Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 September 2024Main stream

Izraeli vret komandantin e Hezbollahut në Liban

By: Re Nato
24 September 2024 at 15:37

Një sulm ajror izraelit në Bejrut ka vrarë komandantin e Hezbollahut, Ibrahim Qubaisi. Kështu u shprehën për Reuters dy burime të sigurisë në Liban.

Sulmi vjen vetëm pak ditë pasi Hezbollahu tha se një komandant tjetër, Ibrahim Aqil, ishte vrarë në periferi të kryeqytetit.

Izraeli dhe Hezbollahu, grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – kanë këmbyer zjarr ndërkufitar pothuajse çdo ditë që kur nisi lufta në Gazë më 7 tetor.

Por, bombardimet e 23 shtatorit në Liban deri më tani shënuan përshkallëzimin më të madh, që nga lufta e vitit 2006 mes Izraelit dhe Hezbollahut, grup që mbështetet nga Irani./abcnews.al

Kërcënimet nga Hezbollahu, pjesë e jetës së përditshme për banorët izraelitë

By: Re Nato
24 September 2024 at 15:32

Sulmet e Hezbollahut me raketa në veri të Izraelit kanë shtuar frikën e banorëve të qyteteve izraelite përgjatë kufirit me Libanin. Një pjesë e tyre thonë se sirenat dhe sulmet me raketa janë bërë pjesë e jetës së përditshme. Banorët e qytetit veriperëndimor të Naharijas shpresojnë që lufta e Izraelit me Libanin do të përfundojë së shpejti dhe do të jetë një përmirësim të jetës atje.

Njerëzit që jetojnë ose punojnë në Naharija, në veriperëndim të Izraelit, thanë të martën se përshkallëzimi i sulmeve me raketa nga Hezbollahu me bazë në Liban ka rritur frikën dhe stresin, por shumë prej tyre theksojnë se kjo nuk është një gjë e re për banorët e këtij rajoni.

Për 22-vjeçaren Albina Chemodakov, e cila punon në një dyqan në Naharija, sirenat dhe kërcënimet për sulmet me raketa janë bërë pjesë e jetës së përditshme.

“Pavarësisht sulmeve me raketa për gati një vit, ne shkojmë në punë dhe jeta ende vazhdon. Është e frikshme të jetohet kështu, por kjo është jeta në Izrael”, thotë ajo.

Uri Hayo, një 76-vjeçar në pension thotë se izraelitët janë mësuar me luftërat rajonale, që ndodhin çdo disa vjet.

“Çfarë mund të them? Jemi mësuar me këto situata. Çdo 5, 10 apo 15 vite sërish fillon një luftë. Lufta kundër terroristëve dhe guerileve është e vështirë”, thotë ai.

Por 53-vjeçari Yehuda Kidron e sheh situatën nga një pikëpamje më pozitive, duke thënë se banorët duhet të kujdesen për veten e tyre duke ndjekur këshillat e Komandës së Frontit të Brendshëm të Izraelit.

“Besoj se lufta do të përfundojë brenda një muaji. Besoj se kjo luftë do zgjasë edhe tre javë të tjera, sepse lufta e fundit me Libanin në vitin 2006 zgjati vetëm 28 ditë. Kjo besoj se do të mbarojë pas tre javësh dhe gjithçka do të jetë më mirë, ne do të mund të jetojmë më mirë këtu”, thotë ai.

Pas gati një vit lufte kundër Hamasit në Rripin e Gazës në kufirin e tij jugor, Izraeli tani po përqëndrohet në kufirin e tij verior, ku Hezbollahu ka hedhur raketa në drejtim Izraelit për të shprehur solidaritetin me Hamasin. Hezbollahu dhe Hamasi, që janë shpallur organizata terroriste nga Shtetet e Bashkuara, mbështeten nga Irani.

