Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 September 2024Main stream

“Sot duhet të guxojmë të gjithë”, Klevis Balliu: Shoqëria duhet të dalë nga koma

30 September 2024 at 21:36

Klevis Balliu, shef organizimi i Partisë Demokratike ishte këtë të hënë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, në Euronews Albania ku foli për ngjarjet e fundit të ndodhura në jetën politike.

Duke folur për protestën që pritet të mbahet në 7 tetor ai tha se tashmë kupa ka kohë që është mbushur, por për të bërë ndryshimin duhet të reagojnë të gjithë. Sips tij tashmë mosbindja civile duhet të jetë e gjerë dhe e vazhdueshme e nuk duhet të kufizohet vetëm brenda një dite proteste.

“Kupa ka kohë që është mbushur. Nuk është vetëm gabimi i opozitës, por si shoqëri. Sepse drejtësia nuk i takon as PS dhe as PD. Në rast se akuzat e opozitës do ishin të pabaza, unë do i mirëkuptoja çdo dyshim të cilitdo analist e qytetar. Por kur themi po kanë të drejtë, po këtu vidhet, këta janë mafioz, po vidhen zgjedhjet, janë falsifikuar dokumentet nga prokurorët e SPAK, po s’kemi ç’bëjmë. Kjo nuk funksionon kështu. Mungesa e guximit e bën situatën të vështirë. Ne sot duhet të guxojmë të gjithë”,-tha Balliu.

Balliu tha se Partia Demokratike dhe aleatët e saj me protestën e 7 tetorit do tregojnë se kanë guxim.

“Duhet të ndalojmë të gjitha diskutimet. Ne duhet ta bëjmë mosbindjen civile. Nëse nuk del të hënën nuk duhet të presim të kalojnë 6 muaj të tjerë. Do e vazhdojmë protestën në mënyrë konstante. Duhet bllokuar. Duhet të nxjerrim nga gjendja e komës ku ka hyrë Shqipëria. Vendi nuk mund të vazhdojë në normalitet kur këtu ka mbaruar çdo gjë”,-tha Balliu.

The post “Sot duhet të guxojmë të gjithë”, Klevis Balliu: Shoqëria duhet të dalë nga koma appeared first on Euronews Albania.

Kaosi dhe dhuna në Kuvend, PS pritet të kërkojë përjashtim për 24 deputetë

30 September 2024 at 20:57

Grupi parlamentar i PS pritet të depozitojë nesër kërkesë në Kuvend për përjashtime nga veprimtaria parlamentare të deputetëve të opozitës që u përfshin sot në tensionet në sallën e seancave plenare. Lajmin e ka bërë të ditur për Euronews Albania, gazetarja Eksiola Shehu.

Në bazë të rregullores së Kuvendit afati për depozitimin e kërkesës është 24 deri në 48 orë nga konstatimi i veprimeve në varësi të ditëve të përjashtimit, që variojnë nga 10 deri në 60 ditë.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja Shehu, grupi parlamentar i PS do kërkojë përjashtimin e 24 deputetëve opozitarë:

Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Gështenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho.

Seanca e kësaj të hëne e cila zgjati vetëm 13 minuta u ndërpre për shkak të tensioneve të shumta. Deputetët opozitar fillimisht bllokuan foltoren e nisën të gjuajnë me sende të forta në drejtim të kryeparlamentares.

Më pas ata nxorrën karriget jashtë sallës dhe i dogjën në oborr. Akt ky që u dënua nga mazhoranca.

PS kërkesë përjashtimi për 24 deputetë
1 of 2

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kaosi dhe dhuna në Kuvend, PS pritet të kërkojë përjashtim për 24 deputetë appeared first on Euronews Albania.

Erdogan: Nëse Izraeli s’ndalet, OKB-ja duhet të rekomandojë përdorimin e forcës

30 September 2024 at 20:50

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së duhet të rekomandojë përdorimin e forcës, në përputhje me një rezolutë të miratuar në vitin 1950, nëse Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk arrin të ndalojë sulmet e Izraelit në Gaza dhe Liban.

“Asambleja e Përgjithshme e OKB-së duhet të zbatojë me shpejtësi autoritetin për të rekomanduar përdorimin e forcës, siç bëri me rezolutën e vitit 1950 Bashkimi për Paqe, nëse Këshilli i Sigurimit nuk mund të tregojë vullnetin e nevojshëm”, tha Erdogan pas një takimi të kabinetit në Ankara.

