Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 October 2024Main stream

Gabimet e mëdha te filmat e famshëm, nga Piratet e Karaibeve e deri tek Titaniku

1 October 2024 at 07:30

Shumë prej jush që jeni adhurues të filmave, mund të keni hasur në disa detaje të pashpjegueshme.

Duke qenë se mund ta kemi parë më shumë se një herë filmin tonë të preferuar, gjasat të gjejmë ndonjë gabim gjatë realizimit nuk mund të përjashtohen.

Kështu së paku janë pikasur gabime edhe në filmat më të mëdhenj dhe me një popullaritet të jashtëzakonshëm.

Në listën e mëposhtme kemi renditur disa prej tyre.

Batman (1989)

Filmi i superheroit i drejtuar nga Tim Burton ka gabime të shumta, por një gabim i madh ndodh kur Joker dhe ekuipazhi i tij i dëmtojnë pikturat në një muze. Një nga anëtarët e bandës së tij godet një pikturë me duart e tij të mbuluara me bojë të kuqe, por në foton tjetër, gjurmët e duarve janë zhdukur nga vepra artistike.

Once Upon a Time In Hollywood (2019)

Rick Dalton, i luajtur nga Leonardo DiCaprio, udhëton në Hollywood me një Boeing 747. Por do të ishte një 707. Filmi u xhirua në vitin 1969 dhe 747 hyri në shërbim në janar 1970.

Pretty Woman (1990)

Ekziston një problem i vazhdueshëm i kafjallit kur personazhi i Julia Roberts kafshon një kroasant. Ajo është në dhomën e hotelit me partnerin e saj Richard Gere, por kur kamera kthehet tek ajo, kroasanti shndërrohet në një petull. Pastaj kur ajo merr një kafshatë të dytë të petullës, ka vetëm një shenjë kafshimi në të.

Terminator 3: Rise of the Machines (2003)

Numri i targave të aeroplanëve të John Connors Cessna-s vazhdojnë të ndryshojnë në film. Kur aeroplani është në pistë është N3035C, por sapo nis të fluturojë, numrat ndryshojnë në N3413F.

The Wizard of Oz (1939)

Judy Garland nuk ka veshur këpucët e saj ikonike të kuqe rubin në skenën ku pemët godasin me mollë Dorothy-n dhe Scarecrow-in. Në vend të kësaj, ajo kishte mbathur këpucë të thjeshta të zeza.

American Sniper (2015)

Foshnja që Bradley Cooper mban në duar, pasi po përpiqej të adaptohej me jetën civile pas Luftës së Irakut, vërehet që është kukull plastike. Në fakt, dukej aq false, madje ai pranoi se ishte “marrëzi”.

The Fast and the Furious (2001)

Në një skenë kur Jesse dhe Tran garojnë, Tran ka veshur një këmishë me mëngë, por në xhirimin e radhës ai është i veshur me bluzë pa mëngë.

Harry Potter and the Deathly Hallows – Pjesa e dytë (2011)

Gjithmonë është thënë se Harry Potter kishte sytë blu të nënës së tij. Por, kur shohim Lily Potter si fëmijë, ajo ka sy kafe.

Pirates of the Caribbean: The Curse of the Black Pearl (2003)

Është një anëtar i ekuipazhit që mban një kapelë kauboj dhe shikon detin pas Johnny Depp i cili portretizon rolin e kapitenit Jack Sparrow në anijen pirate.

Spider-Man (2002)

Toby McGuire që luan Spider-Man shpëton Mary Jane nga një grup sulmuesish. Ai i godet drejt dritareve para se ta puthë atë me kokë poshtë në shi.

Por gjatë përqafimit të tyre romantik, dritaret pas saj janë krejtësisht të paprekura.

Titanic (1997)

Kur Jack pikturon personazhin Rose, i thotë asaj të shkojë tek shtrati, dhe më pas thotë se e kishte fjalën për divanin, ishte aktori Leonardo DiCaprio që gaboi fjalinë e tij. Por, regjisori James Cameron e mbajti atë në film, pasi iu duk qesharake. /Telegrafi/

The post Gabimet e mëdha te filmat e famshëm, nga Piratet e Karaibeve e deri tek Titaniku appeared first on Telegrafi.

