Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 October 2024Main stream

Pesë shenjat që tregojnë se po konsumoni shumë sheqer

1 October 2024 at 17:43

Njerëzit në mënyrë të pavetëdijshme po hanë shumë sheqer se sa duhet, edhe nëse po përpiqen ta shmangin.

Shumë prej nesh e dimë se sheqeri nuk është i mirë për shëndetin tonë. Për këtë arsye, është diçka që shumë njerëz përpiqen ta reduktojnë në rutinën e tyre të përditshme, ose duke ngrënë më pak ushqime me sheqer ose duke zgjedhur versione të pijeve me gaz pa sheqer, shkruan Express.co.uk.

Por, pavarësisht përpjekjeve tona më të mira, ne ende mund të konsumojmë më shumë sheqer sesa e kuptojmë – me shumë ushqime që përmbajnë sheqer, pa e vërejtur këtë. Kjo për shkak se mund të renditet si një përbërës me një emër tjetër, si saharozë, shurup misri ose dekstrozë.

Dhe erëzat që shtojmë rregullisht në vaktet tona, të tilla si ketchup dhe salca e ‘barbecue’, janë shkelje të tjera kur bëhet fjalë për përmbajtjen e sheqerit. Ndërsa mund të mos mendoni se kjo është diçka për t’u shqetësuar shumë, është e rëndësishme të mbani mend se gjithçka duhet të llogaritet.

Ngrënia e tepërt e sheqerit është e lidhur me një sërë çrregullimesh shëndetësore si obeziteti, diabeti, presioni i lartë i gjakut, prishja e dhëmbëve dhe kolesteroli i lartë. Prandaj, zbulimi i ndonjë shenje paralajmëruese se po e teproni me sheqerin është jetike.

Një eksperte deklaroi për British Vogue për disa shenja paralajmëruese ndaj të cilave duhet të keni kujdes. Dr Lela Ahlemann, një specialiste në dermatologji, flebologji, proktologji dhe mjekësi ushqimore, ndau pesë simptoma që duhet t’i merrni parasysh.

Shtimi në peshë dhe uria e vazhdueshme

Sheqeri është i dendur me kalori, që do të thotë se shumë prej sasisë mund të çojë në shtim të shpejtë në peshë. Megjithatë, kjo nuk është e vetmja arsye.

Dr. Ahlemann shpjegoi se mund t’ju bëjë të ndiheni “vazhdimisht” të uritur. Ajo tha: “Arsyeja për këtë është se sheqeri rrit nivelet e glukozës në gjak në afat të shkurtër, por nuk është i ngopur, për shkak të mungesës së fibrave. Kur jeni gjithmonë të uritur, përfundoni duke ngrënë më shumë sesa keni nevojë, gjë që më pas çon në shtim në peshë”.

Aknet

Dr. Ahlemann zbuloi se konsumi i sheqerit mund të shkaktojë rritjen e niveleve të një hormoni të quajtur faktori i rritjes i ngjashëm me insulinën 1, ose IGF-1.

Së bashku me insulinën, IGF-1 stimulon gjëndrat dhjamore dhe keratizimin e tepruar në zonën e gjëndrave dhjamore, kjo është arsyeja pse ato bllokohen, duke çuar në puçrra fytyre dhe inflamacion”, tha ajo.

Dëshira për të ngrënë dhe luhatjet e humorit

Konsumimi i sheqerit bën që nivelet e glukozës të rriten shpejt, gjë që çon në çlirimin e insulinës. Por kjo rritje është shpesh aq e fortë sa sheqeri në gjak nuk bie përsëri në një nivel normal dhe në vend të kësaj bie nën nivelin bazë, tha Dr Ahlemann.

“Kjo quhet hipoglikemi, që më pas çon në dëshira për të ngrënë. Në disa njerëz, ajo gjithashtu çon në ndryshime të humorit dhe kriza”.

Keni një sistem të dobët imunitar

Nëse sëmureni më shpesh se që duhet, mund të jetë shkaktuar nga dieta e juaj, specifikisht nga ngrënia e sheqerit.

“Normalisht, sheqeri absorbohet nga trupi nëpërmjet zorrëve të vogla. Megjithatë, nëse sasia e sheqernave të thjeshta, si glukoza dhe fruktoza, që konsumojmë tejkalon kapacitetin e zorrës sonë të hollë, ajo përfundon në zorrën e trashë”, pohoi ekspertja.

Bakteret që jetojnë në zorrën e trashë më pas ushqehen me sheqerna.

