Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 September 2024Main stream

Nis emisioni “Për Shqiptarët” me historinë e trishtë të familjes Bunga

By: D Marku
27 September 2024 at 23:45

“Për Shqiptarët” nisi me historinë e trishtë të familjes Bunga.

Kilometra larg Tiranës, në një prej fshatrave të Burrelit, Veli dhe Fërdëze Bunga, ndërtuan familjen e tyre me 3 fëmijë, 2 djem dhe 1 vajzë. Një prej tyre është Hazizi që është sot me ne, djali i vogël i familjes.

Kur Hazizi ishte 5 vjeç familja zhvendoset në qytet, me shpresën se Burreli do të sillte një të ardhme më të mirë për fëmijët. Prindërit punonin me ç’të mundnin, por edhe punët në fshat nuk i lanë pas dore…

Hazizi nisi punë si shofer, sapo mbushi 18 vjeç. Në një prej ditëve që shkonte në punë, dikush i bën një telefonatë, duke I thënë të kthehej sa më shpejt. Me ankthin se çfarë po ndodhte, e me distancën që i dukej tani shumë më e madhe, Hazizi arrin në Burrel dhe gjen të bërë shkrumb e hi shtëpinë e tyre. Gjithë puna e një jetë e prindërve por edhe e fëmijëve, u shemb brenda pak orësh. Në këtë dhimbje gjetën ngushëllimin që të paktën kishin njëri-tjetrin dhe askush nuk u dëmtua.

Kjo ngjarje solli në familje ndjesinë e parë të humbjes, dhe siç thotë Hazizi tashmë dera e vuajtjeve u hap.

Asokohe gati 15 vite më parë, i dërgojnë në një banesë shtetërore, e ngjashme me një konvikt. Jetonin edhe familje të tjera, ku korridoret dhe tualetet ishin të përbashkëta, por s’kishte vend për ankesa. Të paktën e kishin një çati mbi kokë.

Me vitet, motra dhe vëllai u martuan dhe me prindërit ngeli vetëm Hazizi.

Hazizi kishte nisur të transportonte mobilje në fshatra të ndryshëm të Burrelit. E në një prej ditëve sytë i panë Florinën. Një vajzë e bukur, që i mori menjëherë zemrën.

Florina erdhi nuse në familjen Bunga, ku gjeti shumë varfëri, por edhe shumë ngrohtësi.

Muret e lagështa të asaj shtëpie të vjetër u ngrohën nga të qeshurat e fëmijëve që çifti i ri solli në jetë. E para lindi Ajla, që sot është 10 vjeç, më pas Amelja që sot është 7, 2 vite më vonë djali Ani dhe në këtë vit e vogla e familjes Alea.

Rolet në familje ishin të ndara në mënyrë gati perfekte. Gjatë javës Florina punonte në rrobaqepësi, Hazizi shofer, ndërsa gjyshërit ndihmonin në mbajtjen e fëmijëve, në përcjelljen për në shkollë e për t’i marrë sërish në shtëpi.

Ajo që më pas do të prishte çdo ekuilibër në familje do të ishte një ditë e zymtë shkurti, e këtij viti.

Mëngjesi nisi si zakonisht. Prindërit shkuan në punë, fëmijët bën gati çantat e shkollës, dhe gjyshi i shoqëroi për në shkollë.

Ajla shkonte në klasën e 5 ndërsa Amelia kishte pak muaj që kishte nisur klasën e parë.

Atë ditë Ajlën, motrën më të madhe, e merr gjyshja më shpejt nga shkolla duke i lënë porosi të shoqit që të merrte më pas të voglën Amelia.

Rrugës për në shtëpi, Ajla me gjyshen kthehen për të blerë këpucë tek të përdorurat, thotë Hazizi.

Gjatë rrugës së kthimit gjithë sytë e njerëzve ktheheshin drejt tyre. Disa i shikonin me habi, disa me keqardhje, e disa ulnin sytë, por diçka i bashkonte; asnjë nuk iu fliste. Ndoshta sepse në të tilla raste nuk ke fjalë.

Ajo që theu heshtjen ishte telefonata e një të afërmi, që njofton gjyshen se pranë shtëpisë së tyre kishte ndodhur një aksident.

Lanë këpucët e sapo blera dhe të dyja vrapuan për në vendngjarje.

Ajo që do të kishte qenë një ditë normale, ku gjyshi ecte në trotuar me mbesën prej dore, rrugës për në shtëpi, u kthye në një rrugë të lënë përgjysmë.

Një makinë që kalonte me shpejtësi, del nga rruga dhe i përplas të dy.

Veliu 74 vjeçar, babai i Hazizit që kemi në studio, iku nga kjo jetë, duke thënë vetëm disa fjalë të fundit. “Me shikoni vajzën, mos u merrni me mua…”

Dhe më pas heshtje e një kalvar i pafund vuajtjesh për Amelian 7 vjeçare që mbeti e aksidentuar rëndë.

Në trupin e saj të vogël, i vetmi vend ku aksidenti s’la shenja ishte koka.

Diku mbeti çanta e shkollës, ashtu e grisur dhe copëtuar, diku mbetën këpucët e vjetra që i bleu nëna e që kanë 7 muaj që presin të vishen.

Hazizi kur mësoi lajmin shkoi menjëherë në spital. E vetmja porosi që la ishte të kishin kujdes Florinën e cila ishte shtatzënë në prag të lindjes.

Teksa Hazizi ikte me ambulancë në Tiranë, me Amelian që luftonte me jetën, në anën tjetër të shtëpisë Florina shtatzënë qante për vajzën dhe lutej që të ishte gjallë.

Amelia qëndroi 3 javë në reanimacion, kishte dëmtim në organe, thyeje të kockave e një sërë kompikimesh shëndetësore.

Hazizi flinte jashtë derës së spitalit, duke vuajtur për vajzën, por dhe për humbjen e babait të cilin nuk mundi as të përcillte në banesën e fundit. E mundonte edhe meraku për të shoqen, e cila në 10 ditë humbi 10 kilogramë.

Në netët pa gjumë e plot ankth, ku operacionet e Amelias nisnin në orën 3 të mbrëmjes e përfundonin pasditen e ditës tjetër, mori lajmin se u bë baba. Florina 2 javë pas aksidentit solli në jetë Alean që sot është 7 muajshe.

Ishte një rreze shprese, por u kthye shpejt në një tunel të errët që si gjendej drita.

