Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ndalohen disa shtetas të Shqipërisë në Gostivar, nuk posedonin dokumente për leje qëndrim

26 September 2024 at 11:49

SPB Tetovë njofton se janë ndaluar pesë shtetas të Shqipërisë në Gostivar, për shkak se kanë qëndruar të padeklaruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Me datë 25.09.2024, në ora 19:00-21:00, në rrugën ,,Bregu i Vardarit” në Gostivar, pjesëtarët e policisë nga DPB-Gostivar kanë arrestuar personin L.V. (24), I.S.(55), L.B.(62), V.B.(30) dhe D.B.(57) të gjithë nga Republika e Shqipërisë të cilët kanë qëndruar të padeklaruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ata janë ndaluar në stacionin policor për veprime të mëtejshme”, njoftojnë nga SPB Tetovë./Telegrafi/

The post Ndalohen disa shtetas të Shqipërisë në Gostivar, nuk posedonin dokumente për leje qëndrim appeared first on Telegrafi.

Borissov: Askush nuk mund të devijojë nga Marrëveshja dhe korniza e negociatave

26 September 2024 at 11:22

Shqipëria po ecën përpara dhe kolegët nga Maqedonia e Veriut po përballen me pasojat e sjelljes së tyre, tha Borissov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bullgaria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut nënshkruan Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë, e cila është përfshirë në planin e zgjerimit dhe askush nuk mund të devijojë prej saj, tha lideri i GERB-it, Boyko Borissov, i cili është edhe kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme Kombëtare në Kuvendin e Bullgarisë.

Borisov bëri thirrje për durim.

“Na kërkohet durim. Të gjitha institucionet kanë reaguar. Nuk duhet të shfaqemi agresivë, sepse taktika e kolegëve tanë nga Maqedonia e Veriut është për të fajësuar ne”, paralajmëroi kreu i GERB.

Borisov theksoi se “kushdo që shkel tonin e mirë, dhe Bullgaria nuk është e tillë, sepse ne nuk e kemi shkelur tonin e mirë në asnjë mënyrë, do të vuajë pasojat”.

“Dua të siguroj popullin bullgar se gjithçka që bëmë në Partinë Popullore Evropiane, në Këshillin Evropian, në Komisionin Evropian, u dëgjua shumë mirë. Kështu funksionojnë institucionet evropiane. Nuk kërcënojnë, nuk shajnë dhe rezultati është që Shqipëria të ecë përpara. Ajo pranoi pakicën bullgare dhe kolegët tanë nga Maqedonia e Veriut duhet të mbajnë atë që ka krijuar sjellja e tyre deri më tani”, tha Borissov dhe shtoi se do të përpiqet të bindë kolegët e tij në Komisionin për Punë të Jashtme që të mos sillen emocionalisht, por të sillen në mënyrë pragmatike dhe në mënyrë të arsyeshme./Telegrafi/

The post Borissov: Askush nuk mund të devijojë nga Marrëveshja dhe korniza e negociatave appeared first on Telegrafi.

Nuk mbyllen të gjitha kazinotë online në Maqedoni, Qeveria ndërpret 4 shoqëri, por jo edhe “MegaWin”

25 September 2024 at 14:47

Koalicioni VLEN përmes komunikatave trumbeton se u realizua premtimi për mbylljen e lojërave të fatit online, ose siç shkruajnë, “për heqjen e bixhozit jashtë banesave të qytetarëve”. Madje shkruajnë se VLEN, “me veprime konkrete po merret me dukuritë devijuese që na la si trashëgimi regjimi i BDI-së”.

“Ky vendim i Qeverisë, është një fitore e moralit mbi vendimet e gabuara dhe korruptive të Artan Grubit dhe Përparim Bajramit për futjen e lojërave të fatit në internet, të cilat drejtpërsëdrejti i prek të rinjtë si një e keqe sociale”, thonë nga koalicioni VLEN.

Po sa në të vërtetë Qeveria, pjesë e së cilët është edhe VLEN, ka larguar në tërësi bixhozin nga shtëpitë e qytetarëve, pra nga interneti? Në fakt, del të mos jetë kështu, dhe se kompani për bixhoz online, e themeluar pikërisht kur drejtor i Lotarisë Shtetërore ishte Përparim Bajrami, ende është aktive dhe asaj nuk i është marrë licenca nga Qeveria, siç u bë me kompanitë e tjera për të cilat u njoftua pas seancës së 22-të qeveritare.