Ai gjithashtu u bëri thirrje vendeve muslimane që të ndërmarrin hapa ekonomikë, diplomatikë dhe politikë kundër Izraelit për t’i bërë presion atij që të pranojë një armëpushim dhe shtoi se sulmet e Izraelit do t’i shënjestrojnë edhe ata nëse nuk ndalet së shpejti.

The post Erdogan: Nëse Izraeli s’ndalet, OKB-ja duhet të rekomandojë përdorimin e forcës appeared first on Euronews Albania.

Netanyahu mesazh iranianëve: Izrali qëndron me ju! Do jeni të lirë…

30 September 2024 at 20:43

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka lëshuar një video të re duke iu drejtuar iranianëve në të cilën ai thotë se struktura iraniane “e zhyt rajonin tonë më thellë në errësirë ​​dhe më thellë në luftë”.

“Çdo ditë, kukullat e tyre eliminohen. Pyetni komandantin e Hamasit, Mohammed Deif, pyesni Hezbollahun, Hassan Nasrallah. Nuk ka askund në Lindjen e Mesme që Izraeli nuk mund të arrijë. Nuk ka askund ku nuk do të shkojmë për të mbrojtur popullin tonë dhe për të mbrojtur vendin tonë”, tha Netanyahu në videon që postoi në X.

“Çdo moment që kalon, regjimi po ju afron juve, popullit fisnik persian, më pranë humnerës. Shumica dërrmuese e iranianëve e dinë se regjimit të tyre nuk i intereson aspak ata,” tha ai.

Netanyahu shtoi se kur Irani të jetë “përfundimisht i lirë”, Izraeli dhe Irani do të jenë në “paqe”, me përparimet e turizmit dhe teknologjisë në dobi të të dy vendeve.

Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei u ka bërë thirrje myslimanëve në mbarë botën që të bashkohen dhe të “qëndrojnë pranë popullit të Libanit dhe Hezbollahut krenar”, pas raportimeve për  vrasjen e liderit të grupit libanez Hassan Nasrallah  në një sulm ajror izraelit të premten.

Në një deklaratë të shtunën, Khamenei dënoi sulmet “kriminale” të Izraelit ndaj Libanit dhe e përshkroi politikën e tij si jo largpamëse

The post Netanyahu mesazh iranianëve: Izrali qëndron me ju! Do jeni të lirë… appeared first on Euronews Albania.

PD dogji karriget e Kuvendit, Rama: Revoltë kundër vendimit të gjykatës

30 September 2024 at 20:21

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me kaosin e ditës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë.

Teksa ishte në takimin e hapur e zhvilluar për nismën “Deputeti që Duam”, Rama tregoi foton ku karriget e deputetëve ishin në zjarr pasi u dogjën nga opozitarët.

Ai tha se deputetët e opozitës i vendosën flakën karrigeve ku janë zgjedhur nga populli që të ulen, pasi kundërshtojnë një vendim gjykate.

“ky është një zjarr i ndezur me karriget e deputetëve të zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë për tu ulur në ato karrige e për të përfaqësuar ata që i çojnë atje, në shenjë revolte ndaj një vendimi gjykate. E solla këtu këtë imazh, sepse dua të them pak fjalë për politikën e cila prej shumë kohësh, jo vetëm në Shqipëri por edh enë vende të zhvilluara kalon ditë jo të mira në perceptimin publik, e në të vërtet është një mjet që i ka bërë gjëra jashtëzakonisht të mëdha në historinë e njerëzimit, por ka bërë edhe katastrofa shumë të mëdha.

Refuzimi i politikës si diçka e keqe, si diçka e pistë me të cilën më mirë të mos ngatërrohesh është foshnjarak sepse është e pamundur që ta vendosësh ti se çfarë politika bën apo nuk bën me ty. ti mund të vendosësh vetëm se sa ti mund ta përmirësosh politikën. por në rast se ti refuzon të merresh me të, ajo ka gjithë pushtetin që të merret me ty. Çdo gjë jashtë dyerve të shtëpisë, lidhet me politikën dhe me vendimet e saj. Por edhe brenda shtëpisë, shumëçka lidhety me politikën e vendimet e saj.

Mes këtyre dy pamjeve, jo absolute, qëndron edhe ndarja këtu tek ne, mes nesh, që përpiqemi të ndërtojmë, shërojmë, mbjellim dhe atyre që nga ana tjetër shkatërrojmë, plagosin, shkulin, djegin”,-tha Rama.

Kujtojmë se kaosi i kësaj të hëne në Kuvendin e Shqipërisë vjen pasi Gjykata e Apelit dha vendimin 1 vit burg për deputetin Ervin Salianji, i cili dënohet me akuzën “dhënie e dëshmisë së rreme” për çështjen “Babale”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post PD dogji karriget e Kuvendit, Rama: Revoltë kundër vendimit të gjykatës appeared first on Euronews Albania.