Alea lindi e sëmurë. Qante shumë dhe nuk mbushej me frymë. Papritmas familja e lumtur e Burrelit u nda në copëza. Në një anë qëndronte babai me Amelian në reanimacion, në tjetrën Florina me të sapolindurën sërish në reanimacon e diku më larg, në shtëpinë që e pushtoi dhimbja qëndronte gjyshja që humbi bashkëshortin e kujdesej për 2 fëmijët e tjerë.

Gjendja e të sapolindurës ishte emergjente dhe duhej dërguar jashtë Shqipërisë. Bën thirrje për ndihmë tek Fondacioni Firdeus, pa treguar se kishin edhe një vajzë tjetër në spital të aksidentuar rëndë.

I dukej shumë të kërkonin ndihmë 2 herë. Një lajm i mirë gëzoi paksa prindërit, kur mësuan që shuma e kërkuar u mblodh dhe Alea do të nisej për kurim jashtë. 2 javë më vonë u rikthye shëndoshë e mirë, teksa Amelia qëndronte në spital në pritje për të njohur motrën e saj.

Jeta e Amelias vazhdon mes vuajtjeve të shumta. U bë 7 muaj që nuk ka dalë nga spitali, 7 muaj që nuk ngrihet dot të ecë, 7 muaj në të cilët ka kryer 32 operacione.

Ajo që Amelia ka nevojë tani, është shpresa se do të mund t’i rikthehet normalitetit, se do të mund të ecë vetë, të dal nga spitali, të shkojë të përqafoj motrat dhe vëllanë që i mungojnë aq shumë. Mjekët kanë thënë se nëse shkon jashtë ka mundësi që të kryej disa ndërhyrje që do i rikthejnë funksionet e trupit. Dhe Hazizit me Florinën si mbetët gjë tjetër veçse të lutën e të besojnë se për ta nuk do të ketë vetëm zi…

The post Nis emisioni “Për Shqiptarët” me historinë e trishtë të familjes Bunga appeared first on Albeu.com.

“S’E KAM TAKUAR KURRË DJALIN TIM”/ Historia e dhimbshme e Buçit të “Përputhen” (VIDEO)

By: D Marku
27 September 2024 at 23:41

Emisioni “Glamour” nën modelimin e Ester Bylyku u rikthye këtë të premte në ekranin e “Ora News”, duke vijuar traditën me të ftuar specialë të botës së “shoë biz”-it shqiptar.

Personazhi i çeljes së këtij sezoni të ri ishte Endi, i njohur ndryshe si Buçi, i cili u bë i njohur me konkurrimin e tij në programin e dashurisë “Për’puthen”.

Në rrëfimin e tij krejtësisht ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shikojmë, Buçi foli mbi marrëdhënien e tij me fëmijët.

“Jam ndarë me mamanë e fëmijëve. Ajo është lidhur me një tjetër dhe e ka cik problem të m’i sjellë çunat këtu, se ndoshta s’e lë filani dhe fistëku.

Kështu kemi mbetur deri tani, më ndodhi dhe ajo gjëja me babin në 2021-in që i ka vënë të gjithë gjërat në “stop” dhe i ka ndryshuar rrënjësisht familjen time.

Ajo është një nga arsyet më të mëdha për mua. Djali, Kristianin s’e kam takuar kurrë. Në 2019-ën erdhi ish-i, dhe erdhi në kohë plazhi dhe 3 muaj shijuam pushimet.

Pastaj ajo ngeli shtatzanë, kur lindi çuni vdiq babi dhe tani që po qartësohen pak gjërat, po luftoj për një takim së shpejti.

Kur flas me të më thotë: “Ej ti, ti i ngjan Kristanit”, që është vetë ai. E di ti që je çuni im ti, i them”, rrëfeu Buçi.

 

The post “S’E KAM TAKUAR KURRË DJALIN TIM”/ Historia e dhimbshme e Buçit të “Përputhen” (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

By: D Marku
27 September 2024 at 23:31

etori po afron dhe ndërsa disa prej nesh po ndiejnë ndryshimin e motit dhe po përgatiten për mbrëmje komode, disa shenja të horoskopit mund të mos e kenë muajin më të lehtë. Yjet, duket se nuk do të jenë shumë të sjellshëm me disa prej nesh. Nëse jeni një nga shenjat e mëposhtme, mos u shqetësoni (shumë), por përgatituni për disa sfida dhe momente të vogla… të pafata.

Binjakët

Të dashur Binjakë, Tetori po ju thërret të vendosni frenat. Po, e di që ju pëlqen të vraponi nga një vend në tjetrin dhe të bëni mijëra gjëra në të njëjtën kohë, por këtë muaj yjet po ju thërrasin: “Stop!” Vonesat në punë, pengesat e papritura dhe keqkuptimet e vogla me miqtë dhe kolegët do ta bëjnë jetën tuaj të përditshme pak më kërkuese sesa do të dëshironit.

Këshilla jonë? Bëni një pushim. Mundohuni të mos merrni përsipër detyrime shtesë dhe shikoni muajin si një mundësi për të organizuar më mirë kohën tuaj. Më mirë mos nxitoni sepse nxitimi do t’ju sjellë edhe më shumë telashe.

Virgjëresha

Virgjëresha, bëhu gati për një muaj plot me pengesa të vogla që do të testojnë perfeksionizmin tënd. Tetori mund t’ju sjellë zhgënjime në punë ose vështirësi personale që nuk i kishit llogaritur. Orari juaj mund të dalë nga binarët dhe zgjidhjet “perfekte” që keni pasur në mendje mund të duken më larg se kurrë.

Gjëja që duhet mbajtur mend është se nuk mund të kontrolloni gjithçka. Lënia e gjithçkaje në duart e veta për një kohë mund të duket e frikshme, por mund të jetë mirë për ju. Jepini vetes hapësirë ​​për t’u qetësuar dhe për të ripërcaktuar atë që ka vërtet rëndësi.

Shigjetari

Shigjetari, miku ynë i preferuar aventurier, këtë muaj gjërat nuk do të shkojnë aq mirë sa do të dëshironit. Fatkeqësitë dhe zhgënjimet e vogla do t’ju sjellin një ndjenjë zhgënjimi dhe mund të filloni të dyshoni për qasjen tuaj të dashur pozitive ndaj jetës.

