Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 September 2024Main stream

Baba Mondi nuk humbet kohë, nis organizimin zyrtar të Shtetit Sovran Bektashi

By: user 8
25 September 2024 at 18:02

Ndërkohë që diskutimet për shtetin e ri bektashinj janë kthyer në temë dite, Kryegjyshata Bektashiane nuk humbet kohë, por ka nisur me organizimin e shtetit të ri. Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi me anë të një letre ka njoftuar se ka zgjedhur një ambasador të posaçëm për cdo mision diplomatik, pyetje apo kërkesë për shtetin e ri.

Letra e Plotë: 

KRYEGJYSHATA BOTËRORE BEKTASHIANE
SELIA E SHENJTË
Adresa: “Rruga Dhimitër Kamarda” Tiranë, Shqipëri, Tel/Fax +355 684 248888, email: [email protected]

Nr. 523 Prot.
Subjekti: Komunikime Diplomatike në Lidhje me Shtetin Sovran të Urdhrit Bektashi

Tiranë, 23.09.2024

Shpresojmë që kjo mesazh t’ju gjejë mirë.

Dëshirojmë t’ju informojmë se, nga tani e tutje, të gjitha komunikimet dhe pyetjet në lidhje me Shtetin Sovran të Urdhrit Bektashi duhet të drejtohen te përfaqësuesi i përshtatshëm. Në mënyrë të veçantë, për çdo mision diplomatik, pyetje, apo kërkesë për të organizuar takime ose diskutime në lidhje me Shtetin Sovran të Urdhrit Bektashi, ju lutemi që korrespondencën tuaj ta drejtoni tek:

Nik Grezda
Ambasador i Posaçëm
[email protected]
+355-6858-28929

Ambasadori Grezda është emëruar për të trajtuar të gjitha këto pyetje dhe është më i përshtatshmi për të adresuar çdo çështje që lidhet me Shtetin Sovran të Urdhrit Bektashi. Për të siguruar një proces komunikimi të efektshëm dhe të qartë, ju lutemi që të gjitha email-et dhe kërkesat formale t’i dërgoni direkt atij duke përdorur kontaktet e mësipërme.

E vlerësojmë shumë vëmendjen tuaj ndaj kësaj kërkese dhe bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm. Nëse keni ndonjë pyetje ose kërkoni sqarime të mëtejshme, mos hezitoni të na kontaktoni.

Faleminderit për mirëkuptimin tuaj.

Me respekt,
Kryegjyshata Botërore Bektashiane
Tiranë, Shqipëri

The post Baba Mondi nuk humbet kohë, nis organizimin zyrtar të Shtetit Sovran Bektashi appeared first on Lapsi.al.

Operacioni ndërkombëtar antidrògē, kush janë dy të arrestuarit në Shqipëri (Emrat)

By: user 8
25 September 2024 at 17:55

Arjanit Maloku dhe Jurgen Kacurri, janë dy personat e arrestuar në Shqipëri nga operacioni ndërkombëtar antidrogë i zhvilluar nga SPAK në bashkëpunim me Eurojust, Europol, autoritetet italiane, zvicerane, polake, Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Maloku dhe Kacurri, pjesëtarë të grupit kriminal që ushtronte aktivitetin e trafikimit të lëndëve narkotike të llojit kokainë nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian, kryesisht Italisë, janë arrestuar ditën e sotme gjatë aksionit në vendin tonë, ku janë kryer 21 kontrolle banesash dhe ambjente të tjera.

Të dyshuarit pastronin fitimet e tyre të paligjshme nëpërmjet një rrjeti të panumërt kompanish, të drejtuara nga një organizatë italo-kineze, e krijuar për këtë qëllim, e cila furnizonte fatura false për rreth 375 milionë Euro.

Nga hetimi janë sekuestruar 360 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, armë dhe sende të tjera me vlerë, të përllogaritura në vlerën prej 60 milion Euro cash.

LEXO EDHE: Goditja e grupit kriminal i trafikut të drogës, SPAK jep detaje nga operacioni i përbashkët me tre shtete: Sekuestrohet kokainë, armë dhe sende me vlerë prej 60 milionë euro

SPAK bën me dije se sot në Shqipëri janë kryer 21 kontrolle banesash dhe ambjente të tjera. Janë arrestuar në flagrancë dy pjesëtarë të grupit kriminal, shtetasit Jurgen Kacuri dhe Arjanit Maloku.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 30 mijë Euro, 6 mijë Paud, 2 automjete, 1 armë, 4 ora të markës Rolex, 26 aparate celulare, dokumente, sende të tjera me vlerë, si dhe prova të tjera materiale.

The post Operacioni ndërkombëtar antidrògē, kush janë dy të arrestuarit në Shqipëri (Emrat) appeared first on Lapsi.al.

Prokuroria kërkon burg përjetë për Roland Pulën, dyshohet për vràsjèn e dy vëllezërve

By: user 8
25 September 2024 at 16:48

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin përjetë të Roland Pulës, i gjykuar në mungesë, si autor i dyshuar i vrasjes së dy vëllezërve Gramoz e Xhentil Bardhi. Pula rezulton të jetë element me precedent të mëparshëm penal kryesisht në vjedhje dhe kultivim të lëndëve narkotike. Dy vëllezërit u qëlluan me kallashnikov, ndërsa ndërruan jetë rrugës për në spital më 2020 në fshatin Gramëz të Krujës.

Organi i akuzës përmes prokurorit Enklid Gjini pretendon se ka dokumentuar përfshirjen e Pulës në masakër, duke kërkuar në gjykatën penale të Tiranës dënimin maksimal. Ngjarja e 4 viteve më parë ndodhi pas sherrit që nisi në lokalin e fshatit, autori u zuri pritë pranë shtëpisë në errësirë duke i qëlluar me breshëri dy vëllezërit.

Në atë kohë u raportua se konflikti ishte vetëm vijim i përplasjeve që e kanë zanafillën në 19 gusht 2005 kur vëllai i Gramoz dhe Xhontil Bardhit, Eltoni plagosi me thikë Besnik Pulën. Roland Pula ishte arrestuar në 2008, ndërsa në 29 tetor 2010 u dënua me 6 muaj burgim për akuzën e “kanosjes” me armë, 4 muaj burgim për akuzën e “Plagosjes së lehtë me dashje” dhe 2 vjet burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”.

Në bashkim të këtyre tre dënimeve, Roland Pula është dënuar përfundimisht me 2 vite burgim.

The post Prokuroria kërkon burg përjetë për Roland Pulën, dyshohet për vràsjèn e dy vëllezërve appeared first on Lapsi.al.

