Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 27 September 2024Main stream

U largua bashkë me dy të miturit nga qendra sociale në Elbasan, gjendet 13-vjeçari

By: M C
27 September 2024 at 15:50

13-vjeçari, i cili u largua nga një qendër sociale në Elbasan është gjetur këtë të premte. Më datën 19 shtator, bashkë me 13-vjeçarin u larguan dhe dy të mitur të tjerë, të cilët u gjetën dy ditë më pas.

Ndërkohë, së fundmi është bërë e mundur dhe gjeta e 13-vjeçarit tjetër, i cili fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 19.09.2023, për largimin e 3 fëmijëve nga një qendër sociale (dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar), 2 nga të cilët u gjetën një ditë më pas, ju informojmë se u gjet 13-vjeçari tjetër dhe iu dorëzua qendrës sociale, në gjendje të mirë shëndetësore.”, thuhet në njoftimin e policisë.

The post U largua bashkë me dy të miturit nga qendra sociale në Elbasan, gjendet 13-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Policia pret që Salianji të vetëdorëzohet, ja afati i fundit për deputetin

By: M C
27 September 2024 at 15:41

Teksa e gjithë politika po ‘zjenë’ pas vendimit të Gjykatës së Apelit dje, që ka në fuqi vendimin për dënimin me 1 vit burg për Ervin Salianjin, ky i fundit ka një afat që duhet të respektojë për t’u vetëdorëzuar në polici.

Burime pranë Policisë bëjnë me dije se ky institucion po ndjek nëpërmjet medias aktivitetin politik të deputetit Ervin Salianji dhe ende nuk po reagon për ekzekutimin e vendimit të Prokurorisë, që kërkon arrestimin e tij.

“Do të presim vetëdorëzimin e tij deri pasdite. Nëse nuk paraqitet, do të shkojë policia”, pohojnë burime nga Policia e Shtetit.

The post Policia pret që Salianji të vetëdorëzohet, ja afati i fundit për deputetin appeared first on Albeu.com.

U dënua me 1 vit heqje lirie, deputeti demokrat mund të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë

By: M C
27 September 2024 at 15:26

Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Apelit, e cila një ditë më parë la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për dënimin me një vit burg të Ervin Salianjit.

Po ashtu në vendimin e Apelit thuhet se Fredi Alizoti akuzohet për veprën penale Kalim i Paligjshëm i kufriti shtetëror de kallëzim i rremë i kryer në bashkëpunim.

Ndërsa gazetari Jetimor Olldashi akuzohet për kallëzim të rremë i kryer në bashkëpunim.

Olldashi është i pandehur dhe me masë sigurimi detyrim paraqitje.

Ervin Salianjit i jepet e drejta qe kunder këtij vendimi brenda 45 ditëve te beje rekurs ne Gjykatën e Lartë.

Vendimi:

1. Mospranimin e ankimit të ushtruar nga i pandehuri Fredi Alizoti, ndaj vendimit Nr. 2900, datë 18.12.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. 2. Lënien në fuqi të vendimit Nr. 2900, datë 18.12.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kundër vendimit lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.

U shpall në Tiranë, sot më datë 26.09.2024.

The post U dënua me 1 vit heqje lirie, deputeti demokrat mund të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë appeared first on Albeu.com.

Rrahu nxënësin, procedohet mësuesi 40-vjeçar në Cërrik

By: M C
27 September 2024 at 14:54

Komisariati i Policisë Cërrik referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin:

40 vjeç, mësues në shkollën e fshatit Mollas, pasi dyshohet se ka goditur me shuplakë, një nxënës të klasës së shtatë.

The post Rrahu nxënësin, procedohet mësuesi 40-vjeçar në Cërrik appeared first on Albeu.com.

Dhunoi nënën dhe kundërshtoi policët gjatë shoqërimit, arrestohet 38-vjeçari në Lushnje

By: M C
27 September 2024 at 14:36

Një 38-vjeçar ka rënë në pranga nga Policia e Lushnjës.

Sipas një deklarate, S. N., 38 vjeç, banues në fshatin Kosovë e Vogël, Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit.