Mos lejoni që këto pengesa të përkohshme t’ju rrëzojnë. Përballoni pengesat me optimizmin tuaj karakteristik dhe kujtojini vetes se çdo vështirësi është vetëm një aventurë e re. Mund të mos jetë koha për plane dhe udhëtime të mëdha, por është koha e përkryer për të shqyrtuar se çfarë ju bën vërtet të lumtur.

Peshqit

Të dashur Peshq, tetori do të jetë emocionalisht pak më intensiv se sa e kishit parashikuar. Yjet sjellin me vete drama të vogla në marrëdhëniet tuaja dhe është e mundur të ndjeni se të tjerët nuk ju kuptojnë aq sa do të dëshironit. Në të njëjtën kohë, punët tuaja profesionale mund t’ju sjellin stres dhe vështirësi që nuk i prisnit.

Çelësi këtu është që të mos merrni gjithçka personalisht (po, e di, më lehtë të thuhet se sa të bëhet). Përpiquni të ruani gjakftohtësinë tuaj dhe t’i jepni përparësi qetësisë suaj mendore. Ndonjëherë distancimi nga situatat mund t’ju ndihmojë t’i shihni gjërat më qartë.

The post Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi appeared first on Albeu.com.

Hyn në fuqi skema e re 5 mln euro për bujqësinë, shteti grant 50% të investimit në serat diellore! Financim për rrjetat anti-breshër kush mbjell mbi 1 hektar

By: D Marku
27 September 2024 at 23:06

Ka hyrë në fuqi skema e re e investimeve në bujqësi që parashikon dhënien e 5 milionë eurove për fermerët në formë granti. Sipas vendimi, të gjithë fermerët që do mbjellin mbi 1 hektar me perime apo fruta do marrin 50% grant për rrjetat antibreshër. Kjo mbështetje do të jepet deri në 5 hektar të mbjella dhe jo më shumë se 1.5 milionë lekë për hektar.

Të gjithë ata fermerë që do të investojnë në sera diellore me sipërfaqe nga 200 metër deri në 2 hektar dhe do të përfshijnë edhe sistemin e ujitjes, do të marrin gjithashtu 50% grant nga buxheti i shtetit, por jo më shumë se 15 milion lekë për prodhimin e perimeve, ose  8 milionë lekë hektari për prodhimin e rrushit dhe deri 4 milionë lekë financim për një hektar për prodhimin e luleshtrydheve.

Gjysma e investimit në stalla për mbarështimin e kafshëve dhe rritje të stabilimenteve do të mbulohet nga shteti, por nuk do të jepen më shumë se 15 milionë lekë për subjekt. Për të përfituar fermerët duhet të kenë mbi 10 lopë, ose mbi 10 dosa, apo mbi 100 krerë të imta e deri tek ata që kanë mbi 10 mijë shpendë.

Ndërsa për blerjen e traktorëve, makinerive dhe pajisjeve për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në fermat bujqësore dhe blegtorale bazuar në faturat tatimore do të jepen në formë granti jo më shumë 5 milionë lekë. Kurse në sektorin e peshkimit vlera e grantit do të jetë deri 20 milionë lekë.

Aplikimet e fermerëve do të nisin më 1 tetor dhe do mbyllen në nëntor, dhe 30% e vlerës së financimit mund të jepet që këtë vit për fituesit. Synimi i skemës është rritja e prodhimit vendas, jo vetëm në bujqësi e blegtori por edhe peshkim, deri në 20% sipas Ministrisë së Bujqësisë.

The post Hyn në fuqi skema e re 5 mln euro për bujqësinë, shteti grant 50% të investimit në serat diellore! Financim për rrjetat anti-breshër kush mbjell mbi 1 hektar appeared first on Albeu.com.

“BURG POLITIK”/ Salianji jep mesazhin e parë nga burgu: Nuk ka diktaturë që nuk mposhtet! (VIDEO)

By: D Marku
27 September 2024 at 22:58

Deputeti i sapoburgosur i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka dhënë mesazhin e parë për mbështetësit e tij nga qelia e burgut të Fierit.

Përmes një video-montazhi nga procesi i këtyre ditëve deri në transferimin e tij në Fier, Salianji thotë se ky është burg politik.

“Nuk ka diktaturë që nuk mposhtet!

Kjo është vetëm medalje në karrierën time politike”, thotë shkurtimisht Salianji në komentin bashkëngjitur videos.

The post “BURG POLITIK”/ Salianji jep mesazhin e parë nga burgu: Nuk ka diktaturë që nuk mposhtet! (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Lajçak flet pas takimit me Kurtin në New York: Nuk ka rrugë tjetër veç normalizimit të marrëdhënieve

By: D Marku
27 September 2024 at 22:46

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka folur për takimin që ka zhvilluar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lajçak në platformën “X”, ka deklaruar se në këtë takim është diskutuar për rrugën përpara, drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

“Ne ramë dakord se nuk ka alternativë përveç zbatimit të shpejtë të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, ka shkruar Lajçak.

Zyra e Kurtit njoftoi sot se kryeministri i ka thënë ndihmëssekretarit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit Amerikan të Shtetit, James O’Brien, dhe emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, se Kosova është e përkushtuar në procesin e normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, sipas parimeve të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Ohrit.

The post Lajçak flet pas takimit me Kurtin në New York: Nuk ka rrugë tjetër veç normalizimit të marrëdhënieve appeared first on Albeu.com.

Berat/ Aksident i rëndë! 50 vjeçari me biçikletë përplaset për vdekje nga automjeti, shoferi shoqërohet në Komisariat (EMRI)

By: D Marku
27 September 2024 at 22:26

Aksidenti i rëndë me pasoje vdekjen mbrëmjen e sotme në qytetin e Beratit. Një 50 vjeçar Bardhi Daullja, u aksidentua për vdekje nga një automjet i drejtuar nga Albert Mustafallari, 49 vjeç.

Shoferi i makinës është shoqëruar në ambienetet e komisariatit në Berat. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

‘Rreth orës 20:40, në rrugën e Kuçovës, shtetasi A. M., 49 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin B. D., 50 vjeç, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat për veprime të mëtejshme.’, njofton policia.