Krijimi i shtetit bektashi/ Berisha akuzon Ramën se po luan kartën e armiqësive fetare

By: user 8
25 September 2024 at 14:02

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar në lidhej me idenë e kryeministrit Edi Rama, për krijimin e një shteti bektashi në vend.

Ai u shpreh se kjo nuk mund të ndodhë sepse vendi ynë është një shtet laik dhe se një ide e tillë vjen nga ata që janë armiq të shqiptarëve.

“Teqetë ishin mësonjëtore dhe mburoja të luftëtarëve të lirisë.

Shqipëria është shtet laik, këtë e duan vetëm armiqtë e Shqipërisë.

Rama u bë kësaj here ashtu siç është, nuk kam dyshuar kurrë se është armik i shqiptarëve.

Kjo është një thikë e tmerrshme. Synoi të luajë kartën e fundit të ndasive dhe armiqësive fetare”, tha ai.

Lexo më tej: Ideja për shtetin bektashi/ Komuniteti Mysliman: Nisma, e rrezikshme! 

The post Krijimi i shtetit bektashi/ Berisha akuzon Ramën se po luan kartën e armiqësive fetare appeared first on Lapsi.al.

Habit avokati Mëngjesi: Thotë se ka rregulluar raportet me porositësin e sulmit ndaj tij

By: user 8
25 September 2024 at 13:45

Avokati Sokol Mëngjesi i cili u dhunua barbarisht në datë 29 maj të këtij viti, përmes një deklarate noteriale vë në dijeni Gjykatën e Tiranës se ka rregulluar marrëdhëniet me Dritan Nanon, personin e dyshuar se ka porositur aktin.

Përmes mbrojtësit ligjor, Mëngjesi, një deklaratë të tillë e depozitoi në seancën e kësaj të mërkure, teksa Nano kërkonte ndryshimin e masës së sigurisë. Trupa e gjykimit nuk e mori parasysh kërkesën, duke lënë në fuqi masën e sigurisë vendosur ndaj Nanos.

Sokol Mëngjesi u dhunua nga tre persona mëngjesin e 29 majit, mbasi la fëmijën në kopësht, në zonën e ish bllokut. Personat që morën pjesë në këtë konflikt ishin Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku. Ky i fundit nuk mori pjesë në dhunë, por ndihmoi njërin prej autorëve ta largonte nga vendi ngjarjes.

Nga informacionet, mësohet se Sokol Mëngjesi është rikuperuar dhe ka nisur aktivitetin e punës. Shumë shpejt pritet që të marrë pjesë edhe në seancat gjyqsore, për të mbrojtur klientët që ai përfaqëson.

The post Habit avokati Mëngjesi: Thotë se ka rregulluar raportet me porositësin e sulmit ndaj tij appeared first on Lapsi.al.

Së bashku me vëllezërit vrànē 33-vjeçarin, arrestohet pas një viti i riu

By: user 8
25 September 2024 at 11:56

Autori i një vrasje të ndodhur një vit më parë në një lokal në fshatin Hot i Ri në Shkodër është vënë në pranga nga policia.

Blutë bëjnë me dije se 21-vjeçari Luçian Mehilli, i arrestuar sot, akuzohet se në bashkëpunim me 2 vëllezërit e tij, të arrestuar më herët, kanë vrarë 33-vjeçarin Valter Fjerza.

Për të, Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

“Në vijim të punës për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, në lidhje me vrasjen e shtetasit V. F., kryer pas një konflikti të çastit, në afërsi të një lokali në fshatin Hot i Ri, më datë më 21.09.2023, Sektori për Krimet e Rënda dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin L. M., 21 vjeç, banues në Shkodër.  Në lidhje me këtë rast, Policia ka vënë në pranga dhe shtetasin E. D., për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe po punon për kapjen e shtetasit A. M., të kërkuar për të njëjtat vepra penale.  Deri tani, për këtë rast, Policia ka vënë në pranga 4 shtetas dhe vijon punën për ndalimin e shtetasit të fundit të shpallur në kërkim”, sqarojnë autoritetet.

Pas ngjarjes, nga kontrollet në lokalin në afërsi të vendit ku u krye vrasja, policia po ashtu gjeti dhe sekuestroi një sasi kanabisi në trajtë boçe, që dyshohet se posedohej nga 5 shtetasit.

The post Së bashku me vëllezërit vrànē 33-vjeçarin, arrestohet pas një viti i riu appeared first on Lapsi.al.

Venezuela lëshon urdhër arresti për presidentin e Argjentinës

By: user 8
25 September 2024 at 11:19

Prokurori i Përgjithshëm i Venezuelës, Tarek William Schaab, ka bërë të ditur se Caracas ka lëshuar një urdhër ndërkombëtar për arrestimin e presidentit të Argjentinës, Javier Milei.

Kjo masë lidhet me “vjedhjen e një avioni që i përkiste linjës ajrore venezueliane EMTRASUR, një lëvizje që çoi në humbjen e aseteve të rëndësishme venezueliane”.

Përveç Javier Milei, urdhra të ngjashëm u lëshuan kundër sekretares së zyrës presidenciale, Carina Millay, dhe ministres së sigurisë së Argjentinës, Patricia Bullrich.

Sipas Prokurorit të Përgjithshëm të Venezuelës, urdhër-arresti ndërkombëtar i është dërguar Interpolit një ditë më parë.

“Ata vodhën avionin, duke shkatërruar pronën kombëtare të Venezuelës”, tha Schaab në një intervistë me gazetarët venezuelas.

Boeing 747-300M ishte në Aeroportin Ndërkombëtar të Buenos Aires që nga qershori 2022, kur u devijua në Argjentinë për furnizim me karburant për shkak të motit të keq.

Autoritetet argjentinase kanë zbuluar se ky avion është blerë në Iran. Më vonë u bë e ditur se avioni ishte shkatërruar në SHBA. Prokurori pohoi më tej se kombi i Venezuelës është ende i rrethuar nga forcat e huaja dhe për këtë arsye ata po përdorin presidentin e Argjentinës.

The post Venezuela lëshon urdhër arresti për presidentin e Argjentinës appeared first on Lapsi.al.

Yesterday — 24 September 2024Main stream

Shqiptari kapet në Spanjë me mijëra bimë kànàbìsi

By: user 8
24 September 2024 at 18:21

Garda Civile ka kryer operacionin “Gruri”, duke goditur një rast të kultivimit të lëndëve narkotike, operacioni u krye në një shtëpi në Jumillë, Spanjë .

Mediat e huaja raportojnë së gjatë operacionit u sekuestruan 2500 bimë kanabis, katër kilogramë sytha marihuanë, materiale kultivimi dhe një armë gjahu me ajër të kompresuar me municion.

Në pranga ka rënë një 29 vjeç i cili rezulton shqiptar, mbi të rëndojnë akuzat e kultivimit dhe prodhimit të drogës.