Abuzuan me fondet e rindërtimit, arrestohen 5 punonjës të Bashkisë Rrogozhinë

30 September 2024 at 19:16

Pesë zyrtarë të bashkisë Rrogozhinë janë arrestuar këtë të hënë. ata akuzohen për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”,  “Falsifikimit” dhe “Mashtrimit” me fondet e rindërtimit.

Dëmi që këta persona i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit sipas njoftimit, llogaritet në vlerën 353.471.090 lekë.

Gjithashtu, krahas personave të ndaluar, në hetim janë dhe 78 shtetasit të cilët kanë bashkëpunuar për përfitimin e fondeve të rindërtimit. Këta të fundit akuzohen për veprën penale “Mashtrim” parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.

Njoftimi

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka kërkuar masat “arrest me burg” për pesë zyrtarë të Bashkisë Rrogozhinë të cilët akuzohet se kanë kryer veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”,  “Falsifikimit” dhe “Mashtrimit” me fondet e rindërtimit, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm në vlerën  353.471.090 lekë.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka miratuar kërkesën e Prokurorisë së Durrësit për shtetasit: M.M. (ish-punonjës i Bashkisë Rrogozhinë), Xh.U. (aktualisht përgjegjëse e zyrës së Rinisë dhe Sportit Bashkia Rrogozhinë), B.B. (punonjës në Bashkinë Rrogozhinë), E.L. (ish-punonjës Bashkia Rrogozhinë), E.R. (aktualisht specialiste në zyrën e burimeve njerëzore, Bashkia Rrogozhinë).

Nga hetimi rezulton se shtetasit e sipërcituar kanë kryer veprat e mësipërme penale në te paktën 78 raste. Nga hetimi rezulton se banesat për të cilat është dhënë dëmshpërblimi për shkak të dëmtimeve nga tërmeti nuk kanë qenë për strehim por në dosjet e tyre janë shënuar objekte të tjera, përfshi dhe kasolle të derrave e lopëve.

Gjithashtu, krahas personave të ndaluar, në hetim janë dhe 78 shtetasit të cilët kanë bashkëpunuar për përfitimin e fondeve të rindërtimit. Këta të fundit akuzohen për veprën penale “Mashtrim” parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Abuzuan me fondet e rindërtimit, arrestohen 5 punonjës të Bashkisë Rrogozhinë appeared first on Euronews Albania.

A janë të dëmshme llixhat? Fizioterapisti: Kujdes ata që vuajnë nga artriti…

30 September 2024 at 19:13

A janë llixhat të dëmshme? Kjo ishte tema e diskutimit këtë të hënë në emisionin “People” në Euronews Albania. Për të folur për këtë ishte i ftuar fizioterapisti Altin Erindi.

Sipas tij llixhat janë të ngjashme me SPA-t ku njerëzit ikin për tu relaksuar, ama shoi ai ato nuk përmirësojnë shëndetin e të sëmurëve madje mund të bëjnë edhe të kundërtën duke dëmtuar shëndetin.

“Llixha hyn te konceptet e SPA. Vend ku ti mund të relaksohesh, por në konceptim e shërimit të artritit, apo formave të ngjashme ajo nuk ka asnjë efekt pozitiv, madje ka efekte negative.

Ata që thonë se u ka bërë mirë, arsyeja është se normalisht në pamje të parë muskujt ngrohen, qetësohen, e mund të ndihesh i çliruar dy ditë, por problemi është a kanë efekt mbrapa pozitiv? Gjendja më pas vijon të agravohet. Temperatura e lartë gjithmonë e rrit inflamacionin.

The post A janë të dëmshme llixhat? Fizioterapisti: Kujdes ata që vuajnë nga artriti… appeared first on Euronews Albania.

Biden kundër ofensivës tokësore të Izraelit në Liban, kërkon armëpushim

30 September 2024 at 18:40

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, kundërshtoi idenë e nisjes së një ofensive tokësore nga Izraeli në Liban dhe bëri thirrje për një armëpushim, në një kohë tensionesh të shtuara pas vrasjes së Hassan Nasrallahut, liderit të Hezbollahut grupit militant që është edhe parti politike, e që kontrollon pjesën më të madhe të Libanit jugor.

I pyetur nëse është në dijeni të planeve të Izraelit për një operacion të tillë dhe nëse ishte i qetë me këtë plan, Biden u tha gazetarëve: “Jam më i informuar nga sa mund të mendoni dhe jam i qetë me ndaljen [e planit për operacion tokësor]. Duhet të kemi një armëpushim tani”.

