Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 September 2024Main stream

Erdogan: OKB po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një strukturë jofunksionale

24 September 2024 at 22:51

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka mbajtur fjalimin e tij në Asamblenë e 79-të të Përgjithshme të OKB-së, ku ndër shumë çështje ndërkombëtare është fokusuar edhe në çështjen e Palestinës.

Erdogan fjalimin e tij e filloi duke u fokusuar në çështjen e Palestinës, duke ftuar shtetet nuk e njohin Palestinën që “ta bëjnë atë sa më shpejtë duke qëndruar në anën e duhur të historisë në këtë periudhë kritike”.

“Në vitet e fundit OKB-ja ka qenë e pamjaftueshme në përmbushjen e misionit të saj themelues, duke u shndërruar gjithnjë e më shumë në një strukturë jofunksionale”, tha Erdogan.

Si pasojë e sulmeve të Izraelit, tha Erdogan, Gaza është shndërruar në “varrezën më të madhe të fëmijëve dhe grave në botë”.

“O ju institucione ndërkombëtare mediatike, vallë nuk janë kolegë tuaj gazetarët që Izraeli i masakron drejtpërdrejtë, i bastis zyrat e tyre”, u shpreh ai.

Duke iu drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së, presidenti pyeti: “Çfarë prisni për të parandaluar gjenocidin në Gaza, për t’i thënë ‘ndalo’ këtij persekutimi, barbarie?”.

Më tej, ai theksoi se ashtu siç Hitleri ishte ndaluar para 70 vitesh me aleancën e njerëzimit, edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe rrjeti i tij i vrasjes duhet ndaluar me aleancën e njerëzimit.

“Çfarë prisni për të ndaluar rrjetin e masakrës që tërheq të gjithë rajonin në luftë për të ardhmen e tij politike?”, u shpreh ai.

Siç tha presidenti turk, administrata izraelite kryen spastrim etnik, gjenocid evident kundër një kombi dhe pushton tokat e tij duke shpërfillur të drejtat themelore të njeriut.

“Ashtu sikurse jemi kundër shënjestrimit të myslimanëve vetëm për shkak të besimit të tyre, në të njëjtën mënyrë ne jemi edhe kundër antizemitizmit”, shtoi ai.

Ai theksoi se krijimi i një shteti palestinez të pavarur, sovran dhe gjeografikisht të integruar, me kryeqytet Kudsin Lindor, nuk mund të shtyhet më.

Yesterday — 24 September 2024Main stream

Kompania britanike “British Airways” pezullon fluturimet drejt Izraelit

24 September 2024 at 22:05

Kompania British Airways bashkohet me vendimet e linjave të tjera ajrore evropiane dhe pezullon fluturimet e saj drejt dhe nga Izraeli.

Vendimi u morr nga kompania në sfondin e përshkallëzimit të konfliktit në Liban, përveç atij që vazhdon prej gati një viti në Rripin e Gazës palestineze.

Ndalesa, thotë transportuesi i flamurit britanik, është i destinuar të qëndrojë në fuqi të paktën deri të enjten përfshirë.

“S’kishte konsultime”, Xhufi për shtetin e “Urdhrit Bektashi”: Rrezikojmë të hapim një konflikt panshqiptar

24 September 2024 at 21:31

TIRANË- Finalizimi i shtetit sovran të “Urdhrit Bektashi” mund të prodhojë një konflikt panshqiptar, i cili rrezikon të shtrihet përtej kufijve zyrtarë të Shqipërisë.

Kështu u shpreh historiani i njohur Pëllumb Xhufi, gjatë diskutimit në studion e emisionit “Real Story”, me gazetarin Sokol Balla.

Ai theksoi se për këtë pjesë duhej të kishte një konsultim informal pasi siç shtoi Xhufi nga reagimet që vijnë duket që nuk ka patur diçka të tillë.

Më tej, historiani Xhufi tha se marrëdhënia me shtetet e tjera nuk është një lojë, por ato krijohen mbi bazën e interesave strategjike dhe jo të bazuara te personi.