Operacioni filloi pas zbulimit të ekzistencës së mundshme të një sere nëntokësore në një zonë rurale, konfirmuar nga Njësia e Dronëve të Gardës Civile.

Më tej u mor një urdhër që lejonte zbulimin e bimëve në faza të ndryshme të rritjes. Operacioni ‘Gruri’ është i dyti i çmontuar në një shtëpi në Jumillë gjatë muajve të fundit.

Në qershor, një tjetër hetim i përbashkët i Gardës Civile dhe Policisë Vendore rezultoi me sekuestrimin e një kilogrami sytha dhe arrestimin e dy burrave për akuza të ngjashme.

The post Shqiptari kapet në Spanjë me mijëra bimë kànàbìsi appeared first on Lapsi.al.

Episodet që po çojnë drejt një lufte totale Izraelin me Libanin

By: user 8
24 September 2024 at 17:44

Për gati një vit Izraeli ka zhvilluar një luftë mbrojtëse në kufirin e tij me Libanin. Që nga 8 tetori modeli ka qenë njësoj. Civilët në të dy anët e kufirit janë larguar. Hezbollah, milicia shiite në Liban, ka gjuajtur raketa dhe ka lëshuar dronë bombardues drejt qyteteve dhe bazave ushtarake pranë kufirit verior të Izraelit. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) janë përgjigjur në të njëjtën mënyrë me sulme artilerie dhe ajrore. Ky model tani është thyer.

Vitin e kaluar, pas sulmit të befasishëm nga Hamasi më 7 tetor, zyrtarët e inteligjencës izraelite pranuan se i kishin hequr sytë nga Hamasi, grupi me bazë në Gaza. Ata i kishin kaluar vitet e mëparshme duke i përqendruar përpjekjet e tyre kryesisht tek Hezbollahu, një armik shumë më i frikshëm. Ngjarjet e fundit kanë vërtetuar se niveli i depërtimit të Izraelit në Hezbollah është me të vërtetë i gjerë.

Më 17 shtator, mijëra bipera të përdorur nga anëtarët e milicisë shpërthyen njëkohësisht, duke vrarë dhjetëra, duke plagosur mijëra dhe duke shkaktuar kërdi në rrjetet e komunikimit. Të nesërmen, qindra mjete të tjera komunikimi u shpërthyen duke shkaktuar pakashumë të njëjtin efekt. Sulmet sinjalizuan një ndryshim. Izraeli mori iniciativën për të nxitur luftën.

Lexo më tej: Pikëpyetjet/ Si i shpërtheu Mossadi mijëra anëtarë të Hezbollahut me një SMS

Dy ditë më vonë, Izraeli shkoi më tej, duke bombarduar dhe shkatërruar një ndërtesë apartamentesh në lagjen Dahiyeh të Bejrutit, bastioni kryesor i Hezbollahut. Sulmi vrau Ibrahim Akilin, një anëtar themelues i lëvizjes dhe shefin e operacioneve të saj, së bashku me komandantët e elitës së Forcës Radvan. Ministria e Shëndetësisë e Libanit njoftoi se të paktën 45 persona u vranë. Izraeli ka vrarë komandantë të tjerë të lartë të Hezbollahut në Bejrut. Më 30 korrik Izraeli vrau Fuad Shukr, shefin de fakto ushtarak të Hezbollahut. Megjithatë, kjo ishte në hakmarrje ndaj një sulmi raketor të Hezbollahut që kishte vrarë 12 fëmijë në një fshat, Druze, në Lartësitë Golan. Vrasja e Ibrahim Akil ishte një lëvizje e llogaritur nga Izraeli për të ndryshuar dinamikën e konfliktit dhe për të filluar goditje në nivele më të larta brenda Hezbollahut.

Që nga sulmi ndaj biperave, Izraeli gjithashtu ka filluar sulmet ajrore gjatë natës, duke goditur shumë më thellë brenda Libanit krahasuar me vitin e kaluar. Oficerët izraelitë thonë se kanë shkatërruar mbi 300 nga vendet e lëshimit të raketave të Hezbollahut, si dhe disa nga raketat me rreze të gjatë veprimi të milicisë, të cilat ajo ende nuk i ka lëshuar. Një oficer i përshkroi këto sulme si “rritje përshkallëzimi”. 

Hezbollahu, ende në rrëmujë pas sulmeve më të fundit të Izraelit, mori kohën e tij duke u përgjigjur; por herët në mëngjesin e 22 shtatorit lëshoi ​​një breshëri prej 115 raketash drejt Izraelit verior, duke gjuajtur më thellë brenda vendit nga sa kishte bërë deri tani. Shumica e këtyre raketave u kapën nga sistemet mbrojtëse të Izraelit. Vetëm një pjesë e vogël e civilëve u plagosën nga raketat që kaluan.

Pavarësisht përshkallëzimit, kjo nuk është ende një luftë e gjithanshme. Asnjëra palë nuk ka lëshuar asgjë afër fuqisë së saj të plotë të zjarrit. Nga Hezbollahu, kjo do të nënkuptonte gjuajtjen e breshërive shumë më të mëdha, duke përfshirë raketa me rreze të gjatë veprimi drejt vendndodhjeve kryesore civile dhe ushtarake në Izraelin qendror, dhe nisjen e inkursioneve të shumta tokësore në territorin izraelit. Për Izraelin, sulmi i madh do të përfshinte një fushatë më të gjerë bombardimi kundër rrjetit të raketave të Hezbollahut, duke përfshirë pikat e lëshimit brenda zonave civile, dhe si një mjet përfundimtar me shpresën për ta kthyer popullatën libaneze kundër organizatës, shkatërrimin e infrastrukturës civile. Që tani, shumë libanezë e kundërshtojnë luftën e Hezbollahut me Izraelin. Burimet ushtarake thonë se Izraeli po planifikon gjithashtu një ofensivë tokësore që do të përfshinte kapjen e një zone disa kilometra brenda territorit në veri të kufirit libanez.

Ushtria izraelite ka njoftuar vendosjen e një divizioni të dytë, që ishte në Gaza deri rreth një muaj më parë, në veri në gatishmëri për këtë ofensivë tokësore. Megjithatë, një pushtim i tillë nuk duket i pashmangshëm. Njësitë luftarake po stërviteshin gjatë së shtunës në bazat në veri, por ende nuk kishin filluar të grumbulloheshin në zonat pranë kufirit. “Planet për një pushtim tokësor janë gati. Por ne jemi ende shumë larg nga të kemi forcat e mjaftueshme këtu për t’i kryer ato” – tha një oficer rezervë i përfshirë në përgatitjet.

