Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 29 September 2024Main stream

JLo, e zhgënjyer nga Ben Affleck pas divorcit: Nuk do e fal kurrë

By: user 10
29 September 2024 at 16:00

Divorci mes Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po merr një kthesë të nxehtë, me burime pranë çiftit që zbulojnë se Lopez i mban mëri Affleck.

Pavarësisht përpjekjeve të tyre për t’i mbajtur gjërat civile për hir të fëmijëve të tyre, tensionet mes çiftit të ndarë po bëhen gjithnjë e më të vështira për t’u frenuar.

Dyshja u pa së fundmi duke pasur një moment tensionues në hotelin Beverly Hills gjatë një shëtitjeje me fëmijët e Affleck, Samuel dhe Fin, dhe binjakët e Lopez, Max dhe Emme.

Ndërsa artistja dukej emocionale , Affleck qëndronte ftohtë. Një burim i afërt me Lopez zbuloi për In Touch, “Jennifer nuk do të bënte kurrë një skenë para fëmijëve, por ajo e ka bërë të qartë se nuk do ta falë kurrë Benin që u tregua një budalla kaq i ftohtë dhe që hoqi dorë nga martesa e tyre”.

Ndërsa dyshja fillimisht ranë dakord për t’i mbajtur gjërat paqësore, armëpushimi i tyre po mbaron. JLo thuhet se është përpjekur ta mbyllë divorcin pa ndonjë shpërthim publik, por sipas burimeve të brendshme, tensioni mes tyre është “i dukshëm”. Refuzimi i Affleck për të marrë përgjegjësinë për prishjen e martesës së tyre, duke përfshirë gjestet shpërfillëse ka nxitur më tej zhgënjimin e Lopez.

Çifti u nda në fillim të këtij viti, me Ven duke u zhvendosur në një shtëpi me qira 100,000 dollarë në muaj përpara se të blinte një shtëpi prej 20 milionë dollarësh në Pacific Palisades.

Jennifer zyrtarisht paraqiti kërkesën për divorc në gusht, duke shënuar fundin e martesës së tyre dyvjeçare.

 

The post JLo, e zhgënjyer nga Ben Affleck pas divorcit: Nuk do e fal kurrë appeared first on Lapsi.al.

Iu gjet kanabis dhe 16 mijë paund në banesë, dënohen me 1 vit e 2 muaj burg dy shqiptarët në Britani

By: user7
29 September 2024 at 12:34

Dy shqiptarë në Britani janë dënuar me 14 muaj burg në total, pasi policia gjeti një sasi kanabisi dhe një shumë prej 16 mijë paund në banesën ku ata u kapën gjatë një operacioni në Frankland Place në Chapeltown. Bëhet me dije se të dënuarit janë Ardit Brahushi dhe Ricard Telo.

Gjithashtu mësohet se një ekip policor kishte shkuar në banesën ku jetonte Brahushi, i cili kërkohej nga zyra e emigracionit. Aksioni u zhvillua në muajin mars ku policët kanë trokitur në derë dhe u është shfaqur Ricard Telo. Ky i fundit i ka kërkuar pak kohë policisë sa të vishej, ndërsa një tjetër person u përpoq të ikte nga prona, nga pjesa e pasme, por u ndalua.

Pas një kontrolli rutinë, policia gjeti në banesë 16,020 paund në një çantë shpine në dhomën e gjumit të Brahushit. Në gardërobën e dhomës së gjumit të Telos ishin fshehur 999 gramë kanabis në një qese. Telo kishte 130 paund cash me vete, ndërsa Brahushi 500 paund në portofol. Mes tyre kishin edhe disa celularë. Ekspertët thanë se kanabisi kishte një vlerë në treg deri në 6,000 paund me shumicë dhe 10,000 £ nëse shitej në rrugë.

Telo, 34-vjeç, pa adresë fikse, më vonë pranoi akuzën për tregtimin e kanabisit. Brahushi, 30-vjeç, banues në Goodman Street, Leeds, pranoi posedimin e pasurisë kriminale. Gjykatësi burgosi ​​Brahushin me tetë muaj dhe Telon me gjashtë muaj.

