❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rama mbledh të premten në Elbasan deputetët socialistë, arsyeja

By: user7
10 September 2024 at 10:41

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte në Elbasan në një takim deputetët e Partisë Socialiste. Sipas raportimeve takimi do të jetë i njëjtë me atë të qeverisë në rezidencën qeveritare në Dajt dy javë më parë.

Mësohet se fokusi mbledhjes do të jetë tek komunikimi deputetëve me qytetarët, integrimi dhe jeta parlamentare.

Ndërkohë dy ditë më parë, u zhvillua edhe mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste, ku u zgjodhën anëtarët e rinj të Kryesisë së kësaj force politike. Gjithashtu u caktuan edhe drejtuesit politikë të PS në qarqe.

The post Rama mbledh të premten në Elbasan deputetët socialistë, arsyeja appeared first on Lapsi.al.

‘’Media, njĂ« e mirĂ« publike’’, Ministri i brendshĂ«m, Ervin Hoxha: Do tĂ« promovojmĂ« gra dhe vajza nĂ« role drejtuese

By: D Marku
9 September 2024 at 17:32

Media një e mirë publike, kështu e ka vlerësuar median Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha gjatë një takimi prezantues me gazetarët paraditen e sotme, ndërkohë që ka theksuar  se reformimi i Policisë së Shtetit, do të promovojnë  gra  dhe vajza të Polcisië  në role drejtuese

Ndër prioritetet e Ministrit të ri të Brendshëm, Ervin Hoxha, është edhe promovimi në role drejtuese i grave dhe vajzave, të cilat janë pjesë e Policisë së Shtetit.

Ministri Hoxha shtoi se, për herë të parë ka vendosur në objektivat e tij edhe dhënien e mundësisë për efektivet gra dhe vajza, që të garojnë e të marrin poste drejtuese në Policinë e Shtetit.

Gjatë paradites së sotme  Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha gjatë një takimi prezantues me gazetarët ndër  të tjera ka theksuar  se ka ardhur koha dhe është domosdoshmëri vlerësimi i rolit  vajzave dhe grave në Polici, duke ju dhënë mundësinë për të konkurruar në nivele të mesme dhe të larta drejtuese në Policinë e Shtetit.

Po gjatĂ« takimit  ministri Hoxha renditi tri nga objektivat e punĂ«s sĂ« tij pĂ«r vitet 2024-2025, ndĂ«r tĂ« cilat implementimi i ligjit tĂ« ri pĂ«r PolicinĂ« e Shtetit; “Smart City”, njĂ« projekt qĂ« synon rritjen e sigurisĂ« publike e rrugore, pĂ«rmes instalimit tĂ« njĂ« sistemi tĂ« integruar kamerash; si dhe Identiteti Digjital, ku çdo qytetar do ketĂ« nĂ« celularin e tij pasaportĂ«n ose ID-nĂ« digjitale.

Për Ministrin Hoxha është e pakuptimtë që  gra dhe vajza në Policinë e Shtetit, madje të trajnuara dhe jashtë shtetit nuk iu është dhënë mundësia për të konkuruar në role drejtuese si shefe komisariati apo drejtore policie.

Me implementimin e ligjit të ri tha z. Hoxha do rikuperohet dhe kjo mangësi.

Po gjatë takimit Hoxha vlerësoi rolin e medias dhe theksoi se marrëdhëniet mes Ministrisë se Brendshme dhe gazetarëve do ngrihen në nivel tjeter, pasi roli i medias ështe thelbësor, një nga urat lidhëse  mes Policisë e publikut dhe është një oponencë e mirë në punën tonë. Për mua si Ervin dhe si Ministër i Brendshëm media është një e mirë publike u shpreh ai .

The post ‘’Media, njĂ« e mirĂ« publike’’, Ministri i brendshĂ«m, Ervin Hoxha: Do tĂ« promovojmĂ« gra dhe vajza nĂ« role drejtuese appeared first on Albeu.com.