“Ushqyerja selektive çon në një përhapje të këtyre baktereve. Problemi është se, për fat të keq, ato mbajnë endotoksina në sipërfaqen e tyre bakteriale, të cilat më pas mund të largohen nga zorrët dhe të hyjnë në qarkullimin e gjakut, duke çuar në inflamacion të heshtur, i cili përshpejton plakjen dhe dobëson sistemin imunitar”.

Plakje e përshpejtuar

Dr Ahlemann tha se është vërtetuar shkencërisht se marrja e lartë e sheqerit çon në formimin e produkteve përfundimtare të avancuara të glikacionit (AGEs), të cilat shkatërrojnë fibrat e kolagjenit. shpjegon Ahlemann.

“Kur ka shumë AGE, fibrat tona të kolagjenit bëhen të ngurtë, të brishtë dhe të degjeneruar. Trupi është gjithashtu më pak i aftë të riparojë veten, që do të thotë se cilësia e kolagjenit tonë përkeqësohet më tej”.

Shërbimi Shëndetësor Ndërkombëtar rekomandon që të rriturit nuk duhet të kenë më shumë se 30 gram sheqerna të lira në ditë, (afërsisht ekuivalente me shtatë kube sheqeri). /Telegrafi/

The post Pesë shenjat që tregojnë se po konsumoni shumë sheqer appeared first on Telegrafi.

Gabimet e mëdha te filmat e famshëm, nga Piratet e Karaibeve e deri tek Titaniku

1 October 2024 at 07:30

Shumë prej jush që jeni adhurues të filmave, mund të keni hasur në disa detaje të pashpjegueshme.

Duke qenë se mund ta kemi parë më shumë se një herë filmin tonë të preferuar, gjasat të gjejmë ndonjë gabim gjatë realizimit nuk mund të përjashtohen.

Kështu së paku janë pikasur gabime edhe në filmat më të mëdhenj dhe me një popullaritet të jashtëzakonshëm.

Në listën e mëposhtme kemi renditur disa prej tyre.

Batman (1989)

Filmi i superheroit i drejtuar nga Tim Burton ka gabime të shumta, por një gabim i madh ndodh kur Joker dhe ekuipazhi i tij i dëmtojnë pikturat në një muze. Një nga anëtarët e bandës së tij godet një pikturë me duart e tij të mbuluara me bojë të kuqe, por në foton tjetër, gjurmët e duarve janë zhdukur nga vepra artistike.

Once Upon a Time In Hollywood (2019)

Rick Dalton, i luajtur nga Leonardo DiCaprio, udhëton në Hollywood me një Boeing 747. Por do të ishte një 707. Filmi u xhirua në vitin 1969 dhe 747 hyri në shërbim në janar 1970.

Pretty Woman (1990)

Ekziston një problem i vazhdueshëm i kafjallit kur personazhi i Julia Roberts kafshon një kroasant. Ajo është në dhomën e hotelit me partnerin e saj Richard Gere, por kur kamera kthehet tek ajo, kroasanti shndërrohet në një petull. Pastaj kur ajo merr një kafshatë të dytë të petullës, ka vetëm një shenjë kafshimi në të.

Terminator 3: Rise of the Machines (2003)

Numri i targave të aeroplanëve të John Connors Cessna-s vazhdojnë të ndryshojnë në film. Kur aeroplani është në pistë është N3035C, por sapo nis të fluturojë, numrat ndryshojnë në N3413F.

The Wizard of Oz (1939)

Judy Garland nuk ka veshur këpucët e saj ikonike të kuqe rubin në skenën ku pemët godasin me mollë Dorothy-n dhe Scarecrow-in. Në vend të kësaj, ajo kishte mbathur këpucë të thjeshta të zeza.

American Sniper (2015)

Foshnja që Bradley Cooper mban në duar, pasi po përpiqej të adaptohej me jetën civile pas Luftës së Irakut, vërehet që është kukull plastike. Në fakt, dukej aq false, madje ai pranoi se ishte “marrëzi”.

The Fast and the Furious (2001)

Në një skenë kur Jesse dhe Tran garojnë, Tran ka veshur një këmishë me mëngë, por në xhirimin e radhës ai është i veshur me bluzë pa mëngë.

Harry Potter and the Deathly Hallows – Pjesa e dytë (2011)

Gjithmonë është thënë se Harry Potter kishte sytë blu të nënës së tij. Por, kur shohim Lily Potter si fëmijë, ajo ka sy kafe.