Qeveria e Izraelit përballet me presionin publik për të siguruar kufirin verior dhe për t’i kthyer në mënyrë të sigurt banorët e atyre zonave në shtëpitë e tyre, një përparësi kryesore e luftës.

Forcat izraelite goditën objektivat e Hezbollahut në Libanin jugor dhe grupi i mbështetur nga Irani sulmoi objektet ushtarake në Izraelin verior të martën, duke rritur frikën për një konflikt në shkallë të gjerë, një ditë pasi sulmet izraelit në Liban shkaktuan numrin më të madh të viktimave brenda një dite në disa dekada./VOA

Koalicion Berisha-Meta? Kreu i PL takon Nokën, Meta: Dalim edhe vetëm në zgjedhje

By: Re Nato
24 September 2024 at 15:15

Partia Demokratike veë primareve brenda saj, për të përcaktuar kë do të mbaj në listë të hapur, e kë në listë të sigurt, ka nisur diskutimet dhe për aleancat për garën e 2025.

I pari mes të gjithë aleatëve, i pari që i shkoi në zyrë numrit 2 të PD-së, Flamur Noka, ishte Ilir Meta, të hënën.

Mes tyre ende nuk ka vendim, nëse do të dalin bashkë apo secili do të garojë me logon e kandidatët e vet.

Meta nuk pati një kërkesë për aleatin e tij apo propozim, por i ka kërkuar Nokës, që PD-ja të marrë vendimet e saj, për të thelluar më pas bisedimet dhe modalitet. Këtë e pohoi në edhe vetë Meta, në një konferencë për mediat.

“Ne respektojmë cdo vendim të PD, dhe opozitës, ne marrim vendimet tona, në favor të maksimalizimit të votës.”

Megjithatë, deri sa secila parti të bëj llogaritë e saj elektorale, Meta siguroi se bashkëpunimi mes tyre do të vijojë të jetë i ngushtë, në drejtim të aksionit opozitar.

“Jemi takuar, do të vazhdojmë bashkëpunimin në të gjithë….”

Deri më tani e qartë është që Ilir Meta do të jetë në listën e Tiranës, me apo pa aleancë, megjithëtse sic shprehet, do të preferonte që në fletën e votimit të 2025-ëë, në krye të kishte logon e PL-së.

“PL në çdo rast do të preferonte, në radhë të parë fitoren e opozitës, pastaj do të preferonte në cdo rast të dilte me logon e saj …”

Ilir Meta nuk nguroi të ndihmojë Sali Berishën, në momentin që ai kishte më shumë nevojë, duke ia dhënë logon e tij, PL-në, si strehë për të gjithë kandidatët që pati në garën e majit të 2023.

Por dy liderët e opozitës janë në një realitet të ri, krahasuar me zgjehdhjet lokale, kur Sali Berisha zotëron logon e PD-së dhe Ilir Meta ndoshta do të kërkoj të testojnë logon e tij, shënderrimin e LSI-së, në PL-së, pasi la zyrën e Presidencës, korrik të 2022.

“Ilir Meta do të udhëheqë PL dhe listën e saj”

Pentagoni dërgon trupa shtesë në Lindjen e Mesme mes rritjes së frikës së zgjerimit të luftës

By: Re Nato
24 September 2024 at 13:52

Shtetet e Bashkuara po dërgojnë një numër të vogël trupash shtesë në Lindjen e Mesme pas një intensifikimit të luftimeve mes Izraelit dhe militantëve të Hezbollahut në Liban, tha të hënën zëdhënësi i Pentagonit, gjeneralmajori Pat Ryder.

Zoti Ryder nuk dha hollësi të tjera mbi numrin e forcave apo rolin e tyre në Lindjen e Mesme.

Megjithatë, një zyrtar i lartë amerikan i tha Zërit të Amerikës se mund të bëhet fjalë për dhjetëra trupa dhe detyra e tyre kryesore do të jetë përgatitja për një evakuiim të mundshëm të qytetarëve amerikanë, nëse do të shpërthente një luftë më e madhe rajonale.