Më herët gjatë ditës, ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, aludoi se shteti i tij po përgatitet për një ofensivë tokësore në Liban.

Duke folur me trupat e brigadës 188 të armatosur dhe të trupave të këmbësorisë Golani në kufirin verior, Gallant tha:

“Eliminimi i [Hassan] Nasrallahut është një hap shumë i rëndësishëm, por nuk është gjithçka. Ne do të përdorim të gjitha aftësitë që kemi”.

Ai iu referua vrasjes së udhëheqësit të Hezbollahut më 27 shtator gjatë sulmeve në periferi të Bejrutit.

Hezbollahu është organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërkaq Bashkimi Evropian e ka në listë së zezë krahun e tij të armatosur, por jo dhe partinë politike. Partia politike Hezbollah ka ulëse në Parlamentin libanez.

Gallant shtoi se “nëse dikush nga ana tjetër nuk e ka kuptuar se çfarë nënkuptojnë aftësitë, do të thotë të gjitha aftësitë dhe ju jeni pjesë e kësaj përpjekjeje”.

Izraeli së fundi ka intensifikuar sulmet në jug të Libanit, por edhe në Bejrut, duke vrarë disa komandantë të lartë të Hezbollahut.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Biden kundër ofensivës tokësore të Izraelit në Liban, kërkon armëpushim appeared first on Euronews Albania.

Kaosi në Kuvend, Spiropali: Opozita e ktheu në skenë krimi! Drejtësia ta shqyrtoj

30 September 2024 at 18:33

Ashtu sikurse kishin paraljmëruar deputetët e opozitës nuk e lejuan zhvillimin normale të seancës plenare këtë të hënë. Nga bllokimi i foltores, gjuajtjes me sende të forta e deri te djegia e karrigeve të deputetëve jashtë parlamentit, ishin masat e marra nga opozitarët për ndalimin e seancës.

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka reaguar me anë të një statusi në Facebook lidhur me këtë aksion të opozitarëve duke thënë se djegia e karrigeve të deputetëve dëshmon nivelin më ekstrem të mungesës së respektit për qytetarët, ligjin dhe institucionet e shtetit demokratik.

Ajo shkruan se aktet ekstreme të dhunës e kthyen Kuvendin në një skenë krimi ndërsa shtoi se këto duhen marrë në shqyrtim nga organet ligjzbatuese.

“Karriget tona janë të qytetarëve” tha një deputet i opozitës! Kjo është shumë e vërtetë dhe prandaj ato karrige janë për t’u respektuar duke u ulur mbi to me peshën e besimit të marrë prej qytetarëve. Djegia e tyre dëshmon nivelin më ekstrem të mungesës së respektit për qytetarët, ligjin dhe institucionet e shtetit demokratik.

Fatkeqësisht zjarrin mbi parlamentet e kanë vënë vetëm përbuzësit dhe shkatërruesit më të mëdhenj të demokracisë në historinë e saj. Edhe më fatkeqësisht zjarrvënia e sotme, dhe aktet ekstreme të dhunës brenda sallës, e kanë kthyer Kuvendin në një skenë krimi, për t’u marrë në kqyrje nga organet ligjzbatuese.

Keqardhje e thellë!”-shkruan Spiropali.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kaosi në Kuvend, Spiropali: Opozita e ktheu në skenë krimi! Drejtësia ta shqyrtoj appeared first on Euronews Albania.

I hoqën emrin në Parlament, Ervin Salianji reagon nga burgu: Asgjë nuk më ndal

30 September 2024 at 18:06

Pas seancës pleanre e cila zgjati vetëm 13 minuta, ka reaguar edhe deputeti demokrat Ervin Salianji i cili tashmë ndodhet në burg.

Salianji reafoi pasi Kuvendi i ndërpreu mandatin e deputetit. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali shpalli vakancën në nisje të seancës dhe i kërkoi KQZ-së vijimin e procedurave për të zëvendësuar deputeti demokrat.

“Sot me vendimin politik të Edi Ramës, socialistët vendosin ta fshijnë emrin tim nga rradhët e opozitës në Parlament, duke hequr mandatin e dhënë nga qytetarët e Korçës!
Jam krenar që në çdo ditë të ekzistencës time politike i kam shërbyer vetëm interesit të qytetarëve! Edhe nga burgu politik do të vazhdoj të jem tmerri i atyre që mendojnë se me izolimin tim do të më mbyllin gojën.

The post I hoqën emrin në Parlament, Ervin Salianji reagon nga burgu: Asgjë nuk më ndal appeared first on Euronews Albania.