Ajo që kumtoi Qeveria është se për shkak të parregullsive, lëshimeve dhe dyshimeve të bazuara për punë joligjore, ka miratuar informacionin për nevojën për ndërprerjen e Shoqërisë për organizimin e lojërave elektronike të fatit, Video Lotaria e re shtetërore Lotaria NOVO VLT SHPK- Shkup dhe shoqërive për organizimin e lojërave të fatit onllajn, MOZZART SHPK Shkup, 77 BITS SHPK Shkup dhe VEZUV SHPK Shkup, në të cilën, siç shkruhet në njoftim, Lotaria Shtetërore është partner; dhe po ashtu të ndërmerren aktivitete për heqjen e platformës 2Win.mk për organizimin e lojërave onllajn të Shoqërisë Video Lotaria shtetërore CASINOS AUSTRIA SHPK- Shkup.

Por ajo që nuk thuhet dhe nuk trumbetohet si fitore në luftën ndaj bixhozit online është se në vend vepron edhe kompani tjetër në internet. Ajo është Megawin, për të cilën askund nuk shkruan se i është marrë ndonjë licencë apo se është miratuar ndonjë informacion për ndërprerjen e aktivitetit të saj. Pra nga kjo kuptohet se jo të gjitha faqet online të bixhozit ndalohen, por vetëm 4 prej tyre, ndërsa Megawin, që është themeluar në kohën kur drejtor i Lotarisë Shtetërore ishte Përparim Bajrami, vazhdon të mos preket. Tash drejtor i Lotarisë së shtetit është kuadër që vjen nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Klimovski. Përndryshe, vetëm Lotaria shtetërore e ka të drejtën për dhënien dritë jeshile për bixhoz online. Bixhozi online ende është aktiv në Maqedoni./TV21/

The post Nuk mbyllen të gjitha kazinotë online në Maqedoni, Qeveria ndërpret 4 shoqëri, por jo edhe “MegaWin” appeared first on Telegrafi.

Shëndetësia në Maqedoni, më shumë fonde për programet parandaluese

25 September 2024 at 13:28

Vendit i mungon një sistem më i fortë për parandalimin e sëmundjeve. Nga viti në vit shkurtohen paratë nga programet. Fondet janë ndarë për skriningun e kancerit të qafës së mitrës, i cili mezi mbulon 25% të grave.

Përfshirja me programin e skriningut të kancerit të gjirit është rreth 1 për qind dhe çdo vit në vendin tonë vdesin nga e njëjta sëmundje mbi 300 gra.

Për tre vite janë shkurtuar 400 milionë denarë nga buxheti për parandalimin e sëmundjeve. Organizatat joqeveritare kërkojnë për 10 programe më shumë fonde.

Shtatë vitet e fundit gjithnjë e më pak po financohet parandalimi edhe për epideminë e HIV-it. Para një dekade, 40% e parave në programin kombëtar ishin të destinuara për mjekim, këtë vit 80% dhe 20% për parandalim.

“Rreth 30 për qind nga numri i përgjithshëm i personave që janë infektuar me HIV nuk janë të diagnostikuar në vend. Kjo përqindje në nivel global është ulur në vetëm 14 për qind të personave jo të diagnostikuar, që d.m.th. se potenciali për infeksione të reja në nivel global në mënyrë drastike është ulur, që nuk është rast tek ne”, deklaroi Andrej Senih nga Organizata Qytetare “Bashkë më të fuqishëm”.

Të udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, autoritetet do të kërkojnë një zgjidhje.

“Paqja dhe prosperiteti nuk mund të arrihen pa realizimin e përfshirjes universale shëndetësore”, theksoi Akim Ali nga OBSh-ja në vend.

“Disa shërbime duhen gjatë gjithë jetës, p.sh. shërbimet për këshilla për mbrojtje nga HIV-i, nga sëmundjet ngjitëse seksuale, nga përdorimi i kontracepsionit deri tek shërbimet, që janë specifike në kategori të caktuara të moshave”, u shpreh Afrodita Shala nga UNFPA në vend.

Shifrat e Bankës Botërore dhe OBSh-së tregojnë se programet parandaluese nuk duhet të ndërpriten. Në vend janë duke u trajtuar rreth 120 mijë pacientë me diabet, por llogaritet se 120 mijë qytetarë jetojnë me diabet pa e ditur.(TVM2)

The post Shëndetësia në Maqedoni, më shumë fonde për programet parandaluese appeared first on Telegrafi.

Mickoski pas takimit me IRI-në: Së bashku me sektorin joqeveritar do të luftojmë kundër krimit dhe korrupsionit

25 September 2024 at 13:06

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot ka realizuar takim me përfaqësuesit e IRI-it në vend, njoftojnë nga Qeveria.

“Sot, për kënaqësinë time të madhe, në organizimin e Institutit Republikan Ndërkombëtar, së bashku me sektorin joqeveritar dhe disa anëtarë të Qeverisë, patëm rastin të diskutojmë një temë që paraqet një problem akut për ne si shtet dhe ky është niveli i lartë i krimit dhe korrupsionit dhe lufta kundër këtij niveli të lartë të krimit dhe korrupsionit

Dhe si suplement folëm edhe për qeverisjen e mirë, diçka që është e domosdoshme edhe për këtë Qeveri. Shpresoj që në periudhën në vijim të gjitha këto bisedime të kenë efekt në punën e Qeverisë, më saktë jam i bindur, sepse nga ana e qeverisë ka një dëshirë të madhe, por në të njëjtën kohë. , përkushtim pikërisht ndaj këtyre problemeve që janë akute në Maqedoni si shtet”, thuhet në njoftim.