“Atëherë ne e hapim një konflikt panshqiptar dhe shtrihemi dhe përtej, por unë shoh dhe me Turqinë. Tani Turqinë e shpalle vende me të cilin ke marrëdhënie strategjike dhe kam qenë ndër ata që e kam mbështetur. Ata janë gjendur të parët dhe duhet t’ua dimë për faleminderit. Mua s’më pëlqen që ka një president, që është… mirëpo, ai sot është, nesër jo, marrëdhëniet me shtetet duhen parë seriozisht, nuk shihen me mua, jam unë sot dhe… Po një konsultim informal nuk mund të bëhej? Nga reagimet që shoh unë, kuptoj se nuk ka pasur, ka shkruar edhe gazeta turke, që aty kuptohet… dhe këtu duhet patur kujdes edhe kjo tani, pasi e vë vendin tënd në një skatierë të nxehtë ku ske të bësh fare….me Greqinë i ke si i ke. Nuk është për ta kaluar shumë lehtë, ka edhe precedentë që kanë ndodhur edhe përpara dhe duhet shumë seriozisht duhet parë, në radhë të parë nga kryeministri që merr këto iniciativa”, tha ai./ abcnews.al

Kontrolli i veriut/ Eksperti: Kosova duhet të gjejë zgjidhje përmes instrumenteve politike

24 September 2024 at 17:51

PRISHTINË- Kosova përkujtoi këtë të martë 1-vjetorin e sulmit të armatosur nga grupet serbe, në të cilin u vra në krye të detyrës polici Afrim Bunjaku.

Për këtë ngjarje, si Kosova ashtu dhe partnerët ndërkombëtarët kanë bërë thirrje që organizatorët dhe protagonistët e atij sulmi të dalin para drejtësisë dhe të japin llogari për aktet kriminale.

Bekim Blakaj nga Qendra për të Drejtën Humanitare, tha në “Ballkan Update” se zgjidhja e situatës në veri duhet të kalojë  përmes politikës dhe jo veprimeve të tjera, të cilat sipas tij mund të regjistronin një regres të madh për vendin.

“Zgjidhja e frytshme e mundshme është ajo politike. Çfarëdo tentimi tjetër, ai me forcë dhe me armë, kam frikë se do ishte i “kobshëm” për ne, prandaj zgjidhja politike do ishte mënyra e vetme që do të arrinte integrimin e komunitetit serb në Kosovë. Nëse nuk ka bashkëpunim me ndërkombëtarët, sidomos me SHBA, atëherë besoj se pozita e Kosovës do të degradojë edhe më shumë dhe kjo do të rezultojë me një humbje të madhe për Kosovën. Qeveria duhet të bëjë maksimumin, që përmes dialogut, është që të ketë një dialog me serbët e Kosovës. “Status qou” nuk i konvenon Kosovës. Nuk kemi njohje dhe pozita e Kosovës është duke u dobësuar. Është momenti që përmes dialogut, të mbërrihet në zgjidhje përfundimtare, sigurisht duke ruajtur kushtetutën dhe integritetin territorial”, tha ai.

Ai po ashtu këmbënguli, që serbët lokalë në Kosovë duhet të integrohen dhe zgjidhjen e tyre ta shohin në Kosovë dhe jo në Beograd.

“Qytetarët serbë në veri duhet të integrohen në shoqërinë kosovare. Kjo nuk ka ndonjë alternativë dhe duke mos e bërë këtë, ata sigurisht që do të rreshtohen nga elementi ekstrem serb. Institucionet e Kosovës duhet të bëjnë maksimumin që t’i integrojnë qytetarët serbë në Kosovë”, theksoi ai./ n.m.abcnews.al

 

Përvjetori i sulmit në Banjskë/ Analisti: Kosova të largohet nga qëndrimet populiste, për veriun duhet koordinim me SHBA

24 September 2024 at 17:38

PRISHTINË– Në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit, një grup i armatosur serbësh sulmoi policinë e Kosovës më 24 shtator 2023, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Këtë të martë u shënua 1-vjetori i atij sulmi, të cilin e dënuan njëzëri edhe aleatët strategjikë të Kosovës, ndërsa apeluan që përgjegjësit e sulmit të dalin para drejtësisë.