Teksa 38-vjeçari është dërguar në qeli, materialet i kanë kaluar Prokurorisë.

“Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi shtetasin S. N., 38 vjeç, banues në fshatin Kosovë e Vogël, Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, sqaron policia.

The post Dhunoi nënën dhe kundërshtoi policët gjatë shoqërimit, arrestohet 38-vjeçari në Lushnje appeared first on Albeu.com.

Dënimi i Salianjit, Bardhi propozon ngujimin në selinë blu

By: M C
27 September 2024 at 14:15

Partia Demokratike ka mbledhur sot grupin parlamentar të saj, për të diskutuar mbi dënimin e deputetit Ervin Salianji. Mësohet se kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi, ka propozuar që Salianji të mos pranojë ekzekutimin e vendimit. Ndërkohë që ka theksuar se ata duhet që të ngujohen 24 orë pandërprerje dhe pa afat në selinë blu.

“Mos pranimin e padrejtësisë, grupi parlamentar t’i kërkojë Ervin Salianjit të mos ekzekutojë vendimin politik të Edi Ramës. Grupi Parlamentar të ngujohet 24 orë pa ndërprerje, pa afat, në selinë e Partisë Demokratike”, ishte propozimi i Gazment Bardhit në mbledhje.

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi ditën e djeshme, 26 shtator 2024 vendimin për dënimin me 1 vit burg për deputetin demokrat Ervin Salianji. Salianji është dënuar së bashku me Albert Veliun, që pritet të vuaj dënimin me 10 muaj burg si dhe gazetarin Jetmir Olldashi me 100 orë punë komunitare. Apeli në vendimin e sotëm, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë.

Shkalla e parë vendosi që Salianji të dënohet për kallëzim të rrëmë, në lidhje me një denoncim që ka bërë për vëllanë e ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa. Në audio-përgjimin që publikoi Salianji, thuhej se Agron Xhafa ishte pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.

The post Dënimi i Salianjit, Bardhi propozon ngujimin në selinë blu appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Dj Pm dhe Sarah Berisha martohen së shpejti?

By: M C
27 September 2024 at 13:55

Lajme të mira nga Sarah Berisha dhe DJ PM…ose të paktën kështu duket nga postimet e tyre.

DJ PM ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet i veshur me kostum dhe duke buzëqeshur, duke drejtuar edhe një pyetje që na tërhoqi vëmendjen:

“A ka ndonjë dasmë vitin tjetër a jo?”

Përgjigjen ia ka dhënë partnerja e tij, Sarah Berisha. Ajo i ka komentuar me një GIF ku duket një dorë që i vendoset unaza e fejesës.

Sara po ia bën të qartë, që pa unazë e propozim nuk ka martesë.

The post FOTO/ Dj Pm dhe Sarah Berisha martohen së shpejti? appeared first on Albeu.com.

“Qetësoi frikën, por çfarë e tërboi”, Salianji: Krimi im, denoncimi me emër i kujtdo që i ka rënë në qafë qytetarëve

By: M C
27 September 2024 at 13:37

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për shtyp teksa pritet ekzekutimi i vendimit të caktuar ditën e djeshme për të nga gjykata e Apelit. Salianji tha se është një i dënuar politik me porosi të Ramës dhe urdhër të Xhafajt.

Ai shtoi se Rama u detyrua dje të komentonte një vendim gjyqësor. Gjithashtu Salianji tha se krimi i tij është që ka denoncuar me emër këdo që i ka rënë në qafë qytetarëve.

“Jam një i dënuar politik me porosi të Ramës dhe urdhër të Xhafajt. Dy javë më parë Rama e paralajmëroi dënimin. Siç e ndoqët edhe dje, pse Rama u detyrua dje të komentonte një vendim gjyqësor? Në çdo deklarim të tij të mëparshëm tha nuk komentoj vendimet e gjykatave. Çfarë e detyroi dje të shkelte “standardin” e të ishte i tërbuar nga një vendim gjyqësor. Qetësoi frikën, po çfarë e tërboi.