Një zyrtar tjetër amerikan theksoi se situata nuk ka arritur ende në pikën kur një evakuuim me ndihmën e ushtrisë i shtetasve amerikanë nga rajoni është i nevojshëm.

Nëse nevojitet një evakuiim i qytetarëve amerikanë, mund të përdoret një kontigjent i marinsave amerikanë, që tashmë ndodhet atje dhe mund të realizojë këtë detyrë, i tha Zërit të Amerikës një tjetër zyrtar. Të gjithë folën në kushte anonimiteti.

Zoti Ryder, në përgjigje të një pyetjeje të Zërit të Amerikës të hënën, u tha gazetarëve se Pentagoni është një “organizatë planifikuese” që është e përgatitur për një “një numër të madh të rastësive”, nëse kërkohet ndihma e ushtrisë amerikane.

“Ne kemi prani më të madhe në rajon sot se sa më 14 prill, kur Irani kreu sulmin e tij me dron dhe raketa kundër Izraelit”, tha ai.

Njoftimi pason sulmet izraelite ndaj pozicioneve të Hezbollahut brenda Libanit, në të cilat u vranë qindra njerëz. Departamenti i Shtetit ka paralajmëruar qytetarët amerikanë që të largohen nga Libani për shkak të rritjes së rrezikut të një lufte rajonale./VOA

Uzuni, në formacionin e javës/ Lojtari, ndër më të mirët në nivelin e dytë në Spanjë

By: Re Nato
24 September 2024 at 13:47

Nuk është ende si dy vjet më parë, por mund të përsëritet.

Myrto Uzuni ka nisur shkëlqimin në ligën e dytë të Spanjës dhe po merr vlerësimet e duhura.

Sulmuesi shqiptar u përzgjodh në formacionin e javës 6-të të këtij kampionati, pasi realizoi gol në barazimin 2-2 që Granada arriti në fushën e saj ndaj Malagës.

Ylli kuqezi ishte në fushë për 90 minuta, realizoi për avantazhin e dytë, 2-1, ndonëse ekipi i tij nuk e mbajti dot fitoren.

Uzuni mori vlerësimin, i cili nuk ishte më i larti I javës, por që gjithsesi ia siguroi një vend mes njëmbëdhjetë lojtarëve më të mirë.

Ky ishte goli I dytë radhazi për beratasin, sepse ai shënoi edhe në javën e 5-të, në një tjetër barazim 2-2 të Granadës, këtë herë në fushën e Elçes.

Shpresohet që sulmuesi shqiptar të rigjejë formën që pati dy sezone më parë, kur u shpall Këpuca e Artë e Ligës së Dytë, duke shënuar 23 gola për Granadën, e duke iu afruar rekordit historik.

Uzuni ishte shumë I mirë edhe edicionin e kaluar në La Liga, pra në elitën e futbollit spanjoll, duke shënuar 11 gola, një nivel aspak për t’u hedhur poshtë./abcnews.al

Barcelona, Berisha në listë/ Portieri sugjerohet si alternativë tek kampionët spanjollë

By: Re Nato
24 September 2024 at 13:43

Natyrisht që shanset i ka tepër të vogla.

Etrit Berisha sot nuk po zgjidhet për të qenë titullar në portën e kombëtares shqiptare, dhe është e qartë për moshën 35-vjeçare, por gjithsesi nuk është gjë e vogël që të këshillohet si alternativë e Barcelonës.

Klubi katalanas kërkon zëvendësues pas dëmtimit të rëndë të portierit titullar, Ter Shtegen, dhe sugjerimin për gardianin nga Prishtina e bën jo më pak se e përditshmja kryesore sportive në Katalonjë, “El Mundo Deportivo”.

Berisha është në listën e saj me 10 portierë, ku përfshihen Kejlor Navas, Pavlenka, Karius, Vaclik apo Kubek.