Analisti Artan Behrami, i ftuar në “Ballkan Update” me gazetaren Linda Karadaku, në ABC News, tha se qeveria e Kosovës duhet të veprojë në veri në koordinim të ngushtë me aleatët, përfshirë SHBA dhe Bashkimin Evropian.

Ai shtoi se detyra kryesore e Kosovës është që të integrojë serbët lokalë duke i bindur se busulla orientues nga e cila duhet të shohin dhe të presim ndihmë, është Prishtina dhe jo Beogradi.

“Tani është detyra e Kosovës ta bëjnë detyrën e tyre. Unë mendoj se janë bërë disa punë të mira, por qeveria e Kosova ka patur shumë më shumë hapësirë për të shtrirë sovranitetin, Shtrirja e sovranitetit nuk nënkupton vetëm shtim të policisë, por kërkon përfshirje të serbëve lokalë. Serbët lokalë janë të kërcënuar çdo ditë nga njësitet paralele. Duhet më shumë investime. Ne na duhet më shumë proaktiviteti politik i qeverisë. Rruga që duhet ndjekur është koordinimi me SHBA. Ne duhet të heqim dorë nga populizmat dhe nga selfiet nëpër Ujman dhe te Ura e Ibrit dhe të kemi më shumë prani të ministrive në veri. Të kemi intenca për serbët që jetojnë aty, Për tu thënë se Prishtina është adresa tek e cila duhet të drejtohen dhe më këtë e përmbushim amanetin e Afrim Bunjakut”, tha ai.

I pyetur se si mund të arrihet një zgjidhje në veriun e Kosovë, analisti tha se Kosova duhet t’u përmbahet instrumenteve demokratike perëndimore. Ai këmbëngul që një sukses i tillë, mund të arrihet vetëm atëherë, kur Kosova të veprojë jo në kokën e vet, por në koordinim të plotë sidomos me Shtete e Bashkuara të Amerikës.

“ Në fakt liria jonë, çlirimi dhe pavarësia e Kosovës ka qenë një model evropian. Ne nuk duhet të heqim dorë nga praktika, që deri më sot kanë dhënë rezultatet. Bashkë me BE dhe SHBA duhet të kemi bashkëpunim. Serbia  ka dëshiruar “status quo” në Kosovë.  Serbia përveç se na ka vrarë, na ka marrë edhe kohën. Ne duhet të insistojmë në këto praktika evropiane, meqë  ndërhyrjet ushtarake i përkasin të kaluarës. Pa koordinim me SHBA, diçka e tillë është e pamundur. Ne pa Amerikën e kemi të vështirë ta shtrijmë sovranitetin edhe në Prizren, jo më në veri të Kosovës.”, tha ai./abcnews.al

Mbi 120 artistë ukrainas janë vrarë në luftë

24 September 2024 at 15:27

Mbi 12o artistë ukrainas janë vrarë në luftë, duke mbrojtur Ukrainën me armë në duar. Ministri i Kulturës dhe Komunikimeve Strategjike të Ukrainës, Mykola Tochytskyi, tha këtë në televizionin ukrainas, transmeton Ukrinform.

“Kjo luftë synon me të vërtetë të shkatërrojë gjithçka ukrainase: kulturën, gjuhën, identitetin ukrainas. Ne tashmë kemi brezin tonë të artistëve. Këta janë 123 artistë që mbrojtën historinë tonë me armë në duart e tyre,” tha Tochytskyi.

Ai vuri në dukje se çështja e ruajtjes së identitetit ukrainas, e cila është pjesë e trashëgimisë së madhe evropiane, është një detyrë e sigurisë kombëtare.

“Në përgjithësi, kolegët tanë e kuptojnë qartë se kjo luftë ka shenja serioze gjenocidi. Dhe ne do të bëjmë gjithçka që të prezantohet në këtë mënyrë në institucionet ndërkombëtare të drejtësisë”, tha ministri.

