Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 October 2024Main stream

Serialet që duhet t’i shikoni gjatë vjeshtës

30 September 2024 at 23:50

Sezoni i vjeshtës zyrtarisht ka filluar, dhe kryesisht gjatë kësaj stine fillojmë izolohemi në shtëpitë tona për të shikuar serialet tona të preferuara.

Ndonëse dikush mund të preferojë të nisë një seri të re, dikush ndihet rehat të shikojë herë pas here të njëjtit në varësi të stinës.

Disa seriale thjesht duhet me patjetër t’i shikojmë në këtë stinë, për të përkuar me atmosferën e ngjyrave të vjeshtës.

Në listën e mëposhtme kemi përmbledhur disa seriale që do t’ju japin një lloj ngrohtësie gjatë kësaj stine që ia vlen t’i shikoni.

Gilmore Girls    

Nëse po kërkoni një serial që ju sjell atmosferën e vjeshtës, atëherë Gilmore Girls është në mesin e tyre.

Nëse po kërkoni drama me aksione të ulëta, hijeshi në qytet të vogël, dialog gazmor dhe një temë që do t’ju sjell vazhdimisht komoditet, sikurse pirja e një kafeje, atëherë shikojeni.

Gossip Girl

Nëse nuk mjaftoheni me Gilmore Girls, atëherë seriali me plot drama Gossip Girl mund t’ju dhurojë ato se çfarë kërkoni.

Gossip Girl ngërthen jetesën e njujorkezeve të pasur, dhe dinamikat mes tyre në gjimnaz dhe kolegj.

Ky seriali gjithashtu ngërthen ngjyrat e bukura të vjeshtës në qytetin e New Yorkut.

Friends

Kushdo që ka parë serialin legjendar, “Friends” do t’ua sugjerojë ta shikoni, e sidomos gjatë kësaj stine.

Seriali i cili debutoi në vitin 1994, paraqet jetën e gjashtë miqve në qytetin e New York-ut.

Gjatë vjeshtës por edhe gjatë dimrit, “Friends” është do të zgjidhja e duhur për ta shikuar në këto dy stinë.

Ky serial të jep ndjesinë e mrekullueshme të komoditetit, dhe vlerësimit të gjërave më të thjeshta në jetë, duke mos harruar faktin se është edhe shumë komik.

Seinfeld

Ashtu si Friends, ky sitcom është plot me modën nostalgjike të viteve 90-ta dhe atmosferën ngushëlluese të personave 30-vjeçarë që ende nuk kanë arritur të gjejnë veten e tyre në qytetin e madh.

Seinfeld shikohet më së miri natën vonë, nën një batanije gjigante, pak para gjumit.

Only Murders In The Building

Seriali “Only Murders In The Building” thjesht është zgjidhje ideale për ta shikuar gjatë kësaj periudhe të vitit.

Ngjarja ngërthen tre miq eklektikë që fillojnë një podcast për të provuar të zgjidhin një vrasje që ndodhi në ndërtesën e tyre.

Vjen me një mjedis të përsosur vjeshte në New York, shumë modë fantastike të vjeshtës dhe një histori drithëruese (por kryesisht e çuditshme) e misterit të vrasjeve.

Stranger Things

Nëse keni menduar se një serial për përbindëshat e mbinatyrshëm nuk mund të jetë komod…e keni menduar gabim.

Stranger Things është një seri që i vlen ta shikoni dhe paraqet periudhën e fëmijëve përpara iPad-ëve dhe iPhone-ve – kur fëmijët thjesht do të ngasin biçikletat e tyre nëpër qytet duke shpëtuar botën.

Derry Girls

Kjo komedi gazmore dhe e përzemërt për një grup adoleshentësh të rritur në Irlandën e Veriut në vitet ’90 është jashtëzakonisht komode.

Pjesa më e madhe e Derry Girls zhvillohet gjatë muajve më të ftohtë të vitit shkollor.

Të bashkohesh me një grup miqsh në fatkeqësitë e tyre në qytetin e vogël irlandez Derry është një ilaç për të cilin nuk e dinit se i duhej shpirtit tuaj këtë vjeshtë.

Wednesday

Nëse misteri dhe dinamikat janë në preferencat tuaj, seriali Wednesday në Netflix duhet të jetë në planin tuaj.

Një ngjarje vërtetë e rrallë, me plot befasi, Wednesday duhet të shikohet me patjetër në muajin tetor.

Virgin River

Nëse përzemërsia e vjeshtës ju bën të etur për përmbajtje të shëndetshme, Virgin River mund të jetë seriali që ju sjell komoditet.

Sugjerimet e Telegrafit

Harry Potter

Maratona e serialit Harry Potter nuk duhet t’ju shpëtojë kurrsesi gjatë vjeshtës, e sidomos gjatë muajit tetor.

Seria e famshme e J.K Rowling, paraqet shkollën e magjistarëve dhe misterin e thellë që ngërthen bota e magjisë.

Queen’s Gambit

Një seri që duhet po ashtu të shikohet gjatë vjeshtës, e sidomos gjatë muajit nëntor, është Queen’s Gambit.

Skenari paraqet jetën e Beth Harmon, një vajzë e cila në një pjesë të jetës rritet në jetimore, por zbulon pasionin e saj, shahun.

Në këtë seri, përshkruhet rrugëtimi i saj dinamik për t’u bërë mjeshtrja më e madhe e shahut në botë.

Përveç skenarit fantastik, seriali ka një aspekt të mrekullueshëm të vizualitetit, me ngjyrat e bukura dhe atmosferën e komoditetit të vjeshtës.

The post Serialet që duhet t’i shikoni gjatë vjeshtës appeared first on Telegrafi.

❌
❌