Në 15 maj 2018 dola në këtë foltore me Bardhin e Alibeaj dhe publikuam vendimin në Itali për dënimin e vëllait të Xhafajt. Pas këtij publikimi si Agron Xhafaj ashtu edhe vëllai i tij ministër e Rama, nuk patën asnjë reagim për tre ditë resht duke u fshehur. Krimi im është që kam denoncuar me emër këdo që i ka rënë në qafë qytetarëve”, tha Salianji.

The post “Qetësoi frikën, por çfarë e tërboi”, Salianji: Krimi im, denoncimi me emër i kujtdo që i ka rënë në qafë qytetarëve appeared first on Albeu.com.

Urdhëri i Prokurorisë mbërrin në Policinë e Tiranës, pritet arrestimi i deputetit Ervin Salianji

By: M C
27 September 2024 at 13:07

Urdhëri i Prokurorisë së Tiranës për arrestimin e deputetit Ervin Salianji ka mbërritur në drejtorinë e Policisë së Tiranës. Mësohet se pas Kuvendit, shkresa është dërguar në Polici, ku dhe pritet arrestimi i tij. Sipas shkresës, Salianji do ta vuaj dënimin e tij në një burg të sigurisë së zakonshme.

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi ditën e djeshme, 26 shtator 2024 vendimin për dënimin me 1 vit burg për deputetin demokrat Ervin Salianji. Salianji është dënuar së bashku me Albert Veliun, që pritet të vuaj dënimin me 10 muaj burg si dhe gazetarin Jetmir Olldashi me 100 orë punë komunitare. Apeli në vendimin e sotëm, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë.

Shkalla e parë vendosi që Salianji të dënohet për kallëzim të rrëmë, në lidhje me një denoncim që ka bërë për vëllanë e ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa. Në audio-përgjimin që publikoi Salianji, thuhej se Agron Xhafa ishte pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.i.

The post Urdhëri i Prokurorisë mbërrin në Policinë e Tiranës, pritet arrestimi i deputetit Ervin Salianji appeared first on Albeu.com.

Në kërkim për dhunë në familje, arrestohet 55-vjeçari në Tiranë

By: M C
27 September 2024 at 13:00

Një 55-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, i akuzuar për dhunë në familje.

Në pranga ka rënë Xh. M., 55 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Njoftimi i plotë:

Në zbatim të masave të përcaktuara në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit” për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, u finalizua nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Catch”.

Kapet dhe ndalohet një 55-vjeçar i dënuar me 1 vit burgim, për dhunë në familje.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, në zbatim të masave të hartuara në kuadër operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, në Allias, u kap shtetasi Xh. M., 55 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Dhuna në familje”. Materialet i kaluan Prokurorisë.

The post Në kërkim për dhunë në familje, arrestohet 55-vjeçari në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Orban dhe Mickoski mbajnë konferencë të përbashkët qeveritare në Ohër

By: M C
27 September 2024 at 12:37

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i cili aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian (BE), është në një vizitë dyditore në Maqedoninë e Veriut, së bashku me të gjithë Qeverinë e tij. Para takimit kokë më kokë me homologun e tij maqedonas, Hristijan Mickoski, Orban, qëndroi pranë qendrës së shtypit në hotelin e Ohrit, ku mëngjesin e së premtes nisi një konferencë ndërqeveritare.

Orbani piu kafenë e mëngjesit, kreu biseda telefonike dhe lexoi dokumente në tarracën e hotelit, nga ku më pas u nis drejt vilës së kryeministrisë, e cila ndodhet në afërsi. Ai e nisi vizitën në Maqedoninë e Veriut të enjten dhe prej atëherë janë zhvilluar disa takime dypalëshe në nivel ministror.

Siç njofton Qeveria, në margjinat e vizitës dyditore është planifikuar një shëtitje në Ohër, një vizitë në kishën e Virgjëreshës Perivlepta, në Teatrin Antik dhe në kompleksin e manastirit të Shën Naumit. Të dy kryeministrat do të vendosin lule para monumentit të shenjtorëve Kiril dhe Metodi në Ohër.

Siguria rreth hotelit është në nivelin më të lartë. Mund të vihet re një prani e madhe e policisë dhe rajoni është mbuluar nga ajri nga një helikopter policie. Ekipet e policisë janë vendosur në të gjithë qytetin.