“Edi Rama ta harrojë, opozita nuk do ndalet”-Flamur Noka flet për protestën masive…

30 September 2024 at 17:36

Seanca e kësaj të hënë në Kuvendin e Shqipërisë nisi me kaos. Flamur Noka foli pas seancës plenare se kjo panoramë kaosi do të jetë çdo të hënë e çdo të enjte e sa herë të ketë parlament, pasi sipas tij nuk ka kompromise me qeverinë që kërcënon me burg çdo individ që këdo që denoncon dhe lufton për interesin publik.

“Edi Rama duke sulmuar opozitën prej 3 vitesh i ka vënë flakën demokracisë në Shqipëri. Edi Rama po bën gjithçka për ti vënë flakën Shqipërisë për interesa të xhepit të tij dhe të oborrtarëve të tij. Ne jemi këtu për të kryer misionin tonë që na kanë kërkuar demokratët dhe populli opozitar. Kemi tre vite që Edi Rama na ka hapur luftë.

Tentoi të na likuidonte si forcë politike, dështoi, zgjodhi të arrestonte politikisht liderin e opozitës e tani me radhë po i kërcënon liderin e Partisë së Lirisë, të Partisë Republikane, burgosi Fredi Belerin dhe tani burgosi Ervin Salianjin.

Ai shikon si zgjidhje kërcënimin me burg për këdo që denoncon dhe lufton për interesin publik. Kushdo që i nxjerr të palarat e drogës dhe krimit të organizuar Edi Ramës, kërcënohet me burg. Ne jemi të vendosur të mos ndalojmë. Ne nuk stepemi! Edi Rama ta harrojë që mund të likuidoje opozitën. Ne do jemi ditën e hënë në orën 6 në ballë të aksionit qytetar, e pa ndalim, kundër këtij regjimi. Shqiptarët nuk meritojnë një narko-regjim, por një qeverisje të drejtë. Kërkojmë qeveri teknike. Nuk ka kompromis me krimin”,-tha Flamur Noka.

Kujtojmë se më datë 7 tetor pritet të zhvillohet protesta opozitare e cila do i paraprijë ashtu siç ëshë parlajmëruar nga demokratët një mosbindje të gjatë civile.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Edi Rama ta harrojë, opozita nuk do ndalet”-Flamur Noka flet për protestën masive… appeared first on Euronews Albania.

VIDEO| Nga djegia e karrigeve te deklaratat e forta, çfarë ndodhi në seancën plenare

30 September 2024 at 17:24

Seanca plenare e kësaj të hëne siç ishte parashikuar nisi dhe përfundoi me tensione e përplasje të shumta. Deputetët e Partisë Demokratike që në nisje të seancës u mblodhën para foltores, duke bërë kështu bllokimin e saj në shenjë proteste.

Ata gjithashtu hodhën sende të forta në drejtim të kryeparlamentares Elisa Spiropali, e cila tentoi të vijonte seancën normalisht.

Protesta e deputetëve opozitar, duket se vijoi edhe në ambientet e jashtme ku ata u vunë zjarrin karrigeve të deputetëve.

Në mes të kësaj situate, socialisti Niko Peleshi kërkoi shtyrjen e seancës.

“E nderuar kryetare e seancës duke qenë se seanca nuk mund të vazhdojë në këtë mënyrë, kërkojmë një pushim”,-tha Niko Peleshi.

Kjo kërkesë u pranua nga kryeparlamentarja Spiropali, kështu seanca u mbyll në vetëm 13 minuta.

Partia Demokratike ka paralajmëruar se në 7 tetor do të nisë një protestë masive. Gazetari i Eruonews Albania, Ardit Hoxha tha se kjo protestë pritet të jetë e shtrirë në të gjitha rrugët e Tiranës, duke tentuar “paralizimin” e jetës në kryeqytet.

LEXONI GJITHASHTU:

The post VIDEO| Nga djegia e karrigeve te deklaratat e forta, çfarë ndodhi në seancën plenare appeared first on Euronews Albania.

Përplasje në parlament, opozita nxjerr jashtë karriget dhe u vë flakën

30 September 2024 at 17:10

Ka nisur me përplasje seanca plenare e mbajtur këtë të hënë. Deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar foltoren në shenjë proteste ndërsa kryeparlamentarja ka tentuar të vijojë seancën normalisht.

Ata kanë hedhur edhe sende të forta në drejtim të kryeparlamentares.

Kjo përplasje vjen pasi deputetët e opozitës paralajmëruan se nuk do të kishte më marrëdhënie institucionale mes opozitarëve dhe mazhorancës në parlament, pas arrestimit të deputetit demokrat Ervin Salianji.