Serialet që duhet t’i shikoni gjatë vjeshtës

30 September 2024 at 23:50

Sezoni i vjeshtës zyrtarisht ka filluar, dhe kryesisht gjatë kësaj stine fillojmë izolohemi në shtëpitë tona për të shikuar serialet tona të preferuara.

Ndonëse dikush mund të preferojë të nisë një seri të re, dikush ndihet rehat të shikojë herë pas here të njëjtit në varësi të stinës.

Disa seriale thjesht duhet me patjetër t’i shikojmë në këtë stinë, për të përkuar me atmosferën e ngjyrave të vjeshtës.

Në listën e mëposhtme kemi përmbledhur disa seriale që do t’ju japin një lloj ngrohtësie gjatë kësaj stine që ia vlen t’i shikoni.

Gilmore Girls    

Nëse po kërkoni një serial që ju sjell atmosferën e vjeshtës, atëherë Gilmore Girls është në mesin e tyre.

Nëse po kërkoni drama me aksione të ulëta, hijeshi në qytet të vogël, dialog gazmor dhe një temë që do t’ju sjell vazhdimisht komoditet, sikurse pirja e një kafeje, atëherë shikojeni.

Gossip Girl

Nëse nuk mjaftoheni me Gilmore Girls, atëherë seriali me plot drama Gossip Girl mund t’ju dhurojë ato se çfarë kërkoni.

Gossip Girl ngërthen jetesën e njujorkezeve të pasur, dhe dinamikat mes tyre në gjimnaz dhe kolegj.

Ky seriali gjithashtu ngërthen ngjyrat e bukura të vjeshtës në qytetin e New Yorkut.

Friends

Kushdo që ka parë serialin legjendar, “Friends” do t’ua sugjerojë ta shikoni, e sidomos gjatë kësaj stine.

Seriali i cili debutoi në vitin 1994, paraqet jetën e gjashtë miqve në qytetin e New York-ut.

Gjatë vjeshtës por edhe gjatë dimrit, “Friends” është do të zgjidhja e duhur për ta shikuar në këto dy stinë.

Ky serial të jep ndjesinë e mrekullueshme të komoditetit, dhe vlerësimit të gjërave më të thjeshta në jetë, duke mos harruar faktin se është edhe shumë komik.

Seinfeld

Ashtu si Friends, ky sitcom është plot me modën nostalgjike të viteve 90-ta dhe atmosferën ngushëlluese të personave 30-vjeçarë që ende nuk kanë arritur të gjejnë veten e tyre në qytetin e madh.

Seinfeld shikohet më së miri natën vonë, nën një batanije gjigante, pak para gjumit.

Only Murders In The Building

Seriali “Only Murders In The Building” thjesht është zgjidhje ideale për ta shikuar gjatë kësaj periudhe të vitit.

Ngjarja ngërthen tre miq eklektikë që fillojnë një podcast për të provuar të zgjidhin një vrasje që ndodhi në ndërtesën e tyre.

Vjen me një mjedis të përsosur vjeshte në New York, shumë modë fantastike të vjeshtës dhe një histori drithëruese (por kryesisht e çuditshme) e misterit të vrasjeve.

Stranger Things

Nëse keni menduar se një serial për përbindëshat e mbinatyrshëm nuk mund të jetë komod…e keni menduar gabim.

Stranger Things është një seri që i vlen ta shikoni dhe paraqet periudhën e fëmijëve përpara iPad-ëve dhe iPhone-ve – kur fëmijët thjesht do të ngasin biçikletat e tyre nëpër qytet duke shpëtuar botën.

Derry Girls

Kjo komedi gazmore dhe e përzemërt për një grup adoleshentësh të rritur në Irlandën e Veriut në vitet ’90 është jashtëzakonisht komode.