Ky moment, teksa Izraeli ka sulmuar fort Hezbollahun, maskon ndarjet brenda elitës së lartë ushtarake dhe politike të vendit. Një pjesë e elitës po kërkon një përshkallëzim shumë më të shpejtë të luftës, duke argumentuar se Izraeli duhet të përfitojë nga kaosi brenda radhëve të Hezbollahut për të shkatërruar një pjesë shumë më të madhe të aftësive të tij dhe për të kapur territor. Gjeneralët më të kujdesshëm, duke përfshirë Yoav Gallant, ministrin e Mbrojtjes, favorizojnë strategjinë aktuale, më graduale, me të cilën shpresojnë se do t’i japë hapësirë ​​Hezbollahut për të rishqyrtuar pozicionin e tij dhe për t’u tërhequr.

Benjamin Netanyahu, kryeministri, ka premtuar se do t’i kthejë banorët e veriut të sigurt në shtëpitë e tyre. “Qëllimet tona janë të qarta dhe veprimet tona flasin vetë”, këmbëngul ai.

Në fakt, prioriteti për Netanyahun është t’i provojë një publiku gjithnjë e më kritik izraelit se ai mund të fitojë të paktën në një front. Në Gaza, forcat izraelite kanë shkatërruar pjesën më të madhe të brezit bregdetar dhe bashkë me të edhe strukturën ushtarake të Hamasit, duke vrarë mbi 40,000 palestinezë sipas zyrtarëve shëndetësorë në territor. Por ata nuk kanë arritur të shpëtojnë 101 pengjet që mbahen ende atje, ose të detyrojnë Hamasin të pranojë një armëpushim sipas kushteve të Izraelit. Netanyahu dëshiron të zhvendosë fokusin në veri dhe t’i shkëpusë këto dy fronte nga njëri-tjetri.

Më 19 shtator, sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut, një Hassan Nasrallah dukshëm i tronditur, doli në valët e transmetimit për t’iu drejtuar anëtarëve të tij. Ai këmbënguli, siç ka bërë që nga tetori i vitit të kaluar, se “Ne nuk do t’i ndalim sulmet tona për sa kohë që armiku nuk e ndalon luftën e tij në Gaza”. Ndryshe nga Gaza, korniza për një armëpushim të luftës në Liban tashmë ekziston në formën e Rezolutës 1701 të Kombeve të Bashkuara. Ajo mandaton një tërheqje të forcave të Hezbollahut në lumin Litani, gati 30 km nga kufiri. Por Nasrallah refuzon ta bëjë këtë derisa Izraeli të tërhiqet nga Gaza.

Tani për tani nuk është e sigurt që Netanyahu mund të rivendosë qetësinë ose t’u mundësojë qytetarëve izraelitë të kthehen në shtëpi në veri. Çfarëdo që të thotë kryeministri, as qëllimet dhe as strategjia e tij nuk janë të qarta. E megjithatë, është gjithnjë e më e dukshme se në luftën e tij me Hezbollahun, Izraeli nuk është i përgatitur të presë derisa qëllimet apo strategjia të qartësohet.

Përshtatur nga The Economist në shqip, ©LAPSI.AL 

The post Episodet që po çojnë drejt një lufte totale Izraelin me Libanin appeared first on Lapsi.al.

Plani i opozitës: Protesta të vazhdueshme dhe qeveri teknike

By: user 8
24 September 2024 at 14:58

Edhe pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025 dhe sikundër maxhoranca, edhe Partia Demokratike ka nisur fushatën zgjedhore.

Gazetari Osman Stafa në një lidhje ka dhënë më shumë detaje në lidhje me lëvizjet që pritet të ndërmarrë Partia Demokratike. Ai tha se PD ka lajmëruar se do ketë protesta të vazhdueshme, por se nuk është dhënë një datë për këtë. Gazetari shton se opozita ka si kërkesë kryesore qeverinë teknike, pa Ramën kryeministër.

“Sali Berisha ka thënë se do ketë protesta të pandalshme. Nuk ka një datë, sepse do iu lihet kohë drejtuesve politikë që të njohin më mirë strukturat dhe të afrojnë elementët, që kanë ikur nga partia.

PD do kërkojë qeveri teknike, pa Ramën kryeministër, duke qenë se akuzat kryesore të opozitës janë se PS përdor shtetin dhe grupet kriminale për të mos votuar opozitën. Së paku kështu pretendojnë opozitarët” – u shpreh Stafa.

The post Plani i opozitës: Protesta të vazhdueshme dhe qeveri teknike appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Kòkaìnë nga Shqipëria/ Antimafia arreston 12 anëtarë të klanit mafioz

By: user 8
23 September 2024 at 18:49

Një operacion i Drejtorisë së Hetimit Antimafia të Barit çoi në pranga 12 persona, nga 27 që u hetuan, për akuza në lidhje me promovimin dhe mbështetjen e një organizate të dedikuar për shitjen e kokainës.

Nga hetimet rezultoi se kokaina e kapur gjatë operacionit ishte me një nivel të lartë pastërtie dhe se mbërrinte në Itali me anije peshkimi që niseshin nga Shqipëria.

Sipas anti-mafias, nga hetimi doli në hap rëndësia e lidhjeve midis mafias vendase dhe organizatave ndërkombëtare të krimit, duke sinjalizuar nevojën për bashkëpunim transnacional për të luftuar efektivisht trafikun e drogës.

Operacioni i zhvilluar mëngjesin e sotëm ka çuar në arrestimin e 12 personave, nga të cilët 11 janë transferuar në burg dhe për njërin është caktuar masa e sigurisë arrest shtëpie.

Ndaj të arrestuarve janë ngritur akuzat për trafikun e paligjshëm të substancave narkotike, veçanërisht kokainës, së bashku me menaxhimin dhe shpërndarjen e substancave të tilla në tregun lokal të Foggia-s dhe provincave përreth, duke përfshirë Barletta-Andria-Trani, Lower Molise dhe Abruzzo.

Por duket se operacioni ka krijuar një ngërç lidhur me 15 personat e tjerë, të cilët për shkak të vonesave në procedurat e marrjes në pyetje, nuk u arrestuan. Kjo situatë e re mund të zgjidhet vetëm nga një gjyqtar, i cili duhet të dëgjojë të dyshuarit përpara se të vendosë nëse do të vazhdojë me arrestimin, për të shmangur konsiderimin e këtyre personave si fajtorë për krime më të rënda se ata të arrestuar menjëherë. Si rrjedhojë, këta 15 të dyshuar tashmë e dinë kontekstin e hetimit dhe detajet e procedimit, duke krijuar frikën te autoritetet për rrjedhje të mundshme të hetimeve apo shkatërrim të provave.