Për momentin ish-kapiteni kuqezi është pa skuadër.

Dikur, tek Barcelona u përfshi Rej Manaj, që luajti me ekipin B sezonin 2020-2021, dhe u bashkua me Mesin me shokë në verën e 2021-it në fazë përgatitore.

Ndërkaq, dy portierë të njohur kanë shprehur gatishmërinë për të veshur fanelën “blaugrana”.

Këta janë Kejlor Navas, që mbetet aktiv, dhe Klaudio Bravo, që për momentin I ka dhënë fund karrierës.

Navas, që ka qenë portier i Realit të Madridit, ka luajtur kohët e fundit tek Paris SG, dhe tek Notingem Foresti.

Ai është 37 vjeç, për momentin pa ekip, ndonëse mbron portën e kombëtares së Kosta Rikës, dhe nëpërmjet agjentit Zhorge Mendes, thotë se është I hapur për të ndihmuar Barcelonën.

Klaudio Bravo është 41 vjeç dhe gjithashtu ka deklaruar se mund të jetë në krah të katalanasve, ku luajti për dy sezone, ndërsa muajin e kaluar njoftoi tëtheqjen nga futbolli./abcnews.al

Muçi “shkon” në tribunë/ Sulmuesi shqiptar lihet jashtë skuadrës nga trajneri i Beshiktash

By: Re Nato
24 September 2024 at 13:38

Kohët kur shënonte dhe ngrinte në këmbë gjithë stadiumin janë harruar. Karriera e Ernest Muçit ka marrë një tjetër rrjedhë me nisjen e sezonit të ri me Beshiktash në Turqi dhe kombëtaren e Shqipërisë.

Talenti kuqezi u transferua nga Legia Varshavës te klubi I Stambollit për 10 milion euro. Një shifër e rëndësishme, por që 23 vjeçari u duk se do ta justifikonte shpejt. Në fakt, impakti i tij ishte i rëndësishëm me 4 gola në 17 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës.

Por gjërat kanë ndryshuar në këtë edicion.

Me uljen në pankinën e Beshiktash të Xhovani Van Bronkhorst, Muçi kuptoi menjëherë se do të ishte zgjedhje e dytë. Minuta me pikatore për sulmuesin, që gjithsesi goditjen e parë të rëndë e mori nga Silvinjo. Tekniku I kombëtares kuqezi e la jashtë listës për dy ndeshjet e shtatorit, të parat në Ligën e Kombeve.

Por nuk mjaftoi kjo. Ernest Muçi humbi vendin në skuadër edhe te Besiktash, pasi u detyrua të ndjekë nga tribuna ndeshjen e fundit në kampionat, që ekipi I tij e fitoi 2-1 kundër Ejupspor.

Van Bronkhorst e shpjegoi këtë si zgjedhje të detyruar teknike, pasi ka në dispozicion 14 lojtarë të huaj dhe rregullorja e kampionatit turk lejon vetëm 12 të tillë në protokollin e ndeshjeve.

Por tekniku holandez la të kuptohet se edhe forma e futbollistit shqiptar nuk është e mirë.

Një situatë e vështirë kjo për Muçin, që tani duhet të presë janarin për të gjetur një tjetër skuadër, që do t’i lejonte të kthente edhe një herë karrierën në shinat e duhura.

Sigurimi i mjeteve, sipas historikut të dëmeve/ AMF: Rregullorja e re hyn në fuqi në 1 janar të vitit të ardhshëm

By: Re Nato
24 September 2024 at 13:25

Nëse jeni shofer i kujdesshëm dhe pa shkelje gjatë drejtimit pagesa për sigurimin e automjetit do të jetë më  e ulët.Ndërkohë që drejtuesit e mjeteve që kanë një historik dëmesh të shkaktuara nga aksidentet do të paguajnë më shumë sigurim për makinën.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar rregulloren “për përcaktimin e faktorëve të riskut që përfshihen në përllogaritjen e primit për produktet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit” e cila hyn në fuqi në 1 janar të vitit  2025.