Në ambientet e jashtme të parlamentit deputetët opozitar kanë nxjerrë karriget e u kanë vendosur flakën.

The post Përplasje në parlament, opozita nxjerr jashtë karriget dhe u vë flakën appeared first on Euronews Albania.

Navalny mund të ketë vdekur nga helmimi në burg, ç’tregojnë hetimet

30 September 2024 at 17:00

Politikani opozitar rus dhe kritiku i hapur i Kremlinit, Aleksei Navalny, i cili vdiq në burg në shkurt të këtij viti, mund të jetë helmuar, tha grupi hetues Insider.

Ky grup iu referua dokumenteve zyrtare që duket se ishin redaktuar për t’u përputhur me pretendimet e Rusisë se ai vdiq nga problemet kardiake.

Sipas një raporti nga Insider, publikuar më 29 Shtator, grupi ka marrë dy variante të dokumenteve zyrtare mbi vendimin për të mos nisur një hetim mbi vdekjen e Navalnyt në shkurt në burgun e largët Polar Ëolf në distriktin Arktik të Yamalo-Nenets, ku ai po kryente dënimin për akuzat që ai dhe mbështetësit e tij i konsideronin të motivuara politikisht.

Të dy dokumentet janë lëshuar më 26 korrik 2024, dhe teksti në një nga ato, tha Insider, duket se është ndryshuar dhe tani përputhet me shpjegimin zyrtar për vdekjen e aktivistit kundër korrupsionit.

E veja e Navalnyt, Yulia Navalnaya, ka thënë se burri i saj “në minutat e fundit të jetës së tij, ankohej për dhimbje të forta në stomak”, ndërsa bashkëpunëtorët e Navalnyt kanë thënë se ai u vra në burg me shumë gjasa me urdhër të Kremlinit, një pretendim që Kremlini e ka mohuar me forcë.

Një nga dokumentet – me shumë gjasa të lëshuar fillimisht sipas Insider – thuhet se më 16 shkurt Navalny “filloi të ankohej për dhimbje të forta në zonën e abdomenit dhe filloi të kishte konvulsione dhe humbte vetëdijen”

Një dokument tjetër, që duket se është redaktuar, nuk përmend simptomat e përshkruara në dokumentin fillestar. Raporti zyrtar i autopsisë tha se hipertensioni dhe sëmundje të tjera shkaktuan një çrregullim të ritmit të zemrës që çoi në vdekjen e Navalnyt.

“Shkaku zyrtar i vdekjes, çrregullimi i ritmit të zemrës, nuk do të shpjegonte simptomat që shohim në (raportin e parë): dhimbje të forta abdominale, të vjella dhe konvulsione. Është e pamundur që simptomat e tilla të shpjegohen nga ndonjë gjë tjetër përveç helmimit”, sipas specialistit Aleksandr Polupan, që e trajtoi Navalnyn në një spital në Omsk, pas helmimit të tij me një agjent nervor të stilit Novichok në vitin 2020.

“Intervali i shkurtër mes dhimbjes abdominale dhe konvulsioneve sugjeron se mund të ketë qenë, për shembull, një substancë organofosforike (klasa e substancave ku përfshihet edhe Novichok), por vetëm nëse ishte aplikuar nga brenda, jo nga jashtë”, shtoi ai.

Me të u pajtuan edhe mjekë të ndryshëm të intervistuar nga Insider.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Navalny mund të ketë vdekur nga helmimi në burg, ç’tregojnë hetimet appeared first on Euronews Albania.

Shuhet në moshën 88-vjeçare legjenda e muzikës country

30 September 2024 at 16:55

Legjenda e muzikës country dhe aktori i “A Star is Born”, Kris Kristofferson, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare.

Zëdhënësja e familjes, Ebie McFarland, ka njoftuar se Kristofferson humbi jetën në mënyrë paqësore në shtëpinë e tij në Maui, Hawaii, të shtunën.

Mediat e huaja shkruajnë se nuk është dhënë asnjë shkak i vdekjes, por muzikanti vuante nga humbja e kujtesës që kur ishte në të 70-at.

I lindur në Brownsville, Teksas, Kristofferson filloi karrierën e tij muzikore në mesin e viteve 1960.

Pavarësisht se ishte vetë këngëtar, shumë nga këngët e tij njiheshin më mirë si të interpretuara nga të tjerët.

Në mesin e viteve 1980 ai bashkoi forcat me Willie Nelson, Johnny Cash dhe Waylon Jennings për të krijuar supergrupin e vendit “The Highwaymen”, duke lëshuar tre albume përpara se të katër të ktheheshin në karrierën e tyre solo.