Kryeministri shprehu një herë mirënjohjen time të madhe për Institutin Republikan Ndërkombëtar për lehtësimin e këtij procesi.

“Edhe një herë, më lejoni të sqaroj se është për të shprehur kënaqësinë e qeverisë që mund të marrë pjesë dhe të bisedojë me sektorin joqeveritar, sepse lufta kundër krimit dhe korrupsionit duhet të jetë vendimtare, pa e fituar atë luftë nuk mund të kemi një vend të zhvilluar. nuk mund të kemi kushte më të mira dhe standard më të mirë të qytetarëve”, shtoi Mickoski./Telegrafi/

The post Mickoski pas takimit me IRI-në: Së bashku me sektorin joqeveritar do të luftojmë kundër krimit dhe korrupsionit appeared first on Telegrafi.

Trençevska: Në Serbi dhe Mal të Zi janë ulur çmimet për 700 produkte, tek ne marzhet mezi janë ulur për 70 produkte

25 September 2024 at 10:56

Ish-ministrja e Punës dhe Çështjeve Sociale, deputete aktuale, Jovanka Trençevska, thekson se çmimet e produkteve në tregje nuk janë ulur. Për këtë situatë, sipas saj, kanë reaguar edhe qytetarët, përveç një lloj buke, çmimi i së cilës është ulur për 1 denar, në pjesën tjetër të produkteve nuk ka ulje.

Ajo pohon se ndërsa në Serbi dhe Mal të Zi janë ulur çmimet e 700 produkteve, në vendin tonë marzhet prej mezi 70 produkteve janë ulur.

Trençevska e akuzon pushtetin aktual se “në vend të uljes së çmimeve i kemi rritur çmimet e ushqimeve për 717 denarë”. Deputetja thotë se kjo është “një konfirmim tjetër se masat e qeverisë së Mickoskit janë të vonuara dhe nuk kanë efekt”.

“Në vitet e kaluara kemi pasur rritje të vazhdueshme të pagave, duke filluar nga paga minimale dhe paga mesatare. LSDM-ja në vitet e kaluara e ngriti pagën minimale nga 8.000 në 22.500 denarë, ndërsa mesataren nga 20.000 në 41.939 denarë.

Tani në vend të rritjes, për një muaj, pasi OBRM-PDUKM është në pushtet, kemi rënie të pagës mesatare për një mijë denarë”, shtoi Trençevska në “TV24”.

Qytetarët thonë se çdo ulje çmimi është e mirëseardhur, por vetëm nëse respektohet masa. Tani për tani nuk shohin ulje të madhe të çmimit të produkteve ushqimore bazë./Telegrafi/

The post Trençevska: Në Serbi dhe Mal të Zi janë ulur çmimet për 700 produkte, tek ne marzhet mezi janë ulur për 70 produkte appeared first on Telegrafi.

Ministria e Drejtësisë në RMV do ta rregullojë gjyqësorin me ekspertë të huaj

24 September 2024 at 22:43

Ministria e Drejtësisë përmes ekspertëve të huaj thotë se do ta rregulloj sistemin gjyqësor. Pas takimit mes ministrit të Drejtësisë dhe përfaqësueses së deleegacionit të BE-së në Shkup Marcia Palota, njoftuan se do të realizojnë projekt për zbatimin dhe monitorimin e Strategjisë së zhvillimit sektorial për gjyqësorin 2024-2028.

Kjo sipas tyre ka për qëllim përmirësimin e zgjidhjeve ligjore, me të cilat do të inkurajohet rritja e besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor.

“Është paraparë që muajin e ardhshëm të fillohet me debate publike për Ligjin për Këshillin Gjyqësor dhe Ligjin e Këshillit të Prokurorëve. Do të riaktivizohet edhe puna e Këshillit për ndjekjen e Strategjisë. Për përmirësimin e efikasitetit të sistemit gjyqësor dhe politikës antikorruptive do të jetë e nevojshme avancimi i digjitalizimit dhe forcimi i bashkëpunimit mes organeve për zbatimin e ligjit dhe organeve gjyqsore”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Nga Ministria e Drejtësisë thonë se kjo do t’i ndihmojë shtetit tonë të ndërtojë sistem juridik më të mirë, që përparon në integrimin drejtë BE-së dhe të sigurohet se reformat janë qëndrueshme në afat të gjatë./Shenja/

The post Ministria e Drejtësisë në RMV do ta rregullojë gjyqësorin me ekspertë të huaj appeared first on Telegrafi.