Pirates of the Caribbean: The Curse of the Black Pearl (2003)

Është një anëtar i ekuipazhit që mban një kapelë kauboj dhe shikon detin pas Johnny Depp i cili portretizon rolin e kapitenit Jack Sparrow në anijen pirate.

Spider-Man (2002)

Toby McGuire që luan Spider-Man shpëton Mary Jane nga një grup sulmuesish. Ai i godet drejt dritareve para se ta puthë atë me kokë poshtë në shi.

Por gjatë përqafimit të tyre romantik, dritaret pas saj janë krejtësisht të paprekura.

Titanic (1997)

Kur Jack pikturon personazhin Rose, i thotë asaj të shkojë tek shtrati, dhe më pas thotë se e kishte fjalën për divanin, ishte aktori Leonardo DiCaprio që gaboi fjalinë e tij. Por, regjisori James Cameron e mbajti atë në film, pasi iu duk qesharake. /Telegrafi/

The post Gabimet e mëdha te filmat e famshëm, nga Piratet e Karaibeve e deri tek Titaniku appeared first on Telegrafi.

Serialet që duhet t’i shikoni gjatë vjeshtës

30 September 2024 at 23:50

Sezoni i vjeshtës zyrtarisht ka filluar, dhe kryesisht gjatë kësaj stine fillojmë izolohemi në shtëpitë tona për të shikuar serialet tona të preferuara.

Ndonëse dikush mund të preferojë të nisë një seri të re, dikush ndihet rehat të shikojë herë pas here të njëjtit në varësi të stinës.

Disa seriale thjesht duhet me patjetër t’i shikojmë në këtë stinë, për të përkuar me atmosferën e ngjyrave të vjeshtës.

Në listën e mëposhtme kemi përmbledhur disa seriale që do t’ju japin një lloj ngrohtësie gjatë kësaj stine që ia vlen t’i shikoni.

Gilmore Girls    

Nëse po kërkoni një serial që ju sjell atmosferën e vjeshtës, atëherë Gilmore Girls është në mesin e tyre.

Nëse po kërkoni drama me aksione të ulëta, hijeshi në qytet të vogël, dialog gazmor dhe një temë që do t’ju sjell vazhdimisht komoditet, sikurse pirja e një kafeje, atëherë shikojeni.

Gossip Girl

Nëse nuk mjaftoheni me Gilmore Girls, atëherë seriali me plot drama Gossip Girl mund t’ju dhurojë ato se çfarë kërkoni.

Gossip Girl ngërthen jetesën e njujorkezeve të pasur, dhe dinamikat mes tyre në gjimnaz dhe kolegj.

Ky seriali gjithashtu ngërthen ngjyrat e bukura të vjeshtës në qytetin e New Yorkut.

Friends

Kushdo që ka parë serialin legjendar, “Friends” do t’ua sugjerojë ta shikoni, e sidomos gjatë kësaj stine.

Seriali i cili debutoi në vitin 1994, paraqet jetën e gjashtë miqve në qytetin e New York-ut.

Gjatë vjeshtës por edhe gjatë dimrit, “Friends” është do të zgjidhja e duhur për ta shikuar në këto dy stinë.

Ky serial të jep ndjesinë e mrekullueshme të komoditetit, dhe vlerësimit të gjërave më të thjeshta në jetë, duke mos harruar faktin se është edhe shumë komik.

Seinfeld

Ashtu si Friends, ky sitcom është plot me modën nostalgjike të viteve 90-ta dhe atmosferën ngushëlluese të personave 30-vjeçarë që ende nuk kanë arritur të gjejnë veten e tyre në qytetin e madh.

Seinfeld shikohet më së miri natën vonë, nën një batanije gjigante, pak para gjumit.

Only Murders In The Building

Seriali “Only Murders In The Building” thjesht është zgjidhje ideale për ta shikuar gjatë kësaj periudhe të vitit.

Ngjarja ngërthen tre miq eklektikë që fillojnë një podcast për të provuar të zgjidhin një vrasje që ndodhi në ndërtesën e tyre.

Vjen me një mjedis të përsosur vjeshte në New York, shumë modë fantastike të vjeshtës dhe një histori drithëruese (por kryesisht e çuditshme) e misterit të vrasjeve.

Stranger Things

Nëse keni menduar se një serial për përbindëshat e mbinatyrshëm nuk mund të jetë komod…e keni menduar gabim.

Stranger Things është një seri që i vlen ta shikoni dhe paraqet periudhën e fëmijëve përpara iPad-ëve dhe iPhone-ve – kur fëmijët thjesht do të ngasin biçikletat e tyre nëpër qytet duke shpëtuar botën.