Kristofferson fitoi një çmim “Grammy” për hitinHelp Me Make It Through The Night” dhe u fut në Sallën e Famës së Muzikës Country në 2004.

Si aktor, ai fitoi çmimin “Golden Globe 1976” për aktorin më të mirë pas interpretimit të tij në dramën romantike “A Star is Born” përballë Barbra Streisand.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shuhet në moshën 88-vjeçare legjenda e muzikës country appeared first on Euronews Albania.

Festivali kombëtar i sazeve, emra të njohur të instrumenteve popullore në Leskovik

30 September 2024 at 16:46

Prej 5 vitesh në Leskovik, në trevën e njohur juglindore organizohet Festivali Kombëtar Tipologjik i Sazeve.

Këtë vit ndryshe nga vitet e tjera, pjesë e këtij festivali janë bërë emrat më të njohur të instrumenteve popullore mes të cilëve Bashkim Hoxha i “Bilbilave të Vrionit” dhe Aleks Xhelili, klarinetisti i njohur kolonjar. Për ta sazet janë vetë jeta dhe frymëmarrja e çdo dite.

Ata tregojnë se sazet mund të përkufizohen si jeta e tyre.

Instrumentisti i njohur Fatos Qerimi, pjesë e jurisë së këtij festivali është shumë i kënaqur për vëmendjen e treguar ndaj sazeve të muzikës burimore shqiptare

Për drejtorin e festivalit Niko Kotherja, sazet janë rikthyer në Leskovik, aty ku dhe kanë origjinën.

Festivali sipas organizatorëve do të zgjasë 3 netë, dy në Leskovik dhe nata finale në shesin kryesor të Ersekës, në trevën e cila është shumë e njohur për sazet popullore.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Festivali kombëtar i sazeve, emra të njohur të instrumenteve popullore në Leskovik appeared first on Euronews Albania.

Papa kundër abortit: Mjekët që e kryejnë janë vrasës me pagesë

30 September 2024 at 16:31

Papa Françesku ka përfunduar vizitën në Belgjikë, e konsideruar kontradiktore për shkak të dënimit të abortit. Edhe në fluturim, teksa kthehej në Vatikan, ati i shenjtë nuk është kursyer, duke cilësuar si “vrasës” mjekët që e ushtrojnë këtë praktikë.

 “Mjekët që me vetëdije e kryejnë këtë janë, më lejoni ta them, vrasës. Dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim, pasi merret jeta e një njeriu”,-tha Papa Françesku, kreu i Kishës Katolike.

Komentet erdhën teksa Belgjika ndodhet në prag të përditësimit të ligjit për abortin. Ligjvënësit synojnë ta zgjasin kufirin ligjor për procedurën shëndetësore nga 12 në 18 javë. Edhe Parlamenti Evropian ka bërë thirrje për nisma që synojnë garantimin e abortit për të gjithë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Papa kundër abortit: Mjekët që e kryejnë janë vrasës me pagesë appeared first on Euronews Albania.

“Tentativa për destabilizim në RMV”, Toshkovski: Do ti përgjigjemi ashpër opozitës

30 September 2024 at 16:25

Një fotografi prej selisë së partisë Bashkimi Demokratik për Integrim ndezi reagime në opinion. BDI nisi fushatën “A jeni gati?” pa zbuluar detaje të shumta, e më pas u vendosën edhe banderola nëpër qytete me fotografinë e liderit Ali Ahmeti.

Nga BDI ende nuk bëjnë të ditur detajet, por nga burime të brendshme mësohet se po jetësohet ideja për protesta, e cila ishte në tavolinë prej ditës kur u formua qeveria e re dhe u la jashtë Fronti evropian.

Ministri i punëve të brendshme, Pançe Toshkovski, paralajmëroi edhe sot se çdo tentim për destabilizim të vendit do të ketë përgjigje të ashpër nga forcat e rendit.

 “Ministria e Punëve të Brendshme është e gatshme që të përgjigjet për çdo sfidë në të ardhmen. Sfida që do të jenë në drejtim të destabilizimit të Maqedonisë nëse ka. Nëse në realitet, në të ardhmen do të ketë, do të përgjigjemi ashpër”,-tha Panço Toshkovski, ministër i punëve të brendshme në RMV

E Zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti, për paralajmërimet e BDI-së u përgjigj shkurt.

 “Derisa shkojnë me mend e Z. Grubi, nuk i kanë punët mirë”,-tha Izet Mexhiti, zv.kryeministër i RMV.