Hungaria aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian. Menjëherë pas formimit të Qeverisë në Shkup në qershor, gjatë samitit të NATO-s në Uashington që u mbajt në gjysmën e parë të korrikut, Mickoski u pajtua me Orbanin që Maqedonia e Veriut të merrte një kredi nga Hungaria në vlerë prej 500 milionë eurosh.

Më 17 shtator, ligji për kredinë hungareze u miratua në Parlamentin maqedonas. Huaja e Bankës Hungareze të Eksport-Importit, një shoqëri private me përgjegjësi të kufizuar, do të merret në një këst, afati i shlyerjes së saj është 15 vjet, duke përfshirë një periudhë mospagimi prej tre vjetësh, dhe norma e interesit është fikse, 3.25 për qind. Ajo do të shlyhet me 24 këste gjashtëmujore, në datat 15 shkurt dhe 15 gusht të çdo viti.

Opozita maqedonase më pas akuzoi se marrëveshja e kredisë ishte lidhur me dyer të mbyllura, me qëllime tejet të dyshimta dhe se ka sjellë pasoja politike dhe ekonomike, duke rritur jashtëzakonisht shumë borxhin publik.

Por, VMRO-DPMNE thotë se procedura është transparente dhe se për herë të parë ka një kredi për të cilën paraprakisht dihet se për çfarë do të shpenzohet dhe se do t’i ndihmojë komunat dhe ekonominë.

Në vitin 2013, Orban ishte për vizitë zyrtare në vend, kur iu dha Urdhri “8 Shtatori” për merita të jashtëzakonshme në zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit paqësor ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë. Urdhrin iu dorëzua presidenti i atëhershëm Gjorge Ivanov, ndërsa ai ishte takuar edhe me kryeministrin e atëhershëm Nikolla Gruevski./ REL

The post Orban dhe Mickoski mbajnë konferencë të përbashkët qeveritare në Ohër appeared first on Albeu.com.

Ervin Salianji u drejtohet shqiptarëve: Po bëhen gati të zbatojnë urdhërin e Ramës për të më izoluar, por s’do t’ia dalin

By: M C
27 September 2024 at 12:12

Ervin Salianji vetëm pak minuta më parë i është drejtuar gjerë e gjatë shqiptarëve të cilët nuk kanë kursyer mbështetjen ndaj deputetit përgjatë orëve të fundit, pas vendimit të Apelit për lënien në fuqi të masës 1 vit me burg për të.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Salianji shkruan se ky është një moment i vështirë për shtetin e demokracisë dhe për të gjithë ata mijëra burra e gra, të rinj e të reja të cilët i kanë qëndruar pranë gjatë kësaj përballje prej vitesh me “qeverisjen e keqe, të dhunshme të korruptuar e të lidhur me krimin”.

Duke theksuar se asgjë nuk është mbyllur me këtë vendim të urdhëruar nga kryeministri Edi Rama, Salianji shton se nuk do t’ ia dalin që të mbyllin gojën e opozitës.

“Teksa sot po bëhen gati të zbatojnë urdhêrin e Edi Ramës, vendimin e tij për të më izoluar, dhe të çojnë deri në fund perndjekjen politike, ata kurrë nuk do ja dalin të vendosin si normë se denoncimi i krimit, qenka faj. Nuk do ja dalin kurrë ta vendosin rend, heshtjen e mbylljen e gojës.

Dhe për këtë garancia e madhe jeni ju, demokratët e guximshem, qytetarêt e lirë që më keni mbeshtetur në gjjthë këto vite. E vërteta do na bêjê më tê mirê. Dhe e verteta që po sulmohet, po goditet, po burgoset sot është se Edi Rama është produkt i krimit i bandave”, shkruan Salianji ndër të tjera, teksa më tej vijon me sulmet për kryeministrin Edi Rama.

Kujtojmë se, ditën e djeshme, datë 26 Shtator 2024, Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi të lërë në fuqi vendimin e disa viteve më parë të Gjykatës së Shkallës së Parë, për dënimin me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji për dosjen “Babale”.