Mickoski: Rritja e pagave në arsim pritet për vitin e ardhshëm

24 September 2024 at 17:35

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski tha se rritja e pagave në arsim pritet të ketë vitin e ardhshëm.

“Epo do të ketë, është e paraparë në kuadër të Buxhetit, ne kemi një version pune të cilin po e finalizojmë. Këtë javë duhet ta përfundojmë në fillim të javës së ardhshme dhe pres që javën e ardhshme që në seancën e qeverisë të paraqitet draft-versioni i buxhetit për vitin e ardhshëm. Më pas, si zakonisht, sipas rendit dhe procedurave, ai do të dalë para deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë.

Kështu që rritja e pagave është e paraparë si brenda arsimit ashtu edhe brenda disa institucioneve të tjera, varësisht nga mundësitë. Pres që konsolidimi të përfundojë deri në fund të vitit”.

Kryeministri Mickoski theksoi se shumica e borxheve të trashëguara nga qeveria e kaluar janë duke u kthyer, ai pret që shteti të hyjë në bilanc pozitiv muajin e ardhshëm./Telegrafi/

The post Mickoski: Rritja e pagave në arsim pritet për vitin e ardhshëm appeared first on Telegrafi.

Një Komision i posaçëm do të rishqyrtojë marrëveshjen për ushqimin e organizuar të pjesëtarëve të URMV-së

23 September 2024 at 22:47

Në Ministrinë e Mbrojtjes u formua një Komision, i cili ka për qëllim rishqyrtimin e të gjitha parregullsive dhe mungesave nga marrëveshja për ushqim të organizuar të pjesëtarëve të Ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Komisioni, siç thonë nga MM-ja, u formua pas denoncimeve për dhembje të barkut të personave nga Akademia ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostollski” dhe Qendrës ushtarako-mjekësore në kazermën “Boro Menkov” në Kumanovë më 12 shtator të këtij viti pas konsumimit të ushqimit në këto objekte.

“Komisioni është në përbërje të personave përgjegjës nga të gjitha sektorët e Ministrisë dhe Shtatëmadhorisë së Armatës dhe nëse konfirmohen parragullsi ose mungesa lidhur me realizimin e marrëveshjes së lidhur nga ana e ndërmarrjes, Ministria do të ndërmarrë masa për prishjen e marrëveshjes”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes.

The post Një Komision i posaçëm do të rishqyrtojë marrëveshjen për ushqimin e organizuar të pjesëtarëve të URMV-së appeared first on Telegrafi.

Bexheti: BDI pati fuqi, prandaj kurrë nuk u hap çështja e shqipes dhe balancuesit

23 September 2024 at 22:26

Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti thotë se gjersa BDI ishte në pushtet ligji për gjuhën shqipe ska mundur të diskutohet.

“Ashtu iniciativa ka çdo ditë dhe i ka mbajt në sirtarë. Ka pas fuqi dhe i ka mbajtur… Kur kemi qenë ne, nuk ka mundur të rrezikohet, nuk ka qenë as pjesë e debatit mediatik…”, tha Bexheti në “Click Plus”.

Paraprakisht, Bexheti akuzoi Snopçen se gjithë këto tema që u hapën – si gjuha shqipe dhe balancuesi, janë si rezultat sepse VLEN shkeli legjitimitetin e shqiptarëve, të cilin Bexheti thotë se e meritoi Fronti Europian.

“Këta nuk janë të mandatuar nga populli, janë hyzmetçarë të politikave të OBRM-PDUKM-së dhe jemi dëshmitarë që në të kaluarën kur vinin për vizita, i shprehnin urimet Ali Ahmetit për të arriturat, sot zonja Spiropali shprehu shqetësimin e saj para kryetarit të Kuvendit dhe këta nuk skuqen aspak.

Për tërë këtë situatë që e kanë sjell, duke mos respektuar votën e shqiptarëve, që ndodhi një defaktorizim institucional i shqiptarëve, por tani po shkojnë një hap më tutje – nëpërmjet organeve kushtetuese”, tha Bexheti.

The post Bexheti: BDI pati fuqi, prandaj kurrë nuk u hap çështja e shqipes dhe balancuesit appeared first on Telegrafi.

Halil Snopçe: Maqedonia e Veriut vuan nga pandemia e mosndëshkimit të personave të korruptuar

23 September 2024 at 21:56

Deputeti i Aleancës për Shqiptarë – VLEN, Halil Snopçe vlerëson se Maqedonia e Veriut vuan nga pandemia e mosndëshkimit të personave përgjegjës për korrupsion.

Snopçe në “ClickPlus” tha se pushteti i kaluar, nuk ka ndëshkuar personat e dyshuar për korrupsion dhe prandaj Maqedonia e Veriut përballet pandemi të korrupsionit.