Pjesa më e madhe e Derry Girls zhvillohet gjatë muajve më të ftohtë të vitit shkollor.

Të bashkohesh me një grup miqsh në fatkeqësitë e tyre në qytetin e vogël irlandez Derry është një ilaç për të cilin nuk e dinit se i duhej shpirtit tuaj këtë vjeshtë.

Wednesday

Nëse misteri dhe dinamikat janë në preferencat tuaj, seriali Wednesday në Netflix duhet të jetë në planin tuaj.

Një ngjarje vërtetë e rrallë, me plot befasi, Wednesday duhet të shikohet me patjetër në muajin tetor.

Virgin River

Nëse përzemërsia e vjeshtës ju bën të etur për përmbajtje të shëndetshme, Virgin River mund të jetë seriali që ju sjell komoditet.

Sugjerimet e Telegrafit

Harry Potter

Maratona e serialit Harry Potter nuk duhet t’ju shpëtojë kurrsesi gjatë vjeshtës, e sidomos gjatë muajit tetor.

Seria e famshme e J.K Rowling, paraqet shkollën e magjistarëve dhe misterin e thellë që ngërthen bota e magjisë.

Queen’s Gambit

Një seri që duhet po ashtu të shikohet gjatë vjeshtës, e sidomos gjatë muajit nëntor, është Queen’s Gambit.

Skenari paraqet jetën e Beth Harmon, një vajzë e cila në një pjesë të jetës rritet në jetimore, por zbulon pasionin e saj, shahun.

Në këtë seri, përshkruhet rrugëtimi i saj dinamik për t’u bërë mjeshtrja më e madhe e shahut në botë.

Përveç skenarit fantastik, seriali ka një aspekt të mrekullueshëm të vizualitetit, me ngjyrat e bukura dhe atmosferën e komoditetit të vjeshtës.

The post Serialet që duhet t’i shikoni gjatë vjeshtës appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Ndahet nga jeta aktorja e “Harry Potter”

By: user 10
27 September 2024 at 17:35

Aktorjs Maggie Smith e njohur për rolin e profesoreshë Minerva McGonagall në sagën “Harry Potter” ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare.

Lajmi u konfirmua nga dy fëmijët e saj Toby Stephens dhe Chris Larkin në një deklaratë për BBC.

“Me trishtim të thellë njoftojmë humbjen e damës Maggie Smith. Ajo ndërroi jetë e qetë në spital më herët gjatë këtij mëngjesi (27 shtator 2024). Ajo la pas 2 djem dhe 5 nipër e mbesa të cilët janë të shkatërruar nga humbja e nënës dhe gjyshes së tyre të jashtëzakonshme”, u shprehën djemtë.

Më tej, deklarata vijon me falenderime për stafin mjekësor dhe ndaj mbështetjes së fansave të aktores.
Fituesja e Oskarit njihet më së shumti për rolin e saj në adaptimet  e librave të Rowling, e cila filloi me filmin “Harry Potter and the Sorcerer’s Stone” në 2001.

Në kohën kur ekskluziviteti përfundoi me “Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes: Pjesa 2” në 2011, Smith ishte bërë anëtare e kastit të “Downton Abbey”. Ajo fitoi tre çmime Emmy duke luajtur Victoria Crawley nga 2010 deri në 2015.

Smith ripërsëriti rolin e saj në “Downton Abbey: A New Era” në 2022, duke i thënë bashkë-yllit Dominic West se  kishte në plan të tërhiqej nga ajteimu pas kësaj.

Përpara se të merrte këto role ikonë më vonë në karrierën e saj, aktorja bëri një emër në skenë me shfaqje nga Oxford Playhouse në Broadway.

Karriera e saj lulëzoi gjithashtu në ekran, me Maggie që fitoi dy çmime Oscar dhe tre Golden Globes. Ajo u shfaq në më shumë se 60 filma, duke përfshirë “Sister Act”, “Othello” dhe “A Room With a View”.

The post Ndahet nga jeta aktorja e “Harry Potter” appeared first on Lapsi.al.

❌
❌