Postimi i plotë:

Të dashur miq!

Jam mirënjohës pa fund nga mbështetja juaj, nga solidariteti me praninë, me telefonatat e mesazhet.

Ky është një moment i veshtirë për shtetin e së drejtës e sundimin e ligjit, për demokracinë, për të gjithë ata, mijëra burra e gra, të rinj e të reja me të cilet kemi bërë një udhëtim pa kushte në këto vite të veshtira të përballjes me qeverisjen e keqe, arbitrare, të dhunshme, të korruptuar, të lidhur me krimin.

Po duhet t’ju them se asgjë, asgjë nuk është mbyllur. Eshtë një përpjekje e ulët nën brez e tyre, që nuk do na ndalojë, nuk do na shkurajojë në perpjekjen tonë të madhe për një Shqipêri më të mirë.

Teksa sot po bëhen gati të zbatojnë urdhêrin e Edi Ramës, vendimin e tij për të më izoluar, dhe të çojnë deri në fund perndjekjen politike, ata kurrë nuk do ja dalin të vendosin si normë se denoncimi i krimit, qenka faj.

Nuk do ja dalin kurrë ta vendosin rend, heshtjen e mbylljen e gojës. Dhe për këtë garancia e madhe jeni ju, demokratët e guximshem, qytetarêt e lirë që më keni mbeshtetur në gjjthë këto vite.

E vërteta do na bêjê më tê mirê. Dhe e verteta që po sulmohet, po goditet, po burgoset sot është se Edi Rama është produkt i krimit i bandave.

Sepse bëri Ministër të Brendshëm hetuesin e komunizmit dhe lidhjen mes bandave dhe tij, sepse përdori çdo institucion për ta mbrojtur e manipuluar çështjen. Sepse korrupsioni është i shtrirë ngado. Sepse me para të pista e me banditë ai blen vota e ruan pushtetit.

E vërteta është se asnjë qeveri nuk ja del të qendrojë gjithnjë në këto themele të kalbura.

Të dashur miq!

Do të jemi bashkë çdo ditë dhe më të fortë. Do të jemi bashkë shumë shpejt e do punojmë me zemer e perkushtim për ta hequr këtë të keqe që i ka zënē rrugën vendit. Dhe do ja dalim.

Falenderime

The post Ervin Salianji u drejtohet shqiptarëve: Po bëhen gati të zbatojnë urdhërin e Ramës për të më izoluar, por s’do t’ia dalin appeared first on Albeu.com.

Apeli dënoi me një vit burg Salianjin, Prokuroria e Tiranës dërgon shkresën në Kuvend

By: M C
27 September 2024 at 11:53

Prokuroria e Tiranës ka dërguar në Kuvend shkresën për deputetin demokrat Ervin Salianjin, i cili u dënua nga Gjykata e Apelit me një vit burg për kallëzim të rremë. Vendimi i Apelit u shpall dje nga trupi gjykues me relatore Elona Toro dhe anëtarë Iliba Bezati dhe Genti Shala. Pas shkresës së Prokurorisë pritet nisja e procedurave për ndërprerjen e mandatit të deputetit.

Salianji është dënuar së bashku me Albert Veliun, që pritet të vuaj dënimin me 10 muaj burg si dhe gazetarin Jetmir Olldashi me 100 orë punë komunitare. Apeli në vendimin e sotëm, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë.

Shkalla e parë vendosi që Salianji të dënohet për kallëzim të rrëmë, në lidhje me një denoncim që ka bërë për vëllanë e ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa. Në audio-përgjimin që publikoi Salianji, thuhej se Agron Xhafa ishte pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.

The post Apeli dënoi me një vit burg Salianjin, Prokuroria e Tiranës dërgon shkresën në Kuvend appeared first on Albeu.com.

Përplasja e Cardi B me ish-partnerin: Thuaj të vërtetën, gjete tjetër ndërkohë që kishe në bark fëmijën tim

By: M C
27 September 2024 at 11:35

Ish bashkëshorti Offset ka akuzuar Cardi B se ajo e ka tradhtuar teksa ishte shtatzënë me fëmijën e tretë. Akuzat Offset i ka bërë teksa repreja ishte “live” në Instagramin e saj.