The post Berat/ Aksident i rëndë! 50 vjeçari me biçikletë përplaset për vdekje nga automjeti, shoferi shoqërohet në Komisariat (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Të paktën 30 të vdekur nga uragani Helene në SHBA

By: D Marku
27 September 2024 at 22:20

Uragani Helene ka shkaktuar dëme të mëdha në mbarë Floridën dhe juglindjen e Shteteve të Bashkuara, duke lënë të vdekur të paktën 30 persona në katër shtete amerikane, teksa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë operacionet për shpëtimin e njerëzve nga vërshimet.

Guvernatori i Xhorxhias, Brian Kemp, tha se dhjetëra persona janë të bllokuar në ndërtesat e shkatërruara nga uragani i kategorisë 4.

Stuhia arriti erëra maksimale prej 225 kilometrash në orë, kur goditi rajonin e Floridës të enjten në mbrëmje. Por, stuhia shkaktoi dëme edhe më në veri, teksa edhe Karolina e Veriut po përballet me vërshime. Disa spitale në jug të Xhorxhias mbetën pa energji elektrike, ndërkaq një spital në Tenesi u mbyll.

Shkatërrimet nga uragani Helene vijnë pasi ndryshimet klimatike po mundësojnë që stuhi të tilla të kenë fuqi më të madhe, dhe kur ato kalojnë përmes ujërave të nxehta po shndërrohen në uragane të fuqishme e tajfun, shpesh brenda disa orësh.

Në Floridë janë regjistruar pesë viktima. Viktima janë raportuar edhe në Xhorxhia dhe në dy Kalorinat.

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis tha se dëmi i shkaktuar nga uragani Helene, duket se është më i madh sesa dëmi i shkaktuar nga uragani Idalia dhe Debby marrë së bashku. Këto dy uragane kishin goditur SHBA-në në gusht.

Agjencia Federale për Menaxhimin e Emergjencave ka dislokuar edhe 1.500 punëtorë shtesë në mëngjes dhe më vonë gjatë ditës ka dërguar në zonat e prekura edhe 400 shpëtimtarë.

Për shkak të stuhisë, mbi 4 milionë shtëpi dhe biznese mbetën pa rrymë mëngjesin e së premtes në Floridë, Xhorxhia dhe Karolinë të Jugut.

Edhe Atlanta është prekur nga vërshimet, si pasojë e uraganit.

Parashikuesit e motit kanë thënë se pritet që stuhia të dobësohet teksa do të lëvizë përmes Tenesisë dhe Kentakit.

Paraprakisht, uragani Helene kishte goditur Meksikën, duke shkaktuar vërshime dhe dëme të tjera. Ndërkaq, në perëndim të Kubës, Helene shkaktoi dëme në sistemin e energjisë, duke lënë mbi 200.000 shtëpi dhe biznese pa energji elektrike./ REL

The post Të paktën 30 të vdekur nga uragani Helene në SHBA appeared first on Albeu.com.

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Rama në OKB: U përpoqëm të ndihmojmë vendin fqinj, nuk qëndruam duarlidhur

By: D Marku
27 September 2024 at 22:09

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në OKB foli për çështjen e emigrantëve. Kryeministri theksoi se Shqipëria u kthye në “strehën” e emigrantëve, duke shtuar se kjo tregon se mikpritja shqiptare është e lidhur me bindjen humanitare.

“Disa ditë më parë u zotuam kundrejt paktit për të ardhmen, një kuadër solid me rezultate që duhen zbatuar. Kemi marrë angazhime të tilla në të shkuarën. Ky është një tjetër shans për një të ardhme më të paqme dhe begatë ndërkohë që jetojmë në kohë të zymta.

Shqipëria kishte për qëllim të përfaqësonte atë komunitet për vlera e parime që janë të panegociueshme. Mos u gaboni, me tolerancë nuk kërkoj vetëkënaqësi, po të shkojmë përtej zonave tona të rehatisë, jo duke pranuar këndvështrimet e tjetrit por duke u angazhuar me kompleksitetin e historive tona. Toleranca që shqiptarët shprehen gjatë luftës së dytë botërore ndaj hebrenjve, duke e bërë Shqipërinë të vetmin vend që e mbylli me më shumë hebrenj sesa kur nisi lufta.

Të nxisim mirëkuptim e paqeve, duke vënë veten në vendin e tjetrit. Shqipëria u shndërrua në strehën e sigurt për njerëzit që ikën nga vdekja, ndërkohë që shtetet më të pasura u kthyen shpinën. U dhamë strehë refugjatëve Iranian, jetët e cilëve cënoheshin. Paguam një çmim të madh me sulm kiberntik që synonte të gjunjëzonte vendin.

Ne nuk u lëkundëm dhe nuk do të lëkundemi për aq kohë sa është e nevojshme. Së fundmi i shtrimë dorën Italisë për të lehtësuar vështirësitë në migracion. Në vend të flisnim, vepruan, nuk qëndruam duarlidhur. Kjo qënie solidariteti e bashkëpunimi është boshti i politikës në vendin tonë”, tha Rama.

The post Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Rama në OKB: U përpoqëm të ndihmojmë vendin fqinj, nuk qëndruam duarlidhur appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 27 September 2024Main stream

FOTO/ Kishte kultivuar 269 bimë kanabis, arrestohet shqiptari në Angli! Jetonte në ‘shtëpi bari’ me gruan: Ajo nuk di gjë

By: D Marku
27 September 2024 at 21:45

-Një 29-vjeçar me origjinë shqiptare është dënuar me 24 muaj burg në Angli, për shkak se kishte kultivuar 269 bimë kanabis në një banesë në Burton Latimer.

Pasditen e 21 korrikut të këtij viti, policia shkoi në vendndodhjen e shqiptarit Eduart Cili.

Ky i fundit i lejoi oficerët të futeshin brenda në banesë, duke i thënë se “unë e bëra, gruaja ime nuk di asgjë për këtë”, deklaratë që çoi në arrestimin e tij, si i dyshuar për kultivimin e lëndës narkotike.

Gjatë kontrollit brenda një papafingoje oficerët gjetën bimët e kanabis-it – që kapnin vlerën deri në 90,000 £, së bashku me pajisjet e nevojshme për prodhimin e rritjes.

Lënda narkotike dhe mjetet e gjetura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Eduart Cili u akuzua për prodhim droge të kontrolluar të klasit B – kanabis – dhe u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës së Northampton më 23 korrik, ku u deklarua fajtor dhe u la në paraburgim.

Të hënën, më 9 shtator, në Gjykatën e Kurorës së Northampton, ai mori dënimin dhe u urdhërua të paguante një shtesë prej 187 £ pas lirimit të tij.