Bardhi “kapet” me ministrin e Financave: ÇfarĂ« ju nxiti tĂ« dyfishonit vlerat pĂ«r tre projekte rrugore? Debate edhe pĂ«r profesionistĂ«t e lirĂ«

By: D Marku
9 September 2024 at 14:37

Në Komisionin e Ligjeve, deputeti i PD, Gazment Bardhi pyeti ministrin e Financave, Arben Malaj se çfarë e shtyu atë që të dyfishonte vlerat e tre projekteve, në një kohë që shuma ishte e përcaktuar më parë.

Bardhi solli tre projekte, zgjerimin e autostradĂ«s TiranĂ« – DurrĂ«s, by pass i Elbasanit dhe rrugĂ«s TiranĂ«-Ndroq-Plepa.

Sipas tij për këto tre projekte vlera ka qenë e parashikuar, por pasi mori detyrën ministri i ri shumat janë dyfishuar pa bërë asnjë studim fizibiliteti.

“KujtojmĂ« qĂ« bĂ«het fjalĂ« pĂ«r tĂ« njĂ«jtĂ«n zonjĂ« qĂ« tunelin e LlogarasĂ« e coi nga 140 mln euro e coi nĂ« 190 mln euro me njĂ« tĂ« rĂ«nĂ« tĂ« lapsit, unĂ« po flas pĂ«r krahasim e vlerave qĂ« janĂ« miratuar para 5 muajsh dhe dyfishimin e kĂ«tyre vlerave 5 muaj mĂ« pas”, tha Bardhi.

Ministri Malaj, si përgjigje tha se analizat kanë ardhur nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe rishikimi i vlerave duhej bërë për shkak se kursi i këmbimit ka ndryshuar.

Bardhi: Disa ditë pasi ju u emëruat ministër i Financave me një vendim qeverie keni shtuar 3-4 muaj pasi ishin miratuar vlerat paraprake të projekteve rreth 260 milionë euro vetëm për tre projekte, pra bëhet fjalë për projektin e zgjerimit të autostradës Tiranë Durrës, by pass i Elbasanit dhe rrugës Tiranë-Ndroq-Plepa.  Pa bërë asnjë studim fizibiliteti, pa bërë asnjë analizë sepse analiza ishte bërë dhe vlera e projekteve ishte miratuar dhe unë nuk di të ketë ndonjë zhvillim kaq të madhe të rritjes së çmimeve, fjala vjen një projekt që ishte parashikuar me 205 mln euro të shkojë 298.8 mln euro, apo një projejkt që e kishte  vlerën 39.8 mln euro ju ta coni në 87 milionë euro, apo siç është rasti i By Pass të Elbasanit që ishte parashiukuar të kushtonte 120 mln euro është rritur në 240 mln euro.

Pyetja ime është çfarë ju nxiti ju që pasi hytë në atë zyrë të rishikonit dyfishim të vlerave të këtyre projekteve?

Arben Malaj: Për projektet e përmendura nga ju janë projekte për të cilat kanë ardhur analizat nga ministria e linjës, në rastin konkret nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për Rishikimin e Vlerave. Po ju marr rastin e projektit Tiranë Durrës që daton që në 2010. Pra vlerat kanë qenë të 2010 dhe kanë nevojë për të reflektuar si kostot e ndërtimit edhe efektet e kursit të këmbimit. Pra ka një analizë të detajuar sepse kanë ndryshuar çmimet.

Bardhi: Ka patur një vendim qeverie 5 muaj më parë që kishte përcaktuar vlerat që përmenda. Pas 5 muajsh ministria e linjës, kujtojmë që bëhet fjalë për të njëjtën zonjë që tunelin e Llogarasë e coi nga 140 mln euro e coi në 190 mln euro me një të rënë të lapsit, unë po flas për krahasim e vlerave që janë miratuar para 5 muajsh dhe dyfishimin e këtyre vlerave 5 muaj më pas.

