhe Antonia Desplat, filmi do të shfaqet në Romë pas premierës botërore në Festivalin e Filmit në San Sebastian.

Të ftuar të Festivalit të Romës janë shpallur edhe Viggo Mortensen dhe Francis Ford Coppola, të cilët do të marrin edhe çmime speciale.

Coppola do të prezantojë “Megalopolis”, eposin e tij për një arkitekt ambicioz (Adam Driver) i cili vendos të rindërtojë “Romën e Re” imagjinare pas një fatkeqësie shkatërruese./abcnews.al

Peshon më shumë se 22 kg, pinguini “mbret” bëhet viral

By: lia rda
23 September 2024 at 14:51

Pinguini mbret, i cili është më pak se 9 muajsh, peshon 22.5 kg dhe është shpendi më i madh ndonjëherë në Sea Life në Melburn.

“Është shumë e pazakontë që ai të jetë aq i madh dhe i rëndë”, tha Jacinda Early, koordinatorja e edukimit të akuariumit, pasi pinguinët e moshës së tij në akuarium peshojnë më së shumti 18 kilogramë.

Megjithatë, në javët e ardhshme, Pesto pritet të humbasë peshë pasi i bien pendët. Ndërsa është e pamundur të parashikohet saktësisht se sa peshë do të humbasë, Earley thotë se mund të peshojë sa disa nga shpendët më të mëdhenj të akuariumit, shkruan Guardian.

Siç shpjegoi ajo, Pesto duket se ka oreks të madh, pasi ai ha 25 deri në 32 peshk në ditë në katër racione, ndërsa pinguinët mbretërorë të rritur hanë gjysmën e kësaj sasie dhe gjenet e tij të mira kanë luajtur një rol pasi babai i tij është pinguini më i madh dhe më i vjetër në akuarium.

Pesto është bërë virale në rrjetet sociale. Sipas Olivia Wilson, një zëdhënëse e Merlin Entertainments që drejton akuariumin, rreth 4.2 miliardë njerëz e kishin parë pinguinin përmes kanaleve të mediave sociale të Sea Life Melbourne dhe uebsajtit. Në të njëjtën kohë, janë të shumtë ata që vizitojnë akuariumin si nga rajone të tjera të Australisë ashtu edhe nga jashtë, për të parë ekskluzivisht Pestos./abcnews.al

Pas një rritjeje afatshkurtër në gusht, Euro pëson rënie kundrejt dollarit

By: lia rda
23 September 2024 at 14:34

Sipas të dhënave nga bursa Forex, euro u shit këtë të hënë në orën 12:50 për 1,11175 dollarë, që është 0,46 për qind më pak se dje.

Vlerësimet e para paraprake blic për Eurozonën, Gjermaninë dhe Francën treguan se aktiviteti i sektorit ekonomik u ul sërish në shtator pas një rritjeje afatshkurtër në gusht, e cila ndoshta ishte pasojë e Lojërave Olimpike në Paris.

Këshilli Drejtues i Bankës Qendrore Evropiane (BQE) vendosi më 12 shtator të ulë normën e interesit të depozitave me 25 pikë bazë në 3.5 për qind.

Banka ka lënë të kuptohet për ulje të mëtejshme të normave të interesit për shkak të ngadalësimit të inflacionit dhe rritjes së dobët ekonomike në Eurozonë, raporton Bloomberg.

Siç u tha, BQE pret që norma e inflacionit në eurozonë të jetë 2.5 për qind në 2024 dhe të bjerë në 2.2 për qind në 2025 dhe 1.9 për qind në 2026, që është e njëjtë me parashikimin e qershorit./abcnews.al

Martohet për herë të tretë në moshën 79-vjeçare Bjorn Ulveus i ABBA

By: lia rda
23 September 2024 at 12:46

Bjorn Ulvaeus u martua për herë të tretë. Anëtari i katërt i ABBA hodhi hapin tjetër në marrëdhënien e tij me partneren Christina Sass në një ceremoni të organizuar nga komediani, shkrimtarja dhe prezantuesja Sandy Toksvig.