The post FOTO/ Kishte kultivuar 269 bimë kanabis, arrestohet shqiptari në Angli! Jetonte në ‘shtëpi bari’ me gruan: Ajo nuk di gjë appeared first on Albeu.com.

Nxënësja 10 vjeçe në Fresk largohet nga shkolla dhe alarmon familjarët. Policia e gjen tek banesa e gjyshes

By: D Marku
27 September 2024 at 21:34

Ditën e sotme, rreth orës 14:50, është marrë njoftim se një nxënëse 10 vjeçe, që frekuenton një shkollë në zonën e Freskut, është larguar nga ambientet e shkollës pa dijeninë e prindërve dhe stafit të shkollës dhe nuk dihej vendndodhja e saj.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 pas marrjes së njoftimit janë angazhuar maksimalisht për gjetjen e saj me anë të shërbimeve të terrenit dhe duke këqyrur kamerat e sigurisë të bizneseve përreth shkollës.

Pas kryerjes së verifikimeve në terren është bërë lokalizimi i 10-vjeçares, e cila është gjetur në banesën e gjyshërve të saj, në zonën e Laprakës.

E mitura është intervistuar në prani në prindërve dhe psikologëve dhe gjatë intervistimit ka deklaruar se është larguar nga shkolla me dëshirë.

The post Nxënësja 10 vjeçe në Fresk largohet nga shkolla dhe alarmon familjarët. Policia e gjen tek banesa e gjyshes appeared first on Albeu.com.

BE, “shuplaka” ndaj Melonit: Ja si fondet për të ndihmuar Afrikën përfundojnë në duart e trafikantëve të qenieve njerëzore

By: D Marku
27 September 2024 at 21:20

Një fond specifik i Bashkimit Evropian duhej të ndihmonte Afrikën t’i përgjigjej në mënyrë efektive krizës së migracionit, por paratë u përdorën në shkelje të të drejtave të njeriut, duke përfunduar në duart e kriminelëve. Kjo është ankesa që përmban raporti i publikuar më 25 shtator nga Gjykata e Auditorëve të BE-së për përdorimin e Fondit të Mirëbesimit për Afrikën.

Gjyqtarët akuzojnë shprehimisht Komisionin Evropian se ka shpenzuar gabimisht paratë e vëna në dispozicion dhe se ka mbivlerësuar rezultatet e arritura. Akuza më e rëndë, megjithatë, ka të bëjë me përgjegjësinë e zyrtarëve, të cilët mbyllën një sy ndaj shkeljeve të qarta ndaj emigrantëve të kryera nga të njëjtët trafikantë që Europa siguron se dëshiron të luftojë. Libia dhe Tunizia janë vendet më problematike. Të njëjtat me të cilat Italia ka nënshkruar marrëveshje të rëndësishme partneriteti.

Rezultatet e mbivlerësuara
Fondi (EuTF) i aktivizuar në vitin 2015 është menduar për tre rajone afrikane: Sahel dhe Liqenin Çad, Bririn e Afrikës dhe Afrikën Veriore. Të gjitha këto zona karakterizohen nga zhvendosja e brendshme, ndërsa Sahel është një nga rrugët e tranzitit që përdoret më shpesh nga emigrantët që shkojnë në Evropë.

“Mbështetja e fragmentuar që i kushton pak vëmendje prioriteteve strategjike nuk jep një ndikim”, tha Bettina Jakobsen, anëtare e Gjykatës Evropiane të Audituesve. Ajo shprehet se edhe pse EuTF ka ndihmuar në mbajtjen e migracionit në krye të agjendës politike dhe të zhvillimit, ne duhet të përsërisim kritikat tona, pasi pak ka ndryshuar.

“Fondi ende nuk është i fokusuar mjaftueshëm në prioritetet e tij dhe ka një fushëveprim shumë të gjerë”, nënvizoi ajo. Gjykata thekson se megjithëse financimi u arrit shpejt, nuk është e qartë nëse mënyra se si është shpenzuar është efektive.

“Rezultatet nuk tregojnë nëse projektet janë të qëndrueshme ose nëse ato kanë kontribuar në adresimin e shkaqeve rrënjësore të paqëndrueshmërisë, migrimit të parregullt dhe zhvendosjes”, thuhet në raport.

Komisioni nuk është ende në gjendje të përcaktojë se cilat janë qasjet më efektive dhe efikase për zvogëloni migrimin e parregullt dhe zhvendosjen e detyruar në Afrikë, thuhet në dokument.

Marrëveshjet e Italisë me Libinë dhe Tunizinë
Pjesa më e rëndë ka të bëjë me shkeljen e të drejtave të njeriut në vendet që blloku europian ka zgjedhur të financojë, si Libia dhe Tunizia. Italia ka hyrë në marrëveshje partneriteti me Libinë në vitin 2017, të nënshkruara nga kryeministri i atëhershëm Paolo Gentiloni pas negociatave të zhvilluara nga ish-ministri i Brendshëm Marco Minniti. Qeveria italiane ra dakord të ofrojë ndihmë ekonomike dhe mbështetje teknike për autoritetet libiane për tre vjet për të reduktuar trafikimin e emigrantëve nëpër Detin Mesdhe. Shteti libian u angazhua për të përmirësuar kushtet e qendrave të tij të pritjes për emigrantët. Traktati, i parashikuar për tre vjet, u rinovua edhe për pesë vjet të tjera në nëntor 2022, menjëherë pas fillimit të qeverisë së udhëhequr nga udhëheqësi i Fratelli d’Italia, Giorgia Meloni.

Që nga fillimi i mandatit të saj, kryeministrja italiane është angazhuar personalisht në disa raste për të nënshkruar marrëveshje me Tunizinë. Gjithashtu në këtë rast, ndër pikat kyçe të marrëveshjeve është detyra e kombit të drejtuar nga presidenti Kais Saied për të ndaluar largimet e parregullta të emigrantëve. Si Libia ashtu edhe Tunizia janë denoncuar në disa raste nga organizatat humanitare për shfrytëzimin e emigrantëve dhe kushtet e rënda në të cilat mijëra njerëz janë të detyruar të jetojnë nën zgjedhën e autoriteteve lokale. Auditimi i Gjykatës konfirmon këto probleme dhe kritikon mënyrën e menaxhimit të fondeve.