“Thuaj të vërtetën, ke gjetur dikë tjetër ndërkohë që ke pasur fëmijën në bark”, i ka komentuar ai në rrjetet sociale.

Edhe pse ajo nuk u përgjigj në atë moment, ajo bëri një postim në Twitter pak më vonë, në të cilin tha: “Dhe unë bëra “, ndoshta duke konfirmuar tradhtinë.

Madje, më vonë ajo ka treguar se reperi e kërcënon se do t’i marrë të gjitha dhuratat që i ka bërë nëse ajo vazhdonte lidhjen me dikë tjetër.

Gjatë live-it të saj në Instagram, ajo tha: “E dini çfarë më duket e çmendur? Se ata mendojnë se mund të blejnë vetëm një sh***. Nuk mund të më blesh më. Është çmenduri të besosh. Nuk mjafton më dashuria ime”.

Më pas ai shtoi: “Më duket qesharake. A po kërcënon të më marrësh gjërat? Dëshironi të luani lojëra të tilla me mua? Le të luajmë. Dëshironi t’i merrni të gjitha sepse unë po vazhdoj me jetën time? Unë jam duke ecur përpara. Pse nuk mundesh?”

Kujtojmë që reperja vetëm pak javë më parë ka sjellë në jetë fëmijën e tyre, ndërsa një muaj më parë është ndarë nga Offset.

The post Përplasja e Cardi B me ish-partnerin: Thuaj të vërtetën, gjete tjetër ndërkohë që kishe në bark fëmijën tim appeared first on Albeu.com.

U pyet për dosjen ‘Toyota Yaris’, prokurori Valikaj del nga SPAK

By: M C
27 September 2024 at 11:22

Prokurori i Tiranës Bledar Valikaj ka dalë nga ambientet e SPAK. Ai është thirrur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë deklarime në kuadër të një dosje nën hetim.

Valikaj ka dhënë deklarime për një dosje hetimore për të cilën ditët e fundit janë kryer disa veprime hetimore përfshirë marrje të dëshmive.

Sipas burimeve, janë pyetur edhe ish-funksinonarë të tjerë të drejtësisë lidhur me dosjen që çoi në pranga ish-kreun e Prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka.

Valikaj është akuzuar publikisht si i përfshirë në këtë dosje, nga kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi. Prokurori Valikaj është bashkëshorti i deputetes socialiste Ermonela Felaj.

The post U pyet për dosjen ‘Toyota Yaris’, prokurori Valikaj del nga SPAK appeared first on Albeu.com.

Dënimi me një vit burg i Salianjit, Apeli: Vendimi është marrë në unanimitet

By: M C
27 September 2024 at 11:03

Një ditë pas vendimit për të lënë në fuqi vendimin me 1 vit burg për deputetin Ervin Salianjit ka ardhur edhe reagimi i Gjykatës së Apelit. Me një reagim të shkurtër Apeli shprehet se nisur nga disa kërkesa lidhur me vendimin e djeshëm njofton se se vendimi është marrë në unanimitet.

“Përshëndetje! Nisur nga disa kërkesa lidhur me vendimin e djeshëm (çështja ndaj të pandehurve Ervin Salianji, etj), ju njoftojmë se vendimi është marrë në unanimitet”, thuhet në reagim.

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi ditën e djeshme 26 shtator 2024 vendimin për dënimin me 1 vit burg për deputetin demokrat Ervin Salianji. Salianji është dënuar së bashku me Albert Veliun, që pritet të vuaj dënimin me 10 muaj burg si dhe gazetarin Jetmir Olldashi me 100 orë punë komunitare. Apeli në vendimin e sotëm, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë.

Shkalla e parë vendosi që Salianji të dënohet për kallëzim të rrëmë, në lidhje me një denoncim që ka bërë për vëllanë e ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa. Në audio-përgjimin që publikoi Salianji, thuhej se Agron Xhafa ishte pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.

The post Dënimi me një vit burg i Salianjit, Apeli: Vendimi është marrë në unanimitet appeared first on Albeu.com.