Sipas tij, në takimet me partnerët perëndimorë po diskutohet çështja e strategjisë se si të bëhet e mundur që jo vetëm të ruhet ajo që ka mbetur, por edhe të kthehen ato trashëgimi që kanë mbetur në territoret e pushtuara.

Before yesterdayMain stream

Greqi, katër emigrantë humbin jetën nga fundosja e një varke

23 September 2024 at 22:49

Të paktën katër emigrantë kanë humbur jetën në një varkë që u fundos në ishullin grek Samos për shkak të motit të keq.

Siç raportojnë mediat lokale, katër emigrante, trupat e të cilëve u gjetën, humbën jetën kur një varkë plastike me emigrantë u fundos në gjirin jugperëndimor të ishullit Agios Isidoros.

Pesë prej emigrantëve që ndodheshin në varkë arritën në breg dhe 20 tjerë, të cilët u gjetën në tokën greke, po merren në pyetje nëse ishin në të njëjtën varkë.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve AMNA, një operacion i gjerë kërkimi dhe shpëtimi, nga toka dhe ajri, është duke u zhvilluar për të gjetur 25 emigrantët e zhdukur.

Bisedime mbi Libanin dhe Gazën/ Biden pret liderin e Emirateve të Bashkuara Arabe në Shtëpinë e Bardhë

23 September 2024 at 22:44

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka mirëpritur homologun e tij të Emirateve të Bashkuara në Shtëpinë e Bardhë, për të diskutuar mënyrat për të ulur tensionet midis Izraelit dhe Libanit, si dhe përpjekjet për të siguruar një armëpushim në Gaza.

Biden dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris do të takohen veçmas me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, i pari në atë që pritet të jetë një seri tubimesh të liderëve të huaj gjatë javës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Biden tha se Libani dhe Gaza do të jenë pjesë e diskutimeve të tyre, së bashku me Inteligjencën Artificiale, shkruan Reuters,

Para takimit të tyre, lideri amerikan tha se ishte i informuar për zhvillimit e fundit midis Izraelit dhe Libanit duke shtuar: “Unë vazhdoj të jem në kontakt me homologët tanë dhe ne po punojmë për një mënyrë që t’i lejojë njerëzit të kthehen në shtëpi të sigurt”.

Sheikh Mohamed tha se vendi i tij kishte një “angazhim të palëkundur” për të punuar me SHBA-në dhe për të thelluar partneritetin strategjik midis aleatëve.

Harris gjithashtu planifikon të diskutojë përpjekjet për të siguruar një armëpushim në Gaza dhe një marrëveshje pengjesh në takimin e saj të veçantë me udhëheqësin e Emirateve të Bashkuara Arabe, vizita e parë ndonjëherë nga një president i Emirateve të Bashkuara Arabe në Shtëpinë e Bardhë.

Siç raportohet, takimi do t’i jap kandidates demokrate një mundësi për të demonstruar pengesat e sigurisë kombëtare në një kohë kur administrata është nën presion për të ndaluar konfliktet në Lindjen e Mesme.

Bisedimet në Shtëpinë e Bardhë pritet të përfshijnë tema edhe mbi konfliktin e Sudanit.

Qëlluan me armë drejt një makine/ Tentuan ta fshehin ngjarjen, e pësojnë tre efektivë të Forcës së Posaçme “Shqiponja”

23 September 2024 at 21:47

TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), pas hetimeve të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka ekzekutuar vendimin e kësaj Gjykate, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal për punonjësit e policisë, efektivë të Seksionit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Njëri prej tyre është shpallur në kërkim me masën e sigurisë “arrest me burg, ndërsa për dy të tjerë është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”

Caktimi i masave të sigurimit personal ndaj punonjësve të policisë u bë i mundur nga hetimet e kryera pas kallëzimit penal të depozituar nga një shtetas, nga ku rezultoi se në datë 8 mars 2024, gjatë kryerjes së shërbimit në segmentin rrugor Tiranë–Fushë Krujë, këta punonjës policie kanë ndaluar një automjet dhe gjatë veprimeve policore, në tejkalim të kushteve të mbrojtjes së nevojshme, kanë qëlluar me armën e shërbimit në drejtim të tij, duke vënë në rrezik jetën e dy personave që ndodheshin në mjet.