“Kemi pandemi të korrupsionit. Kur përmendet fjala pandemi asocon se diçka është e sëmurë, pra diçka e ngjashme sikurse gjatë Kovidit. Kur kishim pandemi – qytetarët u izoluan, kurse në shtetin tonë, pushtet e kaluara nuk kanë marrë asnjë masë për izolimin e njerëzve përgjegjës për korrupsion… Normalisht, ne patjetër të themi se jemi të sëmurë pra”, tha Halil Snopçe.

Por meqë subjekti të cilit i takon – ASh-ja e Taravarit është në pushtet, si do të veprojë tash e tutje, Snopçe me përgjigje:

“Nuk ka program më përparimtar nëse bartësit e proceseve janë të sinqertë, janë të ndershëm dhe janë të moralshëm”.

 

The post Halil Snopçe: Maqedonia e Veriut vuan nga pandemia e mosndëshkimit të personave të korruptuar appeared first on Telegrafi.

OBRM-PDUKM kërkon interpelancë ndaj Iliere Dautit

23 September 2024 at 21:18

OBRM-PDUKM këmbëngul që të zhbllokohet procedura për ligjin e “branitellave”. Deputetja e kësaj partie, Maria Miteve u ka bërë thirrje sot deputetëve të LSDM-së, të cilët janë anëtarë të Komisionit të Punës dhe Politikës Sociale të nënshkruan kërkesën që kryetarja e komisionit, Ilire Dauti nga Fronti Evropian, të vendosë ligjin në rend dite.

“Deputetët e OBRM-PDUKM-së dhe Koalicionit Maqedonia jote, anëtarë të Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, i kanë bërë thirrje deputetëve të LSD-së nga i njëjti komision që ta nënshkruajnë kërkesën drejtuar Ilire Dautit për thirrjen e seancës së Komisionit me pikën e rendit të ditës – Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat e veçanta të pjesëtarëve të forcave të sigurisë së Republikës së Maqedonisë dhe anëtarëve të familjeve të tyre, me procedurë të shkurtuar që është dorëzuar dhe është propozim i deputetes Slavjanka Petrovska”, tha Marija Miteva nga OBRM-PDUKM.

Ajo ka paralajmëruar se, nëse kryetarja e komisionit Ilire Dauti nuk e cakton seancën për këtë ligj, do të paraqesin kërkesë për shkarkimin e saj ose interpelancë.

“Shfrytëzoj rastin që edhe një herë t’i bëj thirrje deputetes Slavjanka që të deklarohet publikisht për qëndrimin e LSD-së lidhur me këtë propozim. Në të kundërtën, këtë kërkesë deputetët e VMRO-DPMNE-së do ta paraqesin pa mbështetjen dhe nënshkrimet e deputetëve të LSD-së, gjë që praktikisht do të tregojë synimin e tyre të vërtetë për politizim”.

Kuvendi javë më parë votoi nevojën që ndryshimet ligjore për “branitellat” të sillen me procedurë të shkurtuar. Megjithatë, kryetarja e komisionit amë, Ilire Dauti nuk e caktoi seancën e komisionit në afat prej 24 orësh. Partitë shqiptare janë kundër miratimit të këtij ligji, pasi vlerësojnë se, është diskriminues.

The post OBRM-PDUKM kërkon interpelancë ndaj Iliere Dautit appeared first on Telegrafi.

Deponia e Strugës përbën minierë ari për thithjen e parave të komunës.

23 September 2024 at 19:53

OBRM-PDUKM-ja akuzon pushtetin lokal se ka shpenzuar shuma të mëdha nga buxheti komunal në emër të mirëmbajtjes dhe ndërtimit të deponive.

Pavarësisht premtimit të kreut të Komunës Merko se do ta zhvendoste deponinë, ajo prej vitesh nuk është pastruar dhe vazhdon ti helmojë struganët.

“Këtu lind problemi financiar dhe derdhja e parave të qytetarëve ku në gjashtë vitet e fundit shkon diku rreth 1 milion e 16 mijë euro. As deponia nuk është dislokuar e as efekti i ekzistencës së saj nuk është zvogëluar dhe shuma të mëdha parash janë dhënë në emër të mirëmbajtjes dhe ndërtimit të deponisë. Këto janë para me të cilat çdo komunë normale do të bënte diçka përgjithësisht të dobishme. Do të kishim kopsht fëmijësh, parking, do të kishim rrugë të rregulluara dhe ndriçim të rregulluar. Kështu përfundojnë paratë sikur janë derdhur në pus”, tha Nikolla Kukunesh, këshilltar nga OBRM-PDUKM-ja.

Nga OBRM-PDUKM-ja dyshojnë se këto para shpenzohen në të vërtetë, sepse thonë se e njëjta kompani me vite e mirëmban deponinë dhe mjetet për mirëmbajtjen dhe ndërtimin e deponisë kalojnë në llogarinë e saj.

Komuna e Strugës nuk iu përgjigj akuzave të OBRM-PDUKM-së.

