Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 19 September 2024Main stream

“Hyni në zonë të mbrojtur”, mesazhi i rremë për izraelitët pas sulmit të Hezbollah

By: Fia Nelaj
19 September 2024 at 17:39

Mijëra izraelitë morën këtë të enjte mesazhe “të rreme” me tekst që i kërkonin të shkonin në strehimet kundër bombardimeve.

“Duhet të hyni në një zonë të mbrojtur”, thuhet në mesazhin e cituar nga gazeta The Jerusalem Post.

Komanda e Frontit të Brendshëm të ushtrisë izraelite mohoi se kishte dërguar mesazhet.

Transmetuesi publik izraelit KAN tha se Irani dyshohej se kishte dërguar mesazhe të rreme emergjente.

Izraeli mbetet në gatishmëri të lartë në pritje të një përgjigjeje nga Hezbollahu i mbështetur nga Irani pas dy valëve të shpërthimeve të pajisjeve të komunikimit të martën dhe të mërkurën që vranë dhjetëra libanezë në të gjithë Libanin dhe plagosën mijëra të tjerë.

Shpërthimet erdhën në mes të një përshkallëzimi në luftën ndërkufitare midis Izraelit dhe Hezbollahut që nga fillimi i luftës vdekjeprurëse të Izraelit në Rripin e Gazës, e cila ka vrarë mbi 41,200 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Hyni në zonë të mbrojtur”, mesazhi i rremë për izraelitët pas sulmit të Hezbollah appeared first on Euronews Albania.

Before yesterdayMain stream

Motrat Berisha i sulmuan vajzën, flet babai i Klea Prengës: I janë dëmtuar nervat e buzës, s’është gati të flasë

By: V K
3 September 2024 at 09:05

Mëhill Prenga, babai i Klea Prengës, e cila u sulmua brutalisht disa javë më parë në një lokal në Tiranë nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha, ka dhënë një prononcim.

Mëhill Prenga, në një komunikim për Euronews Albania, ka thënë se ngjarja është e vështirë, por për të duhet të flasë vetë Klea, e cila sipas tij, nuk është gati ta bëjë këtë.

Ai ka shtuar se goditja vajzës së tij, i ka prekur nervin e buzës së sipërme dhe e ka të mpirë. Gjithashtu, babai i Klea Prengës, kërkoi që ligji dhe drejtësia të veprojë për cilindo që do ta shkelë atë.

“Është ngjarje e vështirë për mua, dua të më kuptoni. Kjo është një ngjarje që nuk më takon mua të flas, por Kleas dhe ajo nuk është gati. Goditja, i ka prekur nervin e buzës së sipërme dhe e ka të mpirë, ndaj më kuptoni. Të falenderoj për interesimin, në një moment tjetër kur Klea të jetë e gatshme, ajo do të flasë. Kërkoj që ligji dhe drejtësia të veprojë për cilindo që do ta shkelë atë”, ka deklaruar babai i Klea Prengës.

Ndërkohë, avokati i pranishëm në studio konfirmoi se akuza që rëndon mbi motrat Berisha është “plagosje e rëndë me dashje”.

Sipas tij, nga shishja që është përdorur në sulmin ndaj Kleas mund t’i kishte shkaktuar vdekjen.

“Ka qenë një goditje me mjet prerës. Mjeti prerës është një shishe e cila mund të presë edhe venat, të të dëmtojë dhe të humbasësh jetën”, ka thënë avokati.

Ngjarja dyshohet se ndodhi pasi motrat Berisha e akuzonin Klea Prengën, se kishte ndërhyrë në raportin martesor të Marielës. Ato e dhunuan atë fizikisht, e më pas u arratisën.

Ndërkohë, policia i ka shpallur në kërkim motrat Berisha ndërsa ende nuk dihet vendndodhje e tyre, por sipas informacioneve rezulton se nuk kanë dalë jashtë Shqipërisë.

Disa ditë më parë, policia ka sekuestruar dy automjete, makinën që kanë pasur natën e ngjarjes dhe makinën që kanë lëvizur më mbrapa motrat Berisha.

The post Motrat Berisha i sulmuan vajzën, flet babai i Klea Prengës: I janë dëmtuar nervat e buzës, s’është gati të flasë appeared first on Albeu.com.

Pas sulmit me th*kë, Gjermania forcon masat e sigurisë dhe politikat për azil

By: D Marku
30 August 2024 at 09:55

Koalicioni qeverisës në Gjermani ra dakord të enjten që të forcojë masat për sigurinë si dhe politikat për dhënien e azilit, pas një sulmi vdekjeprurës të lidhur me grupin militant Shteti Islamik që ka ndezur edhe më shumë kundërshtitë e së djathtës së skajshme dhe kritikat ndaj autoriteteve berlineze rreth qasjes së tyre mbi politikat e emigracionit.
Tre persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën në sulmin me thikë gjatë një festivali që shënonte 650 vjetorin e qytetit të Solingenit. Ngjarja ka shtuar mosmarrëveshjet politike mbi rregullat e azilit dhe dëbimit në prag të zgjedhjeve vendore që pritet të mbahen muajin e ardhshëm, pasi i dyshuari ishte një azilkërkues nga Siria, të cilit i ishte refuzuar kërkesa.
Masat e reja përmbajnë rregulla më të forta për armët, përfshirë rregullat për zotërimin e një arme, ndalim të mjeteve prehëse dhe ndalim absolut të thikave në ngjarje publike, si festivale, ngjarje sportive apo tregtare.

The post Pas sulmit me th*kë, Gjermania forcon masat e sigurisë dhe politikat për azil appeared first on Albeu.com.

❌
❌