DEBATET PER PROFESIONISTET E LIRE

Gazment Bardhi – Ministrit tĂ« Financave:Qeveria ka vjedhur profesionistĂ«t e lirĂ«. Do tĂ« propozojmĂ« amendament ligjor pĂ«r t’i kthyer paratĂ« qĂ« ju grabitĂ«n nĂ« shkelje tĂ« KushtetutĂ«s. Po mbani miliona nĂ« xhepa miliona euro tĂ« profesionistĂ«ve tĂ« lirĂ«. A mund tĂ« na thoni pse nuk i ktheni paratĂ« profesionistĂ«ve tĂ« lirĂ«, qĂ« ua morĂ«t me dhunĂ« dhe nĂ« kundĂ«rshtim me KushtetutĂ«n.

Ministri i Financave: Qeveria ka vullnetin pĂ«r t’i kthyer mbrapsht, por po ndjekim rrugĂ«n ligjore. Prandaj i jemi drejtuar GjykatĂ«s Kushtetuese qĂ« tĂ« na orientojĂ« se si duhet tĂ« veprojmĂ«.

Gazment Bardhi: Nuk ka njĂ« praktikĂ« tĂ« tillĂ«. NĂ« qoftĂ« se ka vullnet mjafton njĂ« nen nĂ« ligj. MeqĂ« ju nuk e bĂ«ni, do ta bĂ«jmĂ« ne si ligjvĂ«nĂ«s. Do tĂ« propozojmĂ« njĂ« nisĂ«m ligjore pĂ«r t’ia kthyer paratĂ« profesionistĂ«ve tĂ« lirĂ«.

The post Bardhi “kapet” me ministrin e Financave: ÇfarĂ« ju nxiti tĂ« dyfishonit vlerat pĂ«r tre projekte rrugore? Debate edhe pĂ«r profesionistĂ«t e lirĂ« appeared first on Albeu.com.

Merr fund arratia e Marklen Hakës, reagon ministri Hoxha: Bashkë me të po shoqërohen edhe disa persona të tjerë

By: D Marku
6 September 2024 at 16:17

Marklen Haka Ă«shtĂ« arrestuar pasi ishte nĂ« kĂ«rkim nĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit ‘Revansh’.

MĂ«sohet se ai Ă«shtĂ« arrestuar nĂ« NikĂ«l tĂ« KrujĂ«s, ndĂ«rsa kujtojmĂ« qĂ« Marklen Haka Ă«shtĂ« pjesĂ« e “BandĂ«s sĂ« NiklĂ«s”, ku nĂ« shtator tĂ« 2019 i shpĂ«toi njĂ« atentati, ku mbeti e vdekur halla e tij.

Më tej ai u përball edhe me një atentat tjetër në 2022 ku mbeti i plagosur.

Haka akuzohet për tentativë vrasje, grup kriminal e armëmbajtje pa leje.

Lidhur me këtë arrestim ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Ervin Hoxha.

Reagimi i ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha në rrjetet sociale:

Në prangat e Policisë së Shtetit ka rënë pak minuta më parë i shumëkërkuari Marklen Haka alias Aliu, i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe i përfshirë në disa ngjarje të rënda, pas një operacioni profesional të Forcave Speciale RENEA, mbi bazën e informacioneve të siguruara nga Policia e Tiranës.

Një ndër personazhet më kryesore të botës së krimit u kap në Nikël të Krujës, me armë zjarri, e bashkë me të po shoqërohen edhe disa persona të tjerë.

PĂ«rpjekja pĂ«r t’ju shmangur pĂ«rballjes me drejtĂ«sinĂ« po merr e do tĂ« marrĂ« çdo ditĂ« e mĂ« shumĂ« pĂ«rgjigjen e duhur nga uniformat blu dhe agjencitĂ« e tjera ligjzbatuese.

Ky është momenti për të përgëzuar dhe shprehur respekt, për forcat e angazhuara në operacionin me shkallë të lartë rrezikshmërie.

The post Merr fund arratia e Marklen Hakës, reagon ministri Hoxha: Bashkë me të po shoqërohen edhe disa persona të tjerë appeared first on Albeu.com.