Derry Girls

Kjo komedi gazmore dhe e përzemërt për një grup adoleshentësh të rritur në Irlandën e Veriut në vitet ’90 është jashtëzakonisht komode.

Pjesa më e madhe e Derry Girls zhvillohet gjatë muajve më të ftohtë të vitit shkollor.

Të bashkohesh me një grup miqsh në fatkeqësitë e tyre në qytetin e vogël irlandez Derry është një ilaç për të cilin nuk e dinit se i duhej shpirtit tuaj këtë vjeshtë.

Wednesday

Nëse misteri dhe dinamikat janë në preferencat tuaj, seriali Wednesday në Netflix duhet të jetë në planin tuaj.

Një ngjarje vërtetë e rrallë, me plot befasi, Wednesday duhet të shikohet me patjetër në muajin tetor.

Virgin River

Nëse përzemërsia e vjeshtës ju bën të etur për përmbajtje të shëndetshme, Virgin River mund të jetë seriali që ju sjell komoditet.

Sugjerimet e Telegrafit

Harry Potter

Maratona e serialit Harry Potter nuk duhet t’ju shpëtojë kurrsesi gjatë vjeshtës, e sidomos gjatë muajit tetor.

Seria e famshme e J.K Rowling, paraqet shkollën e magjistarëve dhe misterin e thellë që ngërthen bota e magjisë.

Queen’s Gambit

Një seri që duhet po ashtu të shikohet gjatë vjeshtës, e sidomos gjatë muajit nëntor, është Queen’s Gambit.

Skenari paraqet jetën e Beth Harmon, një vajzë e cila në një pjesë të jetës rritet në jetimore, por zbulon pasionin e saj, shahun.

Në këtë seri, përshkruhet rrugëtimi i saj dinamik për t’u bërë mjeshtrja më e madhe e shahut në botë.

Përveç skenarit fantastik, seriali ka një aspekt të mrekullueshëm të vizualitetit, me ngjyrat e bukura dhe atmosferën e komoditetit të vjeshtës.

The post Serialet që duhet t’i shikoni gjatë vjeshtës appeared first on Telegrafi.

Joaquin Phoenix flet për procesin e humbjes së peshës për filmin “Joker: Folie a Deux”: Nuk do ta bëjë më

30 September 2024 at 23:28

Joaquin Phoenix ka rrëfyer se për pak e “humbi mendjen” për shkak të dietës ekstreme për rolin e Joker.

Ylli i Hollivudit fitoi një Oscar për portretizimin e rolit të Arthur Fleck, të cilit i duhej të mbijetonte në një dietë me marule, asparagus dhe mollë.

Pesë vjet më vonë ai kaloi përsëri në këtë proces për filmin e dytë Joker: Folie a Deux dhe tani thotë se nuk do ta bëjë më kurrë.

“Unë nuk do të flas për specifikat e dietës, sepse thjesht mendoj se askush nuk dëshiron ta dëgjojë këtë. Por këtë herë, dukej pak më e ndërlikuar vetëm sepse kishte kaq shumë provave të kërcimit, të cilën nuk e pata herën e fundit”, tha ai gjatë Festivalit të Filmit në Venecia.

“Ndihej pak më e vështirë, por është e sigurt. Por keni të drejtë, tani jam 49 vjeç, ndoshta nuk duhet ta bëj më këtë. Kaq ishte ndoshta për mua”, potencoi ai.

“Unë e di që kam qenë përgjegjës herën e fundit për të folur për të, por është e vështirë për ta bërë këtë. Ky bëhet obsesioni i juaj sepse jeni duke punuar gjatë gjithë kohës për të arritur në një peshë të caktuar. Kështu që përfundojmë duke folur për të dhe më pas dukem si një aktor që flas vazhdimisht për peshën që kam humbur”.

“Në fund të rrugëtimit isha shumë i mërzitur me veten dhe i zemëruar me veten që e bëra të madhe atë pjesë, sepse duhet ta bëjë atë që duhet. Kështu kësaj here thash, nuk do ta bëjë këtë”. /Telegrafi/

The post Joaquin Phoenix flet për procesin e humbjes së peshës për filmin “Joker: Folie a Deux”: Nuk do ta bëjë më appeared first on Telegrafi.

Pse të famshmit refuzojnë të japin autografe me stilolaps të kaltër?

30 September 2024 at 23:04

Fansat me sa duket e kanë kuptuar pse disa të famshëm refuzojnë të japin autografe me bojë të kaltër.