Shumë para janë shpenzuar, por migrimi vazhdon
Në vitin 2018 gjyqtarët kishin publikuar një raport paraprak për përdorimin e këtyre fondeve në vlerë prej 5 miliardë eurosh kontribute, në mbështetje të 27 vendeve afrikane. Pavarësisht burimeve të mëdha të investuara, nënvizoi Gjykata, “shifrat e migrimit të parregullt drejt Evropës po rriten përsëri vazhdimisht, pas një ngadalësimi relativ gjatë pandemisë. Marrëveshjet financuese të BE-së përcaktojnë në kushtet e përgjithshme që “veprimi duhet të pezullohet nëse BE-ja zbulon zyrtarisht shkeljen e të drejtave të njeriut”. Gjykata kundërshtoi se kjo klauzolë ishte injoruar ose në çdo rast “nuk është zbatuar sistematikisht për të gjitha projektet, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me sigurinë, menaxhimin e kufirit ose aktivitete të tjera të ndjeshme”.

Emigrantët me furçë dhëmbësh por pa ujë
Çështjet kryesore kanë të bëjnë me Libinë, e cila megjithë fondet e marra nga Roja Bregdetare Libiane dhe pajisjet specifike të financuara nga Fondi dhe të dorëzuara në vitin 2021, “nuk ka një qendër kombëtare koordinimi për kërkim-shpëtim dhe qendra e saj e koordinimit për shpëtimin detar nuk është ende funksionale”. Gjyqtarët theksuan gjithashtu se organizatat humanitare kanë reduktuar mundësitë e aksesit në vendet që duhet të ofrojnë ndihmë për migrantët.

Disa të kthyer të intervistuar nga auditorët pranuan se nuk ishin në gjendje të përdornin disa artikuj të marrë me fondet e BE-së, si furçat e dhëmbëve dhe sapunin, sepse nuk kishin akses në ujë. Së fundi, ndërsa fondet kanë përmirësuar pak kushtet në qendrat ku mbahen emigrantët, cilësia (e tmerrshme) e trajtimit nga autoritetet libiane nuk ka ndryshuar.

Marrëveshja midis rojes bregdetare libiane dhe trafikantëve
Gjykatësit theksuan gjithashtu se si anijet dhe pajisjet e furnizuara për “rojet bregdetare libiane” mund të përfundojnë në duart e “aktorëve të ndryshëm” nga përfituesit, të cilët janë gjithashtu në gjendje të ruajnë pikat e zbarkimit të emigrantëve të shpëtuar në det. Por kush janë këta aktorë?

Raportet e organizatave humanitare prej vitesh flasin për kontrabandistët dhe trafikantët e qenieve njerëzore, të cilët kanë marrëdhënie të ngushta me aparatin libian të sigurisë. Prania e tyre vihet re edhe në qendrat e paraburgimit, ndërsa pajisjet e paguara me fondet evropiane ndonjëherë rishiten, pikërisht në ato organizata kriminale që 27 të bllokut thonë se duan të luftojnë.

The post BE, “shuplaka” ndaj Melonit: Ja si fondet për të ndihmuar Afrikën përfundojnë në duart e trafikantëve të qenieve njerëzore appeared first on Albeu.com.

SHBA ende pa ambasador në Shqipëri, David Kostelancik “ngec” në senat

By: D Marku
27 September 2024 at 20:49

David J. Kostelancik i nominuar nga presidenti Biden për ambasador në Shqipëri duhet të presë edhe për një kohë të pacaktuar për të marrë miratimin nga senati i SHBA.

Në senatin amerikan dy ditë më parë Jeanne Shaheen Senatore nga Hampshire paraqiti një mocion mbështetës për ta miratur këtë kandidaturë.

“Për më shumë se 35 vite zoti David J. Kostelancik ka shërbyer si një diplomat karriere i shërbimit të jashtëm dhe është një kandidat me shumë kualitete në të përfaqësuarin e SHBA në vendin aleat si Shqipëria. Ai ka shërbyer më parë në Shqipëri dhe vende të tjera. Është mëse e qartë se kemi një kandidat tejet të kualifikuar për të shërbyer si ambasador në Shqipëri. Mund tu them se sot Kina dhe Rusia kanë ambasadorët e tyre në Shqipëri dhe tani është detyrë e senatit të vendosë. Ju ftoj për konsensus në miratimin e kësaj kandidature pa ndërhyrje dhe pa debat për ambasador i SHBA në Shqipëri”, tha Jeanne Shaheen, senatore nga Hampshire.

Por kolegu i saj Mike Lee senator nga Utah e kundërshtoi kandidaturën e Kostelancik duke sjellë këtë argument.

“Zoti David J. Kostelancik ka provuar se nuk mund të përmbush zbatimin e detyrave në mbrojtjes të interesave të SHBA. Performanca e tij në Hungari si i dërguar me punë duhet ta diskualifikojë në pasjen e një mandati diplomatik. Ai u përfshi në politikën e brendëshme hungareze. Sulmoi lirinë e medias dhe u përfshi në aktivizëm social. Ai dëmtoi marëdhëniet me një aleat të rëndësishëm tonin. Administrata Biden e pati të gjithë mundësinë të na sillte një emër tjetër si të nominuar kur vitin e shkuar kandidatura e Kostelancik u kthye nga senati”, Mike Lee senato Utah.

Jeanne Shaheen Senatore nga Hampshire theksoi se vonesat në emërimin e ambasadorëve janë shqetësuese e me pasoja për sigurinë kombëtare. Për mungesë kuorumi mocioni i saj nuk u hodh për votim duke krijuar një tjetër vonesë për DASH në sjelljen e një ambasadori në Shqipëri.

The post SHBA ende pa ambasador në Shqipëri, David Kostelancik “ngec” në senat appeared first on Albeu.com.

“Do të jemi pranë tij” Baçi para burgut të Fierit: Salianji i dënuar politik, çdokush nga ne mund të ishte sot në vendin e tij

By: D Marku
27 September 2024 at 20:37

Deputeti Luan Baçi, ka pritur në ambientet e burgut të Fierit, ku ka deklaruar se ndodhet aty në mbështetje të deputeti Ervin Salianji, i cili pritet të vuajë dënimin me një vit burg në këtë IEPV.

