Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 September 2024Main stream

Si do të funksionojë “Vatikani i bektashinjve”, mikroshteti mysliman në Shqipëri, roli i Baba Mondit dhe krahasimi me Selinë e Shenjtë të Katolicizmit në Romë

By: D Marku
21 September 2024 at 19:40

Një nismë e pazakontë po merr formë në Shqipëri, ku kryeministri Edi Rama ka njoftuar së fundmi se po planifikohet krijimi i një shteti të stilit të Vatikanit për komunitetin bektashi. Sipas një artikulli të fundit në New York Times, ky projekt ka për qëllim të promovojë tolerancën fetare dhe të ofrojë një enklavë sovrane për anëtarët e këtij besimi, duke e bërë atë shtetin më të vogël në botë, brenda territorit shqiptar.

Roli i Baba Mondit

Baba Mondi, udhëheqësi i bektashinjve, do të luajë një rol kyç në këtë mikroshtet. Ai është një figurë me ndikim, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në mbarë botën bektashiane. Plani i tij për të menaxhuar një territor prej 27 hektarësh në Tiranë synon të krijojë një ambient të lirë dhe tolerant, ku çdo individ mund të shprehi besimin e tij pa frikë nga ndëshkimi. “Zoti nuk ndalon asgjë; prandaj na dha mendjen,” shprehet ai, duke theksuar qasjen e tij liberale ndaj fesë.

Baba Mondi ka shprehur dëshirën për të krijuar një komunitet që nxit bashkëjetesën dhe harmoni ndërfetare. Kryeministri Rama thekson se ky entitet do të dërgojë një mesazh të rëndësishëm për të sfiduar stereotipet mbi islamin, duke ofruar një model të moderuar që promovon bashkëjetesën dhe harmoni. “Kjo nuk është një çështje pronësie, por një çështje shpirtërore,” deklaron ai, duke nënvizuar rëndësinë e vlerave shpirtërore mbi interesat materiale.

Krahasimi me Vatikanin
Të ngjashme me Selinë e Shenjtë, që qeverisët nga Papa si një monark absolut, shteti bektashi do të ketë autoritetin e tij dhe do të administrojë territorin me rregulla të veçanta që reflektojnë vlerat e tij. Ndryshe nga Vatikanit, i cili është i njohur për traditat e tij të ngurta dhe strukturën hierarkike, Baba Mondi shpreh një qasje më liberale. Ai planifikon të lejojë alkoolin, të mbështesë stilin e jetesës dhe të inkurajojë gratë të veshin çfarë të dëshirojnë, duke i dhënë atyre lirinë për të shprehur identitetin e tyre.

Kjo qasje e hapur është në kontrast të theksuar me disa nga interpretimet më të ngurta të Islamit, dhe Baba Mondi shprehet se është i përkushtuar për të përballuar ekstremizmin. “Ekstremistët myslimanë që vendosin bomba dhe përdorin dhunën për të përhapur versionin e tyre të besimit, janë thjesht kauboj,” thotë ai.

Megjithatë, ndryshe nga Vatikanin, i cili ka një histori të gjatë të njohjes ndërkombëtare, shteti i ri bektashi mund të përballet me sfida në krijimin e legjitimitetit dhe njohjes globale.

Një vend që ka shumë pak gjasa ta njohë atë është Irani, i cili ka shumë ndjekës kryesisht të fshehtë të islamit sufi, duke përfshirë disa bektashinj, por e sheh veten si rojtar i Islamit shiit, raporton New York Times.

“Iranianët janë sinqerisht mendimi im i fundit,” thotë Rama, pavarësisht kësaj duke theksuar se Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin në vitin 2022 pas sulmit kibernetik ndaj qeverisë shqiptare.
Krijimi i këtij mikroshteti do të kërkojë kohë dhe përpjekje për të realizuar, duke përfshirë negociata të mundshme për pronat dhe mbështetje nga aleatët ndërkombëtarë. Rama pranon se “ndoshta të gjithë do të thonë: ‘Ky është i çmendur’”, por ai është i vendosur të vazhdojë përpara me këtë nismë, duke shpresuar që të ofrojë një model të ri të bashkëjetesës. Ai shprehet se grindjet mbi pronësinë e pronave, vetëm do të minonin qëllimin e shtetit si një “model bashkëjetese”.