Ndërkaq, rasti gjyqësor për deponinë ka një vit që është në fazën e ankimimit në Gjykatën e Apelit në Manastir.

“Fatkeqësisht, po humbasim kohë të vlefshme për ta zgjidhur këtë problem. Në dy raste, si palë në procedurë, kemi reaguar me urgjencë në gjykatën e shkallës së dytë, ku kemi kërkuar qasje më serioze, përkatësisht prioritet për zgjidhjen e kësaj çështjeje, pasi bëhet fjalë për mbrojtjen e shëndetit publik në Strugë”, u shpreh Gligorie Kjatoski-avokat.

Në vitin 2021, Shoqata e Juristëve të Rinj ngriti padi kundër Komunës së Strugës, Ndërmarrjes Komunale nga Struga dhe Ministrisë së Mjedisit, sepse nuk kanë bërë asgjë për pastrimin dhe dislokimin e deponisë dhe qytetarët janë ekspozuar ndaj ndotjes ajrit që kërcënon shëndetin e tyre.

Ata kërkojnë që gjykata të ndalojë hedhjen e mbeturinave në afërsi të Strugës dhe të pastrohet dhe rivitalizohet zona./Alsat/

The post Deponia e Strugës përbën minierë ari për thithjen e parave të komunës. appeared first on Telegrafi.

Siljanovska Davkova: Aktgjykimet e gjykatës në Hagë duhet të jenë të detyrueshme

23 September 2024 at 19:20

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova me apel që aktgjykimet e gjykatës në Hagë të jenë të detyrueshme.

Ajo foli në sesionet e përkushtuara për të ashtuquajturin Pakti për ardhmërinë, për të cilin u debatua në KB. Me të parashihet bashkëpunim ndërkombëtare për ruajtjen e paqes në botë. Në këtë drejtim Presidentja me apel për rol më të fuqishëm të Gjykatës ndërkombëtare në Hagë.

Shefi i diplomacisë Timço Mucunski në sesionet e përkushtuara për Paktin për ardhmëri, theksoi se në periudhë të tensioneve globale, siç është pushtimi rus ndaj Ukrainës dhe ndodhitë në Gazë dhe Lindjen e afërt, vendet duhet ta kthejnë besimin mes tyre.

Ai tha se Maqedonia është e gatshme që në mënyrë aktive të marrë pjesë në këtë sferë.

Vendet anëtare të KB-së e miratuan Paktin për ardhmëri që duhet krijuar “ardhmëri më të mirë” për njerëzimin që ka ngecur në luftëra, mjerim dhe ngrohje klimatike, edhe krahas kundërshtimit të disa vendeve duke përfshirë Rusinë. Pakti parasheh përkushtim ndaj multilaterizmit, respektimit të Deklaratës së KB-së dhe ruajtjes së paqes, ndërsa bën thirrje për reforma brenda institucioneve ndërkombëtare financiare dhe Këshillit për siguri pranë KB-së.

 

The post Siljanovska Davkova: Aktgjykimet e gjykatës në Hagë duhet të jenë të detyrueshme appeared first on Telegrafi.

Kontrolle në Strugë, Ohër dhe Kërçovë, asgjësohen 8,7 tonë ushqime të pasuigurta

23 September 2024 at 18:54

Në kontrolle të jashtëzakonshme në Kërçovë, dhe në dy qytetet turistike Strugë dhe Ohër janë asgjësuar 8,7 tonë ushqime të pasigurta. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bën të ditur se një market në Strugë është gjobitur me 1.400 euro për vendosjen e produkteve të pasigurta në treg. Ushqimi në masën 15 kilogramë është asgjësuar, ndërsa për mospërputhjet e konstatuara është shqiptuar gjobë (mungesë e deklaratave, deklarime të palexueshme të produkteve, shënjimi i papërshtatshëm i produkteve, shitja e ushqimeve të skaduara etj.). Në këtë qytet është gjobitur edhe një mishtore me 500 euro për vendosje të produkteve të pasigurta në treg. Janë asgjësuar 50 kilogramë ushqime me origjinë shtazore. Në Ohër, një gjellëtore është gjobitur me 500 euro, ku shërbimet inspektuese të AUV-së kanë konstatuar mospërputhje dhe kanë asgjësuar 15 kilogramë ushqime të pasigurta gjatë një kontrolli të jashtëzakonshëm.

Drejtori i ri i AUV-së, Oliver Milanov, thotë se bëhet fjalë për rreth 120 inspektime të jashtëzakonshme.