“Në burgun e Fier vjen sot një koleg dhe mik i imi, koleg i PD i dënuar politikisht nga kjo mazhorancë dhe ky kryeministër. Absolutish do të jemi pranë tij dhe në krah të tij. Strukturat e degës së qarkut Fier do të jenë në dispozicion të tij. Është detyrimi ynë meqë institucioni u vuajtjes së dënimit të tij është në Fier.

Kushdo mund të ishte sot në vend të tij. Salianji përveçse ka bërë një dënim që u vërtetua katërçipërisht i vërtetë, sepse vëllai i Xhafajt u dënua ë Itali, si mund të themi që Salianji është dënuar me të drejtë. Është një i dënuar politik, është një goditje ndaj opozitës”, tha Baçi

The post “Do të jemi pranë tij” Baçi para burgut të Fierit: Salianji i dënuar politik, çdokush nga ne mund të ishte sot në vendin e tij appeared first on Albeu.com.

I shoqëruar nga tre automjete, Ervin Salianji mbërrin në burgun e Fierit (VIDEO)

By: D Marku
27 September 2024 at 20:26

Eskorta e policisë e cila shoqëronte deputetin Ervin Salianji ka mbërritur pak momente më parë në ambientet e burgut të Fierit.

Salianji do të vuajë dënimin e tij prej një viti në këtë institucion, ndërsa më herë gjatë ditës së sotme ai u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës.

Deputeti demokrat u dënua me një vit heqje lirie pasi Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin për dënimin e tij për veprën penale të kallëzimit të rremë.

 

The post I shoqëruar nga tre automjete, Ervin Salianji mbërrin në burgun e Fierit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Shigeru Ishiba pritet të emërohet kryeministër i ri i Japonisë

By: D Marku
27 September 2024 at 20:14

Ish-ministri i Mbrojtjes, Shigeru Ishiba, pritet të bëhet kryeministër i ri i Japonisë të premten, pasi e fitoi një garë të ngushtë për ta udhëhequr Partinë në pushtet Liberal Demokrate (LDP).

Ishiba, 67 vjeç, e mposhti kandidaten nacionaliste Sanae Takaichi në balotazh, në një garë e cila ishte ndër më të paparashikueshmet për liderin e partisë në dekadat e fundit. Plot nëntë kandidatë garuan për këtë post.

Lideri i LDP-së, partisë e cila e ka udhëhequr Japoninë pothuajse përgjatë gjithë epokës pas luftës, e ka praktikisht të sigurt emërimin kryeministër i vendit për shkak se partia e ka shumicën në Parlament.

Kryeministri në largim, Fumio Kishida, njoftoi në gusht se do të japë dorëheqje për shkak të një varg skandalesh, të cilat zbehën popullaritetin e partisë.

“Ne duhet t’i besojmë popullit, duhet ta themi të vërtetën me guxim dhe sinqeritet, dhe të punojmë së bashku për ta bërë Japoninë vend të sigurt, ku të gjithë mund të jetojnë me buzëqeshje përsëri”, tha Ishiba gjatë një fjalimi të shkurtër para ligjvënësve pas votimit.

Qasja e tij ndaj diplomacisë me aleatin më të madh të Japonisë, SHBA-në, do të jetë në qendër të vëmendjes, duke qenë se ai vazhdimisht ka kërkuar që marrëdhëniet mes tyre të jenë më të baraspeshuara.

Gjatë fushatës së tij, ai bëri thirrje edhe për krijimin e një NATO-je aziatike, një ide e cila e ka zemëruar Kinën, dhe që është hedhur poshtë nga një zyrtar i lartë amerikan.

Ambasadori amerikan në Japoni, Rahm Emanuel, e uroi Ishibën për postin dhe tha se mezi pret të punojë me të për forcimin e aleancës SHBA-Japoni.

Ishiba u fut në Parlament më 1986, pas një karriere të shkurtër në bankë, por qëndrimet e tij kanë bërë që ai të ketë armiq brenda LDP-së.

Ai ishte lënë mënjanë nga kryeministri në largim Kishida, dhe u bë zë kundërshtar në parti, duke gëzuar përkrahje të madhe nga publiku dhe anëtarë të partisë.

Ai e ka kundërshtuar përdorimin e rritur të energjisë bërthamore dhe e ka kritikuar partinë e vet për moslejimin e çifteve të martuara të përdorin mbiemra të ndarë.

The post Shigeru Ishiba pritet të emërohet kryeministër i ri i Japonisë appeared first on Albeu.com.

“Mbretëria e Shpifarakëve” Rama reagon sërish për Salianjin: Është mëkat edhe në librat e Shenjtë

By: D Marku
27 September 2024 at 19:51

Rama ka reaguar sërish lidhur më dënimin me 1 vit burg të Ervin Salinajit për kallëzim të rremë duke shkruar se Viktimizimi i një të dënuari për një vepër të turpshme, e cila mund të konsiderohet kryevepra e turpit të Mbretërisë së Shpifarakëve.

Ai shton se nuk ishte thjesht një shpifje si miliona shpifjet që janë thënë e shkruar në këto 34 vjet Liri Shpifjeje, po ishte një fabrikim i tërë, një film i Kinostudios së Shqupit me aktorë e me producentë të përkushtuar për të bërë keq

Rama: Heroizimi i një krijuesi rrethanash të rreme për të sulmuar publikisht një kundërshtar politik, duke çoroditur opinionin publik me një fushatë të egër shpifjesh përmes telenovelës “Babale”, si edhe kundërvënia me egërsi ndaj një vendimi gjykate të formës së prerë që bazohet në ligjin kundër veprës penale të kallzimit të rremë, flet shumë qartë për dallimin mes dy botëve që ndajnë shumicën e Shqipërisë me Mbretërinë e Shpifarakëve nën Penxheren e Katit të Tetë të pakicës!

Viktimizimi i një të dënuari për një vepër të turpshme, e cila mund të konsiderohet kryevepra e turpit të Mbretërisë së Shpifarakëve – sepse nuk ishte thjesht një shpifje si miliona shpifjet që janë thënë e shkruar në këto 34 vjet Liri Shpifjeje, po ishte një fabrikim i tërë, një film i Kinostudios së Shqupit me aktorë e me producentë të përkushtuar për të bërë keq – tregon se sa poshtë ka rënë niveli i kuptimit të botës sonë mediatike për peshën e rëndë të shpifjes në jetën e një shoqërie.