41 milionë euro më shumë për pensionet në tetor

By: V K
6 September 2024 at 11:56

Sipas ministrit të ri të Financave, Petrit Malaj, qeveria ka ndarë 4.1 miliardë lekë më shumë, ose 41 milionë euro plus për indeksimin e pensioneve në tetor 2024.

Pensionet indeksohen (rriten), me treguesin e përkushtuar të çmimeve mesatare të ushqimeve bazë dhe të shërbimeve si ilaçet bazë për pensionistët.

Ky indeks (tregues) nuk është sa indeksi vjetor i përgjithshëm i çmimeve, që ne e quajmë inflacion, por më i lartë, edhe për periudhën tetor 2023-shtator 2024, periudhë në të cilën INSTAT mat inflacionin e dedikuar për mallrat dhe shërbimet e shportës, pra indeksin e pensionistëve. Nga ky indeks, qeveria indekson, rrit pensionet.

Indeksi parashikohet të dalë në intervalin 4-5 për qind në tetor të këtij viti, ngaqë dukshëm çmimet e ushqimeve bazë të popullsisë janë rritur më shumë se inflacioni i përgjithshëm këtë periudhë.

Po ashtu, edhe ilaçet bazë. Nëse indeksi i pensionistëve del 5 për qind, i bie që një pensionist me pension 300 mijë lekë të vjetra në muaj, do të marrë nga 1 tetori 2024, 15 mijë lekë më shumë çdo muaj.

Sigurisht nuk është shumë, por është diçka për pensionistët tanë. Shtimi i mirë i të ardhurave buxhetore këtë vit pritet të sjellë edhe një paketë tjetër ndihme për kategoritë më në nevojë.

Pra, përveç indeksimit që pensionistët do ta kenë në tetor të këtij viti dhe bonusin e fundvitit që do ta marrin në dhjetor 2024, ministri Malaj dha lajmin tjetër të mirë që qeveria po diskuton një paketë mbështetje ekonomike për familjet në nevojë. Ka ardhur koha që kjo paketë të jepet dhe të jetë e fortë.

“Kushtet i kemi qĂ« tĂ« adresojmĂ« edhe njĂ« paketĂ« ndihme pĂ«r familjet nĂ« nevojĂ«â€, u shpreh ministri i Financave.

Ministri i ri e quajti sfidë të qeverisë, por edhe personale të tij çështjen e pensioneve.

Ministria e Financave po punon edhe me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për të gjithë skemën e pensioneve, e cila nuk është në ditët më të mira të saj.

Na duhet një skemë e dukshme, që siguron pensione më të larta për të 717 mijë pensionistët tanë. Për këtë, duhet rishikuar skema aktuale e pensioneve.

Ministria e Financave, ka ngritur grupet e punës dhe po punon me ekspertë të Bankës Botërore. Ministri i Financave Malaj, bën shumë mirë që e ka edhe një sfidë personale rritjen e ndjeshme të pensioneve.

Reforma e plotë e pensioneve nënkupton pensione në tri shtylla: pensioni shtetëror, pensioni privat i detyrueshëm dhe pensioni privat vullnetar.

Këto tri shtylla, i kanë të gjitha vendet e zhvilluara të familjes së madhe të Bashkimit Evropian, ku po shkojmë, por edhe disa vende të rajonit.

Në nivel të raportit mes deficitit të pensioneve dhe të ardhurave buxhetore, jemi shteti me raportin më të lartë në rajon dhe ndoshta në të gjithë Evropën. Pra, me deficitin më problematik.

ÇfarĂ« e rĂ«ndon mĂ« shumĂ« kĂ«tĂ« raport, Ă«shtĂ« pĂ«rqindja ende e madhe e punĂ«ve nĂ« tĂ« zezĂ«, me kontribut zero nĂ« skemĂ«, si dhe e pagave tĂ« trukuara nĂ« sektorin privat.