Koordinatori i DDA Bari, Francesco Giannella, sqaroi kontekstin në të cilin u kryen arrestimet, duke nënvizuar kompleksitetin që lidhet me zbatimin e marrjes në pyetje. Prokurori Roberto Rossi shprehu gjithashtu shqetësime për rrezikun e mundshëm të arratisjes ose ndërhyrjes në prova nga të dyshuarit, duke pasur parasysh se disa njerëz në rrezik arrestimi tani kanë akses në informacione të ndjeshme rreth procedimeve.

Prokurori publik i DDA-së, Ettore Cardinali, vuri në dukje papërshtatshmërinë e këtyre procedurave të reja në rastin konkret të krimit të organizuar, duke sugjeruar se një qasje më tradicionale mund të garantonte një efektivitet më të madh në arrestimin dhe ndalimin e figurave të përfshira në organizatën mafioze.

The post Kòkaìnë nga Shqipëria/ Antimafia arreston 12 anëtarë të klanit mafioz appeared first on Lapsi.al.

Bilanc tragjik/ 182 të vdèkur nga sulmet izraelite në Liban, mbi 700 të plagòsùr

By: user 8
23 September 2024 at 16:15

BBC raporton se ka pasur një tjetër përditësim nga Ministria e Shëndetësisë e Libanit për viktimat.

Përditësimi thotë se 182 njerëz janë vrarë dhe 727 janë plagosur, “përfshirë fëmijë, gra dhe mjekë ndihmës” në sulmet në Libanin jugor që nga mëngjesi i sotëm.

Zëdhënësi i Admin Daniel Hagari thotë se forcat ajrore izraelite kanë goditur më shumë se 300 objektiva deri më tani sot, duke shtuar se “çdo shtëpi që godasim përmban armë”. Dhe ai thotë se ushtria izraelite tani “po i zgjeron sistematikisht sulmet kundër Hezbollahut”.

Lexo më tej: Izraeli shton sulmet në Liban, SHBA ngre alarmin se mund të fillojë luftë totale 

Ai thotë se IDF po përgatitet të godasë së shpejti “objektivat terroriste” në rajonin e Luginës Bekaa, një zonë në Libanin veri-lindor që tashmë ka parë sulme.

Ai u bën thirrje njerëzve që ndodhen pranë shtëpive ku ruhen armët të largohen, duke shtuar: “Hezbollahu synon t’i hedhë këto armë drejt Izraelit dhe ne nuk do ta lejojmë këtë! Qëndroni larg për mbrojtjen tuaj.”

The post Bilanc tragjik/ 182 të vdèkur nga sulmet izraelite në Liban, mbi 700 të plagòsùr appeared first on Lapsi.al.

Euro ‘prek fundin’, tjetër minimum historik

By: user 8
23 September 2024 at 14:50

Kursi i këmbimit të euros me lekun e ka nisur edhe këtë javë në rënie, duke arritur tashmë afër pragut të 99 lekëve. Sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të hënën me 99.08 lekë, duke arritur një nivel të ri minimal historik.

Euro ka qëndruar gjatë gjithë muajit shtator poshtë nivelit të 100 lekëve, me një tendencë të qëndrueshme në rënie. Në 30 ditët e fundit, kursi i këmbimit të euros ka rënë me 1.4%, ndërsa me bazë vjetore rënia ka arritur në 6.9%.

Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë për herë të fundit në kursin e këmbimit valutor në fillim të muajit gusht. Qysh prej atëherë, kursi ndodhet vetëm nën efektin e forcave të tregut.

Pasi arriti ta mbante kursin sipër kufirit të 100 lekëve mes muajve maj dhe korrik, në muajin gusht Banka e Shqipërisë vendosi të tërhiqej nga ndërhyrja, për të testuar lëvizjet e kursit në vlerat e veta normale të tregut. Pavarësisht se kursi ka rënë poshtë nivelit të 100 lekëve, ashtu siç edhe pritej, Banka e Shqipërisë ka vlerësuar se luhatshmëria e kursit (në këtë rast rënia) nuk ka qenë shumë e fortë dhe shqetësuese. Për këtë arsye, Banka Qendrore ka vendosur se një ndërhyrje në kursin e këmbimit, për momentin, nuk është më e nevojshme.

Valutat e tjera kryesore shënuan një rritje të lehtë ditën e hënë, por duke qëndruar sidoqoftë pranë niveleve të ulëta shumëvjeçare.

Dollari amerikan këmbehej me 89.22 lekë, afër niveleve më të ulëta në 15 vitet e fundit.

Lexo më tej: Rritet kërkesa për kredi, por bankat po tregohen më përzgjedhëse 

Rënia e kursit të euros po ndikohet nga oferta e lartë e monedhës europiane, falë tendencës në rritje të të ardhurave nga turizmi dhe investimeve të huaja direkte, veçanërisht në prona. Gjithashtu, një risi për këtë vit është interesi i investitorëve të huaj institucionalë për letrat e borxhit në lekë të qeverisë shqiptare. Flukset e investimeve të portofolit për këtë qëllim kanë dhënë një ndikim shtesë në zhvlerësimin e euros, në periudha të veçanta gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë të vitit.

Në krahun tjetër, edhe oferta e shtrënguar e lekut po vazhdon të ndikojë paralelisht në forcimin e monedhës vendase, sidomos për shkak të shtrëngimit të ndjeshëm të politikës fiskale në dy vitet e fundit. Për 8-mujorin 2024, suficiti buxhetor arriti një rekord të ri historik për periudhën, në vlerën e 58 miliardë lekëve. Suficiti është rritur me 22% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Leku i fortë vazhdon të favorizojë uljen e kostos së importit të mallrave dhe shërbimeve në ekonominë shqiptare. Kjo përkthehet në presione më të ulëta inflacioniste nga jashtë dhe fitime më të mëdha për importuesit e mallrave, ndërkohë që bën edhe më lira udhëtimet turistike të shqiptarëve jashtë vendit.

Leku i fortë ka efekte të kundërta në kahun e eksporteve, duke gërryer të ardhurat e eksportuesve të mallrave dhe shërbimeve.

Në produktet financiare, forcimi i lekut ka ulur vlerën e kursimeve në valutë, ndërsa ka favorizuar ndjeshëm huamarrësit me kredi në valutë të huaj dhe me të ardhura në lekë. /monitor 

The post Euro ‘prek fundin’, tjetër minimum historik appeared first on Lapsi.al.

Shteti i ri bektashi/ Meta e quan gjetje për zgjedhje

By: user 8
23 September 2024 at 14:33

Në një konferencë për shtyp, presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka folur mes të tjerash edhe në lidhje me krijimin e shtetit të ri bektashian.

“Ideja për krijimin e shtetit të ri bektashi, vjen kur jemi në prag të zgjedhjeve. Kjo ide është e pa konsoliduar.