Ylli i Crown, Claire Foy, ngjalli debat në internet vitin e kaluar, pasi një bisedë me një fans të saj u bë virale në TikTok.

Aktorja angleze, ishte në New York kur dikush me një stilolaps blu u përpoq t’i merrte një nënshkrim, në një kopertinë reviste.

“Nuk i bëj nënshkrimet me bojë blu”, i tha Foy, derisa i shpërfilli më pas.

@mickmicknyc You should know that Queen Elizabeth, ala Claire Foy, is not signing in blue! #clairefoy #queen #queenelizabeth #nyc #newyork #rockefellercenter ♬ original sound – New York Mickey

Fansi mbeti i hutuar, dhe i tha: “Çfarë?”. Aktorja më pas ripërsëriti qëndrimin duke i thënë se nuk jep nënshkrim me ngjyrë të kaltër.

Njerëzit në internet, më pas nisën një debat, pse Foy refuzoi të nënshkruante me një stilolaps blu, dhe dhjetëra njerëz që atëherë kanë ndarë teoritë e tyre.

“Shumica e të famshëmve dhe atletëve mësohen të mos japin nënshkrime me bojë blu, sepse mund ta skanoni dhe ta falsifikoni nënshkrimin në aspekte të tjera dhe t’i shisni ato”, shkroi një përdorues.

Shumica u pajtuan me mendimin e tij, derisa një tjetër pretendoi se të famshmit si Foy nuk japin autografe me stilolaps blu, sepse përdoret në njohjen e skanimit kompjuterik për të falsifikuar nënshkrimet.

Disa të tjerë sugjeruan se mund të jetë thjeshtë një bestytni që yjet kanë. /Telegrafi/

The post Pse të famshmit refuzojnë të japin autografe me stilolaps të kaltër? appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 30 September 2024Main stream

Gjëja që duhet të vendosni gjithmonë në dysheme në mënyrë që shtëpia të jetë e ngrohtë

30 September 2024 at 21:57

Derisa po shkojmë drejt muajve të ftohtë, shumë njerëz po kërkojnë mënyra me kosto efektive për t’i mbajtur shtëpitë e tyre më të ngrohta pa u mbështetur shumë në sistemet e ngrohjes.

Çuditërisht, një nga zgjidhjet më të thjeshta është vendosja e një tepihu të trashë në dyshemenë tuaj, shkruan Express.co.uk.

Sipas Georgia Metcalfe, bashkë-themeluese dhe drejtoreshë e kreativitetit e The French Bedroom Company, vendosja e një tepihu mund të bëjë një ndryshim të dukshëm në mbajtjen e shtëpisë tuaj komode gjatë muajve të ftohtë.

“Një sasi befasuese nxehtësie mund të humbet nga një dysheme e pa-izoluar dhe nëse keni dysheme druri ose laminat, kjo do ta bëjë dhomën e gjumit të ftohet shpejt”, shpjegoi Metcalfe.

Dyshemetë prej druri dhe me laminat, ndonëse tërheqëse vizualisht, nuk e absorbojnë nxehtësinë, veçanërisht nëse nuk ka izolim poshtë tyre.

Kjo mund të bëjë që dhoma të jetë e ftohtë, dhe që fatura e juaj të rritet kur rrisni ngrohjen për të kompensuar nxehtësinë e humbur. /Telegrafi/

The post Gjëja që duhet të vendosni gjithmonë në dysheme në mënyrë që shtëpia të jetë e ngrohtë appeared first on Telegrafi.

Kur duhet konsumuar kafeja e parë?

30 September 2024 at 19:49

Nëse konsumoni kafe, menjëherë pasi jeni ngritur nga krevati, atëherë do të duhet ta rimendoni atë.

Shumë njerëz mendojnë se një filxhan kafe do t’i zgjojë dhe do t’i bëjë të kenë më shumë energji – por siç rezulton, pirja e një kafeje shumë herët mund t’ju pengojë gjumin.

Rex Isap, eksperti i gjumit në Happy Beds, rekomandoi që mos te konsumoni kafen, për një orë pasi të jeni zgjuar nga gjumi.

“Gjatë ditës truri i juaj prodhon një kimikat të quajtur adenozinë. Në thelb, kjo nxit gjumin; ndërsa jeni zgjuar më gjatë, ajo grumbullohet dhe ju ndihmon të ndiheni të përgjumur. Por kafeina bllokon receptorët e adenozinës, gjë që ju mban vigjilent dhe nxit zgjimin. Nëse keni pasur ndonjëherë vështirësi për të fjetur pas një kafeje, kjo mund të jetë arsyeja”.