Nga hetimet, siç konfirmon AMP-ja, krahas mosraportimit të ngjarjes tek strukturat eprore, tre efektivët e “Shqiponjave” kanë tentuar të fshehin provat dhe faktet./ abcnews.al

KMSH kundër “shtetit” bektashi?/ Minxhozi: Mesazhi kryesor i tij ‘shteti të jetë i baraslarguar nga komunitetet fetare’

23 September 2024 at 21:11

TIRANË- Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ka reaguar publikisht pas propozimit për krijimin e një shteti sovran të Urdhrit të Bektashinjve në Shqipëri.

Në reagim, KMSH sqaron se është përfaqësuesi i vetëm dhe zyrtar i fesë Islame në Shqipëri dhe për këtë shpreh shqetësimin publik lidhur me shtetin bektashi, në Tiranë.

Ky reagim u diskutua në studion e emisionit “Real Story” në ABC News.

Analisti Skënder Minxhozi u shpreh se ky reagim përçoi mesazhin kryesor që shteti shqiptar duhet të qëndrojë i baraslarguar njëlloj nga të gjitha komunitetet fetare në vend.

Për Minxhozin, Shqipëria nuk e ka luksin e Italisë brenda së cilës ka një shtet tjetër sovran, siç është Vatikani.

“Them se mesazhi kryesor, pasi kemi lexuar këtë deklaratë, është që shteti duhet të jetë shumë i kujdesshëm dhe duhet të jetë i baraslarguar nga komunitetet fetare. Nuk kemi luksin e Italisë, që Vatikanin e ka në një tokë 100% e krishterë, ku i gjithë shtetit është monoteist. Ne jemi të detyruar si një komb të ‘kërcejmë baletin e vështirë’ të harmonisë fetare mes të paktën katër komuniteteve fetare. Është një operacion, kryesisht marketing i kryeministrit në mendimin tim, i cili nuk është për atë që unë shoh se ka dalë me shumë sukses”, tha ai.

Rama në OKB, për “Shqipërinë dixhitale”

23 September 2024 at 19:23

NEW YORK- Në emër të Shqipërisë në “Dialogun për të ardhmen digjitale”, kryeministri Edi Rama, nga selia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York, tha se teknologjia është një progres eksponencial dhe ‘bekim’ për vendet në zhvillim.

Ai theksoi se 95% e shërbimeve sot ofrohen online në Shqipëri, ndërsa sportelet dhe radhët e gjata janë tashmë ‘histori e të shkuarës’.

Shefi i qeverisë tha se teknologjia ka dhe anën e saj sfiduese, ndërsa përmendi sulmet kibernetike ku vendi ynë ka qenë objekt sulmesh nga Irani.

“Teknologjia digjitale me premtimin e saj për progres eksponencial është bekim për vendet në zhvillim. Ne në Shqipëri e kemi parë në jetën reale dhe me përpjekjet përkatëse u bëmë një vend ku 95% e shërbimeve sot ofrohen online e ku sportelet dhe radhët e gjata janë tashmë histori e të shkuarës. Nga ana tjetër, ne po shfrytëzojmë përparësitë e modelit të Inteligjencës Artificiale, për të çuar shpejt përpara negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian Gjithashtu po shohim në këtë drejtim edhe për ndërtimin e një modeli të ri plotësisht transparent dhe 95% të bazuar tek IA për prokurimet publike.

Nga ana tjetër sigurisht teknologjia digjitale nuk është vetëm një bekim, po edhe një mallkim, si psh sulmet kibernetike.
Shqipëria ka qenë viktimë e një sulmi të egër kibernetik nga Irani. Ne e provuam në realitet se sa shumë kjo botë e re e bazuar në teknologji mund të sjellë dëme për vendet dhe për qytetarët. Por tekefundit nuk ka aspak dyshim se nëse do të jemi në gjendje të krijojmë një sistem, ku bota dhe komuniteti i kombeve të përfitojnë më të mirën nga premtimet e teknologjisë digjitale dhe në të njëjtën kohë, të frenojnë të gjitha efektet e dëmshme që mund të vijnë nga përdorimi dashakeq i saj, kjo botë do të ishte një vend shumë më i mirë. Faleminderit shumë dhe shpresoj shumë që duke folur kaq shkurt, e kam fituar simpatinë tuaj zoti Kryetar”, theksoi Rama/abcnews.al