The post Si do të funksionojë “Vatikani i bektashinjve”, mikroshteti mysliman në Shqipëri, roli i Baba Mondit dhe krahasimi me Selinë e Shenjtë të Katolicizmit në Romë appeared first on Albeu.com.

Rama për New York Times: Shqipëria planifikon shtet të ri mysliman brenda Tiranës

By: Fia Nelaj
21 September 2024 at 12:39

New York Times i ka kushtuar një artikull Shqipërisë, ku shkruan se kryeministri Rama është zotuar se do të ndërtojë brenda Tiranës një enklavë sovrane të stilit të Vatikanit, e cila do t’i përkasë komunitetit Bektashi.

Ky model i Vatikanit sipas Ramës lejon që kryeqyteti i vendit të ketë për Bektashinjtë një hapësirë sa 5 blloqe të New Yorkut.

Sipas kryeministrit në këtë hapësirë do të lejohet alkooli, gratë do të veshin çfarë të duan dhe nuk do të vendosen rregulla të stilit të jetesës.

NYT shkruan se nëse gjithçka shkon siç është planifikuar, enklava bektashie do të bëhet shteti më i vogël në botë dhe në krye do të jetë kleriku bektakshi, Baba Mondi.

“Shteti i tij mysliman i shpresuar në Tiranë, do të jetë një enklavë sovrane e stilit të Vatikanit që do të kontrollojë territorin me madhësinë e pesë blloqeve të qytetit të Nju Jorkut dhe do të lejojë alkoolin, do t’i lejojë gratë të veshin çfarë të duan dhe të mos vendosin rregulla të stilit të jetesës”, shkruan NYT.

“Zoti nuk ndalon asgjë; prandaj na dha mendjen”, tha Baba Mondi për New York Times, duke shpjeguar se si synon të sundojë mbi një copë toke prej 27 hektarësh që Shqipëria dëshiron ta kthejë në një shtet sovran me administratën e saj, pasaportat dhe kufijtë.

Kryeministri Edi Rama ka thënë për New York Times se në të ardhmen e afërt do të shpallë planet për entitetin, që do të quhet Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi.

Vendodhja përfshin kryeqytetin shqiptar të Tiranës dhe Krujën.

“Të gjitha vendimet do të merren me dashuri dhe mirësi,” tha Baba Mondi.

Në intervistë, kryeministri Rama tha se qëllimi i shtetit të ri ishte të promovonte një version tolerant të Islamit me të cilin krenohet Shqipëria.

“Ne duhet të kujdesemi për këtë thesar, që është toleranca fetare dhe që nuk duhet ta marrim kurrë si të mirëqenë,” tha ai.

Një mikroshtet i moderuar islamik, tha kryeministri, do të dërgonte një mesazh: “Mos lejoni që stigma e muslimanëve të përcaktojë se cilët janë muslimanët”.

“Territori i shtetit të ri islamik të propozuar është një kompleks në një lagje banimi me qira të ulët në Tiranën lindore. Është vetëm një e katërta e madhësisë së qytetit të Vatikanit, aktualisht vendi më i vogël në botë, i qeverisur nga Papa, një monark absolut’, shkruan NY.

Baba Mondi tha se “madhësia nuk ka rëndësi”, duke shtuar: “Unë nuk kam nevojë të jem diktator”, megjithëse pranoi se i vetmi kufizim domethënës në autoritetin e tij do të jetë Zoti.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rama për New York Times: Shqipëria planifikon shtet të ri mysliman brenda Tiranës appeared first on Euronews Albania.

❌
❌