Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 September 2024Main stream

Mësimdhënësja që u arrestua në Pejë për mashtrim me subvencione, prezantohej në cilësinë e menaxheres së një OJQ-je

18 September 2024 at 09:27

Mësimdhënësja e cila u arrestua në Pejë për shkak të dyshimit se ka mashtruar me subvencione prezantohej në cilësinë e menaxheres së një OJQ-je.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bëri të ditur se drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike me urdhër nga  Gjykata Themelore, kanë kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarës femër kosovare, nën dyshimin e bazuar se e dyshuara ka kryer veprën penale ‘mashtrim’.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në fshatin Loxhë, të Pejës.

Tutje bëhet e ditur se policia ka kryer kontrolle në objektet e të dyshuarës dhe ka konfiskuar dëshmi që lidhen me rastin.

“E dyshuara gjatë periudhës kohore 2022/2024 në cilësinë e menaxheres së një OJQ-e, dyshohet se duke mashtruar persona të ndryshëm ka përfituar para në mënyrë të kundërligjshme. Policia ka kryer kontrolle ne objektet e të dyshuarës dhe ka konfiskuar dëshmi që lidhen me rastin”, thuhet në raport.

Ndërkaq, siç thuhet në raport e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Po ashtu e dyshuara, e cila është mësimdhënëse e shkollës fillore “Xhemajl Kada” në Pejë iu është pezulluar vendi i punës për gjashtë muaj.

Këtë e bëri të ditur një ditë më parë për Telegrafin, drejtori i Arsimit në Komunën e Pejës, Naser Gega.

Ai tha se mësimdhënëses automatikisht i pezullohet marrëdhënia e punës për 6 muaj.

“Lidhur me rastin na është konfirmuar se mësimdhënësja është ndaluar për 48 orë. E njëjta automatikisht pezullohet nga marrëdhënia e punës për 6 muaj”, ka thënë Gega.

Ai ka shtuar se menjëherë do të bëhet zëvendësimi i mësimdhënëses në fjalë.

Ndërkaq, nga Prokuroria Themelore në Pejë kanë njoftuar për Telegrafin se ndaj mësimdhënëses në fjalë javë më parë është ngritur aktakuzë.

“Është arrestuar një person për veprën penale “Mashtrimi”. Me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Ndaj të njëjtës Prokuroria Themelore në Pejë javë më parë ka ngritur aktakuzë për veprën penale ‘Mashtrimi’”, ka thënë zëdhënësi i prokurorisë, Shkodran Nikçi. /Telegrafi/

The post Mësimdhënësja që u arrestua në Pejë për mashtrim me subvencione, prezantohej në cilësinë e menaxheres së një OJQ-je appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Arrestohet në Madrid bosi shqiptar i drogës, një nga më të kërkuarit në Evropë

By: E.K
17 September 2024 at 09:33

Haredin Fejzulla, 58-vjeçari shqiptar, i dënuar nga autoritetet belge me 29 vjet burg, është arrestuar nga Policia Kombëtare në Madrid. Një operacion i policisë Kombëtare spanjolle çoi në arrestimin e 10 personave, në lagjen Carabanchel të Madridit, mes të cilëve edhe HFejzulla, i akuzuar për drejtimin e një bande me bazë në Belgjikë dhe i […]

The post Arrestohet në Madrid bosi shqiptar i drogës, një nga më të kërkuarit në Evropë appeared first on FaxWeb.

I kërkoi 280 mijë euro, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

17 September 2024 at 10:59

Një person ka raportuar se i dyshuari është duke kërkuar prej tij që t’i paguaj një shumë prej 280 mijë euro.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 08:00 në fshatin Rugovë, në Gjakovë.

Tutje bëhet e ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një armë automatike me 102 copë fishekë dhe një pistoletë me 4 copë fishekë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar, se i dyshuari mashkull kosovar është duke kërkuar prej tij që t’i paguaj një shumë prej 280.000 euro. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një armë automatike me 102 copë fishekë dhe një pistoletë me 4 copë fishekë”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

The post I kërkoi 280 mijë euro, arrestohet i dyshuari në Gjakovë appeared first on Telegrafi.