The post Iu gjet kanabis dhe 16 mijë paund në banesë, dënohen me 1 vit e 2 muaj burg dy shqiptarët në Britani appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Coppa Italia/ Fitojnë Monza e Napoli, “Blutë” e Conte spektakël me “manita” ndaj Palermo

26 September 2024 at 23:50

Janë plotësuar tashmë të gjitha sfidat e raundit të 1/8-ve, të Coppa Italia, me dy sfidat e fundit të raundit paraardhës, Monza-Brescia e Napoli-Palermo që u zhvilluan gjatë kësaj të enjteje.

Kështu, në “Brianteo”, Monza mposhti me rezultatin e thellë, 3-1, duke u rikthyer te rezultatet pozitive për këtë sezon.

Të gjithë golat e vendasve erdhën në pjesën e parë, me Kyriakopoulos, Matteo Pessina e Caprari, që shënuan nga një gol në minutat 5’, 11’ e 40’, ky i fundit me 11-metërsh, ndërsa për golin e nderit të kundërshtarëve mendoi “fantazisti”, 18-vjeçar, Patrick Nuamah në minutën e 68’-të.

Në krahun tjetër, djemtë e Antonio Conte janë treguar të pamëshirshëm, në “Stadio Diego Armando Maradona”, me “Blutë” e Napoli që arritën të shënonin plot 5 gola në portën e Palermo, me titullarët që u aktivizuan vetëm 15 minutat e fundit.

Sipari i golave u çel nga “fantazisti” belg, Cyril Ngonge, i cili shënoi dy gola të shpejtë në minutat 7’ e 12’, ndërsa për të “vulosur” në 3-0 rezultatin në pjesën e parë mendoi Juan Jesus, në të 42’-tën.

Në fraksionin e dytë të lojës erdhën dhe dy gola të tjerë, me David Neres e Scott McTominay, që tundën rrjetën e kundërshtarëve për të plotësuar fitoren e madhe.

Siç theksuam edhe më sipër, tashmë janë plotësuar edhe të gjitha çiftet e raundit të 1/8-ve, të Coppa Italia dhe ecuria deri në çerekfinale, me të gjitha përballjet që janë rreshtuar më poshtë. /i.m /abcnews.al

Faza e 1/8-ve dhe kundërshtarët e mundshëm në çerekfinale:

Juventus-Cagliari vs Fiorentina-Empoli

Bologna-Monza vs Atalanta-Cesena

Milan-Sassuolo vs Roma-Sampdoria

Lazio-Napoli vs Inter-Udinese

Felipe Melo denoncohet nga mamaja e një 15 vjeçari: “Në rrugë një burrë u detyrua ta mbante”

By: user 2
26 September 2024 at 14:49

Felipe Melo është sërish në telashe për sjelljen e tij kërcënuese, por ndryshe nga zakonisht këtë herë ngjarja e inkriminuar nuk ndodhi në fushën e lojës, të cilën ish-mesfushori i Fiorentinës, Inter dhe Juves nuk e ka parë prej disa kohësh për shkak të dëmtimit.

DENONCOHET FELIPE MELO

Të dielën në mbrëmje, një djalë 15-vjeçar po ecte i qetë nëpër rrugët e Barra da Tijuca, një lagje në Rio de Janeiro, duke shëtitur qentë e tij kur hasi përballë Felipe Melo. Djali ndaloi dhe përshëndeti mesfushorin e Fluminense, i cili nga ana e tij e pyeti se cilën skuadër mbështeste. Djali u përgjigj se mbështet Botafogo dhe në atë moment situata, sipas nënës së djalit, degjeneroi: “Djali im u desh të bënte disa hapa prapa, Melo u mbajt vetëm nga një burrë tjetër, i cili u frikësua nga mundësia e agresionit fizik”.