Zgjidhja për uljen e punëve në të zezë dhe të evazionit përmes pagave të trukuara, është fuqizimi i kontrolleve të detajuara të inspektorëve të punës dhe shtimi me herë i gjobave, në rastet e gjetjes së punëve në të zezë dhe pagave të trukuara.

Si dhe kontrolli mbi inspektorët e punës, pasi mund të jenë korruptuar nga kompanitë private në zonat ku veprojnë dhe sigurojnë mes korrupsionit një rrogë të dytë apo të tretë, për të mbyllur njërin apo të dyja sytë, ndaj pagave të trukuara e punëve në të zezë të kompanive. Skema jonë e pensionit është gjithnjë e më shumë në funksion dhe mëshirë të numrave të emigrimit ekonomik.

Nga 10 qytetarë që i largohen sot Shqipërisë, 9 janë persona në moshë për punë, apo studentë dhe fëmijë. Vetëm një është pensionist, që largohet për bashkim familjar me fëmijët e tij në emigracion.

KĂ«shtu qĂ« edhe raporti kontribuues-pĂ«rfitues te skema jonĂ« e pensioneve publike i ngjan lĂ«kurĂ«s sĂ« shagenit. Ka tendencĂ« tĂ« vijojĂ« tĂ« qĂ«ndrojĂ« e tkurrur pranĂ« njĂ«shit, me shtytje pĂ«r t’u ulur akoma, por kurrsesi pĂ«r t’u rritur ndjeshĂ«m.

Për këtë duhet të jemi të ndërgjegjshëm të gjithë. Skema jonë e pensioneve përmirësohet ndjeshëm, vetëm nëse fusim shtyllën e dytë, atë të pensioneve private të detyruara. Sikurse kemi sigurimin privat të detyruar të makinave. Kjo skemë ka funksionuar në vende shumë të ngjashme me ne për nga të ardhurat dhe fuqia blerëse e popullsisë, sikurse është Maqedonia e Veriut.

Maqedonasit patën kurajon ta nisnin këtë reformë që në vitin 2005. Tani, gati dy dekada më vonë, pensioni mesatar në Maqedoninë e Veriut është 350 euro, ose gati dy herë më i lartë se tek ne. Edhe Kosova po ecën me shpejtësi drejt shtimit të ndjeshëm të pensioneve të veta. Ajo ka tri shtylla të dukshme të skemës së pensioneve: pensionin shtetëror, pensionin e detyrueshëm privat dhe pensionin privat vullnetar. Ne na mungon shtylla e dytë krejtësisht.

The post 41 milionë euro më shumë për pensionet në tetor appeared first on Albeu.com.

Hoxha: Siguria dhe mbarëvajtja e sezonit turistik, prioritet i policisë

By: D Marku
3 September 2024 at 18:03

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha u shpreh sot se prioritet në muajin gusht ishte angazhimi për sigurinë dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Ministri i Brendshëm renditi në një postim në rrjetet sociale momentet kryesore të punës së ministrisë që drejton përgjatë muajit gusht.

Ai vuri në dukje se që në nisje të detyrës si Ministër i Brendshëm vendosi prioritet angazhimin për sigurinë dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Ndërkohë, po ashtu, gjatë gushtit u zbatuan masat për rritjen e parametrave të sigurisë detare.

Gjithashtu, Hoxha renditi si punë të kryer edhe përurimin e stacionit të ri zjarrfikës në bashkinë Fier, një strukturë moderne që rrit cilësinë e shërbimit për këtë komunitet.

Hoxha risolli në vëmendje miratimin e pagesave për orët shtesë për punonjësit e Policisë që shërbejnë përgjatë sezonit turistik, si dhe kompensimin financiar ushqimor.

Ai theksoi se, pati ndërkohë takime të rëndësishme me përfaqësues të vendeve partnere, për të rritur e thelluar bashkëpunimin si dhe çuar para projektet në interes të përbashkët.

The post Hoxha: Siguria dhe mbarëvajtja e sezonit turistik, prioritet i policisë appeared first on Albeu.com.