Rama është grabitësi më i madh i pronave fetare. Idetë e tij janë aventura”, u shpreh ai.

Kjo ide për një shtet të ri sovran bektashian u prezantua nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e djeshme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

Lexo më tej: Propagandë apo lajthitje/ Nis gallata për “shtetin bektashi” të Edi Ramës 

The post Shteti i ri bektashi/ Meta e quan gjetje për zgjedhje appeared first on Lapsi.al.

Izraeli shton sulmet në Liban, SHBA ngre alarmin se mund të fillojë luftë totale

By: user 8
23 September 2024 at 14:18

Avionët luftarakë izraelitë kryen dhjetëra sulme në Libanin jugor të hënën në mëngjes, duke shtuar bombardimet e tyre ndërsa ushtria paralajmëroi civilët të evakuoheshin dhe tha se do të vazhdonte të godiste vendet ku besonte se Hezbollahu po ruante armë.

Vargu i sulmeve, të cilat ngritën kërpudha tymi dhe zjarri nëpër kodrat e Libanit jugor, pasuan paralajmërimet e SHBA ndaj Izraelit kundër ndërmarrjes së hapave që mund të rezultojnë në një luftë të plotë me grupin militant libanez.

“Ne këshillojmë civilët nga fshatrat libaneze të vendosura brenda dhe pranë ndërtesave dhe zonave të përdorura nga Hezbollahu për qëllime ushtarake, të tilla si ato të përdorura për ruajtjen e armëve, që të largohen menjëherë”, tha zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, kundëradmirali Daniel Hagari.

Banorët e Bejrutit i thanë Financial Times se morën thirrje paralajmëruese në linjat e tyre fikse nga ushtria izraelite që urdhëronte banorët e fshatrave në Libanin jugor ku ndodhet Hezbollahu të evakuohen.

Ministri i informacionit i Libanit Ziad al-Makary tha në mediat sociale se një numër i madh banorësh në Bejrut dhe zona të tjera morën mesazhe telefonike “të rastësishme” përmes telefonave të tyre fikse, duke u thënë atyre të evakuonin vendndodhjet e tyre.

Lexo më tej: Përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme, Izraeli sulmon Libanin jugor 

Zyra e tij në Bejrut mori një nga telefonatat, të cilat ai tha se ishin pjesë e politikës së “luftës psikologjike” të Izraelit, duke shtuar se “puna në Ministrinë e Informacionit vazhdon si zakonisht”. 

Ministri i Kulturës mori gjithashtu një telefonatë me një theks të çuditshëm arab duke e paralajmëruar atë që të largohej menjëherë nga zyra sepse ishte një objektiv, njoftuan lajmet shtetërore libaneze.

“IDF (ushtria izraelite) do të angazhohet në sulme të gjera, të sakta, kundër objektivave terroriste që janë ngulitur gjerësisht në të gjithë Libanin,” tha Hagari.

Avionët luftarakë izraelitë goditën thellë në rajonet jugore të Libanit dhe Bekaa, duke kryer më shumë se 80 sulme ajrore në jug brenda gjysmë ore herët të hënën në mëngjes, sipas lajmeve shtetërore libaneze. Sulmet ajrore vranë një person dhe plagosën pothuajse 24 njerëz, tha ministria e Shëndetësisë së Libanit.

Bastisjet izraelite shënuan disa nga bombardimet më të rënda të zonave të dominuara nga Hezbollahu në Libanin jugor që kur palët filluan shkëmbimin e zjarrit ndërkufitar pas sulmit të Hamasit mbi Izraelin më 7 tetor. Përshkallëzimi ka ngjallur frikën se një luftë e plotë tokësore mund të jetë e pashmangshme, dhe SHBA-ja lëshoi ​​të dielën një paralajmërim të ashpër ndaj Izraelit kundër përshkallëzimit të frontit të dytë në veri.

Lexo më tej: Kreu i Hezbollahut: Sulmet e Izraelit ndaj Libanit janë një shpallje lufte, ne nuk do të ndalemi 

I pyetur për mundësinë e një inkursioni tokësor izraelit në Libanin jugor, Hagari tha se Izraeli do të vazhdojë të “bëjë gjithçka që nevojitet” për të parandaluar që Hezbollahu të jetë në gjendje të godasë Izraelin verior dhe të lejojë banorët vendas të kthehen në shtëpitë e tyre.

Ai tha se IDF kishte fokusuar sulmet e saj të hënën në mëngjes në shtëpitë që fshihnin armët e Hezbollahut. Ushtria shpërndau një video që tregonte IDF-në duke goditur një ndërtesë që dukej të ishte një shtëpi e zakonshme në Libanin jugor. IDF tha se Hezbollahu kishte fshehur një raketë që ishte gati për ta lëshuar në atë ndërtesë.

Sirenat u dëgjuan disa herë gjatë natës në veri të Izraelit, por zjarri nga Hezbollahu ishte më i heshtur se natën e kaluar, kur grupi militant lëshoi ​​rreth 150 raketa kundër Izraelit.

Hezbollahu tha se breshëritë e së dielës ishin një përgjigje “fillestare” ndaj shpërthimeve masive të pajisjeve të tij të komunikimit që vranë 37 njerëz dhe plagosën më shumë se 3,000 në të gjithë Libanin. Hezbollahu ka fajësuar Izraelin për shpërthimet e paisjeve, i cili nuk e ka konfirmuar apo mohuar drejtpërdrejt përgjegjësinë.

Lexo më tej: Pikëpyetjet/ Si i shpërtheu Mossadi mijëra anëtarë të Hezbollahut me një SMS 

John Kirby, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, paralajmëroi Izraelin të dielën se kishte “mënyra më të mira” për të siguruar që qytetarët izraelitë të mund të kthehen në shtëpitë e evakuuara në veri “se sa një luftë, përshkallëzim, pastaj hapja e një fronti të dytë”. 

“Ne nuk e besojmë një konflikt ushtarak dhe këtë po ua themi drejtpërdrejt homologëve tanë izraelitë…ne nuk besojmë se përshkallëzimi i këtij konflikti ushtarak është në interesin e tyre më të mirë, ” tha Kirby për ABC’s This Week.

Në një konferencë për “frontin e brendshëm” të shtetit të Izraelit të hënën, ministri i mbrojtjes i Izraelit Yoav Gallant tha se banorët duhet të qëndrojnë të qetë përballë përshkallëzimit të luftimeve.

“Ne po thellojmë sulmet tona në Liban, sekuenca e operacioneve vazhdon,” tha Gallant. “Para nesh janë ditë kur publiku do të duhet të tregojë gjakftohtësi, disiplinë.” 