“Në Strugë dhe Ohër në një operacion treditor zbuluam 8.7 tonë ushqime të pasigurta. Ishte një veprim i drejtuar nga unë personalisht. Bëhet fjalë për ushqime të padeklaruara që janë asgjësuar pa dëm. Nuk kishte dokumente sanitare, deklarata importi, dhe operatorët nuk ishin as të regjistruar”, tha Oliver Miladinov Drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Në disa prej operatorëve janë konstatuar kushte jo të kënaqshme higjienike, kryerja e një aktiviteti të pa miratuar nga AUV, mungesë e librezave sanitare për punonjësit e të tjera. Përveç kontrolleve të jashtëzakonshme të shtuara, duke vepruar sipas ankesave dhe propozimeve të paraqitura, shërbimet inspektuese të AUV-së kryejnë kontrolle të rregullta në përputhje me Planin Vjetor për kryerjen e kontrolleve inspektuese, sipas AUV-së.

Nga aty shtojnë se në gjashtëmujorin e parë të vitit janë kryer 24.335 kontrolle inspektuese, gjatë të cilave janë vendosur 2.433 masa inspektuese, janë shkatërruan 37.6 tonë dhe 13.654 litra ushqime të pasigurta./Shenja/

The post Kontrolle në Strugë, Ohër dhe Kërçovë, asgjësohen 8,7 tonë ushqime të pasuigurta appeared first on Telegrafi.

Filipçe-Spiropali: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet së bashku të vazhdojnë rrugën evropiane

23 September 2024 at 18:31

Kryetari i LSDM-së dhe deputeti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, së bashku me koordinatorin e grupit parlamentar të LSDM-së Oliver Spasovski dhe deputetin Fatmir Bytyqi, zhvilluan takim me kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Elisa Spiropali, e cila ndodhet për vizitë zyrtare në vend.

Në takim, siç informojnë nga LSDM-ja, është biseduar për marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si dhe për politikat e ardhshme në drejtim të përshpejtimit të procesit eurointegrues të dy vendeve.

Filipçe dhe Spiropali, ranë dakord se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria patjetër të vazhdojnë së bashku rrugën evropiane, me fokus në përmbushjen e detyrimeve dhe shkëmbimin e përvojave në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian i cili është i rëndësishëm për të ardhmen e qytetarëve të të dy vendeve.

Në këtë kontekst, Filipçe potencoi se është i shqetësuar për politikën e qeverisë aktuale në lidhje me procesin e integrimeve evropiane të vendit.

“Qeveria aktuale nuk ndërmerr hapa konkretë rreth përshpejtimit të procesit të integrimit evropian të vendit pavarësisht se premtuan përmirësimin e pozicionit negociator. Për momentin kemi një situatë ku rruga drejt BE-së është vënë në një situatë të rrezikshme, ndërsa bashkë me atë edhe e ardhmja e vendit”, tha Filipçe.

Në takim u konfirmua bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, dhe rëndësia e forcimit dhe avancimit të bashkëpunimit rajonal si në planin ekonomik ashtu edhe në atë dypalësh.

Ndërkohë, në takim, Filipçe theksoi bashkëpunimin me Partinë simotër socialiste të Shqipërisë, në nivel bilateral dhe në kuadër të Partisë së socialistëve evropianë.

The post Filipçe-Spiropali: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet së bashku të vazhdojnë rrugën evropiane appeared first on Telegrafi.

Është hequr plotësisht ndalimi i lëvizjes në pyjet e Maqedonisë

20 September 2024 at 17:54

Ndalimi i plotë i lëvizjes në pyje dhe tokë pyjore është hequr për shkak të vlerësimit të rrezikut të reduktuar nga zjarret në pyje, njofton Ndërmarrja Publike “Pyjet Kombëtare”.

“Në përputhje me kërkesën nga NP “Pyjet Kombëtare” nr. 11-341/5 të dhënë më 15.07.2024, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave të Republikës së Maqedonisë ka lëshuar pëlqimin për heqjen e plotë të ndalimit të lëvizjes në pyje dhe tokë pyjore për shkak të vlerësimit të rrezikut të reduktuar nga zjarret në pyje në sipërfaqet nën pyll dhe toka pyjore me të cilat menaxhohet nga NP ‘Pyjet Kombëtare’”, njoftojnë nga ndërmarrja publike.

Nga atje shtojnë se për zbatimin e marrëveshjes së lartpërmendur për heqjen e plotë të ndalimit të lëvizjes në pyll, me shkresë janë njoftuar të gjitha institucionet e përfshira: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave, Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtja, Policia Pyjore, Qendra për Menaxhimin e Krizave, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Inspektorati Shtetëror për Pylltari dhe Gjueti, mjetet e informimit publik, si dhe filialet në kuadër të ndërmarrjes publike./Telegrafi/

The post Është hequr plotësisht ndalimi i lëvizjes në pyjet e Maqedonisë appeared first on Telegrafi.

Mickoski mbron Nikolloskin, Gllavçev: Gjuhën që përdorin nuk do t’u ndihmojë për anëtarësim në BE

20 September 2024 at 17:27

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk do ta shkarkojë zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloskin. Kjo ishte kërkesa e politikanëve bullgar si shenjë e kërkim faljes pas deklaratave të Nikolloskit, i cili ashpër i kritikoi politikanët në Sofje, posaçërisht presidentin Rumen Radev.