Kjo nismë e opozitës shqiptare vjen në 100 ditshin e Qeverisë, ditë të cilat sipas koalicionit VLEN, kanë qenë të suksesshme, por opozita e kundërshton.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Tentativa për destabilizim në RMV”, Toshkovski: Do ti përgjigjemi ashpër opozitës appeared first on Euronews Albania.

Mbi 15 persona kanë humbur jetën në Meksikë nga “stuhia zombi” John

30 September 2024 at 15:36

Të paktën 15 persona kanë vdekur në Meksikë si pasojë e uraganit John, ka konfirmuar presidenti i vendit Andrés Manuel López Obrador.

Stuhia goditi për herë të parë një javë më parë si stuhi e kategorisë së tretë në bregun e Paqësorit të Meksikës, në jug-lindje të vendpushimit të Acapulco.

Më pas u dobësua dhe u shpërnda mbi malet e shtetit Guerrero përpara se të rifitonte forcën mbi ujërat e Paqësorit dhe të godiste bregun meksikan për herë të dytë, duke bërë që meteorologët ta përshkruanin atë si një “stuhi zombie”.

Shirat e dendur të tij shkaktuan rrëshqitje dheu dhe përmbytje, duke ndërprerë jetën e shumë banorëve dhe duke vrarë më shumë se një duzinë.

Termi “stuhi zombie” u përdor për herë të parë nga meteorologët e Shërbimit Kombëtar të Motit të SHBA në vitin 2020 për të përshkruar një stuhi që shpërndahet vetëm për t’u rigjeneruar përsëri.

Të dielën, presidenti López Obrador tha se numri i të vdekurve në Guerrero kishte arritur të paktën 15, por mediat lokale kanë vendosur numrin total të vdekjeve në tre shtetet më të goditura në më shumë se 20, me disa që thonë se është deri në 29.

Meteorologët thanë se ndërsa uragani John shpërtheu mbi pemë dhe dëmtoi ndërtesat, ditët e shirave të rrëmbyeshëm që shkaktoi ishin më vdekjeprurëse.

LEXONI GJTHASHTU:

The post Mbi 15 persona kanë humbur jetën në Meksikë nga “stuhia zombi” John appeared first on Euronews Albania.

Komisioni Evropian emëron 13 ekspertë për të hartuar Kodin e AI

30 September 2024 at 15:27

Komisioni Evropian ka shpallur sot listën e ekspertëve të pavarur nga BE, SHBA dhe Kanada, të ngarkuar për të udhëhequr punën për hartimin e një Kodi të Praktikës për Inteligjencën Artificiale me Qëllime të Përgjithshme, i cili përfshin modele gjuhësore si ChatGPT dhe Google Gemini.

13 ekspertët e vendosur të drejtojnë katër rrjedha të ndryshme pune që duhet të çojnë në një Kod Praktik sipas Aktit të AI deri në prill 2025 u emëruan në një deklaratë nga ekzekutivi.

Akti i AI i BE-së, i cili hyri në fuqi muajin e kaluar, ofron rregulla të rrepta për ofruesit e modeleve GPAI, të cilat do të hyjnë në fuqi në gusht 2025.

Sipas rregullave, Zyra e AI, një njësi brenda Komisionit, inkurajohet të hartojë një Kod të krijuar për të lehtësuar zbatimin e rregullave të Aktit të AI për kompanitë, duke përfshirë transparencën dhe rregullat që lidhen me të drejtën e autorit, taksonominë e rrezikut sistemik, vlerësimin e rrezikut dhe masat zbutëse.

Ekspertët kishin kohë deri më 25 gusht për të aplikuar për rolin dhe të përzgjedhurit përfshijnë Rishi Bommasani (SHBA), Drejtues i Shoqërisë në Qendrën e Kërkimeve mbi Modelet Stanford, Marietje Schaake (Holandë), një ish-deputete dhe tani bashkëpunëtore në Qendrën e Politikave Kibernetike në Stanford dhe në Institutin për Inteligjencën Artificiale të Përqendruar në Njeriun dhe Yoshua Bengio (Kanada), i njohur për punën e tij në mësimin e thellë për të cilin mori çmimin AM Turing 2018.

Sot, rreth 1,000 pjesëmarrës, duke përfshirë ofruesit e modeleve të AI për qëllime të përgjithshme, ofruesit e mëvonshëm, industrinë, shoqërinë civile, akademinë dhe ekspertë të pavarur, do të marrin pjesë në seancën e parë plenare online për të ndihmuar në zhvillimin e Kodit, tha Komisioni.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Komisioni Evropian emëron 13 ekspertë për të hartuar Kodin e AI appeared first on Euronews Albania.

❌
❌