Duke dhënë një shenjë se Izraeli po pret që reagimi i Hezbollahut të intensifikohet, Gallant u bëri thirrje izraelitëve që të ndjekin urdhrat nga afër. “Dallimi midis suksesit dhe dështimit do të varet nga hyrja e qytetarëve në dhomat e mbrojtura dhe zonat e tjera në përputhje me udhëzimet që u kemi dhënë. Kjo shpëton jetë”, tha Gallat.

Financial Times, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 

The post Izraeli shton sulmet në Liban, SHBA ngre alarmin se mund të fillojë luftë totale appeared first on Lapsi.al.

SPAK shton një tjetër akuzë për Redi Mollën dhe Mariglen Qaton

By: user 8
23 September 2024 at 12:44

Dy ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranë i shtohet një tjetër akuzë nga Prokuroria e Posaçme.

Prokurori i çështjes Klodian Braho i shtoi akuzën “pastrim parash” Redi Mollës si dhe Mariglen Qatos.

Komunikimi i akuzës tjetër iu bë e njohur atyre dhe avokatëve në seancën e kësaj të hënë e cila u zhvillua në orën 10.00.

Ndërsa për Taulant Tushen u kërkua zgjatja e afatit hetimor me tre muaj, kërkesa e cila u pranua nga gjykata.

Në 2 korrik të këtij viti, SPAK i komunikoi akuzat “Korrupsion pasiv” dhe “mosdeklarim të pasurisë” Mollës dhe Qatos, ndërsa Tushes i komunikoi akuzën “shkelje e barazisë në tendera”.

Tushe, Molla dhe Qato u arrestuan në muajin mars të këtij viti me urdhër të Prokurorisë së Posaccme Antikorrupsion, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”.

Tre ish drejtorët u lanë në masën “arrest në burg”, ndërsa pesë persona të tjerë në masën “detyrim paraqitje”, konkretisht Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Deborah Kecci dhe Englatina Zere.

Sipas Spak, Qato dhe Molla janë pronarë de facto të kompanisë “5D”, e cila sipas hetimeve, ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë.

Bëhet fjalë për 11 procedura tenderimi në harkun kohorë të 6 viteve, nga 2016 deri në 2022. Kompania njihet dhe me dy emra të ndryshëm “Igor Electric” dhe “Vas construcion”.

Me akuzën e re Mollës dhe Qatos i zgjatet afati hetimor edhe një vit, ndërsa Tushes i përfundon pas tre muajsh.

vijon… 

The post SPAK shton një tjetër akuzë për Redi Mollën dhe Mariglen Qaton appeared first on Lapsi.al.

Sovraniteti i Urdhrit Bektashi/ Kryegjyshata Botërore: Mbështesim plotësisht nismën

By: user 8
22 September 2024 at 16:46

Kryegjyshata Botërore Bektashiane ka reaguar lidhur me lajmet e fundit për nismën e sovranitetit të Urdhrit Bektashi.

Në një njoftim për media, Kryegjyshata Bektashiane ka përgënjeshtruar lajmet, duke i cilësuar të pabaza.

Po ashtu, thuhet se Baba Mondi, udhëheqësi shpirtëror i Urdhrit Bektashi, e mbështet plotësisht këtë nismë.

Në intervistën e tij ekskluzive me The New York Times, Baba Mondi përsëriti rëndësinë e kësaj nisme, duke deklaruar: “Ky është një hap vendimtar drejt mbrojtjes së traditës shekullore të Urdhrit Bektashi të moderimit shpirtëror dhe përfshirjes fetare. Në një kohë kur ekstremizmi dhe intoleranca janë në rritje, kjo nismë siguron që vlerat tona të paqes dhe tolerancës mund të lulëzojnë në një shkallë globale.”

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama, në një intervistë për “New York Times”, zbuloi idenë për krijimin në Tiranë të një “Urdhri Bektashi” të ngjashëm me atë të shtetit të Vatikanit në Romë.

Rama tha se krijimi i një shteti bektashi me territorin dhe pasaportat e tij është një mënyrë për të promovuar tolerancën fetare.

“Një mikroshtet i moderuar islamik do të dërgonte një mesazh; mos lejoni që stigma e muslimanëve të përcaktojë se cilët janë myslimanet. Ne duhet të kujdesemi për këtë thesar, që është toleranca fetare dhe që nuk duhet ta marrim kurrë si të mirëqenë. Ndoshta të gjithë do të thonë ky është i çmendur, Këtë e kanë thënë shumë herë më parë. Nuk më intereson. Gjëja e rëndësishme, çmenduri apo jo, është të luftosh për mirë”.

Njoftimi i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve:

Kryegjyshata Botërore Bektashiane përgënjeshtron thashethemet e fundit të qarkulluara në media në lidhje me nismën e sovranitetit të Urdhrit Bektashi. Këto raporte janë krejtësisht të pabaza. Baba Mondi, udhëheqësi shpirtëror i Urdhrit Bektashi, e mbështet plotësisht këtë nismë.

Në intervistën e tij ekskluzive me The Neë York Times, Baba Mondi përsëriti rëndësinë e kësaj nisme, duke deklaruar: “Ky është një hap vendimtar drejt mbrojtjes së traditës shekullore të Urdhrit Bektashi të moderimit shpirtëror dhe përfshirjes fetare. Në një kohë kur ekstremizmi dhe intoleranca janë në rritje, kjo nismë siguron që vlerat tona të paqes dhe tolerancës mund të lulëzojnë në një shkallë globale.”

Pasditen e sotme do të ketë një deklaratë zyrtare në emër të Baba Mondit dhe Urdhrit Bektashi, duke dhënë detaje dhe sqarime të mëtejshme për këtë çështje. Ju lutemi vini re se çdo koment ose deklaratë tjetër që i atribuohet Urdhrit Bektashi është e rreme dhe në përputhje me rrethanat do të lëshohen tërheqje.

The post Sovraniteti i Urdhrit Bektashi/ Kryegjyshata Botërore: Mbështesim plotësisht nismën appeared first on Lapsi.al.

Gjermani/ AfD në rrugë drejt fitores në Brandenburg

By: user 8
22 September 2024 at 16:11

Alternativa për Gjermaninë (AfD), një parti e ekstremit të djathtë, parashikohet të dalë e para në zgjedhjet e së dielës në Brandenburg, në përpjekje për të vazhduar fitoret e saj në shtetet e tjera lindore këtë muaj dhe të mundë socialdemokratët e kancelarit Olaf Scholz.

AfD-ja u bë partia e parë e ekstremit të djathtë që fitoi zgjedhjet shtetërore në Gjermani që nga Lufta e Dytë Botërore, duke dalë e para në Tyringen me 1 shtator dhe për pak nuk doli e para në Saksoni.