Pritet arrestimi i Ervin Salianjit, PD letër Elisa Spiropalit: Po prangoset pa autorizimin e Kuvendit

By: M C
27 September 2024 at 11:01

Partia Demokratike ka kërkuar me urgjencë mbledhjen e Këshillit për Rregullatoren, Mandatet dhe Imunitetin.

Kjo kërkesë e demokratëve ka ardhur pasi Gjykatya e Apelit la në fuqi masën arrest me burg për 1 vit për deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji lidhur me dosjen “Babale”.

Ka qenë kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili i është drejtuar me një letër kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropalit. Në letrën drejtuar Spiropalit Bardhi thekson se dënimi pa ligj e prova i deputetit të opozitës, duke shpërfilluar autoritetin e Kuvendit të Shqipërisë e duke shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën është akti i paprecedentë në një shtet demokratik.

“Për këtë arsye, në përputhje me nenin 73, pika 2 e Kushtetutës, dhe nenit 13 të Rregullores, kërkojmë mbledhjen urgjente të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për të rivendosur autoritetin e Kuvendit të Shqipërisë, frenimin e akteve politike ndaj deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, dhe rikthimin e kushtetutshmërisë”, shkruhet në letrën që Bardhi i ka drejtuar Spiropalit.

LETRA E PLOTË:

Lënda: Kërkesë për mbledhje urgjente të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit

Drejtuar: Znj. Elisa SPIROPALI

Kryetare e Kuvendit

Znj. Kryetare e Kuvendit,

Me një akt hakëmarrës politik, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, me vendim të datës 26 Shtator 2024, ka urdhëruar burgusjen e një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, një zyrtari të opozitës, kolegut Ervin Salianji, për një krim të pakryer dhe për një cështje të fabrikuar nga segmente të caktuara të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë. Ky akt politik dhe që cenon themelet e shtetit demokratik, prek integritetin e Kuvendit të Shqipërisë dhe cenon mandatin e një deputeti të opozitës.

Po në një procedurë ekstra ligjore, pa autorizim të Kuvendit, me një nxitim të pa shpjegueshëm, Prokuroria po ndjek procedurën për arrestimin e deputetit të opozitës. Sipas nenit 73, pika 2, “Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në cfarëdo llojë forme, apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa AUTORIZIMIN e Kuvendit”. Këto veprime të organeve të drejtësisë, që cënojnë parimet bazë të shtetit të së drejtës, kanë krijuar një situatë alarmante të goditjes politike ndaj opozitës. Dënimi pa ligj e prova i deputetëve të opozitës, duke shpërfillur autoritetin e Kuvendit të Shqipërisë, duke shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, duke mos arsyetuar masat represive ndaj deputetëve të opozitës, është akt i paprecedentë në një shtet demokratik.

Për këtë arsye, në përputhje me nenin 73, pika 2 e Kushtetutës, dhe nenit 13 të Rregullores, kërkojmë mbledhjen urgjente të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për të rivendosur autoritetin e Kuvendit të Shqipërisë, frenimin e akteve politike ndaj deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, dhe rikthimin e kushtetutshmërisë.

GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE

Përfaqësuar nga:

KRYETARI

Gazment BARDHI

The post Pritet arrestimi i Ervin Salianjit, PD letër Elisa Spiropalit: Po prangoset pa autorizimin e Kuvendit appeared first on Albeu.com.

Ekzekutimi në mes të ditës i Elton Javorit në Fier, arrestohet një nga autorët e dyshuar, në kërkim vëllai i tij

By: M C
27 September 2024 at 10:55

Është arrestuar një nga autorët e dyshuar e vrasjes së 41-vjeçarit Elton Javori rreth një vit më parë në mes të ditës në qytetin e Fierit.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Kreshnik Gashi, ndërsa vëllai i tij, Agim Gashi është ende në kërkim nga policia. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2023, ku dy vëllezërit e dyshuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vrarë 41-vjeçarin.

“DVP Fier/ Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest me burg”, për shtetasin Kreshnik Gashi, të dyshuar për vrasje.