Mbyllet Konferenca “Diplo 2024”, Hasani: Reforma pĂ«r tĂ« forcuar marrĂ«dhĂ«niet ndĂ«rmjet MinistrisĂ« dhe pĂ«rfaqĂ«sive tĂ« saj

By: D Marku
28 August 2024 at 18:46

PĂ«rfundoi sot Konferenca e AmbasadorĂ«ve tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« “Diplo 2024”, organizuar nga Ministria pĂ«r EvropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme.

Në 3 ditët e konferencës (26 -28 gusht 2024), u nënvizua rëndësiae integrimit të aftësive dhe përvojave të ndryshme në shërbimin tonë diplomatik. Në fokus të diskutimeve ishin edhe dhënia e ideve dhe ndarja e mendimeve për prioritetet e MEPJ: avancimi i procesit të integrimit evropian, forcimi i diplomacisë ekonomike dhe rolit të Diasporës, modernizimi i shërbimeve konsullore etj.
Diskutimet nxorrën në pah nevojën për përmirësimin e bashkëpunimit me ministritë e linjës, për të çuar përpara axhendën e reformave, sikundër edhe përgatitjet për Samitin e NATO-s dhe Samitin e Komunitetit Politik Evropian.
Ministri pĂ«r EvropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme, Igli Hasani bĂ«ri me dije se Ministria pĂ«r EvropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme do t’i nĂ«nshtrohet reformave strukturore pĂ«r tĂ« rritur efikasitetin dhe pĂ«r tĂ« forcuar marrĂ«dhĂ«niet ndĂ«rmjet MinistrisĂ« dhe pĂ«rfaqĂ«sive tĂ« saj.

Struktura e re synon të nxisë energjinë dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm mes të gjitha hallkave të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë.

Një prej risive, është edhe krijimi i Drejtorisë së Bashkëpunimit me Faktorin Shqiptar, në fokus të të së cilës do të jenë qytetarët shqiptarë, kudo që ata jetojnë.

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, i cili prej javësh është në konsultim publik, jo vetëm do të mbështesë natyrën dinamike dhe në zhvillim të aktivitetit diplomatik, por edhe do të njohë kontributet e shqiptarëve që punojnë në organizatat ndërkombëtare dhe do të hapë dyert për përfshirjen e tyre në shërbimin e jashtëm.

Konferenca e Ambasadorëve shërbeu si një moment vendimtar për reflektim, vlerësim dhe planifikim për të ardhmen. Ai përforcoi nevojën për përmirësim të vazhdueshëm, integrim të aftësive të ndryshme dhe reforma strukturore për të rritur efektivitetin e shërbimit diplomatik shqiptar.

NĂ« “Diplo 2024”, nĂ« panelet e brendshme tĂ« konferencĂ«s ishin tĂ« ftuar, zv.kryeministja dhe Ministrja e PunĂ«ve tĂ« Jashtme tĂ« SllovenisĂ« Tanja Fajon, Ministri i Financave, Petrit Malaj, Ministrja Turizmitdhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, Ministri EkonomisĂ«, KulturĂ«s dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja, Majlinda Dhuka, kryetarja e Komisionit tĂ« JashtĂ«m, Mimi Kodheli, kryetarja e KĂ«shillit KombĂ«tar tĂ« Integrimit Evropian, Jorida Tabaku, zv.Kryeministri i ParĂ« dhe MinistĂ«r i Mjedisit tĂ« MaqedonisĂ« sĂ« Veriut, Izet Mexhiti, rektorja e Kolegjit tĂ« EvropĂ«s Frederica Mogherini si dhe ekspertĂ« vendas e tĂ« huaj tĂ« fushave tĂ« ndryshme.

The post Mbyllet Konferenca “Diplo 2024”, Hasani: Reforma pĂ«r tĂ« forcuar marrĂ«dhĂ«niet ndĂ«rmjet MinistrisĂ« dhe pĂ«rfaqĂ«sive tĂ« saj appeared first on Albeu.com.

❌
❌