Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 September 2024Main stream

SHBA/ Sulm me armë në Alabama, 4 të vdekur dhe 21 të plagosur

By: armand
22 September 2024 at 10:22

Të paktën katër persona u vranë dhe 21 të tjerë u plagosën nga disa të shtëna me armë zjarri në një nga zonat më të njohura argëtuese në Birmingham në Alabama të Shteteve të Bashkuara. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën në mbrëmje,  tha Departamenti i Policisë së Birminghamit. “Rreth orës 23:00 u raportuan […]

The post SHBA/ Sulm me armë në Alabama, 4 të vdekur dhe 21 të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Të shtëna me armë në Alabama, katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

By: So Nila
22 September 2024 at 11:01

Katër persona janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur pas një sulmi me armë në Birmingham, Alabama. Sipas policisë së qytetit, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës pak pas orës 23:00, kur policia ka marrë një telefonatë për të shtëna me armë zjarri.

Oficerët mbërritën në vendngjarje dhe gjetën dy burra dhe një grua të shtrirë në tokë dhe u shpallën të vdekur menjëherë. Personi i katërt humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.

Policia beson se disa sulmues kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një grupi personash.

Shkaku i sulmit nuk dihet ende, por ajo që është shqetësuese është se ky incident i fundit i shtohet listës së të paktën 403 të shtënave masive në Shtetet e Bashkuara këtë vit.

SHBA ka shkallën më të lartë të vdekjeve nga armët nga çdo vend i zhvilluar në botë.

/abcnews.al

❌
❌