Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 September 2024Main stream

Hargreaves: Serbia të marrë masa që Radoiçiqi e të tjerët të sillen para drejtësisë

24 September 2024 at 17:19

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka bërë thirrje që Serbia të marrë masa për të sjellë para drejtësisë autorët e sulmit në Banjskë më 24 shtator 2023, të udhëhequr nga Milan Radoiçiq.

Në një postim në platformën “X”, Hargreaves ka theksuar rëndësinë e vendosjes së drejtësisë për rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën gjatë këtij sulmi terrorist.

“Sot bëhet një vit nga vrasja e policit Afrim Bunjaku dhe ngjarjet tronditëse që ndodhën në Banjskë,” ka shkruar ambasadori, duke përgëzuar profesionalizmin e Policisë së Kosovës për veprimet e tyre në rivendosjen e rendit atë ditë.

Ai gjithashtu ka vlerësuar punën e prokurorëve kosovarë për ngritjen e aktakuzave lidhur me rastin.

“I bëj nder profesionalizmit dhe trimërisë së Policisë së Kosovës për veprimin e tyre për të rivendosur rendin më 24 shtator 2023 dhe prokurorëve të Kosovës për punën e tyre duke ngritur aktakuzë”, ka shtuar Hargreaves.

Ambasadori britanik ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar është e vendosur në kërkesën e saj që autorët e sulmit, përfshirë Milan Radoiçiqin, të përballen me drejtësinë.

“Britania e Madhe vazhdon të kërkojë që autorët e këtij sulmi, përfshirë Milan Radoiçiq, të kapen dhe të sillen para drejtësisë,” ka theksuar ai, duke bërë thirrje Serbisë që të ndërmarrë masat e nevojshme për të siguruar që drejtësia të vihet në vend sa më shpejt të jetë e mundur./Telegrafi/

Today marks a year since the killing of police officer Afrim Bunjaku and the shocking events that took place at Banjska.

I pay tribute to the professionalism and bravery of the Kosovo Police for their action to restore order on 24 September 2023, and to 🇽🇰 prosecutors
1/2 pic.twitter.com/1owK6OSGPq

— Jonathan Hargreaves (@jonhargreaves67) September 24, 2024

The post Hargreaves: Serbia të marrë masa që Radoiçiqi e të tjerët të sillen para drejtësisë appeared first on Telegrafi.

Një vit nga Banjska, Vjosa Osmani kujton rreshterin e vrarë nga sulmi

24 September 2024 at 09:39

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar një vjetorin e rënies së dëshmorit, rreshterit Afrim Bunjaku.

“Sot një vit, Rreshteri Afrim Bunjaku ra dëshmor, për të treguar edhe një herë, siç kemi dëshmuar ndër shekuj, se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm. Se liria nuk ka çmim. Se Kosova është dhe do të mbetet e pandashme, e liria dhe kufijtë tanë të paprekshëm! Sot e përgjithmonë!”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.

24 shtatori shënon një prej datave më të rënda për historinë e Kosovës pasi Policia e Kosovës u përball me sulm terrorist. Rreshteri 50-vjeçar nga Vushtrria, Afrim Bunjaku mbeti i vrarë në sulm.
Babai i tre fëmijëve, heroi më i ri i shtetit të Kosovës, u qëllua nga dy drejtime të ndryshme në afërsi të kësaj ure.
LEXONI GJITHASHTU:

The post Një vit nga Banjska, Vjosa Osmani kujton rreshterin e vrarë nga sulmi appeared first on Euronews Albania.

❌
❌