Lexo më tejFOTO/ Fluminense humbi ndeshjen, Felipe Melo mendjen: sherr i egër me Walker të City

Melo nuk është dakord me këtë version të ngjarjeve dhe e ka bërë të qartë këtë në polici. Forcat e rendit pranuan se do të marrin dëshmi nga të gjitha palët e përfshira dhe do të vazhdojë me hetimin. Nëna e djalit, në fakt, ka denoncuar futbollistin Felipe Melo për kanosje ndaj një të mituri. Nëse akuzat vërtetohen, mesfushori brazilian mund të ketë probleme të mëdha. Nuk është hera e parë që ai tregon një qëndrim kërcënues dhe të dhunshëm, por zakonisht e mban të kufizuar brenda fushës.

The post Felipe Melo denoncohet nga mamaja e një 15 vjeçari: “Në rrugë një burrë u detyrua ta mbante” appeared first on Lapsi.al.

Shihet me varësen ku shkruhet “Ben”, J.Lo bën lëmsh fansat

By: gaze tare
26 September 2024 at 13:56

Një foto e Jennifer Lopez-it duke mbajtur në qafë varësen e saj ‘Ben’, i ka bërë fansat të mendojnë se ajo mund të jetë duke e rimenduar ndarjen. Mirëpo,  nuk është kështu. Fotoja e J.Lo u ngarkua nga marka e bukurisë së këngëtares dhe aktores, por është shkrepur muaj më parë.

Këngëtarja paraqiti kërkesën për divorc më 20 gusht, vetëm dy vjet pasi dyshja u martuan në Las Vegas. Dokumentet zbuluan gjithashtu se ata ishin ndarë që nga fundi i prillit.

E në fakt, procedurat e divorcit vazhdojnë, pavarësisht fotos së fundit.

 

The post Shihet me varësen ku shkruhet “Ben”, J.Lo bën lëmsh fansat appeared first on iconstyle.al.

Zëvendëson Alfred Pezën, Aurora Polo emërohet drejtore e komanduar e RTSH-së

By: gaze tare
26 September 2024 at 12:07

Aurora Polo është emëruar si drejtore e komanduar e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH). Polo ka qenë më parë drejtuese e Albafilm, si dhe zëvendësdrejtore e përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar.

Polo zëvendëson ish drejtorin Alfred Peza. Peza, në fillim të këtij muaji dha dorëheqjen posti i drejtorit të Radio Televizionit Shqiptar. Ai dorëzoi dorëheqjen te Këshilli drejtues i RTSH-së, teksa drejtimi i tij u shoqërua me skandale dhe me denoncime të shumta.

Gjatë drejtimit të tij, u shkarkuan nga puna dhjetëra gazetarë, kameramanë dhe moderatorë emisionesh, të cilët u zëvendësuan me njerëz të afërt e të besuar të Pezës. Një prej tyre dhe ajo që bëri më shumë bujë ishte shkarkimi nga puna një punonjëse, e cila është nënë e një fëmije autik.

The post Zëvendëson Alfred Pezën, Aurora Polo emërohet drejtore e komanduar e RTSH-së appeared first on iconstyle.al.

Shteti bektashi në Tiranë/ Paskal Milo: Të interesuar për përçarjen e myslimanëve, pse presidenti i Izraelit erdhi e takoi Baba Mondin?

By: V K
26 September 2024 at 11:22

Ish-ministri i Jashtëm shqiptar, Paskal Milo, ka shpjeguar se pas idesë së shtetit të bektashinjve mund të fshihet Izraeli. Ish-ministri theksoi se “e gjithë kjo patjetër që ka qenë një arsye pse presidenti i Izraelit në vizitën që bëri në Tiranë, bëri një takim të posaçëm me Baba Mondin.

Nuk ka ndodhur herët e tjera që kryetarë shtetesh dhe qeverive që të shkojnë dhe të takojnë Kryegjyshin Botëror. Nuk di të ketë ndodhur ndonjëherë, nuk ka qenë asnjëherë pjesë e protokollit”.

Dhe me tej Paskal Milo, historian dhe njohes i mirë i marrëdhenieve ndërkombëtare, shton:

“Izraeli patjetër që është i interesuar për shkak të armiqësisë tradicionale me botën arabo-myslimane që dihet. Është i interesuar që komunitet myslimane të mos kenë unitet. Nëse do kishte unitet, gjithnjë është në dëm të tij”.

