Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 September 2024Main stream

Ekstremistët në Portugali protestojnë kundër emigrantëve: Të dëbohet kush bën krime

By: Fia Nelaj
30 September 2024 at 16:17

Disa mijëra persona në Portugali kanë protestuar kundër emigracionit të pakontrolluar, në një tubim të thirrur nga partia ekstremiste CHEGA.

Demonstruesit marshuan përgjatë kryeqytetit Lisbonë me flamurin kombëtar portugez dhe me banera me parullat “Të dëbohen emigrantët që kryejnë krime”.

Kryetari i partisë CHEGA, André Ventura deklaroi se ata që vinin në Portugali për të punuar dhe kontribuuar ishin të mirëpritur.

“Emigracioni nuk mund të shihet vetëm nga këndvështrimi i mirëqenies sociale, por edhe nga ai i një drame që u diskutua në rrugët tona, drama e strehimit. Nëse ne lejojmë 15 për qind të të huajve të hyjnë në vend, atëherë nuk do të ketë mjaftueshëm shtëpi për këdo. Nuk ka kuptim të shtiremi se streha të tilla ka dhe ato nuk do ndërtohen për një vit,” –tha kryetar i ekstremistëve, André Ventura.

Tensione u verifikuan kur pjesëmarrësit në tubim iu afruan lagjeve të klasës punëtore, me një prani të theksuar emigrantësh.

Disa prej tyre u përleshën me aktivistë pro-emigracionit, që thonë se Portugalia duhet t’u hapë dyert të huajve.

Numri i të huajve që jetojnë në Portugali u rrit me mbi 33 për qind vitin e kaluar, duke shkuar mbi 1 milion. Kjo shifër, sipas Agjencisë për Integrimin, Migracionin dhe Azilin, përbën një të dhjetën e popullsisë totale.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ekstremistët në Portugali protestojnë kundër emigrantëve: Të dëbohet kush bën krime appeared first on Euronews Albania.

Before yesterdayMain stream

Pjesë e grupit që trafikonte emigrantë, ekstradohet nga Suedia 34-vjeçari me dy emra

By: user 5
28 September 2024 at 10:57

Është ekstraduar nga Suedia Klajdi Kondo, pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal, i cili gjatë viteve 2020 dhe 2021, ka transportuar emigrantë, drejt shteteve të BE-së, ilegalisht, me skaf.

Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve policore, ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Suedi, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të arrestuar në Suedi, Klajdi Kondo alias Klajdi Meto, 34 vjeç, i lindur në Fier.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2022, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal.

“Shtetasi K. K. alias K. M. akuzohet se gjatë periudhës 2020-2021, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka transportuar ilegalisht me skaf drejt Italisë dhe shteteve të tjera, kundrejt fitimeve, emigrantë sirianë, egjiptianë dhe iranianë”, njofton policia.

The post Pjesë e grupit që trafikonte emigrantë, ekstradohet nga Suedia 34-vjeçari me dy emra appeared first on Lapsi.al.

Fundoset anija me 33 emigrantë në brigjet e Greqisë, gjenden të vdekur 3 prej tyre

By: rom ario
23 September 2024 at 13:44

Një varkë me të cilën udhëtonin 33 emigrantë është fundosur në brigjet e Greqisë.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave hetimet nën koordinimin e Qendrës së Bashkuar Koordinuese për Kërkim Shpëtim (EKSED) po kryhen në zonën detare të Agios Isidoros, në veriperëndim të Samos, me qëllim gjetjen dhe shpëtimin e të huajve që ndodheshin në bordin e varkës.

Sipas informacioneve, në bordin e anijes ndodheshin 33 persona. Deri më tani janë gjetur 5 persona, ndërsa tre janë nxjerrë pa shenja jete. Numri i personave të zhdukur është 25.

Në operacion janë përfshirë mjete dhe forca të ndryshme:

– Një mjet Patrullë L.S.-EL.AKT.

– Një mjet patrullues në det të hapur (PATH)

– Një mjet patrullues L.S.-EL.AKT.

– Mjete Private EOD Samos

– Mjet Patrullë LS-EL.AKT nga toka

Në të njëjtën kohë, një helikopter i Forcave Ajrore është ngritur për të ndihmuar në kërkimin nga ajri.

Përpjekjet e forcave të shpëtimit janë penguar nga kushtet e pafavorshme të motit që mbizotërojnë në zonë. Erërat e fuqishme nga veriperëndimi po vështirësojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Fundoset anija me 33 emigrantë në brigjet e Greqisë, gjenden të vdekur 3 prej tyre appeared first on Euronews Albania.

Zbardhet projekt-vendimi i KQZ për votën e emigrantëve: Si do të regjitrohen zgjedhësit dhe dokumentet që duhen

By: lindita
23 September 2024 at 12:45

Zbardhet projekt-vendimi në lidhje me votën e emigrantëve. “Çdo shtetas shqiptar me të drejtë vote që ndodhet jashtë vendit në datën e zgjedhjeve dhe që dëshiron të ushtrojë të drejtën e votës për zgjedhjet për Kuvendin nga atje ku ndodhet, duhet të regjistrohet në listën e zgjedhësve jashtë vendit, në përputhje me rregullat e përcaktuara në këtë vendim”, thuhet në projekt-vendim. …

Source

Më shumë se 700 emigrantë kanë kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla

22 September 2024 at 15:10

Më shumë se 700 emigrantë kaluan Kanalin Anglez me 11 varka të vogla ditën e djeshme. Sipas Sky News shifra totale është rritur me 1% nga numri i njerëzve që kishin bërë kalimin në këtë kohë vitin e kaluar, por është 20% më pak në vitin 2022.

Shifra e të shtunës është më e ulët se 801 emigrantë që mbërritën në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar me varka të vogla në të njëjtën ditë një javë më parë.

Numri më i madh i mbërritjeve brenda një dite këtë vit deri më tani është 882 në 15 anije në 18 qershor.

Një zëdhënës i Home Office tha: “Ne të gjithë duam t’i japim fund kalimeve të rrezikshme me varka të vogla, të cilat kërcënojnë jetët dhe minojnë sigurinë tonë kufitare.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Më shumë se 700 emigrantë kanë kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla appeared first on Euronews Albania.

❌
❌