Ministri Hasani: Të tejkalohet hendeku i konvergjencës mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor

23 September 2024 at 18:36

Në mëngjesin e punës me Ministrat e Jashtëm të grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, theksoi angazhimin e Shqipërisë për reformat, përafrimin me acquis, forcimin e institucioneve, bashkëpunimin rajonal dhe përgatitjen e kompanive për tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian.

Ministri Hasani u shpreh se hendeku i konvergjencës socio-ekonomike midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së duhet të mbyllet gradualisht.

“Mes sfidave gjeopolitike, një rrugë e përbashkët drejt zhvillimit të qëndrueshëm, tejkalimit të hendekut të konvergjencës dhe krijimit të mundësive është thelbësore si për Ballkanin Perëndimor ashtu edhe për BE-në.

Një qasje e bazuar në merita, me përfitime të prekshme në çdo fazë, është thelbësore për të siguruar një proces të qetë integrimi, duke nxitur stabilitetin, rritjen ekonomike dhe lidhjet më të forta rajonale“, theksoi Ministri Hasani.

Në mëngjesin e punës, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, ishin të pranishëm Ministrat e Punëve të Jashtme të Italisë, Austrisë, Kroacisë, Greqisë, Republikës Çeke, Sllovakisë dhe Sllovenisë.

Në fokus të diskutimeve ishin mënyrat për të çuar përpara reformat e integrimit dhe rifillimi i procesit të integrimit gjatë ciklit të ri institucional.

Nisma për shtetin e Bektashinjve/ Rama jehonë veprës së Robert Elsie: Një thesar që Shqipëria duhet ta ofrojë në shërbim të paqes

23 September 2024 at 18:23

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me një postim në faqen zyrtare në “X” ka publikuar librin e autorit kanadez Robert Elsie, i cili flet për historinë dhe kulturën unike të “Urdhrit Bektashi”.

Libri në fjalë titullohet, “Bektashinjtë Shqiptarë. Historia dhe kultura e një rendi dervishësh në Ballkan”.

Ky reagim i Ramës vjen pas nismës së diskutuar në publik, ku Bektashinjtë kërkojnë të kenë një ent sovran shtetëror, me qendër në Tiranë.

“Një libër i jashtëzakonshëm për këdo që është i interesuar të mësojë më shumë për historinë dhe kulturën unike të Urdhrit Bektashi, një thesar që Shqipëria duhet ta ofrojë në shërbim të paqes, tolerancës dhe humanizmit si një entitet shpirtëror sovran në kryeqytetin tonë Tiranë, ku Selia Botërore e Bektashinjve është themeluar prej kohësh dhe më pas është ringjallur nga hiri i diktaturës ateiste komuniste”, shkruan Rama.

Selia Botërore e Bektashinjve ka mirëpritur shpalljen e nismës së jashtëzakonshme për krijimin e Urdhrit Bektashi si një entitet plotësisht sovran.

Sipas saj, kjo qasje do të sjellë një epokë të re për tolerancën fetare globale dhe promovimin e paqes/ abcnews.al

Kosova rrezikon përjashtimin nga CEFTA/ Diplomati: Gjermania e ka humbur durimin me Albin Kurtin

23 September 2024 at 17:26

PRISHTINË- Kosova mund të mbetet jashtë marrëveshjes për tregti të lirë, CEFTA dhe Procesit të Berlinit, iniciativës që Gjermania e nisi nga viti 2015 për zgjerimin e Bashkimit Europian me shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Kjo u theksua nga i dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili ka përsëritur kërcënimin për përjashtimin e Kosovës nga CEFTA dhe Procesi i Berlinit nëse nuk hiqet bllokada për mallrat e prodhuara në Serbi.