Por a është vetëm Izraeli në këtë lojë të madhe të shtetit të bektashinjve?

“E shoh jo aq të lidhur drejtpërsëdrejti vetëm me Izraelin, nuk e besoj, duhet të jetë një qasje dhe lojë me përmasa shumë më të gjëra, ku Izraeli mund të ketë pjesën e vet të lojës, por nuk është vetëm”, tha Milo.

The post Shteti bektashi në Tiranë/ Paskal Milo: Të interesuar për përçarjen e myslimanëve, pse presidenti i Izraelit erdhi e takoi Baba Mondin? appeared first on Albeu.com.

Bashkëshortja e ‘Xha Sulos’ kujton njohjen me aktorin: Jetonim në një lagje…

By: Oldi
26 September 2024 at 11:56

Të gjithë e njihni xha Sulon apo jo? Bashkëshortja e Albert Vërrisë, i njohur ndryshe si “xha Sulo”, Jolanda Vërria, nëpërmjet rrëfimit të saj tregoi emocionet e para kur mori vesh që filmi “Kapedani” do të restaurohej. Jolanda Vërria gjithashtu tha se i sheh shumë shpesh të gjitha filmat ku ka luajtur i shoqi dhe […]

The post Bashkëshortja e ‘Xha Sulos’ kujton njohjen me aktorin: Jetonim në një lagje… appeared first on BoldNews.al.

Zëvendëson Alfred Pezën, Aurora Polo emërohet drejtore e RTSH-së

By: nilda
26 September 2024 at 11:11

Aurora Polo është emëruar si drejtore e komanduar e RTSH-së. Ajo zëvendëson ish drejtorin Alfred Peza që dha dorëheqjen pak kohë më parë. Polo ka qenë më parë drejtuese e Albafilm, si dhe zv.drejtore e përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar. Kujtojmë që ish-deputeti socialist Alfred Peza u përfshi në një skandal pasi i kërkonte favore seksuale një gazetare në këmbim të rritjes në detyrë.

Source

Rindërtimi i ish-godinës së ATSH-së, flet Veliaj: Do ta kthejmë në identitet! Do të mbajmë fjalën edhe për transport falas për pensionistët

24 September 2024 at 16:22
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet e rindërtimit të ish-godinës së ATSH-së në Bulevardin “Zogu I”. Ai u shpreh se gjatë procesit të rindërtimit godina do të ruajë disa elementë identifikues që arkitekti Maks Velo i kishte përdorur në ndërtesën e vjetër. “Jam vërtet entuziast për punën që ka bërë skuadra këtu. I

“Ethet” e primareve, nisin përplasjet e para në PD Sarandë

11 September 2024 at 16:36

“Ethet” e primareve: Nisin përplasjet e para në PD Sarandë   Vendimi i Kryetarit të PD për të përcaktuar kandidatët për deputetë përmes primareve duket se ka ndezur garën paraprakisht edhe në degën e Sarandës. “Saranda Web” ka mësuar se pasditen e djeshme është zhvilluar një mbledhje e tensionuar në selinë e PD Sarandë, e […]

The post “Ethet” e primareve, nisin përplasjet e para në PD Sarandë appeared first on Saranda Web.

Katedralja ‘Shën Luçia’ në Durrës hap dyert për muzikën e Dhomës

2 August 2024 at 15:40

Edicioni i 19-të i Festivalit të Muzikës së Dhomës u realizua plotësisht në sallën modeste të Kon-katedrales “Shën Luçia” në lagjen historike të qytetit, e cila i ka hapur prej shumë vitesh dyert, për instrumentistët dhe muzikantët. “Veprimtaria me tetë koncerte u zhvillua për të dytin vit radhazi në Kon-katedralen “Shën Luçia”, një mjedis shumë […]

The post Katedralja ‘Shën Luçia’ në Durrës hap dyert për muzikën e Dhomës appeared first on Reporter.al.

❌
❌