Fundoset anija me 33 emigrantë në brigjet e Greqisë, gjenden të vdekur 3 prej tyre
Një varkë me të cilën udhëtonin 33 emigrantë është fundosur në brigjet e Greqisë.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave hetimet nën koordinimin e Qendrës së Bashkuar Koordinuese për Kërkim Shpëtim (EKSED) po kryhen në zonën detare të Agios Isidoros, në veriperëndim të Samos, me qëllim gjetjen dhe shpëtimin e të huajve që ndodheshin në bordin e varkës.
Sipas informacioneve, në bordin e anijes ndodheshin 33 persona. Deri më tani janë gjetur 5 persona, ndërsa tre janë nxjerrë pa shenja jete. Numri i personave të zhdukur është 25.
Në operacion janë përfshirë mjete dhe forca të ndryshme:
– Një mjet Patrullë L.S.-EL.AKT.
– Një mjet patrullues në det të hapur (PATH)
– Një mjet patrullues L.S.-EL.AKT.
– Mjete Private EOD Samos
– Mjet Patrullë LS-EL.AKT nga toka
Në të njëjtën kohë, një helikopter i Forcave Ajrore është ngritur për të ndihmuar në kërkimin nga ajri.
Përpjekjet e forcave të shpëtimit janë penguar nga kushtet e pafavorshme të motit që mbizotërojnë në zonë. Erërat e fuqishme nga veriperëndimi po vështirësojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Më shumë se 700 emigrantë kanë kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla
- Qyteti i Ohajos anulon festivalin kulturor pas kërcënimeve ndaj emigrantëve haitianë
The post Fundoset anija me 33 emigrantë në brigjet e Greqisë, gjenden të vdekur 3 prej tyre appeared first on Euronews Albania.