“Kur bëhet fjalë për kohën ideale për të pirë kafen tuaj të parë, ne mund të priremi të pimë sapo të zgjohemi”.

Idealisht, ai pohon se duhet të prisni një orë para se të zgjoheni plotësisht, për të korrur përfitimet. /Telegrafi/

The post Kur duhet konsumuar kafeja e parë? appeared first on Telegrafi.

Fansat i brohoritën fjalët “Liri Palestinës”, Bella Hadid kaplohet nga emocionet në Paris

30 September 2024 at 18:00

Bella Hadid iu rikthye pasarelave pas dy vjetësh pauzë, duke marrë pjesë në shfaqjen e Saint Laurent në Javën e Modës të Parisit.

Rikthimi i saj gjatë këtij eventi të modës është pritur me tejet emocion nga fansat e saj, të cilët u mahnitën me super-paraqitjen e saj në pistë.

Super-modelja gjithashtu mori pjesë në ‘after-partyn’ e brendit Saint Laurent, ku u prit jashtë eventit nga dhjetëra adhurues të saj.

@taiebgedeon #bellahadid arrives at the YSL after party #pourtoii #fyp ♬ son original – GÉDÉON TAIEB

Me të mbërritur në event, fansat e saj brohoritnin fjalët, ‘Liri Palestinës’, gjë që emocioni edhe vetë Bella Hadid-in, e cila po ashtu përsëriti këto fjalë.

Ajo është një avokuese e madhe e kësaj kauze, duke qenë se babai i saj është palestinez.

Super-modelja dha autografe për fansat e saj derisa pozoi edhe për foto me ta. /Telegrafi/

The post Fansat i brohoritën fjalët “Liri Palestinës”, Bella Hadid kaplohet nga emocionet në Paris appeared first on Telegrafi.

Hudhra mund të bëjë mrekulli në shërimin e shpejtë nga ftohja

30 September 2024 at 16:28

Moti po bëhet më i ftohtë dhe mundësitë që mikrobet po qarkullojnë janë të mëdha.

Mjerisht, sezoni i ftohtë ka ardhur dhe shumë prej nesh duhet të jemi të kujdesshëm të shmangim mundësinë që të mos sëmuremi, shkruan Express.co.uk.

Por, nëse jeni ftohur, do të duhet të provoni një përbërës befasues që thuhet se ndihmon shëndetin tuaj.

Disa video kanë bërë xhiron në TikTok duke pretenduar se hudhra në fakt mund të ndihmojë në largimin e shpejtë të ftohjes.

@mindbodyspiritsecretsEffective methods to cure a cold in 24 hours

♬ original sound – mindbodyspiritsecrets

Sipas @mindbodyspiritsecrets, nëse kafshoni një thelp, një ose dy herë dhe më pas e gëlltisni, pjesa e vogël e hudhrës mund të bëjë mrekulli.

Kjo për shkak se përmban një përbërës të quajtur allicin, i cili ka veti natyrale anti-virale, anti-bakteriale dhe anti-fungale.

Sipas këtyre pretendimeve, hudhra do të punojë për të “vrarë bakteret e këqija” për të ndihmuar trupin tuaj të shërohet me një ritëm më të shpejtë.

Mund të duhen disa ditë për t’u ndjerë përsëri mirë, por të paktën mund t’i shpejtojë gjërat gjatë procesit.

Qëkur videoja u shpërnda në TikTok, është pëlqyer mbi 12 mijë herë dhe njerëzit janë të interesuar nëse truku funksionon me të vërtetë. /Telegrafi/

The post Hudhra mund të bëjë mrekulli në shërimin e shpejtë nga ftohja appeared first on Telegrafi.

Pse Tom Cruise është ndaluar përjetësisht të blejë Bugatti?

30 September 2024 at 15:25

Nuk është se ylli i Hollivudit, Tom Cruise nuk i ka mjetet për t’i blerë vetes makinën e njërit prej brendeve më luksoze në botë.

Me një pasuri të vlerësuar prej rreth 600 milionë dollarë, ai mund të blinte një flotë të tërë prej tyre.

Megjithatë, aktorit Cruise iu është bërë një pengesë për të blerë tek Bugatti.

Kjo mund të mos ishte një problem i madh, nëse do të ishte një brend i zakonshëm, por si një nga markat kryesore të makinave në botë, ndalimi i Bugattit godet pak më shumë.