Sipas rregullores  do të jetë Shoqëria e sigurimit që do të përllogarit primin e sigurimit bazuar në faktorët e riskut, si: Historiku i dëmeve, përfshirë edhe rastet kur shkaktari i aksidentit nuk është i shënuar në policën e sigurimit  fuqia motorike, mosha e të siguruarit si dhe eksperienca në drejtimin e mjetit motorik.

Në hartimin e tabelave të primit të rrezikut si dhe në përcaktimin e primit të sigurimit, shoqëria e sigurimit bazohet në bazën teknike të të dhënave për një periudhë që përfshin të paktën 5 vitet e fundit. Baza teknike e të dhënave duhet të përfshijë edhe të dhënat për dëmet e regjistruara për llogari të fondit të kompensimit për periudhën që merret në shqyrtim.

Shoqëria e sigurimit ka detyrimin të njoftojë Autoritetin e Mbikqyrjes për aplikimin e tarifave të reja të primit, depoziton bazën teknike të të dhënave, faktorët e riskut dhe vlerësimet e përdorura për llogaritjen e primeve të sigurimit./abcnews.al

Dhunoi babanë, pranga 43-vjeçarit në Lushnje. Një tjetër në pranga për thyerje të arrestit shtëpiak

By: Re Nato
24 September 2024 at 11:29

Një 43-vjeçar është arrestuar në Lushnje, pasi ushtroi dhunë ndaj babait të tij.

Babai i 43-vjeçarit, u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Ndërkaq, një tjetër person është vënë në pranga nga Policia e Lushnjes.

Një 35-vjeçar u arrestua, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Gjithashtu, gjatë shoqërimit ai ka kundërshtuar punonjësit e Policisë./abcnews.al

Bizhuteri të kontrabanduara në argjendari, procedohet penalisht 43-vjeçari në Fier

By: Re Nato
24 September 2024 at 11:26

Një 43-vjeçar është proceduar penalisht në Fier.

Në argjendarinë e 43-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan nga policia, bizhuteri të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara.

“Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare i DVP Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. H., 43 vjeç, banues në Fier, pasi në argjendarinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara”, thuhet në njoftimin e Policisë së Fierit./abcnews.al

Shiste kanabis, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë. Procedohen penalisht dy të tjerë

By: Re Nato
24 September 2024 at 11:06

Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht në kuadër të operacionit policor të koduar “Trisha”.

I riu u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën “Petro Nini Luarasi”, dy shtetas, të cilëve gjatë kontrollit fizik iu kanë gjetur doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Dyshohet se lëndën narkotike, ata ia kanë blerë 26-vjeçarit. Të dy shtetasit u proceduan penalisht./abcnews.al

Drejtësi shqiptare në grupet e Europa League/ Juxhin Xhaja do të gjykojë ndeshjen Alkmaar-Elfsborg

By: Re Nato
24 September 2024 at 09:37

Arbitri shqiptar, Juxhin Xhaja do të vendosë drejtësi në ndeshjen e Europa League mes AZ Alkmaar dhe Elfsborg.

Dy ndihmësit e Juxhin Xhajës dhe arbitri i katërt do të jenë sërish shqiptarë. Arbër Pema dhe Rejdi Avdo janë asistentë në këtë takim, ndërsa Albert Doda është përzgjedhur arbitër i katërt.

Ndeshja AZ Alkmaar – Elfsbord do të luhet të mërkurën më 25 shtator në stadiumin “AFAS Stadion”, në orën 18:45.