Aksioni kundër shitjes së drògēs, një prej të arrestuarve ish-banor i Big Brother

By: user 8
16 September 2024 at 13:27

Një nga personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Tempulli 4” është edhe Armand Haderllari, i cili ka marrë pjesë në reality show Big Brother, disa vite më parë.

Mësohet se Haderllari punonte si menaxher i lokaleve të njohura të natës në zonën e ish-Bllokut. Përveç rolit si menaxher, Haderllari ishte edhe shpërndarës i kokainës për klientët vip.

Po ashtu, antidroga e Tiranës po heton për persona të tjerë të shpërndarjes së drogës, si bashkëpunëtor të Haderllarit.

Gjatë operacionit janë arrestuar shtetasit Vilson Tresa, Asllan Maqellara, Etgent Luzi, Kostandinos Deliu, Armand Haderllari, Blerim Biba, Ilir Tufa, Kevin Kolgegaj, Marios Saliaj, Damjan Hasani, Erblin Buci, Ervis Duro, Jurgen Xhafa, Aldo Grabovari, Gazmend Hoxha, Sajmir Gerbaj, Aleksander Kili, Orgest Beqo, Xhelo Ajasllari, Paolo Shyti, Ervin Rakipi, Erdi Kurti, dhe Adrian Ramushi.

Gjatë hetimit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– 1.8 kg, lëndë narkotike kokainë;
– 18 kg, lëndë narkotike marijuanë;
– 350 doza, me lëndë të dyshuar narkotike sintetikeekstazi dhe LCD;
– aparatet celulare dhe automjetet e shtetasve tëimplikuar në këtë veprimtari kriminale.

“Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike, afër shkollave, në lokale nate dhe në ambiente të tjera të frekuentuara nga të rinjtë, në zona të ndryshe të Tiranës.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në drejtimin e Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së parëtë Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë vijojnë veprimet hetimore për dokumentinin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë”, tha policia.

The post Aksioni kundër shitjes së drògēs, një prej të arrestuarve ish-banor i Big Brother appeared first on Lapsi.al.

Atentati i dytë ndaj Donald Trump, kush është 58-vjeçari i arrestuar në SHBA

By: rom ario
16 September 2024 at 08:38

Një 58-vjeçar u arrestua të dielën pas atentatit ndaj ish-Presidentit Donald Trump në Florida.

Sipas mediave të huaja, ai është një ndërtues i vetëpunësuar banesash në Hawaii, i cili ka shkruar në mediat sociale mbi politikën dhe ngjarjet aktuale, ndonjëherë duke kritikuar Trump.

Ryan Wesley Routh, për të cilin autoritetet dyshojnë se po planifikonte të sulmonte ish-presidentin teksa luante golf, postoi komente në një llogari në rrjetin social ‘X’, duke iu referuar atentatit ndaj Trump në korrik.

Routh etiketoi Presidentin Joe Biden dhe Zëvendës Presidentin Kamala Harris, në postime të veçanta, duke i inkurajuar ata të vizitonin të plagosurit në tubim.

“Ju dhe Biden duhet të vizitoni të plagosurit në spital nga tubimi i Trump dhe të merrni pjesë në funeralin e zjarrfikësit të vrarë. Trump nuk do të bëjë kurrë asgjë për ta”, shkroi ai në një postim drejtuar Harris.

Në një postim të prillit në ‘X’, duke etiketuar llogarinë presidenciale të Bidenit, ai shkroi se fushata e Bidenit duhet të jetë e tilë: “Quhet diçka si KADAF. Mbajeni Amerikën demokratike dhe të lirë. Trump-ët do t’i bëjnë amerikanët skllevër përsëri. DEMOKRACIA është në fletëvotim dhe ne nuk mund të humbasim.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Atentati i dytë ndaj Donald Trump, kush është 58-vjeçari i arrestuar në SHBA appeared first on Euronews Albania.