Kompania franceze është e njohur për disa nga makinat më të shpejta në tokë, por dihet gjithashtu se ka rregulla të rrepta për klientelën e saj.

Jo vetëm që pronarët duhet të shpenzojnë rreth 21,000 dollarë për mirëmbajtjen vjetore – më shumë se kostoja e shumë makinave në treg – por ata gjithashtu inkurajohen të ndryshojnë gomat e tyre çdo 10,000 milje.

Vetë makinat mund të kushtojnë diku nga 3 milion dollarë deri në 12.5 milion dollarë (për MotorTrend) – por siç është specifikuar, nuk është aspekti financiar i blerjes së një Bugatti që kufizon Cruise.

Ndalimi që i bëri brendi luksoz vjen nga një incident i ndodhur në vitin 2006, i cili e ka përndjekur që atëherë.

Gjithçka ndodhi në premierën e Mission Impossible 3, kur Cruise u pa me sa duket duke u ballafaquar të hapë derën anësore të pasagjerit të Bugatti Veyron-it të tij, brenda së cilës gruaja e tij e atëhershme, Katie Holmes, priste të dilte.

Holmes, ia doli të dilte nga makina deri tek tapeti i kuq, por kjo vështirësi kapi vëmendjen e Bugattit.

Momenti u konsideruar tejet i sikletshëm për brendin e super-makinave që të lejonte të ndodhte përsëri, duke i vendosur një ndalim të përjetshëm aktorit Cruise. /Telegrafi/

The post Pse Tom Cruise është ndaluar përjetësisht të blejë Bugatti? appeared first on Telegrafi.

Fansat nuk po ngopen me një serial të vjetër që po transmetohet për momentin në Netflix

29 September 2024 at 23:49

Fansat e Netflix nuk po i heqin ‘sytë nga ekrani’ pasi zbuluan një serial të fshehtë të çmuar të cilin po e ngjasojnë me serialin Suits.

Përdoruesit e platformës zbuluan një komedi-dramë me detektivë dhe nuk po ngopen dot, shkruan DailyMail.

Bëhet fjalë për serialin Psych u transmetua për herë të parë nga viti 2007 deri në vitin 2014 në rrjetin e SHBA-së.

Seriali pasoi filmat Psych: The Movie (2017), Psych 2: Lassie Come Home (2020) dhe Psych 3: This Is Gus (2021).

Me aktorët James Roday dhe Dulé Hill, Psych ndjek personazhin Shawn Spencer, një konsulent i ri krimi për Departamentin e Policisë Santa Barbara.

‘Shkathtësitë e rritura të vëzhgimit’ dhe kujtesa mbresëlënëse fotografike e Shawn-it e lejojnë atë të bindë njerëzit se ai i zgjidh çështjet me aftësi parashikuese. /Telegrafi/

The post Fansat nuk po ngopen me një serial të vjetër që po transmetohet për momentin në Netflix appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Helmimi në sheshin e xhirimeve të Titanikut, një nga misteret më të mëdha në historinë e filmit

29 September 2024 at 23:21

Në vitin 1996, gjatë xhirimeve të Titanik, rreth 80 njerëz, duke përfshirë James Cameron dhe Bill Paxton, përfunduan në spital, pasi pjesë e ushqimit në sheshin e xhirimeve ishte spërkatur me drogë halucinogjene PCP.

Policia në Halifax, Nova Scotia, e mbylli rastin në vitin 1999, por komisionerja e informacionit dhe privatësisë Tricia Ralph, urdhëroi policinë këtë të nxjerrë të gjitha informacionet që ka në lidhje me incidentin.

Siç raporton The Guardian, policia krijoi asokohe një raport të shpejtë të incidentit, prej 10 faqesh, por pjesë nga dëshmitë e dëshmitarëve u redaktuan.

Ralph ka urdhëruar muaj më parë që raporti i paredaktuar të publikohet për publikun.

Nëse Ralph ia del mbanë, raporti me 10 faqe mund të hedhë dritë mbi incidentin që ka habitur dhe intriguar adhuruesit e filmave për gati tre dekada.

Cilat janë teoritë për rastin?

Varet se kë pyetni.

Në atë kohë, njeriu në krye të kompanisë që shërbeu ushqimi, fajësoi Hollivudin në përgjithësi, duke thënë: “Ishte turma e Hollivudit që solli psikodelik … Por, doli jashtë kontrollit”.

Por, a mund të jetë vërtetë kështu? Jo. Vitin e kaluar Cameron i tha një emisioni kanadez se mund të kishte ardhur nga dikush që donte t’i fuste në telashe furnizuesit e ushqimit, pasi kishte një debat me ta.