“Juxhin Xhaja, asistentët Arbër Pema e Rejdi Avdo, si dhe Alber Doda si arbitër i katërt do të vendosin drejtësi në ndeshjen AZ Alkmaar-Elfsborg, në grupet e UEFA Europa League”, thuhet në njoftimin e Federatës Shqiptare të Futbollit./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FSHF (@fshforg)

Nga pastrues në hotele e bare, tashmë deputet në Gjermani/ Balidemaj: Fillimi ka qenë shumë i vështirë

By: Re Nato
24 September 2024 at 09:19

Delija Balidemaj është një shqiptar nga Plava e Gucia, i cili tashmë ka arritur sukses në politikën gjermane, pasi është deputet në parlamentin e Mynihut.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Balidemaj u shpreh se fillimi në Gjermani ka qenë shumë i vështirë. Balidemaj tha se fillimisht ka punuar pastrues në hotele dhe bare.

Balidemaj deklaroi se u anëtarësua në Partinë e Gjelbër, pasi sipas tij, kjo forcë politike në atë kohë, mbronte të drejtat e emigrantëve.

“Unë kam ardhur drejt e në Mynih, jetoj këtu prej atëherë. Kanë qenë shumë të vështira, nuk njihnim gjuhën, edhe kulturën nuk e njihnim. Halli na solli në një moment të tillë. Ishte me të vërtetë shumë e vështirë. Jetonim në një shtëpi me kushte shumë të rënda. Unë dhe zonja ime punonim në një hotel, pastronim. Punën e lamë, u kthyem në dhomën tonë. Kam hyrë në Partinë e Gjelbër, tregon momentin tim emocional dhe shkakun pse unë në atë kohë u futa në politikë. Në atë kohë ishte partia që në sytë e mi, mbronte të drejtat e të huajve dhe luftonte për ato. Ndaj edhe e bëra zgjedhjen e tillë”, theksoi ai./abcnews.al

Scholz: Gjermania nuk do t’i japë leje Ukrainës për armët me rreze të gjatë

By: Re Nato
24 September 2024 at 09:00

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka ngulur këmbë se vendi i tij nuk do t’i heqë kufizimet ndaj Ukrainës në lidhje me përdorimin e armëve gjermane me rreze të gjatë veprimi kundër Rusisë, pavarësisht lutjeve të Kievit.

Qeveria i ka marrë “disa vendime” në lidhje me mbështetjen ushtarake për Ukrainën, të cilat “janë shumë të qarta për mua”, tha Scholz të hënën mbrëma në Nju Jork, ku do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Scholz theksoi se në mesin e atyre vendimeve janë edhe kufizimet që ia ndalojnë Ukrainës të hedhë raketa gjermane thellë brenda territorit të Rusisë.

“Kjo nuk është në përputhje me qëndrimin tim personal… Ne nuk do ta bëjmë këtë dhe kemi arsye të mirë për këtë”, shtoi Scholz, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ushtria izraelite deklarohet e gatshme për pushtimin tokësor të Libanit

By: Re Nato
24 September 2024 at 08:25

IDF ka mbajtur një konferencë shtypi televizive në momentet e fundit, në të cilën një zëdhënës përsëriti pretendimet se forcat izraelite janë të përgatitura për një pushtim tokësor të Libanit nëse është e nevojshme.

Kundëradmirali Daniel Hagari përsëriti se Izraeli “nuk po kërkon luftë”, por tha se do të bëjë “çfarëdo që është e nevojshme” për të garantuar sigurinë në kufirin verior të vendit, shkruan Sky News.

I pyetur nëse kjo vlen edhe për një luftë me Libanin, ai tha: “A është ushtria e përgatitur? Po. Ushtria është në gatishmëri të plotë dhe ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të rikthyer në shtëpi të gjithë qytetarët tanë në kufirin verior të sigurt”.

Yesterday — 23 September 2024Main stream

Mbi 41 mijë palestinezë të vrarë në Gaza që nga 7 tetori

By: Re Nato
23 September 2024 at 15:43

Të paktën 41,455 njerëz janë vrarë dhe 95,878 janë plagosur në sulmet ushtarake izraelite në Gaza që nga 7 tetori.