Këngëtari 79-vjeçar suedez, i cili ka qenë i martuar dy herë më parë, u takua me partneren e tij daneze në Nuremberg, Gjermani në vitin 2021, si pjesë e publikimit të albumit të fundit të ABBA, Voyage.

Ai në postimin e tij në Instagram ka konfirmuar lajmin e këndshëm dhe ka ndarë momente nga ceremonia.

Në mbishkrimin e postimit të tij ai thotë: “Sot më 21 shtator 2024, Björn Ulvaeus u martua me Christina Sas nga Herning, Danimarkë. Ata u takuan në Nürnberg në vitin 2021 në lidhje me publikimin e albumit të fundit të ABBA Voyage dhe filluan të takoheshin në pranverën e vitit 2022. Dasma u zhvillua në Kopenhagë në prani të miqve të ngushtë dhe familjes. Sandi Toksvig, Anne Linnet dhe Kaya Brüel performuan disa këngë dhe e bënë mbrëmjen më të veçantë.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Björn Ulvaeus (@bjornulvaeus)

/abcnews.al

Ministrja britanike e Financave: Puna nga shtëpia ul produktivitetin ekonomik

By: lia rda
23 September 2024 at 11:21

Ministrja britanike e Financave, Rachel Reeves tha se puna nga shtëpia po redukton mundësitë për të rritur produktivitetin ekonomik, pavarësisht se shumica e anëtarëve të qeverisë planifikojnë të miratojnë legjislacionin në favor të punës fleksibël dhe punës nga shtëpia.

“Unë jam në favor të të qenit fleksibël dhe të sigurohemi që njerëzit të mund të balancojnë punën dhe jetën familjare, por mendoj se produktiviteti ka më shumë gjasa të rritet kur shkëmbeni dhe bashkoni idetë,” tha Reeves, sipas Reuters.

Ajo deklaroi se kolegët e saj përfitonin nga puna në zyrë, në vend që të kishin periudha takimesh online.

Javën e kaluar, ministri britanik i Tregtisë, Jonathan Reynolds, tha se nuk është prioritet për të që të ketë punonjës në të njëjtin vend, duke shtuar se punëdhënësit duhet t’i vlerësojnë punonjësit sipas rezultateve, jo sipas pranisë së tyre fizike në vendin e punës.

Nëse duam të trajtojmë produktivitetin e ulët në Britani, le t’i gjykojmë njerëzit nga ajo që bëjnë, nga rezultatet e tyre, jo nga nëse ata ulen në një tavolinë,” tha ai.

Britania pësoi një ngadalësim të konsiderueshëm të rritjes së prodhimit për orë gjatë krizës globale financiare të vitit 2008, nga e cila është ende duke u rikuperuar, dhe e cila u përkeqësua më tej nga pandemia Covid-19.

Në korrik, qeveria e re laburiste e Britanisë njoftoi një sërë ligjesh të reja që do ta bënin punën fleksibël të disponueshme për të gjithë./abcnews.al

Për herë të parë në histori, çmimet Oscar do të jepen jashtë SHBA-ve

By: lia rda
23 September 2024 at 10:56

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit do të mbajë ceremoninë e parë të Çmimeve Oscar jashtë Shteteve të Bashkuara muajin e ardhshëm dhe do të prezantojë çmimet prestigjioze vjetore të studentëve në Londër.

Ceremonia do të zhvillohet më 14 tetor në sheshin Leicester në Londër dhe do të jetë ceremonia e parë ndërkombëtare e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit, anëtarësimi i së cilës është rritur me shpejtësi globalisht vitet e fundit.

Midis fituesve, të shpallur paraprakisht këtë javë, do të jetë Au Revoir Mon Monde, një film i animuar francez për një burrë të bllokuar në një kostum gjigant peshku që kalon nëpër qytet ndërsa bota përfundon në një shi misterioz meteorësh.

Të tjerët përfshijnë një film eksperimental tajvanez rreth zbulimit të seksualitetit nga adoleshentët, një film të shkurtër të vendosur gjatë shpërthimit të murtajës në Kinë në vitin 1910 dhe një dokumentar nga një kamp refugjatësh Rohingya në Bangladesh.