Jo më kot shpifja konsiderohet në të gjithë librat e shenjtë si një mëkat gati i barabartë me vrasjen e tjetrit; jo më kot shpifja konsiderohet në botën demokratike si një vepër e dënueshme dhe si një helm prej të cilit janë ruajtur me fanatizëm organet e shtypit, deri kur bota mori kot nëpër oqeanin e mediave e të rrjeteve sociale, ku shpifja është kthyer në peshkaqenin më të frikshëm; jo më kot njerëzia në vendin tonë është lemerisur nga prurjet e shpifjes nëpër ekranet e kanalet e rrjeteve sociale.

Ideja se një politikan mund të shpifi lirisht në emër të popullit që e ka zgjedhur, ndërsa kush lufton me shpifësit ligjërisht apo e thotë hapur si puna ime, se dënimi i një shpifësi është një lajm i mirë për lirinë e për demokracinë, nuk qenka tjetër përpos një shtypës i fjalës së lirë e i opozitarizmit, është një ide që ka marrë zë të lartë prej mbrëmë, pikërisht sepse shpifësit e të gjitha foltoreve e banaqeve ndjehen të kërcënuar në lirinë e tyre për të sakatuar me shpifje publikisht, këdo që nuk e mundin dot politikisht me fakte e me argumente.

Faktet e argumentat duan punë e aftësi të tjera nga aftësia për të shpifur, që i shkon për shtat çdo humbësi në betejën politike e çdo dembeli të paguar për të informuar publikun, për të cilin shpifja është një depo e pambarimtë municioni në shpirtin e zymtë dhe mendjen e ngushtë. Por nuk ka asnjë diskutim se për çdo njeri normal, që meriton të informohet lirisht për faktet dhe të ketë mundësinë ta ndjekë jetën publike e politike, pa u marrë zvarrë nëpër lumenjtë e llumit të shpifjeve e sherreve me libër shtëpie, vendimi i djeshëm i gjykatës ishte një lajm i shumëpritur pozitiv.

Sa për mua që nuk i komentoj vendimet e gjykatave, kjo vlen gjithnjë kur ato vendime nuk janë të formës së prerë apo edhe kur mund të mos më bindin personalisht, sepse kurrë nuk mund t’i ve në diskutim punët e drejtësisë, por nuk më ndalon dot askush që ta ndaj publikisht opinionin tim kur drejtësia bën drejtësi deri në fund. Kështu që heroin e saj të ri Mbretëria e Shpifarakëve mund ta ngjisë edhe krah për krah Penxheres së Katit të Tetë në gjoksin e bluzave qesharake të luftës kundër Drejtësisë, sepse kësisoj jo vetëm do të ritregojë se sa larg realitetit të shqiptarëve është, po edhe do ta meritojë akoma më shumë vendimin e hidhur të Gjykatës Sovrane të Popullit në zgjedhjet e afërta politike.

The post “Mbretëria e Shpifarakëve” Rama reagon sërish për Salianjin: Është mëkat edhe në librat e Shenjtë appeared first on Albeu.com.

I dënuar me 1 vit heqje lirie, Avokati: Salianji do të niset sonte drejt burgut të Fierit

By: D Marku
27 September 2024 at 19:26

Deputeti Ervin Salianji do të transferohet në burgun e Fierit, ku do të kryejë dënimin e dhënë nga Gjykata e Apelit, me 1 vit heqje lirie.

Kjo u bë e ditur nga avokati i Salianjit, Ledio Braho, i cili tha se ligjvënësi demokrat do të vuajë dënimin në burgun që i ka caktuar regjimi.

Braho tha se jemi në kushtet e një vendimmarrjeje haptazi politike, edhe pse ai zgjodhi që të përballet me burgun vullnetarisht.

“Që mbrëmjen e sotme do transferohet drejt burgut të Fierit. Detyra e shtetit të shmangë përplasje në burgje. Ky nuk është problemi i Salianjit, problemi është se jemi në kushtet e një vendimmarrjeje politike”, tha Braho.

Ervin Salianji u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës pasditen e sotme, duke zgjedhur kështu të përballet me regjimin, sikundër ai e konsideroi, dënimin e dhënë nga Apeli. Salianji dhe PD e konsiderojnë vendimin e Apelit si politik, të urdhëruar nga Edi Rama.

PD vendosi të ndërpresë marrëdhëniet institucionale me mazhoracën e Edi Ramës.

The post I dënuar me 1 vit heqje lirie, Avokati: Salianji do të niset sonte drejt burgut të Fierit appeared first on Albeu.com.

Erdogan kërkon që Turqia të jetë pjesë e përhershme e Këshillit të Sigurimit

By: D Marku
27 September 2024 at 19:00

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka shprehur dëshirën që vendi i tij të ketë një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Si Turqi po përpiqemi për t’u bërë anëtarë të përhershëm, por nuk kemi arritur ndonjë rezultat”, tha ai nga Stambolli. Erdogan tha se anëtarët e përhershëm aktualë nuk kanë treguar asnjë qëllim për të mbështetur kërkesën e Turqisë.

Këshilli i Sigurimit aktualisht përbëhet nga 15 anëtarë: 5 të përhershëm Kina, Franca, Rusia, Britania e Madhe dhe SHBA  dhe 10 jo të përhershëm të zgjedhur për mandate dyvjeçare nga Asambleja e Përgjithshme.

The post Erdogan kërkon që Turqia të jetë pjesë e përhershme e Këshillit të Sigurimit appeared first on Albeu.com.

‘S’mund të mendoj për një dhuratë…’/ Urimi që Stresi i bëri Noizy-t për ditëlindje

By: D Marku
27 September 2024 at 18:53

Stresi dhe Noizy kanë rregulluar raportet mes tyre e tashmë janë miq shumë të mirë. Ndaj miqtë kujtohen dhe për ditët e veçanta.

Sot, me rastin e ditëlindjes së Noizyt, Stresi e ka uruar publikisht:

Nuk mund te mendoj per nje dhurate me te mire se miqesia jone! Gëzuar Ditelindjen”- shkruan Stresi krah videos ku shfaqet duke kënduar me Noizyn.

Kujtojmë se Noizy feston sot ditëlindjen e 38-të. Një prej urimeve nga personazhet e njohur ishte dhe ai i Loredanës, e cila e cilësoi reperin si mikun e saj të ngushtë.

The post ‘S’mund të mendoj për një dhuratë…’/ Urimi që Stresi i bëri Noizy-t për ditëlindje appeared first on Albeu.com.

❌
❌