“Më vjen keq që në mungesë të vizionit serioz, projekteve, strategjisë dhe politikës, dëshirojnë që tema kryesore në Bullgari të jetë Maqedonia dhe çështja maqedonase, por kjo është zgjedhja e tyre, jo e jona. U dëshiroj fushatë të suksesshme dhe më në fund për herë të shtatë të zgjedhin Qeveri politike të qëndrueshme me të cilën ne si Qeveri maqedonase do të mund të ndërtojmë me të vërtetë marrëdhënie të mira fqinjësore”, deklaroi Hristijan Mickoski – kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Dorëheqje nga Nikollovski kërkoi ish kryeministri bullgar Bojko Borisov, sipas së cilit, nëse kjo nuk ndodh, Sofja duhet të ndalojë së biseduari me Shkupin. Nga partia e Borisovit, GERB, në mënyrë shtesë theksuan se do të kërkojnë edhe shkyçjen e OBRM-PDUKM-së nga Partia popullore europiane.

“Ah, po mirë tani…nuk është prill. Kjo do të ishte një shaka e mirë për 1 Prillin”, shtoi Mickoski.

Qëndrimet e Nikollovskit i komentoi edhe kryeministri teknik bullgar Dimitar Gllavçev.

“Konkretisht për RMV-në nuk vlerësoj se gjuha e urrejtjes që kohët e fundit po e përdorin do u ndihmojë që të bëhen vend anëtarë i BE-së. Nuk bëhet fjalë për asnjëfarë negociatash të reja, mendoj se kemi bërë mjaft kompromise me identitetin nacional dhe thjesht ata duhet të respektojnë kërkesat e BE-së për t’u bërë vend anëtar”, potencoi Dimitar Gllavçev – kryeministër i Bullgarisë.

Paraprakisht zv. kryeministri, Aleksandar Nikolloski, politikanët bullgar që kërkuan që ai të shkarkohet, i vlerësoi si të padenjë dhe të korruptuar, ndërsa për presidentin Rumen Radev, tha se është i paqytetëruar dhe i pa edukatë për shkak të mungesës së flamurit shtetëror në takimin me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova./Tv21/

 

The post Mickoski mbron Nikolloskin, Gllavçev: Gjuhën që përdorin nuk do t’u ndihmojë për anëtarësim në BE appeared first on Telegrafi.

Tufegxhiq: Babai i Vanjës është viktimë në procedurë

20 September 2024 at 15:48

Në fjalën hyrëse të Prokurorisë, nuk dëgjuam se çfarë bazohet në akuzën ndaj Aleksandrit dhe në çfarë provash e mbështet akuzën për krimin e kryer, ai vetëm shprehet prerazi se ka ndihmuar. Nuk kemi veprime të përmbarimit, as prova në atë kuptim, tha avokati i Aleksandër Gjorçevskit menjëherë pas përfundimit të seancës së parë të gjykimit në Gjykatën Themelore Penale për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit.

Avokati Vladimir Tufegxhiq thotë se babai i të miturës Vanja është viktimë në të gjithë procedurën gjyqësore dhe tha se “çdo prindi që do t’i ndodhte diçka e tillë do të bënte të njëjtën gjë që bëri, pra do të shkonte në drejtimin e kryerjes së hetimit të tij të pavarur”.

Tufegxhiq ka theksuar se akuza bazohet në provat e siguruara nga Gjorçevski me pëlqimin e policëve, për të cilat ka kërkuar që të hetohen./Telegrafi/

The post Tufegxhiq: Babai i Vanjës është viktimë në procedurë appeared first on Telegrafi.

ESHS-Maqedoni: Paga mesatare neto në korrik ishte 40.961 denarë

20 September 2024 at 13:58

Paga e paguar mesatare mujore neto për të punësuar, në korrik të këtij viti ka qenë 40.961 denarë dhe është për 2,9 për qind më e lartë se muajin e njëjtë vitin e kaluar, njoftojnë nga Enti Shtetëror për Statistikë në RMV.

Rritja e tillë ka të bëjë, para së gjithash, me rritjen e pagës së paguar mesatare mujore neto për të punësuar në sektorët: Arsim (19,1%), Veprimtaritë financiare dhe veprimtaritë e sigurimit (18,6%) dhe Administrata publike dhe mbrojtja; sigurimi i detyrueshëm social (16,7%).

Ulja e pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Veprimtaritë financiare dhe të sigurimit (9,9%), Shërbime administrative dhe mbështetëse (5,6%) dhe Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave (5.4%).

The post ESHS-Maqedoni: Paga mesatare neto në korrik ishte 40.961 denarë appeared first on Telegrafi.

❌
❌