Vendet e para, të dyta dhe të treta do të shpallen në ceremoni dhe të gjithë filmat fitues do të mund të konkurrojnë për Oscarin kryesor marsin e ardhshëm./abcnews.al

Before yesterdayMain stream

Vëllai i Julia Roberts i kërkon falje publike aktores

By: lia rda
21 September 2024 at 17:33

Eric Roberts ka përdorur një pjesë të librit të tij të kujtimeve ‘Ranaway Train’ për t’i kërkuar falje publike motrës së tij, Julia Roberts, për një koment që ai bëri në të kaluarën.

Aktori, i cili kishte një marrëdhënie të vështirë me motrën e tij Julia Roberts për disa vite pasi u largua nga ajo në vitin 2005, u bë kryefjalë në vitin 2018 kur tha për Vanity Fair: “Nëse nuk do të isha unë, Julia nuk do të ishte atje Roberts”.

Eric Roberts u mburr se edhe pse fama e yllit të “Pretty Woman” ia kalonte atij, ai pretendoi se ishte ai që shkoi në agjencinë e talenteve të Nju Jorkut William Morris në 1985 dhe pyeti: “Cili nga ju do të nënshkruajë me motrën time Julia?”.

“Dhe jam shumë krenare që të gjithë e dinë që unë isha i pari. Unë kam qenë i pari që kam fituar nominimet për Golden Globe dhe Oscar, ndaj jam krenar për këtë”, tha ai në intervistë.

Gjashtë vjet më vonë, Roberts u tërhoq nga deklarata e tij e guximshme, duke shkruar në kujtimet e tij: “Shpresoj që Julia ta pranojë këtë falje publike. Ishte budallallëk nga ana ime ta them këtë.”

I lindur si më i madhi nga katër vëllezërit e motrat, Roberts zbulon në libër se si vitet e tij të varësisë nga droga shkatërruan marrëdhënien e tij me motrat e tij më të vogla Julia Roberts, një aktore, Lisa Roberts Gillan, një shërbëtore në Manhattan dhe gjysmë motrën e tij Nancy Motes, e cila vdiq në 2014./abcnews.al

Gjekmarkaj, garë me pengesa/ Prezantim nën kundërshti, si drejtues politik i Lezhës

By: lia rda
21 September 2024 at 17:05

Zgjedhja e Sali Berishës ka mërzitur dhe rebeluar demokratët e Lezhës.

Ndërsa prezantimi i Agron Gjekmarkajt, si drejtues Politik i Lezhës, do të duhejt të ishte nisja mbarë e sfidës që i ka besuar kreut i tij në Tiranë, ai është përballur me refuzim e tone të larta nga demokratët e degës së Lezhës.

“Ne nuk dalim në fushtë nëse kemi agron gjekmarkaj si drejtues në fushatë”.

Emri i Agron Gjekmarkajt po step demokratët, që ai do të duhet ti drejtojë në terren, për të dalë në krah të tij në fushatë, për të punuar në favorë të një rezultati pozitiv në këtë Qarkun Lezhë.

Në të gjithë këtë debat jashtë kamerave të mediave, Agron Gjekmarkaj nuk reagon dhe në vend të tij përgjigjet po me tone të larta numri 2 i PD-së, Flamur Noka, të cilin Berisha e ka deleguar për të udhëhequr fushatën, në rang vendi, së bashku me Edi Palokën.

Demokratët janë shprehur se kanë qenë të braktisur nga Gjekmarkaj, në këto 4 vite, që kur ai hyri deputet me votën e simpatizantëve dhe votuesve demokratë të qarkut Lezhë.

Përvç paralajmërimeve për bojktotin e fushatës së pranverës së 2025, nëse Gjekmarkaj nuk tërhiqet si drejtues Politikë, demokratet e Njesise Administrative Shënkoll dorëzuan një peticion kundër vendimarrjes së Sali Berishës për drejtuesin politik të këtij qarku./abcnews.al

Merr flakë banesa në Pukë, detajet e para

By: lia rda
21 September 2024 at 15:51

Një banesë në fshatin Mesul të Pukës është përfshirë nga flakët. Dyshimet e para janë se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.