Kjo parti është një nga disa grupet e së djathtës ekstreme në Evropë që përfiton nga shqetësimet rreth ngadalësimit të zhvillimit ekonomik, imigracionit dhe luftës në Ukrainë, shqetësime që janë veçanërisht të forta në Gjermaninë lindore të drejtuar dikur nga komunistët.

Partia, e cila nuk ka gjasa të jetë në gjendje të qeverisë sepse nuk ka një shumicë dhe partitë e tjera refuzojnë të punojnë me të, po kërkon gjithashtu të përfitojë nga pakënaqësitë për shkak të grindjeve në koalicionin federal trepartiak të kancelarit Scholz.

Një fitore e AfD-së në zgjedhjet shtetërore do të ishte një siklet i veçantë për Social Demokratët, që kanë fituar zgjedhjet në Brandenburg dhe kanë qeverisur shtetin prej 2.5 milionë banorësh, që nga ribashkimi i Gjermanisë në vitin 1990.

Ajo gjithashtu do të shtronte pikëpyetje të mëtejshme në lidhje me përshtatshmërinë e zotit Scholz, kancelarit gjerman më jo popullor në histori, për të udhëhequr partinë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Kryeministri popullor socialdemokrat i Brandenburgut, Dietmar Woidke, ka shmangur fushatën me kancelarin Scholz, i cili jeton në kryeqytetin e shtetit, Potsdam. Në një veprim të pazakontë, Woidke ka kritikuar gjithashtu sjelljen dhe politikat e koalicionit qeverisës.

Ai ka provuar të nxjerrë në pah historitë e suksesit ekonomik gjatë pesë viteve, që nga zgjedhjet e fundit shtetërore, si hapja e një fabrike TeslaTSLA.O dhe aeroportin e Brandenburgut, që i shërben Berlinit dhe tani është qendra e tretë më e rëndësishme e aviacionit në Gjermani.

Ngushtimi i hendekut

Javët e fundit, SPD-ja ka arritur të ngushtojë diferencën me AfD-në, sipas anketave.

Një anketë e publikuar nga organizata Forschungsgruppe Wahlen të enjten, e radhiti AfD-në të parën me 28 për qind në Brandenburg me SPD-në vetëm një pikë prapa me 27 për qind, të ndjekur nga konservatorët me 14 për qind dhe he Aleancën e re të majtë Sahra Wagenknecht (BSW) me 13 për qind.

“Sfida ime më e madhe në këtë periudhë legjislative … (është) të mos lejojë që ekstremistët e krahut të djathtë të kenë asgjë për të thënë në këtë vend kurrë më”, tha zoti Woidke të martën në një veprimtari të fushatës.

Ai ka kërcënuar se do të japë dorëheqjen nëse partia e tij radhitet pas AfD-së. Kreu i partisë AfD Tino Chrupalla, tha se kancelari Scholz duhet ta bëjë të njëjtën gjë.

“Është koha e fundit që kjo qeveri të vuajë pasojat pas këtyre zgjedhjeve shtetërore”, tha zoti Chrupalla.

Sipas anketave, të dy partnerët më të vegjël të koalicionit të kancelarit Scholz, Demokratët e Lirë dhe të Gjelbërit, duket se do të luftojnë për të fituar 5 për të votave të nevojshme për të hyrë në parlamentin e shtetit.

Në nivelin kombëtar, tri partitë në koalicionin e zotit Scholz tani, sipas anketave, kanë më pak mbështetje se konservatorët e opozitës, megjithëse analistët politikë thonë se shumë gjera mund të ndryshojnë përpara zgjedhjeve federale, që do të zhvillohen në shtator të vitit 2025. /Voa

The post Gjermani/ AfD në rrugë drejt fitores në Brandenburg appeared first on Lapsi.al.

Moti ndryshon, ditë të ftohta në javën që vjen

By: user 8
22 September 2024 at 15:27

Për javën që presim përpara vendi ynë pritet të përjetojë një javë “normale” vjeshte. Kalimi i një fronti të ftohtë pritet të sjellë mot të vranët dhe reshje shiu për disa ditë ndërsa depërtimi i masave ajrore të thata dhe të ngrohta do të sjelli mot të kthjellët e përsëri rritje të temperaturave.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak ditën e Hënë moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash hera-herës deri të dendura si dhe reshje shiu të izoluara dhe të dobta në mesditë dhe pasdite.

Për ditën e Martë dhe ditën e Mërkurë pritet kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik. Moti parashikohet kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet e herëpashershme me diell (kthjellime). Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme (ndërprerje) me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në vëmendje duhet patur zona e veriperëndimit ku reshjet parashikohen me intensitet mesatar deri dhe të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Duke filluar nga dita e Enjte pritet një situatë pasfrontale dhe depërtimin e masave ajrore të qëndrueshme, të thata dhe më të ngrohta me origjinë jugperëndimore. Moti për ditën e Enjte parashikohet fillimisht me vranësira e më pas mot i kthjellët në të gjithë territorin. Gjithashtu edhe për ditën e Premte moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 3-8 m/s ndërsa hera-herës përgjatë zonave luginore dhe bregdet bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi 10-18 m/s.

The post Moti ndryshon, ditë të ftohta në javën që vjen appeared first on Lapsi.al.

Arrestohen 26 shoferë brenda javës

By: user 8
22 September 2024 at 15:20

Policia Rrugore ka bërë bilancin javor të arrestimeve dhe gjobave të vendosura për shoferët problematikë.

Sipas Policisë Rrugore, në një javë janë arrestuar për shkelje të ndryshme 26 shoferë. Ndërsa, janë vendosur në total mbi 10 mijë masa administrative.

“Rezultatet javore të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (15.09.2024 – 21.09.2024) 🚨

Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:

✅ 26 Arrestime dhe procedime penale:

  • 🍺 10 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
  • 🚫 3 persona për pa leje drejtimi.
  • 🚦 12 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
  • 💊 1 persona për drejtim mjeti nën ndikim e lëndëve narkotike

✅ Masat administrative:

  • 📈 10.039 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,434 në ditë.
  • 🌑 30 masa për xhama të zinj.
  • 🚗💨 833 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
  • 📱 253 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
  • 🔒 472 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
  • ⚠ 299 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
  • 🅿 7.222 masa për qëndrim të gabuar.
  • 🏍 427 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.

✅ Pezullime dhe bllokime:

  • 🍺 11 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
  • 🚗💨 11 raste për tejkalim shpejtësie.
  • 🚗💨 58 raste të ndryshme

🚗🚓  11 automjete u bllokuan, përfshirë 3 me targa të huaja.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt! 🚓🛣

#PoliciaRrugore #Tiranë #SiguriaRrugore”, njofton Policia Rrugore.

The post Arrestohen 26 shoferë brenda javës appeared first on Lapsi.al.

❌
❌