Kështu u shpreh Ministria e Shëndetësisë në Gaza, përmes një deklarate, shkruan Al Jazeera.

Në 24 orët e fundit, nga sulmet e Izraelit janë vrarë 24 persona, teksa 60 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Lufta Izrael-Hamas filloi kur luftëtarët e drejtuar nga Hamasi vranë rreth 1.200 persona, kryesisht civilë, në një sulm më 7 tetor në jug të Izraelit.

Ata rrëmbyen rreth 250 persona të tjerë dhe ende mbajnë rreth 100 pengje./abcnews.al

Eksportet e Eurozonës në krizë/ BQE: Do vazhdojnë goditjen nga kosto e energjisë dhe produktiviteti i ulët

By: Re Nato
23 September 2024 at 14:46

Eksportuesit e Eurozonës do të vazhdojnë të përballen me një situatë të vështirë dhe konkurrence te vazhdueshme edhe në vitet e ardhshme për shkak të kostove të larta të energjisë dhe rritjes së dobët të produktivitetit të punës.

Shqetësimi është ngritur nga Bankea Qendrore Europiane në një studim të bërë së fundmi, sipas të cilës eksportet e eurozonës kanë humbur një pjesë të mirë të tregut global pasi kostot e shtuara kanë bërë që shumë sektorë të zhyten në recesion të thellë.

“Sfidat e konkurrencën mund të vazhdojnë më tej pasi kostot e energjisë me shumë gjasa do të mbeten të larta dhe eurozona është ende e ndjeshme ndaj ndryshimeve të tregut global për shkak të varësisë së saj të vazhdueshme nga importet e energjisë”, thuhet në raportin e Bankës Europiane.

Krizat e fundit që nga pandemia e deri te pushtimi i Ukrainës nga Rusia kanë goditur tregtinë e jashtme të eurozonës dhe situata nënvizon Banka Qendrore Europiane mund të bëhet edhe më e vështirë edhe për shkak të tensioneve gjeopolitike.

Rritja e produktiviteti në ekonomitë e eurozonës është shumë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe hendeku midis dy blloqeve është zgjeruar ndjeshëm në vitet e fundit. Kjo ka ndodhur kryesisht prej pandemisë fillimisht me skemat e bizneseve për të mbajtur në punë fuqinë punëtore mes vështirësive e më pas prej agresionit rus, që solli shtrenjtim të fortë të çmimit të energjisë duke rritur kostot për kompanitë.

Nga tremujori i katërt i vitit 2019 dhe deri në tremujorin e dytë të këtij viti, produktiviteti në eurozonë u rrit me vetëm 0.9%, ndërsa në Amerikë ky tregues ishte shumë më i lartë duke arritur në 6.7%./abcnews.al

Mbi 100 mijë turistë në Përmet/ Në qytetin e luleve rreth 30 përqind më shumë turistë se vjet

By: Re Nato
23 September 2024 at 14:39

Përmeti i Vjosës, luleve e njerëzve të ngrohtë ka pritur e përcjellë turistë nga anë e kënd botës këtë vit.

Sipas të dhënave qytetin e vogël në jug të vendit deri në fund të muajt gusht e kanë vizituar mbi 100 mijë vizitorë.

Këta të fundit nuk mungojnë as në vjeshtë.

Në Përmet ashtu siç vendasit thonë përveç detit mund të gjesh çdo gjë tjetër nga ujrat tremalë të Bënjes, lugina e Vjosës dhe objektet e kultit që në këtë qytet janë të shumta e të veçantë.

Përveç natyrës vizitorët i tërheqin edhe çmimet që mbeten të ulëta.

Në krahasim me vitin e shkuar rezulton se në Përmet numri i turistëve ka qënë afro 30 përqind më i lartë./abcnews.al

❌
❌