Ndërkohë, mësohet se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Njoftimi i Policisë:

Në fshatin Mesul, në banesën e shtetasit ka rënë zjarr dhe për pasojë  banesa është djegur plotësisht.

Nga zjarri nuk ka asnjë person të lënduar.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektike.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit./abcnews.al

Turqia i kërkon Perëndimit të ndërmarrë masa ndaj Izraelit

By: lia rda
21 September 2024 at 15:40

Sulmet ndaj Libanit këtë javë treguan se qeveria izraelite e kishte në plan ta përhapte luftën në rajon, tha të shtunën presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duke u bërë thirrje vendeve perëndimore të marrin “masa parandaluese” kundër veprimeve të Izraelit.

Erdogan deklaroi në një konferencë për shtyp se lufta e Izraelit në Gaza do të jetë tema kryesore e fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së më 24 shtator.

“Që rajoni ynë të mos tërhiqet në një katastrofë të madhe, presioni mbi Izraelin duhet të rritet edhe më shumë”, tha Erdogan në një konferencë për shtyp në Stamboll.

Ai komentoi mbi sulmet në Liban këtë javë, përfshirë shpërthimin e pejxherëve dhe radio-lidhjeve të anëtarëve të Hezbollahut që shkaktuan vdekjen e 39 personave.

Sulmet ndaj pajisjeve të komunikimit besohet gjerësisht se janë kryer nga Izraeli, që nuk e ka konfirmuar apo mohuar përfshirjen e tij.

“Është koha që të gjitha vendet me misionin e mbrojtjes së paqes botërore të gjejnë zgjidhje që do ta ndalë Izraelin”, tha Erdogan.

“Për ta ndalur këtë shtypje që po vazhdon prej gati një viti, për ta vendosur një armëpushim të përhershëm dhe për të siguruar rrjedhën e pakufizuar të ndihmave humanitare, të gjithë ne, bota e tërë dhe veçanërisht OKB-ja, kemi detyra të rëndësishme,” shtoi ai.

Turqia ka dënuar veprimet e Izraelit në Gaza, të cilat erdhën si përgjigje ndaj sulmit të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – më 7 tetor.

Izraeli thotë se rreth 1.200 njerëz u vranë dhe mbi 250 persona u morën peng në sulmin e Hamasit. Ofensiva e mëvonshme ushtarake e Izraelit në Rripin e Gazës ka vrarë më shumë se 41.000 palestinezë, sipas ministrisë së shëndetësisë së enklavës.

Ankaraja ka pezulluar tregtinë me Izraelin dhe ka paraqitur një kërkesë për t’u bashkuar në rastin e Afrikës së Jugut në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke akuzuar Izraelin për gjenocid. Izraeli i ka mohuar në mënyrë të përsëritur akuzat për gjenocid si të pabaza./re

“Kurti shkatërroi raportin me SHBA”/ Krasniqi: Do ringrejmë dialogun me partnerët. Qasje tjetër me Beogradin

By: lia rda
21 September 2024 at 15:24

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka akuzuar  kryeministrin Albin Kurti për raportet e vendit me partnerët ndërkombëtarë.

Krasniqi thotë se aktualisht janë në nivelin më të ulët për shkak të qasjes së gabuar te qeverisjes se Kurtit.

“Në situatën të cilën jemi sot, kur Kosova vazhdon të jetë e sanksionuar nga BE-ja, ku SHBA-ja në vazhdimësi dhe shumë herë e kanë shprehur shqetësimin për degradimin e raporteve të dëmtuara dhe ku s’ka asnjë vizitë zyrtare nga askush prej qeverisë, duke filluar nga ai në ShBA. Kjo të bënë të mendosh se situata aktuale është dëshpëruese në raport me miqtë tanë. Aventurat e Kurtit, qasja e tij problematike, kryesisht sa i përket raporteve me veriun dhe dialogu na ka sjellë një situatë të tillë”,

Kreu i PDK-se akuzoi kurtin  për instrumentalizim të Policisë së Kosovës në veri për qëllime elektorale. Krasniqi tha per KOSOVA PRESS se nuk duhet të ketë një “luftë” për kontroll territorial në veri, pasi nevojitet fitimi i një beteje politike dhe diplomatike, pasi pa aleatët ndërkombëtarë nuk mund të imponohet asgjë.