Diplomati Blerim Canaj, i ftuar në “Ballkan Update” me Linda Karadakun, u shpreh se Gjermania e ka humbur durimin me premtimet boshe të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtin.

Ai shtoi se Gjermania duket e vendosur për të mos lejuar “tekat politike” të disa prej liderëve të Ballkanit Perëndimor, kur vjen puna tek diskutimi i nismave që janë themeluar prej saj.

“Përjashtimi  Kosovës nga CEFTA ndikon në procesin e Berlinit. Nuk e besoj që qeveria e Kosovës do duhej që të refuzonte instrumente të tillë, në të cilat Kosova është anëtare pasi e dimë që ka vite tashmë, që Kosova është “zhdukur” nga harta botërore dhe nuk është anëtarësuar në organizma të tjerë ndërkombëtarë. Është një krenari e Gjermanisë dhe ajo nuk e lejojë të cenohet integriteti i saj për shkak të tekava të disa individëve në Ballkan”, tha ai.

Diplomati shtoi më tej se partnerët ndërkombëtarë nuk shohin asnjë shenjë besimi të  kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Në fakt duhet ta them hapur. Mund ta them që Gjermania goxha e ka ndihmuar indirekt që të vijë Albin Kurti në pushte për shkak të premtimeve që ka patur Kurti, edhe si partner. Gjermani ka qenë, është dhe do të mbete një parter i Kosovës, por tani vërehet nga pala gjermane “humbja e durimit” për shkak të premtimeve të shumta në tavolina dhe pastaj për mosmbajtjen e atyre premtimeve. Edhe Albin Kurti e ka humbur komplet besimin te partnerët ndërkombëtarë”, shtoi ai.

Gjithashtu, Blerim Canaj tha se largimi nga CEFTA do të thotë largim i Kosovës edhe nga Procesi i Berlinit dhe këtë gjë do ta vuajë Kosova dhe qytetarët e saj, për shkak të veprimeve të pamatura të qeverisë.

“Kostoja i shkon Kosovës. Largimi nga CEFTA është automatikisht largim nga Procesi i Berlinit pasi të gjitha lidhen njëra me tjetrën dhe të gjitha këto do t’i kushtojnë Kosovës dhe jo Albin Kurtit”, u shpreh ai./ abcnews.al

Goditën me thikë 42-vjeçarin në Tiranë, dy të arrestuar

23 September 2024 at 16:36

TIRANË- Dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë goditur me thikë një 42-vjeçar, banues në Tiranë.

Sipas deklarimit të 42-vjeçarit, të hënën, në afërsi të spitaleve, një shtetas ende i paidentifikuar e ka goditur me thikë në këmbë dhe më pas është larguar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes/ abcnews.al

 

 

Mbretëri e Bashkuar, mbi 25 000 emigrantë kanë hyrë përmes Kanalit ‘La Mansh’

23 September 2024 at 16:17

Më shumë se 25 000 emigrantë kanë mbërritur në Britaninë e Madhe pasi kanë kaluar Kanalin La Mansh deri më tani, për vitin 2024.

Shifrat e “Home Office” – departamenti ministror përgjegjës për emigracionin, sigurinë dhe ligjin dhe rendin – tregojnë se 717 persona e bënë udhëtimin me 13 varka të dielën, duke e çuar numrin total të përkohshëm të emigrantëve në 2024 – deri më sot në 25 052.

Ky është numri i tretë më i lartë i mbërritjeve të regjistruara në një ditë të vetme këtë vit, pasi u raportuan 882 në 18 qershor dhe 801 në 14 shtator.

Kjo do të thotë gjithashtu se 1 424 kalime në Kanalin La Mansh u zhvilluan këtë fundjavë, pasi 707 persona të tjerë mbërritën të shtunën me 11 varka.

Totali për vitin e deritanishëm është rritur 4% – krahasuar me 23 996 në të njëjtën periudhë të vitit te kaluar, por 21% më i ulët se e njëjta periudhë në 2022 (31 686).

Kalimet e paligjshme kanë vazhduar sot për të tretën ditë radhazi, mes kushteve të motit me vranësira dhe erërave në det.

❌
❌