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda i DVP Fier ka ekzekutuar masën e sigurisë të caktuar nga Gjykata e Fierit për veprat penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, për shtetasin K. G., 33 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në vitin 2023, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin Agim Gashi, (aktualisht person në kërkim), dyshohet se kanë vrarë për motive të dobëta shtetasin Elton Javori.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. G.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

The post Ekzekutimi në mes të ditës i Elton Javorit në Fier, arrestohet një nga autorët e dyshuar, në kërkim vëllai i tij appeared first on Albeu.com.

I vit burg për Ervin Salianjin/ Bardhi kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Mandateve

By: M C
27 September 2024 at 10:40

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi i ka dërguar një letër kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, në lidhje me dënimin nga Gjykata e Apelit të deputetit demokrat, Ervin Salianji.

Bardhi shprehet në këtë letër se Prokuroria po nxitohet me veprimet e saj. Sipas Gazment Bardhit, Prokuroria nuk po merr autorizimin e Kuvendit për arrestimin e një ligjvënësi.

SHKRESA:

Me një akt hakëmarrës politik, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, me vendim të datës 26 Shtator 2024, ka urdhëruar burgusjen e një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, një zyrtari të opozitës, kolegut Ervin Salianji, për një krim të pakryer dhe për një cështje të fabrikuar nga segmente të caktuara të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë. Ky akt politik dhe që cenon themelet e shtetit demokratik, prek integritetin e Kuvendit të Shqipërisë dhe cenon mandatin e një deputeti të opozitës.

Po në një procedurë ekstra ligjore, pa autorizim të Kuvendit, me një nxitim të pa shpjegueshëm, Prokuroria po ndjek procedurën për arrestimin e deputetit të opozitës. Sipas nenit 73, pika 2, “Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në cfarëdo llojë forme, apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa AUTORIZIMIN e Kuvendit”. Këto veprime të organeve të drejtësisë, që cënojnë parimet bazë të shtetit të së drejtës, kanë krijuar një situatë alarmante të goditjes politike ndaj opozitës. Dënimi pa ligj e prova i deputetëve të opozitës, duke shpërfillur autoritetin e Kuvendit të Shqipërisë, duke shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, duke mos arsyetuar masat represive ndaj deputetëve të opozitës, është akt i paprecedentë në një shtet demokratik.

Për këtë arsye, në përputhje me nenin 73, pika 2 e Kushtetutës, dhe nenit 13 të Rregullores, kërkojmë mbledhjen urgjente të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për të rivendosur autoritetin e Kuvendit të Shqipërisë, frenimin e akteve politike ndaj deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, dhe rikthimin e kushtetutshmërisë.

The post I vit burg për Ervin Salianjin/ Bardhi kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Mandateve appeared first on Albeu.com.

FOTO/ “Lufta” me modelen për kujdestarinë e vajzës, Fero publikon provat

By: M C
27 September 2024 at 10:20

“Lufta” mes ish-çiftit Feros dhe Arbenitës për kujdestarinë e vajzës së tyre po vijon nëpër dyert e Gjykatave.

Pasi reperi arriti që të fitonte kujdestarinë e të voglës, ishte avokatja e ish-partneres së tij, Arbenitës e cila deklaroi se nuk është e vërtetë që klientja e saj ka humbur kujdestarinë e vajzës.

Blinera Osmani tha se është kundërshtuar vendimi për kërkesën për mbrojtje nga ana e Feronit Shabanit dhe ende s’ka vendim të prerë.

Ndërkohë, së fundmi ka reaguar edhe Fero. Reperi në llogarinë e tij në “Instagram” ka publikuar vendimim e Gjykatës ku thuhet: Udhëzim juridik: kundër këtij aktvendimi, pala e pakënaqur mund të ushtrojë kundërshtim në këtë gjykatë, përkatësisht në Gjyaktën Themelore Gjilan. Kundershtimi nuk e ndalon ekzekutimin e këtij aktvendimi.

Ndërkohë, reperi nuk nguron që çdo ditë të ndajë foto dhe video me të voglën e tij ku tregon që është një baba i përkushtuar.

The post FOTO/ “Lufta” me modelen për kujdestarinë e vajzës, Fero publikon provat appeared first on Albeu.com.

❌
❌