“Andaj instrumentalizim, siç është thënë edhe nga Departamenti Amerikan, i policisë për të arritur qëllime momentale për fushatë zgjedhore nuk është i mjaftueshëm. Kjo është evidente, veprimet që po ndërmerren në situata të caktuara kanë dëshmuar një gjë të tillë”.

Krasniqi potencon se ura e Ibrit nuk mund të hapet për qarkullim për automjete pa mbështetjen e partnerëve strategjikë të Kosovës. Sipas tij, një gjë të tillë e ka ditur edhe kryeministri Kurti, por për qëllime elektorale ka tentuar të fitojë ndonjë votë për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Problemi është i thjeshtë, urën e Ibrit nuk e kanë mbyllur shqiptarët e kanë mbyllur ndërkombëtarët. Sikur të ishte kjo vetëm një vendim i thjesht ish marrë 100 herë para zotëri Kurti. Ai e ka ditur edhe vetë se nuk mund të hapë urën për qarkullim të veturave vetëm që ka dëshirë, pasi dëshirë kemi pasur krejt para tij dhe do të duhej ajo urë të hapej. Mirëpo, nuk mund të bëhet një gjë e tillë në vakum dhe pavarur prej raporteve që kemi me ndërkombëtarët.”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, thotë se është i domosdoshëm riformatimi i dialogut Kosovë-Serbi, pasi ky proces ndodhet në qorrsokak dhe se nuk mund të ecet tutje në këtë formë.

Ai thotë se pas konstituimit të strukturave të reja në BE dhe siç thotë me fitoren e PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, dialogu do të marr dinamikë të re.

Krasniqi thotë se synim i kandidatit për kryeministër të PDK-së Bedri Hamza do të jetë arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me njohje reciproke.

 “Këto ditë tashmë e dimë se Komisioni Evropian i propozuar do të merr mbështetjen dhe do të zgjidhet, por do të jetë në fund të dhjetorit. Për qeverinë e ardhshme që do të udhëhiqet nga PDK-ja dhe Bedri Hamza do të ketë një qasje të re dhe resetim të dialogut për ta përfunduar një herë e mirë dhe për ta pasur një marrëveshje gjithëpërfshirëse.  Ajo marrëveshje ka hapësirë për t’u ndryshuar, pavarësisht se neve na ka bërë obligim shtetëror zotëri Kurti. Unë jam i bindur se ne do të arrijmë që të kishim mbështetje ndërkombëtare për të pasur një proces që rikthehen fokusin te njohja e ndërsjellët”.

Ai akuzon Kurtin se i ka sjellë Kosovës një marrëveshje të keqe me Serbinë, e cila është e pamjaftueshme për vendin.  Madje ai akuzon Kurtin se ka pranuar asociacionin, i cili sjell pushtet të tretë në Kosovë dhe autonomi për serbët në veri.

“Besoj se të dy palët sikur Serbia dhe Kosova s’janë të interesuar për ta zbatuar marrëveshjen, por vetëm me përdorë në mënyrë taktike për interesa të brendshme dhe konsum. Ky zotëri kryeministër bashkë me ministren e Jashtme e kanë pranuar atë asociacion me letrën dhe mënyrë klandestine siç e kemi parë me deklarimin e presidentes që i kanë dërguar shteteve duke iu thënë se pranona Këshill të Evropës se ne do të zbatojmë”.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, thotë se do të jenë fitues në zgjedhjet e përgjithshme që mbahen më 9 shkurt 2025. Ai thekson për KosovaPress  se kauza e tyre zgjedhore do të jenë temat që prekin direkt qytetarët sikurse mirëqenia, ekonomia, arsimi dhe shëndetësia./abcnews.al

 

❌
❌