“Sigurisht, teoria e operimit ishte se unë isha një psikomaniak i tillë saqë [autori po përpiqej] të ma kthente, por unë e refuzoj atë teori pa kontroll për arsye të dukshme”, tha ai.

Ky është një mister pothuajse po aq i madh sa vetë fundosja e Titanikut.

Ku ishte Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet?

Atë ditë, dy aktoret që luajnë personazhet kryesore në filmin Titanik nuk ishin në sheshin e xhirimeve.

Ishte nata e 8 gushtit, 1996 dhe ishte menduar të ishte dita e fundit e xhirimeve të ekuipazhit në Nova Scotia. /Telegrafi/

The post Helmimi në sheshin e xhirimeve të Titanikut, një nga misteret më të mëdha në historinë e filmit appeared first on Telegrafi.

A do të jetë e përfshirë Camille në sezonin e ardhshëm të Emily in Paris?

28 September 2024 at 09:21

Është konfirmuar sezoni i pestë i serialit të njohur të Netflix, “Emily in Paris” dhe detaje shumë të vogla janë bërë të ditur për pjesën tjetër të serisë.

Krijuesi i hitit të Netflix, Darren Star, ka ndarë disa informacione për personazhin e Camille në sezonin e ardhshëm.

Star u pyet se cili do të jetë roli i saj në sezonin e pestë dhe sa do të jetë e përfshirë në këtë pjesë.

Foto: Personazhi Camille / Netflix

“Nuk e di. Unë mendoj se kjo është një pyetje”, tha ai. “Personazhet mund të hyjnë dhe dalin nga një seri, por nuk duhet domosdoshmërisht t’i shihni ata. Ne mund t’i shohim ose jo. Nuk e di se sa nga roli i Camille do të shohim sezonin e ardhshëm. Por sërish, ajo është pjesë e botës së serialit. Nuk jam i sigurt se sa shpesh do ta shohim, por nuk do të thotë, përsëri, se nuk do ta shohim atë”, deklaroi ai.

“Unë mendoj se ajo do të jetë gjithmonë pjesë e serialit – ajo është pjesë e botës së tyre dhe nuk do ta përjashtoja kurrë faktin që do ta shohim përsëri. Historia e saj do të vazhdojë”, tha krijuesi i Emily in Paris.

Ndonëse skenari i saktë mbetet i paqartë, sezoni i pestë i Emily në Paris, i cili u konfirmua më 16 shtator 2024, do të fokusohet në marrëdhënien e Emily me Marcello, për të cilën Lily Collins, foli në një intervistë për këtë kur u konfirmuar sezoni i pestë. /Telegrafi/

The post A do të jetë e përfshirë Camille në sezonin e ardhshëm të Emily in Paris? appeared first on Telegrafi.

Njerëzit vetëm tani po e mësojnë kuptimin e emrit skenik të Eminemit

27 September 2024 at 21:33

Ndonëse mund të duket e qartë për shumicën, disa njerëz vetëm tani mund ta kenë kuptuar origjinën e emrit të reperit Eminem.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Marshall Mathers (ose Marshall Bruce Mathers III nëse duam të shkojmë në bazë të emrit të plotë), u bë i njohur në fund të viteve 90-ta me publikimin e albumit të tij debutues të njohur gjerësisht The Slim Shady LP.

Që atëherë, ai i ka kaluar 30 vjetët e fundit të karrierës së tij duke sfiduar dhe shpërfillur pritshmëritë e vendosura kundër tij.

Megjithatë, një përdorues i Reddit shtroi një dilemë që kishte të bënte me emrin skenik të reperit Eminem.

“Vetëm sa e kuptova që emri i Eminemit nuk është krejtësisht i rëndomtë”, shkroi një përdorues në Reddit.

“Emri i tij është Marshall Mathers. Inicialet MM. M and M. Eminem”, shkroi përdoruesi.

Me të kuptuar këtë, pati reagime të shumta nga të tjerët, të cilët nuk e kishin kuptuar këtë fakt më herët.

Megjithatë pati edhe të atillë, të cilët thanë se kjo tashmë dihet botërisht.

“Ai donte ta bënte emrin M&M, por e ndryshoi Eminem për shkak të arsyeve ligjore”, duke iu referuar brendit të çokollatës. /Telegrafi/

The post Njerëzit vetëm tani po e mësojnë kuptimin e emrit skenik të Eminemit appeared first on Telegrafi.

❌
❌