Operacion “blic” në Tiranë, nëntë të arrestuar

16 September 2024 at 08:20

TIRANË- Nëntë persona janë arrestuar në flagrancë pasi kishin organizuar lojëra fati në kundërshtim me ligjin, në një lokal në Sharrë.

Policia e Tiranës thekson se është sekuestruar 1 tavolinë pokeri me çipsa, aparate celulare dhe një pajisje DVR. Grupi hetimoir ka nisur punën për zbardhjen e veprimtarisë së tyre./ abcnews.al

Në 1 javë arrestohen 25 shoferë në Tiranë

By: user 8
15 September 2024 at 13:36

Gjatë javës së fundit, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka intensifikuar kontrollet për të garantuar sigurinë rrugore, duke rezultuar në një numër të lartë arrestimesh, procedimesh penale, dhe masa administrative ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit.

Arrestime dhe Procedime Penale:

  • 7 persona u arrestuan për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
  • 8 persona u proceduan për drejtim mjeti pa leje.
  • 9 persona u ndaluan për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
  • 1 person u arrestua për drejtim mjeti nën ndikimin e lëndëve narkotike.

Masat Administrative:

  • 7,889 masa administrative u vendosën gjatë javës, me një mesatare prej 1,127 masash në ditë.
  • 20 masa për xhama të zinj.
  • 261 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
  • 189 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.
  • 472 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
  • 186 masa për mosdhënie përparësie qytetarëve.
  • 5,724 masa për qëndrime të gabuara.
  • 363 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse apo jelekut fosforeshent.

Pezullime dhe Bllokime:

  • 11 raste pezullimi për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
  • 11 raste pezullimi për tejkalim të shpejtësisë.
  • 58 raste të ndryshme pezullimesh të tjera.

Gjithashtu, 12 automjete u bllokuan, përfshirë 3 automjete me targa të huaja.

The post Në 1 javë arrestohen 25 shoferë në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

28 denoncime për përndjekje në Durrës/ Në një vit 14 të arrestuar dhe 3 të shpallur në kërkim

14 September 2024 at 20:44

Fenomeni i përndjekjes po kthehet në një alarm të fortë social, ndërsa gjithnjë e më shumë gra dhe vajza vendosin të thyejnë heshtjen dhe të denoncojnë përndjekësit. Ditët e fundit policia arrestoi, në Durrës dhe Kurbin, dy persona të cilëve iu gjetën dhe armë zjarri në banesa, duke nxjerrë në pah rrezikun me të cilin […]

The post 28 denoncime për përndjekje në Durrës/ Në një vit 14 të arrestuar dhe 3 të shpallur në kërkim appeared first on BoldNews.al.

Turqi, arrestohen 10 persona për vrasjen e një vajze 8-vjeçe

By: E.K
14 September 2024 at 07:39

Dhjetë persona janë arrestuar në Turqi si pjesë e një hetimi për vrasjen e një vajze tetë vjeçe në provincën juglindore të Dijarbakirit, e cila ka shkaktuar një protestë publike. Mes tyre janë tetë të afërmit e saj më të afërt, sipas kanalit televiziv TRT Haber. Trupi i Narin Guranit, e zhdukur më 21 gusht, […]

The post Turqi, arrestohen 10 persona për vrasjen e një vajze 8-vjeçe appeared first on FaxWeb.

Operacion blic në Prishtinë, sekuestrohen armë e municione, arrestohen disa persona

By: E.K
13 September 2024 at 13:25

Policia e Kosovës të premten ka zhvilluar operacion në nëntë lokacione në Prishtinë, çka ka rezultuar me arrestimin e disa personave dhe sekuestrimin e armëve dhe municioneve. Sipas njoftimit, operacioni rrodhi pas një hetimi gjithëpërfshirës mbi informacione të mbledhura nga burime të ndryshme përfshirë këtu edhe ekspozime të armëve nga persona të caktuara në rrjete […]

The post Operacion blic në Prishtinë, sekuestrohen armë e municione, arrestohen disa persona appeared first on FaxWeb.

❌
❌